Forumi Horizont | Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Cfare mendoni 15 britaniket e kapur ne ujra nderkombtare: (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13427)
Cfare mendoni 15 britaniket e kapur ne ujra nderkombtare:
15 britanike ne duart e Iranianeve ,si mendoni se do te shkoje kjo ngjarje,a thua Irani do ta ul hunden perpara perndimoreve ,apo ajo do te vazhdoje me ate kokforcine e saj.
Thuhet qe ajo do ti denoj ne gjygj ushtarak,apo presionet qe beri Toni Bler mund ti lirojne?
Arroganca dhe prepotenca britanike
Mendoj se presidenti Ahmadinexhad nuk do ta uli hunden para Britanise se Madhe.Ai nuk do t'i perkulet arrogances dhe mendjemadhesise se qeverise britanike.Ai e di se perendimoret nuk e falin Iranin per gjene me te vogel.Merre me mend amerikanet arrestojne personelin diplomatik te Iranit,i cili eshte nje precedent arrogant i superfuqise.
Marinsat britanik kane shkelur ujrat territoriale te Iranit.kete e kane pranuar edhe vete marinsat,por jo qeveria britanike.Shteti iranian vendosi te lironte gruan marinare,por qendrimi arrogant i qeverise britanike beri qe lirimi i saj te anulohej.Irani deklaroi se nqse qeveria britanike kerkonte ndjese,marinsat do te liroheshin.Por hunda dhe mendjemadhesia britanike nuk kerkoi ndjese.Keshtu qe britanikes i vendosen nje shami te zeze ne koke dhe ajo dhe shoket e saj do te rrijne ne burg.Bushi nuk beri presion per lirimin e britanikeve,por tha se ata duhet te lirohen.Cdo nate televizioni iranian jep pamje te marinareve britanike te cilet thone se po trajtohen mire nga Irani.Dhenia e vidiove me sailor-et qe i sheh gjithe bota po e cmend qeverine dhe opinionin britanik.Vete ushtaraket kane kerkuar falje per shkeljen e kufijeve iranian.E para qe e beri kete ishte Mrs Faye Turney,nene e nje femije 3 vjecar.
Last night the Foreign Office denounced the video as ''completely unacceptable" theksonte gazeta The Sun e dites se sotme.
Dua te them se keta po luajne ne byth dhe po shihen shenja te uljes se arrogances nga qeveritaret britanik.
I besoj me shume Iranit sesa Anglise
Politika anglo-amerikane eshte e qarte tashme. Po mundohen te kapen me Iranin ne ndonje menyre ose ndonje tjeter. Ne kushtet delikate ku gjendet Irani nuk besoj se kap ushtaret angleze pa aresye. Perkundrazi, mendoj se ata ushtare mund te kene qene duke bere ndonje aksion sekret ose ushtarak per te provokuar Iranin. Faktikisht ShBA dhe Anglia e ka treguar me kohe qe kryen provokacione per te hyre ne lufte. Rasti i ShBA-se me Irakun eshte evdent, sesi pushtoi dhe perdhosi nje popull te tere me pretekste te dobeta armesh kimike. Armet nuk u gjeten kurre dhe ShBA eshte diskretituar koke e kembe. Nderkohe cdo dite ne Irak vihen bomba dhe vriten njerez ne emer te demokracise se eksportuar nga amerikanet.
Ndersa rasti i Anglise eshte histori e gjalle. Kur presidenti egjiptian Naser mori kanalin e Suez nga duart e Anglise dhe Frances, keto te dyja krijuan nje plan te fshehte me Izraelin. Izraeli duhej te bente sikur sulmon Egjiptin dhe dy shtetet perendimore (Angli dhe France) do nderhynin gjoja per te ndare luften ne menyre qe te merrnin serisht ne dore kanalin me te rendesishem ne mesdhe. Marreveshja u firmos ne France dhe plani filloi. Kusuri eshte histori qe dihet. Anglezet u degjeneruan publikisht sepse humben luften, populli egjiptian beri nje rezistence te admirueshme dhe kanali mbeti ne duart e Egjiptit. Disa vite me vone populli anglez zbuloi se kryeministri kishte genjyer publikisht. Per shqiptaret mund te duket shaka, por per anglezet ishte hera e pare qe nje kryeminsiter genjente popullin e vet.
Pra rastet ekzistojne per ti dhene te drejte Iranit. Ndersa Seymour Hersh (gazetari qe zbuloi skandalin e Abu Grhaib) ka publikuar para pak javesh tek New Yorker nje artikull qe zberthen prapaskenat e fshehta te politikes amerikane.
