Forumi Horizont
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Ju lutem stafit dhe antarve te ktij forumi per ndihm (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17518)


Postuar nga enisrasimi datë 11 Dhjetor 2009 - 16:56:

Ju lutem stafit dhe antarve te ktij forumi per ndihm

E kam nje problem me konektimin e wirelessit.

Sqarime rreth kompjuterit:
Kompjuteri im ka Kartel te rrjetit LAN (Local Area Network)
Kablla qe hyn ne kartel vjen prej antenes dhe hyn se pari ne wireless pastaj kablla tjeter hyn ne PC.

Mirpo problemi im eshte qe nuk mundem te konektohem me serverat qe jan privat, ne vendin tim. dmth . nuk kam asnje lloj konektimi per veq se (Local Area Network)
Mirpo edhe me (Local Area Network) nuk kam njohuri dhe nuk di te konektohem.

Andaj
Ju lutem stafit dhe antarve te ktij forumi te me ndihmojn.

Me respekt ndaj jush ..
JU falemnderohem per mirkuptim.

Pres pergjigjjen tuaj.


Postuar nga Fajtori datë 11 Dhjetor 2009 - 17:57:

Duhet te shikosh nqs ke DHCP aktivizuar, apo kompjuteri e ka IP te parazgjedhur.

Lidhja ne LAN nuk dmth asgje nese antena dhe lidhja tjeter nuk merr sinjalin e internetit. Prandaj duhet te sigurohesh qe interneti funksionon mire me ndonje kompjuter tjeter ose me administratore te rrjetit.


Postuar nga enisrasimi datë 11 Dhjetor 2009 - 23:46:

me shum rreth ktij problemi

nese mundesh me shum rreth ktij problemi sepse te kuptova por plotsisht ..

Faleminderit per ndihmen tuaj.


Postuar nga Fajtori datë 12 Dhjetor 2009 - 00:18:

Kush te siguron qe kablli qe fut ti nga antena sjell internet? Mund te jete gabim, ose te kete nevoje per konfigurim ne routerin wireless me username dhe password qe te lidhesh ne internet.

Keto jane gjera qe i gjen ne manualin e perdorimit ose te spjegon kompania qe te ka dhene internetin. Ka qindra menyra per tu lidhur me internet dhe nuk domethene asgje qe fut kabllin ne kompjuter lidhet vetem LAN.


Postuar nga Piktor datë 12 Dhjetor 2009 - 00:41:

Ke probleme me konfigurimet.
E para e punese eshte te resetosh wireless-in ne gjendjen e saj fillestare te fabrikes (kur ta besh kete duhet te jete i stakuar nga Pc).
Kompjuteri yt qe do ta lidhesh te parin me Wireless duhet te kete ip e lire pra qe ta marre ne menyre automatike nga aparati wireless.
Fiki te gjithe kompjuterat e tjere dhe puno veç me kompjuterin tend personal.
Lidhe aparatin wireless(i fikur) me kabull me kompjuterin, nqs se aparati ka shume porta lidhe me ate qe eshte me afer butonit qe fik e ndez aparatin wireless, psh mund te jete porta nr 4 afer çelsit ate lidh.
Lidhe aparatin wireless me rrjetin telefonik, ndize aparatin wireless.
Pas pak do te kesh internetin ne pc tend.
Mbasi te jesh lidhur me internet pra nqs çdo gje ka shkuar mbare, gjysma e punes dhe te mbetet te konfigurosh wirelessin dhe kompjutrat e tjere.
Aty ku shkruan adresat e internetit psh " www.forumihorizont.com" shkruaj thjesht numrin 192.168.0.1 ashtu sikurse e shkruajta une te ndare me pika. Pra
192.168.0.1
klik dhe do te hysh ne menu te wireless. bej konfigurimin e vendit gjuhen dhe krijo password per wireless. Ki parasysh se aparati per te te identifikuar do te kerkoje password qe zakonisht gjendet poshte aparatit wireless psh admin- admin dhe password- password.
Mbroje rrjetin me nje pasword.
Ndiz kompjutrat e tjere me rradhe nje nga nje kur te identifikojne vale e wireless do te kerkojne password dhe beje qe ta ruajne ate (save).

