Forumi Horizont | Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- trekendeshi duhan-alkol-droge (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10469)
Trekendeshi duhan-alkol-droge
Ndoshta eshte trekendeshi me i tmerrshem qe mund te kete mjeksia: 3 elemente qe kane lidhje te gjere njeri me tjetrin dhe qe shkaktojne shume semundje.Nje analize e perberesve te tyre,semundjeve qe shkaktojne,problemeve sociale,kerkimeve qe po behen rreth tyre etj.
Nga janari vetem ne mjeksine e forumit horizont
erdhi janari po presim ne......:p
or janari erdhi po para 1 ore vuna kome ne dhomen time ketu ne rome una...ene jam bo cop cop...venturis ferris ta nxi jeten per ca te ze be ...
shif kjo mer ej sa e padurushme
Nuk jane bere dhe aq shume kerkime se nuk kane gjetur fondet e duhura se i kane penguar gjithmone ata qe kane monopolet e cigareve.
Kane qene te njejtet persona qe kane dhene milionat qe studimin e Virusit te Mosaikut te Tabakut, vetem qe te rritej prodhimtaria e fleteve te duhanit.
Oksidi i karbonit
Cod. B12022006
Oksidi i karbonit eshte helmi me i madh i shkarkimeve te makinave dhe ky lloj helmi eshte prezent ne cdo lloj cigareje.Problemi me i madh qe jep kjo lloj perberje eshte fakti qe lidhet me molekulen e hemoglobines ne vend te oksigjenit.Oksidi i karbonit paraqet nje aftesi me te madhe se oksigjeni per te lidhur kete molekule(rreth 200 here me e madhe se oksigjeni kur molekula e hemes ndodhet ne brendesi te hemoglobines ndersa kur ajo ndodhet jasht eshte 20.000 here me i afte se oksigjeni per tu lidhur me ate). Kjo aftesi vjen si pasoje e pozicionimit ne hapesiren 3dimensionale qe marrin secila nga keto 2 molekula. Nderkohe qe oksigjeni formon nje kend qe nuk bie pingul mbi atomin e hekurit,CO e ben kete gje dhe kjo lidhje eshte me e qendrueshme se sa lidhja e oksigjenit.
Normalisht qe shpjegimi i arsyes se pse behen keto lloj formash eshte shume me e ngaterruar sepse marrin pjese shume aminoacide te struktures se hemes por per momentin te mjaftohemi me keto. Me pak fjale oksidi i karbonit e bllokon lidhjen e oksigjenit me hemoglobinen dhe kjo do te thote qe ne qarkullim mberrin me pak oksigjen dhe se organet e ndryshme dhe kjo do te thote edhe nje aftesi me e ngadalsuar per te perftuar energji.Si pasoje vijne edhe shenjat e lodhjes si dhe gjendja si pergjumesh qe mund te vije si pasoje.
Ne qofte se popullsia Americane, U.S.A. perben vetem 2% te popullsise boterore, vetem 65% e droges konsumohet ne Americe, U.S.A.
Alkil benzeni
Cod. A14032006
Nje perberje e quajtur alkil benzene ndodhet ne duhanin qe perdoret cdo dite.Deri para pak kohesh nuk diheshin mire se cilet mund te ishin efektet e ketyre substancave ne trupin e njeriut por kane filuar te jepen informacionet e para te bera nga american chemical society.Sipas disave kjo substance perdoret edhe ne ushqimin e njeriut por diferenca qendron ne faktin se ne rastin e pare kjo substance mund te arrije ne melci dhe kjo ta heqe si toksike kurse ne rastin e dyte kjo perfundon ne mushkeri dhe keshtu problemi mbetet.Eksperimente ne ndryshme kane lidhur kete substance me kancerin e mushkerive si dhe me shkaterrimin e tyre ne kafshet e laboratorit.
Do kerkoj informacione me teper per kete substance dhe per efektet e saj ne trupin e njeriut sepse keto qe kam shkruajtur me siper po me duken shume te percipta.se shpejti ne kete teme do trajtohen edhe enfizema,kanceri i mushkerive,marjuana,nikotina dhe kokaina.Po ashtu per sa i perket alkolit do shifet demi i tij ne pankreas dhe ne melci (steatoza nga alkoli) etj.