Link: http://www.newyorker.com/reporting/...05fa_fact_hersh (anglisht)
Link: http://www.terrelibere.org/terredic...a&riga=2970 (italisht)
Mbi autorin: http://en.wikipedia.org/wiki/Seymour_Hersh
Ky incident dhe zgjatja e tije ne fushat dipllomatike, nga njera ana eshte ne favorin e Iranianeve, pasi ecin me punen e bombes berthamore, dhe nga ana tjeter eshte edhe ne favorin e Anglezeve per shume motive te brendeshme dhe te jashtme ...
Eshte e kote te merremi me budallalleqe ekstremistesh qe vetem enderrojne.Dua vetem te di pse komunizmi ortodoks ka lidhje te verbeta me vendet e sunduara nga fondamentalizmi islamik.Cfare e lidh primitivizmin e ortodoksise me primitivizmin e islamizmit...!?
Ka te drejte DARDANI
Ja ta them un ese cfar i lidh keto dy qyteterime,pervec primitivizmit, i lidh mosrespektimi per te drejtat e njeriut, ne shtete si Rusia dhe IRANI njeriu eshte shume i vogel,pothuajse i padukshem, kurse dhe ne shqiperi,qe eshte shqiperi ( leri me perendimoret) njeriu ka nje fare vlere si individ dhe respektohet nga ligji deri ne nje fare mase,SHIK-u nuk del dot te vras si ti doj qejfi,e policia nuk del e rreh ata qe jan kunder Sales.( ne nje kohe ku ne shqipetaret kishim disi mentalitet te kalbur lindor keto gjera ndodhnin ,por jo me).
Te kthehem tek IRANI, pse nuk i besoj une IRANIT? sepse rregjimi i IRANIT eshte i perbere nga elemente ekstremistesh,Me president qe akuzon zhdukjen nga faqja e dheut e nje anetari te OKB-se.Nje shtet ku goditja me gure e femres eshte akoma ligj ne fuqi ( nuk perdoret me vetem se irani do simpatine e nderkombetareve), ku fjala e lire dhe kerbaci ecin te dy toke.Tani ata i kan kapur marinaret anglez per ti bere shembull (eshte tipike e mentalitetit totalitar e bera shembull, Rusia vret qytetaret e vet ti bej shembull ,ashtu edhe irani,kete here do ti thote aleateve ,mos e kruani me ne).
Fajtori nuk i beson anglise sepse Eden shkoi beri ate idiotesine e kanalit te suez-it.Clidhje ka ky muhabet?Britania eshte demokraci,sot qendron ne krye nje qeveri tjeter,40 vjet mbas Eden-it ,dhe e dyta kur e di historin e Eden-it besoj ja di edhe fundin, Populli britanik nuk e mori vesh disa vite me vone,por gjate luftes,prandaj Eden kerkoi forcat e OKB-SE te shkonin ne egjypt,dhe pastaj dha doreheqjen, dhe u zhduk i mbuluar me turp nga britania, duke jetuar me turp gjith jeten ne Karabie.Nuk u kthye kurre me ne Britani.
Ujrat ku u kapen marinaret anglez nuk jane te percaktuara mire, tani anglezet kane te drejte te shkojne e kontrollojne anijet qe hyne ne irak ( mund te kete terrorista e bomba terroristesh ne ato anije) ate dite psh mund te kene kaluar pak me shume ne anen iraniane ,por kjo nuk eshte arsye qe britania te uli hunden para mullaheve ,dhe mullahet per nje gabim" te vogel dhe te diskutueshem te fitojne pike dhe simpatin e komunitetit nderkombetar,ata qe kane dore ne situaten makaber te shtetit fqinj.
Re: Ka te drejte DARDANI
Citim:
Po citoj ato që tha HERO
Ja ta them un ese cfar i lidh keto dy qyteterime,pervec primitivizmit, i lidh mosrespektimi per te drejtat e njeriut, ne shtete si Rusia dhe IRANI njeriu eshte shume i vogel,pothuajse i padukshem, kurse dhe ne shqiperi,qe eshte shqiperi ( leri me perendimoret) njeriu ka nje fare vlere si individ dhe respektohet nga ligji deri ne nje fare mase,SHIK-u nuk del dot te vras si ti doj qejfi,e policia nuk del e rreh ata qe jan kunder Sales.( ne nje kohe ku ne shqipetaret kishim disi mentalitet te kalbur lindor keto gjera ndodhnin ,por jo me).
