Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Mjeksia nukleare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18675)


Postuar nga Morfine datë 23 Shtator 2012 - 18:08:

Mjeksia nukleare

1)
Mjekësia nukleare është një nga disiplinat më të reja në mjekësi që merret me aplikimin e izotopeve radioaktive për qëllime diagnostike dhe terapeutike. Për meritat e futjes së izotopeve radioaktive si substanca shënuese ("tracer") në hulumtimet biologjike Georg von Hevesy është shpërblyer me çmimin Nobel në vitin 1943. Sot izotopet radioaktive kanë gjetur përdorim në pothuaj të gjithë lëmenjtë hulumtues dhe klinike në mjekësi. Si një degë multidisiplinare, Mjekësia nukleare kërkon njohjen e bazave të fizikës, kimisë, elektronikës dhe informatikës për kuptimin e drejt të aspekteve të aplikimit të izotopeve.

http://www.facebook.com/note.php?no...114298218652997


Postuar nga Morfine datë 23 Shtator 2012 - 18:47:

Sintigrafi, e skener PET (positron emmision tomography)

... Aplikimi i izotopeve për ekazaminime in vivo nënkupton aplikimin e tyre për vizualizimin e organeve të ndryshme dhe ekzaminimet dinamike për vlerësimin e funksionit të disa organeve. Metoda e vizualizimit të organeve me izotope radioaktive quhet sintigrafi, kurse imazhi i fituar i organit (fotografia) quhet scintigram...

...Këto izotope, që kanë kohë shumë të shkurtër gjysmëzbërthimi, kanë mundësuar konstruktimin e aparateve tomografike, të njohur si skener PET ("positron emmision tomography"), por me përdorim të kufizuar, për shkak të kohës së shkurtër gjysmëzbërthimi të emituesve të pozitroneve që kërkojnë prodhimin e tyre në vendin e aplikimit...


 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.