Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 224 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Dashurojme vetem nje here ne jete???? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=173)
Dashurojme vetem nje here ne jete????
Thone qe jeta ka vetem nje dashuri te madhe dhe te forte.
Si mendoni ju??????
Jeta na prezanton dhe dashuri te tjera,a dashurojme vertet???
Vertet se njeriu dashuron vetem njeher,dhe ajo eshte dashuri me e fort se nje termet,prandaj faqen qe kisha hap me pare kishte te bej me te,dashuri te vertet e ndien vetem ateher kur qetesi nuk mundesh me i dhane shpirtit dhe gjithmon je ne psihozen e saj se gjdo et ndodh te nesermen.Viktim e kesaj dashurie jam edhe uen Natyra,por shume me e rende seq e mendoni ju,dashuria ime ka nje histori mjafte te hidhur,prandaj shpesh mallkoj vehten pse jetojm ne meshkujt
Viko po te citoj disa vargje te Pushkinit
mos u ngrys prej deshperimit nese jeta te genjen,
hesht ne diten e pendimit,rishtaz dit'e gazit vjen,
zemra me te ardhmen rron,nga e sotmja shqetesohet
kur gjithshka pa pritur shkon,me te djeshmen permallohet.
Mua me kane sherbyer si lajtmotiv gjate jetes time qe nuk ka qene gjithmone e qete dhe e kendeshme.
Jam dakort me ato qe thua dhe te kuptoj shume mire se dhe dashuria ime ka nje fund shume tragjik,por derisa jetojme kemi force te dashurojme perseri e te kerkojme serisht lumturine e humbur.
Nga eksperienca ime mendoj (ky eshte thjesht mendimi im)qe kur dashurojme nuk duhet te perserisim nje dashuri te kaluar,por te vazhdojme nje histori te re pra nje dashuri te re.
konkluzioni:dashurine e madhe,te paperseritshme,unike rendite me kujdes ne nje nga sirtaret e zemres dhe kur te merr malli per te te mjafton vetem ta hapesh pak dhe ajo te vjen e vrullshme ne kujtimet e tua.
Pershendetjet me te perzemerta te gjiteve.
Frike se jetoj gjate kam
Mendoj se jeta vertet eshte vetem nje pluhur qe te ngjitet per zemer e te ben ta humbasesh rrugetimet e saja.Ndegjo mund te dashuroj por nuk dim ke,dashurojm e nuk dim sa,jane ndjenja te pa kufishme,prandaj te dashurosh per te paren here pas permbysjeve tua,ngritet indentiteti i jetes dhe si njeri vlen te jetosh,te permbysesh prap pas perbysjeve qe kishim eshte jete vdekur mes te gjalleve.
Kam nje thenie timen"me lini te vuaj qe te jem i lumtur"prandaj keshtu besoj se jeta triumfon tek une.
:)
Nuk eshte Aspak e vertete qe mund te dashurojme nje here ne jete.
Une psh kam dashuruar me shume se njehere, por mund te theme qe nuk e harroj puthjen e pare, ecila per mua eshte e vyer pasi e dij une se si ja vodha
TuNg!
nuk e di nese dikush e kupton vertete termin "dashuri" tamam ashtu sic eshte. po me mire le te themi qe njerez te ndryshem e kuptojne kete term apo fjale ne menyra te ndrushme. nje here takova nje shoqe qe kisha shume kohe pa e pare dhe bisede pas bisede erdhem e po flisnim per dashurine. ajo eshte me e vjeter se une ne moshe keshtu qe si rrjedhoje ajo di me shume se une. nje fjale me beri vertete pershtypje nga menyra e saj e te shprehurit. dashuria eshte zog qe lind nga shpieti yt dhe si te gjithe zogjte e vegjel nuk di te fluturoje. je ti qe e meson dhe e edukon ate, pra ti je prindi i saj.gjeja me kryesore eshte qe kur te jesh gati ta leshosh kete zog ne fluturimin e pare te sigurohesh qe zogu i njeh miqte dhe armiqte e tij. vetem keshte ai do jete i sigurt ne cdo fluturim te tijin.
pra nese ti dashuron kujto gjithmone se ajo eshte ndjenje qe del brenda teje dhe kur ti nuk e kontrollon dot ajo adhe mund te keqperdoret nga te tjeret. mendohu mire para se te fluturosh...!
