| Forumi Horizont | Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kush ishte Skenderbeu ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16927)
Kush ishte Skenderbeu ?
Ktu poshte eshte nje artikull qe e lexova tek shekulli dhe ben fjale per nje shkrim te nje gazete te njohur zvicerriane qe flet per origjinen e skenderbeut! Gjithashtu me gjere mbi polemikat nderkohera per prejardhejen dhe historin e e tij!
Poshte esht artikulli i marre nga Shekulli
Kush ishte Skenderbeu
Një biografi e re nga pena e historianit zviceran të Europës Juglindore, Oliver Jens Schmitt, i cili i bën korrigjime figurës së amplifikuar mitologjike të heroit kombëtar shqiptar, shpërtheu në Shqipëri një stuhi zemërate. Megjithatë sa më shumë që e lexojnë njerëzit këtë libër, aq më i shpeshtë është miratimi për të.
Historiani që merret me mesjetën rrallë e tek mund të hyjë në skenën e debatit publik. Bie fjala si biograf i një sundimtari të shekullit 15, për shembull i Karl Guximtarit të Burgundisë, nuk ke si bëhesh objekt i një fushate agresive.
Por krejt ndryshe ndodhi në anën juglindore të Europës, sikurse e përjetoi historiani zviceran Oliver Jens Schmitt. Bazeliani, profesor i historisë së Europës Juglindore në universitetin e Vjenës, është njohës i sprovuar i historisë së kësaj pjese të kontinentit.
Në nëntor të vitit të kaluar u botua në shqip biografia e tij për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotin, të njohur më mirë si Skënderbeu (1405-1468).
Një mit kombëtar
Një biografi kritike e Skënderbeut ishte prej kohësh dëshirë e shkencës. Ky fisnik arbër, i cili në oborrin e sulltanit osman e kishte ndërruar fenë e tij në islamike e pas kësaj kishte bërë karrierë të shpejtë, më 1443 ndërroi kamp, u kthye në krishterim dhe luftoi për një çerek shekulli kundër osmanëve. Në fund të shekullit 19 lëvizja kombëtare shqiptare e ngriti atë në mit nacional.
Pas Luftës së Dytë Botërore kulti i Skënderbeut mori nën regjimin komunist të Enver Hoxhës trajta gati monstruoze, duke hedhur rrënjë thellë, falë arsimit të përgjithshëm të detyruar, në ndërgjegjen e popullsisë.
Aso kohe u kristalizua edhe një imazh kanonik i Skënderbeut. Lufta e Skënderbeut u interpretua si një luftë çlirimtare kombëtare nën udhëheqjen e një prijësi gjenial - çka e stilizoi Skënderbeun si pararendës të Enver Hoxhës. Edhe në treva të tjera të banuara nga shqiptarë, në Kosovë e Maqedoni, u përhap gjithashtu kulti i Skënderbeut.
Mbi një sfond të tillë të një nderimi thuajse fetar, një paraqitje e ngritur mbi kritere shkencore veç mund të provokonte. Menjëherë pas prezantimit të librit në fillim të nëntorit shkrimtari Ismail Kadare, i cili e sheh veten si mendimtarin autoritativ të Shqipërisë, hapi fushatën.
Në çmitologjizimin e Skënderbeut ai shihte një sulm kundër idesë së lirisë. Sipas tij njerëz perversë ishin mbledhur rreth një pseudointelektuali për të sulmuar nëpërmjet paraqitjes negative të Skënderbeut atë figurë që simbolizonte unitetin e Shqipërisë me Europën.
Kush i ka lexuar romanet e Kadaresë nuk mund të habitet nga ky pozicionim. Tek e fundit me veprën e tij ai ka kontribuar - ndër të tjera me romanin "Kështjella" - që të krijohet ai mit kombëtar, të cilin tashmë po e sheh të rrezikuar.
Në debatin publik të Shqipërisë Kadareja është figura prijëse e kampit mbizotërues nacional-proeuropian, për të cilin miti i Skënderbeut shërben si dëshmi e identitetit europian të shqiptarëve.
Në gjurmët e Kadaresë vazhduan edhe dy përfaqësuesit më të lartë të shtetit, kryeministri Sali Berisha dhe presidenti i shtetit Bamir Topi. Në fillim të dhjetorit Berisha shpalli se figura e Skënderbeut do të zërë vend si simbol në letër-njoftimet e reja.
Në festimin solemn të 541-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, presidenti i vendit Bamir Topi foli për disa mendje skllevërish që kërkonin të ndryshonin rolin e Skënderbeut në historinë e Shqipërisë dhe në qytetërimin europian.
Në forumet mediatike dhe të internetit libri u cilësua si "përrallë" ose si "roman", më së shumti prej njerëzish të cilët, ashtu si Kadareja, librin e njihnin vetëm me të dëgjuar. Dhe ngaqë përkthimin shqip e kishte financuar DEZA, gazeta bulevardeske "Sot" ambasadën zvicerane e emërtoi si "ambasadë horrash".
Ishin sidomos dy pika të biografisë që i kishin indinjuar kundërshtarët. Kështu Schmitti, i mbështetur mbi një bazë solide dokumentare, e shihte hakmarrjen për vrasjen e t'et me urdhër të sulltanit si motivin e mirëfilltë që Skënderbeu ndërroi kampe dhe i shpalli luftë atij. Ky motiv me kumbim arkaik me sa duket nuk mund të kapërdihej nga kundërshtarët e biografisë.
Sidoqoftë në këtë pikë dëgjoheshin edhe zëra të tjerë, shumë më të dobët, ata proislamë apo të kampit islamist.
Ky kamp nuk është më pak nacionalist, vetëm se nga këndvështrimi i tij islamizimi e ka shpëtuar identitetin kombëtar të shqiptarëve përballë kanosjes së sllavizimit apo të greqizimit. Kështu politikani islamist Abdi Baleta botoi në gazetën ultranacionaliste "Bota Sot" një seri artikujsh në mbrojtje të librit. Pikërisht gjakmarrja si motiv i Skënderbeut dëshmonte, sipas Baletës, identitetin shqiptar.
Kombi i grabitur?
Pothuajse në mënyrë histerike u reagua ndaj përmendjes në libër të emrit të t'et të Skënderbeut - ashtu si dhe në dokumentet e kohës - si Ivan, e jo si Gjon, ekuivalenti shqiptar. Në këtë mënyrë po i grabitej kombit shqiptar jo vetëm babai, por edhe biri, duke u bërë ky serb. Ky i ashtuquajtur "çshqiptarizim" i babai të Skënderbeut ishte temë mbisunduese e forumeve në internet.
Mirëpo Schmitti asgjëkund nuk e vë në pikëpyetje shqiptarësinë e Skënderbeut dhe të babait të tij. Vetëm se ai e bën të qartë që Skënderbeu dhe familja e tij jetonin në një rajon dhe një mjedis personal të përzier etnikisht. E ëma e Skënderbeut ishte sllave.
Po kështu revoltohen kundërshtarët e biografisë nga fakti që ky mjedis ishte i krishterë-ortodoks (vetëm kur u kthye nga Islami në krishterim Skënderbeu iu drejtua katolicizmit), pasi për ta anti-europian është jo vetëm Islami por edhe ortodoksia. Veç kësaj ata që shihen si armiq të kombit shqiptar, fqinjët serbë dhe grekë, identifikohen me ortodoksinë.
Megjithatë sa më shumë që zgjaste konflikti, aq më shpesh dëgjoheshin vlerësimet pozitive për librin - edhe veç prej faktit se ndërkohë ai ishte lexuar.
Dy përfaqësues të kampit të shoqërisë civile, të dobët deri tani si në të gjitha vendet e Europës Juglindore, Ardian Klosi dhe Fatos Lubonja, të dy prej kohësh kritikë të ashpër të Kadaresë, në të vërtetë e kishin ngritur zërin qysh herët dhe qartazi.
Klosi, studiues i letërsisë dhe publicist, që kishte qenë edhe përkthyesi i librit, kërkoi në krye të debatit që të ndërroheshin librat e shkollës me përmbajtje nacionaliste.
Lubonja, për vite të shumta nën diktaturë i burgosur politik dhe një nga intelektualët më të ndriçuar e më me profil të vendit, kujtoi se ishte trashëgimia komuniste ajo që nxirrte krye në këtë debat. Në qoftë se kërkohej mbërritja në një shoqëri demokratike dhe pluraliste, atëherë duheshin kapërcyer mitet nacionaliste.
Jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të rajonit përpjekjet për t'u marrë me mitet nacionale në mënyrë kritike, kanë shkaktuar reagime të ashpra mbrojtëse, sikurse ka ndodhur kohët e fundit në Greqi dhe në Bullgari. Në këto kundërvënie ithtarët e status quo-së kanë treguar njohje të cekët dhe emoncionalizëm agresiv, i cili shkon deri në kërcënime personale.
Veç kësaj është kërkuar gjithmonë në prapaskenë një komplot i drejtuar nga të huajt - natyrisht identiteti i komplotistëve ndryshon sipas vendit. Në rastin e biografisë së Skënderbeut u tha se ajo është financuar nga serbët dhe nga lobi grek.
Skënderbeut i vihet një rëndësi e madhe për identitetin e shqiptarëve si simbol kombëtar, edhe pas fundit të komunizmit, edhe në orientimin e ri politik. Por shdërrimi i vendit ka mbetur në gjysmë të rrugës, siç e tregon dobësia e shoqërisë civile.
Shteti dhe qarqet drejtuese vazhdojnë të pretendojnë sovranitetin mbi interpretimin e së shkuarës. E pra ka për të zgjatur ende shumë kohë derisa të mos luaj më ndonjë rol, në pikëpamje të reagimeve, nëse botohet një biografi e Karl Guximtarit apo e Skënderbeut.
Kështu ndodh kur njerëz të tillë lejohen të dërdëllisin! Nuk ka as më të voglin rrezik që figura e Gjergj Kastriotit të njolloset nga Schmitt e të tjerë që i rrinë nga pas!
