Forumi Horizont
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Futboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=13)
-- Greqi-Shqiperi.Ne Athine digjet flamuri shqiptar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7936)


Postuar nga tresh datë 30 Mars 2005 - 17:51:

Greqi-Shqiperi.Ne Athine digjet flamuri shqiptar.

Griset dhe digjet flamuri shqiptar në stadiumin e Athinës. Ndërpritet për minuta të tëra ndeshja e ekipeve “U 21” (Shekulli)

Tifozëria greke rishfaq shenjat e racizmit në drejtim të shqiptarëve. Gjatë ndeshjes së djeshme të ekipeve Shpresa është djegur një flamur shqiptar, një tjetër është grisur ndërkohë që një tifoz është masakruar barbarisht. Një situatë tensioni ka mbizotëruar dje në Athinë gjatë ndeshjes së ekipeve “U 21”, ndërkohë ekipi shqiptar nuk ka pranuar që të vazhdojë lojën pa u rivënë në vend flamuri i grisur. Sot në orën 19.30, me orën tonë, pritet që të luhet ndeshja e ekipeve kombëtare por fryma e racizmit duket se nuk do të ndryshojë. Edhe një herë policia greke nuk ka treguar aspak vullnet për të ndaluar shtetasit e saj që kanë masakruar tifozët shqiptarë.
Djegia e flamurit
“Një tifoz shqiptar i plagosur, disa të tjerë të dhunuar, flamuri i djegur dhe i grisur, parulla antishqiptare”,- kjo ka qenë atmosfera në të cilën është zhvilluar dje ndeshja e ekipeve kombëtare “U 21” të Greqisë dhe Shqipërisë. Sapo dy ekipet kanë dalë në fushën e blertë të lojës, një grup tifozësh grekë kanë nxjerrë një flamur shqiptar dhe në shenjë demonstrative i kanë vënë flakën. Djegia e flamurit ka vazhduar përgjatë të gjithë kohës që këndohej himni shqiptar. Madje himni është shoqëruar edhe me fërshëllima të shumta dhe këngë antishqiptare nga rreth tre mijë tifozë grekë të pranishëm në stadium. Ndërkohë në stadium ishin vendosur një sërë tabelash raciste kundër lojtarëve dhe emigrantëve shqiptarë. Edhe këtë herë policia greke nuk ka bërë asgjë për të ndaluar këngët raciste ose djegien e flamurit kombëtar shqiptar. Forcat e policisë greke kanë vështruar qetësisht djegien e flamurit dhe kanë ndërhyrë vetëm në momentet e fundit për të shuar flakët në stadiumin “Nea Zmirni”.
Plagosja e tifozit
Pas këtyre incidenteve të fillimit, ndeshja ka vazhduar e qetë por vetëm për disa minuta. Ndërsa po afrohej gjysma e pjesës së parë të ndeshjes, një grup tifozësh grekë u janë afruar disa shtetasve shqiptarë që ndodheshin në stadium. Ata kanë arritur që të kapin njërin prej tifozëve shqiptarë duke shfryrë ndaj tij një dhunë të paparë. Sipas një dëshmitari në vendngjarje, një i ri shqiptar është rrethuar nga një grup tifozësh grekë, të cilët e kanë goditur me grushta dhe shkelma dhe më pas e kanë lënë në tokë të gjakosur. Ndërkohë edhe disa tifozë të tjerë shqiptarë kanë pësuar dhunë në stadium. Policia greke sërish ka ndërhyrë me vonesë për të parandaluar rrahjen barbare të tifozëve shqiptarë që po ndiqnin ekipin e tyre kombëtar. Ndërkohë, një grup tifozësh grekë kanë sulmuar dhe rrahur një të ri shqiptar i cili po kalonte me motor afër stadiumit. Pas këtyre ngjarjejeve, policia ka ndaluar qindra tifozë manifestues, të cilët mbanin në dorë pankarta, ku ishin shkruajtur në greqisht kërcënime në drejtim të tifozëve shqiptarë, që kishin shkuar në Athinë për të parë ndeshjen. Në atë zonë kishte disa pankarta të tjera, të cilat ishin shkruajtur greqisht dhe shqip, ku thuhej që duhet të respektonin "vëllezërit shqiptarë" dhe "emigrantët shqiptarë në Greqi".
Pezullimi i ndeshjes
Gjatë pushimit të pjesë së parë të ndeshjes, tifozët grekë kanë rishfaqur sërish shenjat e racizmit. Ata i janë afruar tre shtizave ku ndodheshin flamuri grek, shqiptar dhe flamuri i FIFA-s. Disa prej tifozëve kanë tërhequr flamurin shqiptar dhe pasi kanë thyer shtyllën kanë mundur që ta marrin atë. Pas kësaj ata e kanë grisur flamurin shqiptar në shenjë kërcënimi ndaj tifozëve dhe lojtarëve që ndodheshin aty. Kjo skenë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të ekipit kombëtar “U 21” të Shqipërisë, i cili ka refuzuar që të dalë në fushën e blertë të lojës. Lojtarët shqiptarë nuk kanë pranuar që të vazhdojnë ndeshjen deri në momentin që flamuri i grisur të zëvendësohej. Kjo ka sjellë ndërprerjen e lojës për disa minuta deri sa zyrtarë të stadiumit grek kanë mundur që të gjejnë një tjetër flamur. Ata e kanë rivendosur flamurin shqiptar në vendin e tij dhe ekipi ynë është rikthyer në fushë. Ndryshe nga atmosfera në shkallët e stadiumit, në fushën e blertë të lojës gjithçka ishte korrekte. Lojtarët shqiptarë dhe ata grekë treguan “Fair Play” dhe ndeshja është zhvilluar pa asnjë incident në fushë.