Marjuana...(shkrim nga eng_girl)
Cod. A17032006
Citim:
Po citoj ato që tha eng_girl
Per te gjithe ju qe deshira, kenaqesia, biznesi, shkolla apo thjeshte kurioziteti ju lidh me te…
*SHENIM*: Materiali i meposhtem eshte nje perkthim i imi nga nje research paper. Me kete dua te them qe gjithcka shprehet aty nuk eshte e thene te jete mendimi im personal dhe nuk deshiroj te komunikoj asnje ide te vecante.
E kultivuar ne Kine 4000 vjet Perpara Krishtit, ajo u perdor fillimisht si ilac. Rreth 1900 Pas Krishtit filloi te perdoret si ilac per te sjelle kenaqesi. Ne vitet ‘60-‘70 ka qene shume e perhapur mes studenteve, duke u bere droga e dyte me e perhapur, pas alkoolit.
Marijuana eshte nje perzierje gjethesh, farash, kercenjsh dhe lulesh te thata e te shtypura te bimes indiane Cannabis Sativa. Ajo permban THC (delta-9-tetrahydrocannabinol /me falni qe nuk di ta perkthej ne shqip) dhe mbi 400 kimikate te tjere. Rritet dhe prodhohet ne klime te nxehte, te thate e ne vende te ngritura.
Perdorues te marijuanes kane te njejtat problema shendetesore sikurse edhe perdorues te duhanit si psh: bronshit akut apo kronik, emfizeme (? Me falni por nuk jam njohese e mire e termave mjekesore; ndoshta dikush mund te me ndihmoje ketu), asma bronkiale dhe crregullime mikroskopike ne nivelin qelizor. Efektet afatshkurtra te saj perfshijne: probleme me kujtesen, te folurin e te mesuarin, takikardi, crregullime ne perceptime (shikim, degjim, kohe, prekje), probleme me te menduarin dhe zgjidhjen e problemeve, humbje koordinimi, rritje te mundesive per tu prekur nga tumori, alergjite dhe infeksionet, tharje goje, skuqje sysh etj. Efektet afatgjata te marijuanes jane: kancer (permban elemente qe shkaktojne kancer), probleme me mushkerite dhe rruget e frymemarrjes (probleme frymemarjeje, kollitje, te ftohur gjoksi, rrezik per te marre pleumoni), ul vlerat e sistemit imunitar (THC rrit mundesite e marrjes se infeksioneve), rrezikon sistemin riprodhues etj. Menyra sesi ajo ndikon personat varet nga disa arsye, nder te cilat: sa e fuqishme eshte (niveli i THC), ate cka perdoruesi pret te ndodhe, ku perdoret, si merret dhe nese perdoruese merr alkool apo droge/barna te tjere.
Efektet psikologjike mund te konsiderohen si effekte negative te padeshiruara, sikurse edhe shume te deshirueshme ne trajtimet mjekesore. Ato perfshijne konfuzion, kunderveprime akute-panike, uri te vazhdueshme, sensin e te qenit mire dhe/ose e te qenit i/e panevojshem/me, humbje perqendrimi, te ndjehurit i/e shqetesuar, atake frike, eufori, amnezi, rritje te procesit te te folurit, etj Efektet sociale te marijuanes konsistojne ne te qenit i/e irrituar, izolim social dhe mendime te pagjykuara (paranoid).
Ajo vazhdon te perdoret gjeresisht ne vendet nga te cilat prodhohet sistematikisht (si psh ne Indi) per kurime tradicionale per efekte qetesuese, hipnoze, antidhimbje etj.
keni permen trekendeshin duhan,alkool,drog,per mu seshte trekendesh.Eshte katror se keni harru sexin dhe te treja te parat kane vlera bashke me te katren.
ne fakt ate nuk e kam harruar por fakti qe ne me te shumten e rasteve e perfshin tema e AIDS-it si dhe tema e "cfare semundje eshte" thashe te mos e vendos ne kete teme...pastaj per nga perberja nuk eshte qe ka shume per te thene si elementet qe kam zgjedhur ketu...gjithsesi ne te ardhmen mund edhe te fus ndonje shkrim per ate "cep katrori"...
