Forumi Horizont
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- dashuria e pare ....sa e rendesishme eshte ajo? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1030)


Postuar nga lilou-dragon datë 12 Qershor 2003 - 13:37:

Question dashuria e pare ....sa e rendesishme eshte ajo?

Me sy gjysem te mbyllur jam shtrire ne shtratin e gjumit ku me pergjon tiktaku i oreve dhe mendoj per ty...
Mes lotit te kristalte me shfaqesh ti! Kam frike te hap syte se nuk dua qe ti te largohesh..Por ti...Perse??Perse???
Isha kaq e lumtur , kaq e sigurt kur te ndjeja prane ne ate bote aq te bukur qe na perkiste vetem neve.Sa keq , nuk kam prane me ate shikim qe me bente gjithmone per vete...nuk kam me ate buzeqeshjen tende , nuk kam me asgje nga qenia jote , vec kujtimeve te bukura qe lame pas!
Ishe ti ai qe shkrive portat e akullta te zemres time , ishe ti ai qe i bere syte e mi te shkelqenin si kurre..te dashuroja marrezisht..
Filloj te ndjej meshire , keqardhje per vehten , per dashurine time te pare per ato qe i pata nje cast e i humba castin tjeter...
Iku edhe ky vit..teper i dhimbshem...deri kur??

nga lilou-dragon per .....


Postuar nga enio_ datë 18 Qershor 2003 - 17:36:

Cool Kjo eshte nje bote vlerash!!!

Nuk e di por po te them dicka. Si ka mundesiqe sa here qe ndahemi nga dikush kujtojme gjithmon dashurine e pare??? Ndoshta sepse ne ate kohe vijne gjerat instiktivisht, nuk i mendojme shume per momentet qe kalojme, ndoshta ngaqe nuk kemi pasur nje eksperience me te me konkrete, ndoshta, ndoshta, ndoshta... Por them qe gjithmon duhet te kete nje dashuri qe te kujtohet por asnjehere e para. Sepse e dyta, e treta ose e disata mund te kete me shume vlera (kujtime te bukura) se e para dhe ne gjithmone duhet te kujtojme ate qe ka pas me te verte sendesi per ne. haaa... pra vetem nje dashuri ekzistn per mua dhe ........
Te gjitha dashurite jane te rendesishm nese kane VLERA


Postuar nga lilou-dragon datë 24 Qershor 2003 - 16:58:

Exclamation varet

nuk jam dakort qe nuk kujtojme dashurine e pare...prandaj them varet se si kjo dashuri ka kaluar midis teje e te dashurit tend ..pasi une psh kam pasur nje dashuri te mrekullueshme perreth 2 vjetesh e gjys e u ndame vetem pasi une isha larg ...e kujtoj akoma edhe pse tani kam dike tjeter qe dua e qe me do e me siguri Ai gjithashtu por kjo nuk do te thote se une nuk kujtoj dashurine time te pare ....puthja jote e pare..kontaki yt i pare per nje mardhenie sadopak e ndryshme nga ajo e perditshmja me shok e shoqe (per me te per une kam mbajtur nje ditar ...zemra me rreh me 100/h kur i lexoj mmmm )
cfare mendimi ke?


Postuar nga Ana_uk datë 25 Qershor 2003 - 17:16:

Smile ja historia e dashurise sime te Pare dhe shpresoj te jete e fundit...

