Forumi Horizont
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Perendise i duhej te vinte si njeri nese do te bente uren midis njeriut dhe Perendise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12489)


Postuar nga fitimtar datë 20 Tetor 2006 - 14:08:

Perendise i duhej te vinte si njeri nese do te bente uren midis njeriut dhe Perendise

Ishte Krishti njeri? Po 100%! Ai hengri, piu , u lodh, qeshi , qau, u merzit, vdiq...ketop jane cilesi njerezore. A eshte Krishti Perendi! Po 100%!! Sepse ai fali mekatet, u adhurua nga njeriu (nje thjesht profet nuk do elejonte kete gje!), ndaloi stuhite, eci mbi uje, u rringjall nga vdekja!
Fjala e Zotit-Bibla, flet per Jezusin si ndermjetes midis njeriut dhe Zotit. Asnje nuk ishte i persosur per te paguar per mekatet e njerezve, prandaj i duhej vete Perendise qe ne nje menyre te jetonte si njeri,pa mekat...te vdistene kryq si flijim per mekatet e njerezve (meqe ra fjala...kurbanet e desheve dhe cjepeve...qe kane qene bere dhe behen sot nuk e heqin doty mekatin nga zemra e njeriut!), dhe te rringjallej per t'i dhene pergjigje problemit te vdekjes qe erdhi si rezultat i rebelimit te njeriut ndaj Perendise.
Pra, Nuk ekzistonte asnje menyre me perfekte sesa ardhja e Perendise si njeri per te kryer kete mision per nevojen e njeriut. Pra, A ishte Krishti njeri? Absolutisht. Ai vdiq si njeri! A eshte Krishti Perendi? Absolutisht! Ai triumfoi mbi vdekjen.
Krishti u be Ura jone per tek Ati. Prandaj Ai thote: "Une jam Udha...per tek Ati!"
Ky eshte Lajmi i Mire i Perendise per ne. NEse besojme qe Krishti u be flijimi i plote per mekatet tona dhe besojme se Ai eshte rringjallur, kemi jete te perjetshme, jo vetem pas vdekjes, por edhe tani ne mund te perjetojme shijen qiellore, si gezimi, paqja, dashuria, si edhe marredhenien me Perendine e Qiellit dhe te Tokes. Une e perjetoj gezimin e Tij dhe paqen e Tij cdo dite.

Mirepres cdo koment apo pyetje tuajen!
Me respekt
fitimtar
__________________


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 31 Dhjetor 2006 - 20:18:

Smile

Bashkohem 100% me mendimin e fitimtar. Vete Krishti e ka thene "Une jam Udha, e Verteta, Jeta...askush nuk do te shkoje tek Ati pervec se nepermjet Meje". Ai me gojen e tij e ka thene pa lene pike dyshimi se Kush eshte dhe per cfare kishte ardhur ne toke. Pervec kesaj fakte te tjera te shumta qe mund te konsultohen fare lehte duke shfletuar Testamentin e Ri, dhe profeci qe gjenden tek Tenstamenti i Vjeter e identifikojne Krishtin si Shpetimtari, ose Mesia. Vete emri Jeshua domethene "Zoti shpeton".


Postuar nga andaluzi91 datë 02 Janar 2007 - 00:55:

Perendise i duhej te vinte si njeri nese do te bente uren
.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-..-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-..-.-.-..-.-.
O lal, po çfar ngatrrimesh ke ber ore ketu. Po pse ore flisni kur nuk i njihni doktrinat krishtere. Po keshtu krishterizmi ka humbur nga e verteta duke shkuar tatepjete ngase per te filluan te flasin njerezit pa dije. Jezusi ka qene i Derguari i Zotit dhe jo vet Zoti. Besimi i paster moneteist i Jezusit tek krishteret nuk ekziston. Muslimanet jane ata qe e kane besimin e çilter te Jezusit (te vertete), i cili kur i lutej Perendise, Ai i pergjigjej: ‘I cili (Jezusi), në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia’. [Perëndia sipas Hebrenjëve 5:7], e si thoni ju, Perendia frikesohej nga vetvetja????????? Zoti eshte NJe, Apsolut dhe i Gjithedijshem, pa shoq, e kete besim e ke vetem ne Islam.

Perendia eshte i Gjithedijshem, dhe i Drejte, sigurisht ai nuk do ti bente padrejtesi dikujt qe te vuaj, e, i gjithe njerezimi te jete i falur prej tij.

Prej atributeve te Zotit, jane Meshirues dhe Gjithemeshirshem, e pra, Zoti i meshiron roberit e tij ashtu si ka deshir Ai, mirepo jo ne kete menyre qe po thoni ju, nese deshironi fakte, urdheroni i kemi mbi nje milion.

