Forumi Horizont
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- pyetje pergjigje ne fizike dhe astronomi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7428)


Postuar nga NS-6 datë 10 Shkurt 2005 - 04:39:

pyetje pergjigje ne fizike dhe astronomi

temat ketu po me duken pak te hallakatura prandaj po hap nje teme qe te permbledhe pyetjet dhe pergjigjet qe ka cdokush rreth fizikes dhe astronomise.nese dikush ka pyetje ta shkruaje dhe kush e di ti pergjigjet ta thote ose minimumi te thote ndonje link ku mund ta gjejme pergjigjen.kjo sdo te thote qe nese keni ndonje te re nga fizika dhe astronomia te mos e shkruani oreeee!!!
meqe e fillova vete temen po e bej vete pyetjen e pare:
-pse orbita e planeteve eshte ne forme eklipsi(me eshte bere llum kjo pyetje per faktin se sipas konceptit te gravitetit ne teorine e relativitetit me eshte formuar ajo ideja qe perderisa graviteti eshte konseguence e perthyerjes se hapesires rreth planetit atehere duhet te kishte orbite rrethore.tani o ia kam fut kot me ket arsyetim ose kam harruar ndonje gje pa marre parasysh).me ndihmon ndonje?


Postuar nga NS-6 datë 10 Mars 2005 - 19:21:

o.k e shoh qe kjo pyetje nuk paska pergjigje prandaj po shtroj nje tjeter duke pritur pergjigje per te paren nga nje sit interneti ku e kam paraqitur si pyetje.

pyetja tjeter eshte:jane disa grimca qe kane spin +/- 1/2,jane ca qe kane spin 1 dhe jane disa qe kane spin 2.mir per ato me spin 1 qe i duhet nje rrotullim 360 grade per tu kthyer ne formen fillestare po per keto qe kane spin 1/2 ose me e ngaterruar ato qe kane spin 2(qe duhet te bejne 2 rrotullime per tu kthyer ne formen fillestare si duhet ta kuptoj.jam i ngaterruar me idene qe pas nje rrotullimi te plote duhet te vije ne formen origjinale.pse nuk ndodh kjo gje?ndokush qe eshte i mire ne fizike a mund te ma shpjegoje me mire apo me duhet ta gjej diku tjeter pergjigjen?

nese ka ndokush ndonje pyetje ta beje se te pakten marrim ide per ndonje kuriozitet qe ia vlen ta kerkosh.

ketu po shkon puna qe temen ta quajme "pyetje ne fizike dhe astronomi"


Postuar nga Auberoni datë 12 Mars 2005 - 00:57:

Cfare eshte dallimi ne mes te temperatures dhe nxehtesise?


Postuar nga eng_girl datë 12 Mars 2005 - 03:00:

Dallimi fillestar, edhe nese nuk di te shpjegosh shume lidhjen mes tyre, eshte nga njesite matese. Temperatura matet me grade Celsius/Kelvin dhe nxehtesia me Xhuls.
Pa u perpjekur te jap nje perkufizim, nxehtesia varet nga temperatura dhe nga aftesia e nje trupi per ta marre kete energji (specific heat) dhe per ta ruajtur ate.
Per ta shpjeguar kete po jap nje shembull: mendo nese ne temperature dhome prek nje objekt metalik dhe nje prej druri apo plastike. Trupi prej metali do te NDJEHET me i ftohte, dhe tentojme te mendojme se ka temperature me te ulet, hem...por trupat jane te dy ne te NJEJTEN temperature dhome...atehere, jane pikerisht aftesite e ndryshme te secilit prej ketyre dy materialve per te transferuar energji (ne kete rast per te marre energji nga dora, meqenese temperatura e trupit eshte me e larte se ajo e dhomes ne kushte normale)...dhe sic dihet energjia transferohet vetem ne nje drejtim; nga trupi me temperature me te larte ne ate me temperature me te ulet.

