Forumi Horizont
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Flamuri shqiptar ne hene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6653)


Postuar nga brave_heart datë 08 Nëntor 2004 - 23:54:

Flamuri shqiptar ne hene

pu ju sjedh ca shkrime te nje siti qe kam hapur:
Duket si nje gje e pabesueshme,porse dy nga kozmonautet me te famshem Amerikane Alan B. Shepard dhe William Gregory kane origjine shqiptare.

Dr. Moikom Zeqo, Drejtor i Muzeut Historik Kombetar,shkrua per revisten Mbrojta te vitit 2003 sesi duke kerkuar ne arkivin e Muzeumit Historik Kombetar gjeti nje dokument te jashtezakonshem nga te gjitha pikpamjet.Mbi nje karton te forte eshte vendosur nje fotografi e anijes kozmike Apollo 14,fotografi e bere nga siperfaqja e henes
Krahas kesaj forografie eshte vendosur nje flamur shqiptar i permasave te vogla: Nen forogrfine eshte shkruar: "Antares at fra mauro",ndersa poshte fotografise eshte ky mbishkrim "This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 thruoght February 9,1971:it is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard

per me shume informacione vizitoni faqen http://www.rruzull.net/shkrimi183.html


Postuar nga kontinenti datë 24 Janar 2005 - 00:11:

Brave.....

Vertet shume interesante.
Hera e pare qe e degjoj kete gje.
I pashe edhe fotot e kozmonauteve.
Flm brave.


Postuar nga il_padrino77 datë 01 Gusht 2005 - 19:35:

e kam degjuar kete histori, por jame bere shume skeptik pasi lexova nje shkrim ne internet ku thuhej qe njeriu nuk ka shkelur ne hene. Pasi lexova ate shkrim( eshte ne anglisht ) me dolen 2 pergjigje ne lidhjeme cuarjen e njeriut amerikan ne hene

1- ose Nasa nuk ka cuar njeriun amerikan ne hene
2 -ose nqs se Nasa ka cuar njeriun ne hene atehere nuk tregon te vertetn se cfare eshte pare atje...


Postuar nga kontinenti datë 16 Gusht 2005 - 21:38:

Padrino,eshte e pa mundur kjo qe thua ti,sepse nga ana tjeter kemi edhe Rusin,edhe ai iku ne Hene,ne kohen qe ishin ne lufte te ftohte bashke me Ameriken,keshtuqe...njeriu ka vajtur atje dhe eshte pare ajo qe dime te gjithe.


Postuar nga oliinter datë 17 Gusht 2005 - 19:10:

me te vertet interesante, nuk po e besoja nje gje te tille.

Pastaj nuk eshte per tu habitur shume, se gjerat qe bejne shqiptaret nuk i ben asnje komb tjeter.


O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR O HEJ


Postuar nga Isra datë 19 Gusht 2005 - 12:55:

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR O HEJ



Postuar nga il_padrino77 datë 25 Gusht 2005 - 16:52:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Padrino,eshte e pa mundur kjo qe thua ti,sepse nga ana tjeter kemi edhe Rusin,edhe ai iku ne Hene,ne kohen qe ishin ne lufte te ftohte bashke me Ameriken,keshtuqe...njeriu ka vajtur atje dhe eshte pare ajo qe dime te gjithe.


atehere meqe ti del shume i sigurte qe njeriu ne hene, une po te bej disa pyetje ne lidhje me kete teme dhe dua qe ti pergjigjesh ti meqe del kaq garant per brockullat e nases duke kthyer aktoret e hollivudit ne hero kombetar.

