Forumi Horizont
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kom ra n'dashni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8362)


Postuar nga Indrit datë 21 Maj 2005 - 00:41:

Wink Kom ra n'dashni

Dashuria

Cdokush ne kete bote mund te thote
Se dashuria eshte e zjarrte
Ne te vertete ajo ngjan me lote
Qe mund te rrjedhin pak nga pak

Dashuria eshte stuhi
Qe te merr dhe te rrenon
Ajo vjen tek cdo njeri
Atehere kur se kupton.

Dashuria te rremben
Neper dallge e neper breg
Ne fillim ajo shkelqen
Dhe me pas te dhuron jete.

Dashuria eshte lot i zjarrte
Krejt pa fund edhe pa ane
Ndoshta mendjen te ben dhalle
Por ama jo kurre me dhjame.


Postuar nga Indrit datë 21 Maj 2005 - 00:43:

Per nje fjale.

Me thuaj nje fjale shprese
Edhe genjeshter qofte
Me fal ti nje buzeqeshje
Madje edhe te ftohte.

Te lutem fol nje fjale
Kjo heshtje po me vret
Cdo dite ma shton malle
Cdo dite shpirtin ma tret.

Une te flas e ti nuk me flet
Me pas zemra pikon lot
Se kuptoj sec kam as vete
Qe pa ty s'mund te rri dot.

Une te flas ti s'me degjon
I mbyll veshet edhe syte
Gjak per ty zemra pikon
Shpirtin gjaku po ma mbyt.

U trand zemra, u sperkat
Me lot sec ju lag fitili
U helmua per nje fjale
Dhe u fik porsi kandili.


Postuar nga lubi datë 21 Maj 2005 - 02:24:

ej me rrenqethe trupin

keto poezi tani jan te tuat apo i ke mare nga ndonje tjeter liber


sidoqofte sido qe te jene une kam krijuar besim ne perzgjedhjet e tua per delikatesen e ndjenjen

te pershendes e te uroj çdo te mire


Postuar nga Indrit datë 22 Maj 2005 - 19:30:

Re: ej me rrenqethe trupin

Citim:
Po citoj ato që tha lubi
keto poezi tani jan te tuat apo i ke mare nga ndonje tjeter liber


sidoqofte sido qe te jene une kam krijuar besim ne perzgjedhjet e tua per delikatesen e ndjenjen

te pershendes e te uroj çdo te mire



Lubi keto jane te miat ne fakt dhe me vjen mire qe te kane pelqyer.
Kisha pothuaj nje muaj qe nuk kisha shkruar fare pasi kam qene shume i zene, dhe pardje memdova ti leviz nga pak te gjitha temat e mija qe kishin zene pluhur.
Flm qe me ndjek nderkohe qe edhe une do mundohem te sjell materiale sa me te bukur, pasi nese me ndjek dikush detyra behet edhe me e madhe.
Miqesisht


Postuar nga lubi datë 23 Maj 2005 - 02:03:

ah sikur ta dije ti ????????????!!!!!!!!!

As mos ke fare dyshim per kete te jesh i sigurte se qe diten qe kam hyre ne forum e kam lexuar per here te pare poezite e tua me kane pelqyer dhe kete do vazhdoj ta bej dhe me tej

Te pershendes dhe une gjithashtu miqesisht.................


Postuar nga kontinenti datë 24 Maj 2005 - 08:35:

Ky Indriti eshte shume i poshter.
Un them ta heqim nga forumi se ai po na i rremben te gjitha gocat.


Postuar nga Indrit datë 24 Maj 2005 - 13:47:

Re: ah sikur ta dije ti ????????????!!!!!!!!!

Citim:
Po citoj ato që tha lubi
As mos ke fare dyshim per kete te jesh i sigurte se qe diten qe kam hyre ne forum e kam lexuar per here te pare poezite e tua me kane pelqyer dhe kete do vazhdoj ta bej dhe me tej

Te pershendes dhe une gjithashtu miqesisht.................



Lubi te pershendes dhe te falenderoj vertete qe me ndjek ne faqen letrare
SHpresoj qe edhe une te te mos te zgjenjej ne vijim Do Zoti nuk tallesh

Te falenderoj.


Postuar nga Indrit datë 24 Maj 2005 - 13:52:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Ky Indriti eshte shume i poshter.
Un them ta heqim nga forumi se ai po na i rremben te gjitha gocat.



