Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 277 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ç'mendim keni për martesën? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=900)


Postuar nga ergi datë 31 Janar 2003 - 19:53:

Question cfare mendoni per martesen

ju lutem me ndihmoni se akoma nuk po e kuptoj se ceshte martesa dhe a ekziston njeriu ideal qe te quhet shoku i jetes


Postuar nga juli_ny datë 31 Janar 2003 - 23:24:

Question Martesa ????

Ergi, nofka juaj eshte mashtruese ne sy te pare, po ashtu edhe forumi eshe pak mashtrues pasi nuk eshte aq i zgjuar sa te thote anetare e re. Kam lexuar dy mesazhet qe ju keni postuar ne kete forum dhe lexova edhe ate qe ti kishe shkruar rredh vetes dhe qe besoj se e kupton qe te gjithe anetaret e tjere mund ta lexojne.

Jam ne nje moshe gati me ty dhe me thene te drejten eshte shume e veshtire ti japesh nje pergjigje pyetjes qe ju keni shtruar. Kur martohesh, thone qe te hyjne dy kembe ne nje kepuce (andej nga lagja ime te pakten keshtu thone). Martesa per mua eshte dicka qe duhet te mendohesh shume mire pasi personi me te cilin do te mertohesh, do kalosh nje jete te tere me te. Martesa sjell shume ndryshime ne te dy partneret dhe gjerat nuk jane me si me pare. Shume nga ne duhet ta kene vere re kete gje, me te shumetet e kemi pare kete gje tek te tjeret. Ndryshime ne te vertete mund te shihen qe kur fejohesh, te dy partneret i shohin gjerat me sy tjeter, edhe nga bota e jashtme shifesh me sy tjeter.

Mbi te gjitha eshte bara qe ti mer mbi vete. Kur fejohesh ose martohesh, { per mua jane gati e njejta gje, kuptohet nese je zerioz dhe i vendosur per ate qe ben,} nuk je me vetem i dashuruar por je dhe i impenjuar. Dua te them qe te dy partneret kane detyrime dhe pergjegjesi ndaj njeri tjetrit.

Para se ta mbyll, dua te shtroj edhe nje pyetje asaj qe ti ke shtruar me siper:

CILAT JANE SHKAQET KRYESORE TE DIVORCEVE NE SHQIPERI NE PERGJITHESI DHE MIDIS CIFTEVE TE REJA ????????????

Kaq per tani, besoj se do kthehem perseri.

sa per njeriun ideal, apo princin e jetes ne rastin tuaj, jam me se i bindur qe ekziston.


Postuar nga mIsTreCe_NyC datë 03 Shkurt 2003 - 00:47:

Lightbulb

c'esht martesa???? pyejte me shume vend ke bere po te themi ate qe eshte njerezit me gjenerata e gjenerata jane munduar ta shpjegojne dhe nuk arrijne ti japin nje perkufizim definitiv. mgjth duke cituar freud-in 'martesa eshte ferri tokesor' mere si te duash e nga te duash po kur ta provoj vete do te te tregoj, megjithate juli_ny i ka thene nje sqarim teper te sakte. dhe sa per njeriun ideal egziston dhe jo vetem une mendoj keshtu po te gjithe shkrimtaret poetet perfshire, skenografet artistet anembane kane shkruar kane krijuar dhe kane besuar ne 'njeriun ideal' te nje qenjenje njerezore. do e zgjasja me teper po me griu uria
xOxO mIsTreCjA


Postuar nga ergi datë 07 Shkurt 2003 - 14:41:

Red face Divorci tek ciftet e reja

i drejtohem juli_ny!
I dashur member, nofka ime nuk eshte aspak mashtruese pasi eshte emri i djalit tim 3 vjecar.Persa i perket perkufizimit qe i keni dhene martese une jam shume dakort sepse jane te njejtat gjera qe me ndodhen mua me martesen time dhe si rezultat i mosimpenjimit nga ish-bashkshorti im dhe mungeses se pergjegjesise dhe respektit ndaj meje personalisht dhe ndaj femijes gjithashtu, erdhi si rezultat edhe divorci.Pra une mendoj se divorci eshte nje hap shume i matur per te rifituar personalitetin qe ia fale dikujt qe nuk e meriton edhe pse e ke dashur shume,por vjen nje moment qe pasioni shuhet dhe ne siperfaqe dalin vetem te metat qe nuk honepsen dhe njeriu kerkon te qetesohet shpirterisht dhe pranon me mire te jetoje vetem sesa me nje parter shume larg nga vetja.
Persa i perket njeriut ideal edhe une them se mund te ekzistoje por vetem neper filma dhe libra dhe jo ne realitet apo ndoshta ngaqe personalisht "u dogja nga qulli dhe i fryje dhe kosit tani".Sinqerisht ju falenderoj per pergjigjen sepse tani me shume se kurre kam nevoje per mendime te kthjellta.
ERGI


Postuar nga juli_ny datë 07 Shkurt 2003 - 19:08:

Wink ju uroj gjithe te mirat

Ergi mendoj qe me te keqen e ke kaluar, pasi vendimin me te rendesishem e keni marre dhe i keni dhene divorce bashkeshortit tuaj. Per nje arsye apo nje tjeter ajo qe ndodhi ndodhi dhe analizimet e shumta (te tepruara e kam fjalen) jane te kota. Nga cfare te ka ndodhur nuk duhet te dekurajohesh dhe te mendosh qe ne kete jete nuk gjendet njeriu ideal. E di qe e ke shume te veshtire, por njeriu ideal ekziston dhe jam shume i bindur qe do ta gjesh.

Me vjen shume keq per Irgin, ne kete moment e kam fjalen per djalin tuaj pasi duhet te jete shume e veshtire pa te atin. Ndoshta ai sot nuk e kupton por do vij dita dhe do te thote ku eshte babi. Eshte me te vertete shume e veshtire per ju te dy dhe me thene te drejten pa qene ne ate pozite (si te juajen ashtu edhe te djalit tuaj) nuk mund te thuash "Te kuptoj".

