Forumi Horizont | Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Cfare mendoni per Kosoven dhe kosovaret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2913)
qka mendoni per kosoven dhe kosovarët
Mmmm e hapa ket tem qe shpresoj qe do tju pelqej dhe do ti shprehni mendimet taja per pjese tjeter te Shqipëris dhe shkurt dua nje vlersim tuajin per Kosoven, se si e shikoni ju kosoven si vend shqipëtar, si vend ne tranzicion e siper, si vend i posadalur nga lufta etj etj...
si dhe kerkoj falje nese dikush ka hap ket temë me heret
me respekt
::: TOTTI :::
Tung te pershndes
Sa i perket kesaj teme , ti j menduar shum mir por nuk mundesh te kerkosh pergjigjje nga nje person qe nuk ka qen ne kosov.Por besoj se me shum se gjysma e popullit te shqipersi kan nje bindje shum te mir per kosoven,
por ka edhe njerz qe mendojn se ne kosovaret jemi njerz te prishur nga mendja , por eshte e vertet se shum kosovar kan shkuar ne shqiperi dhe kan siell probleme te ndryshme per kete ka dikush shum bindje te keqe per ne kosovaret por edhe ne kosovaret kem pasur shum bindje te keqija per popullin e shqiperis .Por per mendimin tim jemi gabuar shum sepse shqipetaret e shqiperis nuk jan ashtu si kemi menduar ne kosovaret jen shum te mir .
TE PERSHNDES SHUM TOTI PER HAPJEN E KESAJ TEME .
Pa Kosove nuk mund te kete Shqiperi dhe pa Shqiperi nuk mund te kete Kosove.
Ky eshte mendimi im.
Ledio 1
Me ate mendim jam edhe une, qe sado te ndara te jen. Ne duhet te bashkpunojm se bashku. Saper Kosovaret them qe familjet jane njerez te mire por ka edhe nga ata qe jane shume mashtrues pra po them qe jo te gjithe njerezit duhen futur me nje thes.
Ju pershendes.
hirusha & learta
Mmmmm
mir mir por a e dini ju se qfar kan bere shum te rinj nga shqiperia dhe sa me i madh eshte numri i tyre se sa i atyre kosovarve qe thua ti por nejse te leme te shkuar te harruar dhe shpresojm se nje dit do ta kuptojn se jemi 1 dhe nuk ka mshtrime e as grabitje ne 1 familje prej nje antari te familjes ne tjetrin
(me mir te mos e kuptoni se sa ta keqkuptoni)
me respekt:
::: TOTTI :::
Pajtohem me mendim tend por a seshte e vertet qe shum kosovar kan shkuar ne shqiper per te ber mashtrime por ne te kunderten edhe shum shqipetar te shqipersi kan ardhur dhe i kan keq perdor shum femra kosovare ne menyren me brutale . prandaj jem njesoj nuk kemi nevoj ti japim kritika njeri tietrit sepse jem njesoj nje komb jemi.
besoj se tani je dakord TOTTI
pershendetje
Hi. Fatkeqesisht nuk kam qene asnjehere ne Kosove qe te mundesha te shprehesha me konkretisht ne lidhje me kete teme, por kosovare kam njohur plot ne shtetin ku jetoj.Duke qene se jemi pak te ndryshem nga mentaliteti nuk mund te them se kam pasur ndonje pershtypje te mire ne fillim.Mos me keqkuptoni und dua ti fus gjithe njerezit ne nje thes, sepse ketu njoh njerez nga gjithe bota dhe secilin e vleresoj ne baze te karakterit dhe jo te nenshtetesise, por ne pergjithesi pershtypjet me te mira me kane lene kosovaret qe studiojne me mua ose qe jane lindur dhe rritur ketu.Ciao
Kam folur me disa kosovar qe nuk jane mirenjohes drejt shqiperise per gjerat qe beri per kosovaret gjate luftes. Disa thone qe shqiperia nuk do ti kishte pranuar kosovaret po te mos ishte per urdherat nga Amerika. Nje gje nuk kam arritur te kuptoj akoma...NQS ky eshte mendimi qe kane shumica e Kosovareve dhe e mbajne te fshehur apo jane vetem disa kokekrisur qe kane kete mendim? Gjithashtu shum here kam degjuar kosovaret te shprehen se shqiptaret e Shqiperise shesin motrat dhe nenat e tyre. Shpresoj qe keta te jene thjeshte budallenj.