Gjithe te mirat,
Andi


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 02 Janar 2007 - 07:06:

Me duket ke humbur rrugen plako. Nuk eshte ketu as xhami e as teqe qe te fillosh me predikimet e tua antikristiane. Ne besojme ne Jezus dhe ndjehemi te fyer qe i heq Zotit tone atributet e veta hyjnore. Se cfare thote Kurani apo Muhamedi per Jezusin eshte e rendesishme deri ne njefare pike, me e rendesishmja eshte ajo qe thote vete Jezusi per veten e Tij. mundohu te jesh pak me objektiv dhe tolerant per nje fe qe eshte mbi 600 vjet me e vjeter se feja jote.


Postuar nga andaluzi91 datë 04 Janar 2007 - 18:14:

Citim:
Po citoj ato që tha SEND_ME_AN_ANGEL
me e rendesishmja eshte ajo qe thote vete Jezusi per veten e Tij.

Ne rregull. Atehere i nderuar, na sjell citate ku vet Jezusi thote: Une jam Zoti.

Gjithe te mirat,
Andi


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 04 Janar 2007 - 18:19:

ne te gjithe ungjijte do gjesh te shkruar "Une jam Rruga, e Verteta Jeta. Askush nuk mund te shkoje tek ati pervec se nepermjet meje" dhe ne Gjoni 10:30 do gjesh te shkruar nje citat tjeter te Jezu Krishtit "Une e Ati jemi nje". Konsultoi keto vella dhe do shohesh qe kam te drejte. nqs do me shume fakte e dokumenta ungjillore mjafton te me thuash. kalofsh mire dhe Zoti te dhente paqe e lumturi


Postuar nga andaluzi91 datë 12 Janar 2007 - 23:45:

Citim:
Po citoj ato që tha andaluzi91

Ne rregull. Atehere i nderuar, na sjell citate ku vet Jezusi thote: Une jam Zoti.


Postuar nga rumial datë 13 Janar 2007 - 00:26:

Krishti Zot

Andi, me vjen mire qe kerkon te gjesh argumenta mbi Zotin dhe Jezu Krishtin sepse keshtu njohurite e tua zgjerohen. Une e kuptoj keshtu ne thelb pyetjen tende. Meqe Jezusi sa qe gjalle permbi dhe, nuk pranoi te thoshte se ishte Zot automatikisht i bie qe nuk eshte Zot. G A B I M. e ke komplet gabim:
Sa per dijeni ti(ju) duhet te kuptosh se as ne Testamentin e Vjeter e as ne Testamentin e Ri nuk na eshte premtuar ardhja e Zotit por Birit te tij qe nga Deuternomi(fill mbas Zanafilles)e deri tek pagezimi ne lumin Jordan prandaj e quaj te tepert te te shpjegoj gjera te tjera qe nuk mund ti kuptosh sepse i perkasin nje besimi tjeter qe eshte Kristian. Ti(ju) e mbani Jezusin per Profet (gje pozitive natyrisht) por per te krishteret eshte Baza e besimit te tyre kuptohet nga vete emri dhe nuk e shohin si profet por si Rruga e vertete dhe jeta. Si rruga qe i lidh me Zotin.

Jezusi tha:

Kush me njeh mua njeh Atin.


Postuar nga andaluzi91 datë 14 Janar 2007 - 03:53:

Citim:
Po citoj ato që tha andaluzi91
Ne rregull. Atehere i nderuar, na sjell citate ku vet Jezusi thote: Une jam Zoti.


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 14 Janar 2007 - 05:37:

Citim:
Po citoj ato që tha SEND_ME_AN_ANGEL
ne te gjithe ungjijte do gjesh te shkruar "Une jam Rruga, e Verteta Jeta. Askush nuk mund te shkoje tek ati pervec se nepermjet meje" dhe ne Gjoni 10:30 do gjesh te shkruar nje citat tjeter te Jezu Krishtit "Une e Ati jemi nje". Konsultoi keto vella dhe do shohesh qe kam te drejte. nqs do me shume fakte e dokumenta ungjillore mjafton te me thuash. kalofsh mire dhe Zoti te dhente paqe e lumturi



andaluzi ti me duket i do gjerat te ti thone nja 30 here qe ti kuptosh ja pergjigja pyetjes tende.


Postuar nga andaluzi91 datë 14 Janar 2007 - 22:56:

Atehere Jezusi paska rene ne kontradikta me fjalet e veta, diku thote: O Zot me ndihmo, e diku thonka: Une jam Rruga.

