Forumi Horizont
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Shqiperi - Malte / 10.09.2008 / Ndeshja 2-te e fazes eleminatore Kupa e Botes 2010 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16347)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 09 Shtator 2008 - 22:29:

Shqiperi - Malte / 10.09.2008 / Ndeshja 2-te e fazes eleminatore Kupa e Botes 2010

Duhet t'a fitojme patjeter kete ndeshje, por te shpresojme qe Besart Berisha te mos kete fatin e keq si ndeshjen e pare kunder Maltes qe u demtua dhe qendroi larg Kombetares per gati 1 vit.



Shoh tek web-siti i Tifozave Kuq e Zi se ndeshja mund te shikohet live aty www.tifozatkuqezi.com si dhe ne kete website tjeter www.shkembi.com


Postuar nga lezhjani-82 datë 09 Shtator 2008 - 22:44:

Gjergji a jeni te sigurt qe mund ta shohim ndeshjen live tek kto linqet? Se ato perpara per ndeshjen me suedine nuk funksiononin, po them per ato te juves se korrenteve sja kam idene


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 09 Shtator 2008 - 22:53:

Tani... aty tek shkembi.com keshtu thone!
Edhe... s'ka nevoje as per "korrenta"


Postuar nga lezhjani-82 datë 09 Shtator 2008 - 22:57:

Ok, pra ty thote qe eshte ne 8 e 45, dmth ktu i takon ne 3 pa nje cerek pasdite.
Shpresoj te funksionoje!
Flm. Gjrgji


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 09 Shtator 2008 - 23:15:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Ok, pra ty thote qe eshte ne 8 e 45, dmth ktu i takon ne 3 pa nje cerek pasdite.
Shpresoj te funksionoje!
Flm. Gjrgji



Te lutem!


Shikoje shikoje... se s'para do kemi raste te tilla ku pervecse do fitojme, do marrim edhe tre pike shume te vlefshme... do kenaqemi duke krijuar idene se jemi mire, se arrijme rezultate... me 4 pike si fillim...

eheeeeee... ja te shohim me vone kunder Portugalise e Danimarkes...!


Nejse mo, t'i kenaqemi nje ndeshjeje "te dominuar" nga ne ... te gezojme edhe ne njehere pa nami te behet! :p


Postuar nga Gjilanasi_csi datë 10 Shtator 2008 - 13:36:

Do jete nje ndeshje e mire e Shqiperis dhe mund te them edhe kafshat e leht pasi e kemi shancen kete here ne nje grup te leht , ku Malten duhet ta fitojm shum bindeshem dhe te kalojm me 4 pike.. kjo eshte mundesia e Shqiperis per te kaluar weiter.. po nqs nuk fiton kete here .. do e kete veshtir ne ndeshjet e ardhshme.. pra ishalla do zoti te na gezoj sonte..


Gjith te mirat.


Postuar nga IQVLORA datë 10 Shtator 2008 - 18:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti


Te lutem!


Shikoje shikoje... se s'para do kemi raste te tilla ku pervecse do fitojme, do marrim edhe tre pike shume te vlefshme... do kenaqemi duke krijuar idene se jemi mire, se arrijme rezultate... me 4 pike si fillim...

eheeeeee... ja te shohim me vone kunder Portugalise e Danimarkes...!


Nejse mo, t'i kenaqemi nje ndeshjeje "te dominuar" nga ne ... te gezojme edhe ne njehere pa nami te behet! :p







Kur gjejme me te ''humbur'' se vetja jone,ne shqiptaret fryhemi si gjela deti.Nuk i dihet se si shkojne punet ne futboll.Asgje nuk mund te parashikosh,pavaresisht deshires sone te mire.
Suksese kuqe zinjve te kombetares sone!


Postuar nga BIONDIA datë 10 Shtator 2008 - 19:09:

I kemi te gjitha mundesite qe te fitojme kete ndeshje dhe shpresoj qe ta fitojme .Por me sa kam lexuar me 11 qe do veje ne fushe sme kenaq aq shume sidomos Bogdani eshte lojtar qe ska me takat te lozi .