(me email nese kerkon te dish me shume rreth kesaj per ndonje arsye)


Postuar nga NS-6 datë 30 Mars 2005 - 04:16:

si matet temperatura siperfaqes se nje ylli a planeti

o.k dy pyetje pa zgjidhje mu bene.te provoj me nje te trete njehere se ndoshta e di ndonje:meqe jemi tek nxehtesia dhe temperatura,a e di ndonje se si matet temperatura e siperfaqes se nje planeti ose ylli?


Postuar nga Auberoni datë 30 Mars 2005 - 21:24:

Nxehtesia eshte shuma e elektroneve ne nje mase perderisa temperatura eshte shpejtesia e kesaj shume elektronesh ne ate mase.


Keshtu, matja e temperatures ne siperfaqe te planeteve tjera eshte fare e thjeshte. Dergohet nje instrument i cili regjistron shpejtesine e elektroneve.


Postuar nga NS-6 datë 13 Korrik 2005 - 20:14:

hmmm....si pergjigje nuk e kuptova mire...a mund te jesh me i qarte ose me mire a mund te ma shpjegoje dikush me qarte?


Postuar nga ipersfera datë 16 Korrik 2005 - 06:20:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
o.k e shoh qe kjo pyetje nuk paska pergjigje prandaj po shtroj nje tjeter duke pritur pergjigje per te paren nga nje sit interneti ku e kam paraqitur si pyetje.

pyetja tjeter eshte:jane disa grimca qe kane spin +/- 1/2,jane ca qe kane spin 1 dhe jane disa qe kane spin 2.mir per ato me spin 1 qe i duhet nje rrotullim 360 grade per tu kthyer ne formen fillestare po per keto qe kane spin 1/2 ose me e ngaterruar ato qe kane spin 2(qe duhet te bejne 2 rrotullime per tu kthyer ne formen fillestare si duhet ta kuptoj.jam i ngaterruar me idene qe pas nje rrotullimi te plote duhet te vije ne formen origjinale.pse nuk ndodh kjo gje?ndokush qe eshte i mire ne fizike a mund te ma shpjegoje me mire apo me duhet ta gjej diku tjeter pergjigjen?

nese ka ndokush ndonje pyetje ta beje se te pakten marrim ide per ndonje kuriozitet qe ia vlen ta kerkosh.

ketu po shkon puna qe temen ta quajme "pyetje ne fizike dhe astronomi"



Persa i perket spinit +1/2 apo -1/2 i korrespondon nje rrotullim 360° ne sens antiorar ose orar. Pastaj ne lidhje me spinin 1 apo 2 apo ... kemi te bejme me konvencione te zgjedhura per te modifikuar modelet e krijuara per thermijat elementare pasi cdo thermije karakterizohet nga disa karakteristika qe duhet te plotesojne principin e perjashtimit te Paulit. Sidoqofte nje fizikan do te pergjigjej ne lidhje me spinin me vlera te plota se kemi te bejme me nje rrotullim qe thermija e kryen ne nje hapesire me me shume se tre dimensione. Dua te precizoj nje gje se ato thermija me spinin 1 nuk kryejne rrotullim. Sidoqofte fakti qe thermijat rrotullohen eshte thjeshte nje marreveshje por sdo te thote se rrotullohen me te vertete.


Postuar nga ipersfera datë 16 Korrik 2005 - 06:25:

Re: pyetje pergjigje ne fizike dhe astronomi

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
temat ketu po me duken pak te hallakatura prandaj po hap nje teme qe te permbledhe pyetjet dhe pergjigjet qe ka cdokush rreth fizikes dhe astronomise.nese dikush ka pyetje ta shkruaje dhe kush e di ti pergjigjet ta thote ose minimumi te thote ndonje link ku mund ta gjejme pergjigjen.kjo sdo te thote qe nese keni ndonje te re nga fizika dhe astronomia te mos e shkruani oreeee!!!
meqe e fillova vete temen po e bej vete pyetjen e pare:
-pse orbita e planeteve eshte ne forme eklipsi(me eshte bere llum kjo pyetje per faktin se sipas konceptit te gravitetit ne teorine e relativitetit me eshte formuar ajo ideja qe perderisa graviteti eshte konseguence e perthyerjes se hapesires rreth planetit atehere duhet te kishte orbite rrethore.tani o ia kam fut kot me ket arsyetim ose kam harruar ndonje gje pa marre parasysh).me ndihmon ndonje?


