Forumi Horizont | Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- A njihen ilaçet Homeomatike ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5366)
A njihen ilaçet Homeomatike ne Shqiperi?
Ne fakt nuk dija ku ta beja kete pyetje dhe vendosa ta beja ne kete nen forum.
Kam kohe, qe nuk shkoj ne shqiperi dhe do te doja te dija nese, dikush nga ju, do mund te me thonte, qe a kan hyre ilaçet homeopatike ne shqiperi, dhe a perdoren keto atje...?
pershendetje.
arsyeja
perse je kaq kureshtare per to mund te ma shpjegosh?
pershendtje GRAMOLLARI.
E para se keto medikamente po behen shume te njohura ne vendet perendimore...., po perdoren gjeresisht.
Ne fillim mendonim se ishte dicka psikologjike......, por ato po perdoren edhe tek medikamentet veterinere, e qe po japin rezultat.
Keshtu, qe un kam fillur te besoj ne efikasitetit e tyre......
E Dyta sepse jam studente dhe dega ime baze eshte farmakologjia.
e para cdo provimi te rendesishem, i perdor ato...
ps;un e praroj qe jam kurjoze por edhe ju aman shume kurjoz me dukeni, sepse un po bej nje pyetje te pergjithshme kurse ju paksa personale...
me respekt sanina
Sabina nuk e di mos thua per ilacet homeopathy!keshtu quhet ketu ne angli.mos ndoshta ne shqiperi quhen ndryshe sepse ti thua homeomatik.ndoshta do ishte me mire ta sqaroje se cfar bejn keto ilace qe te kuptojn se per cfar semundje behet fjal.
homeopatia dhe konceptet baze
Cod. A30062004
Ka vite qe importohen me duket,Sabina,por jane me pak te perdorura se jashte mesa kam degjuar.
Per Dodgy-n:
Homeopathy eshte nje sistem natyral mjeksor i zbuluar para dy shekujve nga gjermani Samuel Hahnemann.Principi fundamental i homeopathy eshte i bazuar ne "similia similibus curentur "("lloji do kurohet nga lloji") dhe perdor substanca aktive ne doza minimale.
Do ta ilustroj me nje shembull qe te kuptohet me mire:
Kafe-ja e konsumuar para se te flesh mund te shkaktoje insomnia,tani nje doze homeopathic-e kafeje sjell gjume.
si zgjerim:
Ka afersisht 3 000 lloje medikamentesh HOMEOPATHIC.Klasifikohen ne dy menyra-sipas origjines ose menyres sipas te ciles jane te leshuara.
1.prejardhja(origjina,burimi...)
a) me substanca bimesh: perbejne 60% te medikamenteve HOMEOPATHIC
(lule,gjethe,trungje,rrenje,fruta,fare,bulbe...)
b)substanca kafshesh: perbejne 20% te medikamenteve homeopathic
(substanca te marra nga tere ose ndonje pjese e kafshes/kafsheve si psh.helm gjarperi)
c)elemente kimike dhe minerale
(ndahen ne substanca qe jane solubel ne uje ose insolubel si psh Arsenicum Album ,Calcium Sulfide...)
d)burime biologjike
(pjese te "fresketa" kafshesh si pankreas,mushkeri...)
2.Metoda me:
a)mjekime me aplikime specifike
b)ato polychrest
c)konstitucionale(nuk e di si e quajne ne shqip,ndoshta eshte dhe termi i gabuar)
d)te kombinuara
c)te vetme(single)
sabina ke te drejte.po me keto hapa qe ben qeveria shqiptare rrezik nuk e di se per cfare jane keto ilace, dhe e dyta une me pyetjen qe bera u sqarova dhe vete se ne cgrup bejne pjese keto ilace saktesisht.
Cod. A01072004
ne rralle te pare falenderoj amorin qe e ka shpjeguar shume mire, se cdo te thote medikamente homeopatike...
ne nje menure popullore keto jan quajtur medikamente qe sherojne te keqen me te keqe....
