Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)


Postuar nga sarandaebukur datë 25 Janar 2008 - 20:29:

Komente

Maks Velo: "Kosovarët primitivë e qaraman, Lebërit jeniçer dhe stratiot!"

 I drejtohem “mikut” të kosovarëve dhe të lebërve, të pa shiturit fund

e krye, “armikut” të milosheviçit-nikolasgeixh, qerratait Maks Velo!

I drejtohem “mikut” të Kombit Shqiptar, Maks Velo!

Nga Genc Llakaj

Në botimin e tij "Esse për diktaturën komuniste", në intervista të shumta televizive, në komente të medias së shkruar apostulli Velo-(naqis) fyen publikisht gjysmën e Kombit Shqiptar. Të quash kosovarët e Isa Boletinit primitivë dhe lebërit e Ismail Qemalit jeniçer, (siç Veloja deklaron apo shkruan), do të thotë ose të jesh grek ose të jesh serb ultranacionalist. Të deklarosh se: "Po të më kërkohet firma për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, do të jem i pari që do ta hedh votën kundër," nuk është më pak se të jesh kryeantinacionalisht shqiptar dhe të vjellësh ashtu siç vetëm një Velo vjell.

Të drejtohem ty o "burrë shteti" që vetëm erë burrërie nuk ke!

Është logjike që edhe kombi ka mbeturina ushqimore trupore të tipit Velo, por deri në momentin që mësova se ku të kanë jashtëqitur e se nga ç'racë vjen, nuk më çuditi fakti që fekalizmi jot është kaq i rrezikshëm për natyrën e një kombi, saqë ja kalon edhe naftës D2. Kuptoj vuajtjet e tua në kafazin komunist, por kjo nuk të justifikon të demostrosh publikisht bastarditetin tënd të shpifur që ke në gen, sepse do ju kallësh datën fëmijëve minoren, që mostruozë si ti, i shohin vetëm në filmat horror. Ke të drejtë të vjellësh serbisht kundër Dardanëve, sepse ke lind në Francë. Gjithëkush nga ne që kemi lexuar historinë, dimë fare mirë se ishte politika franceze (respekt për popullin francez) dhe ajo ruse që shkatërroi këtë vend në të cilin është privilegj të jetosh. Pra, ishte politika franceze që mbajti në gji tradhëtarin Esat Pasha, ndoshta, prapë kjo politikë e miksuar edhe me atë serbe ka prodhuar edhe krimbin e fundit modern, Maks Velon. Ka mundësi që jot-ëmë të ketë shfryrë dufin me ndonjë serbo-francez antishqiptar, atë ditë që projektoi një insekt si ty.

Nuk mundet të shpjegohet ndryshe ekzistenca e një qënie të tillë që nuk begenis as Kosovarët e as Lebërit. Këtu të jap të dejtë. Nuk ka sesi t'i duash e t'i respektosh. Një armik i betuar kurrë nuk shfaq hapur meritat dhe vlerat e kundërshtarit të vet. Përkundrazi, i mohon ose i përbuz ato. Ky është program politik që ti dhe shumë antishqiptarë keni marrë përsipër ta zbatoni. Ti Velo, nuk je antishqiptar ndaj këtyre dy krahinave më patriote të Shqipërisë, por je kundërshqiptar i tyre. Që do të thotë, se vetëm gjak shqiptari nuk ke. Do të ishte fatkeqësi të kishe sado pak nga ky gjak. Por, edhe po të kesh ndopak, sërish e ke të prishur e të ndotur.

Ditë më parë mësova se ke bërë "padi-civile" kundër shumë publicistëve që të janë kundërvënë në rrugë të drejtë e të ligjshme sepse u ke sharë Atdhenë, ke poshtëruar gjakun e të rënëve, ke përdhosur vlerat morale të kombit dhe ke përbuzur aspiratën shekullore për bashkim kombëtar. Por tani më, kjo padi është e personalizuar për disa prej tyre. Dhe jo vetëm, por po kërkon të hedhësh baltë edhe mbi gazetën "Ndryshe," gazetë e cila flet në shqip, gjuhë që ti ende nuk e njeh, si asnjë gazetë tjetër në vend. Megjithatë, o qerrata, o njeriu i letrave boshe, o njeriu i letrave me ngjyra shoviniste; Ne Kosovarët qaraman të Adem Jasharit dhe Lebërit e Ali Pashës do të presim në datën 30 Janar në Gjykatën e Faktit ( Tiranë), pikërisht në orën 14.00, të na papagallosh idetë e tua të shprishura antishqiptare. E kuptoj, do të vish i ngarkuar me frymëzimin e vetviktimizmit që karakterizon një piktor të falimentuar si ty, që me ndihmën e njerëzve të dyshimtë na u bëre gjeni.. Me thënë të drejtën nuk duam të përballemi me ty. E di pse? Sepse kemi një besë. Dhe besa jonë është që armiku nuk vritet në shtëpinë tënde. Ti je emigrantë dhe si të tillë do të "respektojmë." Dilema ime është tjetër. Është e lidhur me një pyetje të thjeshtë: Si ka mundësi që një specie e tillë si ti merr frymë ende në këtë tokë të bekuar nga Zoti, duke vepruar kundër dëshirës tonë dhe te Zotit?

Gazeta Ndryshe


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 01:11:

Aksidentet ne Shqiperi per fajin e rrugeve. Ndersa policia i bie ne qafe njerezve te thjeshte, jo atyre te kapur me bizneset dhe politiken.




Me ne fund po fillon te degjohet... qe kemi shtet legen, qe ben deklarata shtypi sa per te hequr fajet e veta e per t'ia veshur shofereve, dhe se policia eshte loje ne doren e oligarkise shqiptare.


Postuar nga AngelDevil datë 26 Korrik 2010 - 01:48:

"AKUZOJNE NDERTUESIT E RRUGEVE QE KANE NDERTUAR RRUGET PA KUSHTE SIGURIE E PA SINJALISTIKEN E DUHUR .... " keta bien brenda me kembet e tyre ... me fal por pse jane paguar firmat e ndertimit nga shteti kur nuk kane qene sipas projekteve te miratuara ...

"2 STANDARTE PER ZBATIMIN E LIGJIT NGA POLICIA RRUGORE" mendo gjobat jane 4 fishuar ti qe njef njeri shpeton pa gjobe 1 rob i thjeshte i bie te lere rrogen mujore atje.

Mjer ne thuj ....


Postuar nga shelgu datë 26 Korrik 2010 - 06:14:

Dhe drejtues automjetesh qe hipin ne makine vetem pasi kane pire nje dopjo diku.
Jo, te rinj jo. Ata jane ndoshta me te kujdesshem. E kam fjalen per burra te pjekur, se ata shesin pordhe.
Shesin pordhe dhe kur vine ne Amerike, nuk e marrin dot patenten as me provat e treta, megjithse mund te kene punuar takxixhinj. Dhe ndodh vertet keshtu, shumica e shqiptareve, per te mos thene te gjithe, nuk e marrin dot patenten, sepse nuk dine te ngasin makinen. Fakt i thjeshte. Dhe tmerrohesh kur mendon se si e kane ngare ne vendin e tyre. Si e kane drejtuar kete automjet qe shpesh mund te jete edhe kamjon e furgn per vite me radhe.

Pis milet.
Po pis se shesin edhe pordhe.


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 11:16:

Per ate pune aftesia e shqiptareve ne timon eshte me e madhe se gjithe Amerikaneve marre bashke. Shqiptari eshte mesuar te kete sensin e nuhatjes, te llogarise rreziqet, te llogarise distancen vazhdimisht. Ndersa amerikanet jane dele. Zene te gjitha korsite ne autostrade dhe ecin me 120 km/h gjithe diten.

Parimi im eshte ky. Kush meson makinen ne Shqiperi mund te ece ne gjithe boten. Kush e meson jashte nuk ecen dot ne Shqiperi. Fakti qe shqiptaret nuk marrin dot patenten nuk tregon paaftesi. Thjesht shqiptari eshte kryeneç, nuk i beson shtetit, nuk i beson rregullit te shkruar por nuhatjes se vet. Taksisti ka vite qe ecen me metoden e tij, qe shef gropat, gomeret, furgonat qe ndalojne anash autostrades, kembesoret qe dalin para, qente qe presin rrugen, lope, dele, etj. Kete aftesi amerikanet se fitojne dot pa nja 2 vjet stervitje ne Shqiperi. Prandaj kur vjen tabela STOP sklleverit e amerikes ndalojne komplet ndersa taksisti shqiptar nuk gjen aresyen pse duhet ndaluar kur duket 1 ore larg qe s'ka fryme njeriu.

Ne klasifikimin tim shoferet me te mire jane Gjermanet (as nuk pengojne trafikun, as nuk shkelin shume normat, as nuk te frikesojne, as nuk kane limit shpejtesie), pastaj vijne Italianet, Spanjollet, Francezet, Amerikanet, etj. Keta te fundit nuk e kane sensin e shoferit, i ka traumatizuar shteti me rregulla tere jeten. Ndersa shoferet me tutkune jane Kosovaret, Austriaket dhe Zviceranet. Keta s'e dine as vete pse jane ne rruge, bllokojne korsine, ecin avash, dhe nuk kane nuhatjen minimale ne trafik.


Postuar nga shelgu datë 26 Korrik 2010 - 17:16:

O faje, nuk eshte puna thjesht te ngasesh makinen, duhet te arrish shendoshe ne destinacion.

Po te shikosh aksidentet ne Shqiperi. shumica jane te dehur dhe pjesa tjeter me shpejtesi, a ndonje futje e gabuar.

Ore shoferi i dehur eshte kriminel potencial. Nuk eshte puna thjesht se vritet vete, por mund te shtype tjetrin, nje femije, a ku di une c'tjeter.

Sa per kryenecesine. Boh. Idiote thuaj. Kryenec per te drejtuar automjetin? Ore jane pordhamane dhe ju duket se dine shume dhe nuk mesojne dot rregullat.

Sa per keta amerikanet. Vallahi, po ia dole te ngasesh makinen ne FDR e ke kaluar proven. Gropa, kthesa, tre korsi te ngushta sa per dy, tunele te pendicuara.

Shqiptaret nuhasin thote. Ato jane instinkte te cdokujt, o Faje.


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 20:12:

Te paska kap dhe ty impakti i propagandes amerikane. Ky eshte kriminel potencial, kjo eshte per safety, etj etj. Ne konceptin ligjor nuk ekziston krimineli potencial. Kriminele potencial jemi te gjithe. Ndeshkimi i njerezve per krime potenciale eshte idiotizmi me imadh ne bote. Vetem mendjet e skllaveruara i besojne.

Dy korsi te ngushta ne FDR? Shqiptari eshte mesuar me 1 korsi per te dy drejtimet (Vlore-Sarande) nga nje ane humnere dhe para autobusin qe s'ka ku te kaloje. Madje duhet ti lirosh rrugen dhe makines prapa, sepse vendaliu e njeh rrugen e do te parakaloje.

P.s. Per rregullin mendor amerikan kryenecesia eshte idiotllek. Per mua eshte nje pjese e karakterit me aspekte pozitive dhe negative. Ne Shqiperi ka mijera njerez qe kane pire dhe kane ecur me makine. Vetem disa kane bere aksidente. Ne Gjermani ka mijera njerez qe ecin me 200 km/h, vetem ca kane bere aksidente. Ekzistenca e aksidenteve nuk i ben njerezit kriminele me shume sesa ben diktatore potencial cdo qytetar qe kerkon dhunen e shtetit per te kuptuar limitet e veta.


Postuar nga shelgu datë 26 Korrik 2010 - 21:35:

Oho, ceshtje botkuptimesh.
Kjo qe pershkruan ti me siper ka nje emer tjeter.
Na fshati jone i themi njeri goxhdes njeri patkoit.
E neper fjalore e quajne "anarshi".
Une do te preferoja rregullin para anarshise.


Po ashtu eshte e njohr qe anarshistet, epitetojne me lloj lloj zerash.

Te njejten gje bejne edhe te gjitha grupet e tjera. Edhe kjo eshte ne natyren e njeriut.


Nejse, kjo mburrja jote per drejtimin e auromjeteve nga njerez te dehur, neper rruge si Krraba e si humnerat e Fanit, kane edhe pasoja mbrapa. Puna eshte se keto pasojat e zhvleresojne kaq shume jeten sa te duket se jeton neper ato videogame-t qe shiten 100lek/copa, prapa Bankes.

Ne jeten reale nuk ka "another life". Game over njehere-game over perhere.


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 21:58:

Jeta nuk eshte prone e shtetit, por liri e individit, qofte dhe per te vdekur. Prandaj s'ka pse detyron shteti te vesh rripa sigurimi e budalleqe te tjera. Njerezit lindin te lire. Nqs ke fuqi, edukoji. Por lirine s'ke pse ia prek. Nuk kompensohet edukata me represion.

Dhe sidomos, nuk jemi te gjithe njelloj, ka burra e burra, gra e gra, ka Mercedes, ka dhe Panda. Konsiderimi i njerezve standart krijon njerez automa, ushtare, robote, qenie pa tru qe jetojne ne Matrix. Eshte gabim qe beri edhe komunizmi duke pretenduar se njerezit jane "te barabarte". Si mund te jete i barabarte Mercedesi me Panden? Si mund ti limitosh njesoj? Njera nga te dyja do vuaje limitin shume me teper. Ne kete rast entiteti qe ka me shume fuqi motorike/mendore.


Postuar nga shelgu datë 26 Korrik 2010 - 23:02:

Standartizimi i normave per nje vend te caktuar, ne baze te situatave specifike, nuk eshte njesoj me barabarllekun dhe robotizimin e subjektit.

Mos ngaterro dy elemente qe jane aq te ndyshen si kategori: objektin me subjektin.

Meqenese Panda nuk eshte barabar me Mercedesin, nuk do te thote qe nuk duhet te kete rregulla qarkullimi.

Liria eshte nje koncept pak relevant dhe ka limitime sa te duash.

Nese ti do t'i vesh zjarrin shtepise, per hir te lirise, kjo hyn ne kategorine e krimit.
Nese ti nget makinen i dehur, edhe ky eshte nje krim dhe qe ne momentin qe kapesh, quhesh kriminel.

Kjo, sepse shoqeria ka vene disa rregulla dhe ligje qe te funksionoje. Kjo behet per hir te mireqenjes se pjesetareve te saj. Nese ti do te vdesesh, ka shume menyra per te arritur ne boten tjeter, por rruga qe do te perdoresh, nuk duhet te preke lirine time. Kshu, nese ty te ka ardhur ngordhja, pse t'i vije edhe atij femijes qe sapo ka dale nga shkolla dhe vrapon drejt shtepise per te ngrene byrekun qe i ka bere e gjyshja.

Denimi korrespondon me rendesine e krimit dhe

me personin qe e kruhen ate. Po.

Ne Gjermani ka denime per shpejtesi edhe ne autobande. Denimi me i madh qe eshte vene ka qene 20000Euro.
Kjo ndodh sepse ne Gjermani, gjobitesh ne vartesi te te ardhurave vjetore dhe kundravajtjeve te meparshme.

Liri? Apo rregull? Ku e ke pare ti Faje ate liri qe thua?

Mos valle ka qene represioni i komunizmit, qe te con ne ekstremin tjeter.
Mos valle vazhdon akoma kompleksi i komunizmit qe cdo rregull te duket se ka ngjyre te kuqe?


Postuar nga Fajtori datë 26 Korrik 2010 - 23:44:

Sikur njerezit te flisnin vetem per ato qe kane pare do ishin akoma neper shpella.

Shpesh njerezit nuk kane fantazi te shkojne me tutje se rregullat dhe ligjet. Nuk pyesin veten pse jane rregullat, ku qendron llogjika, pse bie ne qafe shteti, polici, etj. Mjaftohen me idene se ligji dhe represioni i ben mire. Kjo eshte qesharake. Tregon se e njerezit jane te burgosur ne mendje, perderisa pranojne se heqja e lirise i ben mire. Jane te paafte te kene pergjegjesi, mendojne se pergjegjesite duhet ti kete shteti, prandaj dhuna e shtetit eshte e mire. Duke qene se pergjegjesia dhe liria shkojne bashke, eshte e natyrshme qe gjerat ti krahasojme me sistemet ekstreme, qe te kuptojme ku jemi. Tipikisht diktaturat jane te tilla. diktatura komuniste hoqi pergjegjesite nga individi dhe i vuri tek shteti (te gjente pune, doktor, etj). Qe te arrinte kete iu desh te heqe lirite themelore te individit (psh lirine e levizjes, duhet te punoje ku thoshte shteti-parti, etj). Ti ke tamam kete llogjike rregullash. Te mos kete pergjegjesi individi, por shteti, pra te hiqen lirite sa me shume, se ndryshe u quaka anarshi.

E drejta per te bere gabime nuk eshte anarshi... Eshte liri dhe pike. Njerezit nuk ndeshkohen per gabime potenciale. Prindet frikacake dhe shtetet frikacake mundohen ta mbajne familjen/hstetin me dhune. Nuk eshte e rastesishme qe Shqiperia u be shtet vetem gjate diktatures. Vetem nje popull frikacak pranon ligje dhe rregulla ekstreme qe te ekzistoje. Edhe Amerika nuk eshte shume ndryshe.