Postuar nga tresh datë 30 Mars 2005 - 17:53:

Federata Greke përpiqet të qetësojë situatën

Shekulli

Në një përpjekje për të qetësuar situatën Federata Greke e Futbollit (EPO) ka kërkuar falje në mënyrë publike dhe ka dënuar aktet e ndodhura. “Fenomene të tilla mund të sjellin vetëm rezultate negative në dëm të përfaqësisë sonë”,- thuhet, ndërmjet të tjerash, në deklaratën e Federatës Greke të Futbollit. Ndërkohë edhe dje kanë vazhduar përpjekjet për të ulur situatën e tensionuar të para ndeshjes. Parti politike por edhe individë kanë dhënë sërish mesazhe për të ulur tonet pasi është vetëm një ndeshje futbolli dhe asgjë më tepër. Ndërkohë atmosfera është ndezur edhe më shumë pas publikimit të një artikulli nga gazeta greke “Ta Nea”. Sipas gazetës “Ta Nea”, një organizatë ekstremiste e quajtur “Galazia Stratia” (Ushtria Blu) ka deklaruar se do të jetë e pranishme në stadium me 400 anëtarë. Anëtarët e kësaj organizate do të jenë sot në stadiumin “Karaiskaqi” ku do të zhvillohet ndeshja e dy ekipeve kombëtare. Kryetari i kësaj organizate, Ilias Panajotaros, i cituar nga Ta Nea, nuk ka pranuar që të dënojë dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në shtatorin e kaluar. Sipas tij, shtetasit grekë nuk kanë bërë asgjë të keqe kur kanë rrahur tifozët shqiptarë pas fitores së ekipit të tyre kombëtar 2-1 në katër shtator. Madje ai ka përkrahur edhe rastin e vrasjes së një tifozi shqiptar nga ana e ekstremistëve grekë.


Postuar nga ksenia datë 31 Mars 2005 - 13:32:

e gjithe kjo "urrejtje" e dy kombeve eshte rezultat i kesaj propagande qe behet jo vetem ne shtypin grek por edhe ne ate shqiptare. per mendimin tim keto emocione ksenofobiste nuk kane rrenje ne historine e dy vendeve, as ne te shume perfolurin ligj lufte qe akoma nuk eshte hequr ne greqi por ne luften mediatike te dy vendeve ku nje rol jo te paket ze dhe media jone. per sa i perket fishkellimave te himnit shqiptare cdo shqiptare e di se si u fishkellye ai grek shtatorin e vitit te kaluar. nuk jemi ne engjejt dhe ata DJALLI. Kemi dhe ne gabimet tona qe jane shume shume

Ate qe te mbjellesh do te korresh


Postuar nga kontinenti datë 31 Mars 2005 - 13:40:

O Ksenia....ben mire qe ta lexosh edhe nje here ate qe ka shkruar Tresh me lart. Do te te vleje qe ti vete te qartesohesh dhe te gjesh me mire edhe mbjelljen edhe korrjen.
PS. Ksenia, Tresh ka shkruar ne gjuhen shqipe....te siguroj per kete.