Schmitt është një ndër të pafundmit që kanë shkruar mbi Skënderbeun, nuk kuptoj rëndësinë që i jepet atij...
Sigurisht qe nuk ka se si te mos hapen tema te tilla. Shekulli qe po jetojme nuk eshte shekulli i "Rambove" dhe i Ainshajneve. ne kete shekull filluan te goditen pjeset e dobta te njeriut. Erdhi koha, nuk ke se c'ben.
Nuk eshte e rastesishme qe dikush boton nje liber qe e nxjerr Krishtin me dashnore. Po ashtu nuk eshte e rastesishme qe martohet burri me burre dhe ka te drejte te kete edhe femije.
Keshtu edhe ky liber, pa hyre ne analiza te tij, godet "simbolin". Lufta kunder simboleve eshte lufta e shekullit.
Ne e dime mire si ka ndodhur qe Gjergji u ndodh ne Stamboll dhe ne cilen moshe. E dime edhe se si iu ndrrua emri. Po ashtu, nuk eshte aspak per t'u cuditur qe ai te kete bere edhe ndonje prapesi neper fushatat nga ka qene. Nuk ka aspak cudi qe te kete ndonje trashegimtar te paligjshem andej nga vendet e lindjes. Si thoni ju e rruante mjekren Gjergji apo e kishte te pakrehur?
Keto jane cmitizimet.
Nga ana tjeter, duhet kuptuar qe ai ishte nje princ i vertete qe donte te mbronte pronat e tij. Sigurisht qe nuk e kishte ndonej ndjenje kombetare te kristalizuar, por e dinte mire qe pushtuesi duhet luftuar pa asnje kompromis.
Sepse ky pushtues te merr tokat (atdheun)
Te ndrron fene (ideja)
Te perdhunon familjen (nderi)
Pra te beka ca gjera te liga. Atehere duhet luftuar. Kush tha qe Gjergji ishte shqiptar, patriot, socialist, komunar...etj? Ai ishte nje feudal i kohes dhe si feudal kishte nevoje per bujkrober, dhe aleate. Pikerisht kete beri edhe ai, pra ai reagoi me te gjithe mencurine qe i mesonte kasta se ciles i perkiste. Mblodhi princat rreth vetes dhe luftoi pushtuesin otoman.
Pershendetje.
Nuk e kam lexuar librin e Shmitit por nga ajo qe lexova ne artikullin e gazetes Shekulli te sjelle nga Lezhjani kuptohet lehte se libri nuk paska qellim tjeter vetem se te na denigroje ashtu sikurse kane bere me shekuj te huajt. Qe lufta per liri e popullit shqiptar kundra turqve nuk ishte gje tjeter vetem se lufte hakmarrese ndaj vdekjes se babait te Skenderbeut.
E kam thene dhe diku tjeter se perderisa mungon nje enciklopedi e qarte e historise kombetare ererat do te fryjne nga te gjitha anet dhe do te sjellin lloje te ndryshme "parfumesh".
Nga po ky artikull meson se Skenderbeu ishte nje mit i krijuar artificialisht.
Po kush e ngriti kete mit?!!!
Enver Hoxha!!!
Me pas ja perforcuan mitin Topi e Berisha.
Ka nje gje qe nuk mund te bejne shmitet e kushdo tjeter pavarsisht mitit.
Ne mesjete ishte dikush (shqiptar) qe mblodhi rreth vetes me mijra shqiptar dhe ja theu hundet perandorise me te madhe te kohes.
Kjo nuk eshte pak te arrish ti besh ne nje mendje shqiptaret sipas pershkrimit qe i ben njohesi shmitt. Kjo eshte pertej mitit.
Ajo lidhja vertikale qe i ben njohesi pushtimit te turqise me sllavizimin e vendit eshte fallse dhe nuk ka te beje fare me Skenderbeun. Thjesht sepse Skenderbeu eshte i mevonshem dhe thuajse te gjitha qytet ishin sllavezuar tashme dhe siç e kam theksuar edhe ne nje vend tjeter pushtimi turk ndonese nje pushtim i solli edhe nje te mire popullit shqiptar ate te çlirimit nga sllavet qe do te kishte qene me fatale.
Dihet ne ate kohe se lidhjet e krushqise beheshin per te bere aleanca per te krijuar nje sistem me te sigurte kjo jo vetem ne ballkan por edhe ne europe.
Keshtu eshte kur duan te na e bejen historine te tjeret qe ja fusin sipas oreksit te tyre.
po ky schmit degjenrata eshte nje faggot evropian qe ka stdiuar me shume shkrimet e historjanve serb/sllavik dhe me ato eshte bazuar, diku online ose ne ballkanweb diku ka kohe qe e kam lexuar ket artikull ku nje djalosh i ri shqiptar i ben argumenta shume te vlefshme chapter per chapter dhe e qet jashte vleres gjithe librin e ktij evreopian faggot shit-schmit...
me lodhin kto loj prpogantash te degjeneruarea qe bejn serbt dhe grekt per shekuj e shekuj me rradhe...
ne youtube jam share shume me serb dhe grek, dhe ne fund i thosha qe qe ju greket jeni si ato gocat qe mbanin ditare kurse ne ilyrians jemi treguar pak dembela qe te shkruajme historine tone... kemi qene bussy fithing to survive ndersa ju greek faggots fantazonit dhe shkruanit per luftetaret ilyrian qe tani e mohoni qe ishin shqiptar dhe i quani grek, gjithe bota i bleu kta bullshite nga ju faggots...
pfffffff, rraca me e keqe ne bote...
A Klosi eshte nje renegat
Ne mos gaboj nga mesi i shkurtit u zhvillua nje debat ne TVKlan aty nga fundi i shkurtit,ku ishin te ftuar pervec Klosit edhe F Lubonja,Zheji dhe dikush tjeter jo shume i njohur por me dijeni te mira mbi historine dhe te kaluaren e shqiptarve.E kisha degjuar edhe me pare qe Klosi i madh kish perkthyer nga gjermanishtja librin e njefare austriaku i cili e baltoste figuren e madhe te heroit tone kombetar.Isha shume i zemeruar me Klosin,por Lobonja dhe ne menyre te vecante Zheji e shigjetuan keq kete intelektual pizeveng;gje qe mu duk sikur isha vete atje.Nuk e kuptoje miqte e mij se si nje intelektual shqiptar ndihmon ne perbaltjen e figures se nje Shqiptari te madh si Skenderbeu!Greket dhe serbet pa pike turpi na kane vjedhur historine,na kane vjedhur heronjte ,kane tjetersuar e pervetesuar bemat e te pareve tane,sepse ne kemi qene te paditur,Po tani intelektualet tane u vijne ne ndihme me perkthime te tilla.Djali im i vogli dhe femije te tjere si ai dhe te tjere qe do te lindin,kur te lexojne libra te tille do ti marrin per te verteta ato qe ka thene nje fare shmidi e perkthyer nga Klosi i Bilbil Klosit.Edhe sikur te ishin te verteta,jo qe nuk jane,historianet tane dhe inteligjenca duhet ta shperfillnin e sulmonin me zjarr te perqendruar historianin austriak e jo ta shqiperonin librin e tij,
Klosi eshte nje renegat.
Greket dhe serbet, (populli), as nuk e njohin fare se kush ka qene Gjergji. Kam biseduar me te dy palet dhe nuk e kishin mesuar ne histori neper shkollat e tyre. Ndoshta ne nivelet akademike te te dy paleve fabrikohen historisa qe ngrihen mbi falcitete.
Sidoqofte, sot ka internet dhe nuk eshte e veshtire qe t'i vesh me shpatulla per muri keta dy popuj, ne lidhje me Gjergj Kastriotin dhe luften e tij kunder otomanise.
Por une e shikoj si dicka normale qe ne Ballkan te kete te tilla deshira invencioniste.
Ballkani sot, nuk vuan aq nga ndarja religioze, sa nga ndarja nacionaliste dhe per pasoje cdo komb mundohet te rrembeje, dhe fabrikoje historira me mbret.
Serbet, nuk mund te ngaterrohen me greket ne kete aspekt. Te dy keto kombe kane histori krejt te ndryshme nga njeri tjetri, kushte historike krejt te vecanta dhe deshira qe nuk perputhen me njera tjetren.
Sikur serbet dhe greket te kishin nje kufi te perbashket, do te kishin pasur lufte te panderprere midis tyre, sepse greket vuajne akoma nga fantazmat e lashtesise dhe serbet kane paturpesine te festojne me fanfare edhe deshtimet e tyre. Ndersa greket mendojne se historia i ka ndeshkuar, sepse ju ka coptuar perandorine e antikitetit, serbet as qe e vrasin mendjen ne kete drejtim. Perkundrazi ata mendojne se ju takon i gjithe Ballkani.
Sidoqofte, ajo qe di une eshte qe te pakten serbet dhe greket ne menyre te vetedijshme, jane perpjekur te fshehin nje hero te nje kombi fqinj.
Perkundrazi, edhe pse E Hoxha, ka qene nje falsifikator i vertete, Ne kemi mesuar shume mire per Janosh Huniadin, packa se ishte disa kufij shteterore larg.
Edukimi i popullit ne Greqi dhe Serbi, apo ishJugosllavi, ka qene shume me teper i fabrikuar se sa ne Shqiperi.
Meqe ka te beje me temen po sjell ketu nje artikull te shkruar nga Artan Lame ne Gazeta Shqip para ca muajsh .mua me eshte dukur shume interesant ne ato qe thote .
Shqipni tavolinash
Artan Lame
Si u nxeh mirë debati për Skënderbenë, i dhashë karar të ulem edhe unë e të shkruaj për këtë punë. Siç e do zakoni i tyre, shqiptarët e kthyen edhe këtë diskutim shkencor në luftë llogoresh, ku në njërën duhet të futen me domosdo ata që e dashkan Skënderbenë dhe më tjatrën ata që sipas atyre të llogores së parë, duan t‘i bëjnë varrë.
