Forumi Horizont
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Ngjyrat dhe Psikologjia, ja se cfare thone ato (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18042)


Postuar nga lule datë 31 Tetor 2010 - 03:35:

Ngjyrat dhe Psikologjia, ja se cfare thone ato

Ngjyrat dhe psikologjia kane lidhje me njera-tjetren, nga e bardha dhe e kuqja mund te gjendet domethenia qe fshihet pas cdo ngjyre.

E kuqja- Nese e kuqja eshte ngjyra juaj atehere fshihni nje temperament pasional dhe ndonjehere paksa agresiv; jeni kurajoze, spontane, te sigurt ne vetvete. Ne alkimi, e kuqja eshte simboli i Diellit, i njeriut dhe luftes dhe ne antikitet perdorej nga luftetaret per t'u mbrojtur nga zjarri. E kuqja eshte nje ngjyre terapeutike, sepse stimulon organizmin. Nese e zgjidhni ne veshje, atehere e kuqja ju ben me te hapur, me pasionale; adrenalina dhe euforia juaj rritet me shpejt.

Portokallia- Eshte nje ngjyre qe jep energji dhe vitalitet dhe simbolizon diellin e sapolindur dhe rritjen; ne kulturen japoneze dhe kineze portokallia lidhet me dashurine dhe gezimin keshtu qe konsiderohet edhe si ngjyre anti-depresive. Nese e zgjidhni per veshje, atehere do te thote se jeni krijues, te vendosur dhe nuk keni probleme per te arritur suksesin. Ashtu sikurse te gjitha ngjyrat e gjalla prodhon humor te mire per ata qe e shohin. I shkon shume femrave brune dhe atyre me lekure te zeshket, per te gjithe te tjerat eshte e ndaluar!

E verdha- Nese ju pelqen e verdha, atehere do te thote se jeni te gezuar, e doni jeten dhe ndiheni mire me veten tuaj; kjo ngjyre eshte e lidhur me sensin e identitetit me kapacitetet vetjake per te patur raporte me te tjeret. E verdha tregon personalitet te forte dhe te drejte, por edhe deshiren per te ndryshuar dhe per te perqafuar te rejat. Perfaqeson driten e diellit, arin dhe rritjen. Stimulon vemendjen, rrit perqendrimin dhe energjine muskulare. E veshtire per ta perdorur ne veshje, sepse kerkon nje fizik te tonifikuar, lekure te nxire, ndaj me mire eshte ta perdorni ate ne vere.

Jeshilja- Eshte ngjyra e natyres e ekuilibrit energjetik, qetesuese, freskuese. Per budistet jeshilja perfaqeson jeten dhe konsiderohet si dizintoksikuese per organizmin. U shkon shume biondeve me lekure te celet, e po ashtu edhe femrave brune apo me floke te kuqe, me disa rezerva.

Bluja- Simbolizon harmonine, te verteten, qendrueshmerine dhe intelektin; eshte nje ngjyre e ftohte dhe ndihmon qetesimin e plote dhe ne perqendrimin e forte mendor. Per fuqine e saj qetesuese eshte shume e mire ne rast stresi, nervozizmi, ankthi, pagjumesie dhe irritimi. Nese ju pelqen ta vishni shpesh do te thote se jeni nje person i rezervuar dhe diskret, por gjithnje i vemendshem per stimujt dhe personat qe te rrethojne; ju pelqen qe te qendroni i distancuar nga situatat kaotike dhe te viheni ne prove per gjera te rendesishme. Te zgjuar dhe te kujdesshem, mund te jeni te mire me te tjeret.

Lejla- Sinonim i devocionit per besimin; vjollca arrin te influencoje ne sistemin nervor dhe nuk keshillohet ne rast ankthi dhe depresioni sepse evokon nje lloj nostalgjie. E lindur nga bashkimi i te kuqes me blune, kjo ngjyre shpreh disi karakteristikat e tyre: sensualitet dhe spiritualitet. Ndalohet te perdoret nga femrat me floke te kuq, duket bukur te biondet dhe brunet, sidomos ne raste formale.

Kafja-Kjo eshte ngjyra e tokes dhe e drurit, ndaj lidhet me forcen, durimin ne situata me emotivitet te larte. Nese e zgjidhni, atehere jeni kokeforte dhe ambicioze, ju pelqen te zhvilloni lidhje te thella dhe jeni te qendrueshem per familjen dhe traditat e se kaluares. E veshtire te perdoret ne veshje, sepse ju jep disa vite me shume ne moshe, i shkon biondeve sepse i jep nje ton te ngrohte, dhe u rri mire edhe atyre femrave me floke geshtenje.