Te ndeshkosh dike per gabime qe s'jane bere akoma, eshte kunder llogjikes njerezore. Pastaj çdo adoleshent e femije ka nevoje te beje gabime. Njerezit provojne, mesojne, dhe perparojne, sepse kane fantazi. Fantazi cedrus, fantazi. Imagination is more important than knowledge.

Te citoj nje pjese filmi:
"Liria juaj s'me pelqen"
"Si mund te thuash qe nuk te pelqen diçka qe se ke provuar akoma" (Il federale, 1961)
http://www.youtube.com/watch?v=etaH5jmNLbY#t=1m34s


Postuar nga AndreaPirelli datë 27 Korrik 2010 - 00:15:

Nuhatja shqiptare .............. aftesia shqiptare ................. ..me 30km/ore ................... rruga me nje korsi ..............
Ne fakt fshataresia shqiptare e ka vendin tek F1 ........... .


Postuar nga shelgu datë 27 Korrik 2010 - 01:03:

Faje, ato qe them une , sepse me duken ca si ndryshe nga keto qe me vesh ti.

Dhe megjithate, keto qe thua ti, mua me duken anarshi.

Ligji, eshte sublimimi i sintezes se mendjeve me te afta te nje kombi. (te pakten ne teori dhe ne pergjithesi)

Ligji, ndertohet pikerisht per te mbrojtur shtetin. Ne nje shtet demokratik, ka ligj dhe ka pasur gjithmone qe ne kohen e demokracive te para greke e romake e deri sot ne demokracite e perparuara. Ky ligj ndertohet per te vene ne zap anarshistet dhe kriminelet. jane te thjeshta gjerat.

Por, ka nje ndryshim te madh midis atyre qe thua ti dhe atyre qe them une edhe ne nje asopekt tjeter: Ligjin, nuk e nderton shteti, por orgai ligjevenes, qe ne rastin me te zakonshem eshte senati apo parlamenti.
Parlamenti eshte perfaqesuesi i popullit.

Shteti eshte vegel, or Faje. Ai zbaton ligjin.

Pra organi ligjevenes, e detyron shtetin qe te zbatoje lirine e kufizuar qe cakton popullo per veten e tij.
Populli nuk i lejon vetes liri te pakufizuar, sepse brenda tij bejne pjese te mire e te liq.

Ligji, pra mua me dhemb, vetem kur me ze polici, qe eshte qeni i shtetit. Me dhemb, por une e kam marre parasysh. E shikoj nje rruge si te mire, jam edhe si me qejf dhe e shpie shpejtesine 150/ore. une e di mire qe po me zune, ma vune (gjoben de), por e bej se me kruhet vete.

Ja kshu.
Njerzit nuk ndeshkohen per gabime potenciale, e di. po "po te zune ta vune" dhe ti e di kete. Bej gabime potenciale po deshe, po bej gati edhe tajaren, qe te mos mundohesh kur te te zene.

Sa per fantazine e kreativitetin ka edhe ketu vend per liri, por kjo me duket sikur nuk ka lidhje me shoferet e taksive shqiptare qe nuk marrin dot patenten ne USA as me te 5 here.


Postuar nga Vizioner datë 27 Korrik 2010 - 12:35:

E përplas makina, vdes 4-vjeçari

Shekulli Online | 26/07/2010 |

Nje 4 vjecar ka gjetur vdekjen ndërsa është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zallxhuxh në Mirditë. Mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga dy prindërit dhe është aksidentuar në momentin që ata po përpiqeshin të kalonin nga ana tjetër e rrugës. Në momentin e përplasje fëmija ka marrë plagë të rënda, dhe fatkeqësisht ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Sipas policisë është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që përplasi fëmijën 4 vjecar.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Korrik 2010 - 19:30:

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
............ ..me 30km/ore ................... rruga me nje korsi .............. Ne fakt fshataresia shqiptare e ka vendin tek F1 ........... .


sidomos ky ketu lol


Postuar nga Fajtori datë 29 Korrik 2010 - 09:24:

Per te qeshur dhe per te qare...

Berisha - Topi, tani nis lufta?

Cili është historiku i konfliktit qeveri-president per Gjykaten Kushtetuese?

Mandati i kryetarit Vladimir Kristo ka mbaruar thuajse 2 muaj më parë, që më 7 qershor. Spiro Peci, këshilltari ligjor i Presidentit Topi, rrëfeu për herë të parë një marrëveshje që presidenca u propozoi 2 partive kryesore për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Thelbi i marrëveshjes, sipas zotit Peci, i ngjante përzgjedhjes së gjyqtarëve për Kolegjin Zgjedhor, ku partitë e mëdha mund të vënë një herë veton për një gjyqtar. Në rastin e vendeve vakante për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti u propozoi socialistëve dhe demokratëve një listë me 10 emra nga 80 kandidatura gjithsej. Duke hequr secila nga 2 emra, listës do t'i mbeteshin 6 kandidatura, që do të kalonin me konsensus në Parlament.

Sa i takon kritereve të përzgjedhjes nga Presidenti, ai kishte ngritur një grup ekspertësh, cka ishte përshëndetur edhe nga kryeministri. Por marrëveshja që presidenti u propozoi partive, sipas këshilltarit Peci, u refuzua qartë nga demokratët. Ndërkohë mazhoranca, pas votimit të Sokol Comos per Gjykaten e Larte, nje procedure e njejte edhe per Gjykaten Kushtetuese, ku pati rrjedhje votash, ndryshoi mënyrën e votimit të dekreteve dhe nga votim i fshehtë, e bëri votim të hapur nominal, ku kryetarja e Kuvendit i thërret deputetët një më një me emër dhe ata thonë me zë të lartë votën e tyre.

Por në rrëzimin e dekreteve të fundit, dy kandidatura, një për Gjykatën Kushtetuese dhe një për Gjykatën e Lartë u rrëzuan për të shkuarën e tyre si prokurorë dhe gjyqtarë në kohën e diktaturës. Ambsadori amerikan Uidhers doli hapur kundër këtij vendim dhe tha qartë se demokratët po zbatonin kriteret e ligjit të Lustracionit që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur antikushtetues.

Në këto kushte, Presidenca hapi kartat, duke nxjerrë në shesh disa detaje që duhet të mbesnin konfidenciale, ndersa mazhoranca sulmoi Presidentin e Republikës per shkelje te kushtetutes. Por nese Presidenti e shkel Kushtetuten, përbën arsye te mjaftueshme për të kërkuar, sipas Kushtetutës, shkarkimin e tij.

Mazhorancës i duhen vetëm 35 firma për ta bërë kërkesën, por 94 vota për ta votuar atë. Dhe në fund, në rast se Presidenti shkarkohet, vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Kjo me gjasë nuk ka për të ndodhur.

Por situata më e fundit tregon se në këtë trekëndësh, mes ish-aleatëve të dikurshëm beteje e nendheshme tashme eshte shfaqur hapur, nje lufte politike dhe nervash qe ka gjasa te mos kete argument vetem Gjykaten Kushtetuese.

Top Channel


Postuar nga AngelDevil datë 29 Korrik 2010 - 14:28:

Gjykata Kushtetuese PD përplasje me Presidencën

Halimi: Presidenti po shkel Kushtetutën
Komisioni parlamentar i Ligjeve i kërkoi sot Presidentit të Republikës që të dekretojë sa më shpejt kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kërkoi thirrjen urgjente të parlamentit për të bërë emërimin e tij.

"Në emër të komisionit të Ligjeve dhe të Kushtetutës i kërkoj Presidentit të dekretojë sa më shpejt kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, insititucionit që është garant i Kushtetutës dhe njëkohesisht kërkoj thirrjen urgjente të parlamentit për të bërë emërimin e tij", thuhet në deklaratën për shtyp të sekretarit të Komisionit të Ligjeve, Eduard Halimi, deputet i Partisë Demokratike.

Duke e konsideruar "një ngjarje shumë të rëndë", deputeti Halimi tha se "Kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës duke mos ushtruar detyrimin kushtetues për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, emërim që duhej të ishte bërë që prej datës 4 qershor".
"Ky përbën një akt të rëndë dhe të paprecedent në gjithë historinë e shtetit shqiptar, si dhe nje fyerje të rëndë për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Në frymën e tij ligji dhe Kushtetuta duhet të zbatohen pa kushte, si nga qytetarët dhe nga Presidenti i vendit", tha sekretari i Komisionit të Ligjeve.
Ai j'u referua nenit 125 të Kushtetutes, sipas së cilës, "kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të emërohet nga Presidenti me pëlqim të Kuvendit, vetëm për një periudhë 3-vjeçare".

"Paraardhesi i z.Kristo ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën që i mbaroi mandati i kryetarit dhe ka vazhduar me tej detyrën e tij si gjyqtar. Kushtetuta dhe precedenti kushtetues akuzojnë rëndë Presidentin e Republikës për një shkelje të paprecedentë të tyre", tha Halimi.

"Është fyese për shqiptarët të përdoret si justifikim skadimi i mandatit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese, ndërkohë që edhe dekretimi i tyre është fund e krye kompetencë e Presidentit të Republikës", përfundoi deklaratën e tij pr mediat sekretari i komisionit të Ligjeve.

Reagon Presidenca
Pas akuzave të deputetit demokrat ka ardhur erdhe reagimi i Presidencës përmes sekretarit juridik Spiro Peci. Sipas Pecit, vonesat në emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese kanë ardhur si pasojë e burokracive të parlamentit dhe jo për faj të Presidentit.

“Cdo koment i bërë se Presidenti i Republikës është në shkelje të Kushtetutës nuk i përgjigjet realitetit ligjor dhe situatës së krijuar. Çdo deklaratë e bërë në këtë drejtim është e frymëzuar politikisht me qëllim që të spostohet vëmendja nga problemet mjaft të rëndësishme që ka sot politika shqiptare. Pengesë ka qenë, përveç shkaqeve që thashë më lart, edhe burokracia, zgjatja, mënyra e procedimit nga vetë Kuvendi i Shqipërisë në miratimin të paktën e atyre kandidaturave që janë paraqitur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë” theksoi Peci.

Sekretarit juridik i Presidencës ka theksuar se Presidenti Topi është i angazhuar për zgjidhjen e kryetarit të ri të Kushtetueses dhe ka saktësuar se dhe anëtarët e rinj do të zgjidhen brenda shtatorit, kur fillon edhe sesioni i ri parlamentar.

(balkanweb)


Postuar nga Fajtori datë 09 Gusht 2010 - 11:48:

3 milionë Adamë dhe 1 Evë

---------------------
Zor se do i shtoja nje presje. Bravo!
--------------------

Besoj, e morët vesh. Dy femra, DJ-e, japin performancë nudo në një plazh në bregdet. Këto DJ-e topless, më rikujtuan historinë e varfër të nudizmit shqiptar. Para nja dy vjetësh në lajme u shpall me të madhe rasti i një të huaje që tentoi të bënte plazh topless në bregdet. Më pat ardhur për të qarë e për të qeshur kur pashë pamjet ku policë të veshur me këpucë me qafa e çorape najloni morën tërë rërën në këmbë që t'i thoshin asaj të vishej. Madje, ia thoshin pa e parë në sy. Në Shqipërinë me aspirata europiane, nudizmi të le pa familje. Më thoni një mama me 3 fëmijë që do "guxonte" të dilte topless. Ose më thoni, kush do donte ta kishte nuse për të birin një vajzë që bën plazh topless në Dhërmi?

Pyetja më e drejtë është, pse ne, një popull që na konsiderojnë si furnizuesin me tutorë e prostituta të Europës, në fakt kemi një alergji aggressive ndaj shfaqjes së një trupi nudo? Saktësisht bëhet fjalë për një trup femre. Se çuditërisht nuk na shqetësojnë burrat që nxjerrin hallatet për të kryer nevojat personale mu në mes të bulevardit, te muret e Muzeut Kombëtar, poshtë urës së Lanës apo pas Pallatit të Kulturës. Madje, në historinë e varfër të nudizmit shqiptar, një Kryetar Bashkie u votua masivisht pas daljes në dritë të fotove të epokës kur ai jetonte në paqe me natyrën. Atëherë pse, nudizmi, te femra na shqetëson? Pse ne ndjehemi të sulmuar personalisht (femra e meshkuj) nga Eva, ndërsa nuk na bën përshtypje Adami?

KULTI I BUKURISË SË FEMRËS
Kam frikë se kjo vjen nga marrëdhënia e komplikuar që kemi me bukurinë e femrës. Ne kemi kaluar nga femra e mbuluar nga koka te këmbët e kohës së Zogut, në femrën leshatore si burrë të kohës së xhaxhit Enver, e cila i hiqte vetullat vetëm pas martese, tek këngëtaret gjysmë lakuriqe që u hedhim para në skenë në "koncerte" me playback në diasporë sot. Bukuria është relative, por shpesh kulti që kemi apo i ngremë i asaj pasqyron botëkuptimin tone kulturor. Qasjen ndaj së bukurës e ngatërrojmë me instinktin kafshëror për çiftim... "Po të pashë pa rroba, ta hypa!" Në tërë këtë konfuzion e testosteron, ne na ka ikur pa kuptuar që lakuriqësia nuk ka të bëjë me seksin. Lakuriqësia nuk është pornografi. Grekët e vjetër besonin se trupi ishte pasqyra e hyjnores. Edhe Eva me Adamin, jetonin në paqe të lumtur e të lakuriqtë. Ishin të pafajshëm.

Vetëm pasi hëngrën frutën e ndaluar, panë njëri-tjetrin e u erdhi turp. Një fëmijë i vogël që pllaquritet lakuriq në plazh vetëm të gëzon syrin dhe nuk të shqetëson. Vetë nudistët, pretendojnë që dalja nudo është kthim në pafajësi, kthim në origjinë. Në fund të fundit, lindim të tërë lakuriq! Me përjashtim të politikanëve tanë, që kanë lindur me këmishë. Kompleksi ndaj lakuriqësisë, pra, është brenda mendjes sonë, jo tek ai që zhvishet. Kompleksi dhe turpi i pakuptimtë që ndjejmë para një trupi të zhveshur vjen, sepse kështu na kanë rritur, sepse kështu na kanë edukuar të mendojmë, sepse akoma ka femra nga 40 vjeç, të cilave u vjen turp të shohin trupin e vet në pasqyrë, sepse mes nesh ka akoma burra me 5 fëmijë që nuk e kanë parë kurrë as gruan e vet të zhveshur në dritë. Sepse, ka akoma te ne gra që pranojnë më mirë të vdesin gjatë lindjes në shtëpi sesa të pranojnë të ndihmohen në maternitet nga gjinekologu!

NUDIZMI, EMANCIPIM APO SHFAQJE E HUAJ?
Tek ne jetojnë, çuditërisht të dyja. Ne jemi plot me kontradikta të përbindshme. Jemi të parët që
legalizojmë martesat gej, por kodi penal ka hapësira për ta dënuar daljen topless. Duam të integrohemi në Europë, por e duam Europën të jetë si Lezha, pa gej, pa nudizëm, pa klube striptize. Ne, realisht vdesim për nudizëm... por boll mos të jetë i pragut tonë, se na çnderon!! Vdesim të shohim atë që ka dalë, pastaj jemi të parët ta ndëshkojmë. Ne përdorim "nderin" si kriter vlerësimi, po vetëm në dollapin e rrobave. Aty na ka mbetur, meqë gjetkë zor ta gjejmë! Ne ngrihemi kundër 2 performueseve topless, ndërsa burrat që tradhtojnë gratë nuk na bëjnë përshtypje. Jemi, ndoshta jo për fajin tonë, një shoqëri e kompleksuar.

MESHKUJ TË KOMPLEKSUAR DHE FEMRA TË KOMPLEKSUARA
Kam njohur personalisht meshkuj që eksitoheshin edhe nga një skulpturë guri me forma të spikatura femërore. E kishin të pamundur ta vlerësonin një trup thjesht si bukuri artistike. "Mëkati", qëndron jo te guri, por në mendjen e tyre. Nga ana tjetër, në atë Clubin veror me DJ-e femra topless, nuk bëhet fjalë për manifestim të bukurisë. Bëhet fjalë për biznes të zgjuar. Për të mbuluar pamundësinë për të ofruar argëtim të vërtetë, ofrohet diçka që shqiptarët e dekodifikojnë mbrapsht si erotizëm. Ky kod nuk qëndron tek DJ-et, por tek mendja e meshkujve që frekuentojnë club-et. Vë bast që pakkush prej tyre e ka pasur mendjen te muzika që ato luajnë. Në reklama shfaqjesh "live", më fort reklamohet "shoqëruar nga 4 balerina braziliane" sesa vetë këngëtari. Ato 4 balerinat, as nuk dinë të kërcejnë.

