| Forumi Horizont | Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Shperthim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15563)
Shperthim
Shperthejne municionet!
Shperthejne trupat e shqiptareve...
Shperthen vaji...
Shperthejne banesa...
Shperthejne endrrat...
Shperthejne vlerat...
Shperthen shteti...
Shperthen durimi!!!
Kjo eshte me te vertete nje tragjedi. Jo vec per ata qe humben jeten por dhe per ata qe lane pas, per familjet qe tani nuk kane me te dashurit e tyre. Eshte nje tragjedi per ne si popull sepse dita dites kemi deshmine qe jetojme ne nje shtet fantazme, ne nje sistem shoqeror qe korrupsioni e ka brejtur deri ne palce e ne emer te interesit e parave eshte gati te sakrifikoje dhe jete njerezish.
Nese eshte e vertete qe per cmontimin e ketyre armeve eshte perdorur personel i pa trajnuar, bile dhe i nje moshe fare te re eshte me te vertete nje paturpesi .
Ku eshte pare e degjuar qe procesi i çmilitarizimit e çmontimit të kryhet pa mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të reparteve të Forcave të Armatosura?
Doreheqja e ministrit Mediu eshte minimumi, ajo qe prisja ishte ajo e Berishes sepse ai si kryeminister ka drejtperdrejt pergjegjesi per keq funksionimin e aparatit te tij qeverises e kjo ngjarje eshte me te vertete dicka e rende.
Kjo eshte Shqiperia qe do te hyje ne Nato, qe do te ndertoje centralet nukleare ? Jemi me te vertete per te ardhur keq, kemi nje Don kishot qe na drejton e derisa te arrije dita qe te na fshijne te gjithe nga faqja e dheut per kete njeri gjithcka shkon mire. Dhe ne kemi pjesen tone te fajit, nuk mundet te vazhdohet me keshtu.
Duhej nje "shperthim" i tille per te hapur syte "specialisteve"?Te na zere semundja me kembe per toke pastaj te shkojme te vizitohemi.Ne Shqiperi Pesojne e Harrojne,duke lejuar qe te shnderrohen ne normale disa ndodhi qe shkaterrojne psiken e shqiptareve,qe ulin ne menyre esponenciale mundesine e nje te drejte te njeriut te jetoje nen garancine e nje shteti qe nese s'garanton drita e uje,te pakten te drejten e nje jete dinjitoze edhe pse precare per nje numer te konsiderueshem qytetaresh.
Jam dakort me Brisin kur thote pesojme dhe harrojme.Ne nuk dime si te mesojme nga gabimet tona,ne i perserisim ato ne menyre periodike.Si nuk jemi te zotet dreqin te kerkojme te drejtat tona me minimale...
Si nuk ngrihet ky dreq populli per te kerkuar drita e uje...Si nuk ngrihet tani per te kerkuar fajtoret....Si i lejojme te na neperkembin si nje loder ne duart e serbeve dhe grekeve...
U tmerrova dje kur lexova ne nje site shqiptar,listen me depo armatimi ne Shqiperiii.
O gazetar,o popull a e dini se keto jane sekret shteteror, a e dini se keto materialen te bien ne duar te gabuara i bejne gjemen Shqiperise,ama ceshte e zonja te mbrohet Shqiperia me ata 15000 ushtare qe ka.
Zot na ruaj,Zot na ruaj.....
c'do dy jave dite zie kombetare!
Edhe sot nje tjeter dite zie kombetare i shtohet kalendarit shqiptar!
ABSURDE!
Edhe sa anije te tjera duhet te mbyten ne Adriatik?!
Edhe sa varka duhet te mbyten ne liqene?!
Edhe sa minatore duhet te vdesin neper gropa minjsh te quajtura miniera?!
Edhe sa 1997 duhet te plasin?!
Edhe sa shperthime si ai i Gerdecit duhet te pesojme?!
Edhe sa neperkembje duhet te shohim nga grekerit ... qe rrahin, tallin e vrasin gjakun tone?!
Edhe sa genocide duhet te perballojme ... si ata te Kosoves?!
