Forumi Horizont | Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Viktime e emigracionit. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=551)
Viktime e emigracionit.
Po e hap kete teme per te kujtuar mikun dhe shokun tim me te mire , te cilit i ndodhi nje vdekje tragjike.
Me Bardhin u njohem vite me pare ne qytetin e Lushnjes , ku ai jetonte dhe punonte. Prej dites qe u njohem ne u beme shoke te ngushte. Ne vinim shpesh tek njeri-tjetri.
Bardhi ishte djale me virtyte te rralla: punetor i palodhur, njeri i sinqerte dhe i dashur, ishin dy nga virtytet e shumta te tij. Puna e beri specialist te mire. Me ardhjen e shoqerise italiane qe privatizoi fabriken e tullave ne Lushnje , ai punoi per kete shoqeri.
Pronaret e rinj duke pare punen e tij e moren ate ne Itali ne fabriken e tullave ne qytetin Perlezzi.
Keshtu emigrimi na ndau. Bardhi dhe ne frontin e ri te punes punonte shume dhe shpejte.
Mbas nje viti ai merr me vete ne Itali edhe gruan me tre femije.
Duket sikur puna dhe jeta po merrte per mbare per te. Por ja vjen 3 Marsi dita qe ndyshon gjithcka ne jeten e tij. Makineria e prerjes se tullave ku ai punonte ishte bllokuar nga balta e tullave.
Mbasi nderprene punen e makinerise Bardhi u fut qe te pastronte mbeturinat e baltes qe kishin mbetur brenda ne makineri.
Ne ate cast makineria u takua automatikisht dhe copeton pa meshire trupin e tij . Shoket e punes, shqiptare dhe italiane u turren drejt tij. Bardhi ende pa dhene shpirt i shikonte ata ne sy dhe dukej sikur iu lutej "- me shpetoni se kam tre femije te mitur per te ushquer." Menjehere e cuan ne spital por atij i kishte rrjedhur shume gjake. Mjeket bene cka munden. Por as mjeket me punen e tyre nuk munden ta sillnin dot ne jete, as te afermit e tij qe u gjeten menjeher aty , gruaja , kunati , vellai dhe nipi i tij , as shoket e tij te punes qe e nderprene te gjithe punen dhe e shoqeruan ate per ne spital , nuk munden te benin dot gje.
Bardhi kishte humbur shume gjake dhe nuk mund te vinte dot ne jete. Keshtu Bardhi u nda nga jeta ne moshen 40vjecare duke lene ne nje gjendje mjaft te veshtire gruan me tre femije te mitur.
Pra me 3 Mars 2003 , Bardhyl Latifi(Bardhi) i shtohet numrit jo te vogel te viktimave te emigracionit.
Si reagojne femijet e Bardhit !
Entela , e shoqja e Bardhit tashme e veja e tij ka perqafuar tre femijet e saj e qan mbi kokat e tyre. Me zerin e saj qe i eshte ngjirur fare , ju flet femijeve. Asnje nuk e kupton se cfare ajo u flet vogelusheve sepse zeri i saj pothujse nuk degjohet fare. Ndihet vetem nje si murmeritje . Te vetmit qe e degjojne dhe e kuptojne ate jane vogelushet e saj. Njerezit e shumte qe jane mbledhur rreth tyre shohin nje skene shume prekese dhe mbajne vesh me qetesine me te madhe .
Entela vazhdon te qaje, te puthe sa njeri-tjetrin nga femijet e saj dhe u drejtohet atyre.
-Tani Babin nuk e kemi me . Ai u vra ne pune dhe zoti e mori lart ne qiell. Tani une ju kam vetem ju dhe ju me keni vetem mua, kurse babi do te na mungoje pergjithmone. Tani burrin e shtepise do te kemi Xhekun ......dhe nuk mund te vazhdoje dot me se lotet e mbysin.
Dhe ja si reagojne te tre femijet me zerin e tyre feminor:
Xheku , femija i pare 12 vjec - " Mami mos qaj kaq shume , ja shikome mua une nuk do te qaj se tani jam i rritur, jam burre dhe burrat nuk qajne .
Greta , femija e dyte 7 vjec - " Mami une e di pse e morri zoti babin tone . Babi eshte engjell dhe engjejt rrine me Zotin lart ne qiell.
Reana , femija e trete 4 vjec -" Mami, po pse nuk po vjen babi nga puna ? Pse po rri ai kaq gjate ne pune ?, mua me morri malli per te .
