Forumi Horizont | Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Sofra e beqarë(e)ve! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14738)
Sofra e beqarë(e)ve!
Beqarë e beqare te ketij forumi mblidhuni ketu e te kuvendojme bashke per çdo gje "alla beqarshe" , per rregullin, per menyren e jesteses per menyren e "gjuetise" e per te tjera gjera qe mund t'ju kalojne ne koke...
Mos ngurroni te merrni pjese te tere dhe ne te njetin kohe edhe te votoni te sondazhi
Votova te fundit.
Jo-singlet s'pranohen he?Sa diskriminues qe je o ZENo !
Amor po e ka fjalen per beqaret dmth jo te martuarit besoj prandaj perderisa ti je e pamartuar bujrum
une se them per cfare votova por martesa si shume e komplikuar me duket nuk di si mendoni juve ? ...
Ps .. Erzeni si te ka shkuar mendja per kete temen kushedi nga ndonje muhabet i fundit duhet hap llafi ne staf se ka ca aty qe duhet te marrin pjese patjeter
Po ne qe jemi si gjysem single si i behet :p
Votojm dot?
Beqaria eshte e bukur sa nuk je beqar.
Kur je beqar kerkon te gjesh dike tjeter dhe ta lesh beqarin mbrapa.
Keshtu qe ne njerzve sna gjinet karari.
Gjithsesi mua pas ndonje lidhje me pelqen beqaria sepse me duket sikur rifitoj liri.
Pasi fitojm lirin na merr malli per burgun dhe fillon gjithcka nga fillimi :p
Nejse...
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
une se them per cfare votova por martesa si shume e komplikuar me duket nuk di si mendoni juve ? ...
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Te jesh i martuar do thote te jesh 30+( ne moshe fizike apo mendore), te marresh ate pamjen e te martuarit, te mos flasesh me ne veten e pare njejes por shumes, te mos i blesh me goces lule ngaqe "you already married the girl" dhe te kuptosh qe ajo eshte grosha qe do hash per ditet qe te kane ngelur. Por natyrisht, kur takon te duhurin, te shijon vetem ajo lloje groshe. :p
You're not supposed to laugh with my marriage-concepts
Citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Po citoj ato që tha amor alucius
........dhe te kuptosh qe ajo eshte grosha qe do hash per ditet qe te kane ngelur.
Po si mos te qeshja !
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Jo-singlet s'pranohen he?Sa diskriminues qe je o ZENo !![]()
- është lumturia vetë se ....
... je totalisht i lirë , nuk ke përgjegjsira ( mendon vetëm për vete ) , nuk ke orare ( i len takimet si don dhe kur don ti ) , nuk të kërkon njeri llogari ( edhe po të kërkoi e mbyll shpejt me nji : ke të drejtë zemra ) ....... e plot të mira të tjera ...
- është peripecia vetë ...
.... kur ke bo llafe me zjarrmin dhe të duhet me la , me gatu , me pastru dhe hekuros vetë . Por edhe kjo e ka zgjidhjen ( futet në lojë zjarrmi rezervë ) . " Mbaj gjithmonë 2 dashnore " thoshte gjyshi im se nuk i dihet :p
... sa për martesën ... dikushi e ka përshkru si një ndërtesë , ku ata që ndodhen brënda saj - mezi presin të gjejn noj shteg për me dalë , kurse ata që janë jashtë - dun me u fut brënda .
Unë për vete sa herë më del përpara ai pallat , ndërroj rrugë ...
Beqaria? paaftesi.
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Votova te fundit.
Beqaria eshte lumturia vete.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Te jesh i martuar do thote te jesh 30+( ne moshe fizike apo mendore), te marresh ate pamjen e te martuarit, te mos flasesh me ne veten e pare njejes por shumes, te mos i blesh me goces lule ngaqe "you already married the girl" dhe te kuptosh qe ajo eshte grosha qe do hash per ditet qe te kane ngelur. Vjen nje pike qe te mbulojne femijet e hallet, fiton siguri ne ate lidhje sepse ai/ajo s'ka nga te ia mbaje, jeni te martuar, " e ke zene mat"...asnjera pale s'ben me mundime te mbahet per palen tjeter. Po te tradhetoi mos u shqeteso, ai/ajo tjetri/tjetra do jete perhere" ajo e perdala qe shkon me nje mashkull te martuar"![]()
Por natyrisht, kur takon te duhurin, gjithe keto gjera te shijojne si asgje tjeter. :p
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Por natyrisht, kur takon te duhurin, gjithe keto gjera te shijojne si asgje tjeter. :p
Asnje Pike e sontazhit s'ka kuptim!!!
....dhe une jetoj vetem, por nuk do te thote se eshte Lumturi, gjithashtu nuk do te thote se eshte Peripeci ...!
Perse te jete Lumturi ?!
...kur nuk ke prane nje njeri te dashur te nderrosh nje fjale?!
...kur nuk ke prane nje njeri te dashur te shijosh puthjet e Sinqerta gjithe dashuri?!
...kur nuk ke prane nje njeri te dashur te te thote Miremengjes dhe Naten e Mire?!
...kur nuk ke prane nje njeri te dashur te te veshtroje me dashuri?!
...kur ke prane vetem VETMINE ?!
etj. etj. etj. ?!
Persete jete Peripeci ?!
...Njeriu nuk duhet ta shohi si Peripeci nje "lidje" por si domosdoshmeri te jetes!