Nuk po pyes per harte por per besim,. Thoshte Jezusi dikund, Une jam Zoti?

ciao


Postuar nga walker datë 14 Janar 2007 - 23:02:

Talking

Mos ka thene gje Krishti bre me adhuroni mua njesoj si Zotin.Po ka thene keshtu,ku ndodhet kjo ne Bibel?


Postuar nga rumial datë 14 Janar 2007 - 23:25:

adhurimi

nuk mund te flasim si kristiane e te mendojme si muhamedane.
Jezusi ka thene:
Une jam rruga e vertete dhe jeta.
Kush me njeh mua ka njohur Atin
Nuk e di si kuptoni ju keto gjera por siç e kam shpjeguar dhe nje here varet nga menyra e gjykimit dhe Adhurimit


Postuar nga andaluzi91 datë 14 Janar 2007 - 23:47:

d.m.th. kontradikta (te qarta) ne vet fjalet e Jezusit.


Postuar nga rumial datë 15 Janar 2007 - 00:04:

andi

Jezusin e vrane edhe pse ai nuk deklaroi se ishte Zot, mendo te kishte deklaruar nje gje te tille 2000 vjet me pare.
degjo nje tjeter:
E pyeten? A je ti Mesia(Krishti)
Une jam....
E di ti se kush eshte Mesia?


Postuar nga rumial datë 15 Janar 2007 - 00:18:

Jezusi para Keshillit te Larte

UNGJILLI sipas Lukes22 .66-71.
E çuan Jezusin para Keshillit te Larte dhe i thane:
"Nese je ti Mesia,na thuaj"
Ai u pergjigj:
"Nese ju them s'do me besoni,nese ju pyes nuk me pergjigjeni, por pas sotit, Biri i njeriut do te rrije ne te djathten e Hyjit te gjithpushtetshem."
Atehere i thane te gjithe:
"Ti pra qenke Biri i Hyjit?!:"
Ai u pergjigj:
"JU THONI TE VERTETEN! UNE JAM"
Atehere ata thane:
"S'ka çna duhet deshmi tjeter? Ne vete e degjuam prej gojes se tij!"

kete e deshmojne edhe te tre Ungjijte e tjere
Mt26.59-66
Mk14.55-64
Gjn18.19-24


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 15 Janar 2007 - 04:13:

Do te doja te shtoja edhe qe Ungjijte e krishtere nuk jane tekste shkencore, por tekste shpirterore, pra duhen lexuar njekohesisht me mendje e me zemer. Nje jo i krishtere qe kerkon kontrakdita, duke i lexuar Ungjijte si te ishin romane apo gazeta, sipas mendjes se tij mund ti gjeje ne fletet e Ungjijve, por cdo i krishtere qe kerkon paqe e besim do ta gjeje kete gje patjeter. pra varet se cfare kerkon, ate do gjesh

Pra Jezusi thote ne Ungjill edhe "Une e Ati jemi Nje" edhe "O Zot ne duart e tua vendos shpirtin tim" por keto dy fraza nuk perbejne absolutisht kontrakdite per ne sepse Jezusi kishte natyre hyjnore e njerezore, dhe natyra e tij njerezose del qarte kur ndihet dhe ai si ne i frikesuar, para nates se kryqezimit, apo kur provon dhumbjet gjate gjithe Kalvarit qe cdo njeri do i provonte ne ato rrethana. Jezusi nuk erdhi ne toke si Superman prej celiku qe nuk mund te shkaterrohet, erdhi si njeri, dhe focren e vet hyjnore nuk e perdori per te shpetuar veten e tij sepse keshtu ishte vullneti i Zotit, dhe Jezusi ne fakt shkon te kryqezohet me pranimin e tij.


Postuar nga andaluzi91 datë 27 Janar 2007 - 03:12:

Kush po na tregon per Mesihun.,

A ka mundesi dikush prej jush, qe jeni "dijetar", te na perktheni fjalet Mesih, e cila eshte ne gjuhen hebreje dhe arabe?


Postuar nga BARIU datë 08 Mars 2007 - 15:00:

Mesia, Krishti..

Bibla thote se Krishti eshte Mesia dhe do  te thote i vajosuri i Perendise, dhe ekujvalenti i kesaj fjale ne Greqisht eshte Krishti.
Joh 4:25 Gruaja i tha: ``Unë e di se do të vijë Mesia, që e quajnë Krisht; kur të ketë ardhur, ai do të na kumtojë çdo gjë``.Joh 4:26 Jezusi i tha: ``Unë jam, ai që po të flet!``.Jo vetem Bibla por edhe Kur'ani thote se Krishti eshte Mesia.

Bariu.