Mirëpo Perëndia deshi të m‘i sillte mëntë në vënt, përpara se të futesha edhe unë në njërën pe këtyre dy istikamëve. Për këtë më këndoi në vesh e më tha: Artan be, para se të shkruash e të bësh teorira me Skënder be, hidhu një sy në internet forumeve ku po diskutohen këto punë. Ja ndoqa këshillën, po ç‘më panë sytë atje s‘tregohet me të treguar. Njerëz që shanin njëri-tjatrin me rrënjë e degë, i shitur, spiun, horr, maskara, qelbanik, pa atdhe, serboviç, UDB-ist, e ç‘t‘u them tjetër. Ata që e kishin futur veten në llogoren e Skënderbeut, u lëshoheshin me këto fjalë ca të tjerëve, që jo se ishin futur vetë, po i kishin shtyrë me zor në llogoren tjetër, që u ishte caktuar spiunëve të UDB-së.
Meqë vetë nuk dua as të futem në llogoren e të parëve, se nuk jam mësuar t‘i them kujt horr e spiun, e as në llogoren tjetër, ku të degdisin pa një pa dy si antikombëtar, një herë thashë të rri e të flas së jashtmi. Mirëpo si në çdo luftë, po ndënje jashtë llogores të ha plumbi nga të dy krahët, ndaj ua dhashë këmbëve me sa munda, të iki sa më larg nga kjo tollovi dhe, do kisha shpëtuar vërtet, sikur në të ikur e sipër, të mos dëgjoja mes të shtënave intelektuale t‘i thonin të 99-at edhe Lubonjës. Aty i mbajta këmbët. Zor të gjeni dy shqiptarë që të jenë zënë e kenë bërë llafe mes tyre, sa unë me Lubonjën, por kjo nuk m‘u duk arsye e mjaftë që, një njeriu që, si pak të tjerë ka bërë burk për fjalën e lirë në kohën e fjalës së burgosur, sot në epokën e fjalës së lirë t‘i thonë të mbyllë gojën.
Kuptova atëherë se të gjithë po ia fusim kot, edhe ata që thërresin me bejte për Skënderbenë, edhe ata që duan të bëjnë shkencë për Skënderbenë. Historia është shkencë dhe, si të gjitha shkencat e zanatet e tjera, ka një çantë me vegla, e prapë bishti mbetet jashtë. Mirëpo ç‘po bëjmë ne? Ne me këtë debat, po shkruajmë shkencën e historisë popullore. Ashtu siç munt të shkruajmë edhe shkencën e kimisë popullore apo të fizikës bërthamore popullore. Si të gjitha shkencat, edhe shkencë e historisë do studionjësit e saj, do analizat e saj, do revistat e specializuara ku debatohen tezat e saja, do para për t‘ja financuar studimet, do e ç‘nuk do. Ndërsa ne thjesht e kthejmë në muhabet gazetash dhe diskutimesh popullore. Imagjinoni Ajnshtajnin që diskuton nëpër gazeta teorinë e relativitetit dhe përpiqet t‘i mbushë mëndjen klasës punëtore dhe fshatarësisë punonjëse për drejtësinë e teorisë së tij. Po Ajnshtajni ish-burrë me mënt dhe rronte në një vënt të mënçurish, ku secili bënte punën e tija. Ndërsa ne, le që nuk nxjerrim dot Ajnshtajnë, por edhe kur një i tillë na qaset, Shmiti në këtë rast, i vëmë drunë dhe i tregojmë se si është e vërteta pa u lodhur.
Tjatër gjë që vura re, është se më çdo 100 vetë që flasin për këtë punë, 99 syresh e vetmja gjë që kanë lexuar për Skënderbenë është libri i leximit të klasës VIII, ndërsa më çdo 100 vetë që shkruajnë e shajnë Shmitin, ‘90 as që e kanë vrarë mendjen ta lexojnë. Mua vetë m‘u deshën të paktën tri javë ta lexoj e ta përtyp, të konsultohem me burimet e mia dhe me ato që përmend ai dhe pastaj të marrë guximin të jap ndonjë gjykim.
Të vjetrit, që kanë hequr picirën në jetë, na kanë lënë një llaf: "Njohuritë gjysmake janë më të rrezikshmet", thoshin ata. Se ai që s‘di fare s‘hap gojë, ai që i di të gjitha thotë gjëra të mençura, ndërsa ai që di një këtu e një atje, flet marrëzira dhe merr në qafë dynjanë. Shmiti, që i jemi lëshuar në kurriz, di mbi një dyzinë gjuhë të gjalla e të vdekura, flet një shqipe të pastër që shumë nga ata që e shajnë nuk e flasin dot, pa ka edhe nja dhjetë vjet që rrëmon nëpër arkiva që këta as e dinë ku bien. Pasi ka shtruar këtë bazë, është ulur e ka shkruar një libër tri gisht të trashë për Skënderbenë tonë. Meqë nuk më rezulton ndonjë shqiptar tjetër që t‘i hyjë këtij gajreti, më të shumtit e atyre që flasin, bëjnë thjesht atë që gjithmonë bëjnë shqiptarët, i hyjnë detit më këmbë dhe pastaj, kur mbyten, ia vënë fajin detit.
Është fat për një vend të vogël të ketë studionjës që t‘ia dedikojnë jetën siç bën Shmiti, është fat për çdo vënd të ketë mejtonjës që shkojnë kundër rrymës si Lubonja apo Klosi, dhe përgjigjja jonë nuk është që t‘u bëjmë vënd po nxitojmë t‘u themi mbyllni gojën. Në situatën mjerane në të cilën gjendet sot shkenca shqiptare në përgjithësi dhe, shkencat albanologjike në veçanti, e shoh si dhuratë të Perëndisë daljen e një gjermani të ftohtë që bie në dashuri me kombin tonë dhe që i kushton atij jetën dhe studimet e veta. Natyrisht pastaj që ne, si shqiptarë të vërtetë, nuk mund të reagojmë ndryshe, përveçse duke e treguar me gisht e duke ia nxirë jetën me sa kemi në dorë.
Po të ish veç për të qarë, do kisha lojtur nga mëntë, por ka edhe momente kur më vjen të qesh. Një nga argumentet që të lëshojnë në kurris dhe u duket bllokonjës është ky: "Pa guxo t‘u prekësh Vashingtonin amerikanëve, Robin Hudin englezëve, apo Vilhelm Telin zvicerianëve, ç‘do të të bëjnë!". E çdo të të bëjnë, u them juve se me të marrët kam frikë të shpjegohem, hiçmosgjë.
Shkenca moderne, pa i lëvizur nga vëndi këto figura, ka vazhduar të bëjë punën e saj dhe sot, çdo amerikan me shkollë e di që Vashingtoni ishte thjesht një latifondist, i cili prekej nga sistemi i taksave që donin të vinin anglezët dhe për këtë u ngrit kundër tyre. Kam dëgjuar një studionjës amerikan që gjakftohtë shprehej se Vashingtoni pati fat që fitoi, se po të kishte humbur, ai do të ishte harruar në histori si një prej mijëra rebelëve që në shekuj janë ngritur kundër Kurorës Angleze dhe, kur janë kapur janë varur. Mirëpo kjo nuk e ndalon as Amerikën, as botën e as mua ta nderojmë këtë figurë, pa ju hequr dru historianëve.
Shkenca moderne e ka thënë fjalën e saj për Robin Hudin dhe zotin e tij, Rikard Zemërluanin, që ishte thjesht një dorëshpuar që varfëroi gjithë Anglinë duke shkuar vite të tëra poshtë e përpjetë Evropës dhe Tokës së Shenjtë. Mirëpo, kjo nuk i ndalon englezët të vazhdojnë të bëjnë libra e filma me Robin Hud, duke i lënë sidoqoftë historianët të bëjnë saktë punën e tyre.
Sa për Vilhelm Telin, puna është ca më e thjeshtë. Shkenca moderne ka vërtetuar që ai nuk është figurë reale, por legjendë e cila në periudhën e romanticizmës mori veshje reale. Por kjo nuk i pengon zviceranët që dëshirën e tyre për liri t‘ia veshin një figure legjendare, pa varur për gjuhe ama shkencëtarët që bëjnë punën e tyre.
Kështu që vendosa të mos hyj në diskutimin mbarëpopullor të historianëve popullorë për heroin popullor. Por ky vendim nuk më heq dëshirën të shpall një dashuri rë rindezur. Deri para se të lexoja Shmitin, megjithëse kisha lexuar gati çdo gjë të shkruar për Skënderbenë, e trajtoja atë paksa si një krijesë të largët, joreale, si një statujë mitike mbi gur. Shmiti ma zbriti nga shkëmbi, i shkriu bronxin që e kish ngrirë, ma bëri njeri prej vërteti, me halle e sherre, të mira e të liga. Bëri që të shihja e jetoja çdo ditë të heroit, të më dukesh se kalëroja krah tij orë pas ore gërxheve të Dibrës, të më fanepsej si i gjallë plaku mjekërbardhë tek psherëtinte i lodhur herë në kep të Rodonit e herë pyjeve të Matit. Falë gjermanit Shmit, sot unë them me bindje: "Unë e dua Skënderbenë".
Po ore edhe kjo kuptohet lehte qe shqiptari shqiptarin se merr vesh dhe te huajin e kupton mire, jo per gje por se i flet me nje gjuhe tjeter.
Mire thote ajo shprehja shqip po flasim e vesh spo merremi.
librin nuk e kam lexuar shkrimi qe lexova te Shekulli jepnin nje pershtypje tjeter me ate qe shkruan tek Shqip Artan Lame.
