Forumi Horizont
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Cfare ndryshimi ka nga Katolik dhe Protestant (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16959)


Postuar nga agata datë 12 Prill 2009 - 17:40:

Cfare ndryshimi ka nga Katolik dhe Protestant

Pershendetje te dashur besimtare Katolik.
te me falni per injorancen por do te deshiroja te dija nga ju kush eshte ndryshimi midis besimit te Protestanteve dhe Katolikeve.
Di qe Protestantet nuk besojne tek Maria por nuk e kam te qarte si dhe pse?
Pres me kurjozitet pergjigjet tuaja.


Postuar nga SmoKer datë 12 Prill 2009 - 22:43:

Shume interesante , edhe un se kam kuptuar se pse jane ndryshe!


Postuar nga Piktor datë 12 Prill 2009 - 23:20:

Mesa di une kane ndryshime thelbesore dhe çeshtja e marise eshte njera.
Protestantet nga vete emri jane nje sekt qe u shkeputen nga kisha katolike romane per shume motive duke shprehur protesten.

Per me shume do te shkruaj nje here tjeter.


Postuar nga kurt datë 13 Prill 2009 - 03:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Mesa di une kane ndryshime thelbesore dhe çeshtja e marise eshte njera.
Protestantet nga vete emri jane nje sekt qe u shkeputen nga kisha katolike romane per shume motive duke shprehur protesten.

Per me shume do te shkruaj nje here tjeter.

yep... kshtu e di edhe une, u shkeputen nga kisha rromes, kjo levizje ka filluar me gjermanin e njohur martin luther kur protestoj kishen se kisha e qunte papen si pjese/autoritet i zotit kurse luther kembnguli se vetem bibla/scripture eshte fjala e zotit...te tjeret jane asgje tjeter vetem sherbyes dhe ne duhet ti lutemi vetem zotit e jo papes dhe askujt tjeter...etj etj  nejse dicka kshtu nemos gabohem...

prandaj ka lutherenian kishe, baptist church, prespeterian church etj...
nejse pak a shume kaq di...


Postuar nga agata datë 15 Prill 2009 - 00:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Mesa di une kane ndryshime thelbesore dhe çeshtja e marise eshte njera.
Protestantet nga vete emri jane nje sekt qe u shkeputen nga kisha katolike romane per shume motive duke shprehur protesten.

Per me shume do te shkruaj nje here tjeter.



Piktor, mendoni ju se eshte me teper sekt, apo eshte vertet keshtu?!!!


Postuar nga oliinter datë 15 Prill 2009 - 10:51:

me duket se njera ane i falet direkt zotit dhe krahu tjeter i falet priftit.

ke eshte ndryshime mendoj une.

por pse duhet ti falemi priftit kur fare mire i falemi direkt krijuesit pa ndermjetes se ky i fundit mund te haj ndonje fjale rruges hahahahahha


Postuar nga Piktor datë 18 Prill 2009 - 01:30:

Citim:
Po citoj ato që tha agata


Piktor, mendoni ju se eshte me teper sekt, apo eshte vertet keshtu?!!!


Varte se çfare nenkupton me fjalen Sekt. Une mendoj keshtu.
Dihet se besimi i Krishtere ka shume dege apo sekte. Ne fillim aty rreth shek. te IV u nda ne dy dege qe ishte ai ortodoks dhe ai katolik. Me pas kane lindur te tjerat perfshi edhe ate Protestant.
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
me duket se njera ane i falet direkt zotit dhe krahu tjeter i falet priftit.

ke eshte ndryshime mendoj une.

por pse duhet ti falemi priftit kur fare mire i falemi direkt krijuesit pa ndermjetes se ky i fundit mund te haj ndonje fjale rruges hahahahahha

Oli mendoj se duhet te qartesojme ose vendosim rregullat. Prifti nuk eshte as Zoti as njeri i tij, por nje njeri qe i ka dedikuar jeten fese dhe ka bere shkolle dhe ofrohet per ti sherbyer njerezve ose nje komuniteti te caktuar. Ne kete komunitet ai eshte si mesuesi ne shkolle ose si Mister tek nje skuader etj etj. Pastaj dihet se ka mesues te mire dhe mesues te keqinj.
Persa i perket faljes ose lutjes mendoj se eshte gje e bukur ti lutesh Zotit mes shoqerise ti kendosh kenge etj, gjithashtu ke dhe mundesine ti lutesh Zotit ne vetmi ashtu sikurse i mesoi dhe Jezusi dishepujt e tij. Per ata qe jetojne ne komunitet i njohin vleren priftit dhe kembanave kur bien , kur lajmerojne me gezim lindjen e nje femije, apo vdekjen e nje njeriu kjo per asrye historike qe ne kohet e lashta kur mjetet e komunikimit ishin te pakta.
Meqe mu dha rasti te flas per mjete e komunikimit. Malet tona dikur ushetinin sipas rastit qe kishin te benin njerzit duke kaluar fjalen (llafin nga njeri skaj i malit ne tjetrin e duke pershkruar male e male.