E zeza- Perfaqeson boshllekun, erresiren, dhimbjen, anulimin e cdo emocioni dhe konkluzionin mbi asgjene; e zeza eshte nje ngjyre e ashper e lidhur me fuqine dhe autoritetin. Nuk keshillohet ne raste trishtimi dhe depresioni, sepse mund te ndikoje te humori dhe dhuron gjithnje nje mister te thelle dhe sensual. Megjithate ne veshje eshte shume e perdorur sepse tregon gjithnje elegance dhe hijeshi, si dhe shkon me te gjitha ngjyrat e tjera.

E bardha- Perfaqeson pastertine, pafajesine dhe freskine, qarteson idete dhe favorizon meditimin. E bardha permbledh ne vete te gjithe ngjyrat dhe per kete simbolikisht perdoret per te shoqeruar pasazhe te ndryshme ne jete: ne perendim eshte ngjyra e marteses, ndersa ne lindje e funeraleve. Bashke me te zezen perfaqeson dualitetin, gjerat e kunderta, te miren dhe te keqen dhe ashtu si e zeza u shkon edhe biondeve edhe bruneve. Nese e zgjidhni per veshje, kjo do te thote se jeni te sinqerte dhe ju pelqen ta shihni boten te paqte dhe te thjeshte./infoalbania/


Postuar nga Deb* datë 31 Tetor 2010 - 04:22:

Po kur te pelqejne te gjitha si i behet?!


Postuar nga dylan datë 31 Tetor 2010 - 04:27:

i mban te gjitha me ralle deb une krejt ngjyrat e ulberiot i vesh pa perjashtim disa me te mbrendshme disa me te jashtme ska ngjyr qe mos e preferojme


Postuar nga lule datë 31 Tetor 2010 - 19:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Po kur te pelqejne te gjitha si i behet?!


Gjithmon vecohet njera..


Postuar nga Deb* datë 31 Tetor 2010 - 21:11:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne


Gjithmon vecohet njera..



Nuk e di si ta vecoj se.
Ne veshje me pelqen tjeter ngjyre. Ne mobilim tjeter. Ne natyre tjeter. E keshtu me radhe. Ne fakt nuk shikoj vetem ngjyren te dicka qe me pelqen.


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 02:40:

Ather ti e di .


Postuar nga cecilia datë 01 Nëntor 2010 - 17:34:

Pa lexuar te gjitha ngjyrat & per te mos u influencuar nga ato, zgjodha direkt ngjyren time te preferuar...jeshilen!


Jeshilja- Eshte ngjyra e natyres e ekuilibrit energjetik, qetesuese, freskuese. Per budistet jeshilja perfaqeson jeten dhe konsiderohet si dizintoksikuese per organizmin. U shkon shume biondeve me lekure te celet, e po ashtu edhe femrave brune apo me floke te kuqe, me disa rezerva.

Dhe se ka keq!


Postuar nga BIONDIA datë 01 Nëntor 2010 - 20:48:

Re: Ngjyrat dhe Psikologjia, ja se cfare thone ato

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
s


E zeza- Perfaqeson boshllekun, erresiren, dhimbjen, anulimin e cdo emocioni dhe konkluzionin mbi asgjene; e zeza eshte nje ngjyre e ashper e lidhur me fuqine dhe autoritetin. Nuk keshillohet ne raste trishtimi dhe depresioni, sepse mund te ndikoje te humori dhe dhuron gjithnje nje mister te thelle dhe sensual. Megjithate ne veshje eshte shume e perdorur sepse tregon gjithnje elegance dhe hijeshi, si dhe shkon me te gjitha ngjyrat e tjera.

E bardha- Perfaqeson pastertine, pafajesine dhe freskine, qarteson idete dhe favorizon meditimin. E bardha permbledh ne vete te gjithe ngjyrat dhe per kete simbolikisht perdoret per te shoqeruar pasazhe te ndryshme ne jete: ne perendim eshte ngjyra e marteses, ndersa ne lindje e funeraleve. Bashke me te zezen perfaqeson dualitetin, gjerat e kunderta, te miren dhe te keqen dhe ashtu si e zeza u shkon edhe biondeve edhe bruneve. Nese e zgjidhni per veshje, kjo do te thote se jeni te sinqerte dhe ju pelqen ta shihni boten te paqte dhe te thjeshte./infoalbania/



ja dhe ngyrat e mia pershtaten


Postuar nga al74 datë 02 Nëntor 2010 - 01:53:

me pelqejn ngjyrat e ndezme. evitoj ato te erreta po shpesh jon te dobishme se mbajn llom
se ku kom nigju qe e zeza o ngjyra e elegances...dmth. i qet linjat e trupit ma te holla ...po i ngjitem ene ksaj


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 02 Nëntor 2010 - 02:05:

Portokalli, E kuqe, Jeshile, E zeze. Pershtaten apo s'pershtaten, keto jane per mua.


Postuar nga cecilia datë 02 Nëntor 2010 - 02:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Heyday
Portokalli, E kuqe, Jeshile, E zeze. Pershtaten apo s'pershtaten, keto jane per mua.