Cyborg shume interresant ky artikulli dhe nuk kam cfar t'i shtoj se emri i vet autorit thothe ghithcka, LAME. he is lame.
nuk eshte nevoja per nje historian si schmit te sjell figuren e skenderbeout poshte dhe ta beje njeri. fakti qe ishte njeri u ngrit aq lart, nga fakti qe ishte si te gjithe njerzit e tjere por me zemer te madhe...
nga fakti qe krahasojme veten tone si njerz kur panic and enxiety atacks ne merr frymen kur gjerat me te vogla na ndodhin ne jete, dhe imagjinojm skenderbeun njeri si ne, me shpat ne dore duke luftuar kunder superfuqise me te madhe te asaj kohe, njekohesisht qe e dime qe ishte njeri, qe pas cdo betejes e kuptojm se edhe ai donte te hante te pushonte te flinte gjume and even take e dump somwhere in the cuntryside, nuk eshte nevoja e nje shcmiti historian intelektual te na hapi syte dhe te na tregoje se ishte njeri, pikerisht kjo eshte mahnia me e madhe kur imagjonojm skenderbeun, se ishte njeri.
duhet te ndjehemi krenar qe nje gjerman apo evropian dashuron vendin tone dhe flet gjuhen tone me mire se une e shume te tjere??!!
ne ket rast nuk ndjehem krenar aspak, se jemi nje popull shume i vogel me nje histori shume te lashte, por dale ngadale evropa na ka mohuar gjithcka, tani edhe nje figure te shquar nje karakter te paster, nje luftetar te vertet qe ka lind vendi yne, edhe kte po mundohen ta karakterizojn si nje cub miredite apo si njeri qe ushtria e tij ishte pe perbere prej cobanesh etj etj.
nuk eshte nevoja te kaloj 10 vjet duke lexuar libra historianesh me bullshite te mbroj my hero skenderbeg.
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Cyborg shume interresant ky artikulli dhe nuk kam cfar t'i shtoj se emri i vet autorit thothe ghithcka, LAME. he is lame.
hehe lost!: si mos te jete lame ky person kur e merr mundimin te na mbushi mendjen t'simpatozojm me nje autor qe e c'vlerson sadopak figuren e skenderbeut. he is pathetic lame and douchebag!lol
s'eshte nevoja te jem historjan as intelektual por llogjika te con ne kundershtim me tipa te tille.
imagjino serbet! kane bere hero arkanin dhe miloshevicin dhe i cojn ne qiell.
arkani qe ka qene dhe biggest low life on earth, ka vrare gra shtatzene, ka therur femije te vegjel me doren e vet, ka perdhunuar grat dhe motrat vajza 7-8 vjece nersy te vellezerve pasi ia ka prere koqet (excuse my language)meshkujve te familjes nersy te grave motrave dhe nanave dhe pastaj i ka perdhunuar dhe i ka bere ata meshkj te shikojn pastaj i ka vu thiken ne fyt te gjitheve, ne disa raste ka lene ndonje plake gjalle qe eshte nje krim tjeter i nyte dhe i paimagjinuar, ka masakruar familje te paramatosur ne shtepine e tyre, dhe te gjitha kto krime i ka bere duke marre bekimin e priftit ortodoks cdo dite dhe mbeshtetetjen dhe dashurine e popullit serb.
tani dhe gjithe serbia e quan hero, ndersa kta evropiant e degjeneruar perseri e llastojn serbine e marrin me te mire, njekohesisht ne cdo gazete apo lajme nuk pertojn te na shajne ne si rrace, tani edhe e kane guximin te cvlersojn sadopak skederbeun!!!
sinqerisht qe i urrej shumicen e evropianve...
Mire pra ,lereni emrin se nuk ka rendesi .rendesi kane ato qe shkruan .tema eshte per tjeter gje jo per arkanin apo ku di une .pastaj ketij ja kane vene emrin ne kohen e komunizmit dhe nuk kane konsultuar fjalorin anglisht shqip me perpara.
Fundja edhe rice do te thote oriz me duket (ajo sekretarja e shtetit e Bushit )edhe bush sikur ka nje kuptim te turpshem ne amerike apo jo kurti
mua me pelqen sidomos ajo pjesa kur flet per forumet shqiptare ku te gjithe behen eksperte historie me ato qe kane mesuar ne librat e klases se 4 fillore dhe po ti kundershtosh per gjene me te vogel te akuzojne per tradhetar apo te shitur e ku di une ,
une nuk e kam lexuar librin mbi Skenderbeun po do perpiqen ta gjej sapo te kthehem me Shqiperi .
tani edhe qe Skenderbeu te kete qene 2 metra i gjate apo zmadhime te ngjashme nuk i kam besuar po nejse.sigurisht me kalimin e kohes shume nga jeta e tij eshte bere legjende dhe kjo ndodh me te gjithe herojte.ama ka nje gje ,dhe nuk me duket se shmidi e mohon ,qe skenderbeu ka perballuar perandorine osmane per nje periudhe goxha te gjate ,pa mbeshtetje nga jashte dhe duke bashkuar Shqiptaret qe deri atehere ishin te percare.
kurti ,shmidi nuk perfaqeson Europen .ai eshte historian dhe per ato qe shkruan mban pergjegjesi vetem ai jo Europa prandaj zbute ca urrejtjen tende dhe lexo ndonje liber se nuk te ben keq ,mos kij merak se nuk behesh as intelektual as historian.
Nacionalizmin e serbeve une e njoh .I ka kushtuar shume edhe ballkanit edhe serbeve edhe shqiptareve ,po edhe ata (serbet) per mendimin tim jane viktima te propagandes nacionaliste ,qe u ka mbushur mendjen se jane me te mire e se te tjeret e se kane te drejte te vrasin e gjera te tilla .pak a shume sic u kishte mbushur mendjen hitleri gjermaneve te vrisnin e te digjnin njerez si pa te keq.
ok Cyborg chill out se artikullin nuk e ke shkrujt ti! jo se nuk do kisha rreaguar ne te njejten menyre anyway!
askush nuk perdori fjalen tradhtar, por pathetic and lame me duket se i pershtatet! nga menyra se si ka shkruar me passion duke mbrojtur nje shkrimtar/historian qe s'eshte nevoja te jemi experta te dallojm se nuk ka patur qellime aq miredashese per ne si komb gjithashtu duke "sjellur ne toke" figuren e skenderbeut, duke bere c'vlersime te qarta.
librin as une s'e kam lexuar por e kam permendur qe ne postimin e pare qe kam lexuar nje debat te gjate dhe te vlefshem qe i en nje cun shqiptat librit chapter for chapter...
me ato qe kam lexuar ne ate debat u be e qart se outori nuk ka patur qellime pro rraces shqiptare! edhe lavderimet qe i ben skemderbeut me aq sa kuptova eshte kur i ben lidhje si nje gjak serbi/origjin serbe...
tani ti po i qet serbt viktima!! c'eshte ky observim naive?! edhe tani serbt deshirojn te te zhdukin faren e shqiptarit. serbt kane dashur te na shuajn me shekuj e shekuj qe kur kane ardhur ne ballkan ne shekullin 7, tani ti po i qet si viktima te nje propogane nacinaliste.
eshte me mire une qe nuk lexoj se sa ti qe lexon dhe korruptohesh from this bullshit.
nejse! ju lexoni librin se une nuk kam shume interres per so called unnceccery controversial writnig of some shmuck-shmitt qe tani jane bere te modes shkrime te tilla dhe autori ben para, duke sjelle skenderbeun ne toke...
per mua ai eshte ne qiell e them me plot krenari qe skenderbeu eshte shembulli me i mire per hero jo vetem per shqiptaret por per gjithe evropiant...
te gjithe e kuptojm dhe e pranojm historine e peshkatarit qe sa here tregohet historia e peshkut qe kapi, peshku behet edhe me i madh...
prandaj mora ne shembull heronjt e flliqur serb si arkanin se qysh tani kane filluar serbt te perdorin stilin e fishreman story per te, imagjinoje se si do e cojn ne qiell ndoshta 5 shekuj me vone?!
e ku ka me mire se heroin tone GJergj Kastriotin!
nuk e kam per ty gjergj moderatori:p
Citim:Gati nje vit me par kemi ba nji diskutim per gjatesine e Skenderbeut dhe une kam then se ishte i trupmesatar e jo i gjate sa e kane zmadhuar njerzit per me shume lexo mesazhin e fundit tek kjo tema.
Po citoj ato që tha CYBORG
Mire pra ,lereni emrin se nuk ka rendesi .rendesi kane ato qe shkruan .tema eshte per tjeter gje jo per arkanin apo ku di une .pastaj ketij ja kane vene emrin ne kohen e komunizmit dhe nuk kane konsultuar fjalorin anglisht shqip me perpara.
Fundja edhe rice do te thote oriz me duket (ajo sekretarja e shtetit e Bushit )edhe bush sikur ka nje kuptim te turpshem ne amerike apo jo kurti
mua me pelqen sidomos ajo pjesa kur flet per forumet shqiptare ku te gjithe behen eksperte historie me ato qe kane mesuar ne librat e klases se 4 fillore dhe po ti kundershtosh per gjene me te vogel te akuzojne per tradhetar apo te shitur e ku di une ,
une nuk e kam lexuar librin mbi Skenderbeun po do perpiqen ta gjej sapo te kthehem me Shqiperi .
tani edhe qe Skenderbeu te kete qene 2 metra i gjate apo zmadhime te ngjashme nuk i kam besuar po nejse.sigurisht me kalimin e kohes shume nga jeta e tij eshte bere legjende dhe kjo ndodh me te gjithe herojte.ama ka nje gje ,dhe nuk me duket se shmidi e mohon ,qe skenderbeu ka perballuar perandorine osmane per nje periudhe goxha te gjate ,pa mbeshtetje nga jashte dhe duke bashkuar Shqiptaret qe deri atehere ishin te percare.
Kurti, libri nuk ka per qellim te flase ‘’pro rraces shqiptare’’ sic thua ti .Libri eshte mbi Skenderbeun jo mbi rracen shqiptare .Dhe gjithe ceshtja eshte sa i afrohet se vertetes , nuk eshte , na shan apo na lavderon ne shqiptaret.Me duket sikur ti do te degjosh lavderime per rracen shqiptare ,pak rendesi ka ne jane te verteta apo jo .
Shmidi mund te bente nje liber ku te thoshte qe shqiptaret jane raca me mire e me e bukur e me zgjuar e botes dhe Skenderbeu ishte me bujari me fisniku me trimi etj etj .