Te me hiqni nga forumi?
aahahahhaahah me shkrive ti mu
po mire de mire gati jam te dal por nuk e mora vesh ku ishin ato goca qe rrembeva?!
Mesa shoh une ketu tek kjo tema ska ndonje vajze apo ndoshta i kam vu syzet mbrapsh!!!
Nejse konto je bo mistrec kohet e fundit, do te te perjashtoj une ty perpara
Fundja si une si ti ja bojm esh kot pa pas pula perjashtimet i bejne te tjeret


Postuar nga Indrit datë 24 Maj 2005 - 13:57:

Qe te kthehemi ne teme tani...

Sa shume te kam dashur


Sa shume te kam dashur ta dish
me shume ste ka dashur njeri
sdo vi me une cerdhen te prish
te ndez kurrme perseri.

Sa shume te kam dashur ta dish
kaq shume s'do te te doje me njeri
cdo dite ne dritare pres te me vish
te me kthesh te humburen lumturi.

Sa shume te kam dashur ta dish
gjer kaq sta ka dashur kush tjeter
ti do kthehesh, do kthehesh serish
pas shiut te forte mike e vjeter.


Postuar nga lubi datë 25 Maj 2005 - 02:05:

nje njeri plot ndjenja...........

Indriti per here te pare pavaresisht se nuk dua ta pranoj dhe vete jam dakort me kontinentin---------pavaresisht nga arsyet e mija qe kam vene si psedonim----jam mese e sigurte tani me dhe eshte e vertetuar ne gjendjen time civile qe mudt te quhem femer me te drejta te plota!!!!!::::::::::

Tani duke dale nga kuadri i shakase e per t'ju kthyer seriozitetit-----nuk luaj sidomos me ndjenjat e mija kur te them qe jo vetem te ndjek rregullisht ne çdo teme letrare tenden por sinqerisht me pelqejne e me emocionojne-----eshte ne doren tende te besosh apo jo------te pershendes


Postuar nga kontinenti datë 25 Maj 2005 - 10:26:

E shef Indrito se ca thote Lubi...duhet me te heq qafe ty lal,se po na sfido te gjithve ti mer lanet.


Postuar nga Indrit datë 25 Maj 2005 - 14:42:

Re: nje njeri plot ndjenja...........

Citim:
Po citoj ato që tha lubi
Indriti per here te pare pavaresisht se nuk dua ta pranoj dhe vete jam dakort me kontinentin---------pavaresisht nga arsyet e mija qe kam vene si psedonim----jam mese e sigurte tani me dhe eshte e vertetuar ne gjendjen time civile qe mudt te quhem femer me te drejta te plota!!!!!::::::::::

Tani duke dale nga kuadri i shakase e per t'ju kthyer seriozitetit-----nuk luaj sidomos me ndjenjat e mija kur te them qe jo vetem te ndjek rregullisht ne çdo teme letrare tenden por sinqerisht me pelqejne e me emocionojne-----eshte ne doren tende te besosh apo jo------te pershendes



Ahahahahahah Lubi me fal jam cik i trashe tani e mora per veshi qe qenke femer, kushedi sa do jete ngazelluar kontinenti
Sinqerisht te falenderoj qe me ke ndjekur dhe shpresoj te me ndjekesh edhe ne vazhdim
Miqesisht Indriti.


Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
E shef Indrito se ca thote Lubi...duhet me te heq qafe ty lal,se po na sfido te gjithve ti mer lanet.


Konto paske pas te drejte mer tubestafkullah une i marr pak me vonese vesh gjerat lloji...
nejse beje i kerkese i here kushedi me japin noj ban
Te pershendes edhe ty.
Miqesisht


Postuar nga Indrit datë 25 Maj 2005 - 15:17:

Ja edhe dicka per tju pershendetur.

Do te vij...

Ne dasmen tende do te vi
do maskohem si lypsar
do te ngre dhe nje dolli
per burrin qe me ke marre.

Me lotet e mi, do pi e do dehem
si zog i mjere ne nje cep do strukem
kete do e bej per ty e jo te derfrehem
e as qe mjeran ne syte e tu te dukem.



Kur ne sy mua te me shohesh
ditet e shkuara do kujtosh
e di qe sdo duash te me njohesh
tutje shikimin do largosh.

Dhe une do te te shoh per pak kohe
me pas shikimin do hedh tutje
do te harroj pershendetjet me dore
edhe momentet kur me puthje.



Ps. ishte e castit mos me kritikoni


Postuar nga kontinenti datë 25 Maj 2005 - 22:06:

Hahahahahahahaha
Indrito, Lubi jo vetem qe osht femer,por,osht edhe si yll e bukur.


Postuar nga lubi datë 25 Maj 2005 - 22:15:

HAHAHAHAHAHA

E nga e ditke ti Kontinenti se sa e bukur jam une---se shpeiti do e shohesh emrin tim te radhitur ne vendin e pare te temes --vajza me e shemtuar e forumit--dhe mos u frikeso shume nga pamja ime e tmerrshme.....



