Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)
Turismi eshte e ardhmja e Shqiperis…
Shiperia eshte nje vende shume i vogel, por me nje pozite gjeografike interesante…
Shqiperia nuk eshte pluhuri i ballkanit, por vendi ku takohet e tashmja me te shkuaren e illirianeve, vendi, qe shernon qyteterimin e mesdheut ashtu si greqia, vendi i kryqezimit, midis vendeve orientale e oksidentale..
Shqiperia nuk eshte vendi me i varfen ne evrope, por « nje vend i pasur, i varferuar »,
Viktime e fqinjeve te saj…, e fuqive te medha…, dhe e vetvetes…
Shqipria eshte nje vende qe ka nje bregdet mahnites, shum natyral e pak te eger, çdo gje eshte origjinale…, gjithashtu shqiperia ka nje pasuri patrimuan…, nje prejardhje e kulture te lashte, qe vertetohet nga qyteterimi ilirjan…pershembull..
· Kemi qytetin e Sarandes qe ka Butrintin qe eshte ndertuar rreth shekullit IV deri V te eres sone, dhe brenda Butrintit kemi mure qe jan ndertuar para heres sone…
· Kemi Himaren nje fshat i mrekullushem i pasur me kisha, Shen Panaja, Shen Todhri , Shen Nikola…
· Kemi Vloren ku ndoshet e ashtuquajtura, Uji i ftohte…, nje xhami e ndertuar qe nga 1542 e quajtur xhamia e Muratit, dhe Manastirin e Shen Marie Zvernec..
· Kemi Duresin dhe Amfiteartin e Apollonise, qe eshte ndertuar rreth shekullit II te eres sone…
Keshtu do vazhdoja akoma duke permendur Krujen, Beratin e te tjere…duke permendur origjinalitetin e . arshitektures shqiptare nje ndrethurje midis artit katolik e asaj islamik…
Por edhe pse egzistojne te gjitha keto, shqiperia mbetet nje vende i pa njohur per turistat…
Torizmi ka shume veshtiresi te zhvillohet ne shqiperi sepse qeferia shqiptare nuk e kultivon kete produkte, qe mund te behet lokomotiva e ekonomose shqiptare…
Turqia psh, nxjerr nga turizmi 30% e te ardhurave vjetore…por edhe kontribon ne zhvillimin e saj.
Qeferitaret tane thone, qe kurba e grafikut eshte ne rritje nga viti ne vit, ato thone, qe shqiperia ka nje numer prej 18 000 turistash çdo vit..
Kjo shifer me duket pak absurde sepse mendoj se te vetmit turiste, qe shkoj ne shqiperi, jan refugjatet, qe jetojne jashte shqiperise..
Nuk mendoj se ndonje turiste do te kishte deshire te udhetonte ne rruget tone, qe te vrasin brinjet e te prishin makinen…
A ka shteti jone nje buxhet qe ti kushtohet zhvillimit te turismit… ?
Kur politikanet tone thone qe, turismi eshte ne rritje nga dita ne dite, pse nuk kontribojne ne infrastrukturen e saj.. ?
Shqiptaret qe jetojne ne shqiperi, preferojne ti bejne pushimet ne Mal te Zi apo Turqi, sepse mendojne, se eshte me paster dhe me lire se sa, po ti kalojne keto pushime ne Sarande apo Himare…
« un aty kam gjetur nje histori shum te pasururuar
kujtime shum te bukura, krejtesisht te shkateruar… » Ismail Kadare
Sabina......
Nqs qeveria permend shifren 1800,atehere besoj qe duhet ta kuptosh edhe ti q
....................
-vijon,qe kjo shifer eshte per te huajt qe hyjne ne shqiperi,se po te ishte per refugjatet shqiptare ata jane gati nje milion.Por prape nuk besoj qe eshte kjo shifra reale,po te llogarisim qe 200.000 shqiptare te kosoves hyne ne vit ne shqiperi.
pershendetje Beterri.
sipas mendimit tuaj, nese e kuptova sakte do te thote qe ne me turizmin jemi ok...
un flas per turismin, qe sjell te ardhura...
dhe jo per ato te huaj qe i kalojne pushimet ne greqi dhe thone prit te shkojme nje dite ne shqiperi sa per te pare Butrintin dhe te gjitha shpenzimet e tyre i bejne ne greqi...
plazhet tona jane "manifik" dhe kjo sepse uji eshte i ngrohte dhe klima e mire, sepse sa per pisllik dhe hoteleri nuk di ç te them...
ndoshta un flas pak si shum per shtetin dhe veprat e tij, por ai eshte i vetmi, qe mund te bashkoj disa elemente me ndihmen e privatit.
e jo te japi leje ndertimi sot e neser te vij ta prishi se thot, nuk i pershtatet vendit...
le te organizoj nje infrasrukture me disa arshitekte dhe inxhinjere ndertimi, fundja ky eshte nje investim i rendesishem per te ardhurat e Shqiperise dhe per terheqjen e turizmit ne shqiperi.
sepse i huaji vjen ndoshta sot, por e rendesishme eshte, qe kur te iki te kete deshire per tu kthyer...
Sabina....
Jam dakord me ty,e kisha keqkuptu shkrimin tand te meparshem,dihet qe shteti ka shume gjera ne dore per ta bere turizmin tone sa me terheqes,por deri tani eshte si mos me keq,te shohim ne te ardhmen,nuk kam cfar te shtoj ma .
?
SABINA eshte me te vertet per te ardhur keq jemi me te vertet nje nder vendet me nje pozicion dhe me nje klim qe mund te them me e mira ne europ.
