Forumi Horizont
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- ju lutem me ndihmoni???!!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17092)


Postuar nga alBoy datë 03 Qershor 2009 - 01:49:

ju lutem me ndihmoni???!!!!

pershendetje antare te ketij forumi,,,une jam nje antare i ketu,
prej disa kohesh kam dicka qe me mundon dhe nuk kam kurajon te hapem me askend,,,,mendova se duke shkruar ketu dikush mund te me ndihmoje duke me dhene ndonje keshille,,,dikush tjeter mund edhe te me paragjykoje,,gjithsesi do tju isha shume mirenjohes per keshillat apo me
ndimet qe do te mund te me jepni..
une jam nga nje qytet i vogel ne veri te shqiperise ,dhe prej disa vitesh jetoj ne nje qytet te madh ne veri te italise.,,jam nje djale i thjeshte,,,i edukuar,,,teper i ndrojtur(kjo me ka cuar deri ne izolim),,kam nje pune te mire,,une u fejova para ca vitesh ne shqiperi me mbleseri,pasi nuk arrita te njoh nje vajze qe te mund te fejohesha,,vajza qe kam fejuar eshte nje ajze e jashtzakonshme,,e sjellshme,puntore,e edukuar,nuk gjej fjale qe ta pershkruaj eshte nje vajze me nje karakter te pa pare,,te vetmin difekt qe ka eshte qe nuk eshte shume e bukur,,,por bukuria shkon dhe vjen rendesi ka njeriu,,para dy vjetesh une fillova nje pune qe shume emigrante do ta deshironin,,ndoshta kam qene me fat akoma nuk arrij ta besoj.,,aty punonte dhe nje djale shqiptare,,ishim te vetmit shqiptare qe punonim aty,,,dhe une fillova te njihesha me te ,,,se ketu ne emigrim kur ke dike nga vendi yt afer duket sikur ke dika nga familja...deri ketu gjithcka shkon mire,,,nuk mungon asgje per te qene i lumtur,,,por ditet kalojne dhe duke e njohur mire kete djalin zbuloj qe ka nje karakter shume te keq,,shume prepotent,,,i pa arsyetushem,,dhe here pas here grindeshim me te,,,kur ai e kuptonte qe gabonte vinte dhe me kerkonte falje,,,une qe smbaj meri per asgje e falja,,,ditet kalojne dhe ne behemi miq ,,shume here zihemi,,pajtohemi,,,edhe pse me nje karakter shume ndryshe nga ai imi une fillova ta doja si mik...flisja me te per gjera te ndryshme,,,dilnim bashke per kafe tamam si dy miq,,isha i lumtur,,kisha nje te fejuar te mrekullueshme,,nje pune te mire dhe nje mik qe me gjindej si vella(edhe pse shpesh here grindeshim dhe rrinim me dite pa folur) ikja ne pune shume i gezuar sepse e dija qe ai ishte aty,,per cdo problem me gjindej ashtu sic i gjindesha une,,,ka ca muaj qe ai eshte larguar nga pune sepse shkurtuan ca vende pune per arsye te krizes,,,une po vuaj per te ,nuk rri dot pa e pare,,,tani qe ai ka ikur e ndiej qe e kam humbur,,,sme behete te shkoj me ne pune,,,nuk e di cpo me ndodh,,,nuk e di qe kjo gje qe po ndiej eshte thjeshte miqesi apo dicka me shume,,,jam ne nje gjendej shume kritike,,konfuze,,,pa te per mua asgje nuk ka nje kuptim,une kam frike,,kam frike se miqesia qe kisha per te te jete kthyer ne dashuri,,po po ndiej qe e dua,,e di qe eshte nje marrezi,,por e dua,,e dua dhe di vetem qe e dua,,e kush valle do ta kishte menduar qe une do te dashurohesha me te,,atij shpesh i pelqente te luante edhe me duar.dmth te prekte,,me prekte ne pjese te ndryshme te trupi..me puthte(gjithmone duke bere shaka)kte ne fakt se kam kuptuar kurre ,nese bente shaka apo me provokonte mua dhe besoj se skam per ta ditur kurre,,,,shpesh me merr ne telefon,,e takoj rruges,,dhe une kur eshoh mbushem me fryme,me ndrisin syte,,,mezi pres tja degjij zerin,,dal kastile jashte me shpresen qe ta shoh,,une kurre nuk e marr ne telefon,,merr vetem ai...se cndien ai per mua nuk e di,,,,dhe skam per ta ditur kurre,,,kam menduar te flas me te ,,ti them se c 'problem kam ,,por kam frike,,kam frike se mos humbas edhe ate miqesi qe eshte ne mes nesh(tani per mua dicka me shume)jam mbyllur ne vetevete,,nuk kam me deshire te flas,te qesh,,nuka kam me asnje shprese per te jetuar,gjithcka me duket pa kuptim,,,jam shume i stresuar,,kam frike se do te kaloj ne depresion,,,nuk di cte bej,,di vetem qe po vuaj,,jam ne nje gjendje te mjerueshme,,cdo te behet me mua valle?? a eshte normale kjo gje qe po me ndodh?ju lutem ,,ju lutem me keshilloni cte bej,,,jam verte keq,,shume keq,,,a eshte marrezi te duash dike si veten?ju lutem me jepni ndonje keshille,,ju lutem,,,,,,