Postuar nga ksenia datë 31 Mars 2005 - 15:37:

kontinent.
eshte problemi jot dhe jo i imi qe i ke marre nga prapanica fjalet e mia


Postuar nga Isra datë 31 Mars 2005 - 18:11:

Ndersa une mendoj se shqiptaret nuk kane me nevoje te kuptojne se kush jane greket......
Vertet qe shume prej emigranteve tane kane dhene nje shembull te keq per shqiperine, por 5 apo 10 nuk identifikojne shqiperine.
Emigrante shqiptare ka kudo dhe asnje vend nuk i trajton shqiptaret si greqia.
Top-channel kishte marre intervista me disa qytetare grek dhe ata u shprehen 'se flamuri u gris vete' etj etj pallavra te tjera..
Shpresat nuk duhet te luanin fare perderisa pane ate reagim perules, madje po te ishim nje shtet i fuqishem do ti kushtonim me shume vemendje botes....

(madje dhe albitrat i kemi te njeanshem....)

Diskriminimi i identitetit kombetar mbrohet me kushtetute...o shqiptare..

Greqia edhe turkun e ka hale ne sy, po smund te beje dot numra me te, sepse ajo eshte e fuqishme aq shume armatim te fuqishem ka, e me ke ka mundesi te beje tangerllik, me shqiperine, sepse jemi myslimane dhe nje vend me ekonomi te dobet, kush shkelet?...i vogli....

me falni per revolten, po ajo qe ndodhi pardje i kalon limitet e nje durimi..

Cte mbjellesh do te korrim- thote Ksenia,
Keshtu eshte vertet, perderisa kemi kryeministrin grek perse jo...!


Postuar nga wydra datë 01 Prill 2005 - 03:23:

tani, qe greket jane nacionalista te tmerrshem, kete e dine dhe ata qe s'kane qene ne greqi. Por kjo puna e mediave qe i fryjne zjarrit eshte e vertete. Mbaj mend c'me kapte rastesisht veshi ne shtator kur i behej reklame ndeshjes me greqine (sigurisht qe nuk e ndoqa, pasi futbollin e kam hale ne sy ) dhe motoja e reklames qe dicka e tipit: "dinakeria greke" etj etj... S'eshte aspak normale qe ne nje televizion publik te shprehen fjale te tilla per nje komb me te cilin nuk jemi ne konflikt zyrtar. Jo se dua te mbroj greqine. Thjesht shoh me kritike anen tone. Si eshte e mundur qe te gjithe (duke perfshire dhe njerezit qe s'kane pare ndonjehere ndeshje) shkalluan nga lumturia, a thua se fituan luften e dyte boterore. Cudia me e madhe (per mua) ishte tifozlleku per turqine kunder greqise atehere. Nqs do flasim per konflikte dhe patriotizma, me sa mbaj mend une me turqine kemi pasur pak si me shume probleme se me greqine, po nejse, s'pretendoj ta njoh politiken aq mire.


Postuar nga Amici di Nessuno datë 01 Prill 2005 - 05:20:

Te dyja palet kane faj

Bemat e "shqiptareve" kane bere te tyren ne greqi dhe ne ate aspekt une nuk u ve faj grekeve. Ne i kemi ne Tirane "cecenet" dhe i trajtojme ne te njejten menyre.
Nga ana tjeter greket tregojne qe jane kombi me idiot (bashke me serbet e serbise) per sa i perket nacionalizmit. Nuk e kuptoj si kane nge e merren me shqiperin per nje ndeshje futbolli. Eshte ajo, qe na gjejne te dobet e ngrefen si derra, pasi e dine qe e kane fitoren e sigurte. Ndeshjen nuk e pashe se nuk jam aq i pangeshem, po me c'me thane e c'lexova, jazek u qofte lojtareve qe nuk bene as perpjekjen me minimale.