Postuar nga bruni22 datë 18 Prill 2009 - 01:53:

c'far ndryshimi ka nje i PD-s me nje te PS-s ???

pa ofebduar asje nga te gjith ju doja t'ju pyesja edhe pse e di qe do me jepni te ter nje pergj...
sa zota egzistojn??


Postuar nga Piktor datë 18 Prill 2009 - 16:48:

Ndryshmi mes nje te Pd dhe nje te Ps?
Kush kryetari, gazeta, antaret apo simpatizantet?


Zoti eshte nje. (vete nuk e mohoj egzistencen e Zotit).
Problemi qendron tek njerzit dhe paragjykimet e tyre. Te gjithe besojne ne nje Zot te Krishtere e Myslymane por ndahen tek menyrat e lutjes , sjelljes predikimit etj.


Postuar nga i_krishteri datë 14 Dhjetor 2010 - 14:22:

Ndryshimi

Ndryshimi i fese kalokime me ate protestante. Ajo filloj qe nga Martin Luteri bashke me Kalvinin dhe te tjere bashke qe tek induxhenca (falja e mekateve me pagese) dmth se faljen e kemi falas dhe direkt nga Zoti dhe jo nepermjet njerezce, Bibla duhet te lexohet nga te gjithe dhe jo vetem nga kishtaret(prifterinjte, murgjit, etj).

Ajo çfare kam pare une keto kohet e fundit lidhur me ndryshimin e ketyre dy kishave, eshte se kisha katolike ka shtuar akoma me teper dogma se ne 1500/1600. nje prej ketyre eshte dhe ngjitja e Maries me trup dhe fryme ne qiell dhe qe eshte pa njolle mekati.
po bej permbledhje te shkurter,

Kisha protestante nuk pranon:
- Papa dhe autoriteti i tij, nuk jane te njohur ne Bibel..
- Ndermjetesit per te vajtur tek Zoti (dmth lutjet tek te shenjtet apo tek Maria), sepse vetem nje eshte ndermjetesi midis njerezve dhe Perendise, Krishti Jezus.
- Rrefimi i mekatit tek prifti dhe falja nepermjetj prifitit, Jezusi vdiq per mekatet tona qe ne fal dhe te na pastroj nga çdo paudhesi, vetem tek Ai mund te gjejme faljen.
- Maria (qe nuk beri femije te tjere, qe eshte pa mekate 8 dhjetori, qe eshte ne qiell me trupe dhe me fryme, sipas kishes katolike), çdo atribut qe i eshte dhene pa baze Biblike nuk eshte prej Zotit. Ne fakt pas figures se Maries fshihet "Perendesha e Qiellit" qe eshte nje perendi babilonez i kohes kur Izraeli u internua ne Babiloni dhe ku e shikojme te shfaqur ne çdo tradite, fe, shtet me figura te ndryshme.
- Buka dhe Vera qe jane trupi real i Krishtit ne ato momente dhe nuk jane vetem dy simbole. Jezusi kur tha "Ky eshte trupi im.., ky eshte gjaku im..", tregon qarte se ishte forme figurative sepse realisht Krishti ishte akoma gjalle kur ata filluan te hanin nga keto simbole.


Ka dhe shume gjera te tjera por me e rendesishmja nder ketyre eshte se nepermjet Kishes Katolike ti mund te shpetohesh vetem nepermjet veprave dhe se çdo kush eshte Biri i Perendise. Bibla thote se nqs nuk rilind shpirterisht nuk mund te shpetohesh dhe se bij te Perendise jane vetem ata qe besojne ne Jezus Krishtin si Zoti dhe shpetimtarin e tyre.

---------------------

Me respekt i_krishter
Zoti ju bekofte


Postuar nga Niqua datë 14 Dhjetor 2010 - 23:26:

krisher prift je ti??????


Postuar nga Klodel datë 14 Dhjetor 2010 - 23:46:

dreqe ke ndermend ta tundosh?


Postuar nga Niqua datë 14 Dhjetor 2010 - 23:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
dreqe ke ndermend ta tundosh?





hhahaha kloder vdeksha para ca viteve prifti tek katundi im ra ne dashnie, vente ma bekonte shtepin cdo jave... jo vetem shtepin, dilte edhe nga kopshtet..ka qe jan qefli..


Postuar nga Klodel datë 15 Dhjetor 2010 - 00:00:

epo mire te paska bekuar te pakten


Postuar nga Niqua datë 15 Dhjetor 2010 - 00:02:

po po, mu rriten domatet para kohe.. loool


Postuar nga shelgu datë 15 Dhjetor 2010 - 06:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Niqua
po po, mu rriten domatet para kohe.. loool


Mos se ben mekat.