Te kthehem tek IRANI, pse nuk i besoj une IRANIT? sepse rregjimi i IRANIT eshte i perbere nga elemente ekstremistesh,Me president qe propozon zhdukjen nga faqja e dheut e nje anetari te OKB-se.Nje shtet ku goditja me gure e femres eshte akoma ligj ne fuqi ( nuk perdoret me vetem se irani do simpatine e nderkombetareve), ku fjala e lire dhe kerbaci ecin te dy toke.Tani ata i kan kapur marinaret anglez per ti bere shembull (eshte tipike e mentalitetit totalitar e bera shembull, Rusia vret qytetaret e vet ti bej shembull ,ashtu edhe irani,kete here do ti thote aleateve ,mos e kruani me ne).
Fajtori nuk i beson anglise sepse Eden shkoi beri ate idiotesine e kanalit te suez-it.Clidhje ka ky muhabet?Britania eshte demokraci,sot qendron ne krye nje qeveri tjeter,40 vjet mbas Eden-it ,dhe e dyta kur e di historin e Eden-it besoj ja di edhe fundin, Populli britanik nuk e mori vesh disa vite me vone,por gjate luftes,prandaj Eden kerkoi forcat e OKB-SE te shkonin ne egjypt,dhe pastaj dha doreheqjen, dhe u zhduk i mbuluar me turp nga britania, duke jetuar me turp gjith jeten ne Karabie.Nuk u kthye kurre me ne Britani.
Ujrat ku u kapen marinaret anglez nuk jane te percaktuara mire, tani anglezet kane te drejte te shkojne e kontrollojne anijet qe hyne ne irak ( mund te kete terrorista e bomba terroristesh ne ato anije) ate dite psh mund te kene kaluar pak me shume ne anen iraniane ,por kjo nuk eshte arsye qe britania te uli hunden para mullaheve ,dhe mullahet per nje gabim" te vogel dhe te diskutueshem te fitojne pike dhe simpatin e komunitetit nderkombetar,ata qe kane dore ne situaten makaber te shtetit fqinj.
Jam dakord me ate qe ka shkruar Hero,por dua te shtoj dicka qe Irani eshte nje shtet qe ka frymezuar gjithnje ekstremistet islamike,mos harroni se kur shkruani qe 15 marinsat britanik paskan shkelur ujrat iraniane ,dhe qe eshte nje genjeshter me xhufke,ju sduhet te harroni qe revolucionaret iranian kan shkelur ligjet nderkombater ne vitin 1980.
Ju e dini shume mire aktin e shemtuar te Iranianeve qe nderhyn ne ambasaden amerikane ne vitet 79-80 mori fund cdo gje , i mbajten peng gati nje vit..
Un kam deshire tek nje Iran afer botes perendimore e jo nje Iran i izoluar nga bota ,nje shtet qe nuk njeh genocidin e cifuteve ,nje shtet qe don te ket nje bombe nukleare ,per qellime armiqesore nje popull i bazuar per urrejtje ndaj fqinjeve,me duket si nje thenie qe kan Izralitet "dora qe te pengon frymen - duhet prere "
Pastaj un nuk di gje te keqe qe U.S. ose G.B. te kete prodhuar nje demokraci te keqe ne kete rruzull tokesor ,jane vende qe te cilet bashkombasit tane flasin me nje fare respekti per Angline.
Te themi te verteten....Irani nuk mund ta gjunjezoi dhe ta injoroi G.B. vetem ata qe komandojne boten me vite munda ta bejne nje gje te tille..
Sec dreqin ka Shqiperia qe ngaterrohet me Iranin dhe me programin e saj berthamor kete nje zot e di dhe ata gomere politikane qe kemi ne. Ne kulmin e acarimit qe Irani ka me boten perendimore, me sanksionet qe po i vihen nga Perendimi dhe sidomos me acarimin e jashtezakonshem qe ka me USA, del Shqiperia dhe ben bisedime dypaleshe me Iranin. Ne nje kohe qe Kosova po rropatet per pavaresi, ne nje kohe qe me Grekun gjerat jane maje me maje, politikanet tane miope shkojne e ngaterrohen me Iranin. Hajde merre vesh..
Marinaret britanike kane nje femer me vete sepse ne dallim nga vendet myslimane ata e konsiderojne rrolin e femres te njejte me ate te mashkullit. Kjo e vlefshme si per jeten civile ashtu dhe per ate ushtarake. Pra prania e nje femre ne nje mision patrullimi nuk eshte aspak e dyshimte dhe as e pazakonte.