Per te komunikuar me pc e tjera duhet te jesh administrator i te gjithe kompjutrave dhe duhet te besh te pakten nje kartele publike te perbashket qe do te thote qe ajo kartele dhe dokumentet e saja si foto video etj mund te shihen nga te gjithe dhe keshtu per çdo pc.
Nqs se ke ndonje paqartesi ketu jemi:p


Postuar nga enisrasimi datë 12 Dhjetor 2009 - 00:52:

Shum te faleminderit

shum faleminderit ... Per ndihmen tuaj

Mirpo me sa duket me keni keqkuptuar .pak..

une kam vetem kompjuterin personal dhe dua te kem internet ne kompjuterin tim.

por ajo qe dua te di eshte se si ta kam wirelessin ne pc.
kur nuk me paraqitet fare ikona, me paraqitet vetem (Local area network)

Dhe dua te di a mundem une te kem wireless me ket lloj kartele.
ja se qfar lloji eshte
http://www.laptopsolutions.ca/image...net-lan-100.jpg


Sqarime me shum:
nese hy ne "My Network Places"
I shohe dy ikona (Local area Connection) dhe (Local area Connection 2)
kjo eshte e gjitha qe shohe une.. Mirpo nuk shohe fare Wireless connection.



Edhe nje her ju faleminderoj perzemersisht per ndihmen tuaj.

Me Respekt Enis


Postuar nga Piktor datë 12 Dhjetor 2009 - 01:07:

Bukur shume, thjesht kjo http://www.laptopsolutions.ca/image...net-lan-100.jpg
te sherben per tu lidhur me LAN por jo me wireless.
Me e bukura nqs ke laptop ti ndoshta nuk ke ndezur antenen tende te wireless qe zakonisht ndizet me Fn plus butonin ku eshte ikona e wireless psh F10 pra shtyp njehkohesisht te dy kta butona per disa sekonda .
Nqs ne zone ke ndonje rrjet internet wireless kompjutri do ta gjeje dhe do te kerkoje te lidhesh provoje dhe pune te mbare.


Postuar nga Piktor datë 12 Dhjetor 2009 - 01:10:

Ne rast se nuk ke wireless ne kompjuter duhet te blesh nje routerwireless e te besh konfigurimin simbas manualit.


Postuar nga enisrasimi datë 12 Dhjetor 2009 - 01:12:

Kam laptop por?

Kam laptop, dhe ne laptop kam Konektim .

mirpo ne PC nuuk po mundem.

DMTH kjo kart nuk mundson konektimin me wireless...

mirpo wireless qe mer lidhje nga antena e madhe .. sdi si tju spjegoj.


Postuar nga Piktor datë 12 Dhjetor 2009 - 01:17:

Sherben, patjeter por i mungon antena dmth ose blej nje antene (qe futet ne pc ne vend te kesaj) ose blej nje router qe ka dhe wireless qe lidhet me ane te asaj qe tregove ne foto , konfiguroje dhe je ne rregull.


Postuar nga AngelDevil datë 12 Dhjetor 2009 - 01:17:

Ti kete WireLess e ke Router apo cfare? shpjegohu me sakte

Pastaj cfare lidhje interneti ke ti?E ke me antene ,ADSL, .....?


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 15 Dhjetor 2009 - 01:47:

Pike se pari, me mire sqaroje anglisht problemin se shqip nuk po merremi vesh. Me falni ju qe ofendoheni nga kjo gje por them se eshte zgjidhja me e mire per refugjatet qe kane vite qe jane larguar.

Persa i perket problemit tend, ty per desktop te duhet nje karte e tille: WiFi. Nese nuk e ke, nuk lidhesh dot me Wireless. Karta ka forma te ndryshme, por e sigurta eshte qe nuk ka formen e asaj qe ke postuar ti...


Postuar nga Piktor datë 15 Dhjetor 2009 - 01:58:

Meqe ra fjala Lordo kam nje pyetje.
Po ta heq une kete skeden http://www.techreaders.com/wp-conte...I-Card-WiFi.jpg
e t'ia vej nje tjeter pc qe kam ne shpi e njeh automatikisht pc-ja tjeter apo duhen dhe Driverat?
Flm gjithsesi por kur te kem kohe do ta provoj per kuriozitet.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 21 Dhjetor 2009 - 23:56:

Nese driveri eshte ne databazen e Windowsit, atehere do ta njohi automatikisht pas restartit. Ne rast te kundert, sigurisht qe duhen driverat.


Postuar nga Piktor datë 25 Dhjetor 2009 - 22:09:

Meqe sot kisha kohe te lire e bera proven dhe çdo gje po shkon per bukuri.
Dmth skeda punon per bukuri.
Kur windows filloi te kerkonte driverat u ndal tek USB radice dhe nuk e instaloi dhe me nxorri ikonen e mosrealizimit te instalimit te hardwarit te ri mirpo skeda filloi te punonte menjehere pas mbylljes se njoftimit dhe u lidh me rrjetin Wireless te shtepise.