Thjesht, spërdridhen gjysmë nudo. Krijuesit e reklamës së birrës me Çiljetën, kanë kapur thelbin e mentalitetit mashkullor shqiptar. Një femër me gjoks të spikatur, që bën sikur zhvishet. Kaq. Kaq duhet për të bërë sytë të lëshojnë xixa. Ky është çelësi në mendjen e burrit shqiptar të kompleksuar. Kemi dhe një kategori të gjerë grash të kompleksuara. Gra që e ndajnë botën femërore në "ne" dhe "ato". Gra, që kujtojnë se burrit të tyre do ia prishë mendjen një femër 2 km larg topless në plazh. Ato nuk duan të kuptojnë që këtë lloj burri nuk do munden kurrë ta ruajnë. Ai nuk ka nevojë të shohë një femër të zhveshur që të tundohet. Ai do zhvishte edhe monumentin e Nënë Shqipëri-së, po t'i jepeshin mjetet dhe koha e duhur. Këta burra, duan që gruan ta kenë modeli "ne" dhe dashnoren modeli "ato".

NUDIZMI DHE FËMIJËT
Burra të kompleksuar dhe gra të kompleksuara. Por, ka dhe më keq. Fëmijët tanë po rriten akoma më të kompleksuar. Adoleshentët tanë kthejnë kokën tërë turp kur në TV dikush puthet. Ndërkohë që shohin tërë ditën telenovelat me "histori jete" nga më perverset. Dikush duhet t'u thotë baballarëve e mamave, që psikologjinë e fëmijës e dëmtojnë më shumë telenovelat se një imazh nudo në një film. Dikush duhet t'u thotë mamave e baballarëve që vajzat më të painformuara e të ndrydhura janë kontingjenti më i mundshëm për prostitucion, dhe djemtë që 18 vjeç kanë turp kur dikush puthet në TV janë kategoria më e mundshme për të vrarë gratë kur të rriten. Jo më kot, shoqëritë me standardin më të lartë të jetesës janë ato më pak të kompleksuarat ndaj çështjeve të femrës, seksit, gejve, nudizmit. Suedia e para, Sudani i fundit.

"MARSEJEZA"
Dalja e një femre topless në plazh, nuk ka të bëjë me seksin, ka të bëjë me të ndjerin mirë me
bukurinë trupore të njeriut. Dikush ndjehet mire me trupin e vet. Kaq. Personalisht, mua më shqetësojnë më shumë pamja e burrave me barkun te goja, kofshët me celulit, mishrat e varur nga kequshqimi e mbiushqimi, sesa femrat topless. Barkderrat, ndoshta, janë ata që duhen ndaluar të dalin në plazh të zhveshur!

GJENEZA 2:25
Në Bibël thuhet: "Dhe ata ishin të dy lakuriq, burri dhe gruaja e vet, dhe nuk ndjenin turp." Barcan shkruan "Të jesh lakuriq është të jesh vetvetja... pa maskë." (Barcan, R 2004, Nudity: A Cultural Anatomy). Ndërsa Bergeri thotë se, lakuriqësia është mbi të gjitha, një gjendje e të qenit pa rroba; megjithatë të jesh pa rroba është e njëvlershme me lakuriqësi vetëm për ata që zgjedhin ta shohin si të tillë. (Berger, J 1972, Ways of Seeing) Për shumë njerëz, lakuriqësia është e mrekullueshme! Përveçse kur je duke pjekur mish në zgarë...

NGA KOLORETO CUKALI


Postuar nga shelgu datë 09 Gusht 2010 - 21:00:

Nudizmi ne Shqiperi eshte shume i panatyrshem.

Ne te njejten kohe qe shqiptaret kerkojne te shkojne drejt vendeve me te civiliizuara te botes, mbajne, bartin ne vetvete komplekse nga me te cuditshmet. Aty gjen ferexhene, por edhe larjen tradicionale te "te shtunes". Midis kesaj erresirre, vjen nje trup i bardhe "nud", ne plazh.

Paradoksi eshte evident, sic mund te jene syzet mbi hunden e nje te vdekuri.


Postuar nga Fajtori datë 20 Shtator 2010 - 11:15:

Ferra e vogël dhe lepuri i madh

Para pak javësh, një mik më solli një kopje të gazetës londineze "Metro", ku lexova që Miss Shqipërinë e kishin klasifikuar në 5 të veshurat më keq të kompeticionit Miss Universe. Kjo më ktheu vëmendjen në një temë të vjetër: pjesëmarrja jonë jashtë dhe imazhi që na përcillet nga media këtu brenda. Herë pas here, në media promovohen ngjarje që ndodhkan jashtë, festivale, çmime, publikime dhe ajo që perceptojmë ne këtu brenda duket sikur është bërë nami, dhe ne themi, po ky... artist, nga na doli?
Në përpjesëtim të zhdrejtë me besueshmërinë e medias, paradoksalisht qëndron besimi tek ajo që shohim në TV. Librat, filmat, aktorët, miss-et, gjithçka trumbetohet sikur diku jashtë në botë po bën namin. D.m.th., nga një ferrë e vogël, media ia arrin të nxjerrë një lepur të madh. Njerëzit që punojnë brenda redaksive e dinë shumë mirë sesi vjen lajmi, dhe rrugën që kalon para se të dalë si silazh për t'u mbllaçitur nga publiku. Shpesh, sidomos për gjëra "të parëndësishme" si arti, askush nuk e verifikon informacionin. Larg qoftë të pyetet një njohës i fushës. Mjaftohen me një telefonatë ose një intervistë në kafe me vetë të interesuarin. Pra, si u prit libri juaj në Francë? U bë nami! Po vrasin veten! Ku do ta vendosni statujën e Pjeprit të Artë që fituat në festival? Te koka e skrivanisë, aty ku u mbarsa me skenarin. A keni pasur oferta, pas kurorës së "Miss Kokrra e Grurit" në Meksikë? Po, kam pasur oferta shumë serioze për një reklamë prefësesh thonjsh!
Besimi ynë se një lajm është i vërtetë, "përderisa e dha në TV", - nxjerr në pah nja 2 probleme të vockla që kemi ne me mjetet e komunikimit. Kushdo mund të publikojë atë që ka qejf, e të kalojë pa u verifikuar. Po doli në media, do të thotë që ka ndodhur. Pyetje, s'ka!

KU? NË HOLANDË
Ndodh vazhdimisht, në vende ku shumë prej nesh s'kanë qenë. Media përcjell informacione për autorë shqiptarë të botuar jashtë. Autorë që përpara se të botojnë në Shqipëri, e t'i njohë vendi i tyre i vockël, rendin të botojnë në Perëndim, e ka raste dhe në dy gjuhë. Libër 2-gjuhësh me poezi, shqip dhe holandisht! Kushedi sa me vlerë, përderisa dikush është lodhur duke e përkthyer. Ju lumtë!! E paskan botuar në Luksemburg! Ku? Sa hyn në Luksemburg, rrugica majtas. Media këtë lajm dhe këtë autor, shpesh, thuajse totalisht të panjohur, e përcjell si arritje të letërsisë sonë nëpër botë. Por, arritje të letërsisë sonë nëpër botë nuk ka. Ajo që po i ripropozohet botës nga Shqipëria, është i njëjti që i propozohej edhe në '68-ën, Kadareja. Sigurisht, libri i autorit X, është botuar. Një student, ose kushdo që di flamandisht, mund ta ketë përkthyer, ashtu si ka ditur. Puna është, "KU" boton. Cila shtëpi botuese prestigjioze në Itali apo Francë e ka blerë librin? Se, mund të botosh edhe në shtëpinë botuese të qytezës N., 300 km larg Stokholmit, qytezë me 400 banorë e ku shtëpia botuese boton vetëm gazetën e qytezës dhe lajmërimet për humbje qensh. Vetëm Italia i ka nja 400 shtëpi botuese. Por, prestigjiozet, janë vetëm shumë pak, sa gishtat e njërës dorë.

KUSH? MAJMUNI I ARTË
Herë pas here, në media shpërthen njoftimi që kush aktor apo shfaqje, paska fituar një statujë të artë në vende ekzotike, në Gdansk, në Antalia, apo në Machu Pichu. Majmuni i artë, Lajthiza e Artë, Jeniçeri i Artë. Festivalet e filmit e të teatrit në botë janë me qindra. Por, bota i ka ndarë në kategori A, B, C dhe Zh. Festivalet anonime dhe majmunët e artë anonimë që fitohen, janë rrobat e reja të mbretit, një mbreti, që për fat të keq e kemi jo vetëm lakuriq, por dhe të shëmtuar. Kinemaja shqiptare këto 20 vjet ka nxjerrë shumë pak filma të mirë dhe, pothuajse, asnjë film shumë të mirë. Shitjet e biletave, e tregojnë këtë. Ndodh që ndonjë film të pranohet dhe në festivale prestigjioze. Arsyet janë të shumta, nga ato politike, deri tek ato personale. Por, kjo, nuk iu shton dot vlerë filmave që nuk e kanë atë.

ÇFARË? MISS FARA E LULEDIELLIT
Një tjetër arritje e madhe shqiptare, është pjesëmarrja në "Miss-e" të organizuara në katër anët e globit. Nga Afrika e Jugut, në Sierra Leone, nga Shangai në Peru. Emra të padëgjuar përfaqësojnë Shqipërinë, dhe ti pyet, çfarë? Çfarë përfaqësojnë, kush i zgjodhi, si i zgjodhi? Se, spektaklet më të rëndësishëm në botë, janë a s'janë nja 3 gjithsej. Pavarësisht që organizohen "Miss-e" deri në qytezat më të humbura të Italisë e deri në Kinë. "Miss-i" sponsorizon dhe një importues Lulelakre, me kusht që "Miss-i" të quhet "Miss Lulelakra International". Çfarë? Moda e miss-eve, ka kohë që ka perënduar. Bota ka gjetur forma shumë më efektive për të vlerësuar bukurinë për biznes. Vetëm një plakush si Donald Trump, emocionohet aq shumë nga vajzat e reja, sa të vendosë të blejë e të ringrejë një show si "Miss Universe". Shumica e miss-eve që zhvillohen në cepat e botës, janë me vajza të mbledhura me Facebook, me juri të ndërtuara me biznesmenë, dhe ku fitueset, nuk marrin (në rastin më të mirë) asgjë. Shumë ëndrra të ngritura mbi një truall moçalor. Por, era e moçalit nuk mbërrin deri te ne. Për ne, bukuria shqiptare po bën namin nëpër botë.

SI? PAPARAZZI
Ndërkohë që, në faqe gazetash, ca edhe të rëndësishme, publikohen foto alla-Paparazzi.
Të thotë mendja, që një fotograf me rrogën 300 mijë lekë, ndoqi një këngëtare që ka nxjerrë 2 këngë gjithsej, deri në Haruba, për ta fotografuar teksa bënte plazh. Se në Tiranë, është shumë më komode. VIP-i/VIP-ja i bën një telefon fotografit. "Eja, se jam në filan vend." Dhe Papparazz-i vjen dhe e kap në foto "pa mendje". Halli është kur jemi jashtë, kush të na i bëjë fotot. Në fakt, fotot i bën shoqja/shoku i të "kapurës në flagrancë" duke lozur me valët. Ose, "çuni na bëj pak një foto, se na i kërkon një 'gazetë' në Tiranë".

PSE?
Pa folur për ata, që vërtet besojnë se me një botim në një qytezë franceze të sponsorizuar nga babi, kanë bërë revolucion, përgjigja që të vjen në majë të gjuhës është që, narcizismi, nevoja për t'u ndjerë mirë, për t'u ndjerë të famshëm e të vlerësuar para publikut shqiptar, qoftë dhe pa e merituar, është shumë e fortë. Aq e fortë, sa të shtyn të servirësh në media sikur jashtë po bëkemi namin. Kjo, shërben edhe për vetëmbrojtje. Të sulmojmë, që mos u lëmë kohë të na kritikojnë. Në fakt, të bësh një film të keq, nuk është faj. Nuk është asgjë. U bë i keq, aq. Ashtu doli! Bëj më të mirë tjetrin. Ose, mos bëj më filma. Këtu ka njerëz që kanë bërë Gërdec, e prapë, askush nuk mban faj. (Ç'do Gërdeci këtu, do të thoni ju? Kot! Sa për të thënë që unë, nuk e harroj Gërdecin).
Por, për fat të keq, në mungesën e një sistemi vlerash mbi punën, në mungesë të kritikës profesionale, në mungesë të një publiku që ta shohë filmin tënd e ta lexojë librin tënd e ta diskutojë në kafene, e vetmja gjë që ngelet si vlerë, është "emri", që ndërton virtualisht. Një "emër" që është shumë kollaj ta ngresh me një kafe me një gazetar. Sepse, media, është më keq se ne që e lexojmë. Çdo gjë që duket sikur shndrit jashtë, këtu brenda besohet se është flori.

Nga Koloreto Cukali




Postuar nga An_Al datë 25 Shtator 2010 - 21:05:

Gruaja e përbuzur

Më shumë se kurrë, sot në shoqërinë tonë po ushtrohet një shtypje e jashtëzakonshme ndaj gruas. Në heshtje, po ndodh një revolucion social që gruaja po e bën e vetme. Nuk e pat fatin shqiptarja të përjetonte e të përfitonte një ’68 evropiane, ku u prenë njëherë e përgjithmonë ata zinxhirët e padukshëm të dhunës moderne; por sot, edhe pse pa solidaritet, pa pavarësi ekonomike, lufta është e pandalshme.
Familja, bashkëshorti, nuk pranon të humbë privilegjet e dikurshme të një skllavopronari ndaj bashkëshortes. “Më bëj të ha! Më hekuros këmishat! Ku do të dalësh me shoqet?! Më sill ujin! Ma hiq këtë pjatë! Ku i ke vënë pantallonat?! Pse e pe ashtu atë shitësin?! Sa kripë i ke hedhur gjellës! Ku do të shkosh ti moj!”. Këto urdhra, një nëne në familje mund edhe t’i dyfishohen apo trefishohen në rast se ka dhe djem.
Kjo gjendje konsiderohet normale sidomos në shumë zona të Shqipërisë së Mesme e të Veriut. Në jug, sidomos juglindje, familja ka zhvilluar dhe ka investuar më shumë në bashkëpunimin e të gjithë familjarëve në mbarëvajtjen e shtëpisë, duket që revolucioni i heshtur i gruas aty ka nisur shumë më herët. Në këto vite gruaja ka ndryshuar kudo në Shqipëri dhe po lufton për të fituar respektin e duhur dhe të flakë bashkë me vitet që shkojnë, tentativat për ta përdorur si shërbëtore. E megjithatë, jo vetëm që vazhdon të mbajë shtëpinë pa asnjë ndihmë, por është dhe nën shënjestrën e përbuzjen e më të afërmve, nëse rebelohet.
Kjo e shërbimit, është lufta e parë e gruas shqiptare. Më pas vjen ajo e pretendimeve, e dëshirave, e argëtimeve të mohuara. Tradicionalisht burrat, si gjatë regjimit, por edhe sot rrëmbejnë pa pyetur kënd lirinë e tyre me shumicë për të bërë e për t’u argëtuar si duan.
Që nga “monopolizimi” i shikimit të programeve të preferuara prej tyre në televizorin e shtëpisë, te orët e gjata te klubi i lagjes, deri dhe te tentativat për të ngacmuar e joshur vajzat e botës, shumë burra duket se mbajnë akoma “carta bianca”. Detyrimet në familje nuk konsiderohen, nuk konceptohen nga shumë. Me hapjen e Shqipërisë, u hap dhe familja shqiptare. Gruaja mësoi se fëmijët mund t’i lajë, veshë, edukojë dhe me ndihmën e bashkëshortit dhe ky duhet ta ndihmojë. Mësoi, se kur ajo është në punë, mund të gatuajë njeriu që i ka premtuar dashuri të përjetshme; mund të kujdeset për fëmijët sa të kthehet ajo; mund të rrijë në shtëpi me ta, nëse nënës i duhet të shkojë në një mbledhje, udhëtim pune apo thjesht të pijë një kafe me shoqet. Dhe kjo është më e vogla e problemeve, pasi nevojën më të madhe për ndihmë, çlodhje dhe argëtim e kanë nënat shtëpiake. Ato që gdhijnë e ngrysen brenda katër mureve me pak komunikim njerëzor e shumë urdhra mbi kurriz. Askush nuk ka për t’ia dhënë këtë ndihmë, ndaj, brenda mureve të shtëpisë ajo lufton e vetme, deri në vdekje. Dhe çdo gjë mbyllet me një “...grindje e momentit”, që tregon më shumë se dhjetëra libra të pashkruara akoma për gjendjen e gruas shqiptare.
Po gruaja në linjë të parë? Ajo e politikës, artit, medias, sa respektohet, ose më mirë, sa nuk shtypet? Janë pjesa më e fortë, edhe pse janë në presion publik të vazhdueshëm. Është shumë i dallueshëm toni përbuzës, tallës, ofendues i përdorur ndaj gruas së impenjuar, edhe pse tenton të fshihet me fjalë politikisht korrekte të kolegëve me kollare. Këta të fundit tregojnë në shprehjet ndaj kolegeve në parti, media, art, kulturën e tyre, edukatën dhe respektin që kanë kultivuar në familje. Nga televizionet e shumta, në shtëpitë e vogla, nga Kuvendi, nga konferencat për shtyp, përbuzja për gruan përcillet dhe gëlltitet me doza të vogla, por të përditshme. Si një pikë uji që gërryen në vite dhe shkëmbin, mesazhet e elitës maskiliste shqiptare, gërryejnë pa vështirësi trurin e paemancipuar të burrit-padron.
Kjo e gruas, për të fituar lirinë individuale, është një luftë e pandalshme; dikush rrezikon të humbë jetën edhe për një pjatë gjellë të vënë më vonë se ora 20:00 para bashkëshortit: “Ku ishe? Çfarë do të ha unë, sytë e tu që të të plasin?! Unë të vras ty e pastaj vras dhe veten!
Është luftë e vështirë, derisa ende në opinionin publik (edhe ai që mendohet më i kualifikuar) gruaja gjykohet, përqeshet, përbuzet. Por janë vetëm grahmat e fundit të maskilistëve të fundit që feminilitetin e ngatërrojnë me nënshtrimin.

marre nga Balkanweb


Postuar nga Piktor datë 25 Shtator 2010 - 22:20:

Deri diku dakort, po sikurse ja ka futur ca si kot aty me ato revolucionet e heshtura te grave ne jug. duket qe nuk njeh mire historine dhe traditat.


