Forumi Horizont | Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- “Fazllic”, zbulohen e-mailet e Argita Malltezit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17025)
“Fazllic”, zbulohen e-mailet e Argita Malltezit
Familja kryeministrore perfshihet në një tjetër skandal me pronat e Fazllic. Vajza e kryeministrit ka patur korrespondecë të rregullt me postë elektronike me një biznesmen, me të cilin negocionte për të shitur pronat e Fazllic në Porto Romano.
TIRANE-Vajza e kryeministri Berisha Argita Malltezi dhe studioja e saj ligjore përfshihen në një tjeter skandal që ka lidhje me pronat e serbo-boshnjakut Damir Fazllic në Porto Romano. News 24 disponon emailet e Argitës me një shtetas arab të quajtur Zanfar Ansar me te cilin Argita negocionte për t’i shitur pronat e Fazllicit në Porto Romano duke premtuar madje edhe nderhyrje te KESH, por dhe tarifat me të cilen Malltezi e afronte kete sherbim .Vajza e kryeministrit kërkon 200 euro për një orë pune dhe miliona euro si garanci suksesi.
Skandali bëhet me i rënde pasi studio e Malltezit “Malltezi and associates“ eshte e regjistruar në Gjykatën e Tiranes dhe figuron në qendren kombetare te regjistrimit te biznesve si person fizik, pra biznes i vogel dhe nderkohe leshon fatura te majme madje kerkon qe te marre 3% te vleres se investimit si pagese suksesi. Studio ligjore e Malltezit i kerkon biznesmenit arab se duhet te beje nje pagese prej 8150 euro per 42.5 ore pune.
Ne emailet mes biznesmenit arab dhe vajzes se kryeministrit shihet perpjekja e Argites per t’i shitur këtij token e Fazllic ne Porto Romano me qellim ngritjen e nje parku energjitik. Shtetasi i huaj kerkon ketu gjithe informacionet ne lidhje me lejet qe duhen te marre nga shteti per ngritjen e impiantit. Malltezi i sugjeron shtetasit te huaj që të negocioje me KESH ne menyre qe te nise projekti per parkun energjitik. Pas shume diskutimesh Malltezi i jep i shtetasit te huaj dy variante. I pari per nje toke prane nenstacionit elektrik, por dhe prane nje zone te pabanuar dhe i dyti disi me larg nenstacionit por shume prane nje zone industriale . “Une ju sugjeroj qe te zgjidhni variantin e dyte që eshte zgjedhja me e sigurt”, këshillon Argita duke sugjeruar keshtu token e Fazllic. Me pas ajo i kerkon Zafar Ansar qe te nxitoje me kete zgjedhje pasi ka shume presion nga agjentet e saj ne terren.
(d.b/News24/BalkanWeb)
http://balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=37458
Re: “Fazllic”, zbulohen e-mailet e Argita Malltezit
Citim:
Po citoj ato që tha shejtania
Vajza e kryeministrit kërkon 200 euro për një orë pune
shikojeni e kete shkrim te vitit 2008 ne lidhje me kete ceshtje ... eshte interesante
Argita Berisha: Lidhja ime me Fazllic
Publikuar me : 15.10.2008 ne Gazeten Shekulli
Argita Malltezi reagon pas perfshirjes se studios se saj ligjore ne ceshtjen *Fazllic*. Merr ne mbrojtje Flutura Kolen
Vajza e kryeministrit, Argita Malltezi mohon te kete qene pjese e projektit energjitik te Porto Romanos
TIRANE- Vajza e kryeministrit, Argita Malltezi, pranon ti kete ofruar sherbime te hetuarit per pastrim parash ne vendin tone, Damir Fazllic. Ne te njejten linje me babane e saj, Sali Berisha, kunatin e ministrit Basha, Erion Isufi, kusheriren e saj, Shpresa Brecani apo ne emer te partneres ne biznes, Flutura Kola, Argita Malltezi u rrek dje te binde se studioja e saj ligjore i ka sherbyer serbo-boshnjakut Fazllic vetem per ceshtje biznesi, qe nuk kane te bejne me sektorin publik.
Si te mos ishte e bija e kryeministrit dhe te mos jetonte ne nje shtet, ku nuk ekziston nje vije e qarte ndarese mes biznesit privat dhe perfitimeve prej puneve publike Argita eshte shprehur dje, nepermjet nje njoftimi te shperndare per mediat se: *nuk mbeshtes me sherbime ligjore ato aktivitete qe bazohen mbi prokurimet publike apo asete shteterore*.