Indriti po òfare ishte kjo poezi---ne fakt krejt ndryshe nga loji i stilit qe ke perzgjedhur me pare----megjithate prekese dhe shume e dhimshme---edhe me teper per faktin se dukuri te tilla nuk jane te rralla ne realitet


ju pershendes perzemersisht te dyve


Postuar nga Indrit datë 26 Maj 2005 - 00:15:

Kontinenti...

Qe eshte lubi femer sinqerisht qe nuk e dija por ama qe ka nje shpirt te bukur kjo eshte me se e dukshme


Lubi me vjen mire per modestine qe perdor dhe do te thoja qe rendesi tek njeriu ka bukuria e fshehte e jo ajo e dukshmje pasi kjo e dyta nje dite shkon, pra do thinjemi plakemi rrudhemi, nderkohe qe zemra do mbetet perjete e re.

Ps. te thashe qe poezia e fundit ishte momentale pasi e bere tju pershendes juve
Indriti.


Postuar nga Indrit datë 26 Maj 2005 - 00:18:

Shpesh trishtohesh

Shpesh trishtohesh e di
Bosh te duket gjithcka
Ditet si proze plot bezdi
Merzia ti zgjat e ti ha

Trishtohesh per mua e di mire
Me spret njeri tjeter me spret
Ky malli te shton edhe thinje
Vetmia te mbyt e te tret


Postuar nga Indrit datë 28 Maj 2005 - 20:51:

Kthehu se kurre nuk eshte vone.

Sa larg u largove sa larg
U ndame pa nderruar ende jete
Per ty me copetoi ky mall
Dhe ti besoj s’je e qete.

Sa larg sa larg u largove
U humbe, u ende, u trete
Me pas e di me kerkove
Por jo me sme gjete, sme gjete.

E di qe tashme ke ndyshuar
Ndoshta dhe vetveten mallkon
Pendohu per cfare ke gabuar
Dhe kthehu se kurre nuk eshte vone.


Postuar nga lubi datë 28 Maj 2005 - 21:39:

as nuk duhet te mendojme me per gjera te tilla....

Indriti ajo qe me terheq gjithmone e me teper te ndjek temat e tua eshte fakti qe me pelqen jashte mase--çiltersia--sinqeriteti dhe shpirti jot i bukur--------------------------------------------------mjafton fakti qe njeriu te jete i ri dhe bukuria patjeter ne nje menyre ose tjeter eshte e perfshire aty........te lutem heren tjeter nese ke mundesi me trego nje nga poezite e tua me optimiste-----nuk dua t'ia shoh te shperhur asgjekundi trishtimin nje njeriu me zemer kaq te bukur e te paster si ti......................

te pershendes shume miqesisht..

mezi po pres te lexoj krijimet e tjera(kur te kesh kohe te lire ne kete periudhe te mbingarkuar)------suksese...................


Postuar nga Indrit datë 29 Maj 2005 - 00:52:

Lubi, te falenderoj perseri dhe perseri
Nuk mund ta kuptoje nje zemer te paster askush pervec zem,eres se paster, dhe nuk kane thene kot qe:"Fjala e mire ze menjehere vend ne zemer te mire"
Tani une me shume perdor kete lloj te shkruari por ka pasur edhe te tilla.
Te them te drejten kam disa por jane jo serioze sdua te me njohesh nepermjet tyre, ndaj po ripostoj nje poezi qe me duket e bukur pavaresisht se eshte shume e thjeshte.


Postuar nga Indrit datë 29 Maj 2005 - 01:03:

Do te marr

Do ti mar ngjyrat ylberit
dhe me to do te pikturoj
sa inat do ti vije "vrerit"
qe me te boten do ndryshoj

Do ti mar aromen lules
dhe do te deh boten mbare
do ti mar krahet flutures
dhe do te vallezoj ngadale.

Do ti mar ngjyren detit
dhe do te vizatoj dy sy
ata nuk i perkasin mbretit
por te perkasin vetem ty.

Do ti mar egersine malit
ujin e ftohte do ti marr
do ti mar shpejtesine kalit
dhe do ti hidhem permbi shale.

Do te mar oshetimen e pyellit
Kengen e zogjve do te marr
ndoshta edhe melodine e fyellit
si thua te mar dhe nje kitare?

Do te mar nje stilolaps blu
e do te shkruaj mbi te bardhe
ne oxhak do te hedh ca dru
dhe do te ngrohem ne flake.

