| Forumi Horizont | Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gramatikë, filologji dhe etimologji (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=399)
-- Perdorimi i duhur i shkronjave 'ç' dhe 'q' (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10622)
Perdorimi i duhur i shkronjave 'ç' dhe 'q'
Është fakt qe një numer i konsiderushem shqiptaresh ngaterrojne shpesh shkronjat 'ç' dhe 'q' me njera tjetren. Kryesisht kjo i ndodh atyre qe flasin dialektin geg, duke perfshire shqiptaret nga viset veriore te Republikes se Shqiperise, ata te Kosoves, si dhe shqiptaret qe kane kohe ne diaspore larg trojeve shqiptare.
Si mendoni, a bejme nje fushate te vogel per perdorimin e duhur te ketyre shkronjave ne te folur dhe te shkruar, duke renditur nje list fjalesh me shembuj perkates..?
psh:
Duhet Nuk Duhet
Çfare Qfare
Quaj Çuaj
Çka Çka
Qilim Cilim
Çorape Qorape
...........................
Ky problem me ka shqetesuar shume kohe me pare.Problemi eshte se te rinjte tane duke u shoqeruar me rinine kosovare neper shkollla neper evrope apo Amerike flasin nje shqipe te krijuar sipas deshires se tyre dialektore duke infektuar gjuhen shqipe e cila eshte krejtesisht ndryshe nga ajo qe flitet neper grupe shoqerore.
Komponenti kryesor eshte se keta te rinj skane pasur mundesine te vazhdojne shkolat fillore apo me tej gjimnazet e shkollat e larta ne Shqiperi dhe kane nje informacion te varfer mbi gjuhen e shkruar.Eshte e drejte te bejne gabime pasi ata studiojne tani ne gjuhe te huaj.
Do te shtroja si kerkese qe shume fjale ashtu si thote edhe isra pak me lart te mos i keqperdorni por te mesoni se drejtshkrimi i ketyre fjalve eshte si me poshte"
GABIM----------------------------------------------DREJTSHKRIMI
Qka..............................................................C"fare ose cka
qojne------------------------------------------------cojne,cova,do te coj etj
qdo moment---------------------------------------cdo moment,ose cdo dite etj
loqke-------------------------------------------------locke,(me mire do te ishte zemer ose shpirt po nejse sipas deshires behet)
hiq fare----------------------------------------------hic fare,aspak,absolutisht etj
Thaqi-------------------------------------------------Thaci , pra Ashim Thaci etj
Egzistojne e dhe shume e shume fjale te tjera te cilat mesa ua kam shpjeguar me pare ne Kosove dikur nga pushtimi i shkollave nga sundimi serb ne programet e gjuhes shqipe sidomos ne alfabetin tone ata kane bere te mundur te fusin Q-ne e bute ose si thone ndryshe germes C psh Cekici i thone Q-ja e forte dhe prandaj e perdorin Qekiqi!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Pra ne rradhe te pare duhet bere e qarte se ne alfabetin e gjuhes shqipe nuk egzistojne dy lloje Q-she por egziston vetem nje Q dhe egzistojne dy C te cilat njera eshte c pa klecke poshte dhe perdoret si psh Cipa ose Celefoni,ose Cicerima etj dhe tjetra me klecke poshte C si psh Cizme apo Catia etj etj.
Besoj se me kane kuptuar disa nga ju shpjegimit tim pavaresisht se po i bie paksa si shkurt,por perseri do te sjell opinionin tim ketu.
Madje dhe veriu i vendit tone e ka problem kete shqiptimin e 'ç'-es dhe 'q' -es dhe jo vetem nen ndikimin e kosovareve apo shqiptareve te Maqedonise..
eshte ceshtje dialekti, megjithese eshte e rendesishme qe te pakten te shkruhet sic duhet dhe jo sic e shqiptojne..
psh: kur duan te thone gjithshka, thone-xhithshka
çun dhe jo qun
diskutim qe ja vlen megjithate...