Per mendimin tim vetem njeher dashurojme vertet dhe me gjithe force,heret e tjera jane sa per te kalu kohen dhe per te genjy veten se dashuruam perseri.
Jam plotesisht dakort me parafolesin!
Nuk mund te shprehi nje 17 apo 25 vjec se cila ka qene apo eshte dashuria e vertete e jetes, pasi ka edhe nja 50 vjet te tjera perpara per ta kerkuar dhe per ta gjetur. Mes ee drejte shprehja se eshte nje gracke psikologjike pasi ne ate moshe qe njeriu dashuron per here te pare dashuron me teper nga rastesia dhe kurreshtja sesa nga ndjenja e vertete. Dashuria e vertete duhet vleresuar nga te tera anet pak rendesi ka nese eshte e pesta apo e dymbedhjeta. Rendesi ka qe njeriu me dashurine e vertete te lidhi jeten pasi keshtu do ta shijoje ate me mire. Edhe une si parafolesi sa me teper kalon koha aq me teper ia ndjej lezetin dashurise sepse i kam te qarta idete dhe pretendimet e mija dhe kur kam ndryshuar kam ndryshuar zakonisht ne permiresim. Nuk i mohoj dashurite e kaluara madje u jam mirenjohes qe me kane dhene eksperience edhe me kane drejtuar andej nga ishin pretendime e mija. Fale tyre une tani di te zgjedh me mire se me pare dhe per rrjedhoje d te jem me i lumtur.
Dashuria
Mendoje se dashuria nuk ndodh vetem nje here ne jete.Une per vetem time kam qene dhe jam i dashuruar perseri per se 2 here.Jam dakort me Redin qe thote qe Puthja e pare nuk harrohet eshte nje pervoje dhe nje eksperience qe nuk harrovet e ngel e ngulur ne fundit e zemrave tona.Por eshte edhe e veshtire qe te harrovet dashurua e pare,une per veten time me ka ndodhur kjo gje shume kohe me pare e kisha ate mendimin qe nuk ndodh me dashuria e pare,por ja qe ndodhem me nje vajze tjeter dhe me beri perseri te bija perseri ne dashuri,eshte dicka shume e bukur qe te biesh per here te dyte ne dashuri,per vete faktin qe jeta qe bej eshte akoma dhe e bukur dhe me terheqese.
Dashuria nuk ka fund. Ata qe dashurojne nuk vene kufi, sa te jetojne do dashurojne, ne te kundert jeta nuk do kishte kuptim.
Citoj
dhe pa dashurine njeriu do ishte vetem nje vizitor ne jete, vetem nje i vdekur, dhe.................do ishte me mire te mos egzistonte fare.
Erih Maria Remark
Une nuk e di si mund te lindi pyetja ''Dashurojme vetem nje here ne jete?''. Duke ditur se per njeriun eshte gati nje nevoje te ndihet i dashuruar dhe te dashuroje, rrjedhimisht jemi ne perzgjedhje te vazhdueshme per nje dashuri, edhe pikerisht ate me te forten.
Ju duket se ndjenjat jane te pashterueshme? Dhe nese dikush nga ju eshte i mendimit se ndodh qe ndjenja per dike edhe nuk mund te shteroje, ju ndodh perhere te godisni ne shenje dhe te dashuroheni me ate per te cilin ndjenjat tuaja nuk do te shteronin kurre?
Cdo here qe dashurojme, jetojme nje dashuri te ndryshme ndjesore. E kam menduar shume here ate qe kam degjuar nga shume vete, se dashuria e pare eshte me e forta dhe nuk harrohet. Mua me duket se e para nga fundi eshte me e forta, dhe te parave nga fillimi sa vjen dhe ua harroj bukurine.
[Me kujtohet kam lexuar diku :''Ska gezim, hidherim, dashuri, urrejtje me te madhe sa te mos e zbusi koha'', dhe mu kujtua kur po shpreh konkluzionin se dashuria e pare nga fundi, eshte e fresket dhe ajo me duket me e forta.
Pa u larguar ende, jam e mendimit se nuk ka si te dashurohet vetem nje here. Por edhe nje krahasim te eksperiencave dashurore me duket se nuk mund ti behet. Asnjera prej tyre nuk eshte e njejte. Ka nje vecanti ndjesore cdo here qe ne dashurohemi. Ka te bukuren dhe te vecanten e vete. E madje edhe menyra se si dashurojme eshte e ndryshme per cdo here. Kur ben nje rezyme te jetes, pasi ke shkuar shume dhe e konsideron te mbyllur procesin e perzgjedhjes (po e quaj perzgjedhje), njeren prej eksperiencave dashurore mund ta konsiderosh vertet te forte dhe pasionante. Aq sa kur te vjen ne mendje te mendosh per dashurine te vjen ne mendje vetem ajo éksperience. Pra nje mund te jete nga me te fortat por smund ta quash se ke dashuruar vetem nje here.