Oh!harrova te mar ca gure
dhe pse jane te ngrire do ti mar
me to do te bej nje mure
aty poshte nen livadh.

Do te mar edhe nje peisazh
por kete here do shkoj me larg
do te mar pishat andej ne plazh
dhe valen qe bregun lag.

Do ja mar kaltersine detit
ujin e paster si kristal
do ti mar kuroren mbretit
qe ty moj vajze te ta fal.

Me pas do marr dhe zemren time
si bore pashkelur lart ne mal
Do e shkul nga gjoksi pa ndjere dhimbje
sepse te dua shume moj vajze.

Kete me siper s'ta them me lajka
por me shume sinqeritet
zemren do ta ve tek e jotja
qe aty te mbese perjete.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 29 Maj 2005 - 01:29:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Ja edhe dicka per tju pershendetur.

Do te vij...

Ne dasmen tende do te vi
do maskohem si lypsar
do te ngre dhe nje dolli
per burrin qe me ke marre.

Me lotet e mi, do pi e do dehem
si zog i mjere ne nje cep do strukem
kete do e bej per ty e jo te derfrehem
e as qe mjeran ne syte e tu te dukem.



Kur ne sy mua te me shohesh
ditet e shkuara do kujtosh
e di qe sdo duash te me njohesh
tutje shikimin do largosh.

Dhe une do te te shoh per pak kohe
me pas shikimin do hedh tutje
do te harroj pershendetjet me dore
edhe momentet kur me puthje.



Ps. ishte e castit mos me kritikoni



Kjo ishte shume poezi rrenqethese, sinqerisht!
Sikur te kendohej nje serenate me kete text, do ishte shkelqesi!
Suksese ne krijimtari Indriti!


Postuar nga lubi datë 29 Maj 2005 - 02:08:

Shume --shume--faleminderit

me pelqeu pa mase zgjedha qe kishe bere...........

mos e ke fare merak se paragjykohesh kur shpreh çdo gje tenden----keshtu te pakten mendoj une(mbase e mendoj gabim ose jam naive)---perkundrazi une jam me idene qe shpirti i sinqerte ka vend kudo


vetem miresi--harmoni--dhe dashuri kudo ne jeten tende

miqesisht.................


Postuar nga Indrit datë 29 Maj 2005 - 23:36:

Sykaltera dhe lubi

Ju falenderoj per pjesemarrjen ne teme dhe ju pershendes me nje poezi fare te vockel

Nuk e di

Nuk e di ne me ke dashur ndonjehere
ne me ke menduar valle
nese per ty kam pasur kam vlere
atehere perse nuk me djeg si zjarr?

Nuk e di ne me do akoma
qe une te ndjej kaq prane
e ngrohhte sonte qenka dhoma
por zemra jote nuk eshte si zjarr.


Postuar nga Isra datë 06 Qershor 2005 - 14:06:

MOj vajza, po sa me vonese i zbuloni talentet moj, po skeni faj se jeni te reja ne forum..
Indriti e ka kete dhunti , e te gjithe s'mund ta kene, por e vecanta ne krijmtarine e tij eshte se dashuria per te, si koncept, eshte nje rrenje e ngulur thelle ne zemer, pra burimi i kesaj rrenje, i kesaj dashurie identifikohet me Krijuesin, nga ky burim degezohen dashurite e tjera, per prinderit, per vashen, per te tjeret, per kafshet, natyren, e gjithcka tjeter qe meriton te dashurohet.........

Indrit, po na vazhdon te na stupisesh cuno

hajt, bej dhe ndonje tjeter, qe ta shijojme...se e paske frymezimin si Balzaku, ai ulej per te shkruar se duhej te shkruante dhe frymezimi vinte vete


Postuar nga Indrit datë 28 Shtator 2005 - 19:46:

Isra te pershendes!
Na ketu mos me bej numra more vesh apo jo ahahahah se shaka bejme

po postoj dicka me poshte edhe per kenaqesine tende.


Postuar nga Indrit datë 28 Shtator 2005 - 19:49:

Heshtje, ftohtesire me pas ra

Oh sa ftohte, tek nje lis u ndame
S'folem, gjethet pershperiten gjithcka
Njerezit rrotull dicka per ne thane
Heshtje, ftohtesire me pas ra.

Ti perseri kishe sy bojeqielli
Madheshtori qiell kishte re
I perkuli qerpiket nen lis dielli
Se fundi kur doren me dhe.

Se mbaj mend c'dite atehere ish
Ftohtesira vitesh gjithcka ngrine
Deshmitar vetmuar qendron ai lis
Keq i vjen per ndarjen, dashurine.


 
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.