Dodgy un nuk e di si mund te quhen keto ilace ne shqiperi por e kam perkthyer nga frengjishtja, ku quhen medikamente homeopatike, por me sa shoH e kam shkruajtur keq (te me falesh)...
ashtu siç e ka shjeguar amori keto ilace jane zbuluar, qe prej 2 shekujsh, por kohet e fundit po marin nje perdorim shume te gjere...
ne france ke 7 universitete qe formojne mjeket per egzistencen e ketyre medikamenteve dhe gjithashtu ndodhen edhe stazhe post universitare per ato mjeke qe mbarojne studimet ne universetite te tjera...
50% e mjekeve te pergjithshem e rekomandojne por ky eshte dhe nje medikament, qe mund te rekomandohet nga farmacisti...
keto medikamente nuk kan efekte anesore dhe nuk jan te demshme, por qe, te jene efikase duhet te perdoren me nje afat te gjate...
perdorimi i tyre eshte siç e thashe me lart shume i gjere...
pershembull ato perdoren si anti alergjike, antidepresif, kundra te vjedhurave, anti anemie, , antistres e shume shume pathologje te tjera...
efikasiteti i tyre nuk eshte gjithmone i garantuar, ato prezantohen shpesh me te njejten forme,(ne granula te vogla ne tube ose doseta) por ka raste qe jane edhe shurupe...por shume me rralle
cili eshte principi i perdorimit te ketyre ilaceve
ore me falni per injorancen time por une akoma nuk e kam kuptuar se cfare jane ilacet homeopatike:dmth si koncept mire: i simili si combattono con i simili dhe eshte ajo qe diluohen ilacet deri ne pafundesi.po si mundet ta kryejne funksionin e vet kur ne nje pike solucion ka vetem nje grimce(grimce flas per molekule)e substance?ketej ne itali bazuar ne numrat qe jep revista "le scienze" rreth 7.5 milion italiane perdoren ilace te tilla vitin e kaluar.a mund te thote ndonje me shume per principet e perdorimit si dhe per efektet?
Ja,do te ta spjegoje nismetarja e temes,meqe shpesh njerezia ja merr fjalet nga goja. Apo jo Sabina?
Po deshe spjegim nga une,do e gjesh ne ne e-mail BOX.
sabina
intludoron pasi qe kam nje grip perdori ket spaku nuk ben dome sa ato ilaqe kimike edhe per femi jan te preferuara .
Re: cili eshte principi i perdorimit te ketyre ilaceve
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
ore me falni per injorancen time por une akoma nuk e kam kuptuar se cfare jane ilacet homeopatike:dmth si koncept mire: i simili si combattono con i simili dhe eshte ajo qe diluohen ilacet deri ne pafundesi.po si mundet ta kryejne funksionin e vet kur ne nje pike solucion ka vetem nje grimce(grimce flas per molekule)e substance?ketej ne itali bazuar ne numrat qe jep revista "le scienze" rreth 7.5 milion italiane perdoren ilace te tilla vitin e kaluar.a mund te thote ndonje me shume per principet e perdorimit si dhe per efektet?
ne shqiperi per here te pare me sa di une e kane sjelle nje grup mjekesh belge dhe zvizeriane ne 1996 qe ndenjen ca kohe. me pas ata iken se plasi edhe lufata. Nuk e di mire se ku por ende aplikohet. nje kusheriri im psh ka sheruar te bijen nga nje tip astme kronik nepermjet homeopatise.
Mua me duket intersante por qe gjithsesi mbase duhet ende kohe te krijohet ne besim rreth kesaje terapie qe eshte nje traditee re mjeksore dhe jo e institucionalizuar ne shqiperi
ciao
une per keto lloj ilacesh kam lexuar nje artikull qe e shpjegonte deri ne detajet me te vogla te gjitha mundesite qe mund te kishin keto ilace me funksionu dhe nxirrte si perfundim qe nuk ka asnje baze deri tani ne shkence qe keto lloj ilacesh funksionojne...ne nje fare menyre eshte si ajo puna psikologjike ,si pershembull kur ndihesh keq dhe mjeku te thote je mire,dukesh sikur behesh me mire...e njejta gje mund te jete me keto lloj ilacesh...sidoqofte,te shofim nese do kete ndonje gje te re ne te ardhmen!