Postuar nga ksenia datë 01 Prill 2005 - 11:33:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

O Ksenia, ti edhe emrin e ke vene emer grek. Postimin tend e ke aty me lart, se ti vete e ke nxjerre nga prapanica ate postim, keshtu qe nuk eshte faji im. Un thjeshte ta ktheva mbrapsht ate postim....me nje fjale...ate postim fute andej nga e nxorre.
Apo jo o vajze nga N.Yorku.



hahaahahah.Tani mu be hyrja ne forum interesante mua.....
Po se kam grek kontinent jo. bile une greqisht 5 fjale di. E kam degjuar edhe here tjeter kete qe thua ti po sinqerisht skam lidhje. Emri im eshte emer vajze dhe asgje tjeter. Ne greqi nuk ekziston nje emer vajze i tille. Mesazhi i m ishte thjesht nje thirrje mediatike per te mos fryre dy popujt. keshtu qe me fundbisht-sic thote njona ketu,i bie te jene marre fjalet e mia. Une nuk urrej asnje popull. Aq me pak nuk urrej greket megjithese skam qene ansjehere atje dhe i njoh vetem nga cfare kam degjuar dhe lexuar. Nuk ka popull te keq. Ka njerez te keqinj. Une greqine e dua por pa ato infeksionet e saj ksenofobiste.

vajze N.Y? cudi si doli nga ty kjo fjale se mesa di une ti sje as i ri ne kete forum dhe pak a shume ato qe kane kohe ketu e njohin njeri-tjetrin. sidoqofte po te them se kam 1 muaj qe jam kthyer ne TR perkohesisht


Postuar nga jimmy84 datë 01 Prill 2005 - 15:38:

Se pari mjaft u zute. Ule tonin mo Konti
Se pari te sqarojme Ksenian dhe paak Wydran.
Media shqiptare thjesht do qe te thithi audience, nuk eshte ndonje nacionaliste e terbuar prandaj vari teneqen medias shqiptare. Por pse nuk permendi njeri mediat greke qe nxisin vetem urrejtje dhe ku te ndezin gjakrat? Per mediat greke edhe kur bie termet apo bie shume bore bie ngaqe Zoti (qe eshte pro-grek) do te ndeshkoje "terroristat" shqiptare. Perjashto keto dy rastet e fundit, ky ka qene motivimi i medias greke: Nxitja e urrejtjes nder etnike. Pse nuk e ben kete me Turqine? Po ja ben b... shishqebab turku pastaj. Kjo nxjerr ne pah "trimerine" greke. Pastaj edhe ne `67 bene nje karagjozllik te tille greket. Bene nje shqiponje te madhe me dy koke dhe i vune zjarrin. Por kur pa topat maje Postenanit nisi bente si k..... "na falni por nuk e beme qellimisht".

Une jam dakort me ju. Nuk ka kombe te mira dhe kombe te keqija. Pyll pa derra s`ka. Por nganjehere populli merr superxhiro dhe kthehet edhe njehere te majmuni nga ka dale dhe ben sic bene gjermanet ne LIIB dhe sic po bejne greket sot. Nuk them qe te gjithe greket jane ashtu, por nje pjese e mire jane qe c`ke me te. dhe ky eshte produkt i politikes greke.


Postuar nga wydra datë 01 Prill 2005 - 16:33:

ne fakt ti jimmy ke shume te drejte, jam dakort me fjalet e tua. Po une s'po mbroja greket konkretisht, sepse sic e kam shkruar, te gjithe e dime se cfare nacionalistash jane. Sa per ate punen e mediave shqiptare, gjithashtu jam dakort qe s'e bene nga halli i nacionalitetit, por thjesht per tu shitur (bashke me shitesit e t-shirtave te kuqe)


Postuar nga kontinenti datë 01 Prill 2005 - 18:17:

Degjoni ktu...une kam jetuar disa vite ne Greqi dhe e di shume mire situaten atje. Grekeve u vriteshin syte kur ne flisnim shqip. Sa per mediat dhe stacionet televizive askush te mos me flase, sepse e di shume mire se cfar bejne me shqiptaret. Jo vetem kaq por ato edhe genjejne pa pike turpi,shpifin gjera te pa qena. Ju lutem per greket mos te me flase njeri se i njoh shume mire. Ne vetem ndjekje kemi perjetuar ne Greqi,syte kater gjithmone se mos na kapnin. Vete qeveria greke ben mashtrime me dokumentat e shqiptareve duke harruar vete se kur greket shkuan ne Gjermani, shteti gjerman i pajisi me nje here ata me dukumenta.Kete gje qeveria greke e ben qe te marre leke nga shqiptaret cdo vit dhe, kur vjen puna ne nje fushate anti-shqiptare i kap edhe ata me dokumenta.
Kjo fushate quhet '' fshesa ''
Pra qe nga emri qe i vene neper gazeta etj. kuptohet se cfar duan te thone me kete gje.
Njerez si Ksenia flasin thjeshte nga tastiera e kompjuterit dhe bejne moral kompjuterik duke perdorur edhe fjale fyese dhe nuk dine asgje mbi situaten e shqiptareve ne Greqi.
Pikerisht per ata shqiptare qe jetojne edhe sot atje, une e kam per detyre te nderhyj gjithmone per te thene te verteten,gjithashtu,edhe per te mbrojtur te drejtat e tyre.