...mua ky perdorimi i gabuar i germes ç dhe q nuk me vret veshin dhe aq sa kur degjoj bastardimin e shqipes nga politikanet, gazetaret dhe figurat publike ne Shqiperi. Te degjosh Ardit Gjebrean (me shoke) kur thote "le te startojme" me nxit te nderroj kanalin e televizorit me shpejtesine e drites e te mos i kthehem me. Te lezeton te degjosh Zyliha Milotin tek thot ne estrade "hajde dalim nje gjiro" ne vend te xhiro, sepse te pakten e dime qe ky eshte dialekti i saj, trademark (ne nje fare menyre) e saj, pikerisht ajo qe e dallon ate nga nje korcar (fjala bie). Dmth i qendron besnike prejardhjes se saj, kjo eshte per tu admiruar. Ne anen tjeter nje politikan ka si synim te konfuzoje sa me shume popullin dhe nje figure televizive duke perdorur bastardime te ketilla kerkon te hiqet si nje figure me sa me shume "kyltyre" nderkohe qe duken kaq qesharake.
Nje perspektive tjeter,
Keto diferencimet lokaliste kurre nuk me kane pelqyer sepse ketu paraqitet pjesa poshte veriut te Shqiperise si erudite te shqipes kur kjo (me sa ka lexuar neper forum nuk eshte aspak ceshtja).
Ok kosovaret theshkan qkemi dhe jo ckemi po elbasanllinjte qe bAjne gabime te tilla ose durrsaket qe shkrUjne shkel e shko ose korcaret qe kane paRRe dynja me sy etj etj, atehere perse nuk nxjerr per diskutim dhe keto devijime nga shqipja letrare?
megjithate e di c'me acaron nervat mua? ato fjalet e huazuara nga turqit, apapa sikur te fshiheshin komplet nga fjalori i te folurit do ishte nje "startim" i mire. :p
o shenjtonje ti ke te drejte te flasesh per problemet e tjera qe ke sjelle por ato jane dialektore.
Kurse futja e c tek q-ja dhe anasjelltas eshte historike e sabotuar ne alfabetin e shkollave ne kosove nga serbi me qellime shfarosjeje origjine.
Jane dy gjera krejt te kunderta qe po del nga tema.
Nqs se ty sta vret veshin dote thote se ske informacion te duhur mbi gjuhen shqipe, dhe ne vend te bashkohesh per eliminimin e ketyre problemeve ti thua se stu vriska veshi!?!?!?!?!????????????
kuptohu mire.
ajo qe thash une eshte qe ne krahasim me bastardimet e tjera qe i behen shqipes (dhe solla shembuj sa te duash) keto nderrimet e c-se dhe q-se zene rendesi dytesore.
(dhe meqe kerkon te hiqesh kaq gramatik) me thuaj ne cfare klase gjuhe leximi ke pare me shume se nje pikepyetje ne fund te fjalise?
une ne kete teme u perpoqa te zgjeroj me tej diskutimin pa asnje lloj revoltimi personal me biseduesit e tjere. Brenda mundesive, le te vazhdojme te diskutojme te gjitha gabimet qe i behen gjuhes shqipe.
Po ne Lezhe kur hyri Serbi qe ua beri dialektin terkuze sa tani dhe lezhjanet perdorin germat c dhe q gabim?
Nenshkrimi yt eshte ne dialekt, atehere sic eshte fjala qkemi gabim ashtu jane dhe fjalet qe ke nenshenuar ti (te cilat nuk jan ne shqipen letrare)
Mendova se ke kaluar klasen e peste dhe te gjashte pa probleme prandaj e perdora aq shume qe te kujtohesh se ky problem qe po diskutojme nuk eshte i dores se dyte.Nqs sdo ta kuptosh ajo eshte puna jote.
Gramatik duhet te jemi te gjithe kur mundohemi te sjellim dicka te mire ne mesin tone per te miren e gjuhes sone,per te ndihmuar njeri-tjetrin prandaj dhe ky forum eshte i hapur per te gjithe te rinjte shqipetare.Ia ke kuptuar qellimin forumit apo jo?
ore Amoxil,
po ironike dhe sarkastike di te behem dhe une por une po perpiqem te flas me ato njohuri qe kam me ciltersine dhe me seriozitetin me te madh pa ofenduar njeri dhe brenda normave te nje diskutimi te denje.
