Forumi Horizont | Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Të dashuruar brenda zyrës! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15402)
Të dashuruar brenda zyrës!
Shekulli
Të kesh një lidhje me një koleg të zyrës nuk të tërheq vëmendjen nga puna, madje përmirëson rendimentin e punës. Pasi duke qëndruar pranë partnerit tuaj, kaloni më shumë kohë në tavolinën e punës, duke qëndruar me dëshirë edhe jashtë orarit.
Ai që hedh poshtë paragjykimet kundër flirtimeve në zyrë, është një studim i bërë në Norvegji nga seksologia Elsa Aalmas. Por jo vetëm kaq, ky lloj fenomeni është parë me interes dhe në vende të tjera, ku janë bërë studime për të kuptuar më shumë. Kështu për shembull, një studim tjetër është ai i bërë në Itali nga shoqata "Gra", në të cilin janë përfshirë 480 individë të moshës nga 25-55-vjeç.
Nga kërkimi norvegjez del se 1 i punësuar në 5, ka pranuar që ka pasur të paktën një lidhje me një kolege dhe 1 çift në 10, pranon se janë njohur dhe dashuruar në vendet e punës. Zakonisht, pjesa më e madhe e të pyeturve mbron idenë se të kesh një histori në zyrë të jep më shumë lumturi dhe energji dhe kështu, të bën ta duash më shumë punën që bën. Njerëzit që lidhen me kolegët e tyre i njohin mirë ndjenjat e tyre dhe kjo prodhon më shumë energji dhe kapacitet pune. Ky efekt favorizon dhe një sjellje më profesionale dhe zhduk mundësinë e krijimit të problemeve me shefin, apo me kolegë të tjerë.
Në përfundime analoge doli dhe studimi italian: njerëzit, më shumë femrat, të cilat janë të dashuruar me dikë që është pjesëtar i zyrës, janë më produktive në 65% të rasteve. 1 i intervistuar në 3, pohon se e tejkalon me kënaqësi orarin e punës, vetëm e vetëm që të rrijë pranë partnerit të tij, dhe 1 në 2 persona, pohon se shkon në punë me më shumë kënaqësi. 1 i intervistuar në 7, tregon se ka refuzuar oferta pune me një rrogë më të lartë apo ngritje në detyrë, vetëm e vetëm për të qëndruar pranë njeriut që dashuron.
Studimet theksojnë përqindjen e lartë të grave, 65 për qind, që kanë një lidhje me një burrë në pozicion hierarkik të lartë. Në 20% të rasteve, lidhja është me njerëz të cilët kanë të njëjtat pozicione pune dhe 15% të kampioneve ka një histori dashurie me një burrë që ka një pozicion inferior. Ato gra që kanë një lidhje me burra që janë superiorë në pozicionet e punës, janë të gatshme të pranojnë (1 në tre) se ndër objektivat e tyre është se kanë mundësi të bëjnë karrierë. Megjithatë 15% e grave e përkufizon lidhjen brenda zyrës "instrument" promocioni, pra si një shtysë.
Është domethënës dhe numri i grave që nuk i gjykonin negativisht ato që kanë një lidhje e cila i ndihmon për të përmirësuar pozicionin social. 24% e grave pranon se i kupton, ndërsa 12% nuk i gjykojnë fare. Por ama mbetet një pjesë goxha domethënëse, 43%, e cila i quan "joserioze" këto gra.
33% e të pyeturve pranojnë se e kanë njohur partnerin e tyre në vendin e punës. 43% nuk pendohen që kanë patur një lidhje në vendin e punës. Dhe për një grup optimist, 34% një "zjarr" mes tavolinave të punës përmirëson stilin e jetës. Ndërsa 23% të të pyeturve një lidhje e tillë i bënte më optimistë. Burrat mbi të gjitha, sidomos ata më lart në shkallë hierarkike, mohojnë faktin që seksi në zyrë të jetë një mjet që tregon fuqi. Për 87% të të intervistuarve, gratë u kanë besuar dhe kanë rënë në grackën e dashurisë me burra që janë më lart në shkallë hierarkike, pa u varur fare nga roli social i tyre.