Duke e konsideruar skandalin Fazllic dhe hetimin e prokurorise per te si *tollumbace*, vajza e kryeministrit Berisha ka mohuar te kete marre pjese ne projektin e Parkut Energjitik te Porto Romanos,ku klienti i saj, Damir Fazllic zoteron 40 % te tokave te blera per kete projekt. *Nuk kam qene anetare e asnje bordi, komisioni, apo grupi te cfaredolloji qe eshte marre me procesin ligjor, apo cdo lloj procesi te ngjashem qe lidhet me Parkun Energjitik te Porto Romanos*,-thote ne njoftimin per shtyp Argita Malltezi, duke mos mohuar megjithate se studioja e saj i ka ofruar sherbime ligjore per kete projekt Damir Fazllicit.
Nga ana tjeter, Argita Malltezi ka marre ne mbrojtje edhe ortaken e saj ne studion *Kola& Malltezi*, Flutura Kola, edhe pse emri i saj figuron ne dokumentat e botuara nga *Shekulli* si perfaqesuese ligjore e kompanise *Rompetrol*, ku Damir Fazllic zoteron 40% te aksioneve.
Duke akuzuar median per mashtrime ne emer te saj, Argita Malltezi nuk ben gje tjeter vecse pohon gjithcka media ka shkruar per te: se Damir Fazllic, i hetuar ne disa shtete te Ballkanit per mashtrime financiare dhe i hetuar ne Shqiperi per pastrim parash eshte klienti i saj, pervecse miku *krenar* i te atit.
Ne te vertete, ne dokumentet e botuara gjate ketyre diteve nga *Shekulli*, nuk rezulton emri i Argita Malltezit, por emri i ortakes se saj ne biznes, Flutura Kola. Ishte vete Damir Fazllic ai qe pranoi ne intervisten e tij televizive se vajza e kryeministrit Berisha, pervecse mike e tij ishte edhe avokatja e bizneseve qe ai ka krijuar ne Tiranes, pas vitit 2005, kur ne pushtet u ngjit Partia Demokratike e Sali Berishes.
Korrupsion,pisllek maskarellek.A do te japin llogari nje dite keta te poshter?Gjithsesi nqse keto akuza vertetohen.Te shohim te majtet se cdo te bejen?Une besoj se cdo gje do te mbetet ne kuadrin e llafeve te fushates qe kemi perpara,sepse edhe ata jane te njejte me anen tjeter.
Skandali Fazllic ka perfshire emra te njohur te politikes Shqiptare, si psh, edhe Ministrin Lulezim Basha, kunati i te cilit Erjon Isufaj, rezultonte Administrator i tre kompanive te Fazllic...
Kur mendoj, qe Berisha, i vuri prangat nje nga mjekeve kirurg urolog me te mire te tiranes, se pretendonte se kishte ne bange, me teper se 400.000 euro, se i kerkonte leke pacjenteve te tij per ti shpetuar jeten... E nga ana tjeter lejon nje ndyresire si Fazllic, qe te pasurohej klanin i tij. Me vjen vertet per te vjelle
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Wawwww.
Nje ore pune sa nje rroge mujore e administrates.
IQ Bej, asgje nuk ka per t'i gjetur. Ti ke familjen Kenedi qe u pasurua me kontrabanden e alkoli.
Rokfelleri ka vrare qinra familje qe i prisnin rrugen kur ndertonte hekurudhat.
Asgje nuk i gjen jo. Milionat ne banke dhe femijet te siguruar.
Sikur jetojme ne dekaden e pare te mijvjecarit te trete e jo ne vitet 20-60 te shekullit te kaluar,apo ti i zgjidh me nje fjale ,varja, te cilen ti e perdor me vend e pa vend..
nuk do ti gezojne jo ato qe po vjedhin,...jemi Shqiptare dhe ka pasur dhe ne te kaluaren tone ndyresira te tilla,...nuk e di sa i gezoi Esat pasha ato qe fitoi,...i ngeli parisi pa shetitur.....
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Sikur jetojme ne dekaden e pare te mijvjecarit te trete e jo ne vitet 20-60 te shekullit te kaluar,apo ti i zgjidh me nje fjale ,varja, te cilen ti e perdor me vend e pa vend..
Citim:
Po citoj ato që tha sajmolabi
nuk do ti gezojne jo ato qe po vjedhin,...jemi Shqiptare dhe ka pasur dhe ne te kaluaren tone ndyresira te tilla,...nuk e di sa i gezoi Esat pasha ato qe fitoi,...i ngeli parisi pa shetitur.....