Postuar nga Fajtori datë 27 Shtator 2010 - 14:40:

Dita pa njerëz

Nga Koloreto Cukali

------------

Dita pa makina, ishte ditë me smog, me stres, me komunizëm, me majmunëri, me dhunë, me abuzime, me tallje dhe me spam. Ajo prodhoi të kundërtën e asaj që në perëndim është konceptuar të prodhojë. Në thelb ishte një ditë çnjerëzore.


DITA ME SMOG

Nëse dikush ka menduar që dita pa makina do na i lironte vrimat e hundës nga bloza e përditshme, e ka pasur shumë gabim. Makinat e bllokuara në trafik, për shkak të devijimit të detyrueshëm që shumë njerëz nuk e kishin marrë vesh ose ishin pak të informuar, prodhuan më shumë smog se çdo ditë tjetër. Pa folur për ndotjen akustike të borive të acaruara dhe sharjeve me gjithë shpirt të shoferëve. Pra, dita pa makina prodhoi të kundërtën e vet, një ditë më të pisët.

Në një Tiranë kaq të pisët, i vetmi vend ku ndjehesh i mbrojtur është makina jote. Kush mund të jetë aq budalla që për një ditë të heqë dorë nga mbrojtja e fundit që na ka mbetur? Kurrë! As po të na sulmojë King Kongu. Madje, King Kongu këtu e ka fundin të sigurt. Mjafton të bllokohet mes tymrave 10 minuta te 21-shi ose te Banka.

DITA ME STRES
Dita pa makina prodhoi stres ekstra, përveç dozës normale që kemi përditë. Me njerëz që ishin nisur për të kryer punët e tyre dhe që nuk kishin për të arritur dot dhe me autobusë të ngecur si balena në breg të detit, Dita Pa Makina u perceptua si një ditë torture.

Përpara se të realizohet një ditë pa makina, duhet organizuar transporti publik si mundësi alternative. Rrugë për biçikleta nuk ka. Pse duhet të harxhosh para për fotoksinë? Do të vrasësh veten? Bli një biçikletë, e bëj një xhiro te rruga e Durrësit.
Autobusët e Tiranës janë kampe përqendrimi me rrota. Aty të vjedhin, aty të shtyjnë, aty fatorinoja bie erë sikur sapo ka dalë nga stalla e derrave, aty ka njerëz që hipin me pula në dorë, aty të molestojnë, madje, ka molestues që kanë mësuar stilin që kur një vajzë ankohet me zë për ngacmimin, ngrenë zërin dhe e shajnë me fjalë të ndyra nën sytë apatikë të njerëzve që po vdesin. Sepse, autobusët transportojnë hallexhinj shoqërisht të vdekur. Të hipësh në autobus është turp.

Autobusët në Tiranë i kanë stacionet me 3 km distancë, si stacione treni. Shanset që të mund të organizosh rrugën tënde me 2 ndërrime autobusi, janë zero.
Për të shkuar diku me autobus në Tiranë të duhen minimalisht 30 minuta. Plus pritja në stacion. Autobusi që ecën si xhenaze, se i kanë vënë orar. Kush mban përgjegjësi për atë 1 orë që na vdes në autobus, për ditë, për 40 vjet? Apo, punë e madhe, janë orët e vdekura të hallexhinjve!

DITA ME KOMUNIZËM
"Dita Pa Makina", më kujtoi të dielën e pastrimit komunist. Edhe një të diel që njeriu mund të flinte deri vonë, binte dera që në 7. Duhej të dilje me detyrim të pastroje, ose...
Një ditë pa makina, duhej të ishte një kërkesë që vjen nga një grup i ndjeshëm komuniteti, ose OJF-ësh, për nga anëtarësia dhe për nga pesha në komunitet. Por, si në komunizëm, direktiva vjen nga lart, nga Komitetet e Reja Qendrore.
Edhe organizimi binte erë komunizëm. Një Ditë qytetare, që ruhet me policë. Ca kalamaj shkolle të nxjerrë me biçikleta. Ca kalamaj që shumë shpejt babi do u blerë makinën e tyre, e do na dhunojnë nesër në rrugë. Ca personalitete që dalin sa për të dalë në TV.

DITA ME MAJMUNËRI
Atëherë pse? Në një vend ku nuk dëgjoj të flitet kurrë për ekosistemin, ku biznesi i biçikletave (për inat të Norvegjisë) është në rrënim dhe biznesi i varrezave të makinave është në lulëzim, atëherë, pse?? Mos po kopjojmë si majmunët perëndimin, si me ligjin qesharak antiduhan apo ligjin anticelular në timon? Në një vend ku Fabrikat e Çimentos konkurrojnë Platformat e lëshimit të shuttle-ve të NASA-s, kush do që të duket më perëndimor se perëndimorët?!

"Ta mbrojmë natyrën". Sa qesharake kjo thirrje e gënjeshtërt, në një qytet ku kultura e luleve s'ka ekzistuar ndonjëherë, përveçse në varreza dëshmorësh. E përjetësuar mrekullisht në batutën e "Koncert në vitin '36": "...në këtë qytet lulet i hanë gomerët...".

I vetmi që më dhimbsej në tërë atë majmunëri, ishte më duket se Ambasadori Holandez, me ndjenjën e tij naive të kontributit qytetar. Tha diçka të tipit: "Kurrë nuk dal dot në rrugë me biçikletë, është shumë e rrezikshme, po sot dola se ishte dita pa makina..."

DITA ME ABUZIME
Shteti tentoi të na nxirrte në rrugë pa makinë. D.m.th., na la në shtëpi. Ky shtet, që nuk mbron dot këmbësorët e vet, të nxjerr në rrugë pa makinë.
Askush, nga ata që kanë makinë, nuk doli në këmbë. Ose nuk doli fare, ose la pa bërë punët, ose vendosi të tentojë me makinë. "Another one bites the dust!"


DITA ME TALLJE

Në tërë këtë histori njëditore tallja e madhe me të tërë ne është fakti që po ky shtet, promotori i ditës pa makina, është i paaftë të heqë nga rruga veturat e dumdumet që tymojnë si oxhakë fabrikash. Po ky shtet është i paaftë të aplikojë standardet e mosndotjes. Kontrolli i makinave, vazhdon të jetë një magazinë qesharake ku edhe një furrnaltë mund ta fusësh për kontroll teknik dhe ta nxjerrësh të miratuar me leje qarkullimi një vjeçare. Mjafton që shteti të marrë lekët, vit për vit.
Tallja është që ky shtet nuk ka asnjë strategji. Nuk kam parë askënd të mendojë të bëjë diçka që të paktën, pas 10 vjetësh, ky qytet të jetë më njerëzor e më miqësor me ambientin. Ky shtet ka vetëm leje ndërtimi për të dhënë.


DITA ME SPAM
E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Ku e gjejnë të drejtën kompanitë celulare të na dërgojnë sms promovuese, qoftë dhe për një kauzë "të drejtë"? Pasi na kanë dërguar non stop reklama për shitje makinash, edhe këto, të pakërkuara.

DITA ME DHUNË
Duan të na mësojnë me dhunë, të mos përdorim makinën. Kush? Pushtetarët që nuk bëjnë më asnjë hap në këmbë. Kam vite që nuk e shoh në rrugë Kryetarin e Bashkisë. Sepse, nuk ecën në këmbë, përveçse kur ka kamerat nga pas te ndonjë rrugicë tregtarësh!! Kryeministri, që e ka shtëpinë 2 minuta larg nga puna, herë pas here shkon në këmbë në zyrë. Herë pas here?! Ai DUHET të shkojë PËRDITË në këmbë!!

A thua, përmes dhunës, qoftë dhe një person do të ndryshojë? A mundet që me këtë formë të ndërgjegjësojmë qoftë dhe një person të vetëm nga 1 milionë që ka Tirana? Dyshoj se jo. E vetmja gjë që po bëjmë, është se po i shtyjmë njerëzit të urrejnë iniciativat qytetare. Duam t'iu heqim makinën, kur makina është i vetmi simbol statusi për shumë njerëz. Para se ta bëjmë të lërë makinën me përdhunë, duhet t'i ofrojmë një qytet njerëzor. Dhe, Tirana, nuk është më njerëzore.
Në fakt, dita pa makina, është ditë pa njerëz.

----------------------------------------



Sa me shume kalon koha aq me shume shijen e dikurshme te Mustafa Nanos ma jep Koloreto Cukali. Ka sqime dhe komunikim imediat dhe humoristik.


Postuar nga Katilesha datë 27 Shtator 2010 - 15:32:

Thumbs up

Faje, para ca ditesh po lexoja nje tjeter artikull te Koloretos dhe me pelqeu menyra e drejteperdrejte e te shprehurit...

____

Ja nje artikull i te vertetes lakuriqe per femrat nga e njejtja pene.


Femrat.....


Kur u përkthye së pari "Femrat" i Bukowskit, shumë vetë rrudhën buzët. E quajtën libër shovinist. Në fakt, ajo që shkruante ai burri në libër ishte një përshkrim i thatë deri në brutalitet i marrëdhënieve të femrave me të. Por, Bukowski është shumë "vitet 70"...
A thua? A thua femra shqiptare, që nuk pati mundësinë të kalojë procesin e revolucionit seksual të viteve '60-të, të feminizmit të '70-ës e konsumizmit të '80-ës të ketë thyer kodet e Bukowskit?

Duke qenë të vetëdijshëm për maskilizmin e theksuar të shoqërisë shqiptare ku akoma ka zona ku lindja e një femre konsiderohet ters; për pabarazinë gjinore në familje, në arsimim, në punësim; për abuzimin verbal e deri fizik në qendrat e punës apo të shkollës e deri në rrugë; ka një pikë përtej së cilës nuk ka justifikime për cilësinë e kontributit që femrat shqiptare sjellin në civilizimin e shoqërisë sonë. Ka një pikë, përtej së cilës lind pyetja, mirë të tjerat, po këto gra, vetë, çfarë po bëjnë? Çfarë po japin për ta bërë më të paqtë, të jetueshëm, e normal këtë vend?

Femrat kanë në dorë edukimin e fëmijëve të tyre, djem e vajza, prej nga do të dalin shovinistët ose xhentëlmenët, nënat ose prostitutat e së ardhmes. Femrat kanë në dorë dhe shkollimin e fëmijëve, përderisa pjesa më e madhe e mësueseve në fillore e deri në gjimnaz janë gra.
Në një vend të ngarkuar me tension seksual, ku për pak seks kemi parë që burrat janë gati t'i vënë ferrën vetë shtetit, femrat kanë në dorë shumë. Kanë në dorë, burrat!
Në kohët e vjetra, meshkujt bënin atë që donin të bënin. Në kohët moderne, meshkujt bëjnë atë që femrat u lejojnë atyre të bëjnë.
Nëse femrat shqiptare do të josheshin nga meshkujt trupbukur, tërë burrat do të rendnin në palestër. Nëse kërkojnë meshkuj të pasur, të tërë me vrap të bëjnë para. Nëse femrat duan një burrë me makinë të shtrenjtë, secili do të përpiqet ta sajojë një, qoftë dhe të vjedhur, qoftë dhe borxh. Nëse do të donin meshkuj inteligjentë, s'do të kishte më lavazhe, por biblioteka.

KOPRRACIA
Ajo që vërej, është se ato kërkojnë shumë pak: Një burrë, që të paguajë për to. Nuk kam takuar akoma një femër shqiptare që të mos i pëlqejë ta qerasin. Madje, edhe ato që fitojnë më shumë se burrat, me të cilët ulen për kafe.
Pa folur për modën e takimeve pas njohjes në Facebook. Në takimin e parë (në kafene, sigurisht, mos kujtuat në Ekspozitë pikture?), djali porosit kafe, ajo - Mohito. Në 11 të paradites!
Statusi vendoset që në fillim: "unë, kushtoj shtrenjtë!"
Problemi i këtij statusi qëndron te fakti që djemtë e rinj, me humor e inteligjentë, nuk e kanë kuletën e fryrë. Ndërsa, burrat me kuletën e fryrë, shpesh, i ka kapur dikush tjetër më herët. Shpesh, kanë fëmijë dhe grua. Por vajzat e "Bllokut" e pranojnë kompromisin, me një kusht të panegociueshëm: Nëm! Nëm!! NËM!!!


MENDJEMADHËSIA
Femrat në timon më krijojnë ndjesi pozitive. Një makinë duket gjë e vogël, por është në fakt, gjë e madhe. Është simbol i pavarësisë së individit.
Shpesh, shoh dhe femra në timone makinash luksoze, të cilat, gjasat janë që nuk i kanë blerë vetë. Makina që tregojnë standardin e të pasurit, e herë të garipit dhe të fortit. Ato femra, në ato lloj makinash, edhe në rrugë ngasin si të fortë. Xhirojnë gomat në kthesë. Futen me arrogancë me të kuqe. Sepse, këto femra i japin makinës si ai që ua ka mësuar. Gjëja më e trishtueshme në asfalt janë femrat lace.

ZEMËRIMI
Duket sikur moralin e përcaktojnë burrat. Në fakt, moralin e përkufizojnë gratë. Fjalën "Kurvë" e përdorin më me urrejtje e përçmim femrat për femrat e tjera, sesa meshkujt. Madje, meshkujt e përdorin dhe me njëfarë respekti.
Femrat, i përcaktojnë normat e moralit në bazë të asaj që nuk guxojnë t'i bëjnë apo arrijnë dot vetë. Të ngecura në një jetë që mund të mos iu japë shumë, përpiqen të krijojnë status për veten e tyre, duke vendosur gardhin e "normës" për femrat e tjera.
Vendosja e statusit është agresive dhe e dhunshme, mes vetë femrave. Më ka rënë rasti të dëgjoj një studente që i klasifikonte "zhulse" vajzat që vinin në shkollë të veshura thjesht e me atlete. Për vete, vinte në shkollë me takën 10 pond e me minifundin më të shkurtër se të Gishtëzës. E kështu diskriminimi mes femrave vazhdon pa pushim, pa sens e pa masë.

EPSHI
Problemi më i dukshëm i femrave shqiptare shfaqet te kodet e deformuara të veshjes. Shohim përditë vajza që shkojnë në punë e në shkollë të veshura sikur po shkojnë në pub, madje edhe me xixa me yje në fytyrë; femra që punojnë menaxhere lokalesh dhe ngjajnë sikur janë në vitrinat e rrugës së kuqe të Amsterdamit; gra me deformime trupore që veshin gjëra të papërshtatshme të ngushta. Këto nuk tregojnë që femrat shqiptare janë me komplekse. Tregojnë të kundërtën. Tregojnë një mentalitet banal e të thjeshtë. Meqë seksi është motori kryesor i shoqërisë, meqë është e vetmja gjë që i bën burrat të ngrihen nga kafja a divani, atëherë, duhet të jemi seksuale në çdo orë. Jo sensuale. Seksuale!
Sepse, seksi, është arma kryesore.

Sigurisht, seksi ka qenë në të tëra kohërat një armë shumë e fortë. Por, ka qenë NJËRA nga armët. Joshja femërore ka brenda inteligjencë, sharm, feminilitet e sensualitet, humor e buzëqeshje, finesë e indiferencë.
Sot, has femra që nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të jenë interesante, të zgjuara apo sharmante në tavolinë. E manifestojnë hapur, vend e pa vend, që të gjithë ua kanë nevojën, sepse ato kanë "çelësin". Ato besojnë se të kesh "çelësin" e një kumbaraje bosh mjafton për të pasur status të privilegjuar kudo, qoftë dhe në një tavolinë të thjeshtë kafeneje.
Tentojnë të shiten shtrenjtë pa pasur asgjë tjetër për të ofruar, veç seksit.
Dhe ke parë që, shiten! Bursa e seksit është gjithmonë lart! Ato kanë vendosur një standard.