Tani ti heyday mos na i le ne dere dhe thu eshte i juaji


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 02 Nëntor 2010 - 02:09:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



Tani ti heyday mos na i le ne dere dhe thu eshte i juaji



Ua pse dera jote ishte ajo?

Cec c'po thua?


Postuar nga cecilia datë 02 Nëntor 2010 - 02:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Heyday


Ua pse dera jote ishte ajo?

Cec c'po thua?




Jo e imja me jo eshte penxhere forumi

Une sonte qe thua ti Hey jam ne qef me ka keqtrajtuar deb* ne nje teme s'me kap gjumi sonte

Ku al-i te me qaj hallin


Postuar nga lule datë 02 Nëntor 2010 - 02:19:

E zeza-

Perfaqeson boshllekun, erresiren, dhimbjen, anulimin e cdo emocioni dhe konkluzionin mbi asgjene; e zeza eshte nje ngjyre e ashper e lidhur me fuqine dhe autoritetin. Nuk keshillohet ne raste trishtimi dhe depresioni, sepse mund te ndikoje te humori dhe dhuron gjithnje nje mister te thelle dhe sensual. Megjithate ne veshje eshte shume e perdorur sepse tregon gjithnje elegance dhe hijeshi, si dhe shkon me te gjitha ngjyrat e tjera.


Postuar nga Antip@tre@ datë 02 Nëntor 2010 - 02:27:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
E zeza-

Perfaqeson boshllekun, erresiren, dhimbjen, anulimin e cdo emocioni dhe konkluzionin mbi asgjene; e zeza eshte nje ngjyre e ashper e lidhur me fuqine dhe autoritetin. Nuk keshillohet ne raste trishtimi dhe depresioni, sepse mund te ndikoje te humori dhe dhuron gjithnje nje mister te thelle dhe sensual. Megjithate ne veshje eshte shume e perdorur sepse tregon gjithnje elegance dhe hijeshi, si dhe shkon me te gjitha ngjyrat e tjera.


e zeza esht ngjyra ime
megjithse nuk ndihem bosh sipas komentit
po e kam te domosdoshme te kem dicka te zez
gjithmon me vête
ne vecanti byrzylykun e d'ores se heq kur se esht
me safir te zi


Postuar nga Glaukus datë 02 Nëntor 2010 - 02:37:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Pa lexuar te gjitha ngjyrat & per te mos u influencuar nga ato, zgjodha direkt ngjyren time te preferuar...jeshilen!


Jeshilja- Eshte ngjyra e natyres e ekuilibrit energjetik, qetesuese, freskuese. Per budistet jeshilja perfaqeson jeten dhe konsiderohet si dizintoksikuese per organizmin. U shkon shume biondeve me lekure te celet, e po ashtu edhe femrave brune apo me floke te kuqe, me disa rezerva.

Dhe se ka keq!




Jeshilja ??

une kujtoja se ishe trekolori : e zeze + e kuqe + e verdhe
( flamurin gjerman qe ke pas )


Postuar nga lule datë 02 Nëntor 2010 - 02:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Antip@tre@

e zeza esht ngjyra ime
megjithse nuk ndihem bosh sipas komentit
po e kam te domosdoshme te kem dicka te zez
gjithmon me vête
ne vecanti byrzylykun e d'ores se heq kur se esht
me safir te zi




Ngjyra e zez trego dhe elegance..un e perdor shume.


Postuar nga kotka datë 10 Nëntor 2010 - 00:35:

gjithmone kam vdekur, vdes dhe do vdes per ngjyren e verdhe
si dhe jeshilen, qe vjen e dyta

por mbi te gjitha me pelqejne ngjyrat e vecanta nga te tjeret..
p.sh ne qofte se moda ehste bezhe dhe tere femrat vishen me bezhe une dua te vesh portokall.

po qe se moda eshte me te kuqe une dua te vesh te zeze

me nje fjale shpirtin e kundershtimit


Postuar nga Iyua datë 24 Korrik 2011 - 07:14:

Mua me pelqen ngjyra gri po nuk esht gjekundi.
Where is kotka? I miss reading her


Postuar nga Lela_Dr datë 24 Korrik 2011 - 07:34:

Kotka u be kohe qe s'hyn, edhe mua me ka marre malli, Po shyqyr te rilexoj pas shume kohesh dhe ty. Si ke qene ti yllo?


Postuar nga Iyua datë 24 Korrik 2011 - 07:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Kotka u be kohe qe s'hyn, edhe mua me ka marre malli, Po shyqyr te rilexoj pas shume kohesh dhe ty. Si ke qene ti yllo?


Ja futemi ndonjeher sa per mos humbur gjurmet fare
Mir kam qene, po ti si je nga e kemi ate notarin se me ka mar malli?
Ju puth te dyve


Postuar nga Keni datë 24 Korrik 2011 - 08:04:

Mua me pelqen ngjyra jeshile dhe sidomos te syzet e djellit me qeteson shume.


 
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.