FrOsTy C
ngadal more cun se nuk jan te gjih nejsoj dhe po them se ata kosovaret qe ek takuar ti dhe qe kan asi mendimi per kosoven jan thjesht
ta them une kete sepse nuk ka bir shqiptari, por duhet pasur kujdes se edhe shum "rom" ne shtetet tjera e quajn veten kosovar vetem per shkak te fitimit te statusit dhe qendrimit te tyre ne ato vende...
me respekt per Shqiperin dhe shqiptaret:
::: TOTTI :::
Une nuk i akuzova kosovaret per ndonje gje. Une thjesht thashe se keto jane ca nga mendimet qe kosovaret kane shprehur dhe ata lloj kosovaresh apo cfaredolloj shqipetaresh te jene nuk me pelqejne.
Kisha pyetje per kosovaret.
Perse kosovaret simpatizojne Sali Berishen?
Pse kane antipati per Fatos Nanon?
Kush jua dha armet per te luftuar Serbine?
Pse JU Ibrahim Rrugoven e justifikoni per takimin e Millishevicit dhe Nanon jo?
Pse ne shqiptareve te jugut na therrisni filo grek?!
A do tju vinte mire po t`ju therrisnim filoserb?
Pse keni abuzuar mbi fjalen Bese?
Pse i keni humbur traditat e mikpritjes?
Re: Kisha pyetje per kosovaret.
Citim:
Po citoj ato që tha uragani
Perse kosovaret simpatizojne Sali Berishen?
Pse kane antipati per Fatos Nanon?
Kush jua dha armet per te luftuar Serbine?
Pse JU Ibrahim Rrugoven e justifikoni per takimin e Millishevicit dhe Nanon jo?
Pse ne shqiptareve te jugut na therrisni filo grek?!
A do tju vinte mire po t`ju therrisnim filoserb?
Pse keni abuzuar mbi fjalen Bese?
Pse i keni humbur traditat e mikpritjes?
Per SCOBY
Te gjitha pergjigjet e tua mu duken justifikime per te kaluar radhen. Nqs Berishes i takoi te ishte president ne ate kohe dhe si rrjedhoje njohu i pari Kosoven(se nuk kish si te bente ndryshe) kjo nuk ju jep te drejte te urreni kundershtaret e tije politik. Ju urreni politikanet shqiptare dhe mua kjo nuk me duket normale sepse ju nuk jetoni ne Shqiperi dhe nuk mund ti gjukoni. Une mendoje se ka arsye te tjera qe kane lidhje me aleancat qe ka bere Berisha ne Kosove dhe prejardhja e tije(qofsha i gabuar per kete te fundit).
Gjithashtu me dhe nje pergjigje per punen filogrk e filoserb qe mu duk shume provokative ne rastin tone ndersa ne rastin tuaj the me bindje se nuk jeni filoserb. Ateher une poo mallkoje te gjithe kosovaret qe jane filoserbe kujt ti djeg le ta mbaje.
Per historine e Beses te jap dhjetra raste te kosovareve qe e kane prishur kete tradite qe ata e e flasin shume. Gjysshi im thoshte se "ku flitet shume per nje dicka dije sa ajo nuk ekziston". Ti nqs je i beses "nuk ka pse te djek".
Bujaria. Une kam lexuar mbi bujarine e shqiptarit dhe mendoje se eshte nje nga gjerat e vyara qe ne kemi por qe po shkon drejt zhdukjes sidomos ne Kosove. Dhe qe ajo po shkon drejt zhdukjes e kam jetuar vete. Kam qene ne vitin 1999 ne Prishtine per te festuar krishtlindejt pasi nje "shoku" im kosovar me kishte thene se ne prishtine festoheshin te gjitha festat fetare.