LSD-ja, një udhëtin nën efektin e acidit
Cod. A04042006
-botuar ne gazeten shekulli online-
Është një substancë aluçigjenike, emri i vertëtë i cilës është Dietilamida e Acidit Lisergjik (LSD). U sintetizua për herë të parë si bar në vitin 1938 nga doktor Albert Hoffman, i cili konsiderohet edhe përdoruesi i parë i saj. U përdor për herë të parë në ushtri nga britanikët dhe më pas nga amerikanët, duke u konsideruar si pjesë e protokollit Top Sekret “MK Ultra”. Në vitet 1973 u konsiderua si i papërdorshëm, por vite më pas doli sërish në skenë duke u përdorur rëndom në fushën e trajtimit të të sëmurëve me çrregullime mendore. Forma e saj e vërtetë në pamje të parë është e kristaltë dhe transparente, por mund të gjenden edhe në formë të lëngshme e ngjahsme me ujin. Nëse përdoret në doza të mëdha ka efekte anësore mbi shëndetin, sidomos në rrafshin psikik, duke u klasifikuar si një substancë psikoaktive. LSD është një aluçigjenik me forcë mjaft të madhe që modifikon percepsionin e ndjenjave, duke shkaktuar një gjendje jo koshiente deri në gradën më të rëndë e cila provokon aluçlacione vizive, akustike dhe termike. Si rrjedhim mund të prodhojë efekte të ndryshme duke i bërë përdoruesit të ndihen si në parajsë ose duke përjetuar makthe të frikshme. Mjekët i sugjerojnë pacientëve që të përdorin këtë substancë kur ata gjenden në mjedise të qeta dhe të vetmuara, pasi efekti mund të zgjasë deri në 16 orë duke shkaktuar situata jo fort komode. Gjatë efektit të saj LSD shkakton efekte që lidhem me provimin e situatave të paperceptueshme të shijes, masës, ngjyrës si dhe skemave gjeometrike në lëvizje. Zakonisht dozat janë ato që përcaktojnë gjendjen e dëshiruar të përdoruesve, pasi në rast se përdoren doza mbi normën mund të shkaktohet konfuzion mendor i cili bëhet shkak për një kolaps nervor. Përdoruesit eLSD-së kanë vetëm një qëllim kur duan të provojnë këtë substancë : të ndihen jashtë natyrës së tyre, të fitojnë mbi forcën e gravitetit, të kalojnë përmes mureve, pra të mos jenë të dobët. Sot në botë tregëtohen produkte të kësaj kategorie që janë më të lehta dhe përdoren në disko, duke krijuar një situatë të qetë, por normalisht efekti i LSD-së është unik, pra krijon situata që janë reale vetë brenda trurit. Përdoruesit konstatojnë sulme jo ekzistente ndaj tyre, gjendje paniku si dhe qajnë kur janë nën efektin e këtij bari. Hapi më i rëndësishëm që duhet të ndjekin personat që shoqërojnë përdoruesit e LSD-së është që të përshtaten me ta edhe në rastet kur ata flasin për situata jo reale apo për udhëtime që ekzistojnë vetën në trurin e tyre. Në rast se i kundërshtojmë atëherë këta persona mund të pësojnë kriza të cilat arrijnë deri në vetvrasje. Efekti i këtyre situata vjen në sajë të ndikimit të acidit, i cili shkakton emocione, aluçinacione optike dhe auditive. Ndryshe nga drogat e tjera LSD-ja nuk konsiderohet si një bar që i mban të varur përdoruesit, por i vetmi efekt që klasifikohet shqetësues për mjekët është fakti se përdorimi i tepërt i kësaj substanca shkakton probleme psikoligjike të padiagnostikueshme. LSD-ja ka një efekt shqetësues në lidhje me uljen e funksionit neuro-fiziologjik të trurit për këtë qëllim nuk duhet konsideruar si një substancë e cila mund të përdoret lehtë. Specialistët e konsiderojnë efektin e LSD-së si një udhëtim acidi, pasi në sajë të kësaj substance bëhet e mundur largimi i situatave të pakëndshme apo kujtimeve të hidhura nën ndikimin e një doze të përcaktuar nga mjeku. Shumë shkrimtarë të njohur kanë arritur të realizojnë kryevepra të letërsisë botërore nën efektin e këtij bari duke krijuar situata dhe personazhe jo reale të cilat ata kanë mundur ti shohin vetëm nën ndikimin e LSD-së. Për të dalë nga kjo gjendje një efekt mjaft pozitiv ka lëngu u portokallit dhe qumështit.
