Forumi Horizont
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Cfare te ardhme na ofron shqiperia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16615)


Postuar nga buzeqeshja datë 23 Nëntor 2008 - 17:31:

Cfare te ardhme na ofron shqiperia

Prsh te gjithe forumisteve

Ateher un do doja te diskutoja me te gjithe ju ktu,se a ja vlen qe nje dite te kthehemi ne shqiperi perfundimisht per te punuar dhe jetuar ,e kam fjalen me shum per ne studenteve qe studiojm jashte,cfare te ardhme mund te na ofroje ne shqiperia?
Mua do te me pelqente shum qe mbas qe te mbaroja shkollen te kthehesha ne shqiperi po kjo me frikeson shume sepse se di cfare mund tme ofroje.Te bej te gjitha kto vite shkolle dhe pastaj te perfundoj te punoj ne nje fshat sma ka enda.

Ju ftoj te gjithve te jepni mendimet tuaja si ata qe jan jashte shqiperise dhe ata qe jetojn ne shqiperi te na pasqyrojn pak gjendjen atje.


Diskutim te mbare


Postuar nga Fajtori datë 23 Nëntor 2008 - 19:58:

Fillojme me anen ekonomike dhe vendin e punes. Ka dy istitucione qe mundohen te krijojne kushte te favorshme.

Njeri eshte Sorosi dhe eshte shume i leverdisshem (www.soros.al). Tjetri eshte program i shtetit shqiptar i krijuar enkas. Mund ta lexosh ne www.braingain.gov.al. Nderkaq mesa di une shteti ka krijuar mundesine qe ata me doktorate te hyjne menjehere ne shtet pavaresisht a ka pozicione te lira. Kjo domethene qe po ti tregosh dokumentat e karrieres akademike shteti hap pozicion kastile edhe kur nuk ka asnje te lire. Tani, se ku dhe cfare tamam se di, por jane duke bere te veten qe studentet te kthehen pasi mbarojne shkollerat jashte.


Postuar nga JONIDA UK datë 23 Nëntor 2008 - 23:59:

Nese ai vend nuk arriti te te mbante aty,kur per shkak te moshesh,mendoje me hapa te vegjel,si mundet te te joshe tani kur mban mbi supe disa vite jo shqipe,minimalisht vite te ketilla....?!

Mgjth,vetem ekonomikisht qe nuk vendoset mbi kete gje,ka nje mesele arsyesh.Personalisht, do vazhdoj te investohem ne kete vend,deri sa te linkohem me perandorine albo te prinderve te mij


Postuar nga sajmolabi datë 10 Janar 2009 - 01:27:

Jeni ne vete,...te kthehesh ne nje vend ku shteti eshte mafiozi nr 1,....ku akoma ne ditet e sotme injoranca gllaberon edhe driten e diellit,....nuk e di po une vete po me kthyen e quaj denim te rende,....e kuptoni apo jo cdo te thote ti pershtatesh atij mentaliteti korrupto-fshataro-kriminel,...aty nuk dine rregullat me elementare as policet e trafikut,..une vet edhe kur te shkoj me pushime do ta kufizoj kohen me sa te mundem.


Postuar nga ColdFire datë 10 Janar 2009 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Fillojme me anen ekonomike dhe vendin e punes. Ka dy istitucione qe mundohen te krijojne kushte te favorshme.

Njeri eshte Sorosi dhe eshte shume i leverdisshem (www.soros.al). Tjetri eshte program i shtetit shqiptar i krijuar enkas. Mund ta lexosh ne www.braingain.gov.al. Nderkaq mesa di une shteti ka krijuar mundesine qe ata me doktorate te hyjne menjehere ne shtet pavaresisht a ka pozicione te lira. Kjo domethene qe po ti tregosh dokumentat e karrieres akademike shteti hap pozicion kastile edhe kur nuk ka asnje te lire. Tani, se ku dhe cfare tamam se di, por jane duke bere te veten qe studentet te kthehen pasi mbarojne shkollerat jashte.