Postuar nga Deb* datë 03 Qershor 2009 - 02:01:

Paske bere gabim qe qenke fejuar me nje femer mo cun. Si ka mundesi qe nuk e ke kuptuar  me pare preferencat e tua?! 

Te pakten mos u marto pa sqaruar veten tende njehere, se do marresh dhe te fejuaren me qafe. 


Postuar nga BIONDIA datë 03 Qershor 2009 - 02:02:

Albaboy ..shpresoj me te vertet qe mos jet kshu si ke shkruar sepse eshte nje perqindje e vogel qe nje mashkull ne kete moshe te zbuloje keto turbullime qe ke ti zakonisht lindin shume shpejt prandaj .....
1.o i ke pasur me kohe dhe ke ditur ti mcefesh mire derisa qeke fejuar e
2.o kur ti ti vete se di se cfare ke e cfare do si kerkon te ndihmojne te tjeret ...dhe sidomos forumi
Djale i mire merr nje 100 euro ke dora shko tek ndonje psikolog por i mire ama ne tregoi cdo je fol me ate ne te zgjith ai problemin .....imen po vine pushimet ik ne shqiperi e mbasi te kalosh disa nete me te fejuaren do kuptosh mire se kjo nuk eshte gje tjeter vetem nje miqesi e mire .....


Postuar nga 3ngjell datë 03 Qershor 2009 - 02:08:

Përshëndetje alboy dhe mirë se vjen në forum. Në radhë të parë të uroj që ti kaloni këto dhimbje dhe vuajtje të zemrës sa më shpejt sepse nuk ka vuajtje më të madhe sesa dashuria dhe ndjenja e pashprehur .
E lexova me vëmendje shqetësimin që keni dhe që ju mundon.
Mendoj se ju duhet të hapeni me atë djalë dhe ti shpjegoni gjithçka në mënyrë që dhe ju të kuptoni qartë se nëse dhe ai ka po të njëjtën ndjenjë ashtu si dhe ti. Duhet të bisedoni me të para se të bëni një veprim të nxituar dmth të ndaheni nga e fejuara juaj.
Të përshëndes


Postuar nga alBoy datë 03 Qershor 2009 - 02:11:

3engjull,,faleminderit per keshillin qe me jep,,,une thjeshte dua te kuptoj per vehten time secpo me ndodh,,,nuk mendoj aspak qe te ndahem nga e fejuara per shkak te nje mashkulli,,,,doja vetem te kuptoja nese eshte miqesi apo dashuri kjo qe une po ndiej per te,,,,sepse jam shume konfuz,,
faleminderit shume


Postuar nga AngelDevil datë 03 Qershor 2009 - 02:15:

po nqse ai djali eshte ndonje mashkull me M te madhe e nqse i hapet ky ja fut ndonje grusht turinjve si i behet pastaj .....

do nje keshille ti dhe pse sduhet me fut hundet te fejuaren se dashke perderisa thua eshte goce e mire por qe sthua qe e do sa veten tende sepse ashtu do ate shokun..... mendoju mire njehere je i gatshem te perballesh me homoseksualitetin je i afte te perballesh kur te tjeret te te thone ik ore bq lulishtesh(me fal sdua te te ofendoj e te te paragjykoj) keto mendo para se te besh hap tjeter fundja ate mund ta harrosh mund te ndrosh pune mund ta heqesh nga mendja .... sdi cte them se sjam e mire shume ne keshilla