Olsi Kolami
18/03/2005
Pirja e duhanit
Cod. A19052006
-botuar ne gazeten "Shekulli" online-
Të gjithë e dijnë se duhani është tepër i dëmshëm për shëndetin, madje ai shpie deri në vdekje. Kjo është vërtetuar më së miri nga studimet shkencore dhe statistikat e nxjerra. Në shtetet e përparuara gjenden shoqata të panumërta të cilat merren me organizimin e luftës kundër duhanit dhe në ngritjen e vetëdijes së njerëzve për dëmin e tij. Konsiderohet se në botë ka mbi 1 miliard e 500 milionë pirës duhani dhe raporti i vdekjeve të atyre që pinë duhan, kundrejt atyre që nuk pinë është 10 herë më i madh.
Duhet ditur se:- Aftësia e thithjes së oksigjenit te njerëzit që pinë duhan, pakësohet në raportin 1/6 ose 1/3 (13-33% më pak oksigjen në trup), kjo në radhë të parë dëmton trurin dhe zemrën;- Në 90% të rasteve, bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit;- Gratë plaken 15 vjet më parë në krahasim me ato që nuk pinë duhan;- Pirja e një cigareje shkatërron rreth 2.5 miligram vitamin C në trupin e njeriut, kur dihet se kjo vitaminë ka rol kryesor në imunitetin e organizmit.
Fjodor Zotaj
24/09/2005
kjo eshte trinia me e perfolur,te gjithe e urrejme por eshte gjeja qe pelqejme me shume.
i bejne shume antirreklame,por shitet me shume nga cdo gje tjeter.
eshte e vertete ajo qe thua...po te tregoj edhe dicka...shumica e mjekeve vete e pine duhanin dhe shume shfajesohen me punen e rende qe kane per te dhene nje diagnoze...nuk e besoj shume kete gje!por ta siguroj qe kur vjen dikush qe vuan nga enfizema (rritje e sasise se ajrit ne mushkeri,nga pamundesia qe te dale dhe ku shkaktari kryesor(por jo i vetem)eshte veprimi i duhanit kunder nje proteine)ose nje person qe diagnostikohet me kancer ne mushkeri dhe shkaktari ka qene duhani,nuk eshte gjendje shume e mire me e pare...persona qe kane humbur fytyren,varen te gjithe ne ato ilace qe jep mjeku kur ilacin e kane pasur me kohe...
MIRE MIRE ...
PRISNI PAK TANI SE KY DJALI QE ME DUKET PAKSA KOMPETENT NE FUSHE NUK KA BERE TJETER VECSE COPIA - INCOLLA DHE HIC TJETER...!
PASHE QE TE FLITEJ EDHE PER MARIJUANA NDER TE TJERAT!
UNE KETU DOJA TE NDALOHJA PAK: DROGE...HAHAHAAAAAAAAAA
A E DINI PERKUFIZIMIN E DROGES?!...NUK E DINI EPO MIRE NUK PO E THEM...
CDO SUBSTANCE KIMIKE (DMTH CDO GJE, SEPSE CDO GJE HYN NE KETE KLASIFIKIM) E CILA MERRET,PERDORET PER NJE KOHE TE GJATE DHE SHPESH,DHE E CILA I BEN KEQ ORGANIZMIT QUHET DROGE!
