Forumi Horizont
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Jeni kuriozè mbi te kaluaren e partnerit/partneres? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3319)


Postuar nga LoveIsMadBlind datë 26 Prill 2003 - 07:51:

Kerkoj nje mendim!!

Si mendoni ju do ishte shum e nevojshme e kaluara i/e te dashurit/res tuaj ne qofte se ai/ajo do thonte qe ka ndryshuar dhe te theshte qe te donte pa mase por cfare ka ber me pare kane qen vetem gabimet e moshes. Me jepni nje mendim si mendoni ju!Ka rendesi e kaluara apo cfare do kaloni me ate person.


Postuar nga Klodel datë 26 Prill 2003 - 12:10:

un mendoj se jeta e nje njeriu i perket vetem atij dhe jo te tjereve. nese vendos ta ndaje me dike, atehere ajo fillon nga momenti ne te cilin merret ky vendim dhe vazhdon per aq sa ta duan te dy. sa i perket te kaluares eshte dicka personale e secilit prej nesh dhe s'ka te drejte njeri as te nderhyje, as ta dije madje, aq ma pak te gjykoje personin per verprimet e tij. sepse ne fund te fundit neve rritemi e piqemi ne baze te eksperiencave personale keshtu qe nese dikush te pelqen, duhet te te pelqeje dhe respketoje per ate qe je, dhe jo ne baze te asaj qe ke bere madje s'ke pse ti japesh llogari askujt per veprimet e tua....

prandaj kete koncept e quaj shume te prapamebetur. Madje kam zbuluar qe sa me pak te dije i dashuri per te kaluaren e te dashures dhe anasjelltas aq me mire eshte... pasi evitohen shume grindje keqkuptime, evitohen permendjet e gjerave ne momente nervash, ironia, cinizmi, qe duam s'duam e ngre koken shpesh here.....


Postuar nga LoveIsMadBlind datë 26 Prill 2003 - 19:38:

Analistja flm per mendimin qe dhe une dhe ashtu si ty mendoj por thashe se mbase jam une gabim prandaj e bera dhe kete pyetje ketu ne forum


Postuar nga Kobe4MVP datë 28 Prill 2003 - 18:39:

te ndash te kaluaren tende me nje partner per mendimin tim nuk ka asgje te keqe por ne rast se do te pyesni se kur do te doja ta dija te kaluaren une do te thoja qe nuk do te ma kishte qejfi te dija te kaluaren e nje personi ne rast se nuk e njihja ate person sado pak. Ne jetojme ne nje bote ku te gjithe bejme paragjykime ne mos nje menyre ne tjetren dhe sado qe te mudnohemi perseri do te bejme ndonje koment ironik. Personalisht nuk kerkoj dhe nuk dua te dij te kaluaren e nje personi dhe kur jam ne fillimet e nje lidhje me dike asnjehere nuk bej pyetje ne lidhje me te kaluaren dhe sidomos pyetje personale. Sidoqofte kjo ketu varet edhe nga personi me te cilin kam dale. Sepse ne rast se ajo deshiron te ndaje te kaluaren e saj me mua une nuk kam asnje problem me ate gje por thejsht nuk do ta shtyj ate te me tregoje te kaluarene e saj. Pra, jo se nuk doja ta dija por nuk dua ta shtyj vehten ne paragjykime.

Jemi njerez dhe jam shume i bindur qe shume nga ne kur e dhikojme vehten tone ne pasqyre dhe mendojme se kush kemi qene para 5 vjetesh fillojme e qeshim me gjerat qe kemi pas bere dhe shume njerez ketu kane lot ne sy kur mendojne te njejten gje. Pra, nuk ka asgje te keqe te mesosh te kaluaren e dikujt por thejsh une personalisht do te zgjidhja qe ta mesoja ate te kaluar disa kohe pasi ta kisha njohur ate person.