Nese ty ta ka qejfi te hidhesh hu me hu me kunja, byrazer as mos e merr mundimin te diskutosh me tutje me mua sepse nuk paska fare vlere.
Faleminderit per kaq sa me ke shkrojtur.
o amoksil vazhdon ti me permendjen e klaseve qe kane mbaruar anetaret? NUk mundesh te diskutosh ne nje teme pa fut fyerje? Pse nuk fillon me se pari te shkruash meqe po shpjegon drejtshkrimin ç ne vend te c ???
Lidhur me temen. Eshte e vertete por kur i kam pyetur me jane pergjigjur per ekzistencen e ç -së së fortë dhe ç-së së butë. Theksimi i bashketingelloreve ne veri te Shqiperise eshte tjeter dhe ideja qendron qe ne Kosove ( meqe jam me shume ne kontakt me kosovaret) nuk ua kap veshi ndryshimin. dhe problemet jane pikerisht edhe ato qe solli Isra, Shkruhet Gjinxhiç apo Xhinxhiç apo Gjinxhiç. Megjithate mendoj qe perdorimi i q ne fund te mbiemrave sllave i referohet nje perkthimi te sakte te mbiemrave te tyre. per rrjedhoje nuk eshte gabim.
Nuk jam eksperte ne gjuhe, por duke folur cekisht bashketingelloret e buta dhe te forta jane ndikim sllav. Megjithate rritja e komunikimit con ne rritjen e shkembimit gjuhesor dhe njehesimin e tij ne te dy vendet.
Gjithashtu Amoksil ne vend qe te turfullosh duhet te respektosh faktin qe eshte ruajtur gjuha shqipe ne Kosove duke patur parasysh politikat e njehesimit, zhdukjes, gjenocidit, aparteidit te ndjekur nga Serbi ndaj gjithshkaje shqipe. Per rrjedhoje te keshilloj tu permbahesh mesazheve ndarese qe sjell ketu, sidomos lidhur me problemin kosovar.
gjithe te mirat
Une e di se kur ia nis te besh pyetje duhet te marresh pergjigje keshtu qe pergjigjen e keni marre.
Persa i perket analistes do beje mire ta lexoje shpjegimin tim qe pse egzistojne keto ngaterrimet e C me Q-ne pasi nqs ti nuk ke informacion pyeti ato shoket e shoqet e tua qe kishe aty perreth edhe te shpjegojne ata si qendron historia e vertete.
Ps. ky problem egziston dhe sot ne Kososve po kjo sdo te thote se une e thashe se behet nga qefi por si rrjedhoje e viteve me pare nen sundimin serb.,dhe e theksoj prape se skam bere asnje ndarje por kam theksuar shkaqet e prejardhjes se ketij fakti.
Mu pergjigj ti mua analiste pse ti nuk e ngaterron C me Q-ne dhe anetare si NAIMI apo KSOVARI, LE TE JEM E PARA, e shume te tjere e ngaterrojne????
Gjuha shqipe gjithmone eshte ne evoluim e pasurim fjalesh pamvaresisht nga kristalizimet ne fjalformime te vecanta apo grupe fjalesh por alfabeti dhe funksioni i tij eshte i patundshem.
Pastaj ku e shef ti turfullimin tim analiste duke dale per vete prej temes e duke bere komente urrejtje ndaj meje?Mund te filozofosh gjithe diten!
Tema eshte "perdorimi i duhur i shkronjave C dhe Q!
Dhe nuk eshte " Eshte ruajtur apo jo gjuha shqipe ne kosove apo gjetke tokash shqiptare " sepse ate une e di dhe ske pse ma thekson.
Shif e na sill ndonje koment te ndihmojme si ti pastrojme keto mbeturina serbishteje ne ndihme te njeri tjetrit dhe sidomos atyre qe kane studiuar jashte dhe nuk e kane studiuar gjuhen shqipe dhe mos e vrit mendjen shume per gjera te tjera qe ste takojne.
prandaj e perdorin Qekiqi!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Pra ne rradhe te pare duhet bere e qarte se ne alfabetin e gjuhes shqipe nuk egzistojne dy lloje Q-she por egziston vetem nje Q dhe egzistojne dy C te cilat njera eshte c pa klecke poshte dhe perdoret si psh Cipa ose Celefoni,ose Cicerima etj dhe tjetra me klecke poshte C si psh Cizme apo Catia etj etj.