E DI TI ROBBO QE EDHE NEI FARMACI KA PRESCRIZIONI QE TE RUAJNE PER TE MOS I PERDORUR PER KOHE TE GJATE SEPSE NGORDH.
E NJEJTA GJE NDODH EDHE KUR NUK KEMI NJE DIETE SHUME TE PASUR, NQS MARRIM GJITHMONE TE NJEJTIM USHQIM AI MUND TE "BEJE KEQ" PER ORGANIZMIN!
KAFEJA ESHTE NJE DROGE, çAJI, DUHANI PO E PO, ALKOOLI ESHTE DROGA ME E FORTE NDER TE LEHTAT DHE ME E RREZIKSHMJA...
MARIJUANA NUK ESHTE AQ E FORTE SA DUHANI LALE...
PASHE EDHE LSD, ME ATE PO QE BEN NJE SUPER EXTRA TRIP EDHE KA SHUME RREZIK QE PO E MORE NUK KTHEHESH ME...
PEACE
Cod. A09072006
Ne shpjegimin qe ke bere ke marre fjalen anglisht "drugs" me sa duket, qe perfaqson ilacet (dhe nuk u ben dallim atyre qe perdoren si terapi dhe atyre qe perdoren si perdorim vetjak).Ne kete teme me fjalen droge,une po te them per substancat qe shkaktojne nje dipendence si nga ana psikike edhe nga ana fizike (tipi i kokaines,LSD,heroines,etj).Substanca qe trupi vete fillon ti kerkoje pasi qe e fillon perdorimin dhe me kete te bej nje ndarje nga ato qe jane ilace dhe ato qe jane droga (megjithse fjala "drugs" ne anglisht nuk e ben kete ndryshim).Pra duhet te besh diferencen ndermjet atyre qe jane efekte anesore te ilacit dhe faktit qe droga krijon dipendence.
Po ashtu duhet te kihet parasysh edhe rrethanat qe konsiderohet droge dhe kur konsiderohet ilac.Psh ti permende cajin dhe kafen.keto kane ne perberje nje substance qe quhet teofilline dhe qe gjen perdorim te madh ne terapine e azmes.Ose morfina psh qe gjen nje perdorim ne rastet e dhimbjeve te forta (psh ne rastet e metastazes se kancereve ne kocka etj),ose metadoni,petidina qe jane derivate te morfines (po ashtu edhe kokaina etj).Pra nese i marrim si pershkrim nga ana e mjekut per nje terapi te caktuar dalin nga ai rreth qe po permend ne kete teme,rreth ku futeshin ato droga qe njeriu i merr pas vetes se vet dhe krijon nje dipendence.Une kete teme e kam hapur per keto lloj drogash por normalisht qe nese do permend morfinen ose kokainen do permend edhe per fuqite potenciale qe mund te kene per nje perdorim te mundshem ne mjeksi.
per me teper mbi kafeinen dhe teinen shihni:
-"droga" e perditshme (Cod. A 15092006)
mbi menyren e perdorimit te kodeve shihni:
http://www.forumihorizont.com/showt...03&pagenumber=3
Cod. A10072006
Nuk e di c'kam humbur ne postimet e meparshme por mesa di une droge quhet nje substance qe ndryshon humorin ose sjelljen e njeriut. Ne amerike "drugs" quhen dhe ilacet dhe kesaj s'di ti jap spjegim. Por ne perkufizimin qe di une droge quhen vetem substancat qe ndryshojne humorin, sjelljen apo karakterin e njeriut. Keshtu qe hyn dhe alkoli mesa di. Dhe mesa di une nuk eshte e thene qe droga te beje dipendent (te varur), mund dhe te jesh i pavarur nga ajo dhe prape te quhet droge.
video shokuese kunder pirjes se duhanit
po citoj postimin e Leles ne kete teme duke qene se ka te beje me te!
Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Cod. A 04122007
Nje eksperiment i thjeshte per te treguar efektin qe jep nje pakete cigare ne dite per 20 dite. Rezultati eshte shume i habitshem dhe serioz ne te njejten kohe.