Postuar nga Niqua datë 15 Dhjetor 2010 - 14:09:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Mos se ben mekat.




ma hangsh mekatin


Postuar nga i_krishteri datë 15 Dhjetor 2010 - 18:28:

nuk jam prift por thjesht nga myslyman qe kam qene duke lexuar Biblen njoha te verteten.

ehe vajti muhabeti per m.. qeni nga ato qe po thoni.., po e le fare si muhabet se nuk ja vlen.

hajd shendet


Postuar nga Klodel datë 15 Dhjetor 2010 - 20:09:

Citim:
Po citoj ato që tha i_krishteri
nuk jam prift por thjesht nga myslyman qe kam qene duke lexuar Biblen njoha te verteten.

ehe vajti muhabeti per m.. qeni nga ato qe po thoni.., po e le fare si muhabet se nuk ja vlen.

hajd shendet



shnet e pare


Postuar nga Niqua datë 15 Dhjetor 2010 - 21:31:

Citim:
Po citoj ato që tha i_krishteri
nuk jam prift por thjesht nga myslyman qe kam qene duke lexuar Biblen njoha te verteten.

ehe vajti muhabeti per m.. qeni nga ato qe po thoni.., po e le fare si muhabet se nuk ja vlen.

hajd shendet




edhe une krishtere jam...


Postuar nga LIS datë 16 Shkurt 2011 - 15:46:

Ndryshimi ne mes Katoliçizmit dhe Protestantizmit

Ne fakt qe te fillohen kuptimet e protestantizmit duhet te kuptohet menyra e ndertimit te shtetit , sepse atje e ka edhe bazen edhe lindja e protestantizmit se degezim i veçante nga kisha katoloke romane , ra siç thashe me lart duhet te kthehemi ne periudhen e e mesjetes se hereshme . Duke mos dashur te bejme analiza historike sepse dikuj mund ti lodhin edhe koken , Religjioni apo besimi ishte bere pjese e shtetit dhe Papa ishte ai qe kurorezonte mbreterit , pra me pak fjale ishte nje Teokraci qe do te thote se kisha ishte mbi shtetin . Dime nga Ungjilli se ndarjen e pare te shtetit nga besimi e beri Krishti ( me shprehjen e fameshme : jepni Cezarit ate qe i takon Cezarit dhe ZOTIT ate qe i takon ZOTIT ) kjo njihet edhe ne te gjithe librat e drejtesise dhe formimit te shtetit. Duke pare se kisha kishte uzurpuar shtetin se ne fund te fundit mbreti shugurohej nga kisha , dhe kisha ishte e plotefuqishme , dhe kishte bere pasuri te papare , duke qene se interpretimin e ungjitllit e kishte kisha dhe prifti dhe ishte bere monopol i tyre dhe shpesh here doktrina e krishtere interpretohej sipas qefit, duke dhene ndeshkime tek njerezit qe i dilnin kunder doktrines (inkujzicioni) siç ishte rasti i Xhordano Brunos , lindi iluminizmi qe nuk ishte asgje tjeter vecse disa njerez qe kishin njohuri me te gjera , dhe po fillonin te kuptonin keta lloj manipulimesh , te vetedishme ose te pavetedishme se per hir te se vertetes duhet te themi se shkenca nuk ishte edhe shume e njohur ne ate kohe . Nje nder iluministet e pare ishet edhe Martin Luteri i famshem . Protestantizmi kishte keto ide kryesore :
a) Njeriu ti lutet direkt ZOTIT dhe jo nepermjet kishes
b) Te shkohet tek Bibla origjinale
c) Te perkthehet edhe ne gjuhet e tjera ( sepse siç dime Bibla thuhej dhe lexohej ne latinisht)
Dhe protestantet i paguan shtrenjte idete e veta sepse vetem per nje nate u masakruan 2000 protestante dhe ajo nate u quajt nata e Shen Bartolomeut.
Shpresoj t'ju kem shuar sodopak kureshtjen , dhe te kem qene sa me shume i sakte .
Faleminderit


Postuar nga lost_soul datë 16 Shkurt 2011 - 20:32:

Desha te shtoj nja dy gjera qe di per kete.

Ne ate kohe, kisha katolike shiste falje me copa letre, per faljen e shpirtit apo dicka e ngjashme. Keto copa letre shkruheshin me dore, sepse nuk kishte shtypshkronja.
Pikerisht ne kete kohe Gutenberg, shpik makinen e pare shkrimit, dhe kisha e pa si mjet shume fitimprures, sepse copat e letres tani mund te shtypeshin me lehte dhe me shumice.
Ky ishte edhe nje nga shkaqet qe e beri Lutherin te denonconte korrupsionin e kishes.

Eshte interesant fakti, qe efekti anesor ishte qe kisha ndihmoi perparimin e teknologjise se shtypshkronjes, gje nga e cila perfitoi i gjithe njerezimi.


Postuar nga LIS datë 21 Qershor 2011 - 21:25:

Po tamam keshtu eshte dhe keto faljet ne copat e letrave quheshin liturgjenca ( me kishte shpetuar si fakt )


Postuar nga Niqua datë 21 Qershor 2011 - 21:39:

all politics.. cdo fe me duket isoj..


Postuar nga BARIU datë 04 Shkurt 2014 - 16:59:

Nje faqe me pergjigje

Ketu ka ca informacion te mire per pyetje te ndryshme per Besimin e Krishtere, pergjigje nga nje pikepamje Ungjillore.

http://pergjigje.org/

Zoti ju bekofte
Bariu


 
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.