Bujaria e ketij "shoku" prej kosove ishte derisa te na tregonte hotelin dhe se ku ishin qoftoret e Prishtines. Nuk na ftoi njehere ne shtepi(kishte tre shtepi ku dy nga ato i kishte lene te huajve me qera). Nuk pati miresine te na qeraste njehere, une nuk isha keq or jo po vetem idea qe une e kisha pritur mire dha ai jo me ngacmoi pak.
Ah se harrova.
Nqs ju arrini te justifikoni Ibrahim Rrugoven per takimin me Milloshevicin edhe ne justifikojme Nanon per te njejten arsye.
I nderuar qofsh.
PERSHENDETIJE SHQIPTARIN KUDO QE JAN NE KOSOVE APO NE SHQIPRI APO NDONJE VEND TIJER
SIQONI I LEXOVA SHUM MENDIM TE NDRYSHME
TE MIRA DHE JO TE MIRA
UNE JETOJ NE ANGLI QE 6 VITE
DHE JAM NGA TERTORI I DRENICES
SA I PERKET SHQIPRIS DHE KOSOVES
JENA NJE POPULL
PO PA FOLIM KETU NE ANGLI MESI NUK KAM QEN KURR NE SHQIPRI NUK MUJ ME THEN ASGJE
FILLOJM KETU NE ANGLI.
SHQIPTART E SHQIPRIS ERDHEN NE VITIN 1999 SI EMIGRANT KETU NE ANGLI DHE U REXHISTRUAN SI KOSOVAR
MIR
PO FILLUAN TE MERIN ME PROSTITUCOJ NE LONDER KESHTU LONDRA E KONTROLLOJSHIN SHQIPTART ME PROSTITUCIJON
NEPR GAZETA NEPER TV NETE XHITH MEDIJAT ANGLEZE THOJSHI SE KOSOVAR PO MERRN ME PROSTITUCIJON
DUKE RRAFUR DUKE BER TE XHITHAT TE KEQIJAT
ME E KEQIJA KA PAS EDHE VAJZA SHQIPTARE NE PROSTITUCIJON TURP KIJO ME KA PREKUR EDHE MU PERSUNALISHT SE NI SHQIPTARE AJO ESHT E NJET SI MOTARA IME NUK BEJ DALLIME ME BESONI NDAJ SHQIPTARVE KUDO QE JAN
UNE PUNOJ ME 3 NGA SHQIPRIA DHE SHUM MIR KALOJNA
SA I PERKET SALI BERISHES UNE E DUA E KA PEKRAH KOSOVEN NETE XHITHX ASPEKTET E SA I PERKET NANOS NUK E DUA FARE BILE ME DHEM KOKA KUR MA PERMENDIN POR AS RUGOVEN NUK E DUA FARE
E DUA PDK KRAHIN E LUFETS UCK DHE JAM SHUM NACINALIST
UNE KAM DEXHUAR SHUM KUR KOSOVART KAN SHKU NE SHQIPRI
POR KAM DEXHUAR SHUM KUR SHQIPTART KAN SHKUAR NE KOSOVE
KUR 5 DIJEM NGA SHQIPRIA KAN SHKUAR NE GJAKOVE DHE KAN HYR NJE SHTEPI DHE KAN KERKUAR LEK OSE DOTA VRASIM TE GJITH FAMILJEN
DHE UNE MENDOJ SE NUK VRITET NJERIU PER LEK APO JO
TUNG SHP[RESOJ SE KETO DUKURI ZHDUKEN SA MA SHPEJT DHE SE FUNDI JU UROJ TE XHITH SHQIPTARVE KUDO QE JAN NE SHQIPRI APO NE KOSOVE ME PAK URREJTIJE NDAJ NERIT TIJETRIT JEMI NJE BRUM NJESOJ JEMI
PERSHENDETIJE NGA NJE DIJAL NGA KOSOVA /DRENICA
URAGANI TE PERSHENDES ZOTERI--------Nuk po humbi koh dhe po thellohem ne pergjiejen tate por kesaj rradhe ne nje menyr pak me te thjesht ----1-Kosovaret nuk jan lokalista ket fshije mendesh njeher e pergjithmon .