Interesante. Vendi i punes gjendet menjehere, dhe po nuk ekziston krijohet. Eshte per tu konsideruar, megjithate ka disa nevoja me elementare sesa vendi i punes, qe nuk jane plotesuar dhe nuk shikoj se do plotesohen se shpejti ne shqiperi. Disa nga ato i permendi Sajmolabi me lart (ligjet e forta, po uji dhe elektriciteti i panderprere). Ne fund te fundit mendjen nuk e kemi vetem sesa para do fitojme me poziten e mire qe kemi. Duam dhe nje sigurim jetese. Nuk duam te perfundojme si prinderit tane qe punuan per 30 vjet dhe nuk arriten te marrin nje pension, ashtu si u takonte, sipas shkolles dhe punes qe bene.
Megjithate te faleminderit per informacionin interesant. Une do ta konsideroj


Postuar nga Enya datë 27 Korrik 2009 - 06:53:

Ca te ardhmeje flisni ju.
Edhe PHD te kesh ne Shqiperi nuk paguheshin me shume sesa 300 mije lek ne muaj. What the heck man! Atje jetohet o me droge o me femra! Rruge te ndershme s`kishte!
Vilat ne pergjithesi ishin te pabanueshme, perse valle?!


Postuar nga Petter datë 27 Korrik 2009 - 07:06:

Pasi mbarova studimet ne 06-n, u ktheva ne shqiperi, dhe kerkova per pune ne degen qe mbarova shkollen. Nuk me nxoren probleme apo sorollatje, vendi i punes u hap shume shpejt, por rroga ishte 420 mije lek te vjetra. Ktheva majat nga thembrat dhe erdha serisht ketu


Postuar nga shelgu datë 27 Korrik 2009 - 15:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Pasi mbarova studimet ne 06-n, u ktheva ne shqiperi, dhe kerkova per pune ne degen qe mbarova shkollen. Nuk me nxoren probleme apo sorollatje, vendi i punes u hap shume shpejt, por rroga ishte 420 mije lek te vjetra. Ktheva majat nga thembrat dhe erdha serisht ketu


Boh, cfare paske mbaruar ti lum miku qe merr kete rroge. astronaut?


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Korrik 2009 - 22:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Ca te ardhmeje flisni ju.
Edhe PHD te kesh ne Shqiperi nuk paguheshin me shume sesa 300 mije lek ne muaj. What the heck man! Atje jetohet o me droge o me femra! Rruge te ndershme s`kishte!
Vilat ne pergjithesi ishin te pabanueshme, perse valle?!



Sorry Enya po e ke gabim. Te pakten per pune te specializuara si finance, accounting apo cdo lloj inxhinjerie besoj se mund te gjesh vende goxha te mira ne Shqiperi. Une nuk po flas per njerez qe kane dredhur zinxhirin kur kane qene ne universitet, por po te kesh nje mesatare te mire dhe te vish nga nje shkolle e njohur gjen pune kollaj fare. Une nqs nuk do te vazhdoj masterin do te mendohesha seriozisht per tu kthyer ne Shqiperi edhe nqs do te merrja nje rroge me te ulet se ketu ku jam.


Postuar nga amor alucius datë 27 Korrik 2009 - 22:46:

Ingmetalboy, faktori kryesor i kthimit (ose jo) te njerezve eshte grada e integrimit ne vendin ku banojne/studiojne si dhe perkufizimi qe i jep ai karrieres dhe mireqenies.


Postuar nga briseide datë 27 Korrik 2009 - 22:46:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Sorry Enya po e ke gabim. Te pakten per pune te specializuara si finance, accounting apo cdo lloj inxhinjerie besoj se mund te gjesh vende goxha te mira ne Shqiperi. Une nuk po flas per njerez qe kane dredhur zinxhirin kur kane qene ne universitet, por po te kesh nje mesatare te mire dhe te vish nga nje shkolle e njohur gjen pune kollaj fare. Une nqs nuk do te vazhdoj masterin do te mendohesha seriozisht per tu kthyer ne Shqiperi edhe nqs do te merrja nje rroge me te ulet se ketu ku jam.




Ne Shqiperi gjen nje pune te mire e te nderuar me nje rroge "te mire" nese shkon atje ku ka mundesi te punosh,te zhvillosh nje fare karriere dhe te ndertosh edhe dicka tenden.Keto vende presupozojne nje nivel jetese qe kerkon te shqyhesh gjithe diten e te mos te arrish dot ne fund te muajit.Me gjithe te mirat qe sjell Shqiperia s'e di nese eshte ajo qe nje i ri ende student kerkon nga jeta!


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Korrik 2009 - 23:21:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide



Ne Shqiperi gjen nje pune te mire e te nderuar me nje rroge "te mire" nese shkon atje ku ka mundesi te punosh,te zhvillosh nje fare karriere dhe te ndertosh edhe dicka tenden.Keto vende presupozojne nje nivel jetese qe kerkon te shqyhesh gjithe diten e te mos te arrish dot ne fund te muajit.Me gjithe te mirat qe sjell Shqiperia s'e di nese eshte ajo qe nje i ri ende student kerkon nga jeta!



