Forumi Horizont
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Udhezime gjate jetes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10117)


Postuar nga Cindi datë 16 Nëntor 2005 - 02:20:

Udhezime gjate jetes

1. Mundohu te jesh i hapur me njerezit. Nuk i dihet nje prej tyre mund te behet miku jot me i ngushte.

2. Mos perdor valixhe te shtrenjta gjate udhetimit. Eshte nje shenje per te terhequr vemendjen e vjedhesve.

3. Kur ben kerkese per te marre borxh gjithmone vishu mire.

4. Mos shpenzo shume leke per te blere nje makine.

5. Mundohu ta zbukurosh shtepine me te gjitha shijet e tua dhe mundesite e tua. Asnjehere mos kurse leke per ta realizuar. Atje eshte vendi ku shpirti yt qetesohet.

6. Gjithmone kur nisesh ne nje udhetim mos harro te marresh nje pineske per te mbyllur perdet e dritareve ne hotel.

7. Asnjehere mos sheno emrin dhe adresen ne anen e jashtme te valixheve gjate udhetimit. Shenoje ne nje cope leter dhe fute brenda valixhes. Askush nuk do te mesoje adresen tende.

8. Gjithmone bej fotokopje te pashaportes, biletave dhe credit card gjate udhetimeve.

9. Gjithmone bej liste te plackave qe do te marresh me vehte gjate udhetimit dhe kete liste fute ne valixhe ta kesh gati per kontroll gjate kthimit.

10. Beso tek Zoti, por gjithmone sigurohu te mbyllesh makinen.

11. Asnjehere mos thuaj" femija im nuk e ben kete gje"

12. Kur je shume i gezuar kontrollo fytyren perpara pasqyres.


Kush ka te tjera te vazhdoje._ football


Postuar nga Cindi datë 18 Nëntor 2005 - 05:48:

1. Asnjehere mos qesh me endrat e tjetrit

2. Dashuro me pasion dhe ne thellesi. Mund te lendohesh, por eshte e vetmja rruge te jetosh jeten plotesisht.

3. Asnjehere mos kerko te falur kur je shpejt ne nje takim.

4. Hap deren e makines per gruan tende dhe gjithmone ndihmoje ate per te veshur xhaketen ose pallton.

5. Asnjehere mos ngaj makinen me cup caji ose kafe te ngrohte ne mes te kembeve.

6. Per udhetime konsultou me agjente. Nuk kushton dhe te kursen kohe dhe perpjekje.

7. Mos i gjyko njerezit nga kusherinjte qe ka.

8. Ha nje cope cokollate mbasi ke ngrene hudhra dhe qepe. Kuron eren e keqe te frymemarjes.

9. Gjithmone kontrollo faturat e hoteleve, sidomos per bisedimet telefonike.

10. Mbaj mend se ne momentin qe ti thua "do te heq dore", dikush tjeter ne te njejten situate eshte duke thene"sa rast i mire"

11. Bej shoke nga te gjitha nivelet e shoqerise.

12. Kurre mos lejo qe dicka e vogel te prishi nje shoqeri te mire.


Postuar nga Cindi datë 18 Nëntor 2005 - 20:13:

1. Asnjehere mos humb rastin te flesh ne nje verande.

2. Asnjehere mos u bej ti i pari te prishesh nje tradite familjare.

3. Asnjehere mos firmos kontrata me vende bosh.

4. Ne raste mosmarreveshje argumento me te drejte. Nuk eshte nevoja te perdoresh " emra" ose "epitete".

5. Kurre mos jep numrin e credit card ne telefon, ne qofte se nuk je ti qe ke marr ne telefon.

6. Kur dikush te ben nje pyetje dhe ti nuk do te pergjigjesh, buzeqesh dhe pyet "perse do ta mesosh".

7. Mos admiro njerezit nga pasuria qe kane, por nga menyra krijuese dhe gjeneroze qe ata e vendosin kete pasuri ne perdorim.

8. Asnjehere mos deklaro fitoren perpara kohe.

9. gjithmone mbaj me vete nje ore te vogel me zile kur udheton.