2-Kosovaret nuk munde ti dine punet me mir se ju qe jeni apo keni qen ne shqiperi , por nje gje munde te kuptojm se qpo ndodh ne Shqiperi pas vdekjes se Enverit eshte per ta qa me lot---ket gje e din me mir se une se ashtu edhe vet e the .
3-Sa i perket beses gjyshi i juaj me vije keq por gabim e paska pas---do thuash pse--po mos te kishin besen Kosovaret do te ishin zhdukur qe moti --kur edhe ju mir e dini se qfar armiku kem pasur----koha nuk po me mjafon por do te shkruaj prap---mbetsh i nderuar.
Pershendetje Kosove martire!
Jam nga jugu i Shqiperise dhe kete e deshmon edhe gjysem pseudonimi im.Nga mosha jam aty rreth te dyzetave,por qe ne femini jam edukuar nga babai im me dashurine per ate pjese te martirizuar te kombit tone e cila quhet KOSOVE.Vellezerit e nenes time kane luftuar me pushke ne dore per clirimin e Kosoves ne vitin '44.Mua me kane thene fjalet me te mira per Kosoven dhe kosovaret ne rrefimet e tyre per kohen kur kane qene atje,por gjakun dhe sakrificat e tyre i tradhetoi enver hoxha per te ruajtur karriken e tij duke e shitur kosoven tek Titua.Ai ishte nje lavire e keqe qe shkonte me shume burra.E filloj me Titon,pastaj me Stalinin dhe se fundi me Kinezet te cilet nuk i nxorri burra te mire por revizionist.Shume shqiptar sidomos ne jug ndonjeri shkruan perralla edhe ketu, thoshin c'na duhet Kosova e cila ka aq e kaq makina e traktora neper shtepite e kosovareve e ne nuk kemi asgje,sikur per kete e kishin fajin kosovaret dhe jo diktatori e.hoxha per mjerimin e tyre ekonomik.Si mbreti Zog ashtu dhe enveri kane qene miq te serbeve,sepse te dy me ndihmen e tyre erdhen ne pushtet.Do t'ju tregoj ketyre njerezve se si e trajtoj mbreti Zog trimereshen drenicare Shote Galica e cila erdhi e plagosur nga shkau per tu sheruar ne Shqiperi,por satrapi dha urdher qe ta nxirrnin pa sheruar nga spitali sepse ashtu deshen miqte e tij serb,Te njejten gje ka bere edhe enveri ne kohen e tij me ju kosovaret.Nuk mund ta harrojne shkodranet ata 3000 djem Kosove me 1945-n qe po coheshin drejt vdekjes ne Tivar duke kaluar nepermjet tokes meme dhe enveri me shoke nuk levizi as gishtin per t'i shpetuar ata edhe pse e mesoi se ata do te vdisnin te gjithe.Edhe me vone shume djem kosovar te cilet canin kufirin per t'i shpetuar dores gjakatare te UDB-s binin ne duart e disa katileve te tjere te cilet ja dorezonin perseri UDB-s,ndersa shume kosovare shkonin ne burgjet serbe sepse u gjendeshin ne shtepi portrete te dulles.Cfare ironie!Sa kush eshte Sali Berisha e ka treguar vehten e tij se eshte patroit dhe e do Kosoven qe me viziten e tij te pare ne Amerike ku presidenti i atehershem ju zotua se do ta mbronte Kosoven.Po te ishte ai ne pushtet