NQ
KETo tarepia jan te preferuar si domos mase ndoje operacioni e tj
keto terapia nuk kan te bejne a besojme ne apo jo por ndimojne ne disa raste te njerzit per ket edhe sigurimi shendetore i nje keto dhe i pranone ne ch
me mir me perdorer kete terapi se medikamente kimike se jan me te domshme por mvaret te gjitha nga diagnoza ake lezuar ndoje here kur dhembe koka nuk shihet smundja me asgje por meren tableta kunder dhimbjes te kokes per ta qetsuar dhimbjen kurse dhimbja nuk sherohet vadhedon me tutje si shembull e mora me mir mos me pasur pune me mjeke se qellimet kryesore jan te Materjali haaa tung ju mundeni te vadhedoni se e keni profesion ket lami .
per shqipri eshte e pa njohur terapia himopat......
Citim:
Po citoj ato që tha katia
ne shqiperi per here te pare me sa di une e kane sjelle nje grup mjekesh belge dhe zvizeriane ne 1996 qe ndenjen ca kohe. me pas ata iken se plasi edhe lufata. Nuk e di mire se ku por ende aplikohet. nje kusheriri im psh ka sheruar te bijen nga nje tip astme kronik nepermjet homeopatise.
Mua me duket intersante por qe gjithsesi mbase duhet ende kohe te krijohet ne besim rreth kesaje terapie qe eshte nje traditee re mjeksore dhe jo e institucionalizuar ne shqiperi
ciao
ok
edhe nje akuapunktur kineze qe ndimon shum si pershembull baza qendrore ne qarkullimin e gjakut frumarjen tretjen e ushqimit e shume tje
Re: NQ
Citim:
Po citoj ato që tha naimi
me mir me perdorer kete terapi se medikamente kimike se jan me te domshme por mvaret te gjitha nga diagnoza ake lezuar ndoje here kur dhembe koka nuk shihet smundja me asgje por meren tableta kunder dhimbjes te kokes per ta qetsuar dhimbjen kurse dhimbja nuk sherohet vadhedon me tutje si shembull e mora me mir mos me pasur pune me mjeke se qellimet kryesore jan te Materjali haaa tung ju mundeni te vadhedoni se e keni profesion ket lami .
ok
nuk jam kunder shkences por po me duket se po shkon ngadal
normalishte se edhe nje gripe kur kemi kerkojme ndime te mjeku se ai specializon ne ate lami edhe pse mjeket jan te ndryshem nga ato vini deri te dyshimet me kupton se qka mendoje
por pse i hedhni poshte apo te pa vlera terapit AKUAPUNKTUR APO ATO KOKRRAT E VOGLA QE MUNDEMI TI GJEJME NE NATYRE
NORMALISHTE se kan nevoje njerzit edhe per medikamente kimike
per te materjali ekisha per ne ch se na shkatrruan me te holla
mbi 10% TE kapitalit shtetrore shkojne per medicine e kisha mllefe te ato fabrikat e barnav kimike qe fitojne miljarda fr nga populli dhe skan te ndalur shtrejtimet dhe jam skeptiste se medicina ka shum ngadalsime dhe gabime te puntorve te vete
medikamentet kimike ajan te dobishme por edhe te domshme si mendoni ju ne ket pytje pasi qe keni njohori Mirkuptime .
ecuria e shkences
Cod. B13102005
ecuria e shkences se mjeksise varet shume edhe nga ecuria e shkencave te tjera dhe per kete arsye eshte edhe e ngadalte ne shume raste...duhet te kemi parasysh qe deri para 10 vjetesh nuk arrihej te diagnostikoheshin shume semudje sepse nuk kishte aparatura te mjaftueshme sic jane tomografia ose rezonanca etj qe kane pasur nje hov te madh kohet e fundit...sot shume prej tyre kane fillu te perdoren si gjera te zakonshme ne spitale...
