Forumi Horizont
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Personazh libri??? JO...JAM UNE.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3032)


Postuar nga ADELAIDA datë 21 Nëntor 2003 - 02:59:

Personazh libri??? JO...JAM UNE....

Lexojme libra shume shpesh nga deshira ,nevoja dhe shume arsye te tjera qe mund te te cojne ne kete proces.....Lexojme nje liber dhe padashur e gjejme veten ne realitetin qe ky liber na ofron,hedhim syte rreth e rrotull dhe shikojme qe jemi te rrethuar nga nje ambjent qe shkrimtari e ka pershkruar aq bukur dhe papritur ndjene kenaqesine e te perjetuarit te ketij realiteti sebashku me gjithe Boten qe ai krijon,personazhet,emocionet...
Jane te shumta rastet kur bindemi plotesisht se ky realitet na perket pasi njeri nga personazhet e krijuar nga shkrimtari je ti..... Tek ai personazh njeh vetveten,njeh emocinet,zgjedhjet,njeh Boten tende....
Deri tani neper librat qe keni lexuar cili eshte ai personazh me te cilin identifikoni veten....ose pse jo???Edhe e mendoni me te arriturin artistikisht nga vet shkrimtari.......


Postuar nga i_lire datë 23 Nëntor 2003 - 00:26:

Adelaide, libri qe me ka bere te ndjehem i tille eshte "Tre Shoke" nga Remark. Besoj qe ti e di kush eshte personazhi mashkull kryesor aty.

Po ty?


Postuar nga ADELAIDA datë 23 Nëntor 2003 - 06:35:

Citim:
Po citoj ato që tha i_lire
Adelaide, libri qe me ka bere te ndjehem i tille eshte "Tre Shoke" nga Remark. Besoj qe ti e di kush eshte personazhi mashkull kryesor aty.



Sigurisht .....por do me pelqente ta pershkruaje per te mesuar te gjithe dicka me shume rreth personazhit dhe ne menyre indirekte dhe per ty

Kurse persa me perket mua do te thoja se Xhoana mund te behem edhe une ne disa raste...


Postuar nga lorie datë 23 Nëntor 2003 - 08:24:

Adela,mos e kishe fjalen per Patin? Te dashuren e personazhit kryesor tek:Tre Shoket?
Xhoana eshte tek Harku i Triumfit.

Ndersa une do thoja qe e gjej veten shume tek nje liber e Sandra Brown:A kiss remembered.
Tani sesi eshte personazhi,eh me mire mbetem ne mister


Postuar nga ADELAIDA datë 23 Nëntor 2003 - 18:49:

Jo Lorie e kisha pikerisht fjalen per Xhoanen tek ``Harku i triumfit``...
Ndonjehere une mund te behem si ajo por nuk mund te identifiohem plotesisht me te...Ndoshta ne fillim te librit e gjej veten tek ajo brishtesia dhe nevoja e saj per mbrojtje por me pas me evulimin e ketij personazhi une largohem gjithmone e me shume nga te qenit si Xhoana...
Te pershendes....me pelqen zgjedhja jote per te mbetur ne mister por jane te shumte ata qe nuk do ishin dakort...


Postuar nga lorie datë 25 Nëntor 2003 - 10:44:

hemmm,nice.
megjithate kam mendimin se Xhoana qe ne fillim deri ne fund te romanit mbetet e brishte dhe ka nevoje per mbrojtje pavaresisht se ate e shpreh ne menyra te ndryshme nga fillimi.

Darke, i think i know ,the character in a book that suits you:It is the girl of the book :Born in Fire.
You got to read it.


Postuar nga darke datë 07 Dhjetor 2003 - 00:51:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie


Darke, i think i know ,the character in a book that suits you:It is the girl of the book :Born in Fire.
You got to read it.



lorie, could you tell me the name of the author of BORN IN FIRE?... sorry i lost the note where i wrote it ... and my bad memory...


Postuar nga lorie datë 07 Dhjetor 2003 - 08:59:

darke , the name of the author is Norah Roberts, the trilogy of the three sisters -writer remember?
te pershendes..


Postuar nga darke datë 10 Dhjetor 2003 - 02:22:

little prince

...today i remembered my best preferred book: THE LITTLE PRINCE nga Antoine de Saint Exupéry


Postuar nga darke datë 25 Dhjetor 2003 - 19:25:

Talking

By the way, I always suspected that what the snake of the "Little Prince" ate up was an entire hill and not a simple elephant.


Postuar nga darke datë 25 Dhjetor 2003 - 19:28:

...