...N.q.se hyjme ne nje lidhje me mendimin se eshte Peripeci, ajo lidhje KA PERFUNDUAR PA U NISUR akoma!
...Eshte e qarte se nje "lidhje" ka mbrenda si Bukurite por dhe Problemet e saj...por, Arti eshte, se si Mashkulli a Femra di te mbaje Balancen qe kjo "lidhje" te jetoje!
Thelbi: Si Femrat s'bejne dot pa Mashkullin dhe Meshkujt s'bejne dot pa Femrat!
...Asnjera pale nuk duhet te hyje ne nje "lidhje" me mendimin e Sundimit por te Respektit karshi njeri-tjetrit!
Dashuria ka luhatje, ne momente a situata te ndryshme, ne nje "lidhje" por Respekti eshte Hallka qe i mban ATO te "lidhur"! Dhe n.q.se s'ka e nuk Respektohet Partneri, kjo Hallke shkeputet!
...Cdo njeri duhet vleresuar me te mirat dhe te "metat" qe ka, sepse NE te gjithe ( pe perjashtim) kemi te mete dhe NUK DUHET TE SHOHIM VETEM ATO QE KA TJETRI...!
Tschüß
beqaria,,,, ska me te mire,,, kur te mos kem me para do marr nje nuse te me bej darken,,, se dashnoren nuk e le lol....
... sa për martesën ... dikushi e ka përshkru si një ndërtesë , ku ata që ndodhen brënda saj - mezi presin të gjejn noj shteg për me dalë , kurse ata që janë jashtë - dun me u fut brënda .
Unë për vete sa herë më del përpara ai pallat , ndërroj rrugë ...
[/B][/QUOTE]
...ahhhhhhhaa, deri kur do nderrosh rruge mo Glaukus, prit kur te te bllokojne dhe rrugicat, pastaj vec ne fluturofsh!
..s'desha me e citu te gjithen, po ajo e gjyshit paska qene e forte( kuptohet gjyshi glaukus), sa mo sa , dy dashnore paska thene gjyshi ne ate kohen e vet, tani duhet te jete rrit numri i dashnoreve.
Tema eshte shume e lezecme Erzen,
Beqaria eshte pak nga te gjitha, pak peripeci, pak lumturi = liri.
Megjithate ne fund te fundit vjen nje moment qe beqarine duhet ta percjellim me te mire, edhe nese si pelqen, se duhet me i hap deren marteses, nje domosdoshmeri ne nje fare moshe, per ti dhene jetes kuptimin e vertete. Te pakten ky eshte mendimi im per martesen.
tung!
Eh, more erzeno, edhe ti si shoku yt me duket, "lendinave".
Po ne te martuarit nuk duhet te shkruajme fare, smund te japim mendimin tone nga eksperienca.?.:p
Une po e jap gjithsesi!
Shkurt muhabeti, beqaret duan te ngushellojne veten duke i vene barazimin lumturise, por nuk eshte vetem nje justifikim per te cilin jane te ndergjegjshem..;
Fundi i fundit, nga njera ane mire e beni, mbaheni veten me gajret se eshte bukur, liri nga pergjegjesite etj, edhe pse eshte krejt e kunderta.Njeriu eshte qenie biologjike, aq sa dhe morale.Nuk po e zgjas mendimin se do me kthehet ne leksion, por une votova per te dyten?Pse?
Sepse me duket vertet peripeci te jesh beqar, peripeci per te gjetur nje te dashur qe nuk te rrjep xhepin dhe e kunderta.., peripeci te harxhosh karta e celularit , peripeci te lesh oraret e takimit, ku dhe kur se ndoshta edhe s'perputhen..:p, etj etj etj.
Beqaria ka te mirat e veta deri diku dhe deri ne nje moshe, se pergjithmone .............te merr lumi- ka thene Çakshiri te "Shi ne plazh"..
Keshtu qe ju beqaret lereni se shpejti kete sofer vetmie , pjelle imoraliteti, do ta quaja une, dhe hurry up..
eeee paska nje sofer per ne te vonuarit. po sa rehat jemi sa rehat jemi
Kot na e qajne hallin nejse gjyshja ime thosh gjithnje flutur pa krahe nuk ka.
...Me shenoni dhe mua!
Une jam...!!!
Elbasanas
i kalova 30 prap beqar, po ne ket kultuern tone duket gja e madhe, e tmerrshme, nuk mund te flas ma as me fmiljen se mi sakatun veshet, martoju martoju martoju, come on!!!!! po te takoj njeriun qe me pershtatet mu do te martohem, per gja tjeter nuk kam frike ta kaloj gjithe jeten beqar. po me kujtohet kur isha femije, ishte nje djale i pa martuar 31 vjech, pashko e kishte emrin, kur besha naj gabim ose u tregosha kokfort me prinderit, ata me thoshin ke per tu ba si pashkoja ti, beqar tane jeten. but when i look back, i know now that pashko was the coolest guy in our neighberhood.
Re: Sofra e beqarë(e)ve!
Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Beqarë e beqare te ketij forumi mblidhuni ketu e te kuvendojme bashke per çdo gje "alla beqarshe" , per rregullin, per menyren e jesteses per menyren e "gjuetise" e per te tjera gjera qe mund t'ju kalojne ne koke...
Shi shi si nuk e paskam pare kete teme une....Dhe ne beqaret kemi shume per te diskutuar.....
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.