Forumi Horizont
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- E=mc² (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9711)


Postuar nga iliriusa datë 15 Tetor 2005 - 01:29:

E=mc²

Disa dite me pare pashe nje gjyesem film gjysem dokumentar ne nje stacion publik qe kishte te bente me formulen E=mc² (Energjia=masen x shpejtesia e drites ne katror) edhe tregonte pak a shume zbulimet ne fizike te bera nga fizikant te ndryshem qe cuan ne zbulimin e kesaj formule nga Anjshtanji.
Gjithemon i kisha menduar fizikantet sic i paraqesin ne shumicen e filmave, si njerez me nje model flokesh qe te trembin edhe pakesa te cmendur apo te harruar pas eksperimenteve te tyre. ( Nuk me falet) edhe pse jane aq te apasionuar edhe te obsesuar ndaj ketyre eksperimenteve edhe pyetjeve qe i ushtrojne vetevetes derisa ti japin njefare pergjigje.

Nuk me kishte shkuar ndermend se pasioni i tyre per te shpjeguar fenomene te ndryshme te natyres ishte perpjekja e tyre per te njohur zotin, edhe nje nga krijimet e tij me te medha.

Zbulimi i faktit se asnje gje nuk humbet, vetem transformohet ne dicka tjeter edhe rruga per te arritur deri ne kete zbulim ishin vertet mahnitese.
Zbulimi i fushes elektro-magnetike edhe cdo zbulim tjeter qe coi ne zbulimin e kesaj formule nga Anjshtani...ishte vertet interesant.

Ndryshoi prespektiven time ne lidhje me shume aspekte te jetes...


Postuar nga iliriusa datë 15 Tetor 2005 - 11:48:

Me teper rreth E=MC²

E=mc eshte formula e zbuluar nga fizikanti Albert Anjshtanj qe drejtepresedrejti lidh masen, me energjin. Ne kete formule E qendron per energji, m per masen dhe c ne fuqi te dyte per nje faktor konstant qe barazon shpejtesin e drites ne katror. Formula tregon se nga sasi te vogla materjali mund te nxirret nje sasi e madhe energjie nqs masa kthehet plotesisht ne energji. Psh. nje mase prej nje grami mund te prodhonte rreth 25 milion kilovat-ne ore energji elektrike. Kjo sasi energjie do te mjaftonte per te mbajtur te ndezur nje lamp prej 100 vatesh per me shume se 28,500 vjet.

Kjo formule ishte bazamenti per aplikimin e energjise nukleare.
Kur Anjshtanji e beri te njohur ne 1905, shkencaret nuk dinin ndonje rruge per ta shendruar masen ne energji apo energjin ne mas. Por gjate viteve 1930 u zbulua nje menyre per ndarjen e atomit te disa elementeve te 'renda' ne atome elementesh me te 'lehta'. Shkencetaret zbuluan se masa totale e atomeve me te 'lehta' ishte me e vogel se masa origjinale e atomit te 'rend'. Gjithashtu zbuluan se nga ndarja e atomit prodhohej energji. Shkenctaret arsyetuan se kur atomi ndahej, masa qe humbiste shenderrohej ne energji. Duke perdorur formulen e Anjshtanjit, shkencetaret mund te llogarisnin edhe sasin e mases qe ishte shenderruar ne energji.


Postuar nga kontinenti datë 15 Tetor 2005 - 13:14:

Ilirusa...pikerisht ne kete nen forum lexova nje here dicka te bukur ne lidhje me postimin tend te para fundit.
Dikush tha; ne qofte me duhet nje ateist ate shkoj e kerkoj ne sektorin e filozofise, sepse ne sektorin e fizikes zor se gjen nje te tille.


Postuar nga iliriusa datë 15 Tetor 2005 - 13:23:

Me duket shume e drejte kjo qe the Kontinenti. Por cuditerisht asnjehere nuk e kisha menduar ashtu deri kur pash dokumentarin qe permenda me siper. E pafalshme apo jo?


Postuar nga kontinenti datë 15 Tetor 2005 - 13:26:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Me duket shume e drejte kjo qe the Kontinenti. Por cuditerisht asnjehere nuk e kisha menduar ashtu deri kur pash dokumentarin qe permenda me siper. E pafalshme apo jo?