Të dyja kërkimet, nuk marrin në konsideratë një detaj: mundësinë që lidhja të mbarojë në mënyrë të dhimbshme për të paktën një nga partnerët, me pasoja katastrofike në planin personal dhe profesional, duke influencuar negativisht jo vetëm mbi rendimentin, por edhe tek raportet me kolegët e tjerë.
Kërkimi i "Gallup"
Marrëdhëniet me shefin apo me kolegët, janë zakonisht problemet kryesore që hasen në ambientin e punës. Këtë e thotë një kërkim i "Gallup".
Doktor John Gottman, drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Njerëzore, studiues dhe terapist i çiftit në më shumë se 30 vjet, pohon se mund të thotë, duke qenë 90% i sigurt, se nëse një lidhje do të zgjasë, zgjat pasi çifti ka parë njëri-tjetrin për një periudhë të konsiderueshme kohe. Në një artikull të dhjetorit 2007, në një revistë biznesi, profesori mbështet idenë se marrëdhëniet në punë janë shumë të ngjashme me ato të jetës private. Për shembull, nëse përfitojmë nga të tjerët, nëse jemi agresivë në punë, ka shumë mundësi që të jemi të tillë edhe në shtëpi. Dhe natyrisht edhe e kundërta.
Gottman thotë që për të shkuar mirë me kolegët, duhet të shohim anën pozitive dhe të sillemi sa më mirë, duke thënë "po" çdo herë që të jetë e mundur. Për t'u ndier mirë me të tjerët në punë nuk mjafton vetëm të kemi një komunikim të mirë, por edhe të kemi dashuri, bashkëpunim, gjëra që kërkojnë një sforco të vogël nga të gjithë. Kur jemi në punë, mos harrojmë që kolegët para së gjithash janë qenie njerëzore. Dhe të vendosësh një marrëdhënie të mirë mes kolegëve, të ndihmon të punosh më mirë.
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Kërkimi i "Gallup"
për të shkuar mirë me kolegët, duhet thënë "po" çdo herë që të jetë e mundur. Për t'u ndier mirë me të tjerët në punë nuk mjafton vetëm të kemi një komunikim të mirë, por edhe të kemi dashuri, bashkëpunim, gjëra që kërkojnë një sforco të vogël nga të gjithë. Kur jemi në punë, mos harrojmë që kolegët para së gjithash janë qenie njerëzore.
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Kërkimi i "Gallup"
Gottman thotë që për të shkuar mirë me kolegët, duhet të shohim anën pozitive dhe të sillemi sa më mirë, duke thënë "po" çdo herë që të jetë e mundur
- vetem kur e don puna ................. per te miren e punes
:lol: :lol:
Ti Glak s'besoj se ke thene ndonjehere jo, per te miren e punes , kuptohet.
- shefja ka gjithmon te drejte
Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
![]()
- shefja ka gjithmon te drejte
kam e une ketu ne zyre 1 cift te "dashuruar" ti shofesh sa te zellshem jane ne pune bile punojne dhe jashte orarit pa problem fare deri darke vone
Tek zyra ku punoja une, punonim me turne/funksione te ndryshme 4 femra. Njera nga te katertat punonte vetem ne fundjave me arkiven,sepse keshtu e kishte organizuar punen me shefen. Mirepo kjo deri nje dite dhe ajo nuk mundi me keshtu edhe ne mbetem pa arkiviste, nje zgjidhje e shpejte e problemit ishte qe te punesonim te pakten provizorisht nje djale ( i njohuri asaj punetores se meparshme) derisa te gjenim dike te perhershme, qe padiskutim duhej te ishte vetem femer ( sipas mendjes se shefes time).