ju kosovaret nuk do t'i blinit armet me para por do t'i merrnit ato falas.Me te drejte e vleresoni ju kosovaret ate burre.Do t'ju tregoj se kur Kushneri ishte kryeadministrator nuk lejoi qe doktori te shkonte ne Kosove,kur me mijra njerez e prisnin ate qe nga Morina e deri ne Prishtine.Duke ditur se ai ishte nje njeri qe do ti ngrinte peshe zemrat e kosovareve nuk e lejoi ate te vizitonte Kosoven martire.Shkoi edhe Nanua me ne fund ne Kosove ku e priten vetem disa njerez te qeverise dhe asnje tjeter.As Rugova nuk ja vari.Keni shume te drejte mos ta perfillni ate njeri sepse ai ka ardhur ne pushtet nga qarqet reaksionare greke,por nuk e ka te gjate sepse toka po i shket nen kembe.Duhet te kemi nje dicka te qarte si ju shqiptaret e Kosoves dhe ne te Shqiperise se nuk ka shtepi pa hale thote nje fjala jone popullore,prandaj duhet ti leme menjane divergjencat midis njeri tjetrit dhe te perpiqemi te arrijme pavaresine e asaj pjese te vendit qe akoma de jure eshte pjese e shkaut por de fakto jo.Do t'ju thosha ju kosovareve qe ato arme qe keni ne shtepite tuaja t'i fshihni e t'i ruani se me kete mendje qe ka lavirja Europe do na duhet te luftojme edhe njehere.Ju lutem mos i perdorni per te vrare njeri tjetrin apo udheheqesit e LDK-s por per te vrarew armiqte tuaj te cilet e krahasojne LSH TE Prizrenit historine e popullit tone njesoj me Milloshin.I ruani ato arme per te mbrojtur Mitrovicen te cilen shkau po mundohet ta ndaje.Nqse do te lejoni kete gje nuk do tua fale Is Boletini dhe ai do te ngrihet nga varri per te luftuar.Si thote Shkurte Fejza ne kengen e saj;Jo nuk ndahet Mitrovica,pa farue djem e cika.Ky eshte nje kushtrim per ju kosovaret.Do t'ju lutesha perseri t'i lini menjane dasite deri sa te arrini qellimin final pavaresine e Kosoves,sepse ju beni nder trimave si Azem e Shote Galica,Ises,Hasan Prishtines,vellezerve Gervalla,Enver Hadrit,te madhit A.Jashari dhe gjithe atyre qe rane per Kosoven.Uroj nje Kosove te pavarur dhe nje bashkim te mevonshem me token meme.Kosove e trevat e tjera ne ish Jugosllavi e gjer ne Cameri jane te gjitha SHQIPERI.Rrofte Kosova dhe kosovaret!
IQVLORA
Zogu ndihmoi ne shtypjen e kryengritjes kosovare dhe ajo gje nuk mund ti falet, por ama nga ana tjeter ishte nje levizje politike qe mbajti gjalle pavaresine e shqiperise dhe evitoi nje konfrontim me serbine dhe fuqite me te medha te kohes qe e mbeshtesnin ate dhe qe padyshim shqipetaret do te humbisni me pasoja shume here me te medha.Por ama po e ritheksoj qe kjo nuk do te thote qe trimat e kryengritjeve kosovare qofshin ata te majte apo te djathte kane vend nderi ne historine e popullit tone sepse fundja luftuan te gjith per te miren e popullit.