PLOGËSHTIA
Njohja, flirtimi, krijimi i lidhjeve seksuale, kanë qenë motivi pse lindi jeta e natës. Një vend ku njerëzit e lodhur nga puna të mund të takohen me qenie të tjera e të flirtojnë, të ndërlidhen.
Në jetën e natës së Tiranës rrotullohen disa qindra-mijëra femra që s'dinë ç'kërkojnë.
Rrinë 2 ose 3 vajza ulur në stol, pa folur, për orë me radhë, me një pije përpara. Pastaj ikin në shtëpi, të kënaqura që bënë jetë nate. Kështu prej vitesh.
Pse dalin atëherë në këto institucione flirtimi, nëse nuk kanë në plan të flirtojnë?
Që të duken! Më shumë se të argëtohesh, ka rëndësi të dukesh që je aty ku të gjithë thonë që bëhet qejf. Kaq është. Të kenë mundësinë të hënën të mburren: "unë isha aty". Kaq u mjafton. Edhe pse "aty" ato vetëm vegjetojnë.

Por, modeli më interesant, janë ato që paguhen për të qenë "aty", pranë banakut, si karrem për klientët.
Pije falas, për ekspozim falas. Narcizismi i tyre e pranon me kënaqësi marrëveshjen. Ato janë femra joshëse që kanë qejf të tregohen.
Por, shumica, s'ka kuptuar një gjë: Jeta e natës ka natë, por edhe jetë. Këto femra kanë vetëm natën. Nuk bëjnë jetë.

Duket sikur jeta e natës së Tiranës, në mënyrë absurde, është plot femra që kanë dalë të kërkojnë burrë për t'u martuar.

LLUPËSIA
Burri, do të thotë kompromis. Tarta e kompromiseve në martesë, do të ishte e gjatë e me seri.
Jemi të rrethuar nga njerëz dhe histori që dëshmojnë se martesa është kthyer në një institucion kompromisi të frikshëm për shumë çifte.
Për sa kohë gruaja ka para për të prishur, burri ka leje të mbajë dashnore. Ditën bëj ç'të duash! Në darkë kthehu në shtëpi! Mjafton që unë të mos e di!

ZILIA
Për të kuptuar dualizimin dhe çoroditjen e standardeve të sjelljes shoqërore te femrat shqiptare, mjafton të shohësh fotot e tyre në Facebook. Vajza, të cilat kanë frikë të flasin për seksin edhe me shoqet e ngushta, të rritura mes tabush të frikshme, dalin në FB në poza seksuale nga më të çuditshmet, e madje edhe të sikletshme për atë që i sheh. Një transformim total në një botë virtuale. Një lëshim nga zinxhirët, që si çdo çlirim i këtij llojit ka tendencën t'i çojë përtej kufirit të kundërt. Gjithmonë në web. Në jetën reale, kthehen në statusin origjinal.

Ndrydhja, bën që ato vajzat e mbledhura e konform normave të mesatares së "moralit" shoqëror, sa dalin jashtë kufijve të shtetit për konferenca, shkollë a çfarëdo tjetër, jetojnë fenomenin e çlirimit nga zinxhirët. Kjo i ka shndërruar gardhet e moralit në një farsë shoqërore si puna e tezgjahut të Penelopës: të gjithë e thurim ditën dhe e shthurim natën. Ose, e thurim në Atdhe, e shthurim në Perëndim.

E njëjta gjë ndodh me vajzat nga rrethet kur vijnë në Tiranë. Vajzat e urta të 2 muajve të parë të shkollës, kthehen në përbindësha të dëfrimit të pafre. Nevoja për të përballuar një jetë të shfrenuar që kursimet e babait në rrethin e largët e të varfër nuk ia mundësojnë, i shndërron këto vajza në një pre të lehtë. Dikush duhet të paguajë për to, në mos, ato vetë. Jo më kot, rekrutuesit e prostitutave on call, xhiron parë të "shopping-ut" e bëjnë nga "Qyteti Studenti".


DIO DELLE CITTÀ, E DELL'IMMENSITÀ

Vediamo se si può/imparare queste donne/e cambiare un po' per loro/e cambiare un po' per noi...
Femrat, mbeten gjysma jonë më e mirë. Kuptohet, që përjashtimet nga 7 kategoritë më sipër janë të shumta. Ka gra, të cilat durojnë shumë dhe sakrifikojnë jetën e tyre, për të rritur fëmijët. Ka vajza, që qorrohen mbi libra, për të arritur një profesion a vend pune që të tjerat e kapin duke vajtur në intervista me kurrizin përjashta. Ka dhe vajza të tjera, që mbahen mbyllur, për t'i "ruajtur" nga "degjenerimi" i "Bllokut". Ka dhe fshatra, ku fejohen, pa u pyetur që të mitura, ose arratisen nga mjerimi me të parin mustaqelli që kalon.

Gratë, duhet të përpiqen fort që të bëhen gjysma jonë akoma më e mirë. Në një botë ku meshkujt yshtin luftën, ato mund të impononin paqen. Aty ku burrat urrejnë, ato mund të dhurojnë dhembshurinë. Seksi, do të duhej të ishte gëzim, jo pengmarrje sociale.

Përtej komplekseve personale e përtej pabarazisë gjinore, femra shqiptare duhet të rishpikë vetveten.


Postuar nga Deb* datë 27 Shtator 2010 - 19:19:

Me pelqeu ky shkrimi me lart.
Mu kujtua nje histori qe me kane treguar ne lidhje me porosite qe bejne femrat. Ftuan nja dy cuna, dy goca per te ngrene nga nje cope hamburger, dhe ato porositen dhe Cream Whiskey. Hamburger me cream Whiskey. Por kjo ka ndodh heret ne fillimet e demokracise. U falesh atehere.
Nk kuptova dicka nga shkrimi. Te besh jete nate do te thote detyrimisht te bredhesh me nje mashkull?

Sa per te flirtuar flirtojne dhe femrat Shqiptare, por shumica vetem aq.


Postuar nga AndreaPirelli datë 27 Shtator 2010 - 20:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*

Sa per te flirtuar flirtojne dhe femrat Shqiptare, por shumica vetem aq.



Zere se te besuam .................. .







Postuar nga cecilia datë 28 Shtator 2010 - 00:34:

Ja perse s'me pelqehu ky shkrimi i mesiperm:

Ky gazetari apo shkrimtari (s'di se ca eshte) nuk ka bere gje tjeter veçse ka kritikuar gruan (femren) Shqipetare.Perpara se te kapte penen e tij te holle dhe te shkruante kete artikull duhet te ishte drejtuar tek ndonje sociolog per te kuptuar perse ndodh ky fenomen ne Shqiperi...

Nuk me beri aspak pershtypje ky shkrim.Pershtypje do me bente n.q.s do jepte ide-ra se si kto gra, nena apo vajza te dilnin nga ky fenomen. Gjithashtu ai, ka shprehur haptas se si maskilizmi sundon akoma ne Shqiperi.

Nuk me vjen mire qe ka perdorur figuren"femerore" si shembull negativ ne çdo rast dhe si per çudi ka shprehur edhe raste pozitive qe shyqyr ekzistojne...kjo siper te kerkuar ndjese.

Mendoj se asnje femer,grua s'duhet te bie dakort me keto thenie.Fajin qe keto femra i trajtojne si objekte eshte pikerisht shoqeria Shqipetare qe s'ka institucione,qe s'gjen dot rrugen per te informuar dhe formuar grate dhe nenat e Shqiperise. Fajin e kane po keta gazetare qe shkruajne dhe paragjykojne femren Shqipetare.

Femrat Shqipetare duhet te jene te bashkuara dhe te luftojne per nje qellim te vetem...por jo te perbuzin njera-tjetren...

Te ulemi te gjitha dhe te kuptojme perse kto gjera ndodhin ne shoqerine tone dhe çfare duhet te bejme qe te dalim nga kjo gjendje...






P.S: Debora,jete nate do te thote te dish perse po del dhe mbi te gjitha te argetohesh per te hequr stresin,lodhjen e javes...etc.
Jete nate do te thote te jesh e pavarur ekonomikisht dhe moralisht...jete nate do te thote te dalesh edhe nga vetvetja...te pish...te visesh ndryshe nga dita...te flirtrosh patjeter...etc etc

Jete nate nuk do te thote te vezhgosh te tjeret se çfare pijne dhe se si kercejne por te besh pjese edhe ti...jete nate nuk do te thote te dalesh çdo nate me nje coca-cola vetem e vetem sepse te tjeret dalin...nejse se e zgjata por une i shikoj gjerat shume ndryshe...


Postuar nga Deb* datë 28 Shtator 2010 - 00:53:

Cecilia gjithcka shkruhet aty eshte nje realitet i hidhur qe te gjithe e kemi pare e provuar vet ne Shqiperi. Autori i shkrimit eshte munduar te kapi vetem problemet qe ekzistojne sot me femren Shqiptare.

Ti mendon se ajo qe shkruhet nuk eshte e vertet? Ti thua s'duhet te biem dakort. Po me ke duhet te biem dakort? Do ndiheshe me mire po te thurreshin vetem lavderime per femrat Shqiptare?
Eshte tjeter gje te mohosh realitetin e tjeter gje te luftosh realitetin. Nuk luftohet realiteti duke e mohuar.

P.s Turll per ke pjese te fjalise e ke fjalen?
Nuk me the nga ishe zotrote, apo te pyes Glakun me mire?


Postuar nga AndreaPirelli datë 28 Shtator 2010 - 01:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*


P.s Turll per ke pjese te fjalise e ke fjalen?
Nuk me the nga ishe zotrote, apo te pyes Glakun me mire?



Per pjesen e dyte .........

lind e rrit ne tirane ............ gjimnazin e mbrapa ne durres ........ po me mendje dhe zemer akoma ne tirane .................... .


Postuar nga Deb* datë 28 Shtator 2010 - 01:15:

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth


Per pjesen e dyte ......... .................. .


Nejse nuk mbaj pergjegjesi per te tjerat. Fola keshtu ne pergjithesi me pershtypjen qe me eshte krijuar.


Postuar nga Fajtori datë 17 Nëntor 2010 - 10:00:

Festë e ‘trishtë’ evropiane në Tiranë

Destinacioni Evropë tashmë nuk është një ekuacion me shumë të panjohura. Rradhët e gjata nëpër dyer ambasadash, do të zhvendosen në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe në terminalin e pasagjerëve, që jo pa qëllim u zgjerua jo më larg se para disa kohësh. Noterët nuk do të kenë më shansin të kenë shumë punë me noterizime dokumentash për në ambasada. S’do të ketë më as 0900, kjo gjetje “gjeniale” për t’u plasur buzën sa më shumë shqiptarëve me ca përgjigje raciste dhe pagesa të majme impulsesh. S’do të ketë më sekserë për prime sigurimesh “ambulantë” para ambasadave. Madje edhe garanci bankare dhe vërtetime të pakuptimta. Për më tepër shija e hidhur e një pagese të majme diku tek 5 mijë lekë për një pullë vize, madje edhe në rast refuzimi. Gjithë kjo industri në shërbim të një pulle me logon e BE-së në pasaportë do të zëvendësohet nëpër blerje, apo rezervime online të biletave dhe agjensi të gatshme për të plotësuar kërkesat e destinacioneve.

E pra kur e mendon se sa i vështirë dhe i pamundur ka qenë ndonjëherë ky kalvar i gjatë i hallit për të patur një vizë, të vjen të hidhesh në qiell nga gëzimi. Dhe ka të drejtë të festojë shqiptari. Madje më shumë se kushdo popull që prek këtë ëndërr dekadash ndër vite. Por mënyra se si duhet të festohet është paksa e pazakontë. Vërtet përse duhet që shqiptarin ta kapë gazi dhe hareja. Përse ai nuk duhet të festojë sadopak në atë qetësinë dhe klasin që ndoshta mund t’i shkojë për shtat më shumë se kushdo. E vërtetë që s’kemi qënë Evropë, por jo pjesë e pandarë e saj. Sa afër jemi prej dy nga shtetet që vizitiohen më shumë nga turistët. Sa milionë emigrantë kemi dërguar nëpër dyert e kësaj Evrope që sot hapi dyert e saj për gjithë shqiptarët. Është kjo e vërteta. Për të shkuar më tej. Sa të huaj kemi punësuar këtu në vendin tonë dhe sa të denjë do të ishin ata sikur të punonin në Evropë, aty ku po punojnë aktualisht shqiptarët. E pra edhe aq në ditë të hallit nuk paskemi qenë si komb teksa sheh përgatitjet e heshtura të valixheve të stafeve konsullore të vendeve si Italia, Gjermania, Greqia, Franca, etj. Të gjithë këta pjesë e një strukture të “stërfryrë” prapa kangjellave të një ambasade, nisur nga kërkesa e shqiptarëve për ca viza më shumë.

Sot festohet në Tiranë për hyrjen në Europë të shqiptarëve pa viza, megjithatë një farë dinjiteti duhet të kishim treguar në fakt, për të mos sjellë me anë të festave pështjellime në mendjet evropiane. Hyrja pa viza në Europë, nuk do të thotë përsëritje e termit të hidhur me lugë floriri. Sot europianët kënë të drejtë të jenë më skeptikë se kurrë për mënyrën se si po e përkthejmë dhe lexojmë ne vendimin e BE. Të hysh me saze dhe daulle në Evropë do të thotë të krijosh rrëmujë dhe t’u japësh të kuptojnë kombeve të tjera më europiane se nëse diçka mund të ndodhë pas kësaj lodre me emrin “pa vizë”. Përse nuk mendojmë se si mund të binjakëzojmë Universitetet tona dhe për më tepër të kalojmë në klasë disa nga këta privatet që janë vërtet ku thërret qameti. Përse nuk mendojmë më parë për arsimimin e këtij kombi? Do shkojmë të trokasim nëpër dyert e europianëve për të lypur, nga ku mos të habitemi pas ndonjë përgjigje “hajt zoti të dhashtë vizë”. Përse nuk mendojmë se si mund të zgjidhim problemet shëndetësore dhe a mund shqiptarët të kryejnë vizita mjekësore nëpër klinikat apo spitalet e Evropës. A kanë një kartë apo një librezë shëndetësore në anglisht, italisht apo fërngjisht shqiptarët nga ku mund të merret vesh se nga se vuajnë. Edhe këtu do të jemi të padenjë dhe e sigurt që do thuhet rëndom termi “me ta shpif shqiptari”. Të sëmurë dhe të paekzaminuar nga asnjë lloj qendre shëndetësore. Përse nuk mendojmë si të krijojmë kushte të qytetërojmë shqiptarinë për mbrojtjen e ambientit, kulturës, edukatën. A mendoi kush për këto përpara se të organizonte festime apo të hidhte në qiell fishekzjarre. Janë këto gjëra që e bëjnë këtë festë të trishtë dhe jo shumë pompoze. Boshnjakët vendosën të mos festojnë dhë të mos dehen nga padituria se çdo të thotë ky nocion kolektiv. Po ne përse nxitojmë dhe përse harbohemi kur vetëm pak ditë më parë një autobuz që udhëtonte i gjithi me viza në pasaportë, u rrokullis në një humnerë në bash të vendit. Ëndrra e tyre kishte marrë udhë jashtë këtij vendi, pa pritur mësymjen drejt kufijve të shqiptarëve të tjerë.

Pa dashur lind pyetja se përse sa herë që ka një miting elektoral, apo manifestime të tjera politike karvanët e autobuzëve i mbështillen rreth e qark Tiranës? Përse do të duhej edhe sot në këtë festë të madhe të shqiptarëve që këta karvanë të bllokonin trafikun e shqiptarëve që punojnë dhe duan të kthehen pas një të premte pasdite pranë familjes. Dhe kjo vlen për të dyja partitë, më saktë edhe për partinë e tretë që i ka më shumë me qejf manifestimet. Nuk kanë njerëz të mjaftueshëm në Tiranë dhe halli i detyron për të mbushur sheshet me hallexhinj nga rrethet? Ka një përgjigje për gjithë këtë lloj situate. Ka ndodhur ajo që s’duhet t’i ndodhte politikës. Është bërë apatike dhe i ngjan një rruge pa krye, por i njohur destinacioni. Distanca që ajo po krijon me shoqërinë, grupet e interesit dhe intelektualët e pavarur dhe me interes vetëm tek puna dhe përpjekja sublime për të çuar bukën e përditshme në shtëpi, solli këtë gjëmë që po i ndodh aktualisht çdo fenomeni që ka për bazë marketingun politik. Të bësh P.R. për çfarëdo lloj arritje e veshur nën okeljon e politikës, krijon boshllëqe dhe dëme të konsiderueshme tek interesi mbarëkombëtar, veçanërisht në atë qytetar. Për sa kohë instrumenti politik-bërës nuk gërshetohet me aksionin dhe interesin qytetar, më shumë autobuzë me militantë do të kemi në pikat kyçe të qytetit, nga çdo lloj partie. Më shumë trafik dhe kaos. Më shumë rënie të interesit, madje deri edhe në përbuzje nga ana e atyre që ditë pas dite i humbi politika në kalvarin e saj të gjatë, veçanërisht në kryqëzimin “tranzicion”. Ata janë ata që ngrihen në mëngjes pa zhurmë dhe shkojnë punojnë aty ku u bëhet më mirë, ku janë të konkurueshëm. Konsumojnë pushimin e drekës dhe më pas drejtohen për në familjet e tyre, me një shpresë për t’u kthyer sa më shpejt pranë familjes së tyre. Kaq u mjafton dhe nëse ua bezdis këtë ritual sadopak të thjeshtë, dihet se i humbet shumë kollaj. Ashtu si shkëlqimi i kësaj feste që u duk akoma më i zbehtë dhe i vyshkur këtë vjeshtë në Tiranë.