Edhe sa here te tjera Kombetarja Shqiptare e Futbollit duhet te perjashtohet nga FIFA?!
Edhe sa kohe pa uje e drita?!
Edhe sa kohe duhet te shohim surreterit e shpifur dhe ngerdheshjet prej hienash te politikaneve tane analfabete, mizore dhe anti-shqiptare?!!!
Kesaj i thone te jesh mazokist!!!!!!!!
Shqiptar mos rri por duku SHQIPTAR!
Re: c'do dy jave dite zie kombetare!
Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Edhe sa anije te tjera duhet te mbyten ne Adriatik?!
Edhe sa varka duhet te mbyten ne liqene?!
Edhe sa minatore duhet te vdesin neper gropa minjsh te quajtura miniera?!
Edhe sa 1997 duhet te plasin?!
Edhe sa shperthime si ai i Gerdecit duhet te pesojme?!
Kesaj i thone te jesh mazokist!!!!!!!!
Fajtor... think positive!
Re: Re: c'do dy jave dite zie kombetare!
Citim:eshte pak e frikshme kjo teoria jote o fajtor. t'eshte qepur kjo ide ty, se e kam lexuar mepare se kishe thene dica kshtu. shpresoj ta kesh gabim se eshte pak e frikshme rrealiteti i ksaj ideje.
Po citoj ato që tha Fajtori
Dmth pergjigjia eshte: Deri kur shqipet te dalin nga mazokizmi dhe te ndjekin norma morale te nje komuniteti modern.
Mendoj se edhe tragjedia e Gerdecit integrohet mire ne teorine time, sipas te ciles perqendrimi i shqiptareve nuk mund te jete shume i larte. Ngado te rrotullohen do e gjejne menyren te rrallohen. Me bomba, kallashe, mbytje, varje, therje apo emigrime shqiptaret avullojne aq sa ata qe jetojne aty te arrijne stabilitetin. Dhe prape... kur behen shume veta afer njeri tjetrit nje gje do plasi qe te rrallohen prape.
Eshte normale ama. Popujt jane si rrobat. Po i fute shuk ne valixhe nxe me pak, po i palose nxe me shume. Shqiptaret nuk duan te palosen me rregulla te perbashketa, keshtu qe shukat e krijuar nga pakujdesite ose aferet e nje qeverie perfundojne te nxjerrin jashte loje (pra "jashte jete") nja 20 veta dhe shume milione dollare investime.
Ne dac quaje teoria e shukut, por kam kohe qe e verej. Madje po te kthehesh ne Shqiperi ti si emigrant nuk do jesh i mirepritur. Kjo sepse i rrit konkurrencen atyre qe jane aty, pra do preferonin nje ambjent te rralluar ku emigrantet mundesisht mos kthehen kurre !
uau!!! ato fjalet e fundit jane shume me vend dhe prekese. po ta tregoj nje history personale. kurre nuk jam kthyer ne shqiperi. motra ime iku atje per nje vizit, ajo i ka dokumentat si kosovare ktu, the kur arriti ne rinas i dhane shume probleme, nga kjo ajo mbeti atje per 3 muaj se ia moren dokumetat se donin para. qe atehere aq shume me ka marre madhi por aq me shume jam friksuar, me ka ikur besimi ne shqiptar, ka shume te korruptuar, se po t'me ndolli nje gje e tille nuk di se ca do beja!!!
une nuk njoh shume shqiptar se nuk me lidhe jeta me ndonje, me merr malli, kam takuar shqiptar qe te betohem kam folur me vete, valle serbet ndoshta kane takuar shqiptar si kta qe na urrejne aq shume!! kam njohur tipa qe nuk lejn gja pa bere po te mundeshin ta benin. por nuk duhet te perqendrohemi vetem tek ato o fajtor. ne e dime qe ka shume njerz te mire dhe zemerbardhe, sidomos ato qe nuk jane ne power qe jane te gezuar te hajne nje kafshate buke me familjet tyre. ishalla brezi i ri do bejn dicka me mire. shpresoj!!!
per mendimin tim ka vetem nje shpjegim
enver hoxha i ka trembur aq keq shqiptaret saqe nuk guxojn dot me te ngrejn koke.
gjynaf qe edhe ky brez trashegon te njejten frike.
poshte qeveria, kryeministri duhet te largohet se ka goxha histori te bukur me armet ne shqiperi dhe ky eshte vetem fillimi i nje me te madhe se kjo.