Irgi qendro e forte dhe mos e jep veten kollaj. Cdo gje do kaloj dhe koha do sheroj gjithcka.

gjithe te mirat

juli_ny


Postuar nga mIsTreCe_NyC datë 23 Shkurt 2003 - 00:58:

Martesa po behet dicka e te kaluares

A besojme te martesa? Te gjithe kane ate fantazine e tyre qe nje dite te bukur do takohen me princin e tyre te kalter qe do sjelle kaq shume lumturi e dashuri ne jeten e tyre e me pas do martohen krijojne familje e kshu vazhdon tregimi. Megjithate nga ckemi pare e ckemi degjuar jo perhere fantazite behen realitet dhe madje statistikisht me shume se gjysma e cifteve te martuar perfundojne ne divorce ne amerike. Dhe me kete dua te them qe mbase pyetja me e sakte do ishte A eshte e vertete qe martesa po humbet ideologjine mbi te cilat u ndertua?? Jetojme ne nje kohe qe shoqeria jone po evoluon ne nje shpejtesi sketerrese, duke i hapur krahet dhe pranuar cdokend, cdo ide, cdo mentalitet dhe cdo veprim. Dikur nenat me femije te jashteligjshme denoheshin me vdekje po jo sot, sot ato levdohen per zotesine e tyre per te rritur nje kalama vetem(dhe ne fakt eshte per tu levduar), dikur njerezit perjashtoheshin nga rredhi shoqeror nese kishin preferenca seksuale te ndryshme nga masa por jo sot, sot madje pranohen dhe pa paragjykime, dikur femrat shihehish si nje qenie njerezore inferiore, sot ky opinion ka ndryshuar ne permasa drastike. Me kete dua te them qe mbase dhe marteses po i iken koha ashtu sic u ka ikur shume gjerave te tjera. Shume gjera tani behen ndryshe nga cbeheshin njehere e nje kohe dhe nuk eshte e thene qe martesa si koncept dhe veprim te mbetet po ajo. Nuk eshte e shkrojtur ne pllake guri qe nje burre e nje grua mund te kene nje femi brenda kodit martesor jo aspak shume njerez jane mese te lumtur pa patur certifikaten e marteses sepse ne fund te fundit car do te thote 'certifikate martese'?? per c'arsye duhet te egzistoje nje gje e tille?? Arsyeja qe mban nje cift te lidhur nuk eshte certifikata apo titulli 'te martuar' jo aspak po dashuria dhe gjuha e perbashket qe ai cift ka gjetur brenda tij. Nese duhen dhe duan te krijojne familje bashke fare mire mund ta bejne pa certifikaten e marteses dhe pa u stigmatizuar me fjalen 'te martuar'. Une vete jetoj ne NY dhe nga c'shoh perreth meje shume e shume e shume cifte thjeshte bashkejetojne ca kane dhe femije dhe jeta tyre nuk eshte shume ose pothuajse fare e ndryshme nga ata qe jane te martuar. Nje gje e tille te ben te mendosh qe mbase dhe marteses si cdo gje tjeter ne shoqerine tone te sotshme i ka ardhur koha te evoluoje ndryshoje dhe pse jo te permirsohet. Njerezit shume e me shume po e vene ne pyetje ideologjine e saj dhe kjo rezulton ne modifike te kesaj ideologjije qe perkojne me njeriun vete. Ky eshte mendimi im jam e bindur qe ka shume qe mendojne komplet ndryshe nga une po sic e ka thene populli "njerez te ndryshem mendime te ndryshme"

mIsTreCja.


Postuar nga joli datë 24 Shkurt 2003 - 04:57:

Thumbs up po

shume njerez presin, kerkojne gjysmen e tyre perfekte me te cilen enderrojne te kalojne nje jete sa me te lumtur, te mbushur me endrra qe pak nga pak t'u behen realitet.
personalisht e kam gjetur gjysmen time. jam dhe e martuar me nje shtetas te huaj(njekohesisht i jap pergjigje dhe temes martesa me te huajt)
nuk eshte e pamundur dhe nuk eshte aspak e tmerrshme te jesh e martuar,aq me teper kur ndjen qe je i perkrahur dhe i mbeshtetur nga nje person qe ka besim tek ti dhe ti gjithashtu ke besim tek ai.
besoj se baza per nje martese te frytshme, pervec dashurise,eshte dhe respekti dhe sinqeriteti, pa to nje martese mund te arrije ne deshtim te plote dhe mund te jene shume te pakta shanset per ta shpetuar.(ndoshta nje femije)por edhe kjo 50% te rasteve, ndoshta edhe me pak.
shume te rinj frikesohen nga fjala martese sepse nuk mund te marrin mbi veten e tyre pergjegjesi. u duket nje barre teper e rende. por me kalimin e moshes frikesohen se mos ngelen vetem gjithe jeten dhe atehere bejne edhe zgjedhje te gabuara, megjithate si i thuhet "me mire vone se sa kurre" por atehere lindin divorcet dhe nuk kemi me njerez te martuar por kemi njerez te divorcuar.qe te mos arrihet tek divorci sejcili duhet ti peshoje mire zgjedhjet e tij.
mireudegjofshim


Postuar nga Ami- datë 24 Shkurt 2003 - 06:28:

Joli nuk e kuptoj se perse ke thene Ok dhe Po nderkohe qe mendimi yt eshte shume i ndryshem nga ai i mistreces.

Mistrecja na fton te harrojme dicka te shenjte per hir te instiktit te kafshes. Eshte fare e thjeshte te gdhish ne nje shtrat dhe te ngysesh ne nje tjeter madje eshte shume e lehte sepse nuk ben as plane nuk investon asgje dhe per me teper jeta eshte me e ndryshem pra ka diversitet.