Postuar nga bruni22 datë 03 Qershor 2009 - 02:17:

deri sot ruhesha nga breshkaxhinjt ecc... se kto jan pothuajse te gjith te fushes po edhe shqipot?? mahh!!

aparte i scherzi ti plako nuk te gjykon kush se je i lir te besh c'te duash me jeten tende & te sgjedhesh seksin qe preferon. ben mir te kthjellosh idet e tua e mos maresh ne qaf vajzen e gjor qe ska asnje faj keshtu esht kur akoma fejohem me shkes e mbaje te ma gezosh


Postuar nga alBoy datë 03 Qershor 2009 - 02:21:

nje sqarim

une as vete nuk e di se cpo me ndodh,,,ndoshta eshte miqesi...ndoshta ndodh te vuash kur humbet edhe nje mik,,hera e pare qe me ndodh,,prandaj e shtrova ceshtjen time ne forum
falemnderit


Postuar nga BIONDIA datë 03 Qershor 2009 - 02:22:

Citim:
Po citoj ato që tha alBoy
3engjull,,faleminderit per keshillin qe me jep,,,une thjeshte dua te kuptoj per vehten time secpo me ndodh,,,nuk mendoj aspak qe te ndahem nga e fejuara per shkak te nje mashkulli,,,,doja vetem te kuptoja nese eshte miqesi apo dashuri kjo qe une po ndiej per te,,,,sepse jam shume konfuz,,
faleminderit shume




alBoy nese nje njeri ndien dicka nje sentiment per te njejtin seks mendimi nuk eshte si ky i joti
NUK MENDOJ ASPAK TE NDAHEM NGA GRUAJA PER SHAKA TE NJE MASHKULLI .. por eshte ai
SI TA BEJ QE TE JETOJ KETE HISTORI PA PROBLEME PA PARAGJYKIME ....me kete fraze ti tregon se nuk asgje thjesht nje moment per te shkruar dicka ne forum .....nje miku im e ka kuptuar ne moshen 8 vjece dhe sot eshte 40 vjec dhe skam degjuar kurre nje fraze te tille ne keto15 vjet qe e njoh qe te mos dalloj dashurine nga miqesia ....
p.s u zgjata shume Zoti te lehtesofte dhimbjen e te tregfte rrugen e duhur


Postuar nga AngelDevil datë 03 Qershor 2009 - 02:22:

a ke terheqje seskuale a jo ndaj atij miku ti o cun


Postuar nga Deb* datë 03 Qershor 2009 - 02:24:

Citim:
Po citoj ato që tha alBoy
3engjull,,faleminderit per keshillin qe me jep,,,une thjeshte dua te kuptoj per vehten time secpo me ndodh,,,nuk mendoj aspak qe te ndahem nga e fejuara per shkak te nje mashkulli,,,,doja vetem te kuptoja nese eshte miqesi apo dashuri kjo qe une po ndiej per te,,,,sepse jam shume konfuz,,
faleminderit shume



Ate e di vetem ti, se cfare ndjen dhe per ke ndjen. Mendohu mire para se te veprosh. Nuk mund te themi mbaj gocen dhe mos mendo me per ate djalin, nese ti vertet je gay. Dhe e fejuara jote nuk besoj se do te donte te rrinte me ty po te merrte vesh te verteten. E verteta ndonjehere eshte e hidhur, por akoma me keq kur fshihet.

 


Postuar nga 3ngjell datë 03 Qershor 2009 - 02:28:

Citim:
Po citoj ato që tha alBoy
3engjull,,faleminderit per keshillin qe me jep,,,une thjeshte dua te kuptoj per vehten time secpo me ndodh,,,nuk mendoj aspak qe te ndahem nga e fejuara per shkak te nje mashkulli,,,,doja vetem te kuptoja nese eshte miqesi apo dashuri kjo qe une po ndiej per te,,,,sepse jam shume konfuz,,
faleminderit shume