Eno Cacaj


Postuar nga Fajtori datë 27 Nëntor 2010 - 06:50:

Te njohesh Shqiperine me syte e te huajve.

(Besnik Mustafaj)
Pak e gjate por eksperience e vyer



1
Rrëzimi i diktaturës, ardhja e lirisë, shënoi rrëzimin e murit të brendshëm, me të cilin Shqipëria e kishte rrethuar veten për t'u ndarë me të tjerët. Ne nuk e kishim përfytyruar dhe nuk mund ta përfytyronim nga brenda se për të dalë vërtet nga izolimi dhe për të zënë një vend të respektuar në skenën ndërkombëtare, do të na duhej të rrëzonim edhe një mur tjetër, një mur i jashtëm ky, i padukshëm në vështrim të parë, që do të thotë se ishte posaçërisht i vështirë për t'u shembur. Ne nuk ishim përgatitur fare për t'u ndeshur me të. Ne u shfaqëm në skenën e madhe të botës së lirë mirëfilli si të panjohur. Për këtë mur e kam fjalën. Si mund të ndërtonte bota e demokracisë dhe e mirëqenies marrëdhënie të vërteta partneriteti me një varfanjak, i cili për më keq ishte edhe i panjohur? Diku në pranverë të vitit 1993, kur isha ambasador në Paris tashmë, rasti e solli të jem ulur gjatë një dreke pranë me një deputet francez. Pak javë më vonë, ky deputet i nderuar më telefonoi për të më ftuar në një aktivitet në zonën e tij elektorale. Do të ishte një darkë-debat rreth Shqipërisë. Shkova me kënaqësi. Në një restorant të madh ishin mbledhur rreth njëqind veta: gjithë elita lokale, zonja dhe zotërinj të shkolluar mirë, të veshur bukur, siç e donte rasti i mbrëmjes me një ambasador. Paraqitjen time e bëri deputeti, i cili edhe në emër të të gjithë të ftuarve, shprehu "lumturinë e thellë për praninë e përfaqësuesit të lartë të një vendi mik, por fatkeq, të cilin historia ia kishte fshehur botës së lirë për gjysmë shekulli në malet e Kaukazit". Mendova se ishte një lapsus dhe nuk e korrigjova për të mos e vënë në siklet para zgjedhësve të vet. Për pasojë, u detyrova gjatë mbrëmjes t'u përgjigjem shumë e shumë pyetjeve, që kishin të bënin me Nagorni Karabakun, me Abkazinë, Osetinë, etj.

Qysh nga ajo mbrëmje e për disa vjet në vazhdim, në qindra ligjërata që kam mbajtur në Francë në salla të mëdha e të vogla, madje edhe në universitete, në Paris e në provincë, jam kujdesur t'u kujtoj të pranishmëve se Shqipëria është një vend i vogël europian, në breg të Adriatikut, përballë Italisë dhe në veri të Greqisë. Këtë kujtesë e kam mbajtur parasysh edhe në intervistat në radio e televizione. Tani duket si për të qeshur, por është edhe psikologjikisht e lodhshme për një ambasador ta fillojë fjalën e tij me një informacion gjeografik kaq bazik rreth vendit që përfaqëson. Por, ishte e domosdoshme. Asnjë vend tjetër ish-komunist nuk ka qenë i detyruar ta fillojë rrugën e vet të integrimit euro-atlantik në një kuotë kaq të ulët.




2
Ne dolëm nga izolimi i plotë vërtet krejt të panjohur për të tjerët. Por, kjo nuk ishte për ne pengesa e vetme për të marrë një rol aktiv në zhvillimet ndërkombëtare në rajon apo më gjerë. Regjimi diktatorial kishte punuar me një makineri shumë të fuqishme për t'u krijuar shqiptarëve iluzionin se vendi i tyre është qendra e botës, gjë që shoqërohet, siç dihet, me një delir të madh kolektiv. Ky delir përbën një nga kolonat më të sigurta, mbi të cilën mbështetet regjimi diktatorial. Me shembjen e diktaturës shfryhet edhe balona i këtij deliri. Vendin e delirit e zë një mungesë e thellë e besimit në vete, do të thosha një nënvleftësim kolektiv i vetes. Parë vetëm në aspektin e nevojave që ka politika e jashtme për t'u mbështetur dhe inkurajuar nga opinioni i brendshëm publik, do pranuar edhe me qetësinë që jep retrospektiva se nënvleftësimi që kishin shqiptarët për veten në raport me të tjerët gjatë shumë viteve të para të tranzicionit, ishte një presion real dhe me pasoja të dëmshme mbi politikën e jashtme. Nën presionin e një opinioni të demoralizuar, diplomacia detyrimisht që do të shtyhej drejt një sjelljeje konvulsive, në mos pasive dhe inferiore.

Bie fjala: Shqipëria bëri demarshet formale për t'u anëtarësuar në Konferencën Islamike, në fundin e vjeshtës 1991. Qeveria demokrate, që erdhi në pushtet pak muaj më pas, përcaktoi si një nga objektivat e veta që të aktivizohej sadopak edhe brenda kësaj organizate. Kjo gjë shkaktoi një trazim të madh në Tiranë. U zhvillua një debat i gjatë publik, në të cilin u përfshinë elitat politike dhe intelektuale. Duke i besuar sot si të sinqerta, ato qindra shkrime, intervista, deklarata të asaj periudhe, kanë një cilësi thelbësore të përbashkët: elitat shqiptare, qofshin ato intelektuale apo politike, nuk kishin besim se diplomacia shqiptare do të ishte në gjendje të fliste në tryezën e madhe të Konferencës Islamike me zërin e vet. Në të vërtetë, mosbesimin që elitat shqiptare kishin në veten e vet, e transferonin në këtë rast tek zbatuesit e politikës së jashtme të shtetit. Dhe fakt është se qeveria e asaj kohe, për më shumë se katër vjet, nuk arriti të merrte as guximin për ta sjellë në Parlament aktin e anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën Islamike, në mënyrë që ky akt diplomatik me kuptim për hapjen e Shqipërisë pa paragjykime edhe të ratifikohej, siç e kërkon Kushtetuta e vendit.
Unë vetë asokohe, në një takim me Presidentin Miteran, gjeta mundësinë t'ia drejtoja atë pyetje që shtrohej gjerësisht në Tiranë e ndaj të cilës edhe unë vetë kisha sigurisht ndjeshmërinë time. A do të përbënte anëtarësimi në Konferencën Islamike, pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Presidenti Miteran kërkoi të dinte vetëm se me çfarë kushtesh kishim hyrë ne në këtë organizatë. Dhe kur unë i shpjegova se kushti i pakapërcyeshëm ishte respektimi i Kushtetutës tonë, ku sanksionohet se shteti shqiptar është laik dhe nuk ka asnjë fe zyrtare, ai mu përgjigj fare thjesht. Më tha se ishte mirëfilli në interesin e Europës, që sa më shumë vende si yni të kishin zë në gjirin e kësaj organizate, si një mundësi për t'u shprehur aty nga brenda jo vetëm filozofia europiane, por edhe vullneti i Europës për të bashkëpunuar me vendet myslimane, në emër të paqes e të prosperitetit të përbashkët. "Kjo do të jetë një vlerë e shtuar për ju kur të vini në Bashkimin Europian, e të bëheni pjesë e politikës së jashtme të përbashkët europiane", më tha Presidenti Miteran.

Edhe shumë nga miqtë e mi, burra e gra të ditur, çuditeshin kur ua tregoja këtë bisedë dhe thellë-thellë dyshonin që Presidenti Miteran, domethënë Presidenti i Francës, të besonte seriozisht që Shqipëria mund të luante një rol sado të vogël ndërkombëtar.




3
Me të drejtë, për më shumë se 15 vjet, cilësia e kontributit të Shqipërisë si lojtar konstruktiv në rajon është përcaktuar kryesisht nga qëndrimi i saj ndaj zhvillimeve në Kosovë. Statusi i veteranit që kam sot përkitazi me politikën dhe diplomacinë, më lejon ta shtroj pa doreza pyetjen: Për çfarë meritash janë lavdëruar nga komuniteti ndërkombëtar qeveritë shqiptare të periudhës 1991-1999, kur ka qenë fjala për Kosovën? Nuk po jap një përgjigje analitike, por po tregoj përsëri një episod nga përvoja ime.

Ishin fillimet e luftës në Bosnjë. Asokohe erdhi për vizitë në Paris, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Boutros-Boutros Gali. Unë pata nderin të jem në një darkë relativisht të ngushtë me të. Nuk ishim më shumë se 50 të ftuar. Mu dha edhe mua fjala. Pesë minutat që unë kisha në dispozicion i përdora për t'i paraqitur gjendjen në Kosovë. Me sa duket, përshkrimi im dramatik nuk i pëlqeu sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Dhe sidomos nuk i pëlqeu prognoza ime për qëndrimin e Shqipërisë, në qoftë se ky konflikt na vinte në kufi, siç edhe erdhi. Përveç argumenteve historikë dhe etnikë, përmenda edhe argumentin gjeografik: vazhdimësinë e territoreve të banuara nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Në vend të një shkëmbimi pikëpamjesh, siç e donte nderi i mjedisit ku gjendeshim, unë mora nga zoti Boutros-Boutros Gali një kërcënim të pastër. Në qoftë se edhe një qytetar i vetëm shqiptar kapërcen kufirin për t'u përzier në ngjarjet që ndodhin apo mund të ndodhin në Kosovë, ne do e ndëshkojmë Shqipërinë si vend agresor. Kaq më tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. "Çfarë duhet të bëjmë ne për ta ndihmuar zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë në Kosovë?", e pyeta unë për herë të fundit. "Ju duhet të rrini urtë dhe t'i inkurajoni edhe shqiptarët e Kosovës të rrinë urtë", mu përgjigj ai.

Kurrë nuk e kam harruar shijen e keqe të kësaj "këshille". Megjithatë, fakt është se politika shqiptare në ato nëntë vjet, e majtë apo e djathtë, u kujdes shumë të tregohej sa më e urtë. Ne u bëmë kështu konstruktivë në rajon, thjesht me mosveprimin tonë. Edhe kjo mënyrë për të fituar respekt në komunitetin ndërkombëtar me mosveprimin ishte një mësim, që ne nuk do të kishim mundur kurrë ta imagjinonim në kushtet e izolimit.




4
Ndër shumë e shumë aspekte që ndihmojnë të kuptohet sot se sa e vështirë ka qenë për Shqipërinë rruga për të marrë një rol aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, po veçoj edhe një të fundit.
Takimin e parë në cilësinë e ministrit të Jashtëm, unë e organizova me homologun tim serb. Ishte mesi i shtatorit 2005 dhe ne do të takoheshim në Nju Jork, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kuptohet se temë kryesore do të ishte Kosova. Ambasadori Kai Aide nuk e kishte dorëzuar ende raportin e vet, ku do të shprehej nëse ishin pjekur apo jo kushtet për çeljen e bisedimeve për statusin final të Kosovës. Gjithsesi, disa sinjale pozitive kishin arritur jo vetëm deri te mjediset diplomatike, por edhe te mediat.
Shkurtimisht, unë i propozova homologut tim serb që as Tirana dhe as Beogradi të mos përziheshin në ato bisedime të pritshme. Bisedimet, ashtu si vendimi për të ardhmen e Kosovës, u takonin tërësisht vetëm aktorëve të drejtpërdrejtë të kësaj historie, e që ishin shumica shqiptare dhe pakica serbe e Kosovës, si dhe komuniteti ndërkombëtar si monitorues i domosdoshëm. Arsyetimi im ishte se qeveria shqiptare dhe qeveria serbe do e trajtonin detyrimisht problemin me përkujdesjen për t'u pëlqyer më shumë nga opinioni publik në Tiranë e në Beograd, sesa për të kërkuar me ndershmëri një zgjidhje të drejtë, të përshtatshme e të qëndrueshme për të ardhmen e Kosovës. Parë në logjikën e ftohtë të së drejtës ndërkombëtare, çështja e Kosovës ishte një zhvillim në politikën e jashtme për Shqipërinë. De facto, ky ishte po ashtu një problem jashtë juridiksionit shtetëror të Serbisë, qysh nga vera e vitit 1999.

Kolegu im serb, sigurisht që nuk e pranoi simetrinë që ndërtova unë dhe nuk do të hyj në hollësira. Ajo që meriton të përmendet në kontekstin e kësaj analize, është njoftimi i shtypit që shpërndau zyra e kolegut serb pas takimit. Aty reflektohej një tension, i cili realisht nuk kishte ekzistuar gjatë bisedës tonë. Ministri i Jashtëm serb mirëfilli kishte pasur merakun të pëlqehej në opinionin e vet publik. Unë nga ana ime u detyrova në vazhdim të përballem me opinionin publik këtu kur, në respekt të bindjeve të mia se diplomacia e vërtetë ka për detyrë të synojë maksimumin e të mundshmes, fola për pavarësinë e kushtëzuar si formula më e arritshme për statusin e pritshëm të Kosovës.
E solla këtë shembull vetëm për të treguar se pikërisht në çështjen e Kosovës, ku Shqipërisë i jepej kryesisht mundësia të bëhej faktor rajonal, politika e jashtme ishte më shumë se në çdo fushë tjetër peng i emocionit të opinionit të brendshëm publik. Nevojitej një kthjelltësi dhe kurajo e madhe nga politikëbërësit për ta kapërcyer reagimin e fortë emocional të këtij opinioni, i cili, edhe pse ka shpjegimet e veta në logjikën historike, nuk ka përputhje pozitive me nevojat logjike të aktualitetit. Është një emocion i çastit, kuptohet, dhe si emocion i çastit përmban natyrshëm dritëshkurtësi, por kjo nuk e zbut furinë goditëse të dallgës së tij. Hartuesit dhe drejtuesit e politikës së jashtme kishin nevojë për një largpamësi të vërtetë dhe bindje të rrënjosura në drejtësinë e vendimeve të veta, përndryshe do të thyheshin nën furinë e asaj dallge. Ndër gjërat që kam ruajtur me një kureshtje të veçantë në arkivin tim personal, janë gjuajtjet me mbushje të plotë që më erdhën gjatë asaj periudhe nga të gjitha anët. Patriotë të shumtë zemërdjegur në Tiranë, në Prishtinë e në diasporë, në Parlament, në konferenca shtypi, në debate televizive, në forume interneti, gjithandej e zgjidhën gjuhën. Por fundi doli i mirë, siç dihet, dhe kjo ka rëndësi në fjalë të mbrame.


-----------------------------------
Siç e lexoni ne fjalite e fundit, ish ministri qe dhe doreheqjen nga PD vitet e fundit permend edhe patriotet e fiksuar qe shkruajne ne forume. Mos i harroni fjalet e tij kur lexoni ndonje ekstremist ne faqet e ketij forumi. Anti-shqiptaret veshin gjithmone petkun e patriotizmit, ashtu siç jane patriote te thekur kriminelet me te medhenj shqiptare (koment personal).


Postuar nga lule datë 28 Nëntor 2010 - 00:26:

Une doja te citoja vetem nje thenie te te madhit Faik Konica.
E keqja e shqiptareve jane vete shqiptaret.

Po nuk qeme ne rregull vete ne shqiptaret nuk mund te presim hajer nga bota. Po shame njeri tjetrin, po vrame njeri tjetrin, po thurem intriga kunder njeri tjetrit apo ku di une se cfare tjeter bota do na trajtoje jo me mire se si na ka trajtuar deri me sot. Do vazhdojme te ngelim te vegjel ne trup dhe ne shpirt.


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2010 - 09:46:

Per ata qe "i dine keto qe thuhen"

Nje pjese e artikullit te Fatos Lubonjes: "Fatkeqesi, por jo natyrore".


... Teksa bëjmë këto diskutime duke parë përmbytjen e radhës, nuk mund të mos na vijnë ndërmend skenat e maskaradës që pamë në Parlamentin shqiptar para disa ditësh, ku të mbledhur për të diskutuar buxhetin, deputetët tanë s’bënë gjë tjetër, deri afro në agim, por veçse u shanë ndërsjelltasi për vjedhje e korrupsion, e vetëm për analizë buxheti nuk folën. E ndër tjera, nuk mund të mos sjellësh ndërmend se nuk pamë e dëgjuam që në atë buxhet të kishte ndonjë zë të rëndësishëm për investime për pengimin e përmbytjeve në Shkodër dhe po ashtu, nuk pamë e dëgjuam ndonjë deputet të opozitës të zonës së Shkodrës, që të ngrihej e të protestonte për këto mungesa në buxhet.
Tani vjen përmbytja, e njëra palë fillon a akuzon, kurse pala tjetër thotë “fatkeqësi natyrore”.