Besoj se me kane kuptuar disa nga ju shpjegimit tim pavaresisht se po i bie paksa si shkurt,por perseri do te sjell opinionin tim ketu.
__________________
Ky eshte problemi qe shtrova analiste dhe se skishte asgje tendencioze si shkrimet e tua qe komenton dhe mundohesh te mesosh te tjetret ca te bejne apo jo.
amoksil s'ke nevoje te me ngresh mua zerin. ju referova menyres se si ju pergjigje shejtones ndersa sa i perket drejtshkrimit te thashe perdor C dhe Ç kur shpjegon diferencen mes Q dhe Ç sepse c dhe ç jane te ndryshme. ndryshe nuk kane per te kuptuar gje. domethene thuaj ÇIZME, ÇATIA ÇEKIÇI jo cizme catia cekici.
Nje korigjim i vogel
Vura re ne dy mesazhe te ndryshme fjalen "Gjithshka" e cila eshte shkruar gabim. Drejtshkrimi i kesaj fjale eshte "Gjithçka" sepse vjen nga "Gjithe çfare ka".
Shume e sakte Ujedhesa. Me bere te hap fjalorin tani ta konfirmoj sepse une e kam patur te fiksuar me sh. por eshte me ç.
ka shume fjale qe i ngaterrojme edhe vete ne. Psh
Egzekutiv apo ekzekutiv
Standard apo standart
Ambjent apo ambient
konsensus apo konsenzus
etj etj do ishte mire te krijonim nje si shpjegim
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Shume e sakte Ujedhesa. Me bere te hap fjalorin tani ta konfirmoj sepse une e kam patur te fiksuar me sh. por eshte me ç.
ka shume fjale qe i ngaterrojme edhe vete ne. Psh
Egzekutiv apo ekzekutiv
Standard apo standart
Ambjent apo ambient
konsensus apo konsenzus
etj etj do ishte mire te krijonim nje si shpjegim
Analiste mos te duket se je duke fol me ato qe je mesuar qe me thua mua mos ma ngre zerin?
Ujedhesa, ke te drejte, nuk e kisha vene re fjalen 'gjithçka',
nejse vura re dhe disa fjale te tjera qe ne te folur te perditshem i bejme gabim...psh:
emrat femerore me -më (te parme a te prejardhur) si:
basmë, .................jo basëm,
dasmë .................jo dasëm
gjysmë ................jo gjysëm
krismë .................jo krisëm
dhe dicka tjeter:
NUk shkruhet
peremri ç tek te gjitha fjalet e formuara me pjesemarrjen e tij, shkruhet keshtu, pavaresisht nga bashketingellorja qe e pason: çdo, çdokush, çdonjëri, çfare, çfarëdo, i çfarëdoshëm...
Shkruhet- standard,ekzekutiv,ambient
Qepe- Çepe
Qen(i)- Çen(i)
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
GABIM----------------------------------------------DREJTSHKRIMI
Qka..............................................................C"fare ose cka
/.../Ps. ky problem egziston dhe sot ne Kososve po kjo sdo te thote se une e thashe se behet nga qefi por si rrjedhoje e viteve me pare nen sundimin serb.,dhe e theksoj prape se skam bere asnje ndarje por kam theksuar shkaqet e prejardhjes se ketij fakti/.../
/.../Mu pergjigj ti mua analiste pse ti nuk e ngaterron C me Q-ne dhe anetare si NAIMI apo KSOVARI, LE TE JEM E PARA, e shume te tjere e ngaterrojne????/.../
Dylan si i the sallamit ne gjuhen e nenes tende?
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Dylan si i the sallamit ne gjuhen e nenes tende?
Citim:Qofte jo çofte
Po citoj ato që tha shelgu
Dylan si i the sallamit ne gjuhen e nenes tende?
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Qofte jo çofte
Vetem se une e shelgu jemi qift se e di shelgu se jam voc jo qun e as çun i mire.
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.