Alboy në radhë të parë nuk ka asgjë të keqe nëse po zbulon seksualitetin tënd dhe asnjë nuk të gjykon, të paktën unë personalisht, por dua të them se nuk ke pse rri më të fejuarën nëse ti ke simpati për seksin e kundërt, më kupton, nuk duhet ta bësh këtë për hir të opinionit sepse kurrë nuk do jesh i lumtur. Me këtë që unë lexova dhe fjalët si ti i ke shkruar dhe shprehur duken qartë që janë fjalë shumë të ngrohta dhe anojnë më shumë nga një ndjenjë dashurie sesa një ndjenjë miqësie.
E kuptoj që ke frikë sepse po zbulon diçka që se kishe menduar më parë dmth seksualitetin tënd dhe simpatinë tënde për meshkujt por nuk ke pse vuan për këtë. Dhe psikologu nëse do vesh të njëjtën gjë do të thojë është normale që ke frikë dhe nuk po kupton dot veten ku je dhe si je por i vetmi që mund ta qartësosh këtë gjëndje je vetëm ti dhe askush tjetër. Duhet ti flasësh atij hapu me të edhe nëse ai nuk ka të njëjtën ndjenjë për ty në atë mënyrë si e ke ti por të paktën do gjesh veten në mënyrë që të ecësh përpara dhe të dish ku do shkosh . Ti vetë po e thua që të mungon dhe se kur e takon mezi mbushesh me frymë, mezi pret ta shikosh etj etj atëherë ti e ke të qartësuar veten tënde: Ke një ndjenjë dashurie për atë djalë dhe jo një ndjenjë miqësie.
Unë të isha në vendin tënd do veproja si të thashë do i isha hapur dhe duke marrë parasysh se ky diskutim me të mund dhe të prishte miqësinë se ndoshta nuk do e presi mirë këtë lajm apo bisedë, këto duhet ti marrësh parasysh para se të vendosësh ti thuash diçka por është e vetmja mënyrë që ti të qartësohesh me veten tënde.

Për mua është dashuri sepse duken qartë fjalët e tua dhe veprimet e tua kur ai nuk ndodhet pranë teje .
Të përshëndes dhe të uroj shumë fat dhe mos ki frikë, mundohu të bësh veten tënde të lumtur sepse është jeta jote dhe jo ta bësh për hir të të tjerëve


Postuar nga Fajtori datë 03 Qershor 2009 - 02:43:

Pershendetje Alboy.

Nuk besoj se homoseksualiteti eshte problem i madh, perderisa jeton ne veri te Italise. Fundja njerezit nuk e shkruajne ne balle kur ecin rruges preferencen e tyre seksuale. Ka shume homoseksuale qe jetojne rehat jeten e tyre pa u ekspozuar shume mbi preferencat e veta.

Puna, sidoqofte, nuk eshte aty. Puna eshte te kuptosh çfare do ti vertet. Nuk eshte e rastit qe meshkujt dhe femrat kane shoqeri me seksin e njejte me shume sesa me seksin e kundert. Kjo vjen nga pamundesia per te patur nje raport romantik, qe i ben njerezit me te shkudjesur dhe shoqerite me te aferta. Ndersa raportet me seksin e kundert kalojne nje fare tratative te vazhdueshme mbi drejtimet qe do shkohen, lidhjet qe do krijohen, etj.

Megjithate mungojne disa informacione per te pare me qarte.

1. Si shkojne marredheniet seksuale me te fejuaren? Te pelqejne?

2. Po femrat e tjera te pelqejne?

3. E mendon nje raport te mundshem seksual me shokun ne fjale? Te duket e realizueshme, e bukur, e shemtuar, e turpshme, e lezetshme?


P.s. Fakti qe dikur ziheshit shume me ate shokun me ben te kuptoj se keni pasur ndjenja shume te turbullta. Shoket zakonisht nuk zihen shpesh dhe nuk kane luhatje te tilla ne raport. Ne pergjithesi pas sherrit te pare shoku nenvleresohet dhe largohet nga shoqeria. Ne te kundert, ju keni patur sherre qe ngjajne me shume me dinamika xhelozie, inati apo dashurie, sesa me prishjen e nje shoqerie. Tani per tani me duket pa llogjike te shfaqesh ndjenjat e tua, pa u sqaruar njehere me veten. Edhe ne qofsh bisex, shprehja e ketyre ndjenjave mund te prishe shume pune ne rrethin privat.