1) mesa dime nga studimet e Nases ne hene nuk ka atmosfere dmth as erera atehere si ka mundesi qe flamuri amerikan valvidet???.
2) ne foto qe do te tregoj me poshte del qe anija kozmike e "ulur"ne hene eshte me e zbardhur ne pjeset qe duhet te ishte hije meqe dielli eshte i vetmi burim drite aty , por aty ku flamuri amerikan eshte vendosur duket qarte. si ka mundesi kjo ???
3) nje fakt tjeter qe atmosfera jone nga brone nga rezet kanceroze diellore, si ka mundesi qe asnje pjestar i ekupizhit te APOLLOS 11-17 nuk vdiq nga kjo semundje, po ta llogarisim qe ne aksidentin e 25 prillit 1985 ne cernobil vdiqen me qindra njerez dhe akoma i vuajn pasojat e ketij aksidenti dhe po ta llogarisim se madhesia e demit qe kane rezet e leshuara nga cernobili eshte 1/100000000 me ato te diellit. Dhe nqs se ata kishin veshje speciale atehere pse nuk perdoren tek Cernobili keto veshje ??? dhe me sa kam lexuar une qe te ndalohen rezet kanceroze te diellit duhen nje trashesi 2.5 metra e nje muri te aluminjt

nqs ke mundesi mu pergjigj ketyre pyetjeve dhe nqs se po atehere do te jap me shume pyetje skeptike ne lidhje me kete teme..


Postuar nga il_padrino77 datë 26 Gusht 2005 - 14:09:

foto

nqs se ndonjeri me ndihmon se si mund te vendos fotografi ne forum sepse eshte e pamundur.


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2005 - 06:41:

Re: foto

Citim:
Po citoj ato që tha il_padrino77
nqs se ndonjeri me ndihmon se si mund te vendos fotografi ne forum sepse eshte e pamundur.

Padrino....cfar halli ke ti?
Me co mesazh privat dhe ta them une ate qe ke nevoje?


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2005 - 06:50:

Citim:
Po citoj ato që tha il_padrino77


atehere meqe ti del shume i sigurte qe njeriu ne hene, une po te bej disa pyetje ne lidhje me kete teme dhe dua qe ti pergjigjesh ti meqe del kaq garant per brockullat e nases duke kthyer aktoret e hollivudit ne hero kombetar.

1) mesa dime nga studimet e Nases ne hene nuk ka atmosfere dmth as erera atehere si ka mundesi qe flamuri amerikan valvidet???.
2) ne foto qe do te tregoj me poshte del qe anija kozmike e "ulur"ne hene eshte me e zbardhur ne pjeset qe duhet te ishte hije meqe dielli eshte i vetmi burim drite aty , por aty ku flamuri amerikan eshte vendosur duket qarte. si ka mundesi kjo ???
3) nje fakt tjeter qe atmosfera jone nga brone nga rezet kanceroze diellore, si ka mundesi qe asnje pjestar i ekupizhit te APOLLOS 11-17 nuk vdiq nga kjo semundje, po ta llogarisim qe ne aksidentin e 25 prillit 1985 ne cernobil vdiqen me qindra njerez dhe akoma i vuajn pasojat e ketij aksidenti dhe po ta llogarisim se madhesia e demit qe kane rezet e leshuara nga cernobili eshte 1/100000000 me ato te diellit. Dhe nqs se ata kishin veshje speciale atehere pse nuk perdoren tek Cernobili keto veshje ??? dhe me sa kam lexuar une qe te ndalohen rezet kanceroze te diellit duhen nje trashesi 2.5 metra e nje muri te aluminjt

nqs ke mundesi mu pergjigj ketyre pyetjeve dhe nqs se po atehere do te jap me shume pyetje skeptike ne lidhje me kete teme..


Ok..te pergjigjem une.