Po a nuk e mendon ti Mistrece se cili eshte qellimi i njeriut ne jete??
Qe eshte ky qellim qe na ben te ndeshemi me veshtiresite dhe ti kalojme ato fale vullnetit dhe dashurise. Ti nuk mendon qe martesa nuk eshte thjeshte bashkjetese misdis dy njerezish por eshte berthama e krijimit te nje familjeje te nje edukate te nje morali.

Mendime te tilla qe jane te ndikuara nga ambjenti i jashtem perpara se ti fusni ne tru filtrojini pak


Postuar nga mIsTreCe_NyC datë 26 Shkurt 2003 - 01:23:

Per Amin

Pershendetje Ami,

E para une nuk thashe qe duhet te ngrihesh ne nje shtrat e te ngrysesh ne nje tjeter, nuk e kuptoj se nga e nxore kete ti po kushedi ke keqkuptuar ate qe po thoja une. Une po thoja qe marteses po i humbet shenjtesia, ne do ta quash te atille, mbi te cilen eshte bazuar dhe ky eshte nje fakt i pandryshueshem, shif perreth teje.
E dyta nuk e kuptoj se cila nga ato qe thashe une te beri te mendosh qe bashkejetimi jashtemartesor qenka fushe me lule ku nuk ka as plane e as investime.
E treta kush tha qe qellimi ne jete per njerezit qenka martesa eshte per ty dhe ate tjetrin po jo per te gjithe. Thjeshte pse e ka bere jot em, jot gjyshe e jot katragjyshe e kshu me ralle gjer ne fillim te rrenjeve te pemes nuk do te thote aspak qe eshte qellim jetesor. Ti thua qe martesa eshte berthama e nje familjeje po ne c'llogjike bazohesh ti kur nenkupton qe nje cift i pamartuar por te dashuruar dhe me kalama nuk do quhet asnjehere 'familje'??????
E katerta dhe e fundit lexoje dhe nje here ate qe thashe une sepse sic mund ta shohesh une as qe kam shprehur mendimin tim personal gjekundi nuk thashe qe 'po besoj ne martese ose jo nuk besoj ne martes' por kam thene qe marteses po i humbet shenjtesia ne te pelqefte ty apo jo.
p.s. do shtoja qe mendime te tilla e dashur ami nuk jane influencuar aspak nga ambjente te jashtme por mendime te tilla quhet ne gjuhen e filozofise 'mendime analitike'
mIcTreCja.


Postuar nga joli datë 26 Shkurt 2003 - 02:42:

amit

Ami!!!!!!!!!!
nuk i dhashe pergjigjie mistreces por tines, e cila nese nuk gaboj pyet a besojme tek martesa?


Postuar nga Ana datë 26 Shkurt 2003 - 22:21:

Smile

Teme intersante.
Cdo njeri mendoj une e jep mendimin e tij ne baze te eksperiencave personale e familjare ( meqe tema eshte e lidhur me familjen)> Personalisht besoj te martesa, kur ajo shihet dhe konsiderohet se plotesim i detyrave dhe te drejtave te dyaneshme, pra kur kontribuojne burre e grua ne cdo gje, per te realizuar idealin qe ata kishin ne fillim te ketij udhetimi te perbashket: nje jete e qete, me femije, dhe mundesisht te plaken duke patur njeri tjetrin prane, ne te mire e ne te keq si e thote dhe betimi ne kishe.
Dhe kjo nuk eshte e parealizueshme. Probleme do kete, sepse jeta e tille eshte, por kur jane te dy te predispozuar per te ndihmuar njeri tjetrin kur duhet, per te qene prane e per te mbeshtetur njeri tjetrin ne momente te veshtira, cdo gje eshte e lehte. Dhe qe te arihet kjo, duhet shume dashuri, dashuri pa kushte dhe mirekuptim nga te dyja palet.
Me kete rast nuk dua te them qe bashkejetesa nuk ia arrin ketij qellimi, perkundrazi, mbeshtes fort mendimin, qe nqs cifti ka ne bindjet e tij per jeten bashkejetesen jashte martese, mendoj qe eshte me mire dhe per femijet qe do lindin, nje femije rritet shume me mire, edhe nqs i ka prinderit jo te martuar, edhe nqs i ka te divorcuar, kur merr shume dashuri prej tyre, dhe kur sheh qe prinderit duhen, sesa kur jeton brenda nje martese jo te lumtur. Kaq kisha.


Postuar nga joli datë 27 Shkurt 2003 - 05:29:

Arrow per Ergin

Jeta vazhdon. ..
e kuptoj qe per ty eshte shume e veshtire, qe te fillosh nje jete nga e para. per me teper pas nje zhgenjimi te madh,qe ka lene pasoja,por duhet te hedhesh mbrapa kraheve cdo gje te kaluar dhe duhet ecur perpara. me sa kuptova, ke nje djale(me jete te gjate),e kuptoj se cfare ndjen ti,kur mendon per te ardhmen e tij pa nje nga prinderit( te lutem mos me keqkupto).por as ti dhe as biri yt nuk jeni te humbur sepse keni njeri-tjetrin, ndersa babai i femijes akoma nuk e ka kuptuar se cfare ka humbur.
nese ti me djalin tend do te gezoni se bashku,ti do ta shohesh djalin tend te rritet, do ti japesh ngrohtesine prej nene,do ti blesh lodra, do te luash me te,do ta cosh ne shkolle, do ta edukosh qe te behet njeri i mire dhe te mos beje te njejtin gabim qe ka bere i jati. do te kesh privilegjin ta shohesh kur qesh.
qeshja e femijes tend meriton qeshjen tende. jepe pa rezerva nje femije e meriton.nje femije meriton qe te luftosh per te,te perpiqesh qe ti sigurosh nje te ardhme me te mire.ai eshte i pafajshem.
jeta eshte e gjate,sapo e ke filluar. dhe pse ke nje femije nuk do te thote qe eshe nje pengese,duhet te mendosh qe eshte nje avantazh.te jep force te fillosh nga e para.te clodh me buzeqeshjen e tij, te thote jam me ty do te te ndihmoj qe ta fillosh nga e para,dhe pse jo te gjesh njeriun e pershtatshem qe te te doje,te te respektoje dhe vleresoje qe te dyve, ty dhe femijen tend.
shpresa vdes e fundit.
pershendetje
JOLI