Turizmi eshte nje nder bizneset me te fuqishme.eshte nje fitim i paster dhe i pergjithmon.Shum vende jetojn me turizmin psh Greqia qe kemi pran mbahet nga turizmi dhe ishte ai qe sot e solli ne kete gjendje qe eshte.
Un shpresoj qe edhe tek ne do te filloj por kemi shum pun akoma per te bere.por po qe se shteti jon do ta merte me seriozisht dhe ta vlersonte me shum kete drejtim besoj se do ja arrisim me shpejt qellimit.
Me vjen keq qe ketu nga Anglia nuk ka linj direkte ajrore nga Anglia per ne shqipri.Mendoj se na duhet nje aeroport i sakt dhe nje pun me e shpejt me rruget.mendoj se televizioni shteti duhet te bej nje politik ne popull per te qen shum te sjellshem dhe te edukuar me turistat.duhet patjeter turisti te ket te gjitha kushtet dhe te ngelet i kenaqur me qellim qe te vijn perseri. .
Per mua turizmi ne shqiperi eshte tema me kryesore qe duhet ta shikojm seriozisht ta shikojm si nje te ardhme te vendit ton.
Lexoj nga gazetat qe ne Durres prishen pallate ne plazh [te ashtequajtura ndertesa pa leje]doja te thoja se shteti nuk po ndihmon ose ndoshta nuk po jep nje drejtim per ato pak bizesmen qe ekzistojn .nuk me duket e sakte qe sa filluan ndertimet fillojn dhe shkaterimet.
EShte me te vertet problemi i lekeve qe nuk kemi por nuk mendoj se dhe ato pak qe kemi ti prishim me duart tona.
Dua te them se shteti duhet te jet me i qart me ligjet dhe sa per investimet do te thoja se nqs shteti do te zgjidhi problemin me ligjet investimet nuk do mungojn.mendoj se te gjith shqiptaret[emigrantet dhe vendalit] do te investonin ne shqipri nqs ka nje siguri per investimin qe do te besh.
DURRES, DYNDEN TE HUAJT
DURRES, DYNDEN TE HUAJT
Durres- Mbi 28 mije shqiptare dhe europiane kane hyre ne Shqiperi per qellime pushimi nga porti detar i Durresit gjate 20 diteve te para te ketij muaji. Turiste gjermane, italiane, zviceriane, austriake, e franceze te organizuar ne grupe ose dhe individualisht kane preferuar te zbulojne misterin e bukurise se vendit te shqiponjave dhe bregdetit te tij. Jane 5325 persona te ketyre kombesive qe kane udhetuar me tragetet e linjave te ndryshm qe prekin cdo dite kalatat portuale gjate ketij sezoni te ngarkuar. Jane hedhur keshtu poshte edhe zerat se dhe kete vit bregdeti shqiptar ka qene i braktisur nga te huajte. Shqiperia dhe resurset e saj natyrore e humane perbejne interes per te huajte. "Eshte e vertete, pohojne ne komisariatin e policise se portit detar te Durresit, se mes numrit te shtetasve gjermane, zviceriane dhe atyre italiane, ka dhe persona me kombesi shqiptare, qe kane nderruar shtetesine, po kjo nuk e zbeh numrin e te huajve qe vizitojne dhe pushojne ne bregdetin shqiptar". Keshtu muaji korrik ka qene teper i ngarkuar, pasi nga porti i Durresit kane kaluar per t'u futur ne qytet e me tej ne thellesi te vendit plot 28 048 persona te kombesive te ndryshme, kryesisht te ardhur per qellime turizmi. Mes numrit te te huajve te futur ne vend, kane qene dhe nente spanjolle, si dhe nje numer me i paket nga vende te tjera te Europes. Qe nga data 15 korrik, qe shenon dhe fillimin e pikut te sezonit, persa i perket fluksit te hyrjeve, ne portin e Durresit eshte rritur ndjeshem numri i emigranteve qe mberrijne ne vend per te kaluar pushimet prane familjeve te tyre. Jane te shumte dhe emigrantet kosovare qe pasi mberrijne ne vend, zhvendosen pak dite qendrimi ne trojet e tyre, drejt plazheve shqiptare per te pushuar. Disa perballe cmimeve te larta qe hasin ne tregjet e zonave turistike ne vend dhe kushteve jo dhe aq stimuluese, shprehen se mbeten ende partizane te turizmit patriotik, po kjo ka nje limit qe me shume se tek ata, do te rendoje ne vitet e ardhshme te bisnesmenet e ketyre zonave. Efektet kane filluar te ndihen si ne bar-restorante, ashtu dhe ne hotelet e motelet e shumta te plazhit te Durresit. Cmimet e larta te gatimit dhe servirjes, si dhe te hotelerise, kane bere qe pushuesit te braktisin frekuentimin e shpeshte te restoranteve dhe te gatuajne vete. Njekohesisht konkurues perballe hoteleve dhe moteleve mbeten shtepite private, te cilat ofrojne cmime me te favorshme per pushuesit.
Mendoj se turizmi eshte i rendesishem per Shqiperine por nuk mund te behet dega kryesore e ekonomise shqiptare.
ha ha
ha ha
Sido që të jetë, turizmi mund të bëhet një degë kryesore e ekonomisë shqiptare, sepse kushtet ekzistojn, vëndet e bukura jan tepër mahnitëse në shqipëri por jo të shfrytëzuara në maksimum.