Po citoj:Por ama po e ritheksoj qe kjo nuk do te thote qe trimat e kryengritjeve koso
Nuk e kuptoj kete fraze tenden prandaj sqaroni pak,jo vetem mua por edhe te tjeret se kush jane ata udheheqes kosovare qe nuk kane vend nderi ne historine e shqiptareve?Por po te them se ti shoku boated(gjemixhi ne shqip) historine e shqipetareve e di se prapthi sipas mesimeve te shokut enver,njeriut qe me politiken e tij ju solli shume te keqia kosovareve,prandaj mos e cirr by.... me thonje per dulle qenin.Pra nje nga ata qe nuk ka vend nderi ne historine e shqiptareve eshte vetem babai jot shpirteror ai qe erdhi ne pushtet me ndihmen e armiqeve tane shekullor, shkijeve si i therret Kosova.Nuk i kam qef enveristet ti e di kete gje pse kruhesh me mua?LEXUESIT KOSOVAR DUHET TE DIJNE SE KY ESHTE NJE NGA ATA QE THOTE C'NA DUHET KOSOVA.DUHET TE DINI VELLEZERIT E MIJ KOSOVAR SE DISA PREJ JUSH KANE PASUR MENDIMIN SE VLORA NUK I DO KOSOVARET,POR NE E TREGUAM VEHTEN TONE ME PRITJEN QE JU BEME ATYRE ME 1999.Nuk dua te mburrem por megjithese banesa ime ishte e vogel edhe per familjen time,strehova 4 kosovar prej Talinovcit te Ferizajt duke larguar femijet e mij nga shtepia,ndersa ky varketari asnje,sepse ky nuk eshte nga qyteti mikprites i Vlores se Flamurit.Njerez te sojit komunisto-socialist qe sherbenin tek kampi ku ishin strehuar familjet kosovare i kercenonin se do t'ju prisnin fytin me thike per t'ju vjedhur ato pak ushqime qe dergonte Europa per ta.Nuk i kam te degjuara por kam qene prezent sepse punoja per nje firme tek kampi me kosovar.Lavdi kosoves dhe gjithe atyre qe jane flijuar per lirine a saj!
IQVLORA
Ajo qe kam dashur te shkruaj ka qene ( POR AMA PO E RITHEKSOJ QE KJO NUK DO TE THOTE QE TRIMAT E KRYENGRITJEVE KOSOVARE QOFSHIN ATA TE MAJTE APO TE DJATHTE NUK KANE VEND NDERI NE HISTORINE E POPULLIT TONE SEPSE FUNDJA LUFTUAN TE GJITHE PER TE MIREN E POPULLIT)por gabimisht kam harruar te shtoj fjalen (KANE) tek fjalia qe keni kapur ju me lart dhe kjo kuptohet edhe nga natyra e fjalise sepse edhe vete fjalia do te kishte me shume kuptim.Me vjen keq qe ti ben supozime te tilla si psh ,qe une jam nga ata qe them CNA DUHET KOSOVA dhe qe nuk paskam strehuar kosovare gjate kohes te luftes sepse ti nuk e di kete gje.( Dhe sa per tju informuar miku im ,kam strehuar ne shtepi nente kosovar , dhe shtepine e kam pas shume here me te vogel se e juaja).Por edhe supozimet tuaja qe une e paskam mesuar historine nga mesimet e babait shpirteror jane te gabuara sepse sipas mesimeve te Enverit , Zogu ishte antishqipetar dhe nuk mund ti ngrihen vlerat apo te mbrohet historikisht ,gje qe une e kam bere me lart dhe ne tema te tjera.Qe une e respektoj Enverin ne shume aspekte te jesh i sigurte ,por kjo nuk do te thote qe nuk mendoj qe ka pas gabime ne kohen kur ai drejtonte.Nje nga gabimet ishte eksporti bujqesor (nuk po zgjatem se dal nga tema).Pra une thjeshte respektoj komunizmin sepse eshte nje zgjidhje me humane se kapitalizmi dhe jo sepse jam enverist apo se jam i implikuar ne larje hesapesh sic mund te mendosh ti.
Sa per dijeni.
Hasan Prishtina
A.&SH.Galica
Adem Jashari e plote te tjere i kane ngritur nderin dhe kan leshuar rreze drite ne historine e popullit shqipetar.
ps.nqs ke ndonje inat personal me shkruaj mesazhe private dhe shaj sa te duash.
Rrofte Kosova
Te dashur bashkatdhetare, duke lexuar shkrimet tuaja nuk munda te mos nderhuje per te thene edhe une dy fjale.