__________________
Po ti hyjme diskutimit keshtu nuk mbarojme kurre. Sigurisht qe do rpeferoja te jetojan e Angli dhe jo ne Iran. Megjithate nuk jam dakort me mendimin se Irani duhet te jete afer vendeve perendimore, sepse jane perendimoret qe duhet te gjenden afer Iranit, pra te respektojne popujt e lindjes se mesme. Kjo gje nuk po ndodh aspak, pas i eshte evidente se Iraku u shkaterrua moralisht dhe fizikisht me pretekste "miqesore".
Vijme tek bomba atomike.
Asnje shtet nuk krijon bomba per qellime miqesore, bombat duhen vetem per lufte. Pasi pranojme kete duhet thene se nuk ka asnje ligj boteror qe te konsideroje bombat e Amerikes dhe Frances te mira, ndersa bobmat e Iranit te keqija. Dhe nuk ka asnje aresye te dukshme pse nje vend tjeter nuk duhet te kete bombat atomike. Ju kujtoj se nje gjeneral amerikan deklaroi se gjate luftes ne irak mund te perdoret dhe atomikja nese Sadami perdor armet kimike. Pra, mos mbyllni syte me duar. Tjeter gje jane interesat dhe pelqimet tona dhe tjeter pune e drejta e Iranit per te patur bomba dhe shtetin e vet. Keto te drejta ju hoqen Irakut me pretendime te dobeta. Tani po i vijne rrotull dhe Iranit.
Atehere pse Irani nuk duhet te kete bomba dhe India, Pakistani dhe Kina mund te kene? Nuk e kuptoni se kjo eshte vetem nje taktike per te ruajtur hegjemonine amerikane ne Azi? Duhet kujtuar gjithmone ajo qe tha Putin: Bota ka me shume luftra dhe te vrare, sepse ka humbur ekulibri i luftes se ftohte dhe ShBA po luan me shume se c'duhet. Dhe qe ShBA luan kjo nuk do shume mend po te shikosh historine: sot ndihmon dike, neser e lufton. Sadamin e ngriti me duart e veta dhe e vrau. Bin Laden u financua koke e kembe dhe tani eshte gjoja me i kerkuari ne bote. Pra, ketu mungon koherenca dhe behen lojra tipike perendimore ne kurrizin e shteteve te lindjes. Une shpresoj mos arrije puna tek lufta e madhe, por nga ana tjeter perendimi duhet te terheqe endrrat e veta per kontrollimin e botes. Demokracia nuk eksportohet me lufte, por me kulture.
Turp tu vije Marinsave Britanike qe zihen rob nga Iranianet qe nuk kane buke te hane. Jazek u qofte.
Por, por mos harroni se para se te ziheshin rob cmimi i fucise se naftes zbriti ne nivelin me te ulet pese vitet e fundit, dhe hop menjehere u ngrit te "vendi" i vet.
Akoma per ate vend flisni ju qe i denojn femrat pse nuk veshin ferexhe dhe i gjuajn me gur deri sa te vdesi apo i varin ne litar,amannn mos me hapni barkun per kete shtet te qelbur qe e ka mendjen akoma si ne vitin 1650,vertet ata 15 britaniket ishin ne ujrat e iranin po kjo sdo te thot qe te luaj me ata ushtar si te doje dhe ti nxjeri ne tv,dhe ky Toni B nuk eshte ndo nje burr i mire se ngeli duke i puthur bythen Bushit,po thuaj duan ndo nje mana ti fusin ndo nje petull Iranit dhe te hapi ndo nje luft tjeter se me Irakun deshtuan...
Ja i ju ul hunda atij majmunit iranian,i leroj trupat britanike.
Iranianët lirojnë ushtarët britanikë!
Presidenti Ahmedinedjad u takua me ekuipazhin, mes tyre Faye Turney
Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, në mënyrë të papritur, ka njoftuar se 15 pjesëtarët e ekuipazhit të një anije luftarake britanike, të kapur nga forcat iraniane para pothuaj dy javësh, do të lirohen.
Presidenti është takuar me marinësat britanikë, në një ceremoni për të shënuar lirimin e tyre.
Në pamjet televizive të transmetuara, z. Ahmadinejad shihet duke buzëqeshur dhe duke folur me marinësat britanikë.
Presidenti e dha këtë lajm në një konferencë për shtyp gjatë së cilës ai dekoroi iranianët që i kapën marinësat britanikë.