Nga ne vete varet e ardhmje
Sigurisht qe turizmi eshte nje nga deget me te rendesishme per zhvillimin e ekonomise vendase, por ndergjegjesimi yne qytetar per kete fakt eshte kushti kryesor qe te ece perpara ky degeim i rendesishem
Duhet që edhe shteti ti japi pak vëmendje turizmit në shqipëri, të mundohet sado pak të financoj institucionet individuale.
Tourists pack off because of water pollution ....
Durres- After many warnings, Durres District Office cancelled the contract with the German company “Berlin Wasser”.The head of this office undertook this extreme act as a result of irresponsible and indifferent attitude of the officials of the German company, who after some constraints undertaken by local organs, are following their old habit of not supplying the inhabitants of the coastal city of Durres, for which the Albanian state invested 20 million dollars during these last years. Apart this fact, the continuous lack of water supplying in Plash (beach) area resulted into a sensitive diminishment of tourists’ flux. Although Plazh’s maintenance office has done an appreciable preliminary job in the eve of tourist session, like cleaning the sand from wracks and solid wastes, the lack of water, spilling over of sewage into the sea, lack of public water closets throughout the whole territory of Durres beach resulted into the diminishment of tourist frequentation below the predicted levels. The zone of Plazh still is suffering the lack of water supplying and other infrastructure facilities even after the investments from the state budget for the reconstruction of the road from Ura e Dajlanit to Plepa, which cost 9 million euro and after promises full of political rhetoric articulated during the electoral campaign. The lack of water supplying came naturally after the indolent job of the German company “Berlin Wasser”, which manages the water system in the coastal city of Durres. In a recent meeting with the head of Durres district, Genc Alizoti, the officials of this company have been warned several times for canceling the contract, while these days the head of the district has already prepared the official document to undertake such extreme act.
Pogradeci, një stacion antistres
Këtë verë, gjithnjë e më shumë pushues i drejtohen bregut të liqenit, për një palë pushime si “të Lagushit”; pa disko, pub-e dhe rrëmujë. Të cilët kanë zbuluar vit pas viti, sekretin e qytetit “të heshtur”, mes koranit, mjelmave dhe luleve
nga Alqi Koçiko
Një arsenal suprizues trëndafilash dhe lulesh të shumëllojshme, mbi një tapet të gjelbërt bari, të ftojnë drejt tavolinave nën shelgjet lotues e çadrave të mëdha, mbi buzën e ujit. Fëmija që hyn pak hapa para një çifti të porsazbritur nga makina me targa të Tiranës, paralajmëron I ngazëllyer prindërit: “Mami, babi, kemi ardhur tek shtëpia e Borëbardhës”. Godina e hotel “Milenium” në Tushemisht, s’ka të bëjnë fare me përmasat e shtëpisë së personazhit të famshëm të përrallave, por përshtypja e parë e vogëlushes, pas një udhëtimi rreth 3 orësh, po.
Kopshti që ndan distancën mes hotelit dhe liqenit të Pogradecit, është një nga ato parajsat e vogla, që edhe nëse ke mbërritur aty rastësisht, është e sigurt se do të rikthehesh sërish. Sepse pas disa orësh qëndrimi aty, mund të kuptosh se rikthimi është i pashmangshëm. Një recetë përzierjeje të suksesshme e klimës së freskët në këto ditë ku temperaturat i kanë thyer rekordet, qetësia dhe shërbimi i rreth 10 punonjësve me uniformën klasike bardh e zi, bëjnë që të zakonshme në këtë mjedis, të duken vetëm çmimet.
Këto dhe njëmijë e një arsye të tjera, ndoshta bëjnë që të kuptosh se përse këto ditë gushti, mund të takosh në ato pak metra katrorë, Dritëro Agollin, Ilir Metën apo Spartak Brahon. Ndërsa në ditët e tjera çdokush mund të pinte një kafe apo të drekonte aty, përkrah Presidentit Moisiu, kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama, ministrit Blushi apo sekretarit të përgjithshëm demokrat Ridvan Bode e deputetit të PD, Astrit Patozi.
Një mjedis që më shumë se kjo mundësi, e bën çdo pushues që të ndjejë se ekziston edhe një stacion i ri relaksi. Një hapësirë antistres, ku derdhen ujërat e kristaltë të burimeve të Tushemishtit. Dhe vetëm pas kësaj, mund të shohësh të realizohet çdo ditë aty, një version i ri i “Zonjës nga Qyteti”. Ku pushuesit e shumtë, në ndryshim nga teto Ollga e filmit të realizmit socialist që është xhiruar shumë vite më parë në këtë fshat, jo vetëm shkojnë me dëshirë, por janë gati të shpikin arsye nga më të ndryshmet, për të mos u kthyer një minutë e më parë në qytet e tyre.
Ndaj, nuk është aspak çudi që makinat me targa të kryeqytetit, Korçës, Elbasanit e deri të Durrësit, e kanë “pushtuar” këtë fshat. Sepse për të shkuar deri në Pogradec, tani është bërë gjithnjë e më e lehtë. Përfundimi pak ditë para zgjedhjeve të 3 korrikut, i punimeve në segmentin Elbasan-Librazhd, e ka bërë një superstradë pa ndërprerje, rrugën në itinerarin Tiranë-Durrës-Qafë Thanë. E në majën e saj, kush e sheh liqenin me sy të lirë, zëre se ka mbërritur në Pogradec.