Nuk dua te zgjatem ne shpjegimin e orbites se planeteve po mund te te them se rethi eshte nje rast i vecante i elipsit. Orbitat e planeteve pershkruajne orbita eliptike te percaktuara nga ligjet e keplerit.
Persa i perket relativitetit nuk ka lidehje pasi ne shkallen planetare mjaftojne vetem ligjet e mekanikes klasike.


Postuar nga ipersfera datë 16 Korrik 2005 - 06:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
Nxehtesia eshte shuma e elektroneve ne nje mase perderisa temperatura eshte shpejtesia e kesaj shume elektronesh ne ate mase.


Keshtu, matja e temperatures ne siperfaqe te planeteve tjera eshte fare e thjeshte. Dergohet nje instrument i cili regjistron shpejtesine e elektroneve.



Nxehtesia percaktohet ne baze te levizjes se atomeve dhe jote elektroneve. Tek trupat e ngurte kemi nje levizje ne forem dridhje periodike tek lengjet kjo levizje behej me kaotike ndersa ne gaze eshte levizje e crregullt e pamundur per tupercaktuar. Persa i perket matjes se pemperatures se yjeve eshte deri tani praktikisht e pamundur te dergohen instrumenta afer yjeve te tjere. Procedura e matjes se tremperatures eshte relativisht komplekse. Behen studime(vrojtime me teleskop apo radio teleskop) ne lidhje me perberjen e yjeve permasat qe kane etj dhe mandej percaktohet temperatura. Pshm shihet % e hidrogjenit e heliumit dhe duke konsideruar permasat e yllit duke njohur proceset berthamore percaktohet energjia qe rrezatohet nga ylli.


Postuar nga NS-6 datë 22 Tetor 2005 - 04:47:

pyetje tjeter dhe prap per grimcat elementare dhe per me teper per elektronin:
normalisht elektroni kur humb fiton energji me ane te fotoneve kalon ne nje shtrese me te jashtme ndersa kur e leshon kete energji kalon ne nje shtrese me te brendshme....pyetja qe doja te shtroja ketu eshte kjo:
si eshte e mundur qe nje elektron i shtreses se pare nuk shkon te perplaset me berthamen?pastaj cila force eshte ajo qe e mban elektronin ne ate rreze te caktuar nga berthama(gjithmone duke pasur ketu idene qe elektorin negativ dhe protoni pozitiv duhet te terhiqen).
edhe per ti bere me lemsh gjonat nje gje qe me shkoi ndermend kur po lexoja nje shkrim ne internet: ku ndodhen fotonet ne elektron?

iher per iher kto jane boll,spo futem ne berthame


Postuar nga eng_girl datë 25 Tetor 2005 - 04:14:

Mendoj se nese nje elekton do te perplasej me berthamen, nuk do te kishte materje, kjo sepse nuk do te ekzistonte atomi.


Postuar nga Fizikanti datë 26 Tetor 2005 - 19:14:

Po ben kohe qe nuk kam ardhur ne forum. Me behet qejfi qe eshte aktiv.
Te me falni per perdorimin e gjuhes shqipe. Une nuk e perdor shume dhe shkollen e larte e kam bere ne Anglisht.
"pyetje tjeter dhe prap per grimcat elementare dhe per me teper per elektronin:
normalisht elektroni kur humb fiton energji me ane te fotoneve kalon ne nje shtrese me te jashtme ndersa kur e leshon kete energji kalon ne nje shtrese me te brendshme....pyetja qe doja te shtroja ketu eshte kjo:
si eshte e mundur qe nje elektron i shtreses se pare nuk shkon te perplaset me berthamen?pastaj cila force eshte ajo qe e mban elektronin ne ate rreze te caktuar nga berthama(gjithmone duke pasur ketu idene qe elektorin negativ dhe protoni pozitiv duhet te terhiqen).
edhe per ti bere me lemsh gjonat nje gje qe me shkoi ndermend kur po lexoja nje shkrim ne internet: ku ndodhen fotonet ne elektron?