Mund te falet pse jo, sepse pershtypja jote e vjeter ta bente kete sabotim.
Shkencetaret shikojne ate bote qe ne njerzit e thjeshte nuk arrijme ta shikojme . Ata shikojne perberjen e '' imtesise '' dhe qe aty dalin ne perfundimin se nuk duhet te bejne gabimin banal qe t'ia dorezojne mendimin rastesise, ne lidhje me perfeksionin.


Postuar nga naimi datë 24 Tetor 2005 - 01:24:

Amerikanet sote perfitojne shume

nga Einstein


Postuar nga naimi datë 24 Tetor 2005 - 01:27:

haaaa

ok edhe njeher provoje


Postuar nga iliriusa datë 24 Tetor 2005 - 09:51:

Question

Naim te me falesh, por nuk e kuptoj se cfare kerkon te thuash me mesazhet e tua te mesiperme!


Postuar nga naimi datë 24 Tetor 2005 - 22:30:

ilerusa

deshta te tregoje disa faqe adresa ndoshta interesone ndoj kujte ishine ne gjuhen Angleze njohori te reja ne lidhje me Alberte Ainstaine por ne rregulle eshte ok.


Postuar nga iliriusa datë 26 Tetor 2005 - 12:03:

Re: Amerikanet sote perfitojne shume

Citim:
Po citoj ato që tha naimi
nga Einstein



Vertete interesante!


Postuar nga naimi datë 26 Tetor 2005 - 21:01:

haaa

interesante do te ishte po me qene se keshtu done dikushi


Postuar nga naimi datë 27 Tetor 2005 - 01:45:

ok dicka tjeter

shpejtesi e drites nuk eshte kostante sic thoshte Einstein te cilen e ka pranuar me formulen E= mc2? si mendoni ne lidhje me kete formule .


Postuar nga kontinenti datë 27 Tetor 2005 - 06:58:

Re: ok dicka tjeter

Citim:
Po citoj ato që tha naimi
shpejtesi e drites nuk eshte kostante sic thoshte Einstein te cilen e ka pranuar me formulen E= mc2? si mendoni ne lidhje me kete formule .

E=mc2, eshte shpejtesia e kapshme nga inteligjenca e sotme.
Ajo nuk eshte konstante,pasi cdo gje leviz.
Shume shpejtesi te ndryshme inteligjenca njerezore as qe mund t'i perceptoje.
Ne qoftese shpejtesive do te kishim mundesi t'u vinim emra...keta emra do te ishin te pa funde.
Ne nje vend nuk e kuptoj Ajnshtajnin...ai ka thene ; Nje gje qe eshte apsolute...qe gjithcka eshte relative.
Me kete thenie te tij, si eshte e mundur qe vete Ajnshtajn bie ne kundershtim po me veten e tij, duke i vene piken perfundimtare formules E=cm2 ?


Postuar nga Fizikanti datë 27 Tetor 2005 - 15:58:

E= mc2

E= mc2 nuk do te thote qe shpejtesia e drites eshte konstante, kuptimi i kesaj formule dhe rendesia e saj ka te bej me faktin se "matter" shendrrohet ne energji dhe energjia ne "matter". Kjo formule tregon se sa eshte maksimumi i energjise qe nje sasi e caktuar mase permban.


Postuar nga naimi datë 27 Tetor 2005 - 21:51:

Shpejtesi e dites nuk eshte kostante sic thoshte

Einstein te cilen e ka pranuar me formulen E=mc2? Sipas Paul Davies fizikante i Universitetit ne Sidnay,eshte e mundur qe shpejtesia e drites ka vonuar ne disaa miljarda vite: nese shpejtesia eshte keshtu ateher teoria e Einstein nuk eshte esakte , kjo nuk dote thote qe duhet te hedhim poshte te gjitha librat,sepse eshte natyra dhe Evulozioni shkenctare qe ne teorite e vjetra, Vendosi ate te rejat ideja qe shpejtesia e drites mund te ndryshoje eshte bazuare mbi datat e mbledhura nga john webb qe ka iendesu enigmen pasi ka gjetur ,qe drita kishte thith nje numer fatoni nga mjegullat speciale ne idhtimin drejte tokes rreth 12 miljarde vjet para.
Nebb do te thote qe strukturat e atomve qe sjellin drite ka qene pake e modifikuar, kjo munde te shpjegohet vetem ne se varikimi i elektroneve.....
shpejtesia e drites ka ndryshuar E=mc2 .