Sa per puthjen e pare, nuk mund te them eshte me e bukura dhe nuk harrohet ajo e para.
Se fundmi, cdokush nga ne, rritet, dhe meson te dashuroje me bukur, me fort, me tere kapacitetin e tij, dhe njekohesisht meson dhe ta vleresoje me drejte nje ndjenje dashurore....
Lidhur nga kjo e fundit, edhe vleresimi eshte relativ (ketu ka te rritur dhe te parritur ), cka do te thote se dikush tjeter seshte i ketij mendimi me mua....
Ciao
LoL,,1 her??
Njeriu dashuron shum here ne jete per nji arsye:
Dashuria per nji njeri esht e perkohshme,ajo lind nga nevojat seksuale.Por ama kur ne jemi te "Dashuruar" i besojm iluzionit qe "Kjo pervoj do zgjasi pergjithmon".Edhe ky iluzion na krijohet nga mitet e perrallave ku thuhet "Princi edhe princesha jetuan te lumtur deri ne fund te jetes"
less illusion,better will be
romeo dhe xhulieta?!?
o ilusion. i ke ra ne thelb punes!
Une gjithmone jam pyetur se pse Shekspiri e ka be ashtu qe Romeo dhe XHulieta te vdesin duke qene te dashuruar?!?
Mos ndoshta se atij i pelqejne tragjedite? Jo!
Po ta marim se ai me gomarin arin ne kohe ti tregoje Romeos se ajo nuk eshte e vdekur. Romeo kishte pritur deri sa ajo te zgjohet dhe kishin ikur qe te dy se bashku diku larg ... ti themi diku ku nuk ka ndasi ne klasa, diku ku mbisundojne vetem ligjet e dashurise:
dhe ja i kemi tani Romeon dhe Xhulieten se bashku dhe te lumtur:
.... kalon nji jave:
Romeo: Oh Xhulieta o yll o drite e syve te mi....te dashuroj!
.........kalon 1 muaj:
Romeo: Me vjen mire qe te kam cdo dite para syve.... me duket se ende te dashuroj!
.....kalon 1 vit:
Romeo:Xhulieta, te thash hiqmu syve se jam duke e pare lojen e futbollit ..... oj lope!
A thua kam "ilusione" te gabuara, apo realiteti eshte pak me vrazhde se sa ky pershkrimi im ketu... kerkoj falje nese jam me shum optimist se sa duhet
Perfundimi:
Tema eshte : "Dashurojme vetem nje here ne jete????". - mos jete ajo "nji here" numer pak si i madh
hiihiihihihiihihi
ne vitin e trete ata shkojne ne nje restorant me Rose &Jack (nga Tiataniku) dhe me Antony&Claopatra.
"mund te me japesh sheqerin sweety"?? thote Jcak, "patjeter " thote Rose"
"a mund te me japesh mjaltin, honey?" thot Antony, Sigurisht thote Cleopatra
"Could you pass me the bacon, pig?" tha Romeo.
ja keshtu vjen dashuria....un mendoj se njeriu mund te dashuroje shume here ne jete...pavaresisht nga mosha..cdo njeri ka fuqine te dashuroje, again and again and agian.
Gjith te mirat all
Postuar nga Dido°
Mah as dhe njehere kam frike. Po kerkoj akoma te bie ne dashuri per here te pare po nuk u beka gje
30/06/2003 11:31
Per Le te jesh ti e para
Ju thate:
A ka kendej nje njeri qe dashuria e Tij/ e saj ka moshe me shume se 5 vite, dmth. si ne ate kohen e dashurimit..ku ne stomak pasojne eruzione te njepasnjeshme...me bindeni iu lutem..une nuk besoi......?????????????
Ajo koha e "fluturave" ne stomak perben me shume fazen ne te cilen njihesh me nje person dhe qe te pelqen.Eshte mese e natyreshme qe kjo faze eshte kalimetare sepse cdo dite e njeh me shume partnerin tend dhe nese mbas kesaj njohjeje "dashuria" jote ngelet atehere do thote qe eshte dicka e vertete dhe jo nje flirt kalimtar.