Parajsë lulesh
Pandi Llakmani, pronari i hotel “Milenium”, është tipiku i pogradecarit të shtruar dhe punëtor. “Emri i hotelit? Kur e ngrita nuk mund të quhej i tillë, se karabinaja kishte vetëm tre dhoma të përfunduara. Por meqë ishte fundi i dhjetorit 1999 dhe viti 2000 po trokiste, vendosa ta quaj “Milenium”. Mbase edhe emri ishte këmbëmbarë”, thotë ish- mësuesi i gjuhëve të huaja. E ngritur “me thonj”, në fillim ndërtesa e re edhe shkallët i kishte pa mbajtëse. I zoti kishte vendosur që të gjitha fitimet t’i shkonin punimeve të hotelit, derisa pas dy vjetësh, arriti “të sajonte” 7 dhoma.
“Atëherë dëgjova se kishte filluar sistemi i kreditimit për bizneset, dhe kredia që mora në Korçë më dha shumë dorë. Përfundova 18 dhoma, klientela që filloi të vinte një e nga një dhe xhiroja, patën rritje ditë pas dite. Derisa verë pas vere, fundjavë pas fundjave, arrita deri këtu”. Dhe “Milenium” tashmë me 25 dhoma të kompletuara,-shumica me pamje nga liqeni,-me restorantin e kuzhinën për t’u pasur zili nga çdo simotër në vendet fqinjë, ka gjithsesi një përmasë tjetër; Miniaturën e “kopshteve të varura të Babilonisë”.
Duke u kthyer në një destinacion të ri për shqiptarët dhe trupin diplomatik e të huajt e tjerë që jetojnë e punojnë këtu. Por pronari i hotelit “të vogël” të fshatit, nuk “fluturon mbi liqer”. Ndaj, bujtina e tij, pavarësisht ekspansionit, duket se do të jetë gjithnjë, një ambjent i arritshëm për t’u frekuentuar, nga të gjitha shtresat. Pavarësisht se 5-6 vitet e jetës së saj, e kanë bërë atë një piketë turistike, që nuk të kujton më asgjë, nga ato tre dhomat e dikurshme. Pavarësisht se pas një muaji, në shtator, do të ketë edhe një sallë konferencash me shërbimin kompjuterik dhe pajisjet audio e video.
“Kam investuar vazhdimisht, dhe përpiqem që çdo gjë të shkojë mirë. Problemi im tani është mospërballimi i klientelës”, shton Pandi duke qeshur. Sepse përveç verës, tre ditët e fundit të javës janë të ngarkuara me punë përgjatë 12 muajve të vitit. Duke arritur të “zbulohet” edhe nga turistët e huaj, ndaj këto ditë agjensitë turistike çajnë telefonat.
“Kemi filluar t’i marrim klientelën turistike edhe Maqedonisë përballë dhe një arsye shtesë është gatimi shqiptar, që qëndron më lart se ai i fqinjëve”, tregon Pandi. Ndaj ndodh shpesh që klientët e njohur pyesin pa droje; “kuzhinieri është ai i vjetshmi apo jo”, dhe startojnë porositë e pjatave të preferuara. Por ajo çka Pandi u tregon me krenari të veçantë çdo vizitori që troket për herë të parë, ose që rikthehet pas shumë kohësh, janë dhomat. Që nga mobilimi sipas përmasave të secilës dhomë, banjo të kompletuara deri tek shampot, brisqet dhe sapunët e sigluar “Milenium”, të porositura në Holandë.
Duke e detyruar edhe ndonjë klient vesveseli si Edi Rama e Rudina Magjistari, që pasi kanë lënë dhomën një mëngjes, t’i deklaronin: Kësaj here, nuk na hynë në punë jastëkët që marrim gjithmonë me vete kur udhëtojmë, në bagazhin e makinës. “E vetmja kërkesë që nuk u plotësova klientëve, ishte ajo herë kur dikush më kërkoi që dhomën ta kishte me pamje nga deti”,- thotë Pandi, që e ka përgjigjen në majë të gjuhës: “Po e do me pamje nga liqeni, edhe mund të bëj diçka”.
Korani, aleat
Si Pandi Llakmani, janë edhe mbi 50 pronarë të tjerë hotelesh përgjatë 88 kilometrave të bregut shqiptar të liqenit të Pogradecit, që kanë ngritur bizneset e tyre sa zbret Qafë Thanën, nga Lini e deri pak metra nga Dogana e Tushemishtit. Emra si “Shën Naumi”, “Leon”, apo shumëkatëshi “Enkelana” (ish turizmi), “Royal”, “Kalaja”, “Tea” e “Eurokorça” etj, janë ajka e menysë turistike të qytetit “të urtë”.
Të zotët e tyre e kanë kuptuar se mundësitë turistike të Pogradecit janë shumë më të mëdha nga sa është ofruar në vite; ato kanë ardhur në përmirësim e sipër dhe këtë ditë, liqeni i tyre mund të thuhet pa frikë se ka qenë surpriza e sezonit turistik. Sepse rivalja më e madhe shqiptare e ujrave të Adriatikut e Jonit, ka edhe një aleat shumë të fortë për këtë; koranin. Peshkun e rrallë që gjendet vetëm në këtë liqen, më të thellin e Ballkanit. Ndaj, restorantet e shumtë jo vetëm në hotele, por edhe në qytet e Drilon, e kanë atë pjatën e parë. Duke e ofruar me një listë të gjatë gatimesh, që nga pjekja në zgarë, e deri tek tava e famshme e koranit me arra. Sigurisht që në ndonjë vend, bujtësit që nuk e njohin specien e rrallë “mishëkuq”-e, mund të paguajnë me çmimin e saj jo edhe aq të lirë, një belushkë apo një troftë, që dalin çdo mëngjes herët me shumicë, nga rrjetat e dhjetra barkave të peshkatarëve.
