| Forumi Horizont | Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Faik Konica (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=88)
-- Malli i atdheut (Proze) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1344)
Malli i atdheut (Proze)
Kur vete njeriu, i lire e i vetem, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e, pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut...
Ajo qe ka shkruar Faik Konica eshte vertete fantastike, qe mund ta kuptosh tamam ne çdo shkronje vetem kur je larg Atdheut.
Ashtu si dhe shume te tjere une ndjej mall e nje dhimbje ne zemer per Shqiperine, por me lind "dyshimi"... Atdhe quhet ai qe te mban fort e te ben te jetosh i lumtur ne dheun tend, dhe jo nje atdhe qe te ve shkelmin me zorr sepse as nivelin e pare te lumturise nuk arrin dot(s'po kerkoj per nivele te larta te lumturise). Kur je larg tij s'ka vend me te dashur se ai, kur ishim atje na punonte mendja si te iknim se s'na u shtynte atje... eshte nje dileme qe me gerricen koken. Prandaj, keq ketu...keq atje...kaçurrel muhabeti. Ketu nga çfare po lexoj asnje s'eshte i lumtur duke jetuar jashte, por atehere pse nuk kthehemi te gjithe?!(pyetje retorike) Jemi qe s'jemi te lumtur le te rrojme ne vendin tone te pakten.
(eh, shqiptari shkrete)
Keni ndonje keshille, qe ja vlen ta lexosh?
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.