Postuar nga tolstoy86 datë 09 Mars 2007 - 20:57:

Re: adhurimi

Citim:
Po citoj ato që tha rumial
nuk mund te flasim si kristiane e te mendojme si muhamedane.
Jezusi ka thene:
Une jam rruga e vertete dhe jeta.
Kush me njeh mua ka njohur Atin
Nuk e di si kuptoni ju keto gjera por siç e kam shpjeguar dhe nje here varet nga menyra e gjykimit dhe Adhurimit



Po mire, rruga e vertete ishte Jezusi, eshte madje akoma, edhe jete eshte se vetem ato qe kuptojne kuptimin e gjithesise dhe te botes vertet rrojne.

Shume profeter jane shprehur ne kete menyre, na falni, shume njerez te tjere se krishtin harrova qe nuk e besoni si njeri.
Clidhje ka kjo me te qenurit Zoti, Zoti nuk eshte jete, Zoti eshte krijues i jetes,i te vertetes e i gjithckaje tjeter

Vertet qe kush njeh ate njeh Zotin, pasi qellimi i dergimit te tij ishte qe te shpjegonte Zotin dhe Zotin mund ta kuptojme vetem me vecorite e tija, te cilet i mbartin me se mire te derguarit, te zgjedhurit e tij. (dhe me nje sasi qe shkon drejt zeros ne raport me ate te Zotit)
Modelet, pra sic ishte Jezusi.


Postuar nga tolstoy86 datë 09 Mars 2007 - 21:06:

Re: andi

Citim:
Po citoj ato që tha rumial
Jezusin e vrane edhe pse ai nuk deklaroi se ishte Zot, mendo te kishte deklaruar nje gje te tille 2000 vjet me pare.
degjo nje tjeter:
E pyeten? A je ti Mesia(Krishti)
Une jam....
E di ti se kush eshte Mesia?



Ma bej hallall rumo se po te vihem si shume, po koncepti juaj per Zotin eshte llahtarndjelles..
Mendo thote se cdo i kishin bere Krishtit te kishte deklaruar (nje gje te tille!) 2000 vite me pare se ai ishte Zoti. Leqe megjithese nuk e deklaroi e vrane thote.. ketij budallelleku nuk ka njeri qe ti ktheje pergjigje

Ai lart e fillon temen me fjalet: Perendise i duhej..etj etj, po per cfare paska Zoti nevoje ore?? Po cnevoje mund te kete ai qe ka krijuar gjithcka, perfshi ndjenjen e nevojes??

Krishtit Mesih i themi edhe ne, po clidhje ka me te qenurit Zot, se nuk e kuptova, ndoshta i turbullosur nga vorbulla e urtesise dhe e mprehtesise te mendimeve tuaja plot drite


Postuar nga Boksieri datë 10 Mars 2007 - 17:27:

muhamedin se njef njeri fare ,njeri pa ftyre ajo eshte e keqja juaj nuk shifni shptepine tuaj pa cati po doni te hyni ne shtepine e tjetrit per te bere rremuje dhe kur vjen darka te tjeret kan cati ju flini ner shi


Postuar nga Boksieri datë 10 Mars 2007 - 17:30:

Re: Re: andi

Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86


Ma bej hallall rumo se po te vihem si shume, po koncepti juaj per Zotin eshte llahtarndjelles..
Mendo thote se cdo i kishin bere Krishtit te kishte deklaruar (nje gje te tille!) 2000 vite me pare se ai ishte Zoti. Leqe megjithese nuk e deklaroi e vrane thote.. ketij budallelleku nuk ka njeri qe ti ktheje pergjigje

Ai lart e fillon temen me fjalet: Perendise i duhej..etj etj, po per cfare paska Zoti nevoje ore?? Po cnevoje mund te kete ai qe ka krijuar gjithcka, perfshi ndjenjen e nevojes??

Krishtit Mesih i themi edhe ne, po clidhje ka me te qenurit Zot, se nuk e kuptova, ndoshta i turbullosur nga vorbulla e urtesise dhe e mprehtesise te mendimeve tuaja plot drite





Sa bukur e ,uee tamam si koci ke folur ktu!


Postuar nga tolstoy86 datë 10 Mars 2007 - 21:15:

Per vete, pergjigjen e pyetjes ne lidhje me pamjen e profetit te fundit, po e le kur ta beje ndonjeri qe nuk eshte komplet k..e (boksier, nqs ste vine ne mendje 2 shkronjat qe plotesojne pikat, kujto ate mikun tend, koçin)


Postuar nga lezhjani-82 datë 30 Shtator 2010 - 23:06:

Me pelqen titulli i kesaj teme...


 
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.