Postuar nga amor alucius datë 03 Qershor 2009 - 02:49:

Re: ju lutem me ndihmoni???!!!!

Citim:
Po citoj ato që tha alBoy
e sjellshme,puntore,e edukuar,nuk gjej fjale qe ta pershkruaj eshte nje vajze me nje karakter te pa pare,,te vetmin difekt qe ka eshte qe nuk eshte shume e bukur,,,por bukuria shkon dhe vjen rendesi ka njeriu

Fatkeqesisht, femrat e tilla s'bejne kurre te dashura te mira, ndryshe ti do perdorje fjale te tjera per ta pershkruar.

Tani une nuk e di sesa e vertete eshte kjo histori, sdq dy fjale po ti them qofte dhe ne respekt te kohes qe ke shpenzuar duke shkruar:

-Ti seksualitetin tend duhet ta eksplorosh. Fol me specialiste, informohu, frekuento, qofte dhe ne forme anonime, rrethe te tilla.

-Te fejuares nuk i ke asgje borxh, vetes i ke borxh lumturine. Nuk ke pse ndihesh ne faj, gjera qe ndodhin.

-Me shqiptar kujdes se, sidomos meshkujt, s'kane akoma nocione te tilla te zhvilluara. Nje njeri kupton kur tjetri ndjen diçka, nese ai s'ka shfaqur afrimitet romance me ty atehere...ai eshte shqiptari i disate qe puthet ne faqe me meshkuj rruges ne shenje respekti, qe preken e perqafohen po ne shenje respekti. Une ate djalin se njoh, ti e njeh me mire, por nese ka luhatje karakteri atehere...paç veten ne qafe. Ka te dashur(femer)? Pyete larg-e-larg per çeshtje homoseksualesh, pa cituar veten,...
Ne fund fare, djalo, nese s'eshte ky i duhuri, homoseksuale ka plot. S'ke pse te digjesh per nje njeri.


Postuar nga alBoy datë 03 Qershor 2009 - 03:08:

SPO KUTOJ ASGJE

ndoshta jam pak xheloz se kohet e fundit jemi larguar i cike njeri nga tjetri,,dmth ai po frekuenton ca miq te tjere eshte larguar paksa nga une.
shoqerimi i tij me ca te tjere ndoshta me ben te ndihem keq.
shpresoj qe te qartesoj veten sa me shpejt,
flm per te gjitha mendimet qe jepni


Postuar nga amor alucius datë 03 Qershor 2009 - 03:12:

Re: SPO KUTOJ ASGJE

Citim:
Po citoj ato që tha alBoy
ndoshta jam pak xheloz se kohet e fundit jemi larguar i cike njeri nga tjetri,,dmth ai po frekuenton ca miq te tjere eshte larguar paksa nga une.
shoqerimi i tij me ca te tjere ndoshta me ben te ndihem keq.
shpresoj qe te qartesoj veten sa me shpejt,
flm per te gjitha mendimet qe jepni



Ti ke pasur shoke te afert me pare? Se mos ngaterron dashurine me afeksionin per nje situate shoqerie te re qe s'ke pasur me pare ...


Postuar nga alBoy datë 03 Qershor 2009 - 03:16:

xxxx

une nuk kam pasur kurre nje shok si ky
prandaj jam kaq konfuz,,,,se une nuk e kam te lehte te futem ne shoqeri pasi jam pak i ndrojtur,,,,mund te jete dhe shoqeri,,kush e di


Postuar nga briseide datë 03 Qershor 2009 - 03:23:

Me fal per pyetjen,mbase s'te kuptova qarte ....por me perpara se ky moment largimi ke pasur ndonjehere TERHEQJE FIZIKE?