Ne fakt une kam 4 vjet qe nuk kam qene ne Shqiperi, por duke folur me shoke dhe te afert qe kane mbaruar shkollen dhe kane gjetur pune andej me eshte krijuar pershtypja se gjerat jane rregulluar disi. Psh te dy ish shoket e dhomes se konviktit kur studioja ne Tirane u rregulluan shume mire kur mbaruan shkollen. Une mendoj qe Tirana ka cfare ti ofroje nje te riu qe mbaron shkollen jashteshtetit duke filluar nga mundesia per karriere, argetim dhe jetese komode. Dhe mbi te gjitha je ne vendin tend.
Por ky eshte mendimi tim i bazuar dhe njehere ne eksperiencat e mija personale te cilat i guess kane qene me pozitive se pjesa me e madhe e personave ketu.


Postuar nga briseide datë 27 Korrik 2009 - 23:39:

Edhe une kam degjuar mjaft raste pozitive te studenteve qe kthehen dhe gjejne raste pune e jete me pak stresante se ne nje shtet qe te "formoi" por te huaj.Njoh dike qe aktualisht punon mesues ne universitet ne Shqiperi dhe gjithashtu bashkepunon ne mirembajtjen(saktesisht s'e di se c'ben) e financave parlamentare.Dhe kjo vetem me nje diplome universitare 5 vjecare.Pa pervoja paraprake.Dhe me beso qe nje periudhe praktike 3-6 mujoreshe s'eshte asgje.
Ta quaj zotesi a fat nuk di,por me ben te mendoj.Me ben te mendoj nese jemi te gjithe te zotet te behemi DIKUSHI ne Shqiperi.Duhet te dish si te trajtosh me shqiptaret,dhe te duash te kesh vullnet t'i njohesh...te duash Shqiperine.


Postuar nga AndreaPirelli datë 27 Korrik 2009 - 23:53:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Une nuk po flas per njerez qe kane dredhur zinxhirin kur kane qene ne universitet, por po te kesh nje mesatare te mire dhe te vish nga nje shkolle e njohur



sepse perndryshe nuk konkurrojne dot me Harwardin shqiptar ..........


Postuar nga Mon Cherry datë 27 Korrik 2009 - 23:57:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


sepse perndryshe nuk konkurrojne dot me Harwardin shqiptar ..........



me harvardin shqiptar konkuron lehte, po halli eshte i asaj pyetjes qe ka shkruar ingmetalboy tek poezia e tij " por valle kush mund te ece vetem drejt?"


Postuar nga ingmetalboy datë 28 Korrik 2009 - 00:08:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


sepse perndryshe nuk konkurrojne dot me Harwardin shqiptar ..........




community college


Postuar nga AndreaPirelli datë 28 Korrik 2009 - 00:12:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy



community college



Ket s'e mora vesh ...........


Postuar nga kotka datë 28 Korrik 2009 - 00:28:

e para, jo te gjithe qe dipllomohen jane te suksesshem.

e dyta, une vete do ta ndjeja vehten te paafte te ambjentohesha perseri me vendin tim.

e treta dhe e fundit, varet nga kerkesat dhe zgjedhjet qe ben cdo seicili per jeten.


Postuar nga ingmetalboy datë 28 Korrik 2009 - 00:52:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Ket s'e mora vesh ...........




Shembull i shkollave qe konkurojne me Harvardin Shqiptar. Pastaj dihet qe gjithmone pas zgjedhjeve eshte koha per te kerkuar pune ne Shqiperi. Dmth... po te jesh ne kete rast me partine demokratike.


Postuar nga shelgu datë 28 Korrik 2009 - 00:58:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Edhe une kam degjuar mjaft raste pozitive te studenteve qe kthehen dhe gjejne raste pune e jete me pak stresante se ne nje shtet qe te "formoi" por te huaj.Njoh dike qe aktualisht punon mesues ne universitet ne Shqiperi dhe gjithashtu bashkepunon ne mirembajtjen(saktesisht s'e di se c'ben) e financave parlamentare.Dhe kjo vetem me nje diplome universitare 5 vjecare.Pa pervoja paraprake.Dhe me beso qe nje periudhe praktike 3-6 mujoreshe s'eshte asgje.
Ta quaj zotesi a fat nuk di,por me ben te mendoj.Me ben te mendoj nese jemi te gjithe te zotet te behemi DIKUSHI ne Shqiperi.Duhet te dish si te trajtosh me shqiptaret,dhe te duash te kesh vullnet t'i njohesh...te duash Shqiperine.