Te dashurosh nje njeri nuk do thote vetem te kesh fluturat ne stomak,eshte me komplekse sec mendoni.
Ju keshilloj ti hidhni nje sy temes"flirt apo dashuri",besoj qe ca gjera do ju kthjellesohen!
Mendoj qe njeriu dashuron disa here por vetem 1 here eshte ajo e verteta.Ketu nuk dua te pergjithesoj sepse ka njerez qe ne eksperiencen e pare te tyre gjejne ate qe kerkojne!Ne momentin qe e "takon" dashurine e vertete,besoj qe e kupton qe eshte ajo qe kerkoje dhe ne eksperiencat e tjera por qe vetem kjo ishte ne gjendje ta jepte.
01/07/2003 15:05
natyra dakorty jam me ty dhe me gjithe forumin.po do doja te shtoje dhe dicka tjeter:
djemte dhe vajzat dashurohen sepse kerkojne te gjejne tek partneri i tyre ate qe qe skane , ate qe u mungone nga karakteri i tyre.per shembull:nje vajze ekspresive kerkon nje djale te urte. dhe kur e gjene ate te urtin e dashuron shume....... zhgenjimi vjen me vone kur vajza shikon se diali nuk eshte dhe aq i urte. me nje fjal un nuk besoj se dashurohemi nje here ne jete sepse eshte shum
veshtire te gjejme ate qe fantazojme.
by .sokin
Nuk ish e bardhe nga fytyra vasheza e Galilese,po kish shije e hire per te zevendesuar se tepermi te bardhet e fytyres...Po vec kesaj,me sa e di une,te dashur lecites,dashuria nuk eshte as e bardhe,as e zeze e as tjater ngjyre,po vetem dashuri e asgje tjater.Ajo eshte si era:fryn ku do vete dhe ne i degjojme bucitjet.
Dhe shtati i Kalijes nuki ish i gjate fort,po i holle sa ta shkoje ne rruaze.Dhe kurmi i saj me sise te forta mbante ere zembak.Nje mituri dukej vasheza e Galilese prane shtatit ilirian te Tat Tanushit,po ashtu si ishin qe te dy-ay i bardhe,ajo e zeshke;ay i gjate,ajo e mitur;ay iliria,ajo judhee-dashuroheshin egersisht.Kjo o lecites nuk eshte asfare nje cudi e pathene.Sepse a s´kini pare ju pellumb te bardhe e pellumb te zi te dashurohen aq fort sa te mos i druhen as harkut te gjahtorit qe sjell vdekjen?Dhe c´eshte ngjyra perpara shpirtit?Ato ndajne qe te bashkojne...(M.Kuteli)
Une mendoj qe ne jete ka shume dashuri,dhe ne pergjithesi ato jane te ndrushme. Njeriu per mua ka shume deshira te ndryshme she dashuria eshte nje deshir qe ne mund ta kontrollojm .Ne jete eshte shume veshtire te thuash qe ke gjetur mrekullin e perjeteshme prandaj une them te flasesh sa me shum me ate qe ti mendon qe e dashuron keshtu ti doe njohesh dhe do kreijosh opinionin tend .....
Njeriu hiqet sikur mund te dashuroje shume por ne shpirt ai nuk mund te kete me shume se nje dashuri.Te dashurosh nuk do te thote vetem te duash por edhe te dish qe te respektosh kete dashuri qe ti ke per ate person.Dashurise nuk i maftojne vetem fjalet e embla por edhe edhe respektimi i ndjenjave.Une do te citoj kete citat > Re: Dashurojme vetem nje here ne jete????
Postuar nga jam_ai_qe_jam datë 24 Korrik 2003 - 19:17:
Citim:
Po citoj ato që tha Natyra
Thone qe jeta ka vetem nje dashuri te madhe dhe te forte.
Si mendoni ju??????
Jeta na prezanton dhe dashuri te tjera,a dashurojme vertet???
me fal ,per cilen dashuri e keni fjalen,apo kshtu ne pergjithesi pyesni!?
nese e keni fjalen per dashurin ndermjet sekseve te kunderta,them se nuk eshte e vertet qe ekziston vetem nje dashuri e madhe,njeriu eshte gjithmone ne kerkim te dickaje qe as vet nuk e definon dot...
ky eshte mendimi im
pershedetje te gjitheve!