asnje nuk i hedh poshte ato ilace qe gjenden ne natyre...per me teper shume ilace jane perftuar duke u munduar te kuptohen se si funksionojne ato barna ose mjekime popullore...nese do te them nje rast qe e lexova tani shpejt ishte rasti i cefalosporines qe eshte nje antibiotik qe eshte mjaft i fuqishem kunder nje shumice bakteriesh... e di ku e kane gjet kete? tek disa tuba shkarkimi qe perfundonin afer nje plazhi ku megjithse ujerat ishin shume te ndotur,plazhistet nuk semureshin...ishte nje lloj kerpudhe qe pastronte ujin nga bakteriet...raste ke shume ne fakt...ate qe mundohet mjeksia eshte te gjeje si funksionon kjo gje dhe ti jape nje kuptim ose shpjegim pse funksionon ashtu dhe te shpike forma te njellojta.
heqim ato qe jane perfitime ne menyre te padrejte te hollat e tjera qe perftohen nga spitalet sherbejne ne financime te kerkimeve te ndryshme,ne pagese taksash,ne marrje ilacesh dhe aparaturash keshtu ato leke nuk shkojne dem kot (marrim rastet kur jane gjerat me drejtesi,qe ne fakt ne shume raste nuk jane).thjesht per ide nje aparature diagnoze nga ato qe permenda me siper mund te shkoje tek pa frike edhe 10 milion dollare...flas ketu per aparatura te nje gjenerate me te hershme sepse te rejat jane edhe me shtrenjte(sic jane PET)...merr pastaj kujdesin per keto aparatura etj...jane nje qerre veprime qe duhet te kryen kur eshte njespital i tere me u menaxhu...pastaj ne fund eshte edhe ai perfitim qe nje spital privat duhet te nxjerre vete...pra sic e sheh,jane shume faktore qe futen ne mes (gjithmone marim rastin qe mjeket nuk perfitojne...dhe ne te vertete nese eshte spital privat keto gjera nuk ndodhin per faktin se sot pacienti te hedh n gjyq per nje gje shume te vogel dhe ta nxi jeten)...
a jane medikamentet kimike te dobishme?lexo ca do lloj kutie ilacesh,as i here nuk do gjesh nje ilac qe nuk ka efekte kolaterale...arsyeja pse eshte hedhur ne treg eshte sepse ai ilac eshte treguar me efekt per nje sasi te madhe njerezish dhe nga ana statistikore eshte eficient(ka sensibilitet dhe specificitet te larte per dicka).por duhet te marrim parasysh edhe qe cdo njeri eshte bote ne vete dhe nuk do te thote qe si punon ilaci tek njeri do punoje tek tjetri...pikerisht ky eshte edhe tentativa qe ben mjeksia: te arrije ne formimin e kurave qe nuk kane efekte kolaterale dhe te jene sa me specifik dhe sensibel per nje semundje te caktuar...do shembull? hormonet e tiroides,insulina,gluvec dhe nje version me i avancuar per leucemine mieloide akute nese nuk gabohem...(dola si paradoks me ato qe thashe me siper per kutite )
u zgjata shume por besoj se nuk kane mbaruar ketu gjerat qe mund te them!!!sidoqofte besoj se japin nje ide te situates
ok
mu kujtua diqka ne ket momente pasi keni njohori
pse ne kosove apo ne shqipri thjeshte pershembull mese shumti praktikohen injekcionet direkte ne gjake apo ndryshe kurse ne ch shkojne neper mjet tabletave dhe reagojne me ngadal besoje se me keni kuptuar edhe pse eshte me veshtire per mua te shprehem rrethe midicines se kam pak njohuri ne perendime dihet se ne qfare raste japin gjilpera kurse atje poshte ballkan apo kosove me njeher gjilpera dihet se reagon me shpejte kurse keta ne ch tableta dhe reagimi me ingadalshem por efekti nuk edi si eshte nese mundeshe me spjeguar diqka lidhje me kete ju fal .