1-) Per ceshtjen e flamurit amerikan ne hene,po te them se flamuri nuk valevitet,por,forma e tij eshte konvekse dhe konkave,pra eshte me vale.
Ky flamur,nuk qendron vete ashtu i drejte sic e shikojme ne,por,ashte ne nje shtize e cila eshte nje kend 90 grade dhe aty eshte montuar flamuri.
2-) Foto e anijes kozmike mund te jete ne ate pozicion qe dielli nuk ekap mire,apo pas ndonje shkembi a kodre,por,e mira do te jete sikur ta postosh ate foto.
Edhe une qe jam ne kete forum,po te premtoj se kur ta cosh ate foto,do ti jap drite e hije si te kem deshire une.Dua te them me kete se...me qe qenka mashtrim,valle nuk pati asnje mjeshter qe ta perpunoje ate foto e ta beje me se te besueshme per syrin njerzor?
3-)Atmosfera jone vertet na mbron ashtu si thua ti,por,dielli yne nuk ta jep kancerin me nje te pare qe te ben ty edhe mua.
Ne qoftese kane kancer rrezet e diellit,kozmanautet jane te veshur me ate kostum qe kushton rreth 1 milion dollare apo me shume.Ai kostum i mbron edhe nga rrezatimi radioaktiv i cili eshte me i demshem se sa rrezet e diellit.
Dielli eshte i dobishem Padrino dhe nuk mund te krahasohet me radioaktivitetin e Cernobilit.


Postuar nga lezhjani-82 datë 27 Gusht 2005 - 06:53:

Padrino ne njeren ane ka te drejte sepse besoj qe ai ka pare te njejtin emisjon qe kam pare edhe une qe tregonte per keto gjera dhe eshte me te vertete e cuditshme se si e shpjegonin qe disa foto te nasas ishin komplet fallso dhe mendohej se ishin filmuar ne "area 51".

Megjithate kjo sdo te thote qe te gjitha jane genjeshtra...


Postuar nga il_padrino77 datë 27 Gusht 2005 - 13:05:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

Ok..te pergjigjem une.

1-) Per ceshtjen e flamurit amerikan ne hene,po te them se flamuri nuk valevitet,por,forma e tij eshte konvekse dhe konkave,pra eshte me vale.
Ky flamur,nuk qendron vete ashtu i drejte sic e shikojme ne,por,ashte ne nje shtize e cila eshte nje kend 90 grade dhe aty eshte montuar flamuri.
2-) Foto e anijes kozmike mund te jete ne ate pozicion qe dielli nuk ekap mire,apo pas ndonje shkembi a kodre,por,e mira do te jete sikur ta postosh ate foto.
Edhe une qe jam ne kete forum,po te premtoj se kur ta cosh ate foto,do ti jap drite e hije si te kem deshire une.Dua te them me kete se...me qe qenka mashtrim,valle nuk pati asnje mjeshter qe ta perpunoje ate foto e ta beje me se te besueshme per syrin njerzor?
3-)Atmosfera jone vertet na mbron ashtu si thua ti,por,dielli yne nuk ta jep kancerin me nje te pare qe te ben ty edhe mua.
Ne qoftese kane kancer rrezet e diellit,kozmanautet jane te veshur me ate kostum qe kushton rreth 1 milion dollare apo me shume.Ai kostum i mbron edhe nga rrezatimi radioaktiv i cili eshte me i demshem se sa rrezet e diellit.
Dielli eshte i dobishem Padrino dhe nuk mund te krahasohet me radioaktivitetin e Cernobilit.



o grupi akoma jeton me brockullat e nazistave gjerman. Si nuk e ke kuptuar se gjithcka eshte nje loje per te mbajtur kombet urte nen emrin e USA. Nje fakt se Nasa dhe CIA jane formuar nga ish agjent SS, njerez te betuar te Hitlerit. Nqs se e shef ne pergjigjet e mia me larte une kam dhene 2 mundesi per cuarjen e njeriut ne hene. Keto dite do perpiqem ta perkthej matrialin ne shqip dhe do ta postoj , vecse se problemi eshte se nuk mund te postoj fotografit qe disponoj. Ose thjesht po ju jap linkun dhe lexojeni ne anglisht.


Postuar nga il_padrino77 datë 27 Gusht 2005 - 13:28:

pyetjet skeptike qe kane lindur nga zbritja e njeriut ne hene.