Postuar nga jimmy84 datë 28 Dhjetor 2003 - 05:42:

Per mendimin tim eshte shume e veshtire qe ta personifikosh veten me nje personazh te vetem.Sa per mua e gjej veten nga pak te personazhet kryesore ne tere kryeveprat e REMARKUT(Paul,Ravik,Robert etc)


Postuar nga ADELAIDA datë 30 Dhjetor 2003 - 05:41:

jimmy

E veshtire por jo e pamundur...
Ajo qe kerkova me teper me hapjen e kesaj teme eshte edhe njohja me keto personazhe dhe njekohesisht me kete vjen edhe njohja e personazhit qe fshihet prapa nick-eve te ndryshem...


Postuar nga jimmy84 datë 02 Janar 2004 - 04:34:

Talking ADELAIDA

po sa e fshehte qe ke paske qene moj ta dija qe e kishe per qellime investiguese nuk shkruaja

P.S.Edhe une prandaj s thashe e pamundur sepse pothuaj te gjithe ata qe e pelqejne letersine kane nje pesonazh qe u ngjan ose te pakten afron me ta.


Postuar nga amor alucius datë 02 Mars 2004 - 02:44:

Veten nuk e kam gjetur ne asnje liber,por kam gjetur copeza ndjenjash te hedhura ne fjale pothuajse ne cdo liber qe kam lexuar.
Ndersa i lexon i thua vetes 'nuk paska qene vetem nje pershtypje qe per pak sekonda te ben te ndihesh jashte dimensioneve njerezore,qenka dhe e hedhur ne fjale'




Postuar nga Subaqueo datë 13 Mars 2004 - 06:50:

Question Personazh ??

Personazhi qe me ka lene me shum mbrresa.,[Se nuk mund te them qe identifikohem plotesisht me ate ] ose qe me ka influencuar ne nji fare menyre .Eshte Zhan Valzhani . Te libri te MJERET i Viktor Hygo ose ne te njejtin liber figura e monsinjorit se tani sme vjen ne mend emri...Opssss
harrova po ku kakam mend une mor jau..
kush eka lexuar''????


Postuar nga sMeVjenNeMendAsgje datë 06 Shtator 2004 - 20:41:

Kam gjetur copera te vetes ne shume personazhe, sidomos tek librat e Kadarese. Por me teper, me kujtohet akoma sensacioni i forte dhe i çuditshem qe kam provuar, duke lexuar librin e Diana Culit "REQUIEM". Jane dy personazhe femra, emrat s'me kujtohen mire,-"negativja" quhet Neri apo diçka e tille... (che figura!), qe ne thelb perfaqesojne "te miren" dhe "te keqen". - Interesante qe historia eshte vene ne gojen e "negatives"! - Sigurisht megjithe modestine e thelle qe me karakterizon, une kam gjetur shume gjera te vetes tek "positivja". Po jo dhe aq karakteristika, sa copera ngjarjesh tale uguale, sikur Culi kishte qene shpesh presente ne jeten time. Nje nga librat me interesate shqiptare qe kam lexuar! I hidhur eshte fundi i kesaj "positives". Kam shprese te mos e gjej veten ne kete pjese te ngjarjeve.
Komplimente per temen interesante.


Postuar nga Klodel datë 11 Nëntor 2004 - 15:13:

dje s'di pse po mendoja kete teme. veten do e identifikoja me ravikun e harkut te triumfit. eshte personazh mashkull por me teper me boten e tij mendimet jeten. aq sa tregohet ne liber.


Postuar nga Cindi datë 12 Shtator 2005 - 22:38:

Post

Kohet e fundit lexova nje nga romanet e Nora Roberts "Love by Design" #1 New York Best Selling e perbere nga dy novelat klasike te saj "Loving Jack" dhe "Best Laid Plans"
E gjeta vehten shume te ngjashem me Nathan ne novelen e pare "Loving Jack". Nje personazh i cili kishte kaq shume frike nga marredhenjet serioze dhe martesa.


Postuar nga freeb datë 13 Shtator 2005 - 00:47:

Thuaji zemres po

Veten e identifikoj me nje personazh te librit "Thuaji zemres po" te Suzana Tamaros...libri eshte sikur te ishte shkruar per mua...


Postuar nga freeb datë 13 Shtator 2005 - 00:49:

I harrova emrin asaj vajzes...por eshte mbesa se ciles i drejtohet gjithe ai monolog i hedhur ne ditarin e gjyshes...menyra qe ajo ka gjetur per t'i komunikuar mbeses qe nuk e sheh prej kohesh...e keqja eshte se une vazhdoj te jetoj pike per pike sipas librit edhe pas kaq vitesh qe e kam lexuar...


Postuar nga volter datë 28 Nëntor 2005 - 17:56:

Eshte veshtire ta ndaja personazhin e nje shkrimtari qe te me identifikonte pjeserisht mua... Po sigurisht sa per fillim, do te isha ne disa raste te vecanta si Siddharta...


 
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.