Postuar nga erzeni_be datë 01 Prill 2005 - 19:22:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
e gjithe kjo "urrejtje" e dy kombeve eshte rezultat i kesaj propagande qe behet jo vetem ne shtypin grek por edhe ne ate shqiptare. per mendimin tim keto emocione ksenofobiste nuk kane rrenje ne historine e dy vendeve, as ne te shume perfolurin ligj lufte qe akoma nuk eshte hequr ne greqi por ne luften mediatike te dy vendeve ku nje rol jo te paket ze dhe media jone. per sa i perket fishkellimave te himnit shqiptare cdo shqiptare e di se si u fishkellye ai grek shtatorin e vitit te kaluar. nuk jemi ne engjejt dhe ata DJALLI. Kemi dhe ne gabimet tona qe jane shume shume

Ate qe te mbjellesh do te korresh



Pershendetje Ksenia.

Ajo qe ke shkruar eshte nje kendveshtrim nder te shumtet kendveshtrime qe mund te kete seicili mbi ate ngjarje.
Me vjen keq, por kenveshtrimi yt eshte tejet i gabuar.

Te paraqiturit me realizem perpara lexuesve te vet te asaj ngjarje injoble te tifozeve grek, ti guxon dhe e quan propagande e shtypit shqiptar?!!!!!!

Te ricitoj: "keto emocione ksenofobie nuk kane rrenje ne historine e dy vendeve"
Nuk e di ku e ke mesuar historine, por me fal , pa dyshim se duhet ta keshe mesuar ne ndonje planet tjeter.

Na akuzon median tone "per ligjin e luftes"!!!!
A e din ti se njeri nga kushtet e Shqiperise per anetaresim ne BE eshte heqja e nje ligji te cilin Shqiperia nuk e ka ekzekutuar qe thuajse qenga vdekja e diktatorit, atij te vdekjes??!!!
Jo sepse Greqia me ligjin e saj te luftes do te na "rrezikoje " neve, por fakti qe ai ligj EKZISTON eshte FAQA E ZEZE e fytyres se "bardhe" te Greqise.

Dhe ne fund , vertet ndoshta edhe tifozat shqiptare kane fishkellyer himnin grek, POR ne Shqiptaret Zonjushe Ksenia nuk vrame as pergjakem njeri.
Policia shiptare Zonjushe Ksenia krey me dinjitet detyren e saj...
Ok?


Postuar nga kontinenti datë 01 Prill 2005 - 20:35:

Ksenia...jepi pak mend ketyre njerzve se kane nevoje.
Shi...shi dreqi...i ka krahet e forta mmmmmmm.
Ksenia, ma hoqen mesazhin qe shkrujta per ty. Ata te komitetit i ke bere per vete mi dreq...e forte qenke. E mi Ksenia dhe ti, c'merresh me popullin e thjeshte se nuk kupton.


Postuar nga BaNaL datë 02 Prill 2005 - 00:55:

Per mendimin tim, une i shpall lufte atyre. Me te vertet ne kemi gabimet tona, por pse erdhe ato gabim, kush ishin shkaqet. Ne e kemi hequr ligjin e luftes ndersa ato e mbajne akoma e te tjera e te tjera.

Por dijeni se nuk ka per te perfunduar me kaq, do ja degjoni zerin me vone.


Postuar nga kontinenti datë 02 Prill 2005 - 01:00:

Citim:
Po citoj ato që tha BaNaL
Per mendimin tim, une i shpall lufte atyre. Me te vertet ne kemi gabimet tona, por pse erdhe ato gabim, kush ishin shkaqet. Ne e kemi hequr ligjin e luftes ndersa ato e mbajne akoma e te tjera e te tjera.

Por dijeni se nuk ka per te perfunduar me kaq, do ja degjoni zerin me vone.