Entela ju ferkon kokat , i puth here njerin , here tjetrin duke u ngasheryer mbi kokat e tyre.
Keni eshte nje histori vertete tragjike,perballe te ciles ndihem krejtesisht e prekur.Kjo histori te ben te kthesh koken pas ne jeten e seicilit dhe te shohim se cfare kemi bere ne kete jete.cfare perjetuam dhe cilat jane mundesite e te ardhmes sone.Eshte e tmerrshme te mendosh se nje njeri i mrekullueshem e gjen perfundimin e jetes nen tmerr dhe le pas mjerimin e te dashurve te tije dhe nderkohe jeta mban nen ritmin e vet te tjere qe fare mire i rendojne me veprimet e tyre,por prape jemi te pafuqishem Keni te veprojme kunder ligjesise se fatit dhe vetem te presim se cfare na ka caktuar kjo peshore e padrejte....
Teme prekese
Keni, edhe une Lushnjar jam vella dhe mbase ket persone e kam njohur si fytyre. Leq me vjen qe e degjova kete lajm, jane shume persona qe vuajne te njejten gje, Len vendin e tyre dhe emigrojne per nje jete me te mire e me shpresa te medha, dhe gjejne vekjen.....Jeta eshte Lufte vella
Mjellma faleminderit per mesazhin.. Edhe ti gezim e mbaresi pac ne jete.
Denix422 edhe ti vella faleminderit dhe pac fatin e mire ne jete. Meqe me the se je nga lushnje mendoj se duhet ta kesh njohur Bardhin sepse ai kishte shume shoqeri te zgjeruar. Po me mire pyet njerzit e tu ne Lushnje se ata duhet ta njohin mire.
Me respekt Keni.
Keni,megjithese vone (sot lexova shkrimin)doja dhe une te shprehja keqardhjen time per humbjen tragjike te shokut te ngushte.Une si e huaj kur lexoj dicka kaq rrenqethese me lind pyetja:A KA ZOT?Po juve?S`arrij te konceptoj se cfare ndjenjash ju kane pershkuar.Nuk duket aspak e drejte njerez te tille te ken kete fat.Po ke degjuar te gjithe njerzit e mire kane fat.............. .Aspak e drejte.
Ju uroj shendet!
Faleminderit per ngushellimin dhe fjalen e mire. Po te them se Ai ishte buri i goces se xhaxhait tim.
Me respekt keni
Keni me vjen shume keq dhe ngushellime.
Kur e lexova tregimin tend qava dhe e kuptoj shume mire sa e rende eshte per te gjithe te humbasin njeriun e tyre me te dashur.E kam perjetuar vete nje gje te tille kur kam qene femije dhe them se edhe sot e kesaj dite e ndjej mungesen e prindit dhe nevojen per ta pasur prane,por qe eshte e pamundur.Shpresoj q
Keni me vjen shume keq dhe ngushellime.
Kur e lexova tregimin tend qava dhe e kuptoj shume mire sa e rende eshte per te gjithe te humbasin njeriun e tyre me te dashur.E kam perjetuar vete nje gje te tille kur kam qene femije dhe them se edhe sot e kesaj dite e ndjej mungesen e prindit dhe nevojen per ta pasur prane,por qe eshte e pamundur.Shpresoj qe kusherira jote dhe femijet te mos kene me gota te hidhura per te pire ne jete.
Keni, edhe une sot kam humbur nje mik mjaft te mire... arsyet? Nuk e perballoi dot jeten e emigracionit pafundesisht..., keshtu vendosi i dha fund vete jetes se tij. Ngushellimet e mia per mikun tend, nderkohe une po qaj per mikun qe sot humba vete.
I-lire, ngushellimet e mia.Qe te arrije te mari nje vendim te tille duhet te ishte shume i vetem.Po me vjen shume keq.Cfare moshe kishte djali?
Ngushellimet e mia per shokun tend I_lire. Me vjen shume keq qe ky fenomen po shfaqet dhe te shqiptaret.
Para nje vite apo nje vit e gjysem nje patriot imi u gjend i varur ne bodrumin ku linin veglat e punes. Nga shoket e tij qe e njhnim mir morem vesh e kishte pesuar nje depresjon nervor te cilin nuk e perballoj dot dhe perfundoj ne vetvrasje.
Edhe njeher ngushellimet e mia per ate fatkeq.
Me respekt keni.