Cilatdo qofshin bindjet tona politike, fetare, apo ndikime te tjera, nje gje eshte qe na bashkon, eshte gjaku arberor, gjaku i te pareve tane.Per arsye qe te gjithe i dime ne sot jetojme te ndare ne 5 shtete ne ballkan, dhe fatkeqesisht jemi shume te varfer.
por vitet e fundit kane filluar te fryjne edhe erera te mira per ne.Sigurisht qe rruga drejt paqes dhe prosperitetit do te jete e gjate, por me teper ne na pengon mentaliteti yne, sepse ne fusha te tjera kemi treguar se kemi vitalitet.Eshte turp per ne te grindemi se kush jane me te mire , shqiptaret e shqiperise apo te kosoves, apo te maqedonise.Ne jemi te gjithe njesoj, jemi shqiptare dhe te mirat dhe te keqijat tona i kemi te perbashketa.
Kosova ka qene djepi i levizjeve te para kombetare, dhe kushdo qe e njeh sadopak historine nuk mund ta hedhe poshte kete fakt.Armiqte tane me mjeshtri e kane perdorud dhe vazhdojne ta perdorin mentalitetin tone per te na hedhur kunder njeri tjetrit, dhe fatkeqesish me sukses.
Fatkeqesisht klasa politike shqiptare kudo qe eshte, shquhet per korrupsion, karriere dhe mediokritet te theksuar intelektualo-shpirteror.
Fatkeqesisht eshte populli i thjeshte qe duhet te vuaje pasojat.
Por sidoqofte keta politikane kemi, dhe ata dolen nga ky popull, nuk na i solli njeri nga Marsi.Kur eshte fjala per ceshtje madhore, sic eshte ceshtja e pazgjidhur e shqiptareve ne ballkan, ne duhet ti leme menjane grindjet tona te kota, dhe te bashkojme forcat dhe inteligjencen per ta shpejtuar zgjidhjen e problemeve tona.Hiqeni nga mendja ju lutem idene se ne jemi ndryshe, se jugu keshtu e se veriu ashtu, keto jane gjepura.
Ne jemi nje, dhe me ndihmen e Zotit do tia dalim mbane.
Fatkeqesisht keto dite po ndodhin ngjarje shume te demshme per Kosoven.
Te gjithe pritnim me padurim pavaresine e kosoves ne dy tre vjetet e ardhshem, por me sa duket do te na duhet te presim akoma per shume vite te tjera, dhe kjo fale paaftesise se politikane ve dhe intelektualeve per te gjetur rruget e duhuara drejt zhvillimit dhe lirise se plote.
Nuk mund te vazhdojme te justifikohemi se Europa e ka fajin, apo se jane sherbimet sekrete serbe qe po inskenojne keto trazira.edhe nese ashtu eshte, eshte detyra jone te mos biem kaq lehte ne keto kurthe.
Kjo eshte nje teme ku mund te flitet shume, por te pakten te mos humbim energji me debate te kota se kush jane me te mire "NE" apo "ATA".
"NE" dhe "ATA" qe nga Vlora dhe deri ne Mitrovice jemi NJE, me te mirat dhe me te keqiatZoti e bekofte Kosoven, dhe gjithe Shqiperine.
Vellazerisht ju pershendes te gjitheve, Anton
Tungjatjeta djali-prishtinali!