Megjithatë, turizmi pogradecar ka qëndruar me këmbë në tokë, duke mos ngritur çmimet dhe duke i përmirësuar nga sezoni në sezon kushtet dhe cilësinë e shërbimit. Ndaj, kryeqytetasit e shëtitur nëpër plazhet e tjera të Shqipërisë, nuk kanë sesi të mos habiten kur taksisti që i shpërngul qendra apo “agjensia” e qytetit deri në Tushemisht, u kërkon 200-300 lekë. E ndërsa në plazhin e Durrësit, një varkë me pedale për shëtitje në det kushton 500 lekë ora, në Pogradec mund mund të paguash 2-3 herë më pak. Lista e shembujve të tillë është e gjatë, deri tek ushqimi dhe çmimet e dhomave të hoteleve, në shumicën e rasteve me 2-3 mijë lekë nata.
E në rast se Pogradecin më shumë se për ujin, e ke zgjedhur për relaksin, mund të bësh një shëtitje të shkurtër deri tek Vila Art (ish-vila e Enverit) në Drilon, tek restorant “Kërmilli” e Restorant “Peshku” në Tushemisht. Ky i fundit, një tjetër surprizë ndoshta e pashoqe, ku një akuarium natyror gjigand, me ujërat e rrjedhshëm të fshatit, të fton të drekosh apo darkosh në shoqërinë e mjelmave dhe tufën e koranit e troftave deri mbi 5 kilogramëshe, që kërcejnë mbi ujë për të kapur thërrimet e bukës që hidhen me bujari nga tavolinat e strehuara nën hijen e shelgjeve.
Të gjitha këto, kanë bërë që nëse moda e turizmit shqiptar vitet e fundit të kenë qenë me rradhë Himara, Saranda apo Vlora, tani fjalën e ka marrë Pogradeci. Që nuk ka synuar t’u zbrazë xhepat frekuentuesve, duke i ndjellë që ata të rikthehen sërish. Të ndihmuar edhe nga fati i mospushtimit nga ndërtimet masive me apo pa leje, që kanë shëmtuar edhe qytete të tilla si Saranda, që e shohin pas 15 vjetësh veten, të pushtuar nga betoni. Duke e bërë qytetin e liqerit, konkurentin më të fortë të plazheve të kripura shqiptare.
Në kërkim të relaksit
Po ishe një i ri apo e re, që piercing-u dhe volumi maksimal i hip-hopit në kasetofonin e makinës ta tradhëton dëshirën për jetën e natës dhe mbrëmjet e zhurmshme, është e kotë që ta marrësh rrugën drejt Pogradecit. “Mund të quhet mangësi kjo mungesa e jetës së natës”, arsyeton Pandi Llakmani, “por nga ana tjetër, ne pikërisht këtë i ofrojmë pushuesve dhe për këtë pëlqehemi: Për turizmin e qetësisë”. Ndaj lajmet e pafund të kronikave të zeza, e kanë lënë jashtë emrin e këtij qyteti. Ai që piketon Pogradecin, duhet të jetë një tip që kërkon relaksin e plotë, qoftë dhe për një fundjavë, e madje edhe për një ditë. E të nisesh në mëngjes herët, të shijosh kafenë e paradites pranë liqenit, një drekë dhe një shëtitje të shkurtër pasdite para se të kthehesh sërish, është shndërruar tashmë në modë. Eshtë kjo arsyeja, që mysafirët e Pogradecit janë çiftet e reja, familjet me prindër 30-40 vjeçarë dhe më pas, moshat e treta që zgjedhin ajrin e pastër, ujin e liqenit të Ohrit dhe koranin. Por jo vetëm kaq.
Mund t’i hipni makinës dhe brenda pak orësh çdo vizitor mund të kundrojë mozaikët e njohur të Linit, Drilonin, fshatin turistik të Tushemishtit, të bëjë shëtitje me varkë apo me këmbë përgjatë shëtitores ngjitur me ujin e liqenit, apo pse jo, të konsumojë edhe një picë taxi aty ku ta ka ënda. Sigurisht, gjatë mbrëmjes, nuk duhet të harroni të nxirrni nga bagazhet, diçka për të hedhur krahëve. Sepse me largimin e diellit, me përskuqjen e liqenit dhe me ndezjen e dritave të para, në Pogradec fillon të fryjë puhiza. Aq sa edhe Dritëroi, duke rrëkëllyer një gotë të vogël me raki të Tushemishtit, në një nga tryezat mes trëndafilave para “shtëpisë së Borëbardhës”, do të niste e të recitonte ngadalë me vehte, vargjet e Lasgushit: Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir…
Turizmi “kunder rrymes”
Ne kerkim te pikave “sekrete”, ku nuk ka det dhe zhurme, por freski, kenaqesi e surprize. Ne brigjet e Liqejve te Shkodres, Shkopetit dhe lumenjve te Matit, Erzenit e Shkumbinit
Atehere kur kripa mbi lekure te merzitet, kur vapa dhe plazhet e zhurmshme nuk e justifikojne deshiren per te shkuar ne bregdet, e madje atehere kur kripa e cmimeve e tejkalon ate te detit, ekziston nje alternative tjeter.