Rrofshi per ngushellimet qe te dy ju. Miku jot u gjet i varur, i imi u gjend ne dhomen e punonjesve, i kycur brenda dhe me nje thike ne zemer. Mosha e tij ishte vetem 26 vjecare. Eshte nje fenomen qe po rritet dhe nder shqiptaret, mire e the Keni. Sic themi ne shqiptaret "Te gjitheve i shkofte shpirti ne xhenet"
Respekte!
Me vjen keq Liri!!!
Keto raste duhet te na motivojne me shume te gjitheve qe te ngrejme te ardhmen ne Shqiperi keshtu te rinjte e brezit qe vjen nuk do kene nevoje te kerkojne parajsen ne rrugen e botes por ne vendin e tyre!
NGUSHLLIMET E MIJA.!!
Mir mroma te gjithve.
Ngushllimet e mija personalisht per te gjith ato qe kan humbur njerzit e tyre dhe ty Keni qofshin ato dhe shok ose miq!! Zoti gjykon gjithka ne kete bot te gjith jemi nisur drejt rruges pak kthim .
Jeta esht gjeja me shtrjet dhe me e keqe qe kemi te gjith !!
Te jetosh kaq vite me ne fumd te ikesh akoma pa e kuptuar se pse ke jetuar.!!!
JETA ESHT E BUKUR NESE DO TE JETONIM GJITHMON PO JA QE KU ESHT REALITETI.!!
JETOJE JETEN SA TE JESH GJALL SEPSE KUR TE VDEKESH DO TA JETOJN TE TJERET PER TY.!!
tani lexova keto mesazhe dhe ndihem vertete keq, shume keq. me vjen keq per shoket tuaj po ne keto momente dhe une qe nuk i kam njohur fare mendoj, mendoj, mendoj pse dreqi ta haj ekziston ky fat per emigrantet? atehere mendoj dhe per ata qe ha deti, per ata qe ha vetmia e tj... dhe nuk arrij te jap nje shpjegim: pse?
nuk pushoj dot se qare!
me vjen keq keni dhe i_lire
ngushellimet e mia kjo histori me preku jashtmase ...uroj fat e suksese per gruan e femijet e tij ...
me respekt
Faleminderit KENI...
Me erdhi mire kur gjeta shkrimin tuaj per BARDHI LATIFI-n.(dajen & shokun tim te mire)
Kushdo qe e njohu Bardhin, e din sa shume e vleresonte ai shoqerine.
GOD BLESS YOU...
Me Respekt,
Artur Bytyci....Ohio,USA
niqlu@niqlu.us
www.niqlu.us
www.niqlushop.com
Niqlu
Te falenderoj dhe une per foton qe e ndave me ne. Me ka mare shume malli per Bardhin dhe kjo foto me beri te me mbushen syte me lot.
Ti ke humbur dajen dhe mua me vjen shume keq per kete, kures une kam humbur shokun mikun dhe vellan tim me te mire.
Pershendetje nga Philadelphia my friend dhe beju te fala te gjith te shtepis.
Me shume respekt per ty dhe familjen tende Keni.
Keni dhe niqlu ngushellimet e mia vertet me ardhka keq, uroj me te mirat per Entelen dhe femijet zoti e forcofte qe te harrij e vetme te gjitha ato gjera qe ata mundeshin ti harrin bashke me Bardhin. Keni jo vetem ty tu mbushen syt me lot por dhe mua pasi te gjithe ne qe mbajme emrin te merguar pothuajse kemi nga nje histori te till qe na prek sa here degjojme dhe per te tjeret. Gjithe te mirat nga arsona!
Arsona faleminderit per ngushenllimin dhe njekohesisht te uroj te mos kesh dhe te mos degjosh me kur ngjarje te tilla.
Pershendetje Keni.Me vjan keq qe e kam lexuar kaq vone kete mesazh.
Theres no coment.Ngushellimet e mia me te sinqerta per te gjithe qe kan humbur tragjikisht dhe papritur te dashurit dhe te afermit te tyre.Edhe un e di cdo te thote te humbesh nje prind dhe e perjetoj tragjedine e familjes se Bardhit.
Uroj qe te kemi fat ne jete dhe bisedofshim vetem per te mira dhe gezime,per te gjithe ne te tjeret qe jemi pjese e kesaj jete kaq te ashper dhe te pameshirshme por kaq te bukur njekohesisht.
Respektet e mia
keni me vjen shume keq per shokun tend, e kam degjuar si histori por kur mer vesh qe dikush e ka pasur njeri te afert te vjen akoma me keq.
sdi cte them tjeter, se ne keto raste fjalet e teperta jane te kota.
te pershendes durrsakja
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.