Sic thote nje llaf :‘’ Te na krihte koken e te na I linte morrat brenda ‘’edhe atehere te gjithe do ta donim.Mund ta kishim bere edhe president shmidin po te na thoshte keto gjera .Po puna eshte te shohim si jane faktet e jo te jetojme me endrra .
.Tani c ka ketu per tu’’ korruptuar’’.
Une jam kurioz te mesoj ato qe nuk i di . Shume gjera mbase na i kane mesuar keq ne shkolle ,sidomos mbi historine .Une nuk thashe qe ato qe shkruan libri jane te verteta te kulluara ama nuk besoj se korruptohesh duke e lexuar . Fanatiku nuk do te ndryshoje mendim .Ka nje ide te caktuar ne koke dhe ate nuk lot as topi ,eshte e vertete absolute .Nuk ka diskutim .
A e dini c do te ishte e drejte ne kete rast ? Te dilte nje historian shqiptar (nje studiues i vertete jo nga ata qe shkruajne vetem neper forume) dhe te analizonte librin e shmidit ,te analizonte burimet ,faktet qe jep shmidi dhe te jepte versionin e tij te ngjarjeve ama ne menyre objektive jo thjesht per patriotizem .Ke prova ,dokumente urdhero e shkruaj . Ja ka futur kot shmidi, kundershtoje me fakte .keshtuqe edhe ne qe nuk i njohim ngjarjet te mesojme dicka e te mos mbetemi me ato qe na thoshte libri i historise se klases se katert.
.
Ti kurti e ke me te lehte .Ky eshte i miri ,ky eshte i keqi .Ky i keqi do te na vrase ne qe jemi te miret ,prandaj ta vrasim ne te paret .
Mua sikur nuk ma mbush mendjen kjo histori .Nuk me mbushet mendja qe keta sllavet kane zbritur 1300 vjet me pare me plan per te zhdukur e shfarrosur faren shqiptare .Ne 1389 serbe e shqiptare kane luftuar bashke kunder turkut .Mund te te duket cudi po eshte e vertete.
Me vone, kur lindin idete nacionaliste ne ballkan rreth 1800- 1900 filluan serbet me idete shoviniste asimiluese ndaj shqiptareve .Pra une them qe i kane edukuar keq ,i kane mesuar te urrejne .Njeriu meson te urreje . .Kjo shpjegon edhe luftrat qe serbet kane bere jo vetem me shqiptaret po edhe me kroatet pershembull. .I kane ushqyer me nje nacionalizem te verber ,shume te demshem qe u ka sjelle deri tani vetem prapambetje ,dhe kete e kane bere ca si arkani apo milloshevici e te tjere.
une shpresoj ,qe keta te jene harruar jo me pas 500 vjetesh po qe tani .nese pas 500 vjetesh do te kujtohet si hero arkani apo ndonje kriminel tjeter do te thote se serbet nuk do te kene mesuar asgje nga historia po une jam optimist dhe besoj se pas 500 vjetesh nuk do kujtohen ca mafioze si arkani .
Edhe nje gje tjeter . Nuk ka çi duhet shembulli i Skenderbeut Europes sot .!!!
Nuk ka lufte as me turqit as me njeri tjeter sot ne Europe (shyqyr zotit) .Nuk ka nevoje europa per heroj luftetare .U ka kaluar koha .Ehu sot europa e ka hallin ne kriza ekononomike .Me herojte bejne ndonje film vizatimor nga ata qe shikojne femijet .Na i kane lene ne shqiptareve dhe serbeve heronjte .
Piktor ,ajo e gjatesise se Skenderbeut ishte thjesht nje shembull.,ishte thjesht nje menyre figurative per te treguar nje gje fare te thjeshte ..qe shpeshhere herojte ne imagjinaten popullore largohen ca nga e verteta.
ne mesazhin me siper e kam shkruar qe nuk besoj se ato qe shkruan shmidi jane te verteta te kulluara dhe duhen marre si te tilla po ama as te kryqezohet kot e te shahet pa e lexuar ato qe shkruan .
Ja dhe nje shkrim i publikuar sot nee gazeta shqip i profesorit te nderuar Kristo Frasheri qe kundershton ato qe thote shmidi ne librin e tij mbi skenderbeun .pikerisht ajo qe kisha kerkuar ne shkrimin e mesiperm po e kopjo ketu megjithse eshte ca i gjate
Jo Ivan Kastrioti, por Gjon Kastrioti!
Trajta sllave "Ivan" me të cilën ai quan të atin e Skënderbeut, ka shkaktuar me të drejtë një përshtypje të hidhur në opinionin shqiptar
Kristo Frashëri
Në punimin e vet mbi Skënderbeun, historiani zviceran Oliver Jens Schmitt ka përdorur në shumë raste onomastikën sllave. Në pajtim me këtë prirje, të atin e Skënderbeut nuk e quan Gjon, por Ivan Kastrioti. Trajta sllave "Ivan" me të cilën ai quan të atin e Skënderbeut, ka shkaktuar me të drejtë një përshtypje të hidhur në opinionin shqiptar në përgjithësi. Arsyeja nuk është vetëm fakti se opinioni shqiptar është mësuar deri tani ta quajë të atin e Heroit me emrin shqiptar Gjon Kastrioti, por edhe te ngarkesa e heshtur etnike që nënkupton përdorimi i pasaktë dhe i panevojshëm për shqiptarët i një trajte sllave që ata s‘e kanë dëgjuar asnjëherë.
Dimë se prapa emrave të përveçëm në trajta të huaja që kanë përdorur shqiptarët, ka në të kaluarën historianë që janë përpjekur të shohin kombësinë e huaj. Kështu për shembull, nacionalistët serbë kanë ngulur këmbë në të kaluarën për origjinën sllave të Skënderbeut duke shfrytëzuar trajtën që ndeshet në disa akte sllave Jovan për të atin, Vojsava për të ëmën, madje dhe trajtën serbe Gjuragj për vetë Gjergj Kastriotin. Me sa dimë ne, edhe serbët e ditëve tona (p.sh. Jovan Radoviçi) e kanë hedhur poshtë këtë tezë.
Për hir të madhështisë që Skënderbeu fitoi në historinë evropiane, nuk janë vetëm serbët, por edhe grekët, që u përpoqën t‘i atribuonin Skënderbeut origjinë helenike. Ndërsa serbët u kapën pas emrit Jovan të të atit të Skënderbeut që ndeshet në aktet serbe dhe pas emrit Stanish që mbante vëllai i tij i madh, - nacionalistët grekë u kapën pas mbiemrit Kastriot, të cilin e lexuan Kastriotis, që do të thotë në greqisht banor i Kalasë. Madje, historiani grek i shekullit XIX, M. Dimitzas dhe të tjerë pas tij, për ta helenizuar njëqind për qind Skënderbeun e modifikuan mbiemrin Kastriot në Kastriotis, kurse emrin nga Gjergj në Jorgo.
Historiani zviceran besoj se e di, por nëse nuk e di do t‘ia kujtojmë prirjen proverbiale të nacionalistëve serbë, të cilët i sllavizonin apo i serbizonin jo vetëm emrat e viseve të sunduara prej tyre, por edhe emrat e qyteteve jo serbe që lakmonin një ditë t‘i pushtonin, për të argumentuar aneksimin e tyre. Dihet për shembull, se serbëve mesjetarë nuk ua zinte goja ta quanin Venedikun - Venediko, por Mletac, Raguzën - Dubrovnik, Selanikun - Solum, Stambollin - Carigrad, Durrësin - Drraç, Shkodrën - Skadar, Beratin - Beligrad, madje për të mos u zgjatur, edhe Vjenën ku zoti Schmitt jep mësime, e quajtën Beç.
Mund të thuhet se historiani zviceran paska bërë një "zbulim" shkencor, - paska zbuluar emrin e vërtetë të të atit të Skënderbeut dhe se përpara këtij zbulimi ne u dashkemi të përulemi, të korrigjojmë vetveten dhe të qepim gojën. Nëse historiani zviceran do të ndjekë sëmundjen serbe, se lumi Danub i cili në Antikitet quhej Ister, ne duhet ta quajmë Tunë, sepse kështu e quanin në Mesjetë serbët. Megjithatë, këtu rasti i Danubit nuk është i ngjashëm me atë të Gjon Kastriotit. Pyetja shtrohet: a është i vërtetë pohimi që ka bërë historiani zviceran se në burimet historike babai i Skënderbeut shfaqet me emrin Ivan dhe se edhe vetë shqiptarët e kohës së tij e paskan quajtur Ivan Kastrioti, kurse forma Gjon nuk ndeshet, sipas tij, në burimet historike? ("Gazeta Shqiptare", 21 dhjetor 2008).