Postuar nga princesha datë 29 Prill 2003 - 13:29:

ok.mendimi im eshte se nuk ka problem shum e kaluara e personit nese ai ose ajo tani ne lidhje jane korrekt por i thon nje fjal e urte popullore:ujku qimen e nderron por zakonin se harron/ keshtu qe varet . por me shum ndryshimin nga te gjithe duhet ta shofi personi qe rri me te.


Postuar nga Kobe4MVP datë 29 Prill 2003 - 18:02:

princesha....Ujku qimen e nderron EDHE zakonin e harron. sigurisht jo gjithmone. NUk desha te te kundeshtoj por thejsht qe une personalisht mundohem dhe nuk i pergjithesoj njerezit se po te ishte ashtu i bie qe mos te takosh njeri sot me te kaluar qe nuk te pelqen. Te gjithe kemi ato cilesite tona qe ne nje fare menyre jane te keqia dhe te mira ne syte e te tjereve. Te gjithe kemi bere veprime qe njerez te ndryshem i shikojne me sy tjeter dhe nuk jam aspak me mendimin se ujku qimen e nderron por zakonin se harron. Une personalisht besoj se njerezit ndryshojne ne kete bote dhe deri me sot ka qene e vertet ne te gjithe njerezit qe kam njohur.


Postuar nga mjellma datë 30 Prill 2003 - 02:14:

Mendoj se njeriu ndryshon,por jo ne karakterin thelbesor.Eshte normale qe te ndryshosh ne pikeveshtrimin e gjykimit,sepse eshte dicka qe eshte nen ndikimin e njohurive dhe pervojave te ndryshme me kalimin e kohes,keshtu qe shfaqesh me nje pamje me te ndryshuar se me pare,por qe te dish se cfare te kaluare ka dikush qe ty te intereson,kjo eshte mese e duhur,pavaresisht qe kete informacion domosdo s'do t'ia kerkosh ne plotesim formulari.Nga njohja e te kaluares ti arrin te gjykosh me mire per personin qe ke perballe,per vlerat e tij dhe fuqine morale qe ka ai per te ndryshuar.Nuk ka asnje te keqe qe ti te dish per te kaluaren e tij/e saj,varet nga ty si do ta vleresosh kete te kaluar,si nje ndodhi normale ne etapat e se ciles kemi kaluar te gjithe dhe per ty eshte dicka e pranueshme(kjo ka shume rendesi ne gjykim),apo do te shofesh se ke perballe nje person qe nuk te pershtatet.Pra te dish te kaluaren eshte te kesh nje nivel njohjeje me te madhe per ate person qe ty te intereson...kaq.

P.s:ajo thenia e qimes se ujkut eshte shume e vertete....ajo qe duhet shtuar eshte fakti qe mund te na pershtatet me "qimen" tone lol....perndryshe eshte per t'iu bere analiza


Postuar nga cancer datë 02 Maj 2003 - 17:13:

S'ka rendesi

Per mua nuk ka rendesi e kaluara e te dashures sime per faktin se nqs une dua te vazhdoj te rri me te dashuren do te ishte budallallek nga ana ime te ndahesha vetem se ne te kaluaren e saj ka patur ndonje gje jo te pelqyeshme. Fundja rendesi ka e ardhmja dhe nese ti gjykon se do ishe e lumtur me te dashurin tend atehere mos 'u bej budallaqe'.
Megjithate njefare qendrimi ndaj te kaluares duhet mbajtur ne menyre qe gjerat 'e keqija' te mos perseriten me.


Postuar nga JamCelik datë 15 Dhjetor 2003 - 20:50:

ne cdo relacion nje nga pyetjet e pashmangshme eshte "sa te dashur'a ke pasur?" dhe pergjigja ne te shumten e rasteve eshte nje genjeshter.