iher per iher kto jane boll,spo futem ne berthame "

Fotonet mund ti mendosh si paketa me energji. Nje foton eshte "absorbed" nga materiali (cfaredolloj), " only if " existon nje elektron ne siperfaqe qe ka mjaft energji qe duke i shtuar ate te fotonit do kaloje ne nje nivel me te larte (me larg berthames). Ne rastin e kundert, kur nje elektron " release " a foton atehere ky elektron do kaloje ne nje shtrese me te ulet. Por elektroni nuk mund te afrohet me teper me berthamen sesa shtresa e pare per arsye te forces elektrike qe i shtyn electronet " outwards" nese afrohen me teper "sesa duhet" me berthamen. Eshte nje balance qe arihet ne nivelin e grimcave. Ideja ketu eshte se elektroni do te gjendet ne ate shtrese ku balanca nepermjet energjise qe ka, dhe forcave qe veprojne ne te eshte arritur.
Fotonet nuk jane "particles" or "matter". Keshtu qe fotonet nuk ndodhen asgjekundi ne elektron, ato i japin energji elektronit.
Shpresoj qe keto qe shkrova te jene te qarta.


Postuar nga Fizikanti datë 26 Tetor 2005 - 19:35:

temperatura dhe nxehtesia

"Cfare eshte dallimi ne mes te temperatures dhe nxehtesise?"
Mund ta mendosh temperaturen si njesia matese e nxehtesise. Ndersa nxehtesine si nje form e energjise. Nxehtesia ose " Heat or heat transfer"
eshte krijuar nga ne (humans) ne menyre qe te kemi mundesi te masim shnderrimin e energjise ne nga nje forme (kinetic or potential) ne formen tjeter (internal energy). "Internal Energy" tregon energjine e nje trupi qe permbahet ne atom, elektron dhe grimca te tjera. Kemi "Heat transfer" kur energjia e brendeshme e trupit kalon ne nje trup tjeter. Ky process varet nga factore te ndryshem si materialet e trupave, menyra e kontaktit, siperfaqet e kontaktit, "specific heat" etj. Ne lidhje me ndjesine e trupit tone kur prekim dicka te nxehte. Ne themi qe eshte e nxehte nese kemi
1.nje sasi te madhe "heat transfer" ne nje periudhe te vogel kohe (relatively)
2. nese trupi qe prekim ka tmperature te larte (ne lidhje me nivelet qe senset tona operojne)
shpresoj te jeme shprehur qarte.
nese keto koncepte nuk i kuptoni mos u merakosni sepse ka persona ne shkolle te larte ose qe kane mbaruar shkollen e larte qe nuk mund ta shjegojne dot ndryshimin nepermjet Heat dhe temperatures. Nuk eshte koncept i lehte.


Postuar nga NS-6 datë 08 Shkurt 2006 - 05:33:

qe ku po vi ene me i pytje tjeter...
duke pasur parasysh qe protonet kane ngarkese +1 dhe netronet kane ngarkese 0 si arrijne keto te rrine se bashku brenda berthames atomike?cila eshte forca qe i mban bashke te gjitha ngarkesat brenda berthames?neutroni cfare funksioni paska aty duke qene se ka ngarkese 0?


Postuar nga skunkanansie datë 15 Shkurt 2006 - 03:39:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
qe ku po vi ene me i pytje tjeter...
duke pasur parasysh qe protonet kane ngarkese +1 dhe netronet kane ngarkese 0 si arrijne keto te rrine se bashku brenda berthames atomike?cila eshte forca qe i mban bashke te gjitha ngarkesat brenda berthames?neutroni cfare funksioni paska aty duke qene se ka ngarkese 0?