Te them te drejten per aq pak kohe sa ka punur ai ne zyre kemi pasur nje fryme me ndryshe. Eshte dicka krejt normale qe te jesh e motivuar , qe te kete atmosfere pozitive dhe nje drejtim me te organizuar te gjerave. Me djalin ne fjale nuk ndodhi asnje historicke dashuricke per aq kohe ,por do e mbaj mend si nje periudhe te kendshme. Tani qe kam ikur une nga puna , i kam rekomanduar nje mikun tim per te me zevendesuar dhe shefja ime nuk pranon , sepse ka frike per keto " Te dashuruarit brenda zyres", jam munduar t'ia shpejgoj anen pozitive te kesaj por ajo nuk terhiqet nga mendimi qe eshte me mire nje staf femrash , se sa nje staf i perzier ,sepse edhe punet do nderlikohen me pas. Normalisht qe rastet e nderlikimeve, e skandaleve dhe e sherreve nuk perjashtohen ,por gjithsesi edhe puna behet me interesante kur stafi eshte i perbere si nga meshkuj ashtu edhe nga femrat,por kjo varet nga zyra ku punon dhe aq me teper nga mentaliteti i drejtuesit ( shefit).
Ca shefe koti paske pas mi Kat :p
ne ditet e sotme vertet qe "kandidatet femra" inkurajohen me shume per poste te caktuara pune por ama eshte e kjo politika e famshme gender balance ne zyre pra 1 barazim te femrave e meshkujve ndryshe pastaj quhet diskriminim ndaj njerit seks... kjo shefja jote qenka shume diskriminuese ne ate pike
Angel , theksoj se varet edhe tek pozicioni i punes, keshtu qe une nuk mund te them me siguri se shefja ime ka qene /eshte diskriminuese ne perzgjedhjen e stafit te saj. Ndoshta po te kishte nje tjeter lloj biznesi , padiskutim qe do te kishte edhe gender balance , perndryshe do punonte vetem me te shoqin.
Por duhet ta pranoj qe puna qe kam bere une ka qene favorizuese me shume per femrat se sa per meshkujt, dhe kjo teori nuk eshte aplikuar vetem tek zyra ime por tek te gjitha zyrat perreth.
nejse ja te te them 1 histori
isha parmbreme me 2 avokate ne kafe e po diskutonin per asistentet e tyre... njeri e kishte te shemtuar sepse se linte gruja me marr asistente te bukur kurse ky tjetri e kishte shume simpatike e po thoshte qe ka lezet kur e ke asistenten seksi kur vete vete ne gjykate me lene ndonje date gjygji ma lene pas 1 muaji tha kurse kur coj asistenten sa e shofin fap brenda javes ... pale sa kliente kane ardh ne zyre sa shofin ate hahahaaa jam shkri tu qesh me fytyren e atij tjetrit qe i thoshte gruse se vet e shef te kam thene hahaha
Eshte e vertete kjo ,sepse ne njerezit jemi shume paragjykues dhe i etikitojme njerezit qe nga paraqitja e tyre e jashtme. Situata te ngjashme kam pasur une sa te dush ne zyren ku punoja une ne lidhje jo vetem me koleget e mia,por edhe me vete shefen. Ka pasur raste qe kur hynin njerezit ne zyre me drejtoheshin mua me pare se asaj ( pa cka moshes me te re), biles kjo me vinte ne siklet shpesh here.