Kam rene ne dashuri per here e pare qe ne moshen 13, pra kam qene ne klase te tete (8) (ne ate kohe kam qene ne shqiperi), ai ishte nje vit me i madh se une… une e doja shume por ai nuk e dinte…por cuditerisht edhe ai me simpatizonte mua por une nuk dija gje…. Fatekeqesisht me duhej te largohesha nga shqiperia qe pare 5 viteve (familjerisht) dhe erdha ne angli, dhe sic e kuptoni vete une nuk e pashe me ate djalé por pyesja shoqen time te ngushte shpesh here per te… pas disa muajsh edhe ai kish ikur ne Itali e pastaj ne Belgjike dhe atehere nuk kisha me shpresa qe do ta takoja dhe jo me qe ti thoja qe sa shume e dua, kurré nuk e mendoja… e kam dashur kaq shume saqe jam munduar shpesh here te dashuroj ndonje tjeter (pasi nuk kisha shpresa qe do ta shikoja me), por nuk mundesha, me e shumta qe mund te beja isha vetem te simpatizoja dike por kurré nuk kam rene ne dashuri tjeter (pervec atij),ai ishte gjithcka per mua… pastaj fati vazhdoj duke u permisuar pasi ai kishte pas ardhur ne angli qe prej 2 vitesh por une nuk dija gje… ai kish fituar letrat dhe kish ikur ne Shqiperi per pushime, atje une kam shoqen time te ngushte qe prej moshes 6 vjec (qe ne klase te pare) pra u bene 13 vjet qe e dua ate vajzé sikur te ishte motra ime….Cuditerisht ai e kishte pyetur per mua dhe nese kishte mundesi qe te kishte numrin tim, sigurisht ajo ja kish dhene pasi ajo e dinte qe une akoma vuaja per ate djalé…. Shkurt…ai me telefonoj kur u kthye dhe vendosem te njihnim njeri-tjeterin…dhe qe sot e asaj dite ne ndodhemi ne krahet e njeri-tjetrit, nuk mund ta imagjinonim qe ta humbismin njeri-tjeterin edhe nje here… boll kishim humbur gjithe kéto vite (4 vjet) pa ngrohtesine e njeri-tjetrit….
Sot ndihem e dashuruar, e sigurte, e lumtur dhe si ne parajse, thjeshte prania dhe shikimi i tij me zgjasin jeten, perkedheljet e tij me qetesojne dhe me relaksojne ne cdo menyre si fizikisht ashtu edhe mendurisht… me dt 13 korrik mbush 2 vjet qe jemi lidhur ketu ne angli, por jane bere 6 vjet te plota qe ne prill qe kam rene ne dashuri me te…por Zoti eshte i madh dhe i degjon lutjet…
pra...dashuria e pare eshte dicka e frymezuese dhe nuk mund ta harrosh kaq lehte...edhe po u mundove ta harrosh eshte shume me dhimbje...lot...melankoli...urrejtje...etj...etj...


Postuar nga lilou-dragon datë 26 Qershor 2003 - 16:12:

Thumbs up

histori shume interesante e shume e bukur me pelqeu e me behet qejfi qe tashme je e lumtur e e sigurt
good luck for the futur


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 21 Korrik 2005 - 19:24:

Arrow

Varet se ke dashuron!
Une s`kam c`te kujtoj!As qe mund ta quaj dashuri te pare!

Mire u shkruafshim yje!


Postuar nga kalikuq datë 21 Korrik 2005 - 19:42:

dashurija behet me reale dhe me e forte ball per ball, por dashurija me letra apo me tastier nuk ka fare vler. Syt perbejn magnetin e dashuris pa kshu ne menyra te tjera, ngelet me thon ku rafsha mos u vrafsha.


Postuar nga oliinter datë 26 Dhjetor 2005 - 23:08:

ndodhi shume shpejt dhe aq shpejt u harrua.


Postuar nga diabolic datë 28 Dhjetor 2005 - 19:03:

Dashuriae pare te ndryshon menyrat se si i dashuron ne dashurite e tjera. Eshte shenja e pare qe ti do ta kesh ne lekure per te gjithe jeten . Nejse te duash dike eshte gjeja me e mire qe mund te te ndodhi dhe ta njohesh per here te pare eshte surpriza me e bukur qe jeta te ofron. Gjithe te mirat nga DIABOLIC A'S


Postuar nga darma datë 22 Maj 2006 - 21:55:

Sigurisht eshte e paharrueshme.........por nuk ka lene pike ne shpirtin tim, nuk e di nuk ka me vlera ishte thjesht nje dashuri dhe ne vite kam mesuar te dashuroj edhe me me shume force....
Ndoshta sepse une ne jeten time kam patur dashuri me te madhe se e para prandaj dhe ndoshta nuk e quaj aq te rendesishme......gjithsesi jane kujtime te bukura sepse ne fund te fundit dashuricka te tilla nuk bejme me, lojra te tilla, kemi qene me te rinj dhe tani jemi te rritur , edhe shpirti na ka ndryshuar pjeserisht.........atehere dashuronim ne ajer binim ne dashuri me dy fjale te bukura kurse tani ato fjale na duken budallalleqe duam dicka me shume kerkojme dicka me shume ......
Per mua eshte thjesht nje kujtim i bukur , madje perballemi ne rruget e Tiranes dhe mendoj c'fare pashe une ne kete mashkull dikur , tashme eshte kaq larg nga realiteti im.........jam rritur une apo thjesht ai nuk ka tentuar te ndryshoje femijen qe ndodhet brenda tij........