Që fatkeqësia nuk është natyrore, por politike, njerëzore domethene se ka të bëjë me atë që njerëzit e thjeshtë i dëgjon shpesh të thonë: “Ç’është kjo fatkeqësi që na ka gjetur ne, që na kanë rënë këta politikanë për hise”. Këtë e dinë edhe kafshët e përmbytura të asaj zone, e jo më njerëzit. Debati mund të zhvillohet në nivel filozofik, mbi atë sesa kjo fatkeqësi është një rastësi dhe sa është e determinuar nga vetë niveli kulturor e moral i popullit tonë heroik e liridashës. E në këtë aspekt, do të thosha se me siguri duhet thënë se ashtu si fatkeqësia e përmbytjes që nuk është vetëm natyrore d.m.th. rastësore, por edhe njerëzore, ashtu edhe kjo fatkeqësi politike nuk është vetëm rastësore, por ka të bëjë edhe me nivelin e njeriut tonë demokratik. Dhe kur themi “njeriu”, kam parasysh faktin se ai ka në dorë të bëjë të mundurën për të evituar fatkeqësitë, apo për t’i parandaluara ato, apo për t’i pakësuar ato. Dhe nuk ka pikë dyshimi se ashtu sikurse për evitimin e përmbytjeve në Shkodër ka pasur shumë gjëra për t’u bërë, ashtu edhe ndaj kësaj fatkeqësisë tjetër njerëzore ka shumë gjëra për t’u bërë.

E ndërsa shkruaj këto radhë, më vjen ndërmend se në buxhet parashikohen miliarda për të hapur një tunel të gjatë e të gjerë në Krrabë që (thonë këta të pushtetit) elbasanasit të vijnë për 30 minuta (jo për një orë) në Tiranë. Dhe pyes me vete: e ç’kuptim ka që elbasanasit të vijnë një gjysmë ore më herët në Tiranë, kur ti ke njerëzit që po të përmbyten vit për vit në Shkodër? Apo se mos ka punë në Tiranë? Mirëpo, arsyeja e mosarsyes së fatkeqësisë së politikanëve tanë, nuk thotë kështu. Dhe këtu, tek e fundit, kthehemi përsëri tek pyetja: çfarë mund të bëjmë që ta evitojmë këtë fatkeqësi njerëzore ose që të pakësojmë dëmin e saj? Me fjalë të tjera: ka njëzet vjet që na përmbytet Parlamenti e qeveria me të paaftë, të korruptuar e të babëzitur, çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar këtë? Personalisht mendoj se ka shumë më tepër shans të bëhet ndonjë gjë për të evituar përmbytjet në Shkodër, sesa për të evituar këto përmbytjet në Parlament.
Kaq. Nuk po jap ndonjë zgjidhje nga ato që lexuesi pastaj të më thonë: analizën e ke bërë mirë, por zgjidhjen e ke dhënë të dobët.

Mirëpo, ndërsa shkruaj, më bëhet sikur i dëgjoj ata lexues që do të thonë: prapë po një fyelli pesimizmi po i bie ky Lubonja. Nëse ke ndonjë zgjidhje thuaje, përndryshe mos na shkruaj gjëra që i dimë sa për të na deprimuar edhe më. I shtrënguar nga ky zë, duke e lodhur mendjen për ndonjë zgjidhje optimiste, pasi e lexova edhe një herë që nga fillimi e në fund shkrimin deri këtu dhe vërtet pashë se shumë gjëra janë thënë e stërthënë jo vetëm nga unë, më në fund më erdhi ideja e zgjidhjes: Pse të mos bëjmë dy parlamente? Një Parlament që është ky që është, i cili sheh interesat private të politikanëve dhe oligarkëve që janë këta që janë, të cilët bëjnë buxhetet e përcaktojnë prioritetet sipas interesave të tyre. Dhe një Parlament tjetër, që të shohë interesat e njerëzve si puna e atyre që përmbyten në Shkodër, e jo vetëm. Unë jam i sigurt se po të hidhet në referendum kjo ide, do të miratohet nga shumica e njerëzve. Gjithë duke e zhvilluar këtë ide, më del se i bie që të kemi edhe dy polici, edhe dy gjyqësorë edhe dy lloje mediash, deri edhe dy kryeqytete. D.m.th, gati si të krijojmë një shtet të ri. E meqë siç dihet, shpesh shtetet fillojnë nga përcaktimi i kryeqyteteve, unë propozoj që kryeqytet i këtij shtetit të dytë shqiptar të bëhet… le ta mendomë pak… Përfundimisht më del se duhet të themelojmë një kryeqytet të ri dhe ta quajmë “Fillimngazero”. Parlamenti në “Fillimngazero” rrëzoi qeverinë me mocion mosbesimi për shkak të përmbytjeve në Shkodër. Çfarë lajmi i bukur! I ftoj lexuesit ta votojnë propozimin tim.


Postuar nga RIP Gibbs datë 05 Dhjetor 2010 - 20:36:

MEDIA DHE PUBLIKU, RAPORTET MES TYRE. (erald gibbs)

Për të bërë një analizë të thjeshtë për raportin mes medias dhe publikut vendosa të zgjedh gazetën “SHEKULLI”, përkatësisht numrat e datës 23, 25 tetor dhe 2 nëntor. Në të tre numrat që kam marrë në shqyrtim Ngjarja e Ditës konsiderohet: “Pakti i Shqipërisë me Greqinë për kufijtë detar”. Kjo ngjarje ka zënë vendin më të rëndësishëm në të gjitha gazetat këto dy javët e fundit. Ajo ka një interes të gjerë si për politikën ashtu edhe për mbarë shqiptarët, pasi preken interesat dhe sovraniteti ynë si shtet.
Si është pasqyruar kjo ngjarje nga gazeta në raport me publikun?
Në numrin e datës 23 tetor i është kushtuar plot dy faqe nga kjo gazetë, marrëveshjes midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në krye të saj është vendosur një protestë e G99 dhe më poshtë një prenoncim për shtyp i historianit dhe politikanit Pëllumb Xhufi lidhur më çështjen në fjalë. Në të gjithë shkrimin që i kushtohet kësaj çështjeje nuk vërehen mendime apo këndëvështrime të opinionit publik. Për mendimin tim është e domosdoshme që opinionet apo këndëvështrimet nga shoqëria civile të mos mungojnë, pasi kjo çështje është e një interesi mbarëkombëtar.
Mëqënëse ngjarja ka shkaktuar debat të madh në media është e nevojshme që të trajtohet gjerësisht nga ana e medias për lexuesin.
Edhe në dy numrat e tjerë që kam zgjedhur, në atë të datës 25 tetor dhe 2 nëntor, “pakti me Greqinë” është trajtuar në mënyrë të ngjashme më atë të numrit të sipërpërmendur. Shkrimi përmban opinione nga ekspertë, citime nga konventa të ndryshme lidhur me çështjen e kufirit detar. Por kjo mënyrë trajtimi për këtë problematikë jo vetëm që nuk ngre debat për zgjidhjen e saj, por nuk lejon as publikun të marrë pjesë në të. Ky lloj trajtimi e shndërron çështjen e Paktit nga një çështje me interes kombëtar, në një çështje thjesht politike deri diku banale mes ekspertëve të majtë dhe atyre të djathtë.
Publiku nuk është gjë tjetër, veçse një spektator i pafuqishëm për të duartrokitur. Ai nuk ka asnjë lloj mundësie për të marrë pjesë në këtë çështje që e prek atë drejtpërdrejt dhe kjo për dy arsye: 1) Media nuk e përfshin në debat. 2)Nuk është i mirëinformuar për problemin në fjalë, pasi nuk ka një pasqyrim të thjeshtëzuar apo skematik të saj.
Por edhe sikur të vendoseshin në shkrime elemente të thjeshtëzuar në mënyrë që publiku të njihej më mirë me problemin e “Paktit”, ai do ta kishte thuajse të pamundur të jepte kontributin e tij në zgjidhjen e çështjes. Nga mënyra e trajtimit ngjarja nuk mund të ngjalli debat, por vetëm pakënaqësi në publik. Në të janë pasqyruar vetëm opinione të atyre që kundërshtojnë paktin, dhe opinionet e kundërta mungojnë. Atëherë është e pamundur që publiku të futet në debat kur në ditët në vazhdim është informuar vetëm për të këqijat e paktit.

Një ngjarje tjetër e ditës në të tre numrat e gazetës “SHEKULLI” ka qënë edhe ajo e zhurmave në kryeqytet. Gazetarët e kanë trajtuar “problemin” e zhurmave si një problem që duhet të zgjidhet urgjentisht. Në numrin e datës 23 tetor për ketë problem, që duhet thënë është një nga më shqetësuesit për shoqërinë, është botuar një shkrim nga prof. Zyhdi Dervishi, mbi pasojat që sjellin zhurmat te qytetarët.
Mënyra e pasqyrimit të këtij problemi është shumë e ndryshmë nga ajo e përdorur për trajtimin e “marrveshjes për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë”. Gazetari është përpjekur të ngre një debat dhe përveç ekspertëve dhe psikologovë ka përfshirë dhe persona nga shoqëria civile, që në fund të fundit janë ata që vuajnë pasojat e zhurmave tej normave të lejuara. Ky në fakt është një elemenet pozitiv pasi gazetari ka përfshirë rreth 15 persona të tillë për këtë problem duke u munduar kështu që të arrihet një debat më i gjerë.
Ai ka formuluar një pyetësor të shkurtër, ku çdo i intervisutar ka shtruar pikëpamjet e tij se si duhen mënjanuar zhurmat. Më së shumti të gjithë kanë dhënë mendimet dhe shqetësimin e tyre në lidhje më këtë problem deri diku stresues.
Por a kemi realisht një debat?
Unë mendoj se debati nuk është ngritur as për ketë çështje, ashtu siç nuk ishte ngritur as për atë të mëparshmen dhe kjo për disa arsye. E para, vërtet gazetari ka përfshirë publikun të jetë pjesëmarrës në këtë problem dhe ky i fundit ka dhënë mendimet e tij dhe ankesat e shqetësimet në lidhje me to, por vetëm kaq. Këtij problemi i mungon pala tjetër, ata që shkaktojnë zhurmën dhe ata që e lejojnë atë. Mungesa e këtyrë dy komponentëve kaq thelbësore bën që trajtimi i këtij problemi të jetë i paplote, duke çuar në rastin më të keq në moszgjidhjen e tij.
Megjithatë raportet mes medias dhe publikut janë më të afërta për problemin e dytë dhe për të tjera probleme të kësaj natyre, sesa për çështjet politike, ekonomike apo edhe ato me interes kombëtar.
Për çështjet më madhore ku publiku nuk duhet të mungojë, ai mungon duke i lënë probleme të tilla në dorën e politikanëve dhe të ekspertëve të tyre për ti zgjidhur. Zgjidhje që shpeshherë bien në kundërshtim me interesat e mbarë shoqërisë.


Postuar nga Vizioner datë 08 Shkurt 2011 - 12:11:

Top Gear: Shqipëria është "foleja e hajdutëve të makinave"

Programi i famshëm i BBC ka regjistruar një episod të emisioneve të tij në Shqipëri lidhur me çështjen e makinave. Me humorin e tyre, Jeremy Clarkson dhe dy bashkëprezantuesit kanë trajtuar një sërë çështjesh por kryesorja është se ata e cilësojnë Shqipërinë si një "fole e mafias për vjedhjen e makinave".


"Me sa duket, ajo që ndodh është se shqiptarët shkojnë në Angli, gjejnë një punë, blejnë një makinë dhe pastaj kthehen bashkë me të", tha Clarkson në një segment të programit me ironi duke vërejtur numrin e madh të makinave me targa angleze në Shqipëri.


Në studio është treguar një histori se si një ministër i qeverisë shqiptare ishte zënë ngushtë, pasi makina e tij ka rezultuar e vjedhur nga një pikë kontrolli të policisë kufitare greke.


Gazeta britanike "The Guardian" shkruan se Ambasada Shqiptare ka preferuar "të pranoië fyerjet", pa reaguar për një gjë të tillë.


Postuar nga kurt datë 08 Shkurt 2011 - 12:15:

vizioner a eshte e mundshme te shikohet video e kasj episode ndokun?


Postuar nga Fajtori datë 08 Shkurt 2011 - 13:02:

Top Gear - Sezoni 6 (Albania)




P.s. I ra nuri shqiptareve nga Top Gear? Te gjithe e dime qe treçereku i makinave lluksoze 20 vjetet e fundit kane qene te vjedhura. Dhe ato qe s'kane qene te vjedhura 70% jane bere me pare droge e prostitucioni. Shqiptaret neper bote mezi u del rroga, ndersa ne shqiperi çuditerisht kthehen pasanike qysh 30 vjeç, pa shkolle, dhe me Range Roverin e fundit...


Postuar nga kurt datë 08 Shkurt 2011 - 13:40:

thnx fajtor. intertainin
ajo ishte rruga per ne koman nemos gabohem, e kam bere ate rruge deri diku kte rradhe kurne shqiperi, dhe me te vertet mu dukt scary drive.

ktu vite me pare kam lexuar nje artikull te gjate ne vannity fair revista me prestigjoze ne amerike. dhe thoshte per shqiperine dhe malin e zi qe kane makinat me te mira ne evrope, dhe papunsia me e madhe gjithashtu


Postuar nga Vizioner datë 08 Shkurt 2011 - 13:59:

Re: Top Gear - Sezoni 6 (Albania)

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


P.s. I ra nuri shqiptareve nga Top Gear? Te gjithe e dime qe treçereku i makinave lluksoze 20 vjetet e fundit kane qene te vjedhura. Dhe ato qe s'kane qene te vjedhura 70% jane bere me pare droge e prostitucioni. Shqiptaret neper bote mezi u del rroga, ndersa ne shqiperi çuditerisht kthehen pasanike qysh 30 vjeç, pa shkolle, dhe me Range Roverin e fundit...


Postuar nga Fajtori datë 08 Shkurt 2011 - 14:02:

Eshte rruga per Sarande, pra Llogaraja, Himara, dhe besoj tragetin e kane marre ne Sarande. Kthesa qe marrin ne nje rrethrrotullim eshte ne Himare. Ndjekja vazhdon per Llogara, makinen e kane hedhur ne humnere te kthesa ku zakonisht hidhen me parashute. Gje e veçante dhe ndoshta i vetmi stunt qe eshte bere ndonjehere.


Postuar nga kurt datë 08 Shkurt 2011 - 14:11:

wow, vend fantastik shqiperia, si nuk ben ndonje film ai guy richie meqe edhe mafja e aventurarjera ka pas shume shqiperia neper evrope.

edhe atje per koman ishte rruga ashtu pak a shume kisha harruar komplet per terrenet tona, kur jam ule ne fushe nga komani mu dukt se kisha bere nje aventure te madhe


Postuar nga AngelDevil datë 08 Shkurt 2011 - 19:23:

Edhe ca pastaj u bene keq ata qe paska makina te shtrenjta Shqiperia po ik ore zbythuni. Apo harrojne ata koke lakra te shpelam qe pislliqet i bejne vete ata qe bien dakort me "mafiozet" ...jua shesin per te perfituar dhe para nga shitja dhe nga siguracioni. WTF ..


Postuar nga Fajtori datë 09 Shkurt 2011 - 22:59:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Edhe ca pastaj u bene keq ata qe paska makina te shtrenjta Shqiperia po ik ore zbythuni. Apo harrojne ata koke lakra te shpelam qe pislliqet i bejne vete ata qe bien dakort me "mafiozet" ...jua shesin per te perfituar dhe para nga shitja dhe nga siguracioni. WTF ..



Ne fakt etapat e moralit shqiptar jane tre. Si fillim thone nuk eshte e vertete. Ne fazen e dyte thone thone nuk ka pyll pa derra, por derrat jane te rralle. Ne fund, kur i tregon faktet qe po krimben dhe kriminelet nuk jane te rralle, thone s'ka problem, gjithe bota ka vjedhje, gjithe bota ka korrupsion, gjithe bota ka vrasje, pune e madhe.

Rendesi ka vetem te justifikojne llumin ku jetojne dhe nga i cili ankohen. Ndryshimi mes nje shqiptari dhe nje kokelakre qendron se kokelakra ka ca principe qe nuk i hedh poshte. Ndersa shqiptari nderron principet sipas muhabetit. Per kokelakren ka rendesi e verteta dhe ka ndertuar shtetin rreth saj (politikanet e kokelakres dhane doreheqje se kishin harxhuar 600 paund pa leje). Ndersa per shqiptarin e verteta s'ka rendesi, eshte nocion relativ dhe i justifikueshem per boten mikroskopike ku jetojne.

Nga kokelakrat mund te kishe mesuar shume gjera. E verteta eshte qe ju pelqen te mesoni mafian, psilleqet dhe manipulimet. Nuk keni mesuar akoma te beni nje film, nje stunt, apo nje qeveri qe jep doreheqjen nga turpi. Gje qe eshte normale kur njerezit enden mes tre etapave te relativitetit te moralit qe permenda me lart. Kur qytetari eshte pa cipe, kot kerkohet cipe ne ate qytet.


Postuar nga AngelDevil datë 10 Shkurt 2011 - 01:32:

Ti ke mesuar gje meqe ra fjala apo kshu demagogji pa fund?!


Postuar nga Fajtori datë 10 Shkurt 2011 - 06:01:

Kam msu qe mund te besohet ne ca gjera. Dhe se koncepti i beses ka lind nga pabesia.


Postuar nga NS-6 datë 14 Mars 2011 - 02:30:

Parlamenti apo Piramida?