Videoja eshte prodhuar nga japonezi Samimy dhe po qarkullon ne shume site interneti te botes. Ai ka perdorur nje aspirator, qe fal te cilit thith tymin e cigares dhe e kthen ne gjendje te lengshme. Njeher qe vihet per tu zier perberja e provezes dhe mbas avullimit te lengut, do te shikoni se kush jane mbetjet e saj...
Efektet e Lenies se Duhanit
Cod. A25032008
Pacientet e cdo moshe mund te perfitojne nga lenia e duhanit. Permirsimi fillon qe ne javet e para pas lenies se duhanit me nje permirsim te funksionalitetit te mushkerive dhe nje tolerance me te mire te lodhjes. Simptomat e frymemarrjes ulen edhe pse mund te duket sikur perkeqsohet sepse ka nje rritje te sekrecioneve (qe jane mbetje te duhanit ne mushkeri) dhe rritje te kolles por qe nuk zgjat shume [1]
1 vit pas lenies se duhanit ulen rreziku per semundjet e zemres deri ne 50% te atyre qe pijne dhe ne rreth 15 vjet arrin vlerat e atyre qe nuk pijne! Vdekja nga cdo lloj faktori ulet brenda 2 vitesh nga lenia e duhanit [2]
Rreziku i nje iktusi ulet ne menyre te ndjeshme. edhe pse rreziku per kanceret e mushkerive dhe kancereve te ndryshme nuk ulet kurre ne nivelet e atyre qe nuk pijne,ai ulet deri ne 50% pas 10 vjetesh nga lenia e duhanit.
Edhe ata qe e lene duhanin pas moshes 65 vjec ,i shtojne jetes se tyre mesatarisht 4 vjet ne krahasim me moshataret e tyre qe jane te paafte ta lene duhanin [3][4]-[6].
Pervec ketyre, nje tjeter miresi e lenies se duhanit eshte qe permirsohet shume edhe kualiteti i jetes.
Perballe ketyre fakteve,cdokush qe pi duhan duhet te hulumtoje dhe te tentoje ta lere duhanin perpara se te vije nje moment kur lenia nuk vlen me dhe do deshironte te arrinte te mbushej nje here me fryme tamam.
[1] Anthonisen NR, Connett JE, Murray RP. Smoking and lung function of Lung Health Study participants after 11 years. AmJ Respir Crit CareMed. 2002;166: 675-679
[2] Kawachi I, Colditz GA, StampferMJ, et al. Smoking cessation in relation to totalmortality rates in women: a prospective cohort study. Ann InternMed. 1993;119:992-1000
[3] Doll R, Peto R, Boreham J, Sutherland I. Mortality in relation to smoking: 50 years’ observations onmale British doctors. BMJ. 2004;328:1519
[4] The Health Benefits of Smoking Cessation: A Report of the Surgeon General. Washington, DC: National Center for Chronic Disease Prevention and Health Promotion, Office on Smoking and Health; 1990. DHHS publication (CDC) 90-8416
[5] Fletcher C, Peto R. The natural history of chronic airflow obstruction. BMJ. 1977;1:1645-1648.
[6] Taylor DH Jr, Hasselblad V, Henley SJ, ThunMJ,Sloan FA. Benefits of smoking cessation for longevity.Am J Public Health. 2002;92:990-996
-----Ky trekendeshi i kesaj teme me duket si trekendeshi :--- shal , byth ,gjox ------- --Edhe ky trekenc eshte allau te ruajt ,-- i demshem eshte sa s'ka ku te veje ....mjere ai qe e provon --looooooooool
Gjene me te mire ky trekenc e ka kur eshte poligam --loooooooooooool i madh
Pas ketij mesazhi mund te temi qe tema eshte mjaftueshmerisht e qarte per te gjithe dhe mund edhe te mbyllet nga adminet
po prit se tani e pashe.
ndikon sasia e cigareve qe pihen apo si 1 cigare si 50 njelloj eshte?
me sakte se pytje budallai ajo me siper. ta kthej fshatarshe : ka diference duhani i "bute" nga ajo qe qujme ne i "forte" ?
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.