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 10 Shtator 2008 - 19:34:

Presidenti i Republikes, Z. Bamir Topi takohet me Kombetaren Shqiptare te futbollit.

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka takuar sot ekipin Kombetar duke u ritheksuar
mbeshtetjen si Kryetar Shteti por edhe si tifoz i thjeshte.



“Kombetarja i ka dhene vlere shume te vecante emrit te Shqiperise. Sinqerisht ju falenderoj per te gjitha ato emocione qe na keni falur dhe jam i bindur se emocione shume te forta do na dhuroni, duke filluar qe nga ndeshja e sotme”


Lexoni artikullin e plote.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 11 Shtator 2008 - 00:33:

Shqiperi 1 - 0 Malte

Mbaron pjesa e pare me rezultatin 1-0 ne favorin tone, nje gol i shenuar nga Erion Bogdani!


Postuar nga BIONDIA datë 11 Shtator 2008 - 00:37:

Gjergj vete i Bogdanit nunk mund te quhet ai go se vetem balluket vuni ai gol i mrekullueshme i shkon Duros me te mirit ne fushe bashke me Skelen .Po car tv plehe qe kemi na efillon ndeshjen pa himnin ne asnje shtet te botes nuk ndoth vetem ne shqiperi .Me pelqen me shume kjo loje me Malten sa me Suedine  .Kemi probleme me mbrojtjen dhe kjo duke qarte .


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 11 Shtator 2008 - 00:43:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Gjergj vete i Bogdanit nunk mund te quhet ai go se vetem balluket vuni ai gol i mrekullueshme i shkon Duros me te mirit ne fushe bashke me Skelen .Po car tv plehe qe kemi na efillon ndeshjen pa himnin ne asnje shtet te botes nuk ndoth vetem ne shqiperi .Me pelqen me shume kjo loje me Malten sa me Suedine  .Kemi probleme me mbrojtjen dhe kjo duke qarte .


Ne cilin TV e ke pare ti?!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Se une po e shoh ne TVSH, dhe himnet u kenduan te dy!


Duro... golin e vete duhej ta bente ne minuten e 5-te! :p

Cezarit ate qe i perket Cezarit...!


Postuar nga BIONDIA datë 11 Shtator 2008 - 00:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti


Ne cilin TV e ke pare ti?!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Se une po e shoh ne TVSH, dhe himnet u kenduan te dy!


Duro... golin e vete duhej ta bente ne minuten e 5-te! :p

Cezarit ate qe i perket Cezarit...!



 

me ate me xham hahaha gjergj tek supersport 1 dhe te siguroj qe ketu ne itali se dhane me sa di sipas informatave qe me erdhen  as ne amerik ..

them nje gol i Hykes do ishte mrekulli


Postuar nga Glaukus datë 11 Shtator 2008 - 01:26:

- u plotësua edhe dëshira e Biondes


Postuar nga BIONDIA datë 11 Shtator 2008 - 01:26:

GOOOOOOOOOOOOL

SHQIPERI -MALTE 2-0 GOL I MREKULLUESHME I DUROS

glaukus u kujtuan si vone qe te lozin nga e majta kur ai magjistari i vogel HYKA  ben mrekulli e pe car pasimi i dha Duros .

  

 


Postuar nga BIONDIA datë 11 Shtator 2008 - 01:32:

SHQIPERI -MALTA 3-0

ben poker shqiperia me gol te Dallkut


Postuar nga BIONDIA datë 11 Shtator 2008 - 01:39:

Mbaroi ndeshja ku fituam 3 pike te rendesishme nje loje e mire e te toneve por mbi te gjitha nje ndeshje me emocione jo e vdekur si ajo me Suedine   .Tre gola te mrekullueshme te BOGDANIT ,DURO  DALLKU nje loje e mire tani te presim ndeshjete  e ardhshme .Nderrimet e Hanit ne momentin e duhur dhane rezultatin e pritur .

forca cuna kuq e zi


Postuar nga lezhjani-82 datë 11 Shtator 2008 - 01:59:

Ja kemi nisur me kemb te mbar. 4 pike me tre gola te shenuar dhe asnje te marre.