Te gjithe ata qe u dhemb zemra kur degjojne dhe shikojne ato pamje rrenqethese ne rruget e qyteteve kosovare. ku shqipetareve edhe njehere ju desh te lanin me gjak rruget e Kosoves, jane teper te shqetesuar per te ardhmen e asaj pjese te atdheut, ku disa shtete kurva te Europes plus sllavet rus po punojne me ethe ne dobi te shkjave.Vellezer kosovare ju keni rene ne kurthin e armiqeve tane,ju keni bere nje sherbim te mire atyre kete here.E dijme politiken e keqe te bashkesise nderkombetare,e cila po i perkedhele serbet si dikur Milloshevici kur Kosova ishte koloni e tij,por vellezerit e mij per te arritur tek synimi madhor i joni nuk duhet te ishit perplasur me nderkombetaret duke perdorur dhunen e cila eshte e papranueshme per boten e qyteteruar sot sepse imazhi jone rrenohet keshtu ne syte e botes dhe humbasim kredibilitetin tone per te krijuar nje shtet tonin,pra nje Kosove te pavarur.E kuptojme gjendjen tuaj shpirterore,mllefin ne zemrat tuaja sepse ne jemi nje popull me temperament te larte dhe nuk durojme qe dikush te na shaje motren, nenen apo familjen se i derdhim plumb ne goje, por shkau dhe gjithe Europa nuk e ka problem sepse jane njerez te degjeneruar dhe ata bije shkinash e dijne kete gje dhe ju provokojne me qellime te caktuara te kurdisura ne Beograd;pra nepermjet veprimeve te pa thelluara ju u sherbeni qellimeve te tyre te errta.Ju kam thene diku i fshihni dhe i ruani armet sepse une mendoj se do t'ju duhen te luftoni edhe njehere tjeter kunder armiqeve tane,por kurren e kurres mos i perdorni per te vrare njeri tjetrin.Megjithate ky gabim te behet mesim per here tjeter vellezerit e mij.Kujtoni profesorin e nderuar Anton Ceten i cili punoi aq shume per zhdukjen e zakonit famekeq te gjakmarrjes ne ato kushte teper te veshtira.Tani na duhet bashkim me njeri tjetrin dhe zgjuarsi e sycelesi deri ne arritjen e fitores per te cilen u flijuan shqiptaret ne breza e deri tek lufta e UCK-s.Ne ato dy dite te pergjakeshme u vrane 18 shqiptare,por une dhe shume te tjere nuk e dijme kush i vrau,sebet apo ushtaret e KFOR-it Francez?Si banor i Prishtines a mund te na japesh informacin ju lutem?Rrofte Kosova dhe kosovaret!Me DASHURI NGA VLORA
He paskan plasur cokollatat kendej papapa, sa mire...Ej njerez
, po shikoni kendej Kosovaret jane njerez te mire, dhe kane shume ideologji te mire per Shqiperine, dhe mos i akuzoni per kot fare ups
...Hajt se te mire jeni ju kosovare..., ç'keni qe e vrisni mendjen se koti, kur jeni per t'u lavderuar, s'do mend njesh fare me Shqiperine....he de he
Hajt tung, se te mire jeni...
.............
Re: Tung te pershndes
Citim:
Po citoj ato që tha learta
Sa i perket kesaj teme , ti j menduar shum mir por nuk mundesh te kerkosh pergjigjje nga nje person qe nuk ka qen ne kosov.Por besoj se me shum se gjysma e popullit te shqipersi kan nje bindje shum te mir per kosoven,
por ka edhe njerz qe mendojn se ne kosovaret jemi njerz te prishur nga mendja , por eshte e vertet se shum kosovar kan shkuar ne shqiperi dhe kan siell probleme te ndryshme per kete ka dikush shum bindje te keqe per ne kosovaret por edhe ne kosovaret kem pasur shum bindje te keqija per popullin e shqiperis .Por per mendimin tim jemi gabuar shum sepse shqipetaret e shqiperis nuk jan ashtu si kemi menduar ne kosovaret jen shum te mir .
nuk kam shkuar asnje here ne kosov por kosovaret injoh mire me pelqejn si popull te respektushem dhe besnik i kam njohur gjat eksodit pasi kam punuar ne sherbim te tyre,kampasur shum shok kosovar dhe shoku im me i mir eshte kosovar.duhet ti njo hesh nga afer qe te flasesh per kosovaret dhe shqiptaret dhe sa per mashtrusa po shtoj pyll pa dera nuk ka ne shqipri dhe kosov.
ju pershendes emi vlor.
TE PERSHNDES SHUM TOTI PER HAPJEN E KESAJ TEME .
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.