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
poshte qeveria, kryeministri duhet te largohet
Terbohu terbohu...mos beni qe mendimet tuaja te skadojne ne pohime te tilla.Heret a vone fajtori do ndeshkohet.Po pati njeri force ta beje.
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Terbohu terbohu...mos beni qe mendimet tuaja te skadojne ne pohime te tilla.Heret a vone fajtori do ndeshkohet.Po pati njeri force ta beje.
Brisi... prandaj e nxorra edhe une kete muhabet...
Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Ti do thuash... po mire ... po ti?!
Edhe une popull! Por ... une mbase kam c'te humbas... Po te isha ne nervin e tyre... te ndonjerit prej tyre qe kane humbur shtepi, katandi e njerez te aferm etj... BAM!
Esat Pashe Toptanet ... po perseriten... e kam thene edhe nje here tjeter!
... dhe bleta_punetore me shume te drejte mu pergjigj... " epo... s'ben me nena Avni Rustemer" ...!
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Dhe une keshtu them : eh sa shume kam per te humbur ...
Po e di ate shprehjen ti Gjergji ?
Kur erdhen te merrnin hebrenjte une s'fola se s'isha hebre, kur erdhen te merrnin komunistet une s'fola se s'isha komunist, kur moren sindakalistet nuk fola se une s'isha sindakalist , kur erdhen ne fund te me merrnin mua s'kishte mbetur me askush qe te fliste.
Nese rrime keshtu ndoshta nje dite do te katandisemi te gjithe ne te njejten situate.Kur luftohet per nje te drejte nuk behet vec per veten, por sepse nese garantohen te drejta per te gjithe mund te arrijme nje shoqeri ne te cilen mund te jetohet si njerez. Perndryshe nese kemi diferencime kaq te medha ky vend ska per te pasur paqe kurre. Kjo mund te jete nje utopi nga ana ime, por megjithate une vazhdoj e mos ta quaj te gabuar "te mendosh globalisht".
Proteste e heshtur... ne keto momente... para kryeministrise!!!
BDB ,gjushi jot eshte bere dy here komunist ndersa babi nje here,por edhe ti je edukuar si i majte.Pyet babin te te tregoj per gjyshin megjithese nuk e ka njohur,sepse nuk ka qene nga radhet e te varferve, por afersisht ne te mesmit para WW2.Sigurisht beje shaka,por dua te me thuash sinqerisht ke ndonje ide se si mund te reformohet politika e nje vendi te vogel si Allbenia,sepse edhe Edvini eshte njesoj si Saliu po erdhi ne pushtet,ndoshta me i keq.Une nuk kam besim tek askush,sepse edhe me te rinjte jane intoksikuar me sindromin korrupsion.
Ka te drejte Trendafilja qe eshte pesimiste per te ardhmen.Nuk ke kujt t'i besosh.Edhe po lindi ndonje Avni Rustem ,Esat Pashet nuk mbarohen.
Ne si popull njohim vetem revolucionin,por iku ajo kohe.Rasti na jepet tek kutia e votimit,por ne nuk dijme ta perdorim voten tone.E pra si perfundim do te lengojme gjate.
Mireseerdhe... IQVLORA!
Atehere si fillim... se po me habit... ku e njeh ti familjen time?!
Une jam i sigurt qe s'e njeh...!
Por nqs e njeh me te vertete thuaj emrin e gjyshit tim te pakten... qe te kuptoj nese me njeh me vertete... !
Atehere... persa i perket temes...
Edhe une mendoj qe Edi... ne pushtet ka per te qene... ne mos me keq se Sala... aty afer!
Shkurt fare nuk kam besim as tek ai...!
Sidomos kohet e fundit... i ka rene ne maksimum kredibiliteti ne opinion!
Nuk kam ndonje shprese te madhe jo... te asnjeri...
