Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Astronomët zbulojnë "binjakun" e Jupiterit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1380)


Postuar nga Klodel datë 11 Korrik 2003 - 21:55:

Astronomët zbulojnë "binjakun" e Jupiterit

Planeti i zbuluar është "binjaku" i Jupiterit të sitemit tonë diellor.


Astronomët thonë se kanë zbuluar një planet të ri, i cili, sipas tyre, shton mundësitë që jashtë sitemit tonë diellor të ekzistojë një planet si Toka.

Planeti i zbuluar së fundmi, është të ngjashëm me gjigandin e sistemit tonë diellor, Jupiterin.

Ai ka në orbitën e vet një diell, i cili ndodhet 90 vjet dritë larg tij.

Nga kërkimet e mëhershme, jashtë sistemit tonë diellor ishin zbuluar planete shumë të ndryshme nga planetët e sitemit tonë dhe në orbita ose shumë larg, ose shumë afër nga diejt e tyre.

Kjo gjë përjashtonte çdo mundësi të ekzistencës së jetës në to.

Por austronomët thonë se zbulimi i tyre i fundit, pra planeti i ri, është larg nga dielli i vet në të njëjtën largësi sa është Jupiteri nga Toka.

Kjo, shtojnë ata, rrit gjasat që të mund të ekzistojë dhe një planet si Toka.


Postuar nga Aljohin datë 12 Korrik 2003 - 04:03:

Per binjakun e jupiterit nuk di c'te them por me duket se shkencetaret kane gjetur "gia" 2 planete te supozuara gati identik me token. Nuk dua t'ia fus prape numrave kot por me duket se nuk ishin dhe aq larg ( relativisht ). NJeri nga te cilet ishte me 2 diej, madje ne revisten focus ( deklaroj qe nuk kam asnje fitim mbi shitjet e focus-it ) kishin bere edhe nje ndertim ne komjuter me pamjet e supozuara qe do te kishin planetet.


 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.