Kjo qe thua ti brisi eshte plotesisht e mundur, por kur fiton partia tjeter, mbetesh pa pune dhe duhet te presesh nja 4 vjet te pakten.


Postuar nga Fajtori datë 28 Korrik 2009 - 02:34:

Plasen sekretaret edhe keteeeeej... :p


Postuar nga Deb* datë 28 Korrik 2009 - 02:40:

Ne Shqiperi vetem me mik mund te gjesh pune te mire.


Postuar nga shelgu datë 28 Korrik 2009 - 16:55:

He, he. Miku.


Postuar nga Katilesha datë 28 Korrik 2009 - 20:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Ne Shqiperi vetem me mik mund te gjesh pune te mire.


........

Nuk jam shume pro kesaj ideje,por mgjt ne Shqiperi gjithcka ndodh. Nje  e njohura ime vetem se  kishte nje mik ne Parlament, hyri ne pune aty ne nje lloj pozicioni qe nuk ia di as emrin/funksionin dhe qe nuk ben asgje prej gjeje gjithe diten dhe ne fund sheprblehet me nje rroge 600 mije leke. Dhe  po me thoshte qe per t'u futur ajo aty  ishin skualifikuar shume kandidate te tjere qe kishin nje CV me te kompletuar se e saja. Vajza ne fjale  eshte vetem me nje 3 vjecar ne pune sociale dhe asnje eksperience pune te meparshme.

 Edhe pse e di qe nuk duhet, une jam krejtesisht indiferente ndaj ketyre fenomeneve dhe menyrave te punesimit. Per momentin jam rehat ne punen (part -time) qe bej , edhe pse nuk eshte krejtesisht ne profilin tim. Le te shpresojme qe deri ne momentin kur te mbaroj specializimin une gjerat te jene permiresuar, ne te kundert do perdor edhe une mikun tim ne Parlament.


Postuar nga amor alucius datë 28 Korrik 2009 - 21:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
ne te kundert do perdor edhe une mikun tim ne Parlament.

E cfare kerkon "miku" ne kembim? Ty? Asaj tjetres ne parlament....?


Postuar nga Katilesha datë 28 Korrik 2009 - 21:49:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

E cfare kerkon "miku" ne kembim? Ty? Asaj tjetres ne parlament....?



..........

Ishte nje menyre per te thene se ky eshte sistemi ketu dhe duam apo nuk duam shpesh jemi te detyruar te bejme gjera qe nuk jane te menyres sone dhe jo gjithmone mund te besh dicka per ta ndryshuar kete.

Se ca i ka kerku "miku" asaj nuk eshte ceshtja ime, kurse "miku" im eshte femer.   Nejse, se kete ceshtjen e mikut e thashe me teper per shaka.Kuptohemi besoj!


Postuar nga amor alucius datë 28 Korrik 2009 - 21:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Ishte nje menyre per te thene se ky eshte sistemi ketu dhe duam apo nuk duam shpesh jemi te detyruar te bejme gjera qe nuk jane te menyres sone dhe jo gjithmone mund te besh dicka per ta ndryshuar kete.

Se ca i ka kerku "miku" asaj nuk eshte ceshtja ime, kurse "miku" im eshte femer.   Nejse, se kete ceshtjen e mikut e thashe me teper per shaka.Kuptohemi besoj!



Ne fakt jo, nuk kuptohemi pasi sistemin e beni ju dhe jo e kunderta.

Ah, qenka femer, atehere paske mbrojtur "nderin" nga shperblimet ne natyre dhe mund te ecesh me koken lart rruges, bashke me mikeshat duke rrahur gjoksin rruges per 600 mije L. mujore, madje dhe atehere kur mikeshat bene punen e tyre ne buduaret e punedhenesve. Apo ky s'eshte nder...?!


Postuar nga shelgu datë 28 Korrik 2009 - 22:18:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius


Ne fakt jo, nuk kuptohemi pasi sistemin e beni ju dhe jo e kunderta.

Ah, qenka femer, atehere paske mbrojtur "nderin" nga shperblimet ne natyre dhe mund te ecesh me koken lart rruges, bashke me mikeshat duke rrahur gjoksin rruges per 600 mije L. mujore, madje dhe atehere kur mikeshat bene punen e tyre ne buduaret e punedhenesve. Apo ky s'eshte nder...?!



Kjo siper ngaterron preshin me leshin.


 
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.