Në intervistën që i dha "Gazetës Shqiptare" historiani zviceran thotë se, reagimi që pati opinioni publik shqiptar është një "keqkuptim thelbësor", sepse, sipas tij, emri personal nuk nënkupton kombësi. Kjo dihet nga të gjithë. Ky fenomen nuk ndodh vetëm te shqiptarët, por te tërë popujt e Evropës, sigurisht edhe jashtë saj. Le të mos shkojmë më tej, por të kufizohemi vetëm te gjermanët. Janë me mijëra e mijëra gjermanë që mbajnë emra shenjtorësh të kishës së krishterë me origjinë izraelite, greke, romake, madje edhe sllave, por askujt nuk i shkon ndërmend të mendojë se ata janë qytetarë me origjinë izraelite, greke, romake apo sllave. Vetë emri Oliver, që mban historiani zviceran emër të cilin në shek. XV e kanë përdorur edhe shqiptarë, sigurisht nuk nënkupton kombësi angleze. Kur shefi i propagandës hitleriane, Joseph Goebbels, akuzoi një shkencëtar gjerman se ishte izraelit dhe kur si dëshmi i tregoi emrin hebraik Joseph - të lutem, i tha shkencëtari, nëse më gjykon nga emri, ç‘duhet të them unë për ju zoti Goebbels që mbani të njëjtin emër izraelit, Joseph! Kjo për arsye se këto emra janë fosilizuar prej shekujsh në onomastikën gjermane, ashtu si janë fosilizuar prej shekujsh nëpërmjet feve edhe te shqiptarët emrat me origjinë hebraike, bizantine, latine, turke, aty-këtu dhe sllave. Megjithatë, me emrin Ivan puna qëndron ndryshe. E para, emri Ivan nuk është përdorur asnjëherë nga shqiptarët. Dihet se emri Ivan vjen nga emri antik i shenjtorit Johan. Emri Johan i shenjtorit te serbët ka marrë trajtën Jovan. Trajta Jovan ka hyrë në disa vise dhe te shqiptarët është shqiptarizuar aq thellë sa askujt nuk i shkon ndërmend se kur ka përballë një shqiptar me emrin Jovan (p.sh. Jovan Kosturi, Jovan Adhami) të mendojë se është sllav. E dyta, deri sot askush përveç O. Schmitt-it, nuk e ka quajtur të atin e Skënderbeut Ivan - trajtë ruse dhe aty-këtu malazeze e emrit Johan. Historiani zviceran thotë se ai zgjodhi trajtën Ivan, mbasi ajo u gjetka në të gjitha burimet, jo vetëm sllave, por edhe latine. Këtu ai me siguri që e tepron. Trajta Ivan ndeshet vetëm në tri raste - në një aktmarrëveshje tregtare në sllavisht lidhur më 1420 midis Gjon Kastriotit dhe Republikës së Raguzës, redaktuar nga kancelaria sllave e Dubrovnikut dhe në dy akte noteriale kishtare paleosllave, të hartuara më 1426, në manastirin e Hilandarit të malit Athos (mali i shenjtë), në të cilin kishte edhe murgj rusë.
Pretendimi i historianit zviceran se emri Ivan ndeshet edhe në burimet latinishte, është trillim. Në korrespondencën latinisht të shkëmbyer me Republikën e Venedikut, Gjoni quhet në trajtën latine, Juanum Castrioti (më 1407), Johannes Castriot (në tre akte: 1413, 1417, 1433), Yanus (1424) ose Juano Castrioth (1439), Juani (1445). Edhe humanisti italian, bashkëkohësi i Skënderbeut, Raphael Volaterranus, të atin e Skënderbeut e quan Johannes Dibras. Në burimet osmane, emri i të atit të Skënderbeut quhet Juvan (lexohet edhe Jovan, por jo Ivan) dhe zotërimi i tij Juvan-ili (tokat e Juvanit ose Jovanit). Deri këtu kemi të dokumentuara tri trajta: Ivan, Johan, Juvan. Këtu lind pyetja: Përse historiani zviceran nuk e përmend kronistin shqiptar, Gjon Muzakën, bashkëkohës të Skënderbeut, madje kushëri i parë i Donikës, bashkëshortes së Skënderbeut, i cili në memorandën e vet italisht të diktuar në pleqëri të thellë më 1510, të atin e Skënderbeut nuk e quan as Ivan, as Johan, as Juvan, por Giovanni Castriota, trajtë italishte e emrit shqip Gjon. Këto emërtime të ndryshme që kanë lidhje me gjuhë të huaja e nxisin historianin të pyesë se cila ka qenë trajta shqipe e emrit të të atit të Skënderbeut. Nëse nuk e ditka trajtën shqipe, përse zgjodhi trajtën Ivan, e cila përmendet më pak se trajta latine Johannes?
Po të ishte interesuar të shihte regjistrat e trevës dibrane, hartuar nga administrata osmane më 1467, kur Skënderbeu ishte ende gjallë, do të shihte se banorët dibranë nuk përdornin as Ivan, as Juvan, as Johan, por trajtën shqipe, Gjon. Për shembull, në Rahonik (sot qyteti i Dibrës, në cepin veriperëndimor të Maqedonisë), gjejmë banorë me emrin Gjon (Gjoni, vëllai i Radecit, biri i Jankut); në Jablanicë ndeshim një fshatar me emrin Miho, biri i Gjonit; në Banishtë, pranë qytetit të Dibrës një Gjon Popoviçi (Gjoni, biri i priftit); në fshatin Majtarë, Miho, biri i Gjonit; në Peshkopi: Gjon Supa; në Brezhdan: Gjon Uraqi; në Brestin e Epërm: Gjon Mëlika; në Shumbat disa Gjonë (Gjon Bardhi, Gjon Urugobrazi, Gjon Bullaçi, Gjoni i Çalë, Gjon Zografi, Gjon Murrizi); në Obok: Gjon Shtupjaku; në Konjarë: Gjon Mesi e të tjerë. Shtojmë me këtë rast se në shekullin XV në trevën dibrane ndeshim gjithashtu banorë me emra tradicionalë shqip - në Bulqizë Gjin Kimëza, Gjin Kolandi, Gjergj i Glat(ë), (i Gjatë); në fshatin Dekë: Bogjisha Gjin; në fshatin Xhurati: papa Gjini, Gjergj Kuqi; në fshatin Banishtë: Kajo, biri i Gjergjit; në Kërçisht të Epërm: Gjorgji, vëllai i Lije Kolecit, Gjorgji, biri i Dimitrit; në Peshkopi: Pop Gjergji; në Starovë: Martini biri i Gjinit, Lekë Gjergji; në Çerjan: Gjin Gjerasi, Gjergji biri i Gjin Gjerasit, Gjin Mazha, Gjergj Luga; në Shumbat: Gjergj Bozi; në Kovaçicë: Stepani i Gjinit.
Në shek. XV trajta shqipe Gjon nuk përdorej vetëm në trevën e Dibrës. Atë e ndeshim dhe në vise të tjera të Shqipërisë. Në Katastën e hartuar nga administrata e Venedikut në vitet 1416-1417 për trevën e Shkodrës, e cila ndodhej nën zotërimin e Republikës së Shën Markut, ndeshim një mori fshatarësh, madje edhe pronarësh, pra feudalë të vegjël, të cilët mbanin emrin Gjon. Për shembull: Gjon Bardhi (në fshatin Kukël), Gjon Baksa (po aty), Gjon Bero (në Dozan), Gjon Berri (në Sordan), Gjon Bestole, proniar (në fshatin Samrisht), Gjon Akela (në Koplik), Dom Gjon Bafe, prift (në Barbullush), Gjon Balori (po aty), Gjon de Bogosavo (në Samrisht), Gjon Borri (në Sakol), Gjon Dobrançi (në Rrushkull), Gjon Brilja (në Bulsar), Gjon Buba (në Dar), Gjon Bulsari (në Grizhë), Gjon Bushati (në Sakol), Gjon Bushati (në Serel), Gjon Butadosi (në Shën Vraç), Gjon Çerga (në Gur të Zi), Gjon Dajçi (në Barbullush), Gjon Dajçi (në Samrisht), Gjon Domi (në Zamarak) dhe me dhjetëra e dhjetëra të tjerë Gjonë në fshatra të pellgut të Shkodrës, kurse dy banorë me emrin Jovan (Jovan Novaku dhe Jovan Bozhidari) i ndeshim në fshatin Bobrodol të Pejës, të cilët duket se qenë me përkatësi etnike serbe dhe dy fshatarë me emrin Ivan (Ivani biri i Radiçit dhe Ivani vëllai i Boshkos, gjithashtu në rrethinat e Pejës), të cilët duket se qenë me përkatësi etnike malazeze.
Rreth gjashtëdhjetë vjet më vonë, pra, pasi Shkodra kishte rënë në sundimin osman (1479), në regjistrin e parë që kreu gjashtë vjet më vonë (1485) administrata perandorake në sanxhakun veriperëndimor të Shqipërisë (sanxhaku i Shkodrës), ndeshim gjithashtu një mori banorësh të trevës që mbanin emrin Gjon. Vetëm në fshatin Kuç të rrethit të Shkodrës lexojmë nëntë kryefamiljarë që mbanin emrin ose mbiemrin Gjon (Gjon Andrija, Dedë Gjoni, Bogë Gjoni, Gjon Nikolla, Gjon Visha, madje edhe prifti i fshatit quhej Gjon). Për më tepër, në kadastrën osmane të rrethit të Shkodrës ndeshim edhe banorë të myslimanizuar, të cilët kishin për mbiemër emrin Gjon të babait të tyre.
Emri Gjon qoftë si emër i përveçëm, qoftë si mbiemër familjar ka qenë i përhapur edhe në krahinat jugore të Shqipërisë. Kështu për shembull në regjistri mufassal të Himarës, hartuar nga administrata osmane në vitin 1583, ndeshim brenda në kryeqendrën e krahinës në Himarë: Petri Gjoni, Mark Gjoni, Gjikë Gjoni, Gjon Palloshi, Pteri Gjoni, Gjin Gjon Aleksi, Gjon Pavllari Mëhilli, Dhimo Gjon Vllasi, Gjon Leondari, Dhima Gjon Meshi, Kont Gjoni, Gjon Mënika, Todor Gjin Gjoni, Nikolla Gjoni, Merkul Gjoni, Zot Gjoni; në fshatin Dhërmi: Gjin Gjoni, Gjon Panoja; në fshatin Palasë: Gjin Gjoni, Gjon Lehamo, Gjon Lohomo, Gjon Gjiraçe, Gjon Mihali, Gjon Shiko.
Emri Gjon ishte aq tepër i përhapur në mbarë trevën shqiptare, sa atë e morën me vete dhe banorët e viseve të jugut, të cilët gjatë shek. XIV dhe XV mërguan në viset e Greqisë kontinentale dhe ishullore. Emrin Gjon e mbanin deri vonë, ndoshta edhe sot, arvanitët si për shembull, në ishullin Hidra (Gjon Gjika, Gjon Dhimitri, Gjon Mihaili e të tjerë) ose në ishullin Andros ku emri Gjon ndeshet krahas emrave të tjerë shqiptarë si Gjin, Lekë, Pepë e të tjerë, të dhëna këto që i lexojmë në trajtesat shkencore të profesorit të Athinës, Titos Johallas.