Postuar nga amor alucius datë 17 Dhjetor 2003 - 17:28:

Je_celik pergjigja varet nga lloji dhe karakteri i njeriut.
Personalisht nuk do isha turperuar aspak mbi te kaluaren time.Do thuash e po ka qe e fshehin,POR ne momentin qe do arrija te fshihja te kaluaren time do i pranoja vetes qe turperohem mbi tè.
Do ndihesha shume me keq nga nje genjeshter sesa nga nje numer cike i larte,ndaj SINQERITET njerez eshte celesi i arte :p

Kam nje natyre shume kurioze ne cdogje dhe besoj qe pyetje te tilla do i beja por s'do ndryshonin asgje.



Postuar nga Tonia datë 17 Dhjetor 2003 - 17:53:

Ajo qe duam me gjithe shpirt eshte te dime te verteten rreth prtnerit por ndonjehere ky sinqeritet te kthehet kunder duke identifikuar sjellje te se kaluares ne te tashmen...


Postuar nga Klodel datë 17 Dhjetor 2003 - 20:17:

mua nuk me intereson aspak e kaluara dhe nuk jam kurioze. nese do te tregoje dicka mundet, por nuk jam une ajo qe pyes. pse? sepse e kaluara eshte pjese e cdo njeriu, e ka formuar, perben nje eksperience qe mua nuk me takon ta di apo ta gjykoj, dhe ne fund te fundit e rendesishme esht e tanishmja.
ajo qe partneri eshte ne keto momente, vizioni i tij tani, menyra si sillet tani, gjithshka qe eshte tani kjo eshte ajo qe me intereson dhe e kaluara ne nje menyre ose ne nej tjeter ka influencuar qe ky person te jete keshtu si eshte tani, dhe nese e kam zgjedhur dhe me pelqen, do te thote e kam pranuar te kaluaren e tij automatikisht


Postuar nga JamCelik datë 21 Dhjetor 2003 - 16:41:

analistja

nga e kaluara e partnerit tend do mesosh te ardhmen e lidhjes tende.


Postuar nga Enya datë 03 Qershor 2006 - 07:26:

Re: Kerkoj nje mendim!!

Citim:
Po citoj ato që tha LoveIsMadBlind
Si mendoni ju do ishte shum e nevojshme e kaluara i/e te dashurit/res tuaj ne qofte se ai/ajo do thonte qe ka ndryshuar dhe te theshte qe te donte pa mase por cfare ka ber me pare kane qen vetem gabimet e moshes. Me jepni nje mendim si mendoni ju!Ka rendesi e kaluara apo cfare do kaloni me ate person.


Pershendetje.
Kam nje tip qe "Te kaluaren time e mbaj vetem per Vete dhe s`me intereson e kaluara e askujt"
Per nje jete sa me te lumtur, qendroni sa me larg Se Kaluares suaj.

ciao...


Postuar nga LiL__TrEaSuRe datë 03 Qershor 2006 - 07:32:

JO JO JO EDHE KURRE JO!!! Dmth thjeshte shpresoj mos kete ndo1 semundje sexuale, edhe ti kete respektuar dmth, por cme duhet me te tjerat...edhe kam inat te flas per te shkuaren time, edhe kam inat te krahasoj..kot pfffff...une jam ylli i rradhes edhe personi me te cilin jam ben mire ta shikoj, nqs jo ok dera eshte atyyyyyyy :p


puc-uc MUAAAAAAAA


Postuar nga darma datë 04 Qershor 2006 - 08:51:

...Te them te drejten ne nje fare menyre jam kurjoze dhe me pelqen te di nga e kaluara (dhe jo vetem e kaluara por edhe femijerine e partnerit tim) nuk jam tip qe e imponoj te me tregoje por une personalisht do te me pelqente te dija rreth saj......
Une vete e kam teper te veshtire te flas per te kaluaren time (shume te veshtire per arsye te ndryshme) dhe shpesh here tentoj te mos jem e barabarte nga kjo ane......tregoj shume por deri aty ku dua te tregoj dmth gjerat me te rendesishme te jetes sime pikat me kryesore qe mund te ken ndikuar qoft edhe ne ndertimin e karakterit tim nuk i tregoj........do te deshiroja por......nuk e kam bere.....por tregoj pmjaftushem sa per ti mbushur mendjen partnerit tim se kam treguar gjithshka
Pra nuk jam e drejte ne kete ane (fajtore e pranoj) por do me pelqente qe partnerit te mund ti tregoja gjithshka dhe gjithashtu te mund te me tregonte gjithshka..........