Postuar nga naimi datë 27 Tetor 2005 - 21:55:

e drites

me falni


Postuar nga freespirit datë 19 Dhjetor 2005 - 22:47:

Re: Re: ok dicka tjeter

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

E=mc2, eshte shpejtesia e kapshme nga inteligjenca e sotme.
Ajo nuk eshte konstante,pasi cdo gje leviz.
Shume shpejtesi te ndryshme inteligjenca njerezore as qe mund t'i perceptoje.
Ne qoftese shpejtesive do te kishim mundesi t'u vinim emra...keta emra do te ishin te pa funde.
Ne nje vend nuk e kuptoj Ajnshtajnin...ai ka thene ; Nje gje qe eshte apsolute...qe gjithcka eshte relative.
Me kete thenie te tij, si eshte e mundur qe vete Ajnshtajn bie ne kundershtim po me veten e tij, duke i vene piken perfundimtare formules E=cm2 ?


Pershendetje Kontinenti
Po sipas tij cdo gje eshte relative sepse me ndryshimin e shpejtesise ( velocity) cdo gje ndrdyshon vleren plus ka edhe forca te ndryshme qe ndikojne. Ti shume bukur e ke thene edhe vete me siper . Pra asnje gje seshte gjithmon absolute, gjithcka ndryshon dhe ky ndryshim varet nga faktore te ndryshem.
bye


Postuar nga freespirit datë 19 Dhjetor 2005 - 23:23:

Re: ok dicka tjeter

Citim:
Po citoj ato që tha naimi
shpejtesi e drites nuk eshte kostante sic thoshte Einstein te cilen e ka pranuar me formulen E= mc2? si mendoni ne lidhje me kete formule .

Shpejtesia e drites direkte eshte konstante kurse shpejtesia e drites se nje imazhi nuk eshte sipas Anjshtanjit.


Postuar nga NS-6 datë 16 Janar 2006 - 05:24:

c eshte konstante.kostantet ne fakt here pas here kontrollohen nese pesojne ndryshime dhe nje nder to qe po hap shume telashe eshte kostantja alfa qe ne fakt eshte nje kostante qe formohet nga nje ekuacion me kostante te tjera...si quhet ne shqip sepse ne italisht di qe eshte "costante della materia fine"...kjo duket se ka ndryshuar pak,dhe nese konfirmohet do modifikoje disa teori te deritanishme


Postuar nga lost_soul datë 22 Mars 2006 - 10:06:

e drejte.. c eshte konstante ne nje ambient homogjen... dhe eshte e pavarur nga levizja dhe shpejtesia e burimit qe leshon driten... pra jo-relative...


Postuar nga lost_soul datë 22 Mars 2006 - 10:16:

me beri pershtypje dhe nje fraze e permendur nga kontinenti.. qe ka thene einstein.. "Nje gje qe eshte absolute...qe gjithcka eshte relative".. ne fakt edhe une e kam degjuar... por kjo fraze eshte llogjikisht kontradiktore....

nqs gjithcka eshte relative, eshte relative.. perfshij edhe vete kuptimin e vete frazes.. qe shpreh dicka absolute ??!!... nejse... Einstein dhe Godel shoke kane qene...


Postuar nga Dr_Devil datë 23 Mars 2006 - 03:33:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
me beri pershtypje dhe nje fraze e permendur nga kontinenti.. qe ka thene einstein.. "Nje gje qe eshte absolute...qe gjithcka eshte relative".. ne fakt edhe une e kam degjuar... por kjo fraze eshte llogjikisht kontradiktore....

nqs gjithcka eshte relative, eshte relative.. perfshij edhe vete kuptimin e vete frazes.. qe shpreh dicka absolute ??!!... nejse... Einstein dhe Godel shoke kane qene...



Kurse une e kam degjuar ndryshe qe ''Cdo gje eshte relative pervec kesaj fjalie''.

E ketu nuk bie ne kundershtim.


 
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.