Banalo....hiqe amon ate emer lal se nuk je fare banal ti.
lal, kur do t'ia degjojm zerin....se plasa...


Postuar nga Perendia datë 04 Prill 2005 - 23:47:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
per mendimin tim keto emocione ksenofobiste nuk kane rrenje ne historine e dy vendeve

Tek cila histori i kërkon ato rrënjë që s'po i gjen?


Postuar nga kontinenti datë 05 Prill 2005 - 01:00:

O Pere, Ksenia e pati pergjigjen por e fshiu moderatori hahahahaha.
Eh....keta njohesit e historise !?


Postuar nga ksenia datë 05 Prill 2005 - 18:03:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
O Pere, Ksenia e pati pergjigjen por e fshiu moderatori hahahahaha.
Eh....keta njohesit e historise !?



Me vjen per te qeshur kur lexoj mesazhe keqedashese ne adrese time sidomos nga "superpatriote" me banim ne kontinentin tjeter qe pretendojne se bejne demokraci


Postuar nga oliinter datë 05 Prill 2005 - 19:10:

prsh

Eshte e veshtire qe te kete nje bashkejetese te mire midis grekeve dhe shqiptareve pas atyre qe ndodhen ne Stadiumet greke te futbollit.
Por eshte dhe dicka tjeter qe ne nuk duhet ta leme ne harrese: Nxitja dhe urrejtja etnike nuk i sherben asnjerit prej ketyre popujve. Lufta nuk ka zgjidhur asnjehere konflikte por perkundrazi i ka acaruar me teper. Prandaj eshte mire qe te punohet per te realizuar nje bashkejetese sa me normale dhe dinjitoze. Mos harroni se jetojne gati 500 mije shqiptare ne Greqi dhe kthimi i tyre ne atdhe do te sillte destabilitet e Shqiperi. Jetojme ne shekullin e 21 dhe keto gjera duhet ti kishim lene mbrapa me kohe. Ka shume sfida te tjera ne kete shekull te ri dhe jo te kthehemi mbrapa ne histori....


Une ju bej thirrje te gjithe forumisteve qe ta shohin pak me thelle kete ceshtje dhe jo te kapen pas ndjenjes se atdhetarizmit....


Prsh dhe urime autorit per kete teme.


Postuar nga kontinenti datë 05 Prill 2005 - 20:05:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia


Me vjen per te qeshur kur lexoj mesazhe keqedashese ne adrese time sidomos nga "superpatriote" me banim ne kontinentin tjeter qe pretendojne se bejne demokraci


Hahahahaha....po mire e di ti Ksenia se duke kritikuar ate keqdashesine (sipas teje) tregon se je me teper se keqdashese ti vete. Ktu nuk ishta fjala fare per patriotizem.Une i thashe Peres vetem kaq, qe Ksenia e pati pergjigjen. Kurse ti e tregon dashakeqesine dhe pa as nje shkak perdor ironine dhe mbi te gjitha vendos thonjezat .Ti ishe ajo Ksena qe perdore fjalen
- prapanice -...apo do ta mohosh ?
Asnje mesazh keqdashes nuk ka qene ne adresen tende,por,je ti vete ajo qe shkruan me dashakeqesi dhe, nuk te vjen mire qe te tjeret vetem te pergjigjen...kaq.
Askush nuk te ofendoi ty.
Njerzit do te te pergjigjen ty dhe kjo vlen qe ti te mesosh se cfar eshte rrespekti dhe jo te perdoresh pa shkak dhe me nje here fjalen ...prapanice !


Postuar nga kontinenti datë 05 Prill 2005 - 20:17:

Ca pika shiu rane ne qelq dhe un per ty Ksenia pata mall...jetojme te dy ne nje planet dhe shihemi rralle...oh...sa rralle !


Postuar nga ksenia datë 07 Prill 2005 - 11:36:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Ca pika shiu rane ne qelq dhe un per ty Ksenia pata mall...jetojme te dy ne nje planet dhe shihemi rralle...oh...sa rralle !


dukesh me i bukur me vargje ne buze....


Postuar nga kontinenti datë 08 Prill 2005 - 12:05:

Hahahahahaha....
Per ty Kseniaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.
Ca kova uje rane mbi xham dhe une per ty ndjeva mall
jetojme te dy ne nje katund dhe kemi te njejtin hall.


 
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.