Turizmi liqenor e lumor, ose turizmi i ujerave te embla. Rikthimi cilesisht ndryshe tek nje tradite e vjeter, ne brigjet e liqejve te Shkodres e Ohrit, apo brigjet e lumenjve, te cilat shfrytezoheshin nga banoret e qyteteve apo fshatrave aty pari. Por ajo qe mund te perkufizohet si praktike e re, eshte rizbulimi i pikave “te fshehta” nga te apasionuarit, gjithnje ne kerkim te se vecantes. Qe vitet e fundit mund te jene shqiptare apo te huaj, pionere te eksplorimit te shplodhjes dhe pushimit alternativ, larg rremujes nga mbipopullimi i plazheve ne bregdet. Nje fushe gjithesesi ende ne hapat e nje turizmi gati spontan, larg investimeve prespektive, minimalisht cilesore.
Kontrasti dhe drite-hijet e turizmit te ujit te embel, spikatin fort me perballjen Shkoder- Pogradec. Sigurisht qe arsyet e shkodraneve jane te shumta e mbase bindese: Velipoja buze Adriatikut josh shume me teper se liqeni. Me reren e imet, plazhin e pershtatshem dhe hijet e pishave. E megjithate, nje vizite e shkurter ne Shiroke, fshati buze liqenit, bind cilindo se turizmi liqenor do te mund te organizohej ndryshe. Plazhistet e Shirokes jane kryesisht banoret vendas. Nje cift i moshuar te huajsh (qe dallohen menjehere) fotografojne njeri-tjetrin, te entuziazmuar nga horizonti i pamate i liqenit me te madh te Ballkanit, por gjiret e vogla pa rere, me nje lloj cakulli te crregullt, ku perkujdesja e dores se njeriut eshte ende larg, lene per te deshiruar.
Papasterti ne breg dhe ne uje dhe disa femije qe kercejne pa pushim nga nje pike paksa e larte drejt e ne liqen per t’u freskuar. Lokalet e ngritura ne qender te Shirokes e kompensojne gjithsesi pamjen e munguar te nje plazhi plot pushues, sepse parkingjet e tyre nen hijen e pemeve, jane te mbushura me makina me targa te ndryshme, te gatshme per te shijuar prodhimet e liqenit. Nga lokalet ne anen tjeter te ures metalike te riparuar se fundi nga ushtria, vecohet “Shqiponja”, ne rreze te kalase se Rozafes e buze Drinit, ne hyrje ne Shkodres. Nga oborri i miresistemuar i ketij investimi privat, perballe, ne anen tjeter te Drinit te thelle e me prurje te bollshme, dallohen disa familjare qe kane ngritur cadrat e plazhit. E, me tej… vetem kaq.
Po lumenjte, me kthesat qe krijojne pellgje per pak metra not, e qe ndodhen dhjetra kilometra larg plazhit me te afert masiv? Nje zbulim i vertete aspak larg Tiranes, eshte Vau i Previzit, i quajtur ndryshe Skuraj, buze lumit te Matit. Pak kilometra pasi kalon Milotin ne drejtim te Burrelit, pa mberritur ne hidrocentralin e Shkopetit, nje rrugice te shkeput nga aksi nacional dhe te zbret buze lumit (tejet i paster ne kete segment), ne nje shesh te zhytur ne hijen e rrepeve. Zbulimi i pikes se rralle ne portat e vargmaleve, ironikisht s’eshte bere nga vendasit. Por, disa vite me pare, nga personeli i ambasadave te huaja por edhe shqiptare, tiranas e durrsake, e sigurisht nga ata qe e kane me afer, lacianet. “Te shtunen dhe te dielen ketu vijne mbi 200 vete, qe marrin ushqime e pije me vete, freskohen ne lume e peshkojne me grep apo rrjeta, pjekin mish apo hane edhe tek ne”, jep hollesi pronari i te vetmit lokal modest qe eshte ngritur aty, Florian Lazri.
Dhe ne te ngrysur “turistet” marrin rrugen e kthimit, qe ne fakt perkthehet ne jo me shume se nje ore larg Tiranes, nese segmenti i Kamzes, nuk eshte ne pikun e trafikut. Mes atyre qe nuk u merzitet kurre pika e Skurajt, eshte edhe familja e Dode Menges nga Laci, qe shfrytezon edhe ditet e javes. Ndryshe nga bashkeqytetaret e tij, ai e ka zevendesuar prej vitesh kete pike, me plazhin e Patogut apo Shengjinit. Doda tregon se ne fundjave nuk eshte cudi qe sheshi te okupohet nga mbi 100 makina me targa te ndryshme, ndersa mjete te tjera ngjiten edhe pak me lart, ne liqenin e krijuar nga hidrocentrali i Shkopetit.
Pejsazhi i rruges midis te lugines se thelle e te pasur ne bimesi, eshte mbreselenes. Por per me teper infrastrukture nuk behet fjale. Gjithcka mbetet ne perqindjen e dozes aventurore te vizitorit dhe cilesise se makines qe ka ne dispozicion.