Real love lasts forever
Citim:
Dashuria e vertete zgjat perjetesisht -- The CrOw
mendoj se mund ti japim pergjigje kesaj pyetje pas historive te ndryshme e experiencave te ndryshme qe mund te kemi ne jete!!!
per mua dashuria e pare do te jete e paharrueshme...dhe per kete asgje/asnje tjeter nuk do mund te me ndryshoje mendje (u ndame pa deshiren tone...na ndau jeta...keshtu ishte e shkrojtur ...me thoni ka mundesi qe une ta harroj?) => et voila de nouveau deprimé
byeee
mire pra
ju njerez thoni,pra shumica juaj mendon se dashurojme me se njehere.po prinderit tuaj?????? e leme me njane kete sepse mbase mund te mos jete nje argment shume bindes.marrim nje shembull te thjeshte:kemi nje djale dhe njeh dy vajza,njera e zgjuar,tjetra e sinqerte,do te vije rasti qe ai te vendose te zgjedhe njeren prej tyre cilen?atehere ai duhet qe te gjeje me te miren keshtuqe te duhet te kerkoje nje te trete qe te kete keto dy cilesi.si mendoni ju tani a nuk dashurohet nje vajze me keto cilesi apo me shume?
marrim eshe nje tjeter:do te vije dita qe do te martoheni,atehere pas nje fare kohe ju do te divorconi gruan apo burrin sepse kemi te drejten te dashurojme me shume se nje here???-Jooo! ju o njerez nqs mendoni keshtu,ju nuk dini te tregoheni korrekt me ndjenjat tuaja dhe per te marre nje vendim do te jeni si nje anije ne mes te detit qe e lekund era sa andej-ketej.une mendoj se njerezit kujtojne se dashurojne shume here,por rezultati eshte NJE.
nuk jam fare dakort me ty njeriu xx per shume arsyje por do te te jap ato qe mendoj se jane me bideset!!
1-njeriu ne momente te ndryshme ne periudha te ndryshme do kete edhe shije te ndryshme...psh:kur njef dike te pelqen rri shume kohe vjen dita ku ai nxjerr suratin e vertete se si eshte (marre nga nje rast real) 12 dite pas marteses e ka rrahur per vdekje...do thote e shkreta grua qe e do akoma kete debil??kete quhan ti te dashurosh vetem 1here...e ta siguroj nuk eshte rast i rralle ky qe po marr per shembull
2-ne moshen e adoleshences na ndryshohet mendja si per dashurine si per familjen njehere i duam heren tjeter i urrejme (sigurisht momente) si per studimet qe nuk dime cfare te bejme edh eper shiijet qe kemi per dike( e dua te bukur bjond) e gjeta ..po me vone do ti bie kokes e do them qe e dua te bukur e intelligjent ..po sigurisht ai bjondi me pelqente e e doja shume por me kohen e pashe qe nuk me pershtatej ..kjo ndodh edhe ne sens inverse
shpresoj te me kesh kuptur se cfare doja te thoja !!! nuk dashurojme vetem njehere ...
ah po se harrova me te rendesishmen ..po rasti ku do dike si e marre e qe jeta ta rremben
...je e re e sigurisht nderkohe do te duash te kesh dike tjeter ne jeten tende por kjo nuk do te thote se ke harruar dashurine tende qe ke humbur (dashuron akoma ate qe kishe me pare e do fort kete qe te ndodhet prane aktualisht)
oups...hera e pare qe shkruaj kaq shume
uaaaaaa keta....
po une vetem mendimin tim dhashe sikur....pastaj ku kam dashuruar ndonje here une e te jem kaq e bindur? une per vete keshtu dua te kem nje dashuri te vetme.....mbase ju s'ju pelqen,por mua nuk do te me pelqente te shikoja veten time duke vuajtur apo duke u hedhur nga nje dashuriçke ne tjetren....pastaj ju qe keni eksperience mbase dini me shume .ca t'ju thote motra!!!megjitheate nqs mendimi im nuk ju pelqen une terhiqem.....por mua me pelqeu si teme dhe prandaj shkrojta.....persh.te gjitheve,por perseri qe dashurojme vetem nje here ne jete.pa me thoni per eksperiencat e prinderve tuaj???
bye-bye every body!!!!
dashuria eshte...relative...
e dini pse them keshtu une,se kushdo qe thote se ka dashuruar me shume se njehere,asnjehere,dhe e them me bindje,nuk ka pasur dy dashuri njelloj,dhe secila ka te vecantat e saj,pa te lene mundesi krahasimi.
per ato qe thone se kane dashuruar vetem nje here ne jete ,dhe pse kane pasur histori te tjera,atehere i jap doren,por nuk mund ti them se sdo takojne ndonjehere nje tjeter dashuri ne jete...
gjithsesi sa te rrojme do mesojme dhe ne...