Postuar nga 3ngjell datë 03 Qershor 2009 - 03:30:

Re: xxxx

Citim:
Po citoj ato që tha alBoy
une nuk kam pasur kurre nje shok si ky
prandaj jam kaq konfuz,,,,se une nuk e kam te lehte te futem ne shoqeri pasi jam pak i ndrojtur,,,,mund te jete dhe shoqeri,,kush e di



am ne nje gjendej shume kritike,,konfuze,,,pa te per mua asgje nuk ka nje kuptim,une kam frike,,kam frike se miqesia qe kisha per te te jete kthyer ne dashuri,,po po ndiej qe e dua,,e di qe eshte nje marrezi,,por e dua,,e dua dhe di vetem qe e dua,,e kush valle do ta kishte menduar qe une do te dashurohesha me te,,atij shpesh i pelqente te luante edhe me duar.dmth te prekte,,me prekte ne pjese te ndryshme te trupi..me puthte(gjithmone duke bere shaka)kte ne fakt se kam kuptuar kurre ,nese bente shaka apo me provokonte mua dhe besoj se skam per ta ditur kurre,,,,shpesh me merr ne telefon,,e takoj rruges,,dhe une kur eshoh mbushem me fryme,me ndrisin syte,,,mezi pres tja degjij zerin,,dal kastile jashte me shpresen qe ta shoh,,une kurre nuk e marr ne telefon,,merr vetem ai...se cndien ai per mua nuk e di,,,,dhe skam per ta ditur kurre,,,kam menduar te flas me te ,,ti them se c 'problem kam ,,por kam frike,,kam frike se mos humbas edhe ate miqesi qe eshte ne mes nesh(tani per mua dicka me shume)jam mbyllur ne vetevete,,nuk kam me deshire te flas,te qesh,,nuka kam me asnje shprese per te jetuar,gjithcka me duket pa kuptim,,,jam shume i stresuar,,kam frike se do te kaloj ne depresion,,,nuk di cte bej,,di vetem qe po vuaj,,jam ne nje gjendje te mjerueshme,,


Lexoji ndjenjat e tua lexoji dhe njëherë vetëm nga mënyra sesi je shprehur duket qartë se është më shumë se shoqëri. Ndoshta ti po mundohesh të gënjesh veten se nuk është diçka e tillë, të gjithë kemi nga një shoqe të ngushtë dhe në relata aq të mira sa ti i përshkruan për mikun tënd por asnjëherë unë personalisht, që e kam dhe shoqe që nga fëmijëria, nuk kam ndjerë dhe nuk kam folur me këto fjalë ashtu si i ke shprehur ti për shokun tënd. Dhe unë jam grindur e zënë shpesh herë dhe jemi pajtuar dhe kemi folur por gjithçka ka ngelur në ndjenja miqësie.
Mos u mërzit dhe qartësohu me veten njëherë pastaj shiko dhe bëj por merr kohë dhe kushtoja vetes : mendo, kaloji të gjitha veprimet dhe ndjenjat e tua sërisht nëpër mendje, shikoji gjërat me llogjikë e maturi. Nuk ke pse të frikësohesh sepse do kalosh në depresion dhe nuk do zgjidhësh gjë veçse do vuash më shumë.


Postuar nga briseide datë 03 Qershor 2009 - 03:33:

Omg si mund te flisni per me shume se shoqeri?Kush jeni ju qe jepni keshilla kompetentesh e te arrini ne konkluzione?!?!?

Gjithcka nis nga truri prandaj pak kujdes me fjalet...


Postuar nga alBoy datë 03 Qershor 2009 - 03:35:

[QUOTE]Po citoj ato që tha briseide
Me fal per pyetjen,mbase s'te kuptova qarte ....por me perpara se ky moment largimi ke pasur ndonjehere TERHEQJE FIZIKE? [/QUOT
E

kte dua te kuptoj,,,se pastaj sqarohet gjithcka...


Postuar nga dylan datë 03 Qershor 2009 - 17:38:

ej ti boy mblille ate mendjen dhe harroji djemte

shif ate te fejuaren qe ke dhe se meritoje pas cfare lexoj


Postuar nga Deb* datë 03 Qershor 2009 - 17:45:

Citim:
Po citoj ato që tha alBoy
[QUOTE]Po citoj ato që tha briseide
Me fal per pyetjen,mbase s'te kuptova qarte ....por me perpara se ky moment largimi ke pasur ndonjehere TERHEQJE FIZIKE? [/QUOT
E

kte dua te kuptoj,,,se pastaj sqarohet gjithcka...



Cfare moshe ke ti alBoy?


Postuar nga erious datë 08 Qershor 2009 - 14:20:

------------------------------------------
Mesazh nga administratori:

Futi dhe nje mesazh tjeter si keto te fundit te rrish jashte pa shkeputje nga puna.
-------------------------------------------


 
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.