Forumi Horizont | Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lajmerime faqesh web (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=141)
-- Si mendoni ju cila eshte agjensia me e mire e punesimit sot per sot ne Shqiper? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17750)
Si mendoni ju cila eshte agjensia me e mire e punesimit sot per sot ne Shqiper?
Si mendoni ju cila eshte agjensia me e mire e punesimit sot per sot ne Shqiper?
Per mua asnji.
.......
Ka vetem nje sekret per ta drejtuar kete bote: ajo e te qenit te forte, sepse ne forcen nuk ka as gabim e as iluzion; ajo eshte e verteta e nxjerre lakuriq.
- Teoria e civilizimit te vertete nuk eshte ne gazin, as ne avullin e as ne tavolinat rrotulluese. Ajo eshte ne zhdukjen e gjurmeve te mekatit origjinal.
- Ideja eshte me e demshme se sa e bera. Ajo eshte armiku kryesor i sovraneve.
- Ndershmeria eshte per sovranet nje takse morale.
Atehere cili ishte mendimi jot apo snuk nga kjo ane....?
Re: .......
Citim:
Po citoj ato që tha MURATINI
Ka vetem nje sekret per ta drejtuar kete bote: ajo e te qenit te forte, sepse ne forcen nuk ka as gabim e as iluzion; ajo eshte e verteta e nxjerre lakuriq.
- Teoria e civilizimit te vertete nuk eshte ne gazin, as ne avullin e as ne tavolinat rrotulluese. Ajo eshte ne zhdukjen e gjurmeve te mekatit origjinal.
- Ideja eshte me e demshme se sa e bera. Ajo eshte armiku kryesor i sovraneve.
- Ndershmeria eshte per sovranet nje takse morale.
Citim:
Po citoj ato që tha MURATINI
Atehere cili ishte mendimi jot apo snuk nga kjo ane....?
ishte replike por jo per ty(padashje )...me thuaj pse mendon se ska asnje agjensi te mire ne Shqiperi??Ok ka shume gjera qe mendohet se nuk ecin,por mendoj se zgjidhje ka....
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Personalisht nuk kam besim qe 1 agjensi e tille do me gjeje vendin e punes ... ajo cka bej kur kerkoj pune eshte qe kerkoj brenda network-ut tim ... pra burimet jane rrethi im shoqeror familjar gazetat dhe interneti/faqet e ndryshme te kompanive ose organizatave qe nxjerrin vacancy announcement/ njoftim punesimi si dhe e-maili ....
Asnjehere nuk kerkoj informacion nepermjet 1 agjensie punesimi kur shkoj direkt te burimi![]()
Citim:
Po citoj ato që tha MURATINI
Ok shume e drejte kjo qe sapo the ...por nuk mendon qe edhe agjensia e punesimit i merr lajmerimet per vendet vakante nga keto agjensi , pra eshte nje rruge e mesme qe kete firma apo ndermarrje qe kerkojne punonjes te rinj,i drejtohen ketyre agjensive qe jo vetem te rekrutojne por dhe te vleresojne sesa te pershtatshem jane keto individe per vendet qe operojne ? Si mendon a funksionon kjo ne Shqiperi ne menyre te rregullt ? Te pakten jashte keshtu veprohet !
Cilat jane keto ? Cfare mendon se nuk shkon me to ?Me shqeteson gjendja e tregut ne Shqiperi ? Te pakten keshtu pershkruhet nga ju...
Citim:
Po citoj ato që tha MURATINI
Cilat jane keto ? Cfare mendon se nuk shkon me to ?Me shqeteson gjendja e tregut ne Shqiperi ? Te pakten keshtu pershkruhet nga ju...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk besoj se ka diçka qe nuk shkon tek to, por tek shoqeria shqiptare. Po flasim per 1 vend te vogel ku njihen te gjithe. Kanali klanor eshte me i gjere dhe me frytdhenes sesa kanali objektiv i agjensive. Referencat private jane te rendesishme, prandaj, agjensite dalin jashte loje. Kete e gjen kollaj tek pergjigjia e ADHD.
Nga ana tjeter Shqiperia nuk ka patur kurre boom ekonomik qe te lihet pas kraheve klani (mendimi im). Puna eshte gjetur gjithmone me miqesi dhe nderhyrje. Pardje me kerkoi nje person ne Shqiperi qe t'i gjeja pune. Personi eshte regjistruar neper ca agjensi por ka me shume besim tek klani sesa tek agjensite. Po ashtu dhe punedhenesi.