Shiko shiko
Eehhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh po ku ma gjetet mo . Tju them te verteten dashurin e pare nuk do e harroj kurre , jo per gje por kam ber aq budalliqe sa se keni iden.Nejse ajo nuk do te harret kurre per shume faktore por ju lutem mos me thoni qe esht e vetmja dhe sduhet te ket te tjera , ndoshta edhe me pasionante se ajo e para .Dashurin e pare e kalon ne periudhen me delikate dhe te bukur te jetes dhe sigurisht jam dakort me profetin kur thot se nuk viet ne funksion truri, esht thjesht pasjon dhe vetem kaq.Pastaj nese ke vendosur te mos dashurosh esht pune tjeter po te siguroj O vajze sexy qe heret a vone do te ndodhi edhe ty, ose te pakten shpresoj qe te te ndodhi qe te dashurohesh me dike qe do te te bej te harrosh ate dashurin epare ...Te them te verteten edhe une se kam harruar akoma por nuk jetoj me kujtimet emia. Gjith te mirat nga DIABLIC A'S
Jam e mendimit qe ka vetem nje dashuri te vertete ne jete,dhe te tjerat mund te jene fiksime momentale
Besoj gjithmone ne unicitetin e cdo gjeje,ashtu si dhe ne dashuri!Nje dashuri te vertete PO,por varet se sa jemi te zote ta ruajme dhe ta bejme te rritet cdo dite e me shume...Nese nuk i arrihet atehere njeriu mundohet te genjeje veten ne shume forma...
Nuk duhet ngaterruar dashuria e vertete me ca ndjenja adoleshenciale,pasi sic dihet ne ate periudhe njeriu nuk eshte shume stabel.Ketu gjithashtu nuk duhen harruar as etapat e ndryshme te formimit karakterial,besoj qe mund te flitet per Dashuri me D te madhe vetem nese karakteri eshte plotesisht i formuar!
Shume e vertete eshte qe duhet te dashurojme me shume se nje here, po me karar aman, pastaj thone qe dashuria pare nuk harrohet asnjehere. dhe sipas endimit tim varet edhe shume kontesti i vendit ku jeton. se ketu ne itali per keto pune eshte per deti kos. shyqyr qe jemi shqiptar thuaj se me keto italianet nuk mund te rrishe me shume se nje jave me kete mentalitet qe kane, po sidoqetejete eshte shume veshtire te dashurosh shume here, se fundja njeriu nje zemer ka, po varet edhe nga karakteri i njeriut..............................
Re: Dashurojme vetem nje here ne jete????
Citim:
Po citoj ato që tha Natyra
Thone qe jeta ka vetem nje dashuri te madhe dhe te forte.
Si mendoni ju??????
Jeta na prezanton dhe dashuri te tjera,a dashurojme vertet???
nga pegjigjet shoh se mosha e forumsave eshte relativisht e re,dhe kesisoj dhe pergjigjet lene per te deshiruar.
Duhet te njohesh termin dashuri qe te japesh nje pergjigje pothuajse te sakte,por... akoma akoma dhe me shum duhet ta ndjesh dhe ta kesh provaur ate.
Mire do thoni ju ,po si tja bejme ne qe jeni akoma ne fillimet e saj?!
Kjo arit me pune me perpjekje (lol)....
OK mendimit te AMI-t dhe disa te tjerve .
Ne jete ne dashurojme shum per te arritur tek ajo qe quhet I DASHURUAR
Po shkruaj nje poezi te ESENINIT ,i cili per mu eshte nje nder poetet qe mund ti kete kenduar me bukur dashuris.