1) Tek apollo 14 eshte filmuar Allan Shaper ( me origjin shqiptare) duke luajtur golf ne hene, duke qelluar topin e golfit ne te djathte.Kur ne e dime se ne hene ska atmosfer as ajer si mund te ndodhi kjo gje???
2) Tek apollo 16 nje kamer ka bere filmimin e uljes se hene . Kush e beri filmimin ??
3)Ne nje fotot e Nases ne Apollo 11 tregon Amstrong te bej "hapin gjigand "pra e prekjes se Henes. Pra fotografi duhet te jete shtrire perdhe per te bere foton. Nqs se Amstrong ishte njeriu i pare ne hene athere kush e beri fotografin ???
3) Ne apollo 12 , Nasa tregon se vetem 2 kozmonoaut shkelen henen, atehere kush i ka bere fotografit???
4) Kemba e kozmonautit duket qarte se ka lene shenja ne pluhurin e kraterit te henes. Anija kozmike peshon 17 ton dhe gjat uljes nuk ka lene shenja ne kraterin e henes duke imagjinuar edhe turbinat e anijes. Si ka mundesi kjo???
5) gjate uljes se Apollo 11 ishte e pamundur te behej nje lidhje direkte Televizive por vetem radifonike. Por me vone ne filmimet qe ishin xhiruar gjate "uljes ne hene " dhe u trasmentuan ne Tv doli se filmimet nuk korespondonin me ato qe ishin thene ne trasmentimin DIREKT radiofonik.


Postuar nga kontinenti datë 27 Gusht 2005 - 22:30:

Padrino...anija vertet peshon aq ton sa the ti,por anija kurre nuk eshte ulur ne Hene lal,atje ka shkuar vetem sonda.Ashtu si nje anije e madhe qe rri larg bregut te detit dhe ne breg vjen vetem mostskafi apo varkat.
Kurse per fotot,m'i co mu se t'i postoj un ty.


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2005 - 21:55:

Keto kater foto jane te Il padrinos

Keto foto qe do jene me poshte jane te IL_Padrinos i cili per arsye teknike m'i dergoi mua dhe une i postova kete per llogari te tij.


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2005 - 21:58:

Kjo eshte foto numr 1

.


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2005 - 22:06:

.Padrino,nuk paske pas faj ti lal,faji qenka teknik sepse un i kam bo te gjitha dhe fotot nuk dalin,kurse nga ana tjeter me thote se ju e keni postuar foton.


Postuar nga kontinenti datë 28 Gusht 2005 - 22:10:

.Jo jo jo....fajin e ka vete Forumi.
Kjo teme nuk ka as moderator...

Wydra....ku jeeeeeeeeee?


Postuar nga wydra datë 28 Gusht 2005 - 22:37:

ketu jam, po s'di c'tju them, sa c'dini ju, di dhe une... Une nuk kam shume access ne punet teknike te ketij lloji, prandaj s'kam shume ne dore, nuk di si t'ju ndihmoj.

Nqs doni mund te provoj une t'i vendos fotot. Nqs po, me dergo mp kontinenti, te te jap adresen.


Postuar nga kontinenti datë 01 Shtator 2005 - 06:18:

Wydra prap e cova ate foton e IL Padrinos dhe me thote ....Ju e keni cuar nje here kete foto.
Wydra...kompjuteri genjen mi...hahahahahahaha...ku eshte foto se?
S'ka turp fare kompjuteri mi Wydra..hahahahaha., si t'ja bojm?


Postuar nga kontinenti datë 01 Shtator 2005 - 06:43:

.Boboooo.....nuk ka me foto ne forum...
Prap me mashtroi kompjuteri.


Postuar nga kontinenti datë 03 Shtator 2005 - 22:58:

Si ka mundesi qe nuk del foto,megjithese e perpunova ate foto....


Postuar nga studentja datë 06 Mars 2006 - 01:19:

Ky muhabeti me Alan Shepard si shqiptar me le shume te dyshoj pasi ne asnje dokument ne internet nuk gjeta ndonje burim ku te thuhet se ai eshte shqiptar... vetem disa website shqiptare e thone kete...
Pse ne e kemi ves te mburremi dhe te bejme me origjine shqiptare personalitete te ndryshme...?