E ndersa zhvillimet social- ekonomike do duan ndoshta edhe ca vite qe ta zgjerojne gjeografine e plazheve drejt Verilindjes, pergjate ujrave te Erzenit e Shkumbinit, ne Shqiperine e Mesme, shumecka duket se po ndryshon per mire. Turizmi i miniplazheve lumore eshte ne formesim e siper, qofte pa mberritur ne Qafen e Kerrabes kur nisesh nga Tirana, apo edhe ne aksin Elbasan- Librazhd. Ku pronaret e lokaleve buze lumit, te pajisur me lejet perkatese, po shfrytezojne keto dite vere gatimet tradicionale, gjahun ne pyjet rrotull dhe ujin e lumit, per te joshur pushuesit. Te cilet pas freskimit ne Erzen apo Shkumbin, shijojne menyne e restorantit aty ngjitur dhe pasdite kthehen ne Tirane, Elbasan apo me tej. Pronaret e mbi 50 mjediseve te tilla nga Tirana e deri prane Librazhdit, te ndihmuar edhe nga infrastruktura e sistemuar rrugore, mirembajne territorin dhe garantojne kthimin e klienteles edhe fundjaven e ardhshme. Sepse cdo sezon, gjithnje e me shume pushues, kane filluar ta kuptojne se “eshte e lire kripa ne Durres, por e ha qeraja udhes…”.
vleresim
Pa shume njohje dhe informacione per kete pike te zhvillimit te ekonomise shqiptare, une e shoh turizmin me syrin e klientit, pushuesit dhe pse jo kam deshiren ta shoh edhe me syrin e personit te interesuar per zhvllimin ekonomik te vendit ku ai kam vendosur te investoje per veten dhe te ardhmen.
E cliruar nga komplekset qe zakonisht shoqerojne shqiptaret kur eshte fjala per te vleresuar me shume ate qe na ofron nje akses europian, me tehoqi vemendjen ndjeshmeria e Amoxil, perballe turizmit, ao miniturizmit prane lumenjve .Jam rritur ne brigjet e njerit prej lumenjve te Shqiperise ndaj kam nostalgjine te rigjej gjurme femijerie ne ato qe parafolesi i sheh aq bukur me syrin, ( besoj) te specialistit.Mendoj qe vleresimi i investitorit shqiptar edhe ne udhezime te tilla, tregon se po rizgjohen tek ne vlera te cilat jo se nuk i kemi paztur po per arsye te ndryshme kisn rene ne letargji.E kam fjalen per nuanca atdhetarizmi, qe ecin paralel me interesat ekonomike te individit.
Personalish e lexoj me shume vemendje Amoxil dhe gjej te dhena te cilat per mua perbejne informacin.Faleminderit Amoxil
Udhëtim në Jug, mes bukurive të honeve të rivierës
Në Gjirin e Hartës, plazhin e fshehtë të Sarandës:
SARANDË
Shqiperia kishte mbaruar krejt!
Keshtu ne pikture ngjan bukur, po kur perballesh me realitetin...,
te vjen per te qare...!
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
Shqiperia kishte mbaruar krejt!
Keshtu ne pikture ngjan bukur, po kur perballesh me realitetin...,
te vjen per te qare...!
Kto pamje jan mahnitëse.......
Unë do kisha dëshirë të kaloja 1 muaj në këtë klimë bregdetare.
Flasim me syrin e turistit dhe jo njerzit që jetojn atje.
Se si jan kushtet në shqipëri sbesoj se ndikojn në turizmin shqiptar.
Plazhi i kakumesë.
Prap i njëjti plazh......
teme interesante
nje vend e bejne njerezit ne kur nuk duam veten tone do duam ata qe na vine qofshin edhe turista eshte ajo qe tha sykaltra shqipetare. me vjen shume keq por NE KEMI MBARUAR
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Se si jan kushtet në shqipëri sbesoj se ndikojn në turizmin shqiptar.
c'eshte e verteta duhet akoma pak kohe qe turizmi te jet i persosur ne shqiperi por nuk mund te themi se kemi nje vend te keq eshte aq shume i bukur sa mund te ze nje nga vendet me te mira ne evrope...
nese behen disa shpenzime akoma te domosdoshme..
turizmi ne shqipri
shpresojme qe ne te ardhmen dote punohet me shum ne ket drejtim se dem imadhe dote ishte per shqiprin
shikoni se ne Itali po bjen turizmi per shkak te shtrejtesis se madhe ketu perfiton Kroacia
te gjithe edin se shqipria ka vende manitse te pa shfrytzuara
po ta kishte kete vende nje shtet tjeter i evropes jam i bindur se dota mantike ter boten po per fate te keqe ne shqiptaret nuk kemi tradit te punes per ate edhe jemi shum mbrapa .
shume te drejte naim ne e kena mendjen bjeri ti bim loool
pershendetje
haaaaaa
valla te bjen shqiptari pa menduar fare lole haaa pse jemi keshtu ne te ballkanit deri kur keshtu frigohen turistat o lala ?
aman mer lene mos e pyt.....te drejte kane qe kane frike mer me ato qe bejme ne eshte ti iki tepelku kokes lal
Shume te kendshme pamjet qe ke sjell Amoxil
Mua më pëlqejn jasht mase ato pamjet, sidomos ujrat e kaltër dhe të pa ndotur akoma që kemi....
Do pak punë që të rregullohet turizmi por dhe shumë ndihmë si nga shteti dhe nga individualët ( pronar hotelesh, shpish ose ambjente të tjera turistike ) në të gjitha drejtimet.....
Le te themi qe turizmi mund te kontribuje ne mireqenien e Shqiperise!
Eshte nje aktivitet ekonomik si shume te tjere. Personalisht mendoj se nuk po punohet ashtu siç duhet. Per te qene akoma nje vend i pazbuluar qe nuk i ofron te gjitha sherbimet çmimet per turistet ne shqiperi jane pothuajse ne te njejtin nivel me çmimet e vendeve turistike te afirmuara.
Re: Le te themi qe turizmi mund te kontribuje ne mireqenien e Shqiperise!