Dikur, historiani Jacob Burckhardt, do të shkruante: “Njerëzit nuk po besojnë më në parime, ndaj edhe ata ka shumë mundësi që në mënyrë periodike do të fillojnë të besojnë në Shpëtimtarë. Për këtë arsye Autoritarizmi do ta ngrejë sërish kokën e tij…”. Në vijim të këtij arsyetimi na duhet të ndërhyjmë këtu, duke kthjelluar që në zanafillë se zymtësia dhe keqnaja që ka zaptuar ligjërimin dhe ambientin politik, social dhe kulturor në Shqipëri e ka zbritur qytetarin në normalitetin dhe natyrshmërinë e kokultësisë, dorëzimit, squlljes dhe bindjes kronike. Ndërsa i ka kandisur intelektualët, akademikët, mendimtarët, aktivistët politikë dhe civilë shqiptarë në skutat më të ngushta, më të pamerituara dhe më të padenja të pafuqisë dhe jogatishmërisë për të prodhuar të mira dhe vlerë publike. Këtu, nuk synojmë e nuk guxojmë kurrsesi të përgjithësojmë, porse po mëtojmë të heqim një vijë të trashë arsyetimi me mastar të vetëm perceptimin e përftuar nga debati mediatik, bisedat e thashethemnajat private apo publike, kronikat e zeza, opinionet e televizioneve dhe shtypit të përditshëm, dhe sidomos nga fjalimet, deklaratat, e reagim - kundër-reagimet e politikanëve të majtë dhe të djathtë shqiptarë. E pra, kjo zymtësi dhe keqnajë kaq shtypëse dhe shpresëvrasëse, po bën që njerëzit, qytetarët të zhvishen çdo ditë e më tepër nga frymëzimi, dëshira dhe përpjekjet për një jetë më të mirë, për një demokraci më cilësore e përfaqësuese dhe për një liri më të ndërgjegjshme e më të drejtë. Zymtësia dhe keqnaja e fjalëve dhe veprimeve të përditshme që kryhen, shpallen e mbrohen pa as më të voglën brerjeje ndërgjegjeje nga “udhëheqësitë politike” të majta dhe të djathta shqiptare, kanë bërë që për qytetarët të bëhet çdo ditë e më e pamundur mbështetja dhe besimi te parimet. Kur pushtetet e shtetit dhe partive, si dhe pushtet-ushtruesit qofshin këta të majtë apo të djathtë, në nivel qendror apo lokal, flasin vetëm me gjuhën e forcës, mashtrimit, joshjes, blerjes, intrigës, skemimit, mohimit, përbaltjes, zaptimit, kërcëllitjes së dhëmbëve, arbitraritetit, pasurimit të padrejtë, korrupsionit, shitblerjes së karaktereve, grabitjes së pronës së shtetit dhe privatit, dehumanizimit të kundërshtarit, apo mitingjeve, protestave, shfaqjeve dhe spektakleve me fatura marramendëse, i vetmi strehim për qytetarët është frika dhe zvetënimi. Frika dhe pafuqia bëhen kësisoj faktorë vendimtarë që vrasin lirinë e dinjitetin dhe ndërgjegjësojnë negativisht qytetarët me mosbesimin te parimet e si rrjedhojë edhe me largimin e detyruar nga ato. Le të themi se i gjithë ky arsyetim i mësipërm na lehtëson pandehmën se dorëzimi pa kushte i qytetarëve në duart e `Shpëtimtarëve`, Kryetar pas Kryetari, qeverisje pas qeverisjeje, zgjedhje pas zgjedhjesh, vit pas viti, muaj pas muaji, javë pas jave, ditë pas dite, e hapësirë pas hapësire, ka bërë që Autoritarizmi periodikisht të ngrejë kokë pareshtur e pa drojë, duke u shndërruar në karakteristikën bazale të këtyre 20 viteve tranzicion për në demokraci. Madje nën këtë frymë dëshirojmë të shestojmë shteg-vështrimin tonë për debatin e sapondezur për ndërtimin e Parlamentit të ri, që ka dalë në rend të dytë si çështje, pasi në fillim duhet të tokrendim me luftë balte, sharje e ligjërim bosh në debatet e pakuptimta për prishjen apo mosprishjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, “Pjetër Arbnori”, apo të ndryshe-njohur si Piramida. Gjetja e sherrit të radhës ka qenë pa asnjë diskutim e bashkëshoqëruar edhe me zhdërvjelltësinë e “admirueshme” të gjetjes së marifeteve të radhës. Përsëri, shpërfaqet një sherr i ri, një marrëzi e re për të nxitur dhe ushqyer kujtesë-shkurtësinë e shqiptarëve, nëpërmjet mbulimit të “skandaleve”, “krizave”, “çështjeve”, “debateve”, “zullumeve” të së djeshmes dhe së sotmes, me një lum “skandalesh”, “krizash”, “çështjesh”, “debatesh”, dhe “zullumesh” të reja që herë janë më të vogla, e herë më të mëdha se pararendëset. Palët politike ndahen më dysh, shoqëria ndahet më dysh, mediat ndahen më dysh, opinionistët ndahen më dysh dhe të gjithë të strehuar në frëngjitë e kotësisë, rrejshmërisë dhe marrëzisë godasin pa pushim njëri-tjetrin me baltë, fyerje, akuza, gjuhëhidhtësi me sigurinë e plotë se qytetarët nuk marrin pjesë fare në gjithë këtë marramendje hileqarësh politikë që luajnë plot etje dhe babëzi vetëm për pushtet. Rreziku i lojës së pushtetit ka shumë gjasa që të na rikthejë në terrenin e politikës jokonkurruese nëpërmjet instalimit të një regjimi të gjymtë dhe të paqartë, mundësisht jo-demokratik, destinacion ky që mund të jetë zgjedhja më tërheqëse për “elitat politike” postkomuniste shqiptare. Të dhënat në terren përfigurohen fortësisht dyshimnxitëse se krizat ciklike të regjimit në Shqipërinë postkomuniste nuk çojnë drejt demokracisë, porse në të tjera rezultate dhe destinacione të tranzicionit. Në gjykimin tonë, shumica e hamendësimeve dhe vlerësimeve mbi demokratizimin në Shqipëri përgjithësisht përmblidhen në paradigmën e një filmi Hollywood-ian, sipas së cilës `good guys – djemtë e mirë` (p.sh: demokratët) kanë vite që përplasen me “bad guys – djemtë e këqij” (antidemokratët), por një film i tillë duhet patjetër që të ketë `happy end – fund të lumtur` (p.sh., fitoren e `djemve të mirë`). Por realiteti shqiptar i këtyre 20 viteve është larg nga filmi Hollywood-ian dhe demokracia nuk mundet të lindë thjesht dhe vetëm nga vullneti i demokratëve, demokracidashësve (edhe pse ata kanë qëllime të mira). Në këtë pikë, është krejt e qartë se “fundi i lumtur” është vetëm një ëndërr, dhe se as “djemtë e mirë” e as “djemtë e këqij” nuk ekzistojnë fare, ndër aktorët aktivë në lojën reale. Prandaj edhe lind domosdoshmëria që intelektualët, akademikët, mendimtarët, aktivistët politikë dhe civilë shqiptarë (njëlloj si regjisorët dhe produktorët e filmave të Hollywood-it) të jenë të detyruar që për rastin e vendit tonë të kthehen nga filmi në një realizëm të ri. Realizëm të ri që kërkon patjetër kurajë për t`i thënë të vërtetat ballazi e jo heshturazi, zëmbyturazi, tërthorazi apo më keq akoma, me frymë partizane. Për t`u rikthyer në argumentin tonë, bën vlerë të konstatojmë se Molla e Sherrit kësaj radhe u bë Piramida e Sherrit. Nëse debati do të bëhej për prishjen apo mosprishjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”, i qasemi përshtypjes se nuk do të kishim dot “fatin e madh” për të përfituar nga retorika e Shpëtimtarëve kundër Autoritarëve, Demokratëve kundër Komunistëve apo Antidemokratëve, Çlirimtarëve kundër Nostalgjikëve të Diktatorit. Debati për Institucionin: QNK, “Pjetër Arbnori”, do të volitej të ushqehej dhe ekzaminohej mbështetur në parime ligjore, reflektim institucional, përgjegjshmëri profesionale dhe urtësi politike. Por zgjuarsisht dhe me hile, debati është zhvendosur tek Piramida, ngase Piramida lëshon kumtin politik të ndarjes, rreshtimit, lojës politike, strategjive elektorale dhe marifeteve për të mbytur kujtesën dhe vetëdijësimin qytetar. Piramida moleps emocione, kësisoj, shpërfill logjikën dhe arsyen, sepse i vendos ato përballë turmës dhe makinerisë politike, nëpërkëmb, tejanashkalon institucionet, ligjet, profesionalizmin, e shpërbën urtësinë politike, ndërsa ngre në këmbë të llahtarshmin militantizëm politik. Për të mos u përfshirë edhe ne, në debatin shterpë të arsyeve dhe arsyetimit pro dhe/apo kundër prishjes së Piramidës, dëshirojmë të sjellim në vëmendje e theksojmë me këmbëngulje, se rendi i parë, prioriteti i prioriteteve, dëshmia më e madhe liri dhe demokracidashëse do të ishte urtësia dhe legjitimiteti i një debati për ngritjen dhe ndërtimin e një godine të re për Kuvendin e Shqipërisë. Çdo debat me kahje prishjen, paradoksalisht na largon nga parimet dhe e nesërmja demokratike e perëndimore, duke na afruar me ngut ligështor me të shkuarën. Çdo debat me kahje ndërtimin, çliron energjitë tona pozitive kombëtare, ripërtërin shpresën e qytetarëve dhe i rikthen parimet si mekanizëm mbrojtës të qytetarëve për të synuar dhe përpjekur me kurajë për lirinë dhe demokracinë, në vend që të kërkojnë Shpëtimtarë. Ndërtimi i godinës së re të Kuvendit të Shqipërisë nuk mund të jetë rrjedhojë e arsyetimit revolucionar se: mbi gërmadhat e botës së vjetër, do të ngremë botën e re. Ndërtimi i godinës së re të Kuvendit të Shqipërisë volitet të burojë si frymëzim, dëshire dhe përpjekjeje kombëtare për të ndërtuar kahkohësisht edhe Dinjitetin e Qytetarit Shqiptar, Shtetit Shqiptar dhe Kombit Shqiptar. Në fund të fundit, Piramida do të na vlejë kahhera si kujtesë për Projeksionin e Fëlligësht të së shkuarës për të mos e lejuar të na ripërsëritet më, në asnjë lloj versioni. Ndërkohë që ndërtimi i godinës së re të Parlamentit volitet të udhërrëfejë Projeksionin tonë Liridashës dhe Demokracidashës për një të nesërme europiane, perëndimore ku qytetari njihet si Sovran, e politikani, parlamentari njihet si shërbëtor.

Ora News 13 Mars 2011


Postuar nga NS-6 datë 19 Qershor 2011 - 19:35:

Milionat e hedhura në baste

VIZION PLUS. 1500 pika bastesh sportive ka zyrtarisht ne Shqipëri, ndërkohë qe numri i kompanive është ulur nga 15 ne 8, kjo jo për shkak te uljes se kërkesës, përkundrazi për te zvogëluar taksen qe ky biznes i paguan shtetit. Bastet janë kategoria e lojërave te fatit me e përhapur ne vendin tone, ndërkohë qe me pas vine kazinotë elektronike te shpërndara ne 190 salla ne te gjithë territorin e Shqipërisë. Por jo vetëm kaq, ne vendin tone ushtrojnë aktivitetin 9 kompani bingosh kombëtare si dhe dy bingo televizive. Por këto janë vetëm informacionet zyrtare, pasi nëse i referohemi tregut ilegal numri i këtyre lojërave është edhe njëherë me i larte. Sipas njësisë se mbikëqyrjes se lojërave te fatit për vitin 2010 janë grumbulluar 2 miliard leke te reja me shume se ne 2009. Duket se bastet janë industria me fitimprurëse e lojërave te fatit pasi te dhëna nga këto kompani flasin për 3 milion bileta te prera vetëm ne një ndeshje ne fundjave, ku mesatarja e një bilete është 10 euro. Lojërat e fatit frekuentohen nga te gjitha shtresat e shoqërisë nga te varfrit te cilët ëndërrojnë qe ne pak ore te bëhen milioner, e deri tek te pasurit qe po ne pak ore zbrazin llogarit e tyre me miliona leke. Sipas psikologes Menada Petro, frekuentimi i këtyre lojërave sjell dhe probleme te mëdha për shoqërinë. Janë jo te pakta rastet kur kjo varësi nga bixhozi ka sjelle dhe tragjedi si vrasje apo vetëvrasje. E sa me shume shtohet efekti negativ i këtyre lodrave aq me shume shtohet edhe etja për te fituar e për te ndërhyrë ne rezultatet e ndeshjeve, duke humbur jo vetëm leke, e reputacion por edhe kënaqësinë e një ndeshje reale. Sipas informacioneve zyrtare kulmin e prodhimit te parave kjo industri e ka pasur ne vitet 1999-2000, por atëherë pronaret e këtyre kompanive ishin te huaj. Ndërkohë, sot ky biznes është kryesisht ne duart e shqiptareve. Edhe pse te gjithë pranojnë faktin se bixhozi është biznesi me fitimprurës, te ndërhysh ne te është shume e vështirë, gati-gati e pamundur.


Tani, kemi leke apo skemi leke ne shqiptaret se spo e mor vesh?


Postuar nga Fajtori datë 19 Qershor 2011 - 22:38:

Ka 20 vjet qe lojrat e fatit jane bere biznesi me fitimprures. Tani nuk ka cep ne Shqiperi pa kazino dhe lojra fati. Demet qe shkaktojne ne jeten e njerezve nuk publikohen nga asnje TV, mbahet cdo gje e fshehte. Edhe njerezit qe kane keto kompani rrine ne hije, nuk pergojohen. Lidhjet me politiken jane evidente. Gjergj Luca psh, qe ka linjen e kazinove Rozafa vinte flamujt e PD-se ne maje te dyqaneve te tij.

A kemi leke ne Shqiperi? Te pergjigjem me nje pyetje tjeter. A kishte leke ne 1997? Sigurisht qe kishte, por u hodhen ne firma piramidale. Humbjet u llogariten ne milarda dollaresh. E njejta gje ndodh dhe sot, vetem se tani firmat e basteve nuk perdoren vetem per te mbledhur leke, por edhe per te pastruar leke te pista. Biznesi i basteve eshte krejt i pakontrollueshem nga i merr leket dhe kujt ia jep...

Mos flasim pastaj per demet psikologjike. Pronari i nje prej pubeve me te njohura ne Tirane eshte akoma pa shtepi sepse gjithe leket i hedh neper baste. Ndersa shume te tjere kane lene shtepine, jane ndare me grate, kane lene femijet pa familje etj. Gjithmone aresyeja kane qene lojrat e fatit dhe bastet. Asnjehere shteti nuk e ka ngritur problemin, nuk i intereson te mbroje njerezit. I duhen leket per dallavere politike.


Postuar nga Fajtori datë 16 Shtator 2011 - 05:41:

Me beri pershtypje

Ky koment eshte vene nga nje lexuese poshte nje artikulli qe trajton vrasjen e gjykatesit Skerdilajd Konomi para pak ditesh.
http://www.shqiptariiitalise.com/co...jd-konomin.html



-------------------------------------------------------------
ndodhesha shume afer vendit ku ndodhi ngjarja e shemtuar ate mengjes, sigurisht qe kam ngel e tronditur nga ajo skene makabre, por me makabre mungesa e ndihmes se shpejte, mungesa e nje ambulaze, qe beri edhe me te trishte kete humbje. jetojme ne nje vend ku mungon siguria publike, por ajo qe me therr ne shpirt eshte qe jemi te ndergjegjshem, te gjithe e pranojne dhe askush nuk vepron. Nuk me interesojne konfliktet vetjake te supozuara te viktimes,me vret heshtja e te pafajshmeve, e qytetareve te thjeshte. Eshte hera e trete qe behet ftese per nje proteste paqesore kunder krimit, por qytetearet e nderuar nuk reagojne. Eshte dita e katert qe mediat i dedikojne oret e mbremjes debate mbi kete ceshtje, dhe kokat e krimbura te ketij shteti, e rrotullojne muhabetin sikur jane ne kafene, asnje nuk del ne thelb. te gjithe flasin per Tematika Tashme te Njohura, ky eshte skandal, si mund te thuash qe ceshtja e blerjes se pronave eshte Tematik??????? ky eshte krim, eshte korrupsion, ku ne nje menyre apo ne nje tjeter dikush humbet jeten. Me ke eshte e drejta? Fatkeqesisht nuk mund te na e thote me kjo ngjarje, po kam frike vec per nje gje! Sa do te reflektojne shqiptaret mbi keto padrejtesi??????????????????? Uroj qe kesaj radhe te ndergjegjesohen sado pak! Sepse ne te kundert une akuzoj per krim kolektiv!
---------------------------------------------------------

Po ne ate faqe gjendet nje koment tjeter qe thote: "Ne Shqiperi cdo gje eshte e shtrenjte, pervec jetes".


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.