Postuar nga roke datë 23 Maj 2006 - 09:40:

Citim:
Po citoj ato që tha darma
Sigurisht eshte e paharrueshme.........por nuk ka lene pike ne shpirtin tim, nuk e di nuk ka me vlera ishte thjesht nje dashuri dhe ne vite kam mesuar te dashuroj edhe me me shume force....
Ndoshta sepse une ne jeten time kam patur dashuri me te madhe se e para prandaj dhe ndoshta nuk e quaj aq te rendesishme......gjithsesi jane kujtime te bukura sepse ne fund te fundit dashuricka te tilla nuk bejme me, lojra te tilla, kemi qene me te rinj dhe tani jemi te rritur , edhe shpirti na ka ndryshuar pjeserisht.........atehere dashuronim ne ajer binim ne dashuri me dy fjale te bukura kurse tani ato fjale na duken budallalleqe duam dicka me shume kerkojme dicka me shume ......
Per mua eshte thjesht nje kujtim i bukur , madje perballemi ne rruget e Tiranes dhe mendoj c'fare pashe une ne kete mashkull dikur , tashme eshte kaq larg nga realiteti im.........jam rritur une apo thjesht ai nuk ka tentuar te ndryshoje femijen qe ndodhet brenda tij........


Me cfare lexova nga TY,kuptoj qe ti ose ke rene shpejt ne dashuri,pra ne nje moshe te vogel dhe vertete je"genjyer" nga fjalet e bukura,ose dashuria jote e pare ka qene thjesht"kuriozitet i moshes",pasi mendoj qe kur flitet per dashurine e pare nuk supozohen dashurickat ne moshe 14 vjecare,por ajo q evertete ke ndjere,ke ndejtur pa gjume,ke qare,ke kaluar koherat me te bukura,ke enderruar te ardhmen,jeten,ke qnene patrembur ne veprimet,vertete "e verber".Por nqs keto gjera kane ekzistuar(per mendimin tim flas)atehere ti sot smund ta quash veten te nxituar,te papjekur per te djeshmen,pasi kur te plakesh ke per te share te sotmen......


Postuar nga darma datë 25 Maj 2006 - 07:07:

Jo dashurine time te pare nuk e kam falur ne moshe shume te re.....ka vite por jo ne moshe adoleshence.........gjithsesi them dashuricka pasi ndjehem shume e rritur nga vitet dhe nga jeta......nuk ka qene aspak e parendesishme ose thjesht nje loje apo zhgenjim.......kane qene caste shume te bukura ne te cilat kam ndjer me shpirt dhe kam vuajtur me shpirt.......por, tani kam kuptuar se nuk ka qene dashuria ime me e madhe kam ndjere me me force dhe kam vuajtur edhe me shume per nje dashuri te dyte.......
Nuk jam zhgenjyer aspak nga dashuria ime e pare , nuk e di por ndoshta asnjehere nuk kam qene nje nga ato vajza qe enderroja me sy hapur ndoshta ndoshta ne nje fare menyre (fatkeqsisht apo fatmirsisht nuk e di ) kam qene disi egoiste..........Gjithmon e kam ditur fillimin dhe fundit ndoshta dhe te ardhmen sepse jam munduar ta krijoj vete te ardhmen time.......qe kam mesuar tashme se nuk eshte gjithmon dicka e mire por qe ne shume raste me ka shpetuar nga zhgenjimet dhe me ka lejuar te shijoj momentin....
Gjithsesi ka mbetur diku ne fletat e kujtimeve, dhe me vjen mire qe ka mbetur mes kujtimesh te bukura......por tashme , te jem realiste mmmm nuk e quaj aspak te rendesishme, nuk e kujtoj kurre me mall sepse nuk me mungon (ajo dashuri) Nuk e di ndoshta gaboj.......


Postuar nga ingmetalboy datë 25 Maj 2006 - 08:11:

Dashuria e pare ose te le me pasoja per gjithe jeten ose te jep krahe per te gjetur personin e duhur me vone, ndaj hmm... mendoj se eshte shuuume e rendesishme.


Postuar nga Amstel datë 01 Gusht 2006 - 15:24:

dashuria e pare sigurisht qe eshte e paharrueshme,nga ajo mesuam shume gjera vum dhe mend per here te tjera qe te mos gabojme kollaj ose te mos jemi mendjelehte pas dickaje te pa rendesishme.....dhe besoj se te te gjithe ne ajo ka per te mbetur nje nga kujtimet me te bukura ne jete,sidoqofte te kete qene perfundimi i saj.


Postuar nga Enya datë 01 Gusht 2006 - 22:46:

Dashuria e pare ka rendesi derisa te dashurohesh per se dyti(kuptohet nese arrin te dashurosh serish pastertisht);ndryshe e kujton gjithmone me respekt si person, si ndjenje,dhe si nostalgji

te mrekullueshme;-por pa dhimbje shpirterore ama.


Postuar nga *Just Relax* datë 14 Shtator 2006 - 19:13:

Dashuria e pare ka rendesi derisa te dashurohesh per se dyti(kuptohet nese arrin te dashurosh serish pastertisht);...