Por... jam me mendimin qe... nqs do te kemi zhvillim si komb... e gjithe politika jone duhet te integrohet!
Pasi... edhe vetem nje dru i shtrember e prish stiven... e jo me... te jete pjesa me e madhe e stives!
Keshtu qe... duhet te krijohet ideja se... ai qe ka faje... te paguaje!
Nqs behet qe... te futesh ne sallen e gjyqit e te dalesh duke qeshur si Delijorgji psh... eshte llahtar...!
Ose me keq akoma... nje politikan... i hierarkise se Sales... te flase ne salle te Kuvendit... sikur po flasin adoleshentet poshte pallatit tim!
Peshku merr ere nga koka!
Problemi qendron se politikaneve tane nuk u zihet bese. Sa te marrin pushtetin harrojne se vjen edhe teposhtja. S'ke çi ban semundje, mirpo kta pa vjedh e rrjep mire e mire nuk e leshojne dhe pasatj ndodh qe edhe plas bam si Gerdeci. Shqiptaret u coptuan nga bomba dhe ne kuvend ka plasur keq lufta per pushtet, mediat bejne llahtare e zi e me zi ngjarjen dhe askush nuk mundohet te qetsoje sadopak dhimbjen e atyre njerzve qe lane te dashurit dhe pasurite. A ka mundesi qe ndokush ti ndihmoje ata te mjere e jo te beje kaos mediatik se jo nuk po na ndihmojne nuk po na vlersojne etj etj a thu se ishin gati ndihmat dhe paret per te lenduarit etj. Kjo eshte paturpesi ose me mire shperthim i vertete.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Problemi qendron se politikaneve tane nuk u zihet bese. Sa te marrin pushtetin harrojne se vjen edhe teposhtja. S'ke çi ban semundje, mirpo kta pa vjedh e rrjep mire e mire nuk e leshojne dhe pasatj ndodh qe edhe plas bam si Gerdeci. Shqiptaret u coptuan nga bomba dhe ne kuvend ka plasur keq lufta per pushtet, mediat bejne llahtare e zi e me zi ngjarjen dhe askush nuk mundohet te qetsoje sadopak dhimbjen e atyre njerzve qe lane te dashurit dhe pasurite. A ka mundesi qe ndokush ti ndihmoje ata te mjere e jo te beje kaos mediatik se jo nuk po na ndihmojne nuk po na vlersojne etj etj a thu se ishin gati ndihmat dhe paret per te lenduarit etj. Kjo eshte paturpesi ose me mire shperthim i vertete.
Ashtu sikurse po zhgenjehem une nga disa media plako
Ne princip jam per lirine e mediave por qe ato te abuzojne me pushtetin e tyre jo kjo nuk me pelqen.
Pse pak te duket ty te degjosh fjalen zagar ne nje kohe qe njerzit vuajne akoma spitaleve dhe qajne te humburit.
Peace
Dhe c'eshte me e keqja njerezit nuk dine te ndajne papergjeshmerin e mediave nga revoltimi personal. Poltiikaneve tane nuk u zihet bese po aq sa atyre amerikane, italiane etj. Politikanet jane kudo njesoj, por populli investon qe te pastroje ndergjegjen e vet duke eleminuar njerez te krimbur. Nese nuk beson qe poltikanet jane njesoj mund te ve une nje video te marre nga programi "The italian job" (TV La7) ku del qarte si nje biznesmen rus arrin te korruptoje nje senator italian per te modifikuar ligjin kunder kazinove (cmimi: 750 mije euro).
Prandaj mos u hutoni nga mediat dhe deshperimi mbi politikanet njesoj. Politikanet i bejne njerezit dhe nese njerezit pretendojne moral politikanet pershtaten. Qarte?
Ja pse skandali i Gerdecit do bente qeverine gjermane te binte, ndersa qeveria shqiptare mundohet te qendroje me cdo menyre. Qofte edhe duke predikuar se s'ka kush te vije pas tyre. Eshte thjesht cfare pretendon populli nga qeveria e vet. Shqiptaret (si cdo popull) kane qeverine qe meritojne.
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.