Për ta mbyllur çështjen e emrit Gjon, të cilën e provokoi, pa qenë nevoja, historiani zviceran O. Schmitt, do të nënvizojmë së trajta shqipe Gjon si emër i përveçëm, por edhe si mbiemër familjar, lindi jo në shekullin XV, por shumë më herët. Nuk do të depërtojmë thellë në historinë e Mesjetës së hershme kur nga trajta latine Johannes, Johan u formua sipas rregullave gramatikore dhe fonetike të gjuhës shqipe, trajta Gjon. Si dëshmi të sigurta që tregojnë se përdorimi i emrit Gjon si emër i përveçëm ose si emër familjar, madje edhe si emër fshati dokumentohet në hapësirën shqiptare që në shek. XIII, do të përmendim sevastin shqiptar të periudhës anzhuine Jonima (Yonima, Gionima), në vitin 1274, i cili sipas praktikës së njohur të krerëve mesjetarë shqiptarë mbiemrin e ka marrë nga fshati Gjonima - fshat që ekziston edhe sot në trajtën Gjonëm në rrethin e Kurbinit. Në të njëjtën kohë kemi edhe fshatin e Vlorës Gjonëm, i cili përmendet në defterin e shek. XV, fshat që sot nën ndikimin e fenomenit të rotacizmit, fenomen që ka vepruar në krahinat e jugut, quhet Gjorm. Kemi pastaj më 1335, një akt dokumentar që flet për një bari, me emrin Gjon, në afërsi të Tuzit (Gon, pastor prope Tuzi) dhe një tjetër Gjon Mëhilli (Gon Michil), në Kushevë diku në veri të Koplikut. Gjejmë më tej një Gjon (Jon) pranë Kotorrit në vitin 1327 dhe një tjetër Gjon (Jon de Albania), vajza e të cilit më 1392 ishte shërbyese e Radaçë-s (eius filia: Radaça serva). Shih për këto të dhëna në vëllimet e njohura të Acta et Diplomata Res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia, vol.I (1913), Vol.II (1916), në vendet përkatëse sipas datave.
Emri Gjon është kaq i lashtë sa ka hyrë edhe në sferën e legjendave të vjetra shqiptare. Fillin e saj legjenda e ka te një nënë, djali i vetëm i së cilës me emrin Gjon, u zhduk. Nëna, thellësisht e dëshiruar për të birin, brodhi në të katër anët duke thirrur çdo natë: Gjon! Gjon! Në pritje të përgjigjes ajo nuk vdiq, por u shndërrua në shpendin e njohur me emrin gjon ose qokth (në latinisht: otus scops), i cili natën gjatë verës guat afërsisht: Gjon, Gjon! Për gjyshet tona të dikurshme gjoni nuk është shpend, por është nëna e dëshiruar e shndërruar në shpend, që vazhdon të kërkojë të birin e vet, Gjonin. Sipas albanologut të shquar gjerman, Gustav Meyer, legjenda e nënave shqiptare ka hyrë edhe në mitologjinë e grekëve të kohës së re, të cilët shpendin e natës e quajnë sipas apelativit shqip, në greqisht γκιώνης (gjonis). Nuk është pa vend të kujtojmë edhe emrin e shkrimtarit të parë të literaturës shqipe, i cili në Mesharin e tij të botuar më 1555, prezantohej në pasthënie para lexuesve me këto fjalë: "Unë, dom Gjoni, biri i Bdek Buzukut".
Le ta mbyllim këtë rrufe që historiani zviceran e shkrepi në qiell të kthjellët, me traditën popullore shqiptare. Kur etnografët tanë filluan, më tepër se një shekull më parë, të regjistronin kujtesën popullore mbi Skënderbeun, ata vazhdimisht kanë ndeshur në dy emra të lidhur ngushtë me të - me vetë trajtën Gjergj që mbante Heroi dhe me emrin Gjon që mbante i ati i tij. Nuk janë pra emra të stisur nga fryma nacionaliste e rilindësve tanë. E kundërta, janë rilindësit tanë, të cilët emrat Gjergj dhe Gjon i trashëguan nga tradita popullore. Këtë faktor të dorës së parë duhej ta dinte historiani O. Schmitt. Në intervistën e përmendur që ai dha më 21 dhjetor 2008, ai justifikohet duke na thënë se emrin Ivan e ka përdorur mbasi e ka gjetur të përshtatshëm për publikun gjerman, meqenëse punimi i tij në origjinal është në gjermanisht. Orvatja për t‘i shpëtuar gabimit e shtyn atë të bjerë në një gabim tjetër. Emri Ivan nuk i përket as onomastikës gjermane. Pyesim: Përse zoti Schmitt parapëlqeu për publikun gjerman trajtën Ivan, e cila ndeshet vetëm në dy apo tre dokumente sllave dhe nuk preferoi ta quante të atin e Skënderbeut në trajtën "Johanes" që ndeshet në burimet latine, trajtë që ka përdorur vetë i ati i Skënderbeut? Po të kishte parasysh publikun gjerman, ai të atin e Skënderbeut duhej ta quante të paktën Johanes, siç quhet p.sh. gjeniu i muzikës gjermane Johanes Sebastian Bach. Nga ana tjetër, me justifikimin se emrin Ivan e ka përdorur se kështu e donte publiku gjerman, duket sikur në variantin shqip ai përgjegjësinë e vet kërkon t‘ia hedhë përkthyesit, Ardian Klosit, i cili duhej ta kishte pasur në konsideratë kërkesën e publikut shqiptar. Se kush e ka përgjegjësinë, autori apo përkthyesi për këtë shpërfytyrim të emrit pagëzimor të të atit të Skënderbeut, le ta zgjidhin ata vetë. Pas gjithë këtyre të dhënave kaq bindëse, lind pyetja: Përse historiani zviceran e quan me lehtësi dhe papërgjegjësi të atin e Skënderbeut Ivan, qoftë edhe në tekstin gjermanisht? Kur shohim se në trajtesën e tij historiani zviceran përdor për shqiptarët onomastikë dhe toponomastikë serbe edhe në raste të tjera të pajustifikuara, madje kur shohim se ai quan Ivan edhe birin e Skënderbeut, pa qenë në gjendje të na japë si dëshmi qoftë edhe një akt dokumentar - kemi të drejtë të shohim te historiani zviceran një provokim. Për ne ky qëndrim ka vetëm një shpjegim. Shpjegimin duhet ta kërkojmë për sa i përket ideologjisë, te shkolla historiografike gjermano-prusiane, e cila përçmon popujt e vegjël, kurse për sa i përket faktologjisë, materialin historik ai e ka vjelë në magazinën e shkollës historiografike agresive serbomadhe, e cila për interesat e saj ekspansioniste, e ka denigruar vazhdimisht historinë e shqiptarëve. Ashtu si në të kaluarën, edhe në të ardhmen, shqiptarët të atin e Skënderbeut do të vazhdojnë ta quajnë Gjon Kastrioti, ashtu siç e kanë quajtur dhe do ta quajnë Gjon Kastrioti edhe birin e Heroit.
Vepra e Skënderbeut
Mit apo histori e vërtetë?
Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, ngul këmbë se historia e Skënderbeut, ashtu siç është trajtuar deri sot në historiografinë botërore dhe shqiptare ka veshjen e një miti. Kjo do të thotë se nuk është histori e vërtetë. Ai shton gjithashtu se gjatë dekadave të regjimit komunist, miti i Skënderbeut mori nota të theksuara, mbasi ai i shërbente interesave partiake të Enver Hoxhës. Si rrjedhim, motivi që e shtyu historianin zviceran të ndërmerrte trajtesën mbi Skënderbeun ishte ta çlironte popullin shqiptar nga zgjedha e mitit të tij, pra ta çmitizonte Skënderbeun nga mjegullnaja që ka krijuar për të, sipas tij, historiografia skënderbegiane botërore dhe shqiptare. Pra, ta zhvishte Skënderbeun nga veshja legjendare dhe ta ulte në tokën e një personaliteti historik.
Pyetja që shtrohet këtu është kjo: A është me të vërtetë jeta dhe veprimtaria e Skënderbeut, ashtu siç e ka trajtuar historiografia e re skënderbegiane, një mit apo është një histori reale? Po fillojmë me pyetjen paraprake: Ç‘është miti?
Miti (në greqisht: μυτος, përrallë) nënkupton qenie mbinatyrore ose personazhe dhe ngjarje të lidhura me historinë e një populli, diku me një bazë të pakët historike, diku krejtësisht imagjinare, të cilat njerëzimi i ka hyjnizuar pa qenë i sigurt se kanë ose jo një bazë të vërtetë historike. Mite në botën antike janë për shembull figura legjendare të lidhura me origjinën e kombësive, siç janë Remi dhe Romuli për origjinën historike të Romës ose tregimi i legjendarizuar i themelimit të kështjellës së Rozafës. Mite janë edhe tregime të kohëve përrallore ose heroike prapa të cilave ato lënë të kuptohet një fakt i rëndësishëm natyror, historik ose filozofik, siç është p.sh. legjenda e varkës së Noes që shpëtoi nga përmbytja universale. Më në fund, në mit hyjnë edhe llojet e veçanta të krijimtarisë gojore popullore në trajtë rrëfenje për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje a dëshmi të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet e lashta të njerëzve, për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë. Historianët konsiderojnë mit edhe orvatjen për ta paraqitur një ngjarje apo një personalitet historik ndryshe nga ç‘ka qenë, duke i veshur ngjarjes apo personalitetit një petk të rremë ose përrallor.
Sipas historianit zviceran, jeta dhe veprimtaria e Skënderbeut, në radhë të parë lufta njëçerekshekullore që ai udhëhoqi kundër invazorëve osmanë, krijimi nën udhëheqjen e tij të shtetit të përqendruar shqiptar, konsiderata që ai fitoi sa ishte gjallë nga elita politike dhe humaniste evropiane dhe kontributi që ai dha për mbrojtjen e qytetërimit evropian nuk janë ashtu siç i ka përshkruar deri sot historiografia skënderbegiane. Për të ato janë vlerësime të fryra jo reale. Pra, janë mite, të cilat për hir të shkencës së vërtetë moderne duhen shpartalluar.