Postuar nga _B[A]D_B[O]Y_ datë 08 Mars 2003 - 12:12:

Post Per Dashuri

Dashuria ne hijen e marteses

Faktet dhe studimet shkencore në fushën e moralit kanë provuar se martesa është faktori i vetëm që siguron stabilitet e qëndrueshmëri në jetën e njeriut. Kjo, sepse martesa do të thotë lidhje e bashkim ndërmjet dy njerëzish nën hijen e një jete të përbashkët, ku të sundojë dashuria dhe miqësia e pastër. Familja është çerdhja e ngrohtë që u siguron dy bashkëshortëve kushte për lumturi e paqe, që ndërtohen mbi bazën e dashurisë. Nga ana tjetër, martesa do të thotë integrim për bashkëshortët dhe zhdukje e ndjenjës së boshllëkut që ekziston një lloj si tek burri edhe tek gruaja.


Postuar nga mjellma datë 10 Mars 2003 - 12:51:

Kjo eshte ideja ideale e marteses,por nuk mundet njeri qe te mohoje ekzistencen e marteses mbi interesa te ndryshme nga ato te dashurise e te respektit,atehere lind pyetja cfare do te ishte kjo martese????A e ka me ajo vleren morale qe i jepet??Qe te kete ate vlere qe i jep institucionalizimi i saj ne shenjteri,duhet qe ajo vete te krijoje shenjterine e lidhjes qe pretendohet prej saj,perndryshe eshte nje hiprokrizi e jetes se perditshme,megjithese ne e pranojme si shume hipokrizi te tjera me te cilat perballemi perdite dhe qe ne fakt ne shumicen e rasteve jane te domosdoshme,per te perballuar realitetin.Kjo s'do te thote qe une mohoj vleren e saj,apo mundesine e ekzistences se marteses ideale,por pranoj ekzistencen e marteses joideale,e cila ne fakt eshte ne perqindjen mbizoteruese.


Postuar nga polici_rrugac datë 11 Maj 2003 - 02:53:

Çmenim keni për martesën?????

Thon qe kur je beqar.. [rron si mret e vdes si qen].. dhe kur je i martuar.. [rron si qen e vdes si mret]


cmenim keni me mir te rrosh si mret apo si qen????????????


Postuar nga Klodel datë 11 Maj 2003 - 12:03:

mendoj qe martesa eshte shume me komplekse dhe shume me e shenjte per tu perkufizuar ne shprehjet qe the me siper.


Postuar nga Kobe4MVP datë 12 Maj 2003 - 06:10:

tani une ne shqip nuk di si ta them kete por do mundohem ta perkthej. Po them se car thone ketu per martesen...

Why go get a burger when you got stake at home.
Shqip...Pse te shkoj te marr hamburger kur kam berxolle ne shtepi.

Nuk po mundohem ta shpjegoj por jam mese i bindur qe e kuptoni se cfare dua te them. Ne rast se nuk e kuptoni rrini beqar se akoma nuk jeni ne ate nivel per te mendua per martese. hehe...


Postuar nga Keni datë 12 Maj 2003 - 06:58:

Ajo shprehje qe ti pretendon se e tthone te tjeret, une them se e thone ata njerez qe kane nje bagazh shume te ceket per jeten.
Martesa eshte nje veprim i shenjte dhe i domosdoshem per njeriun. Mbasi martohet, njeriu ndihet ndryshe dhe mendja e tij vihet ne levizje. Emocjonet e jetes si: gezimet, hallet, vuajtjet, femijet, menje fjal krijimi dhe ecuria e nje familje eshte gjeja me e bukur e jetes. Pa emocione jeta nuk ka kuptim.
Une jame vet i martuar dhe nuk ja uroj kure vetes time beqarin.
Mjer ata qe e ngrysin jeten beqar, jane te privuar nga gjysma e jetes, nuk arijne dot ti shijojne bukurit dhe emocjonet qe te jep familja.
Me respekt keni.


Postuar nga Kobe4MVP datë 12 Maj 2003 - 08:29:

Keni

hehe...

Sic e thashe njerez me bagazh te ceket si puna jote shikojne vetem ne siperfaqe te asaj shprehje qe thashe une. Po nuk prish pune se aq kupton ti nga ajo shprehje qe thashe une. Mos i merr shprehjet ashtu sic jane. Sidoqofte nuk po lodhem ta shpjegoj se cfare desha te them se une "qe pretendoj" se e thone te tjeret kete shprehje jam me bagazh "te ceket".

ah nuk na u ndane njerezit qe shikojne vetem ne siperfaqe te gjerave(shprehjeve). Nuk prish pune Keni gjera qe ndodhin jane. Haha me shkrive. Sikur ta dija qe tipa si puna jote do vinin dhe do e merrnin ate shprehje "fjale per fjale".

Lexo ato qe thashe une me me thellesi jo thjesht sex...

Se cfare mendoj une per martesen nuk do mjaftonin postet e ketij forumi per ta shpjeguar. Varja...