DO BEHET
Citim:
Po citoj ato që tha sajmolabi
DO BEHET
KRRTRSH miraton lejet e Argita Malltezit
TIRANË- Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga kryeministri Berisha, ka miratuar në mbledhjen e djeshme masterplanet për ngritjen e tre fshatrave turistik në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit. Pikërisht në këtë zonë ndodhet edhe një vilë e ndërtuar nga vajza e kryeministrit, Argita Malltezi.
Në lidhje me këtë zonë, opozita ka shprehur dyshime se vajza e kryeministrit ka blerë tokat e fshatarëve me çmime të ulëta ku toka ishte e pashfrytëzueshme dhe tashmë po shijon rritjen e vlerës së saj.
Rritja e vlerës së tokës ka ndodhur menjëherë pasi ka nisur ndërtimi i rrugës dhe do të vazhdojë me ritme galopante duke nisur nga dje që është miratuar vendimi për fshat turistik. "Fundi i rrugës është në fshatin e qeverisë. Nuk e kam fjalën për fshatin e vjetër dhe banorët autoktonë.
Por për fshatin e luksit ku banon e ruhet me roje vajza e kryeministrit, kunati i kryeministrit, disa ministra, disa zv/ministra, si dhe dy drejtorë të agjencive më të rëndësishme publike të shtetit, midis tyre dhe drejtori aktual i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Gjatë prezantimit të projekteve, kryeministri Berisha, në rolin e kreut të KRRTRSH-së theksoi, se ato ishin në përputhje të plotë me vizionin e qeverisë që ai drejton për sa i përket zhvillimit të turizmit në Shqipëri.
--------------------------------------
Mungon shprehja: "Takimi kaloi ne atmosfere te ngrohte dhe miqesore".
Ka shembuj nga Berluskoni ky kopjaci.
:p
Kurpyeten Amerikanet pse bashkepunoni me njerzit e keqij ..ata iu pergjigjen se nuk ka njere te mire Bota dhe jemi te detyruar te punojme me keta .............
Vajza e kryeministri Berisha është rikonfirmuar si biznesmene e suksesshme teksa ka fituar 5.2 milionë lekë të reja dhe 32.829 euro. Në deklarimin e saj të parë vajza e kryeministrit ka shënuar se është pronarja e shtatë apartamenteve, një shtese pallati, një dyqani, një tokë tre mijë metra katrorë dhe dy makinave. Tashmë vajza e kryeministrit i ka shitur dy makinat e saj fuoristradë dhe Benz kundrejt vlerave respektove 8200 dhe 5000 euro.
Ky mund të quhet një biznes i suksesshëm sepse makinat janë blerë me të njëjtën shumë por disa vite më parë. Ndërkohë të ardhurat nga studioja avokatore janë 5.2 milionë lekë të reja. Një lëvizje e rëndësishme ekonomike në jetën e Argita Malltezit është shlyerja e një kredie të rëndë që e mbante peng prej vitesh. Ajo ka shënuar se tashmë ka shlyer kredinë 138 mijë euro. Për sa i takon gjendjes së shtatë llogarive të saj bankare ato kanë pasur lëvizje të vogla por që me shtesa dhe pakësim janë pothuajse e njëjta gjë.
Pasuria fillestare e Argita Malltezit
Apartament 77 metra katrorë në Tiranë, përfituar nga privatizimi
Apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë
Shtesa anësore e pallatit, 60 metra2 e pa hipotekuar. Vlera 20 mijë dollarë
Apartament plus parking, 188 metra2, vlera 125 mijë dollarë
Apartament 141 metra2, vlera 100 mijë dollarë
Dyqan 33 metra katrorë, vlera 26 mijë euro
Gjysmë vile në bregdet Gjiri i Lalëzit, vlera 56 mijë euro
Tokë tre mijë metra2, vlera gjashtë milionë lekë
Apartament 120 metra2, vlera 150 mijë euro
Apartament 200 metra2, vlera 100 mijë euro
Makina Mitsubishi 8500 dollarë
Makinë Benz klas A, pesë mijë euro
ku i ka gjet gjithe keto leke ??????????'
Sa e varfer qe qeka kjo :p
ps. Bionde te nisa nje pm
Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Sa e varfer qe qeka kjo :p
ps. Bionde te nisa nje pm![]()
yeah, kordinatat e tokes :p
http://www.youtube.com/watch?v=HacP...player_embedded
Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.