10. Gjithmone sill nje dhurate te vogel kur je i ftuar per darke.

11. Mos u jep shume vemendje gezimeve te vogla ne jete, kur je ne kerkim te nje te madheje.

12. Kurre mos marto nje grua qe ben naze ne ushqim.


Postuar nga wydra datë 18 Nëntor 2005 - 20:30:

Citim:
Po citoj ato që tha football


2. Asnjehere mos u bej ti i pari te prishesh nje tradite familjare.



11. Mos u jep shume vemendje gezimeve te vogla ne jete, kur je ne kerkim te nje te madheje.




shume interesante tema football, me te tera pikat isha pak a shume dakort, pervec ketyre qe kam cituar.

Traditat familjare nuk jane aq shpesh pozitive, bile ne te shumten jane arkaike dhe penguese.

sa per gezimet e vogla... jane pikerisht ato qe mbushin jeten, kush behet i verber dhe synon vetem nje qellim te madh, zgjohet nje dite te bukur dhe e kupton qe i ka ikur jeta kot dhe s'i ka shfrytezuar ato te mira qe i ka dhuruar jeta...


Postuar nga Cindi datë 18 Nëntor 2005 - 20:51:

Citim:
Po citoj ato që tha wydra


shume interesante tema football, me te tera pikat isha pak a shume dakort, pervec ketyre qe kam cituar.

Traditat familjare nuk jane aq shpesh pozitive, bile ne te shumten jane arkaike dhe penguese.

sa per gezimet e vogla... jane pikerisht ato qe mbushin jeten, kush behet i verber dhe synon vetem nje qellim te madh, zgjohet nje dite te bukur dhe e kupton qe i ka ikur jeta kot dhe s'i ka shfrytezuar ato te mira qe i ka dhuruar jeta...



Ke te drejte Wydra, por po ti analizoj me poshte se cfare nenkuptoj une:

Kur themi " Mos u bej i pari te prishesh nje tradite familjare" eshte fjala per tradita qe nuk rendojne njeri. p.sh. festimi i cdo datelindjeje te pjesetarit te familjes ose ngrenja e drekes ne tavoline te gjithe bashke ose vajtja ne nje piknik ose te biseduarit ne menyre te civilizuar te nje ceshtjeje, etj, etj

Kur themi " mos i jep rendesi gezimeve te vogla ne jete, kur kerkojme per nje te madhe" Eshte e vertete qe edhe ato te voglat mbushin jeten por kur kemi nje qellim me te madh, nuk duhet te harxhojme kohen me to. p.sh. Nje vajze e re vendos te behet aktore. Kuptohet bukuria eshte hapi i pare qe ajo te eci ne kariere. Fillojne lavderimet per bukurine e saj dhe reklamat. Ajo duhet te gezohet per keto te reja te bukura qe ndodhin gjate jetes se saj, por qellimi i saj eshte qe te behet aktore e madhe dhe te kete suksese ne karieren e saj. Prandaj dalim ne konkluzionin qe ajo duhet ti kushtoje me shume vemendje talentit. Ose mund te jap nje shembull tjeter. Piktori fillon te pikturoje dhe ne mendje ka imazhin e nje tablloje te madhe qe do te mbetet ne histori. Sapo ka filluar punen dhe fillon skicimin. Njerezit perreth fillojne lavderimet ne lidhje me detajet me te cilat ai ka skicuar nje sy apo nje dore. Ai kenaqet nga keto lavderime, por duhet te vazhdoje me tej per te perfunduar imazhin te cilin ai kishte ne imagjinaten e tij perpara se te filloj punen e kesaj tablloje.