Shpresoj qe tj`u ndihmoje sa do pak.(per adoloshentet e kam )
ti s`me do ,nuk te vjen keq per mua
a mos s`jam u shum i bukur valle?
duart vec mbi karh m`i ke leshuar
dhe s`shikon po shkrin si shkum` e vale
bukuroshe ndjenjash perveluar
s`jam bnrutal as delikat me ty
as me thua ,sa ke ledhatuar
sa buze e duar mban mend ti?
un` e di :ato si hije shkuan
pa e prekur zjarrin tend ne gji
shumve mbi gjujne u ke qendruar
kurse ja ,tek mua rri tashti
le te jen syt` e tu per gjume
edhe ti mendon per tjeter ke
se dhe vet` un ty s`te dua shum
kur kujtoj ato qe s`i kam me
ku pasion nuk eshte faji yne
mendjelehte eshte lidhja e rrembyer
sic te pash pa prishur qetesin
do bezeqesh un` rrugen duke kthyer
por dhe ti do te marresh rrugen tende
duke ndjekur ditet plot merzi
vec t`paputherve mos u merr mendjen
mos u bej t`padjegurve magji
dhe kur neper rruge ndonje dite
do t`i c`faqesh dashuri nje tjetri
ndoshta do dal une te shetite
dhe serish do piqen miqt` e vjeter
per ste vec do te rrafi zemra
do te ulesh syte poshte si shtize
dhe e qet` do thuash:"Mire mbrema"
do pergjigjem:"Mire mbrema miss"
dhe asgje me shpirtin s`do e zgjoje
dhe asgje s`do e trondit ate
KUSH KA DASHURUAR S`MUND TE DASHUROJ
KUSH ESHT` DJEGUR S`MUND TE NDIZET ME.
Per mendimin tim njeriu mund te dashuroje shume here, por dashuri te vertete vetem nje ka.Ai qe e ka ndjere vertet se kush eshte dashuri e di dhe pajtohet me mua.Une njoh dike qe dashuron 2 veta ne te njejten kohe,per te parin ka dashuri te vertete per te dytin ka dhemshuri ,mirenjohje dhe respekt,por thote se nuk jeton dot as pa njerin dhe as pa tjetrin.Ju te dashur miq çmendoni per kete njeri?
Nuk e di une nuk kam dashuruar vetem njehere,mendoj se ka shume menyra te te renit ne dashuri dhe te gjitha ndryshojne nga njera tjetra.Dashurine e madhe se kam provuar ende dhe me kujtohet ne shprehje qe e kam lexuar diku.Dashuria e madhe shfaqet njehere ne njemije vjet ashtu si lulja e Aloas ne ishullin Isola Bella.Mendoj se kush nuk dashuron nuk jeton......................
nejse,sa per tu pembajtur temes,mendimi im eshte se nuk dashurojme vetem njehere ne jete.
sigurisht ka persona qe dashurojne vetem nje here ne jete (nuk e
perjashtoj)
dashurojme deri sa mundemi, derisa duam dhe na duan, derisa ekziston dashuria.
ajo qe me habit eshte, se si njerzit nuk quajne me histori dashurie,nje histori te mbyllyr.dashuria mbaron, por dikur kemi pas qene te dashuruar.
te pakten keshtu eshte ideja ime perreth ksaj teme.
Sa here te doni dashuroni o njerez, por dijeni se vetem nje here vjen dashuri e madhe dhe e vertete! Dhe e dini sa here dashuron aq here te duket sikur gjen Dashurine e Madhe............. eh bote bote.........e kush ja ka gjetur fundin kesaj bote dreqi e mori..........ju pershendes nga zemra te gjitheve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
une them njeriu dashuron shume here por ne menyra te ndryshme. kur je in the mids of it gjithmone ndjen se dashuron and that's all that matters. une i kam dashur te gjithe te dashurit e mij dhe cdo marredhenie ma ka pasuruar jeten dhe me ka ndryshur in e fondamental way. mos kini frike te dashuroni o njerez, ju ben mire dhe per shendetin...
DASHURI
Ne jete njeriu mund te dashuroje shume here por hera e pare nuk harrohet, te kujton gjithcka nje emocion dhe nje ndjenje qe nuk ka pershkrim emocion teper i madh domethene nuk mund te dashurojme vetem nje here ne jete
une personalisht kam dashur nje djale shqipetar dhe me pelqente jashte mase por nuk arrita te perfundoja me te atehete dashuria per mua kishte humbur por kur u takova me te fejuarin tim atehere arrita te kuptoj se njeriu dashuron me shume se nje here ne jete
jam i mendimit me ty tila qe hera e pare nuk harrohet,dhe e shte e vertet njeriu dashuron edhe here te tjera edhe me shume se heren e pare nese ai zhgenjehet do kerkoj me shume per te dhene heret e tjera edhe mua me ka ndodhur dicka e tille heren e pare isha 4 vjet me te por mbaroi,heren e dyte i jepja me shume akoma dashuri sepse njeriu nga dashuria jeton,dhe cdi here qe dashuron nendon te jape sa me shume,ky eshte mendimi im.
ju pershendese
Dhe un them se nuk dashurojm shum her ne jet.