Postuar nga Topolina datë 08 Qershor 2006 - 23:55:

Hmm do me interesonte pak por jo shum...


Postuar nga cupka datë 12 Qershor 2006 - 19:07:

...te interesohesh per te kaluaren e partnerit, me te cilin po nderton endrrat e jetes, per mua eshte mese normale, per te mos thene fare njerezore.
Megjithate tendencat e mia arkeologjike nuk shkojne deri ne detaje dhe imtesira te kaluares se tij sepse dashje pa dashje dua apo s'dua une, do e influenconin marrdhenien tone.
Interesimi im eshte siperfaqesor dhe ne vija te pergjithshme.


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Qershor 2006 - 20:40:

Une kam qene shume kurioze dhe dua te di gjithcka 'te lara te palara" dhe me pyetjet time sulmuse e them kete pasi mund te jene dhe bombardime ne nje fare menyre e "imponoja" pa dashje apo me dashje per te me treguar sa me shume kur nga ana tjeter kam kuptuar qe personalisht e kam te veshtire te flas per te kaluaren time. Mgjs tregoj dhe te jap pershtypjen sikur jam shume e hapur ja arij gjithmone qe te mbaj shume gjera per brenda por kur arij ate qe ne i themi besim atehere cdo gje eshte atje e hapur dhe pres te njejten gje. Ndersa tani dua te vije dicka natyrshem me pelqen te jem ajo qe di sa me shume per partnerin ndoshta dhe gjera qe nuk jane shume elimentare thjesht me pelqen te jetoj dhe te kaluaren e tij por nuk eshte nje "nevoje" si dikur.


Postuar nga amor alucius datë 12 Qershor 2006 - 21:09:

Nuk do mund te isha kurre me nje njeri te cilit si di historikun.S'dua te di sesa here ka vajtur ne krevat me dike apo sahere i ka thene"te dua"& "me do"...gjera irrelevante per mua(te cilat dhe ti thoshte s'do me zgjonin asnje ndjenje xhelozie),ajo qe me intereson eshte te kem nje pamje pak a shume te pergjitheshme per ate njeri.

Une personalisht se kam problem fare te flas per te kaluaren time,edhe pse s'kam ndonje te kaluar intense duke pare qe partnerin tim e kam njohur ne nje moshe relativisht te re.


Postuar nga Xhebroo datë 18 Qershor 2006 - 15:41:

e kaluara edhe e ardhmja jane te lidhura me njera tjetren..

SADO QE DISA MUNDOHEN EDHE THONE SME INTERESON EKALUARA E FEMRES SE TIJ ,MET VERTET NUK NDIHEN MIRE KUR MARRIN VESH PER SENDET QE IKA BERE FEMRA APO GRUAJA E TIJ ME E HERET......

UNE PER VETE NUK DO TE DOJA TE LIDHESHA ME DIKEND QE FSHEH DIQKA NGA UNE...

NUK KERKOJ PSH DETAJET SA HERE IKE THONE TE DUA E QESI TRIPAVE KOTI..

PO LIDHJET SA PER MOS ME DAL BAL NESE NDONJEHERE TAKOHEM ME DIKEND QE TE ME BEJE ME GISHT PRAPAA..

PO PRAPE REALITETI O REALITET ...DASHURIA NUK PYETT


Postuar nga Ashley datë 29 Nëntor 2010 - 17:42:

Jo nuk jam kurioze per te kaluaren e tij sepse dhe un nuk dua qe ai te dije te kaluaren time.


 
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.