Te pershendes _ footbal


Postuar nga Cindi datë 19 Nëntor 2005 - 01:05:

1. Asnjehere mos u marto po nuk qendrove te pakten 6 muaj fejuar.

2. Ka njerez qe gjithmone kane justifikime pse nuk mund ta besh dicka qe ti do ta besh. Injoroji.


Postuar nga Cindi datë 17 Dhjetor 2005 - 04:16:

1. Asnjehere mos bej bisnes me njerez qe kane ne historikun e tyre raste te hedhjes ne gjyq tek te tjeret.

2. Asnjehere mos humb nervat, temperamentin dhe celsat e makines.

3. Perdor fotografine me te preferuar te njerit prej te dashurve te tu si shenuese libri.

4. Beji surprize nje shoku te vjeter duke e marre ne telefon.

5. Gjithmone pergezoje gruan tende dhe behu shoku me i mire i saj dhe tifozi me i madh per te.

6. Mos thuaj jo, derisa te degjosh te gjithe historine deri ne fund.

7. Kur je i ftuar per darke, prano ndihmen e dyte qe te ofrohet, por jo te treten.

8. Blej per te fejuaren tende me te bukurin diamant-unaze-fejese qe mund ta perballosh nga ana financiare.

9. Kur nje shok i mire te ofron ndihme, pranoje ndihmen e tij.

10. Gjithmone mbaj me vehte tre bisnes-cards tuajat ne portofol tuaj.


Postuar nga PARIS datë 17 Dhjetor 2005 - 06:26:

Re: Udhezime gjate jetes

Citim:
Po citoj ato që tha football
1. Mundohu te jesh i hapur me njerezit. Nuk i dihet nje prej tyre mund te behet miku jot me i ngushte.

2. Mos perdor valixhe te shtrenjta gjate udhetimit. Eshte nje shenje per te terhequr vemendjen e vjedhesve.

3. Kur ben kerkese per te marre borxh gjithmone vishu mire.

4. Mos shpenzo shume leke per te blere nje makine.

5. Mundohu ta zbukurosh shtepine me te gjitha shijet e tua dhe mundesite e tua. Asnjehere mos kurse leke per ta realizuar. Atje eshte vendi ku shpirti yt qetesohet.

6. Gjithmone kur nisesh ne nje udhetim mos harro te marresh nje pineske per te mbyllur perdet e dritareve ne hotel.

7. Asnjehere mos sheno emrin dhe adresen ne anen e jashtme te valixheve gjate udhetimit. Shenoje ne nje cope leter dhe fute brenda valixhes. Askush nuk do te mesoje adresen tende.

8. Gjithmone bej fotokopje te pashaportes, biletave dhe credit card gjate udhetimeve.

9. Gjithmone bej liste te plackave qe do te marresh me vehte gjate udhetimit dhe kete liste fute ne valixhe ta kesh gati per kontroll gjate kthimit.

10. Beso tek Zoti, por gjithmone sigurohu te mbyllesh makinen.

11. Asnjehere mos thuaj" femija im nuk e ben kete gje"

12. Kur je shume i gezuar kontrollo fytyren perpara pasqyres.


Kush ka te tjera te vazhdoje._ football



Sa e mire qe je, Zoti te Ruajte ne cdo hap qe te hedhesh!
Keto nuk jane keshilla interneti,-por jane keshillat tuaja personale
qe ju i ndeshni ose i keni ndeshur gjate jetes Suaj e po i ndani falas me NE!
Je nje shembull i perkryer per te te zbatuar ne jete!-Gezohem qe te kemi mes nesh!

love, PARIS.


Postuar nga Cindi datë 18 Dhjetor 2005 - 08:38:

Faleminderit Paris.

Jam e bindur qe edhe une mund te mesoj nga ty dhe kushdo tjeter, pavaresisht nga mosha dhe eksperienca.


Postuar nga Deb* datë 31 Tetor 2009 - 00:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Cindi
12. Kurre mos marto nje grua qe ben naze ne ushqim. [/B]


Po kur eshte dhe burri nazemadh ne te ngrene?


Postuar nga BIONDIA datë 31 Tetor 2009 - 00:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Po kur eshte dhe burri nazemadh ne te ngrene?



e le zgjidh problemin .Debora ..jepi lugen e drujte ne dore ...perparesen perpara ...tenxhere ose tigan (fteren ) ne doren tjeter dhe thuaj... gatuaj vete cfare do se do merrem me ty ...sa mire ajo qe e ka burrin guzhinier ...


Postuar nga Deb* datë 31 Tetor 2009 - 00:44:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


e le zgjidh problemin .Debora ..jepi lugen e drujte ne dore ...perparesen perpara ...tenxhere ose tigan (fteren ) ne doren tjeter dhe thuaj... gatuaj vete cfare do se do merrem me ty ...sa mire ajo qe e ka burrin guzhinier ...