Citim:
Po citoj ato që tha caio
Eshte nje aktivitet ekonomik si shume te tjere. Personalisht mendoj se nuk po punohet ashtu siç duhet. Per te qene akoma nje vend i pazbuluar qe nuk i ofron te gjitha sherbimet çmimet per turistet ne shqiperi jane pothuajse ne te njejtin nivel me çmimet e vendeve turistike te afirmuara.
Re: Re: Le te themi qe turizmi mund te kontribuje ne mireqenien e Shqiperise!
Citim:
Po citoj ato që tha Kela
Per mendimin tim te huajt e cilesojne Shqiperine si nje vend shume shume te shtrenjet dhe me mungesa shume me te medha sesa gjithe shtetet fqinje.Po flas c'kam degjuar nga shoqeria ime angleze qe kane vizituar Shqiperine ne tre vitet e fundin. Me ka habitur fakti qe per nje nate ne plazhet e Durresit ose te Sarandes te duhet te paguash rreth €30-€120 kur per €120 mund te shkosh ne Greqi per 3nete dhe ke te perfshire udhetimin,hotelin dhe ushqimin. E mos te permendim ketu qe ne ate vend ke edhe uje,drita e pasterti!!!
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
€120 për të shkuar me pushime 3 net në greqi????
Me sa mbaj mënd vitin e kaluar vetëm bileta vajtje-ardhje ishte rreth €150 dhe mua më duheshin rreth €1000 për të kaluar një javë në ishujt e greqis para 2 vjetësh....kshuqë mos kujto që greqia është ajo që ka qënë në kohën e dhramis.....
Ne nje nga site-et e BBC sic po lexoja rastesisht shoh fjalen Albania , nejse e ndoqa linkun dhe futem ne nje faqe turistike tonen , aty shikoja si i shushatur disa foto mahnitse tonat , dhe iluzine te cuditshme me kaluan ne tru !
Si ka mundesi qe ky vend me nje histori , bukuri , folklor dhe mbi te gjitha nje rivier te mrekullueshme , eshte kaq prapa ne turizem !! Ekonomia jone edhe pse e shkatruar po rikembet me hapa te ngadalshme , por akoma e pafuqishme ti hapi nje ruge te madhe turizmit !!
E mendoni te dashur antare se kush mund te jene te ardhurat nga turizmi , e mendoni se sa vende pune mund te hapen !
Por ti marim gjerat me radhe , peshku qelbet nga koka dhe ketu hyjn politikanet tane ''te dashur''!
Ne nje nga raportet e Bankes Shqiptare investimet e bera ne shqiperi , perfshi turizmin , nga 175 milion euro te bera ne vitin 2004 kane rene ndjeshem ne 95 milion per kete vit , nejse kjo i referohet me shume edhe zgjedhjeve dhe nje situate jo te balancuar ne fushen politike !
Le te shpresojme pra ne nje investim me te fuqishem vitin e ardhshem , por qe te arijme aty duhen bere ndryshime te medha duke filluar nga ruget nacionale , mirembajtja e ambjentit menyra publike te sjellurit qe jane pertoke , plus do shtoja edhe abuzimet qe behen vecanarisht ne zonat e jugut mbi cmimet dhe shtrenjtesis te panevojshme !(kjo e bazuar nga disa komente qe kam degjuar)
Fqinjet na kane shume ''per zemer'' dhe na ndihmojn si gjithmon me te dyja duart , per te kujtuar fucit me nafte qe jane derdhur ne detin jon ''pa dashje'' nga peshkarexhet greke , si edhe propoganda qe u behej turistve kryesisht anglez qe kane deshiruar te vizitojne Saranden nga Korfuzi !
Ne adresen e BBC lexova mbi te gjitha qe vendi yne , edhe pse nga me te varferit ne Europe , ''is the country of the SUN & WELCOM''
Me kaq po e mbyll dhe une !
Syri ne qarkun e Sarandes
Ja edhe Saranda jone e bukur (me drita)
Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari
Por ti marim gjerat me radhe , peshku qelbet nga koka dhe ketu hyjn politikanet tane ''te dashur''!
Ne nje nga raportet e Bankes Shqiptare investimet e bera ne shqiperi , perfshi turizmin , nga 175 milion euro te bera ne vitin 2004 kane rene ndjeshem ne 95 milion per kete vit , nejse kjo i referohet me shume edhe zgjedhjeve dhe nje situate jo te balancuar ne fushen politike !
Le te shpresojme pra ne nje investim me te fuqishem vitin e ardhshem , !
Kela , shifrat qe kam dhene me siper jane investimet e huaja ne Shqiperi , perfshi ketu edhe turizmin , dhe jo fondet qe qeveria mund te kete aprovuar ne favor te turizmit(te cilet nuk e kam idene nese Egzistojne)
Nqs ato jane investime te huaja ka shume mundesi te jene pastrime parash sesa investime te verteta!
Duke qene dhe nje apasionues i fotografise po su çoj disa foto te bukura (nga kendveshtrimi im) te Shqiperise qe sigurisht i kam shkrepur vet.
Emrat spo ju a them per te pare a do ti njihni vet ato vende....
ju siguroj jane Shqiperi e kaluar Shqiperine.
sikur turistet te dinin seç plazhe e natyre ka Shqiperia do te "investonin" ato per ca ujsjellsa e termocentrale qe te kishin uje te pijshem e drita.
pres komentet tuaja...
...
me vjen keq por ka kufizim ne madhesi te fotografise tek ky forum dhe po mundohem tja heq kualitetin qe te kem te drejte ta postoj ndryshe
...
...
...
...
...
...
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.