Shum vetave i duket sikur dashurojm me shum se nje her po s'esht e vertet..nuk mund te quhet dashuri dicka qe fillon sot dhe mbaron mbas disa muajve..ajo dashuria e vertet smbaron KURR KURR..so un do thoja qe ne nuk dashurojm aasnjeher!!
MA KENI HEK TRUNIN
bravo... ja zhyte___________________ po pse o njerez ne pas dashuris se pare duhet me var nje gure ne qafe dhe te hidhemi ne lume . E kuptoj qe dashuria e pare eshte dicka e paharruesheme por kjo nuk duhet te jete nje shkak qe ne te mbyllemi ne vetvetedhe te jetojme me te kaluaren. Nejse te gjithe e mendojne ashtu si duan ose si i leverdis. Hajd pra nje tung nga DIABOLIC A'S ...
JO!!!!!!!!!!!!!!!!!
Per mendimin tim dashurojme me shume se nje here ne jete!!!
Sigurisht ka persona me fat (n.q.se mund ta quaj keshtu) qe dashurojne vetem nje here ne jete por ka edhe persona qe jetojne me shume se nje dashuri!!!
Histori te mbyllura edhe pse kane mbaruar kane qene dashuri (flas per veten time)!!! Kane qene marrje mendsh, mungese fryme e dite te tera pa flejtur. Ka qene nje zemer qe te rrihte aq fort sa mendoje se kush te takonte e degjonte!!!Kane qene dite dashurie!!!!
JO!!!!!!!!!!!!!!!!!
Per mendimin tim dashurojme me shume se nje here ne jete!!!
Sigurisht ka persona me fat (n.q.se mund ta quaj keshtu) qe dashurojne vetem nje here ne jete por ka edhe persona qe jetojne me shume se nje dashuri!!!
Histori te mbyllura edhe pse kane mbaruar kane qene dashuri (flas per veten time)!!! Kane qene marrje mendsh, mungese fryme e dite te tera pa flejtur. Ka qene nje zemer qe te rrihte aq fort sa mendoje se kush te takonte e degjonte!!!Kane qene dite dashurie!!!!
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Mire mire durrsake si te duash ti , ta kam prish noi here ty une , jo me duket.Me fal edhe mua se pa dashur kam shkruar dashuri e pare aty lart po doja te thoja ... nejse spo e them fare . Ciaoooooooooooo yllo kiss nga DIABOLIC A'S
Pershendetje!
Mendoj se njeriu vetem njehere dashuron me gjithe shpirt ne jete!
Kur ta njihni njeriun tuaj te zemres do ta kuptoni se zemra juaj i perket vetem atij ose asaj.
There is only one love in live and you gat all the life to finde out who is it.
Une jam akoma ne kerkim te shpirtit tim binjak dhe se shpejti do ta zbuloj se ku fshihet.
Respekte forumista.
Re: Pershendetje!
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Une jam akoma ne kerkim te shpirtit tim binjak dhe se shpejti do ta zbuloj se ku fshihet.
Pershendetje!
Faleminderit Durrsake!
ALO
O Olintter , shiko te gjesh ndonje krah thyer , te shtyesh ca kohe ,degjo mua., se do lodhesh se kerkuari shpirtin binjak dhe do ngelesh pa gje .
Per mendimin tim ska pergjigje te prere per kete teme...Cdo njeri i perjeton ne menyre te ndryshme emocionet, ndjenjat. ka njerez qe jane husme pasionante dhe e takojne dashurine shume here dhe e perjetojne ne te njejten menyre ose cdo here e me te forte e kane emocionin.(keshtu i duket atyre). Te tjere jane me te qendrueshem. Une personalisht njehere kam dashuruar cmendurisht dhe do doja shume te me perseritej perseri ajo cmenduri...
Re: ALO
Citim:
Po citoj ato që tha mostra
Ste imagjinoj dot ty KSENIA te dashuruar cmendurisht.
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 224 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.