Sa kam qesh kur e lexova. Ai imi gatuan mire. Te miat ne pergjithesi i pelqejne se ha gjithcka, por te tijat as behet fjale mos i pelqejne Nuk e shan kurre po e pati bere vet, une perkundrazi dhe se pelqej dicka qe e kam gatuar vet..


Postuar nga dylan datë 31 Tetor 2009 - 00:50:

Talking

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


e le zgjidh problemin .Debora ..jepi lugen e drujte ne dore ...perparesen perpara ...tenxhere ose tigan (fteren ) ne doren tjeter dhe thuaj... gatuaj vete cfare do se do merrem me ty ...sa mire ajo qe e ka burrin guzhinier ...


hahahahhahah te shkretet burra sa shume i duam hahahah
po jo kam qesh po po mendoja kjo bjondja si ka mundsi qe ka nje mendim me mu

lum ajo q eka nje burre q enuk be naze ushqimit se ta nxin jeten le qe spo e kemi fort pa he le te hane jashte


Postuar nga BIONDIA datë 31 Tetor 2009 - 01:01:

i imi kur ban sikur gatun me ban nje 10 tenxhere pis ...salca nga te gjitha anet ...pjata tepsia e kusia si me pas dasem ..kshuqe evitoj qe te hyje ne guzhine qe te gatuaje se me duhet em bo 3 lavastoliglie


Postuar nga dylan datë 31 Tetor 2009 - 01:04:

Talking

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
i imi kur ban sikur gatun me ban nje 10 tenxhere pis ...salca nga te gjitha anet ...pjata tepsia e kusia si me pas dasem ..kshuqe evitoj qe te hyje ne guzhine qe te gatuaje se me duhet em bo 3 lavastoliglie


i pashe zotin po kush vben pis dhe i pastron vete

une vdes te kem dicka nga ky gangstieri im ca do te jete sbej fjale dembele e tmerrshme per gatu


Postuar nga dylan datë 31 Tetor 2009 - 01:05:

Talking

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
i imi kur ban sikur gatun me ban nje 10 tenxhere pis ...salca nga te gjitha anet ...pjata tepsia e kusia si me pas dasem ..kshuqe evitoj qe te hyje ne guzhine qe te gatuaje se me duhet em bo 3 lavastoliglie


evitoj ehste frengjesht biondia mos i ngatrro gjuhet


Postuar nga BIONDIA datë 31 Tetor 2009 - 01:09:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan


evitoj ehste frengjesht biondia mos i ngatrro gjuhet



dylan eshte dhe italisht "evitare "... ceci ku je ?


Postuar nga cecilia datë 31 Tetor 2009 - 01:10:

erdhaaaa...


Postuar nga BIONDIA datë 31 Tetor 2009 - 01:12:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
erdhaaaa...


shyqr se spo te shikoje ke noj udhezim ti me na dhon ...te lutem jo udhesime seksi ...


Postuar nga cecilia datë 31 Tetor 2009 - 01:14:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


shyqr se spo te shikoje ke noj udhezim ti me na dhon ...te lutem jo udhesime seksi ...





Pse jo sexy?

Udhezime per gjuhen do ti?!

Me thuaj se ndoshta te ndihmoj...


Postuar nga BIONDIA datë 31 Tetor 2009 - 01:24:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia




Pse jo sexy?

Udhezime per gjuhen do ti?!

Me thuaj se ndoshta te ndihmoj...



ceci po pse i jep material eriusit se do filloje ...gjuha ...dhembi ...rri ne ti tashi ...


Postuar nga cecilia datë 31 Tetor 2009 - 01:28:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


ceci po pse i jep material eriusit se do filloje ...gjuha ...dhembi ...rri ne ti tashi ...



Me erious-in s'kam pune une...

Angeli ja kupton gjuhen atij...


Postuar nga AngelDevil datë 12 Nëntor 2009 - 16:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Cindi



12. Kurre mos lejo qe dicka e vogel te prishi nje shoqeri te mire.



a quhet seksi dicka e vogel .....


 
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.