Postuar nga Keni datë 12 Maj 2003 - 09:22:

Thumbs down

Ej kobe ne radhe te pare po ta them se duhet te mendohesh mire ne gjukimin e njerezve, po kjo varet nga bagazhi qe keti si njeri.
E dyta une nuk gjukova thenjen tuaj por thenjen e temes (thenjen e Policit rrugac). Megjithate nuk ka problem, ka dhe keqkuptime por gabimi juaj eshte te gjukimi i cektesis time. Ajde byee.


Postuar nga Emili datë 15 Maj 2003 - 18:44:

Martesa??

Kush e ka gjetur qe ta gjejme ne??Por disa thone " sex ne cdo kohe dhe kur te dush"1 e mire po ka shum e shume te tjera po duhet te rrish gjithe diten ti shkruash dhe ti lexosh.


Postuar nga déjà-vu datë 17 Maj 2003 - 20:03:

Martesa????????

Nuk eshte gje tjeter veçse se te kerkosh te zgjidhesh vete i dyte.......................probleme qe me pare si kishe fare!!!


Postuar nga seni datë 26 Maj 2003 - 22:46:

MARTESA PER MUA ESHTE VARRI I DASHURISE


Postuar nga hijaqembetetpas datë 29 Maj 2003 - 20:04:

Thumbs up

Mund te jap dy fjale per martesen.
Une jam 24 dhe kam 5 vjet martuar. Kisha te dashuren time ne shkolle te mesme. Mbaruam shkollen ne Tirana, tek Petro Nini dhe pastaj erdhem ne U.S.A. Ketu u martuam dhe pastaj filluam shkollen e larte.
Martesa ka te mirat dhe te keqijat e saja, megjithate ka me shume te mira sesa te keqija. Kur vjen puna ja vlen te sakrifikosh shume gjera te tjere per te kaluar jeten me nje njeri qe ti dashuron dhe adhuron.


Postuar nga Kobe4MVP datë 29 Maj 2003 - 20:18:

te martohesh kur je 18 eshte idiotsi. Me falni nese ofendoj njeri ketu por mos e merrni personalisht. A jeni ne terezi o njerez. 18-19 i martuar. Pu pu pu pu. Une jam 26 vjec dhe tani nuk kam asnje problem kundrejt marteses biles ajo eshte gjeja te cilen po kerkoj. Por, edhe sikur te kisha gjetur nje person qe e dija se do te martohesha me te nuk do amrtohesha kur isha 19. Oh my god. A e kuptoni qe 19 nuk ia keni idene nga jeta. 19 akoma jetoni me mamin. Keu kam 2 shoke qe u martuan kur ishin 18 dhe 19. Kishin 5 vjet martuar. Si njeri ashtu edhe tjetri u ndane. Pse? sepse kur je 19 nuk di akoma se cfare kerkon nga vetja.

Mua me behet qejfi qe ne rastin e "hijaqembetetpas" cdo gje shkon mire dhe i uroj fat dhe lumturi ne jete. Thejsht doja te vija ne dukje qe kur je i martuar ke detyrime ndaj familjes dhe nuk ke ate lirine qe duhet te kesh kur je adoleshent dhe pas adoleshences.

Jetoni jeten kur jeni 20 o njerez se qejfet qe beni kur jeni 20 vjec vetem nuk do keni mundesi ti beni kur jeni te martuar. Zoti ua shtofte dashurine per njeri tjetrin dhe qofshi te lumtur por jeta eshte shume e shkurter per ta ndare me dike qe ne moshen 19 vjec kur akoma nuk di se cfare eshte jeta.

my 2 cents thats all.
Im out. peace.


Postuar nga amor alucius datë 29 Maj 2003 - 22:06:

Arrow

Nje gje duhet bere e qarte ketu:martesa nuk permireson maredheniet,martesen e bejme ne(dmth ato lidhje i krijojme ne)dhe nuk eshte martesa qe i krijon ato.Shume njerez e shikojne si menyren e vetme per ti treguar partneres/-it qe e dashurojne dhe qe ne shumicen e rasteve bejne nje hap te tille teper shpejt dhe ne nje moshe teper te re.

Qe te dashurosh dike dhe qe ti qendrosh prane nuk do thote forcerisht qe ta martosh,dhe nese gjendesh ne nje moshe teper te re per te marre nje vendim te tille mund te zgjedhesh per bashkejetesen,por jo ne pafundesi.

Te njejtat probleme qe mund ti kesh me partnerin nese nuk je i martuar do i kesh (ndoshta dhe ne menyre me te theksuar)mbas martese,por qe ne rastin e dyte je gati i detyruar qe ti durosh per hire te familjes te krijuar.Une ne disa ane te saj e shikoj si nje kurthe nga e cila mund te dalesh me veshtiresi.
Natyrisht qe ka dhe shume ane pozitive.

ciao,
amor


Postuar nga hijaqembetetpas datë 30 Maj 2003 - 03:51:

Secili ka mendimin e vet. Une ne fakt FYI nuk jetoja me mamin sepse punoja ne ndertim 10-12 ore ne dite ketu ne Amerike. Rropatesha si skllav por te pakten kisha pavarsine time.
Une jam njeri qe e shfrytezoj momentin (carpe diem) kur e gjej.
Nuk ka rendesi se cfare moshe ke kur gjen nje goce per ju, ja vlen ta mbash.
Ne ishim shoke per tre vjet pastaj u lidhem, dhe pas nje viti e gjysem u martuam. Ndoshta pak shpejt, por nuk jemi penduar aspak.
Grab the opportunity when one comes by.


Postuar nga Dido° datë 30 Maj 2003 - 19:10:

Cmendim keni per martesen??

Qe ka shume menyra te tjera, me pak te dhimbshme per tu vetevrare !!!