Në fjalim z. Ahmadinejad në të njëtën kohë kritikoi dhe Britaninë që e kishte referuar Teheranin për këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Befasi
Korerspondenti i BBC-së Rob Watson, thotë se njoftimi i z. Ahmedindjad e ka zënë Londrën në befasi.
Edhe pse Londra shpresonte se kriza do të zgjidhej, nuk dinte se çfarë të priste nga presidenti Ahmadinejad.
Korrespondenti ynë thotë se lajmi i ka bërë autoritett britanike të marrin frymë lirisht, sidomos po të kihet parasysh se qeveritarët i përshkruajnë si të vështira negociatat me Teheranin.
Por shton ai, nëse ka një ndjenjë çlirimi, nuk ka ndjenjë mirënjohjeje ndaj Teheranit.
Megjithatë, qeveria britanike nuk i di arsyer se përse kriza përfundoi tani.
Zyrtarët thonë se ata do të donin të mendonin se ilirimi ishte rezultat i një fushate të sukesshme diplomatike, por e pranojnë se ekziston mundësia që fushata diplomatike edhe t'i ketë përkeqësuar gjërat
Autoritetet britanike tani po rishikojnë me urgjencën procedurat e ndjekura gjatë operacioneve të patrullimit nga ushtria britanike në Gjirin persik, për të siguruar se në të ardhmen ushtarët britanikë nuk do të gjenden në pozita të ngjashme.
BBC Shqip
Pse qenkan surprizuar britaniket? Ata liruan funksionarin iranian ne Irak, iranianet liruan 15 ushtaraket. Matematike e thjeshte.
ce loje te shpifme ka luajtur irani. Kush i besoi rrefimet e ushtarve britanike? edhe i beri dhurate zotria ahmnidejad per pashket, shiko ti shiko. A te kishte zere ushtare Amerikan ai, se ja tregonte mire amerika ce meriton.
qekur 15 ushtare ne gomone milje larg tokes iraniane qenkan kercenim?
Po te zbatonte ligjet nderkombtare nese ushtaret britanika kishin shkelur ujrat e nje shteti sovran, i behet Lajmerim ose i perzen. E jo ti rrembesh ushtaret e huaj e nje shteti sovran edhe i mban peng, ajo eshte shenj lufte.
me fund i liruan ,skishin ku tja mbanin ata
mir fituam ne....ose me mire fitoi diplomacia...
Marinsat britanik dhane nje konference shtypi mbas kthimit ne shtepi ku i mohuan te gjitha ato qe kishin deklaruar ne Iran.
Ata deklaruan se i kishin trajtuar jo si duhet,kur ne te vertete i trajtuan shume mire.Qendrimi i tyre me dy faqe tregon karakterin e dobet te atyre qe i udheheqin.Mendjemadhesi,arrogance.Ky eshte snobizmi anglez.
o IQVLORA se po te drejtohem juve sepse ,ju me ipni nje shkak ,kuptohi intrigat qe luen ne kete bote ,dhe pastaj hajde ne forum dhe deklaro qe ato jane me 2 faqe..
Po te them keto muaj aministracione Bush Irani do ta heqim nga harta ........ with love for U.S.
Me vjen keq qe shprehesh ashtu.Amerika ka deshtuar ne Irak dhe W Bushi ky president i deshtuar nuk e ka me forcen dhe kurajon te beje marrezira te tilla.Mendoj se Europa nuk do ta perkrah perseri ate nqse mendon per ndonje aventure te re.Po e sheh gjithe bota se USA e kane kthyer Irakun ne nje vend ku derdhet gjaku lume dhe nuk i dihet fundi.Mbi 3000 ushtare te vrare,sepse kaq japin statistikat zyrtare,por realiteti nuk dihet.Gjithashtu edhe Britania e madhe nuk do t'i shkoje me Bushit mbrapa per nje aventure te re.
Britaniket mundohen te justifikojne diskreditimin qe ju be nga Irani duke i nxjerre per nate ne TV marinsat e kapur rob.
si i spiegoni ju si ushtarak keto qendrime?
Une si person nuk i kam qef arabet ne cdo aspekt,por leri ne punet e veta.Nuk kam qef te na tregojene perralla me WMD,sepse dalin huq pastaj.
Problemi me Iranin eshte se ai behet zot i Naftes ne vendin e tij dhe dikush tjeter nuk ka kurajo te leviz bishtin me Ameriken.
Vertete USA na ka ndihmuar dhe po na ndihmon dhe per kete i jam mirnjohes,por realiteti duhet pare ne sy.
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.