mbi menyren e dhenies se ilaceve
Cod. B14102005
ne disa raste e kam te veshtire te kuptoj mire cfare shkruan...ndoshta e ka tastjera ose gjuha qe ka kompjuteri yt!sidoqofte nese kam kuptuar mire:
te te shpjegoj nje gje per sa i perket ilaceve qe merren ne menyre orale: ka disa ilace qe per tu shtuar veprimin e tyre ne gjak,jepen ne menyre orale dhe nuk percillen poshte por thithen ne menyre sublinguale(dmth futen ne qarkullimin e gjakut poshte gjuhes)...avantazhi qe ka ky lloj dhenie ilaci eshte qe nuk kalon ne melci menjehere por e kapercen nje rrotullim dhe keshtu sasia e ilacit qendron ne gjak ne menyre me te gjate...melcia sa here qe kalon gjaku e pastron nga mbetjet dhe ilacet dhe ul sasine ne cdo rrotullim...keshtu qe nese e merr me injeksion ka shume mundesi qe te shkoje direkt ne melci qe ne rrotullim te pare...prap se prap ketu varet nga shpejtesia qe ka ilaci per te vepruar sepse mund te jete qe edhe nje kohe e shkurter eshte e mjaftueshme!ky ilac mund te thithet ne zorre dhe te hyje direkt ne qarkullim te gjakut dhe te veproje.
pra e gjithe varet nga karakteristikat fizike dhe kimike te ilacit.
pra nese ilaci jepet ne tableta ka arsyen e vet: koha qe duhet te rrije,sasia qe duhet...edhe kapsula e ilacit ka rendesi sepse sipas perberjes se saj ka ilace,kapsula e te cileve shkaterrohet menjehere dhe ka nga ata qe shkaterrohet me ngadale etj etj...sidoqofte une per farmakologjine nuk kam akoma shume informacione por u mundova thjesht te te jap nje pergjigje per ate qe kerkove me siper...kush di me shume mund te me vije ne ndihme ose duke korregjaur ndonje gabim timin ose duke shtuar ndonje gje te re!
Cod. A14102005
Nje sqarim i shkurter se nuk kam kohe.
I njejti medikament, mund te komersjalizohet ne forma te ndryshme..
Psh: nje atibiotik, mund ta gjejme shume mire ne forme, kokre; lengu( shurup); ose forme inzheksjoni intra veinese(gjelperat).
Duke perdorur te njejten dose te antibiotikut, por forma farmakologjike te ndryshme..do kemi ne gjak nje kocentrim te ndryshem.
Format e ndryshme perdoren duke ju pershtatur pacjentit.
si psh moshes se tij (tek nje femije do favorizojme antibiotikun shurup se sa kokrat).
pathologjive te tjera qe mund te kete pasjenti, nje i semure me probleme gastrologjike, do favorojme gjelperat me shume se kokrat , per arsyje se kokrat thithen nga organizmi ne nivelin e stomakut dhe te zorres, ..nje anomali e ketyre organeve mund te modifikoj kalimin ne gjak te medikamentin..
Megjithate KOKRAT perbejne metoden me klasike te medikamenteve..gjelperat dhe format e tjera intraveinese rezervohen per raste urgjente.. Sepse kjo eshte e vetmja forme qe kalon me nje doze te larte direk ne gjak duke u eliminuar me pas nga veshka ose melçija...
Por nuk duhet te harrojme qe disa medikamente jemi te detyruar ti fabrikojme vetem ne nje lloj forme..si psh Insulina* kundra diabetit, meret vetem me ane te gjelberes.. kalimi insulines ne tubin dizhestive, eliminohet duke mos u thithur aspak nga organizmi...
Dmth ne disa raste nuk kemi zgjidhje...
Shpresoj te ju kem informuar sado pak..
pershendetje
flm
pra metoda klasike dhe metoda intravenaise keto me interesuan pra
ne shumten e rasteve edhe per nje gripe ne kosove shkojne me metoda intravenaise kurse ne ch ku jetoje une ne shumten e rasteve praktikohet metoda klasike pra kokrrat me ane te lukthit
flm .
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.