Postuar nga Kobe4MVP datë 30 Maj 2003 - 20:07:

Dido...thankyou very much my point exactly.

hijaqembetetpas...sic te thashe fat dhe lumturi vella. Pac fat ne zgjedhjen tende. Une personalisht isha me dike kur isha ne ate moshe dhe ishte gjeja me e mire qe kam bere qe nuk e cova ne martese. Jeta eshte shume e shkurter per tu martuar qe 19 vjec. Gjithe gjerat qe kam bere qe atehere me kane bere te mendoj qe sikur te isha martuar jeta nuk do ishte kaq e mire sac eshte sot.


Postuar nga zysha e letersise datë 30 Maj 2003 - 22:22:

mbi martesen

asnjehere nuk ka per te patur rreceta per martesen,dhe per me teper nuk ka martese te mire apo te keqe.ka martese dhe kaq.
Ghithsesi noti mesohet ne det


Postuar nga elda datë 06 Qershor 2003 - 08:01:

Martesa

Kur te martohemi duhet te jemi te kujdesshem ke cfare parteneri zgjedhim qe te rrojme si mbreteresha dhe te vdesim si mbreteresha goca Take it easy pra e?(mgjth se una skam ndermen me vdek)


Postuar nga THE_TIGER datë 06 Qershor 2003 - 14:32:

Talking

nuk e di o mik por te dya e kane nej te keqe por duke menduar se vdekja eshte vetem nje caste me mire rrojme si mret dhe vdesim si qene se me rrojt si qen e te vdesesh si mret nuk ja vlen i kenaqur vetem per nje cast


Postuar nga lilou-dragon datë 12 Qershor 2003 - 04:51:

Exclamation sh e rendesishme

mendoj se ne vitin 2003 me 43% te divorceve qe jane krijuar ....ne france ne departamentin e Franche-Comté me duket nje gje katastofike...e per te gjithe, me sa mendoj une martesa eshte nje BOOM e madhe ku te gjithe kercejne e kendojne ...e pas 1 viti ose 2 oups...nuk jemi mire bashke ...divorc
Martesa eshte nje hap i madh per nje jete tjeter e shume te rendesishme shume te bukur vetem se kjo duhet te mendohet 100 here e te behet 1 here ..kusherira ime ka 5 vjet me te dashurin e vet e vitin tjeter kane vendosur te martohen pas 6 vjet ne bashkjetese ..besoj se tani jane te sigurt qe cdo gje midis tyre do shkoje mire apo jo? vetem keshtu mund te mos shkojme drejt nje esheku te madh (divorcit..) te krijosh familje per mua eshte gjeja me e redesishme edhe pse ne kohet e sotme kjo duket banale...aspak por tani per tani nuk dime akoma cfare te mendojme e normale ..nuk kemi gejtur akoma njeriun e zemres (persa me perket mua sigurisht ... )
ciao ciao


Postuar nga Dido° datë 12 Qershor 2003 - 14:54:

Martesa, nje menyre e cmendur per tu cmendur ne Dy dhe jo vetem


Postuar nga klakla datë 12 Qershor 2003 - 21:18:

mendimi im per martesen

Per mendimin tim, kur dy njerez vendosin ta kalojne jeten bashke, e rendesishme eshte qe midis tyre, pervec dashurise, e cila ne momente te ndryshme te jetes merr forma te ndryshme, te mbreteroje sinqeriteti dhe besnikeria. Une jam per martesen,sikurse jam edhe per bashkejetesen si pararendese te marteses.
Fruti me i bukur i marteses jane femijet. Pikerisht personat qe vendosin te lidhen me martese duhet te jene maksimalisht te pergjegjshem per keto krijesa engjellore, per te mos i lenduar; tjeter eshte te lindesh e tjeter eshte te rrisesh femije. Kete te fundit jo te gjithe ata qe martohen dine ta bejne.


Postuar nga ketrushja datë 18 Qershor 2003 - 21:30:

Question Martesa?????????????????????///

Mendimet per martesen jane te shumta por une me thene te drejten medoj se eshte me teper nje ligji i natyres se sa deshir e njerezve.Ky eshte opinioni im ndishta jam e gabuar?????????????????


Postuar nga PINK_GIRL datë 18 Qershor 2003 - 22:51:

martesa ??? heheh
humbja e pavarsise lolol
te jesh i rezervuar per cdo gje ... ska me te besh cfare te doje e bardha zemer ... ka limite njerez ... kjo eshte martesa njerez ... pergjegjesi ...


Postuar nga HUMANISTI datë 11 Korrik 2003 - 03:31:

Shkaku i dinamikes se shpejt te zhvillimit shoqror, na presin shume sfida, ne gjithmon mendojm se shkojm ne progres, por ky progres sa eshte i produktiv per shpirtin e njeriut eshte veshtire ta dijme, koha do te jete deshmitarja me e mire.
Martesa sipas meje gjdo dite po e humbe kuptimin, apo me mire thene po transferohet nga nje martese e bazuar ne sakrifice dhe diskriminim, ne nje martese egoiste/perparimtare dhe degjeneruse.
Fatkeqsisht nje pjese e madhe e djemve shqiptar martesen e konsiderojn nje obligim qe duhet kry, dhe jo si diqka te mire.
Gjtihashtu shume femra shqiptare martohen shume te reja per shkake te jetes seksuale te ndaluar nga familja, dhe si pasoj e kesaj vendosin te martohen, e pastaj e kuptojn se martesa nuk eshte vetem seks.
Femra e emancipuar shqiptare eshte kercnim per mashkullin shqiptar, sepse prek interesat patriarkal te tije, dhe zakonisht keto femra kaqe te ngritura mbesin pa u martuar apo martohen me te huajt.
Martesa sipas meje eshte kontrate ne mes dy personave qe nenkuptonashuri, Perkrahje,Kompromis, empati, tolerance, sinqeritet humor etj.
Njerzit ne natyren e tyre jane egoista, dhe si te tille kure jetojn si persona me te drejta te barabarta ne martese sfidohen shpesh me njeri tjetrin, saqe vjen edhe tek ndarjet.
A eshte me i mire nje divorc, apo nje martese e dhunshme, mendoj se divorci eshte ma i mire ne kte raste, por brenga ime eshte se ku po shkone shoqria me divorce, mos valle frigohem po humbe koncepti martesor dhe kjo do te na degjeneroj shoqrin.