Protoni dhe neutroni arrijne te rrine se bashku me ndihmen e forcave berthamore qe jane te njejta si ne mes te protoneve ashtu edhe ne mes neutroneve dhe po e njejta force egziston ne mes protonit dhe neutronit.Keshtu forca ne mes nukleoneve (protonet dhe neutronet) jane terheqse ne largesi prej 2f (fermi) ndersa refuzuse ne largesin ma te vogel se 1f .Per kete shkak te gjitha berthamat kane te njejtin densitet. Ne qofte se neutroni apsorbon 1pozitron kalon ne proton ndersa nese protoni emiton 1pozitron kalon ne neutron.


Postuar nga lost_soul datë 18 Prill 2006 - 09:09:

a mendoni qe universi eshte determinist apo probabilitar?

fakti qe universi mund te jete determinist eshte shume intrigues... dhe ne nuk kemi nje pergjigje per kete, por qe sidoqofte e verteta eshte ajo qe eshte edhe pse e panjohur

nqs eshte determinist.. do te thote qe .. me mjaft evindence ne mund te parashikojme te ardhmen me saktesi.. madje edhe ndoshta ta ndryshojme !!!.. por atehere.. nqs e ndryshojme.. a mund te vazhdoje te jete universi determinist?.. apo edhe vullneti yne per ta ndryshuar eshte nje variabel e mirellogaritshme ne kete unvers determinist?????

nqs eshte keshtu atehere duhet pranuar qe te gjithe ne, veprimet, mendimet, cdo gje qe bejme apo ndjejme jane thjesht nje rezultante e nje morie variablash te tjere dhe aspak vullnet i yne i lire..

nese kujtohem sakte, kjo pyetje me duket preket nga hawkins ne librin e tij "nje histori e shkurter e kohes"


Postuar nga Fizikanti datë 18 Prill 2006 - 18:25:

shume interesante lost_soul

une mendoj se eshte deterministic, kur e shikon kete pyetje me syrin e shkences mendoj se cdo gje qe ndodh ne natyre eshte e percaktuar sakte nga nje ligj i thjeshte i cili pastaj mund te zhvillohet dhe te marre forma te ndryshme per situata te ndryshme. Ne nuk ja kemi arritur dot ta zbulojme kete dhe prandaj kemi dhe shume mosmarreveshje ne shkence sot. Mund qe mendimi im te jete i gabuar por une nuk e pranoj teorine "Quantum" nga Schrödinger ku cdo gje eshte e percaktuar nga probabiliteti. Une mendoj se ky model thjesht tregon veshtiresite qe kemi ne te pershkruajme natyren ne keto distanca te vogla. Sepse ne perdorim driten ose elektronin si mjetet e vetem te sakte per te marre informacion ne keto distanca, kjo na kufizon ne teorine qe mund ta shpjegoje se cfare ndodh ne kete "scale". Mendoj se kjo teori varet nga mjetet me te cilat vertetohet, dhe ky eshte nje gabim pasi teoria nuk duhet te varet nga mjetet matese. ndoshta ne te ardhmen ne do te gjejme menyra te tjera matese dhe do te vertetojme se ka nje menyre me te mire (deterministic) per te pershkruar se cfare ndodh ne atom etc (quantum world).
Por nga ana filozofike deterministic do te thote qe mund ta parashikosh te ardhmen. Me kete une nuk bie dakort, pasi mendoj se eshte e pamundur. E vetmja menyre qe mund te jete e mundur, mendoj, do ishte sikur te ushetonim mbrapa ne kohe. ne kete menyre ne mund ta parashikonim te ardhmen. Metaphysics eshte nje dege e filozofise qe merret me keto arsyetime. Shume interesante por shumica e argumentave qe perdor jane pa vlere kur mbeshtetesh tek shkenca dhe realiteti qe ne njohim. Megjithate une mendoj se ky shikim i ceshtjes ka vlere sepse na jep nje perspektive te re ne problemin qe trajtojme. Shume zgjidhje ne shkence jane filluar te trajtohen nga ana filozofike.


Postuar nga WOLF_CUB datë 18 Prill 2006 - 19:56:

Fakti qe mekanikisht eshte e pamundur qe mikropjesezat sikurse jane elektronet te cilat jane pjese e bertahames se atomit, nuk mund te levizin neper nje trajektore te caktuar ashtu si levizin trupat qiellor te ben te mendosh per determinizem...gjithsesi probabilitetit eshte i mundshem.