Ne k'te aspekt pajtohem plotesisht me gangoo,sepse dashuria e pare s'eshte me shum se asnje dashuri tjeter qe vie me pas...
gjithmone njeriu mund te harroj ate qe s'do ta kujtoj,qe se kujton...
dhe qe pas asaj pervoje i perkushtohet me shpirt nje tjeter pervoj qe eshte e ngjajshme me te, dhe shum ndryshe nga ajo...


Postuar nga angelo22 datë 14 Shtator 2006 - 19:46:

Citim:
Po citoj ato që tha *Just Relax*
Dashuria e pare ka rendesi derisa te dashurohesh per se dyti(kuptohet nese arrin te dashurosh serish pastertisht);...

Ne k'te aspekt pajtohem plotesisht me gangoo,sepse dashuria e pare s'eshte me shum se asnje dashuri tjeter qe vie me pas...
gjithmone njeriu mund te harroj ate qe s'do ta kujtoj,qe se kujton...
dhe qe pas asaj pervoje i perkushtohet me shpirt nje tjeter pervoj qe eshte e ngjajshme me te, dhe shum ndryshe nga ajo...




SI nuk qenka me shume se dashurite tjera...?Dhe po mundte dot njeriu te harroje ate e do sdo vuante askush pastaj sepse shkakun e vuajtjes e fshin me harres por qe fatkeqesisht nuk eshte e mundur perderisa ekziston dhe e famshmja kujtese......
Dhe dashuria e pare nuk eshte si te tjerat se cdo dashuri eshte e ndryshme,c'eshte me e rendesishme e para eshte dhe mesim....apo jo?


Postuar nga angelo22 datë 14 Shtator 2006 - 19:50:

Citim:
Po citoj ato që tha *Just Relax*
Dashuria e pare ka rendesi derisa te dashurohesh per se dyti(kuptohet nese arrin te dashurosh serish pastertisht);...

Ne k'te aspekt pajtohem plotesisht me gangoo,sepse dashuria e pare s'eshte me shum se asnje dashuri tjeter qe vie me pas...
gjithmone njeriu mund te harroj ate qe s'do ta kujtoj,qe se kujton...
dhe qe pas asaj pervoje i perkushtohet me shpirt nje tjeter pervoj qe eshte e ngjajshme me te, dhe shum ndryshe nga ajo...




Si sqernka me shume se asnje dashuri dashuria e pare...?
Ajo per me teper eshte mesim per te tjerat nese shuhet e para dhe cdo dashuri ne vetevete eshte e ndryshme..
Dhe njeriu po te mundte dot qe te harroje ate qe do sdo te vuante kurre dhe kjo do te ishte nje mrekulli.Por cte besh se eshte e famshmja kujtese per gjithcka qe njeriu ka deshire ose nevoje qe te harroje....apo e kam gabim??


Postuar nga LAUVIAH datë 18 Korrik 2009 - 21:13:

Me vjen vertet keq te them qe e humba dashurine e pare, ka qene nje fragment kohe dhe me pas nje harrim i detyruar.
Per aq sa vlen ajo kohe ka qen vertet magjike
dhe mund te them se e kam provuar dashurin e pare...


Postuar nga Misha datë 16 Shtator 2009 - 16:39:

Cool

cdo dashuri (cdo lidhje) nese e ke ndier eshte e rendesishme dhe e paharrueshme...gjithnje do kerkosh shembelltyra gjer te gjesh ate qe te pershtatet.

nga momenti qe gjithkush nga ne konsumon nga vetja....normal behet e paharrueshme.

te harrueshme (me pahir) jane vetem historite pa vlera ( te klasifikuara nga ne si te tilla)....


Postuar nga Ashley datë 30 Tetor 2010 - 01:18:

Jam dashuruar ne moshen 15 vjec dhe vazhdoj ta perjetoj ate dashuri


Postuar nga Misha datë 21 Shtator 2011 - 15:04:

varet nga lloji i ndjenjes qe ke provuar dhe provon....nuk ka lidhje me dashurine e pare si numer ,por me dashurine e pare si ndjenje...


Postuar nga dylan datë 08 Gusht 2012 - 07:09:

nga doli kjo tem qe person ska shkruar ktu qe ne 2011

nejse misha ti puthsha buzt se me vraft zoti tencionin ma cove

per temen mir ka shkru dikush me siper varet te ndjenja ,njeriu provon lloj lloj ndjenjash me dashuri te ndryshme besoj
tani ne qofte se ish te quajtures dashuri te pares provon nje te dyt cik me te embel besoj te pares i iken vendi dhe pse ehst me se normale propozimi i par smund te harrohet lol ,te kujtohet te vjen nje buzeqeshje e lehte dhe kalon


 
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.