Postuar nga LIVI datë 20 Qershor 2006 - 12:39:

shikoni flamurin

une kam ne zyren ku punoj nje kornize me kete artikull qe dhe pse eshte bardh e zi eshte me e bukura ne bote per te interesuarit qe duan ta shohin te shkojne ne siton www.shqiperia.com te zgjedhin revista jone dhe aty mes shume artikujsh eshte dhe ky shkrim me 2 foto
pershendetje


APOLLO 14 DHE FLAMURI SHQIPTAR NË HËNË

Nga Dr. Moikom Zeqo,
Drejtor i Muzeut Historik Kombetar,
Revista Mbrojtja, 4 Gusht 2003

Duke kërkuar në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjeta një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kesaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të të vogla. Nën fotografinë është shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971.
It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri më 9 Shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvëndës Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro eshte emri i vendit në Hënë ku zbriti
anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, që përkthehet në Shqip: Me fjalët me të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971. Ky dokument që përmban flamurin Shqiptar me fotografinë në Hënë së bashku me mbishkrimet i është dorëzuar prej vetë astronautit Alan Shepard një dilomati Shqiptar, i cili pat marrë pjesë edhë ai në Sesionin e 26-të të Asamblesë së
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Alan Shepard, kur ka përgatitur këtë dhuratë dhe për ta bërë më të vërtetë dokumentin, ka shkruar me dorën e tij përshëndetjen jo vetëm nga vetvetja, por edhe nga astronautët e tjerë të SHBA-s. Kjo do të thotë që fakti i mbartjes së flamurit Shqiptar ka qenë temë bisede e astronautëve bashkëudhëtarë. Pra Shepard u ka folur atyre për origjinën e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit është i madhërishëm.

Duke lexuar nje enciklopedi te kozmosit ku janë dhe emrat e kozmonauteve në vite, lexohen këto të dhëna për Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, New Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë Shqipitare. Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në New Port Rhode Island më 1958. Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i parë në botë rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si Amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndërroi jetë më 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.

Në të njëjtën enciklopedi flitej edhe për William Gregory një tjetër astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi në Lock-port, Nju Jork më 14 Maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët
Fl11. Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë flutturimi. U zgjodh nga NASA në Janar 1990 dhe u shpall astronaut në Korrik 1991. Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapësirës Kenedi dhe u ul në tokë më 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt tokës. Ai fluturoi mbi 11 milion km në
kozmos, ka mbi 400 orë flutuime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA.
Meqenëse Shpardi ka vdekur, shpresojmë qe Gregorin ta takojmë së shpejti. Të dy këta emra kanë vendin e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe në kujtesën e Shqiptarëve.


Postuar nga Astronauti datë 25 Qershor 2006 - 18:44:

Re: Flamuri shqiptar ne hene

Citim:
Po citoj ato që tha brave_heart
pu ju sjedh ca shkrime te nje siti qe kam hapur:
Duket si nje gje e pabesueshme,porse dy nga kozmonautet me te famshem Amerikane Alan B. Shepard dhe William Gregory kane origjine shqiptare.

Dr. Moikom Zeqo, Drejtor i Muzeut Historik Kombetar,shkrua per revisten Mbrojta te vitit 2003 sesi duke kerkuar ne arkivin e Muzeumit Historik Kombetar gjeti nje dokument te jashtezakonshem nga te gjitha pikpamjet.Mbi nje karton te forte eshte vendosur nje fotografi e anijes kozmike Apollo 14,fotografi e bere nga siperfaqja e henes
Krahas kesaj forografie eshte vendosur nje flamur shqiptar i permasave te vogla: Nen forogrfine eshte shkruar: "Antares at fra mauro",ndersa poshte fotografise eshte ky mbishkrim "This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 thruoght February 9,1971:it is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard

per me shume informacione vizitoni faqen http://www.rruzull.net/shkrimi183.html



Faleminderit per kete informate.

Astronauti


 
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.