Tashi per tashi jemi ne krye te grupit, megjithate ka edhe nje ndeshje. Nese Portugalia me Danimarken ndahen barazim atehere do te jemi perseri ne krye te grupit.

Juve qe i dini a ka ndodhur ndonjehere per ne te jemi ne krye te grupit?

Kjo do te jete rrekord i ri per ne.


Postuar nga BIONDIA datë 11 Shtator 2008 - 02:11:

Me sa di une jo skemi qene ndonjeher ne kryer te grupit deri tani udheheq Portugalia  me nje gol por ka dhe 30 minuta loje .


Postuar nga myzeqari datë 11 Shtator 2008 - 02:54:

Se marr vesh kete formacion qe paraqet ky Han , 4-5-1 cdreqin kerkon te bej !!?
Te ishte hapur ne nje 4-4-2 e kishte mbaruar cdo gje ne pjesen e pare , ekipe si Malta nuk duhet te na mbajne perpara ekranit me ankth !
Pastaj cdreqin do Cana qe kruhet me arbitrin sidomos me austriak (disipline kamp perqendrimi) , vete mer nje karton qe ndoshta do na kushtoje ne ndeshje me te rendesishme !


Postuar nga AndreaPirelli datë 11 Shtator 2008 - 16:14:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari
Se marr vesh kete formacion qe paraqet ky Han , 4-5-1 cdreqin kerkon te bej !!?
Te ishte hapur ne nje 4-4-2 e kishte mbaruar cdo gje ne pjesen e pare , ekipe si Malta nuk duhet te na mbajne perpara ekranit me ankth !
Pastaj cdreqin do Cana qe kruhet me arbitrin sidomos me austriak (disipline kamp perqendrimi) , vete mer nje karton qe ndoshta do na kushtoje ne ndeshje me te rendesishme !



Problemi eshte se duke mos i dhene mundesi te luaje ndeshje miqesore, Han do edhe te experimentoje. Ndoshta ajo do jete skema qe ai do luaje gjithmone, duke patur parasysh kundershtaret e forte qe kemi, dhe do ta konsolidoje. Mos harro se kemi nje mbrojtje beterr, dhe e vetmja mundesi per ta mbuluar eshte nje mesfushe qe ben filter ..... .


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 11 Shtator 2008 - 20:13:

Edhe pse fituam me nje rezultat te thelle, nuk munguan problemet!
Me te vertete qe dita e djeshme na tregoi se nuk ka skuader te madhe apo skuader te vogel!
Kete e tregojne edhe rezultatet,
1-Brazili nuk fiton dot me Bolivine!!! (0-0)
2-Argjentina po prape barazim ne Peru'!
3-Finlanda barazon me Gjermanine!!! (3-3)
4-Luxemburgu fiton me Zvicren ne Zvicer!!!!!!!!! 1-2

Por ajo qe po me ben me teper pershtypje eshte LITUANIA!!!
Fitoi me Rumanine ne Rumani 3-0 te shtunen ndersa dje fitoi prape 2-0 kunder Austrise!!!


Keshtu qe... nga njera ane, duhet bere kujdes me te ashtuquajturat "skuadra" te vogla!
Se edhe dje paten ne pjesen e pare nje rast qe... po te kishin shenuar nuk i dihej se si shkonte ndeshja!

Ndersa nga ana tjeter, kemi nje fije shprese qe nje skuader "e vogel" si e jona, mund te jete pse jo edhe nje surprize!!!
Sikurse po ben edhe Lituania!


Postuar nga AndreaPirelli datë 12 Shtator 2008 - 05:35:

Ka mundesi qe edhe Lituani si puna e Rusise & co, jane diku nga mes/fundi i kampionatit. Dhe lojtaret jane me ne forme fizikisht sesa koleget e tyre qe luajne ne Europe. Dhe kjo ben diferencen, sidomos per ekipet qe e bazojne lojen ne forzen fizike (Inter .........ops, argjentina per shembull ) .... forma e plote vjen nga tetori.


 
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.