Ne pergjithesi asistentet e avokateve qe kam pasur te bej une ( te pakten ne Shkoder) , jane me se shumti gra te fejuara, martuara mbi moshen 28 vjecare dhe ka edhe raste kur gruaja i ngjit nga pas burrit te motren. Ato 2-3 asistenete te reja qe ishin asistente ne zyra avokatie ( dhe tek avokatet e rinj) , qe me teper benin praktiken e Fakultetit, besome etiketoheshin si dashnoret e tyre dhe kjo gje me dukej teresisht e neveritshme. Kjo sepse tregon se sa e paragjykuar dhe e etiketuar mund te jesh ti po te duash te besh nje praktike 2 vjecare psh, prane ndonje avokati,prokurori apo dickaje te atille.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
kam e une ketu ne zyre 1 cift te "dashuruar" ti shofesh sa te zellshem jane ne pune bile punojne dhe jashte orarit pa problem fare deri darke vone![]()
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
nejse ja te te them 1 histori
isha parmbreme me 2 avokate ne kafe e po diskutonin per asistentet e tyre... njeri e kishte te shemtuar sepse se linte gruja me marr asistente te bukur kurse ky tjetri e kishte shume simpatike e po thoshte qe ka lezet kur e ke asistenten seksi kur vete vete ne gjykate me lene ndonje date gjygji ma lene pas 1 muaji tha kurse kur coj asistenten sa e shofin fap brenda javes ... pale sa kliente kane ardh ne zyre sa shofin ate hahahaaa jam shkri tu qesh me fytyren e atij tjetrit qe i thoshte gruse se vet e shef te kam thene hahaha
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
nejse ja te te them 1 histori
isha parmbreme me 2 avokate ne kafe e po diskutonin per asistentet e tyre... njeri e kishte te shemtuar sepse se linte gruja me marr asistente te bukur kurse ky tjetri e kishte shume simpatike e po thoshte qe ka lezet kur e ke asistenten seksi kur vete vete ne gjykate me lene ndonje date gjygji ma lene pas 1 muaji tha kurse kur coj asistenten sa e shofin fap brenda javes ... pale sa kliente kane ardh ne zyre sa shofin ate hahahaaa jam shkri tu qesh me fytyren e atij tjetrit qe i thoshte gruse se vet e shef te kam thene hahaha
Citim:
Po citoj ato që tha cupka
kjo eshte 100% e vertete (fatkeqesisht). njerezit e pamesh i kane gjerat me te lehta :p (pergjithesisht)
eshte nje observim nga ana ime o Turll ajo qe shkrojta me lart, se personalisht nuk futem ne 'beautiful people club' po s'ka gje se kam personalitetin e kendshem e coku mi lehteson gjerat
Citim:
Po citoj ato që tha cupka
eshte nje observim nga ana ime o Turll ajo qe shkrojta me lart, se personalisht nuk futem ne 'beautiful people club'po s'ka gje se kam personalitetin e kendshem e coku mi lehteson gjerat
![]()
edhe une e besoj mbase jo nje lidhje dashurie mes kolegeve ne zyre apo pune,por thjesht fakti qe punojne se bashku burra e gra e ben me te kendeshme cdo dite pune.
imagjino nje pune vetem e vetem me femra---te gjitha qe merren me thashetheme e zilira te kota per njera tjetren
ose nje pune vetem me meshkuj qe kalojne gjithe diten ne kafe duke "ua hapur syte" grave te botes qe kalojne trotuareve,,e duke mallkuar fatin e tyre te zi qe nuk arriten te kene ne zyre nje femer te :hajrit" qe t'ua bente punen te durueshme
flirting is good
u hap nje hoteli ri ketu ne fshatin tim dhe personelit qe do te fillonte pune iu be treinim se duhet te flirtonin pak me klientet qe ne momentin e pare per ti bere ata te ndiheshin mire sa kohe qe ishin atje.
Problem o kjo dreq zyre je vetem tine ai ne pc 8 ore ...naj here ka nje heshtje qe e pret me thike sdi cte thuash e cte thote ne ma e keqa kur ku kolegu o ne me nje difekt icik i bukur pra pak biond me sy bojeqielli 2 metra cun me ate profumin e kebabit te cmend ...harrohet amorja ne shtepi ...e kam vendosur do dal te punoj ne korridor te pakten kalon pastruesja ...
Citim:
Po citoj ato që tha turll
Sa puqemi ne te dy ....... :aha :aha :aha
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Problem o kjo dreq zyre je vetem tine ai ne pc 8 ore ...naj here ka nje heshtje qe e pret me thike sdi cte thuash e cte thote ne ma e keqa kur ku kolegu o ne me nje difekt icik i bukur pra pak biond me sy bojeqielli 2 metra cun me ate profumin e kebabit te cmend ...harrohet amorja ne shtepi ...e kam vendosur do dal te punoj ne korridor te pakten kalon pastruesja ...
Citim:
Po citoj ato që tha cupka
shyqyr nuk e kam bere dasmen, me nje rrampo llaf nuk jam e martume, akoma se do i kishe me direkte keto shkrimet e tua ne lidhje me mua...duke pas parasysh fiksimin tat me grate e martume.
![]()
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.