Shqiperia nuk eshte as vend metropolesh, as kozmopolit. Identiteti kombetar ruhet pikerisht duke i rezistuar ketyre faktoreve. Duke mbajtur shoqeri tradicionale. Pra duke gjetur pune nepermjet klanit...
Nuk ka ndonje gje te tmerrshme apo te hidhur. Eshte thjesht zevendesim roli. Agjensia me e mire eshte familja e shoqeria. Per sa kohe nuk ka zhvillim ekonomik, fluks te madh kapitali, dhe ka papunesi, shoqeri te vogel ku secili kerkon te ruaje statusin e arritur me mundim, atehere agjensite nuk hyjne ne pune. Shoqeria zevendeson agjensite njesoj si dasma ka me shume rendesi se PO-ja ne bashki. Autoriteti me i rendesishem eshte vete shoqeria, futja e elementeve shteterore dhe institucionale kerkon stabilitet nga ato (e pamundur ne shtetin shqiptar). Futja e elementeve private ne listen e autoriteteve kerkon boom ekonomik aq te forte saqe per disa vjet te dalin jashte loje njohjet personale.
Gjetja e punes nepermjet te njohurve eshte pjese e tradites. Po e shave shume do te quajne anti-kombetar.
Gjetja e punes ndermjet te njohurve (nepotizmi) nuk egziston vetem ne Shqiperi por ne cdo shtet te botes.
Ka egzistuar qe ne greqine e vjeter nga mendoj ka ardhur fjala "nipote" ose "nephew" ne anglisht.
Nese e menon thelle e ndodh ne vende qe jane pergjithesisht te civilizuara (jo Shqiperia) nuk eshte ndonje gje shume e keqe.
Ne fakt kur e ke parasysh qe ndodh kudo, te pakten mundohesh ta pranosh dhe te mendosh se nese Babai ose Xhaxhai jot eshte minister ti do kesh nje pozicion te mire...(kuptohet flas per rastet normale).
po keshtu nuk ke mundesi te rritesh asnjehere do mbash ate vend me nje rrog 250 mije lek maximumi dhe ja te shkoj jeta duke bere fakirin
Cdo gje ndodh edhe ne shtete te tjera, protesta kunder homove, mafia, manipulim votash, etj. Sekreti eshte tek masa dhe tek morali. Nje prokuror italian e tha bukur "Korrupsioni ekziston kudo, por ne vendin tone [Itali] eshte jashte niveleve baze duke prekur themelet e sistemit".
Koncepti i mases ka rendesi kur arrin te pranosh nje dukuri. Ndryshe hedh poshte moralin duke bere te pavlera ligjet, kushtetuten, shkollen, etj. Popujt ndjekin nje moral sadopak, vdesin per vendin e tyre (dje po shikoja dokumentar per betejen ne Kursk ne 1943).
Une mendoj qe nje vend pune si me mik edhe pa mik nqs nuk di ta mbash ose nuk ja ke idene e te berit biznes nuk te le njeri ne ate vend qe keshtu....te jemi realist
Ok dihet qe gjithcka egziston gjithkund, por meqe ishim te nepotizmi dhe e moret si shembull un thash timen.
Gjithcka egziston gjithkund...spo i futemi filozofise tashi......
E vetmja gje qe pas civilizimit, zbulimit te gati gjith botes e kulturave qe te kundershton kane qene "Maja" qe askush se dinin se egzistonin e me ne fund u zbuluan e dekoduan.
Te bej nje-2 pyetje fajtor.
Cila eshte masa ne Shqipri, e morali?
Eshte masa ata qe kane votuar apo ata qe duhet te votonin (Ne realitet/teori)?!
Cili eshte morali? Morali i Inis gjonit,
apo i njeriut te shkolluar qe ka 30 vjet qe punon si mesues apo doktor e politika apo ndryshimet nuk e prekin shume?
Boh, ca limiti kerkon dhe ti. Limiti eshte ne ndergjegje. Leviz nga skandali publik ne indiferencen publike dhe pranimin e nepotizmit. Dikur jepet gjithmone mundesia te zgjedhesh e pranon apo jo. Kur mases nuk i ben pershtypje, pra nepotizmi behet struktural (jo mases elektorale por me gjere), atehere sistemi i shkollave, notave dhe konkurseve humbet sensin. Pra mbete shoqeri klanore qe ne strukture.
Puna eshte ti beje pershtypje si fillim.
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.