Postuar nga botttomfloater datë 13 Korrik 2003 - 07:34:

MARTESA!

Une per veten time mund te them se PO besoj tek martesa. Megjithate kjo nuk do te thote qe une, personalisht do te preferoja qe te martohesha, edhe pse jam ne nje "moshe per martese" sic quhet, deri tani kam preferuar te qendroj beqar dhe me ka pelqyer dhe besoj se do te vazhdoj te ngelem keshtu.
Megjithate mendoj se akti me i rendesishem i marteses eshte vendimi per te pasur femije. Prandaj une kurrsesi nuk mund ta kuptoj se si nje cift qe bashkejeton mund te arrije ne vendimin qe te kene femije por te shmangin martesen. Nuk e kuptoj se cfare llogjike mund te qendroje pas kesaj shmangie. Martesa eshte nje lidhje ne te cilen te dy partneret e dedikojne vetveten ne lidhje ndaj njeri tjetrit per gjithe jeten e tyre. Mendoj se bashkejetesa eshte thjesht nje demonstrim i frikes qe te dy partneret ndjejne rreth nje deshtimi te mundshem, qe nese ndodh mund te mbulohet fare mire duke thene: " Eh, prandaj eshte bashkejetesa. Pasi e njohem njeri tjetrin dolem ne perfundimin se nuk jemi te pershtashem per te vazhduar me gjate!"
Nese nje mashkull dhe nje femer duan te krijojne familje, ata duhet patjeter te lidhen me martese dhe gjate jetes se tyre te bejne c'eshte e mundur per te shmangur kontradiktata dhe perplasjet qe mund te cojne drejt zhberjes se kesaj lidhjeje, perndryshe nese nuk jane te gatshem dhe pergatitur per te krijuar familje atehere duhet te vazhdojne te rrijne beqare dhe te shijojne ate lloj jete deri ne momentin qe ndihen gati per te marre pergjegjesi te tilla mbi vete.


Postuar nga jam_ai_qe_jam datë 24 Tetor 2003 - 21:41:

Fundi i jetes me 7 shkronja ( Martesa )!

po bej shaka,,,mendimi im per martesen eshte se martesa eshte e shenjte,
pastaj deri diku pajtohem me mendimin e ketrushes se"martesa na qenka nme shume nje ligj i natyres"Martesa ka lindur si nevoje e te dy gjinive,tashti nese kthehemi para shume kohesh,mund te themi lirishte se martesa ishte domosdoshmeri per te bashkjetuar dy njerez te gjinive te kunderta...
Ne boten e moderuar mund te jetosh me nje goce/cun pa qen nevoja te martohesh me ligj...
Edhe femije mund te kesh...pa qen nevoja te martohesh.

Keshtu qe nga kjo del rezultati qe ne perendim numri i martesave sa vjen e zvogelohet,ky eshte dem i madhe per shoqerin,megjithate ket do ta tregoj koha,ku ne do te jemi deshmitar.
Nuk eshte e vertet se me martesen humb edhe liria,,,,
mendoj se nese ne mesin e te martuarve dominon dashuria,sinqeriteti,besimi dhe besnikeria,ateher martesa do te shkoj deri ne amshim,theksoj qe asnjeri e as tjetri nuk duhet te gezoj me shume apo me pak te drejta...

Kaq ma preu e kaq shkrova!

ju pershendes te gjitheve dhe sa me shume familje te shendosha ne mesin tone!!!

tungjatjeta!


Postuar nga i_pafajshem datë 29 Tetor 2003 - 05:55:

Dikush ka thene "vetevrasje qe duhet kryer" .

No coment


Postuar nga Lolina datë 30 Tetor 2003 - 01:27:

Talking Kohe te veshtira keto!!!!!

Martesa???!!!!!
Personalisht jam pro marteses, por ne momente te tjera pyes veten "pse duhet te martohesh???"Sh arsye te cojne drejt asaj, por kur mendon tani ne kete kohe kur jetojme eshte e veshtire te jetosh e te kuptosh veten qe keshtu martesa duhet te behet kur ka basamente te forta nga ta dyja palet(si respekt, sinceritet mirekuptim Dialog dhe dashuri). Mendoj se femra para se te martohet duhet te kete harritur disa realizem ne jeten e saj 1 pavaresia personale dhe ajo finaciare!!!!! Dhe nje bashkejetim para marteses eshte nje prove e mire qe mund te japi disa probabiletet per kete martes te vazhdoj...
Ehhhh kalamaja kujt i ka vajtur mendja per tu martuar, mos harroni nje ftese ketej nga Lolina se nuk e mbaj kur isha per here te fundit.

Fat e lumturi atyre qe po shkojne drejt kesaj rruge (lol)

Cheers,
Lolina


Postuar nga pirati datë 02 Nëntor 2003 - 04:00:

beqar

A e dini cili eshte fundi i jetes me 7 germa????????????

M A R T E S A.
Jeni dakort?????????????


Postuar nga amor alucius datë 02 Nëntor 2003 - 04:16:

Talking

ne fakt deri tani nuk e kam provuar martesen qe te shprehem mbi te:nese eshte fundi i jetes apo jo por do jap nje bindje timen.
Jam absolutisht PRO marteses,dhe kjo per disa arsye:
Sipas meje eshte dicka me teper se nje bashkejetese,pasi tregon nje stabilitet te madh raporti dhe jo dicka te perkoheshme,te ece sa te ece dhe pastaj te vazhdojme me tjetrin.
Nese njeriu vendose te martoje dike eshte me siguri(ne raste normale)pasi shikon te ardhmen me te.Pasi do te krijoje nje familje,te kene femije etj.
Pro marteses por absolutisht kunder nje martese pa qene te sigurte per ate qe ndien njeriu,dhe per ate qe do ne jete.