Tani pyetja e rradhes:
Po te instaloj po tek ky kompjuter edhe softwar-in e sistemit linux-it a do ta njohe rrjetin wireless?
ps: kur te kem kohe do ta provoj vete.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 25 Dhjetor 2009 - 23:32:

E njejta gje qe tham per Windows, vlen edhe per Linux. Nese ekziston driveri perkates ne databazen e Linux, atehere do te funksionoje. Ka edhe distro qe e gjejne driverin automatikisht on line, mjafton te kesh internet me ndonje forme tjeter si lan apo modem...


Postuar nga Piktor datë 26 Dhjetor 2009 - 15:29:

Suksesi

Tani ne keto momente po shkruaj nga ubuntu. Instalova ubuntu dhe e fshiva fare windows vista.
Jam shume i kenaqur me punen e bere.
Me ane te wireless furnizoj me intenet dy pc-desktop nje lap-top celularet dhe Nintendo Wii.
Nintendo Wii e hap internetin me Opera.
Opera eshte e ndare ne dy pjese
Kerko: me Google, Yahoo.
dhe
WWW.
Me vone do dergoj dhe ca fotografi.

ps: Tani po azhornohet ubuntu.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 26 Dhjetor 2009 - 20:24:

Mund ta detajosh pjesen: Me ane te wireless furnizoj me intenet dy pc-desktop nje lap-top celularet dhe Nintendo Wii?

E ben me WiFi router apo nepermjet kartes PCI qe ke instaluar? Sepse nese eshte me router, OK. Por nese karta jote funksionon si marrese dhe transmetuese paralelisht, kjo po qe do te ishte interesante. Ose, nese e merr internetin me WiFi dhe pastaj e shperndan nepermjet Lan per dy pc e tjere (Wii eshte me WiFi besoj), dhe kjo do te ishte interesante per vet menyren se si ke arritur ta besh me Ubuntu. Gjithmone, nese nuk flasim per rastin e routerit i cili eshte dhe me i mundshmi mesa kam kuptuar nga situata jote.


Postuar nga Piktor datë 27 Dhjetor 2009 - 01:46:

Do te thosha se e ke kuptuar drejt.
Mirpo kemi te bejme me nje rast te veçante.
Une e kam internetin me wireless "chiavetta 3", qe lidhet me kompjutrin me ane te USB.
Ajo qe thua ti eshte Ad-hoc dhe interneti qe kam une ngadalsohet shume.
Mirpo siç e thashe mesiper eshte nje rast i veçante .
Sepse egziston nje software CCPROXY qe e realizon kete me ane te router por Free eshte vetem per tre pc ...

Por ama kam arritur qe me ane te router te kem internet wireless ne shtepi me ane te nje kompjuteri server dhe pa software shtese(CCPROXY) e furnizoj te gjitha aparatet qe permenda mesiper njehkohesisht.
Kur te kem kohe do shpjegoj me shume.


Postuar nga Piktor datë 29 Dhjetor 2009 - 01:52:

Shpjegim.

Duke ditur qe kompjuteri qe kam emeruar server i jap Ip 192.168.0.1 dhe subnet mask 255.255.255.0 hyn ne konflikt me router pasi thashe qe router e kam lene ne automatik pra ne kete rast kemi dy Ip te njejte.
Po ta heqim DHCP e router routeri nuk eshte ne gjendeje te shperndaje internetin e kompjuterit server pasi thame se chiavetta3 ndryshon ip sa here qe lidhesh ne rrjet dhe kompjutrat thirrin perhere Dns e memorizuar me pare.
Ku qendron problemi?

Kerkova ne internet dhe gjeta software (ccproxy) qe e bente kete ne menyre automatike (max tre pc ) mirpo qe ishte shume i padeshirueshem per antivirusin. plus qe kisha shume aparate per ti lidhur me internetin, dy pc te tjere, nintendo Wii dhe celularin.

Nqs e ben nje program i tille perse mos ta kuptojme si funksionon dhe ta bejem vete?

Pra.
Duhej stabilizuar rrjeti.
Pra te bejm qe Ip i ri (DNS) te njihet ne menyre automatike?

Ndjeka nje proçedure te tille.
Lidhem ne internet, krijova nje ikone ne desktop te lidhjes se internetit dhe e emerova internet, kjo do te me sherbente qe te mos perdorja rrugen e zakoneshme te lidhjes ne internet por te lidhesha gjithmone nga kjo ikone. (normalisht software i chiavetta3 ka nje buton qe duhet te klikosh dhe lidhesh me internetin- por une nuk e perdor me).
Duke bere kete, une tashme kisha fiksuar lidhjen e internetit.
Keshtu qe kur lidhem ne internet routeri i hap rruge kompjutrit dhe ben pune e saj te zakoneshme ate te furnizimit me internet te aparateve te tjere.


 
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.