Shepesh eshte verteteuar qe ligjet nuk jane te njejta per makro dhe per mikro pjesezat.


Postuar nga lost_soul datë 18 Prill 2006 - 20:53:

shume e vertete.. teoria e papercaktueshmerise te hapsire-kohe te grimcave eshte mind-boggling... vete Shrodinger ka thene qe "mund te them me siguri qe askush nuk e kupton fiziken quantike"..
sidoqofte kjo teori eshte ne zhvillim e siper dhe nuk i dihet a do t'i rezistoje kohes.. kam degjuar nje leksion ne TV para pak kohesh te nje profesori me ne ze te fushes (nje austriak qe s'me kujtohet emri) dhe ai vete e pranonte nje gje te tille...

ne fakt edhe une keshtu mendoj qe universi eshte determinist, me shtesen qe ky eshte thjesht nje opinion dhe jo bindje... te pranosh qe universi eshte probabilitar do te thote qe te pranosh qe gjerat ndodhin pa shkak... fakti qe ne perdorim metodat probabilitare per te matur vjen nga pamundesia per te pasur metoda te sakta..

dhe si gjithmone.. aty ku s'kemi informacion dhe rrjedhimisht shkence, kemi filozofi... ose disa te tjere i fusin ndonje shpjegim me ndonje teori fetare dhe i vejne kapak..:p

pershendetje..


Postuar nga lost_soul datë 17 Qershor 2006 - 20:07:

kam nje pyetje per ngjyrat
dihet qe treshja e ngjyrave kuqe, jeshile dhe blu mund te perdoren per te perftuar te gjitha ngjyrat e tjera. pyetja eshte: a ka treshe te tjera me te cilat mund te perftohen te gjitha ngjyrat e tjera?

p.s. sa per saktesim.. ajo qe quajme "perftojme" eshte perceptimi i trurit, psh. nqs kemi dy burime drite: te kuqe dhe jeshile atehere truri e percepton si te verdhe, megjithese drita e verdhe ne kete rast nuk eshte e pranishme, pra truri nuk e dallon dot perzierjen e kuqe+jeshile nga puro te verdhe

me nje fjale kjo pyetje qendron midis mjekesise dhe fizikes...


Postuar nga xerox datë 31 Maj 2007 - 22:47:

Question nje pyetje

Çka eshte fuqia e rrymes elektrike?? pres nje pergjigje te hollesishme


Postuar nga ipersfera datë 21 Shtator 2007 - 14:30:

Re: nje pyetje

Citim:
Po citoj ato që tha xerox
Çka eshte fuqia e rrymes elektrike?? pres nje pergjigje te hollesishme


Rryma elektrike matet me amper [A].
Tensioni elektrik matet me volt [W].
Kur ne skajet e nje aparature aplikojme nje tension te caktuar x volt dhe shikojme se rryma qe e pershkon ate eshte y amper atehere themi se fuqia elektrike e kerkuar nga aparatin eshte x * y = z watt.
Pra watt = amper * volt (W=A*V).
Pastaj nese kemi nje pajisje qe i nevojitet nje fuqi prej x watt per y sekonda atehere themi se pajisja ka harxhuar x * y = z joule energji elektrike.
Pra joule = amper * volt * sekonda = watt * sekonda


Postuar nga Straniero datë 31 Janar 2008 - 22:25:

pse

pse sekondi ne atmosfere zgjat me tepr se 1 sekond psh: nje anije kozmike nese ka ore me lavjerres ateher 1 sekond do te zgjas pak me teper dicka pse???????


Postuar nga kujta1 datë 12 Mars 2008 - 06:45:

Re: pse

Citim:
Po citoj ato që tha Straniero
pse sekondi ne atmosfere zgjat me tepr se 1 sekond psh: nje anije kozmike nese ka ore me lavjerres ateher 1 sekond do te zgjas pak me teper dicka pse???????

per shkak se vlejn ligjet e Ajnshtjnit dhe kjo dukuri nuk mund te behet eksperimentalisht.


 
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.