Postuar nga i_pafajshem datë 02 Nëntor 2003 - 04:28:

100% i bindur per kete Amor...., por ç'fare te besh kur nisesh seriozisht dhe pa mbaruar muajin e mjaltit perfundon ne divorc, e kjo jo per fajin tend?
Pavaresisht se nuk jam martuar ndonjehere, une vete kam jo pak, por shume frike.

Prandaj them se duhet kryer, por megjithate ngelet nje vetevrasje.


Postuar nga amor alucius datë 02 Nëntor 2003 - 16:48:

Black_eagle

Besoj qe ai rasti qe ju dhate si shembull eshte dicka qe nuk ndodhe shpesh,nese vendos te martohesh sigurohu njehere qe e njeh mire njeriun dhe pastaj bej hapin e madh.
Une nuk ja kam frike aspak nje gjeje te tille pasi jam e sigurte qe pa ditur se kè kam ne krah nuk do veja ne loje asgje ne jeten time.
Dhe nje gje:une nuk e quaj aspak nje vetvrasje,pasi nese do e quaja ashtu do thote qe nuk me pelqen stabiliteti,duke qene nje njeri qe i pelqen stabiliteti ne cdo prizem te jetes nuk kam probleme me ate lloje "vetvrasjet".


Pershendetje


Postuar nga lova datë 05 Nëntor 2003 - 14:44:

Thumbs up martesa!

Martesa !
Fjalë e bukur dhe e dëshiruar!!!!!! Cila është mënyra e saj? E thjeshtë mund të thosha, duhet veç dashuri ashtu sikurse e dini. dhe kur e ke kete dashuri e kerkon edhe kete martese qe ta finalizosh ne lumturi, në fakt martesa e ka fillimin qëkurse Perëndia krijoi njeriun e parë Adamin, por per ti o pirat me vjen keq qe mendon se eshte fundi i jetes martesa, une nuk jam dakort se humbet liria pavaresia apo dicka tjeter, po ju amor alucius, black_eagle001, Dido°,PINK_GIRL, etj, nga keni dale femije jashte martese jeni? apo keni dale ne drite per vehte dhe s'pyesni per pasardhesit tuaj qe te rriten e te edukohen ne familje dhe jo sa andej kendej.
Lolina je shume e mire!
_Q_I_M_I ti futja nje polic se se ke problem pastaj per tu martuar kjo eshte e sigurt.... nisur nga barcaletat per ta.
O patriot e kupton vete ai qe eshte patrioti im, mos u frikeso o dreq mos u frikeso, se po te shkruash ne oren 00.00 , dikush te ka lene pa gjume, por mos u nxito mendohu mire, zgjidh pastaj vendos.
Megjithate nga keto qe shkruajta secili ka mendimin e vet dhe une ju respektoj te gjitheve, jeni shume te mire!


Postuar nga i_pafajshem datë 05 Nëntor 2003 - 23:47:

Amor....

Te kuptoj shume mire , por kur je i djegur nga qulli , i fryn dhe kosit themi ne . Me kete dua te them se nuk do t'i lejoja vetes te beja nje gje te tille , kur nuk varet vetem nga une. Dhe eshte pikerisht nje gjeje te tille qe ja kam friken, jo marteses. Do te thuash qe duhet ta zgjedhesh. E di dhe kete, por ja qe nuk qenka ajo qe shkruhet dhe degjohet. Eshte shume ndryshe . Nuk jam me i sigurte se do te kem ne krah nje djall me fytyre engjelli, apo nje engjell me fytyre djalli.

Lova.

Ju kuptoj shume mire, gjithashtu me duhet tju them se ndaj te njejtin mendim me ju dhe shume te tjere. Thashe "martesa, nje vetevrasje qe duhet kryer" e perseris, se une e shikoj ashtu dhe kembengul ne kete mendim. Pra me kete dua te them se nuk jam kundra marteses, perkundrazi. Gjithashtu me lejoni t'ju them se, nuk besoj se po te kisha nje femije do te lejoja qe te rritej sa andej-kendej. Te pakten jo sa te jem gjalle.

Ajo qe doja te thosha eshte; martesa duhet kryer patjeter, veç keshtu e respektojme jeten tone qe eshte dhurate me e shtrenjte, por duhet te dish se kur dhe me ke, me sakte duhet te ndihesh i sigurte per nje diçka ne te cilen nuk je ti i vetem qe vendos(ketu ndaj mendimin tuaj dhe te Amor.... me duket).

Ju pershendes


Postuar nga amor alucius datë 06 Nëntor 2003 - 21:39:

Black_eagle

Eshte plotesisht e drejte ajo qe ju thate mesiper,pasi besoj qe cdonjeri mundohet te evitoje zhgenjime ne jete,por nje eksperience e keqe nuk duhet ti heqe njeriut deshiren per te arritur dicka te bukur.
Nuk besoj qe hije nga e kaluara duhet te heqin kenaqesise te qenit prind,te dish qe dikush te pret ne shtepi nese kthehesh ne darke ...etj.etj.


pershendetje



P.S Lova mirepresim mendimet e tua mbi temen por jo chit-chatte!


Postuar nga cancer datë 06 Nëntor 2003 - 23:46:

Martesa per mua eshte dicka e shenjte sepse eshte hapi i pare i krijimit te familjes qe per mua eshte gjithashtu e shenjte dhe qe eshte endrra ime e vertete ne jete (sado qe jemi te rinj dhe kerkojme te defrehemi ne shume menyra e vetmja gje qe do te me beje me te vertete te lumtur si njeri eshte jeta familjare, vetem kaq kerkoj nga jeta sinqerisht)


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 277 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.