Në kapitullin e parafundit të punimit të tij me titull, "Kujtimi, harresa, rikujtimi", O. Schmitt-i pranon se miti i Skënderbeut u krijua që sa ishte gjallë Heroi. Pas vdekjes, shton ai, "lavdia e tij jashtë Shqipërisë u rrit aq fort sa që zor se gjeje vend në Evropë ku të mos njihej emri i tij". Vini re: simpatinë kaq të madhe që Skënderbeu siguroi në Evropë që kur ishte gjallë, historiani zviceran e quan mit! Por, thekson ai, ndërsa miti i Skënderbeut në Evropë po rritej, në Shqipëri po venitej. Në Shqipëri, shkruan ai, miti mbijetoi vetëm në radhët e shqiptarëve katolikë. Pas vitit 1800, ai thotë më tej, miti mori drejtim të kundërt. Ndërsa Evropa filloi ta harronte Skënderbeun sepse nuk kishte pse të trembej më nga osmanët, gjë që nuk është e vërtetë, mbasi në shek. XIX ka një mori veprash për të nga historianë e letrarë evropianë, në Shqipëri dhe në Ballkan, shkruan ai, miti filloi të ringjallej, sepse kishin nevojë për të hequr qafe zgjedhën osmane. Ringjallja në Shqipëri, nënvizon ai, mori përpjesëtime historike në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai shton se vetëm në fund të shek. XIX Skënderbeu u kthye në atdheun e vet, ku ndërkaq shumica e popullsisë shqiptare ishte kthyer në fenë myslimane. Vini re: Skënderbeu, prijësi i krishterë, u kthye në atdheun e vet kur shumica e shqiptarëve qenë myslimanë. Edhe ky qenka mit. Që nga fundi i shek. XIX e deri në ditët tona, pohon ai, Skënderbeu do të bëhej simboli kombëtar i padiskutueshëm i shqiptarëve.
Burimet dokumentare që kemi kaluar nëpër duar na sugjerojnë të pohojmë se ky përvijëzim i historianit zviceran për jehonën historike të Skënderbeut gjatë katër shekujve që pasuan vdekjen e tij nuk është i saktë. Ai është fund e krye një përvijëzim i rremë.
Siç e kemi pohuar edhe herë të tjera, Skënderbeu më 1468 vdiq vetëm fizikisht, por emri i tij buçiti pa ndërprerë, për shekuj, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.
Nga burimet historike të shek. XV del se Skënderbeu u nderua si Hero që kur ai ishte gjallë, madje jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga elita politike dhe humaniste evropiane. Mjafton të përmendim dy përgëzime që i erdhën Skënderbeut, kur ishte gjallë, nga jashtë vendit për fitoret e mëdha që shqiptarët korrën kundër ushtrive osmane. Pasi shqiptarët e mundën më 1450 sulltan Muratin II nën muret e Krujës dhe e detyruan të largohej me turp nga Shqipëria së bashku me ushtrinë perandorake - Republika e Raguzës e përgëzonte Skënderbeun për madhështinë e pabesueshme të shpirtit të tij dhe për burrërinë e shkëlqyer që ai tregoi, duke mbrojtur dhe duke ruajtur fenë katolike kundër turqve të pashpirt. Në mesazhin e përgëzimit thuhej tekstualisht:
"Me të vërtetë ju përballuat me një ushtri të vogël gjithë ato turma të panumërta të turqve, i dolët zot qytetit dhe kështjellave tuaja të paprekura kundra hovit dhe peshës së gjithë asaj përgatitjeje dhe për këtë punë do të fitoni shpërblim të amshuar pranë Perëndisë. Po ashtu, ndër mbretër, ndër princa të të gjithë botës do të keni lavdërime dhe lavdi të pavdekshme... Qofshi pasqyrë e shembull për të gjithë princat e krishterë dhe për mbarë kombet dhe emri juaj do të kurorëzohet prej famës së amshuar".
Në letrën që Papa Kaliksti III i dërgoi Skënderbeut më 9 qershor 1457, i shkruante ndër të tjera: "Ne, bir i dashur, kemi pasur gjithmonë mendim shumë të mirë për fisnikërinë tënde dhe e kemi ditur se me sa durim dhe dituri u ke qëndruar në ato anë, i vetëm, turqve të egër, të cilët me një mizëri të madhe njerëzish kanë vërshue në tokat tuaja për të dëmtuar dhe shkatërruar besnikët e Krishtit". Më tej, "Emri yt i lumtur është përhapur në të gjithë popujt katolikë për të gjitha këto punë të mira që ti ke kryer, për këto fitore të shkëlqyera që ti ke korrur".
Në një letër tjetër që Papa Kaliksti III i dërgoi Skënderbeut më 11 shtator 1457, pasi i njoftonte hidhërimin e madh që ndjeu kur mori vesh dëmet e mëdha që kishin pësuar viset shqiptare nga mizëria e ushtrive osmane, i thoshte: "Kur dëgjuam këto lajme, ne u prekëm thellësisht, sepse po shohim se ti gjithnjë e më tepër po bëhesh i denjë për trimërinë tënde të shkëlqyer dhe për bëmat e tua, të cilat do të kujtohen më tepër se ato të princave të tjerë katolikë".
Përtej këtyre përgëzimeve vlen të përmendet edhe një fakt historik, që tregon reputacionin jo të vogël që Skënderbeu kishte siguruar sa ishte ende gjallë në arenën ndërkombëtare - krejt në kundërshtim me pohimin e historianit zviceran se Evropa u kujtua për Skënderbeun vetëm pas vdekjes së tij. Konsiderata që tashmë Evropa kishte për Skënderbeun del në punimet e Dietës së Mantovës - kongres i cili u zhvillua në korrik të vitit 1459 për të shqyrtuar projektin e hartuar nga Papa Piusi II për një fushatë të re kundër Perandorisë Osmane. Si një argument të rëndësishëm për dëbimin e sigurt të invazorëve osmanë nga Evropa, Papa përdori pjesëmarrjen e Skënderbeut dhe të shqiptarëve në fushatë. Në Kuvendin e Mantovës Piusi II tha ndër të tjera: "E kush do të mendojë se turqit nuk do të munden? Atyre do t‘u shtohet edhe Gjergj Skënderbeu me një ushtri shumë të fortë shqiptarësh" (Et quis non his copiis superatum izi Turcas arbitratur? His accedet Georgius Scanderbechius et Albanorum fortissima manus...).
Pohimet e Raguzës, Kalikstit III dhe Piusit II, O. Schmitt mund t‘i konsiderojë si përgëzime dhe vlerësime retorike, pra si nxitje për të vazhduar rezistencën shqiptare, e cila ishte në interes të tyre - për këtë arsye jo argumente me vlerë dokumentare. Nuk di nëse do ta pranojë vlerësimin që ka bërë një kundërshtar i Skënderbeut, Antonio Sabeliko (Antonius Sabellicus), një humanist italian, bashkëkohës i Skënderbeut, i cili ishte 32 vjeç kur vdiq Heroi. Në veprën e vet "De Bello napolitano" (Mbi Luftën napolitane), ai tregon se çfarë i kishte thënë i ati, Johan Koçi (Johannes Coccius), i cili si dhe Skënderbeu kishte marrë pjesë në luftërat që u zhvilluan në Pulje, më 1461. Në këtë luftë Skënderbeu ishte rreshtuar në anën e mbretit të Napolit, Ferdinandit të Aragonës, kurse Johan Koçi luftonte nën komandën e Robert Orsinit në radhët e kundërshtarëve të mbretit napolitan, të kryesuar nga Rene d‘Anzhu. Biri i Johan Koçit, humanisti Antonio Sabeliko, ka shkruar në veprën e përmendur: "Thonë se ky (Skënderbeu - K.F.) ka qenë shumë i rreptë në luftë dhe se, pas Pirros, i cili luftoi në tokën e Italisë me romakët, nuk ka dalë nga shqiptarët njeri me nam kaq të madh. Im atë, Johan Koçi, i cili për shumë kohë shërbeu në Luftën Kalabreze, kishte zakon, kur unë isha i ri, të më tregonte se kishte parë një burrë epirot (Skënderbeun - K.F.), i cili kishte dalë me gjashtëqind kalorës në Pulje në emër të Ferdinandit. Sa qe i gjallë, ai mbrojti trimërisht me një grusht burra kundër turqve, në Epir, principatën që kishte shtënë në dorë rishtazi me përpjekje të mëdha. Mbante gjithmonë gjashtëqind kalorës të zgjedhur. Së bashku me ta, në përleshje të egra, ai shpesh shpartalloi dhe vuri përpara ushtri armike shumë më të mëdha se të vetat". Pastaj Antonio Sabeliko shkruan nga ana e vet: "Pas vdekjes së tij, (Skënderbeut - K.F.) thonë se popujt, të habitur nga trimëria e këtij burri, zunë të shihnin tek ai diçka që kalonte përtej aftësive njerëzore dhe të kujtonin princin e dashur me këngë madhështore. Burra të denjë për t‘u besuar më kanë treguar se m‘u në mes të zjarrit të luftës, kur gjithçka shungullonte nga armët e barbarëve, grumbuj vajzash (shqiptare) e kishin zakon të mblidheshin çdo tetë ditë në sheshe, ku ai kish sunduar dhe të këndonin lavdinë e princit të tyre të vdekur, ashtu siç bënin edhe të moçmit në kremtimet mortore të heronjve të mëdhenj". Ja teksti në origjinal: "Ferunt hunc ferocissimum in armis furisse, et qualem post Pyrrhum, qui cum Romanis in terra Italia bellavit, Epiroticum nomen non habuit. Solebat Joannes Coccius, pater meus, qui Calabro bello... aliquandiu militavit, adolescenti mihi enarrare, vidisse se Epirotam hominem, qui cum sex centis equitibus Ferdinandi nomine in Apuliam transiverat... Is principatum sua industria in Epirum recuperatum, quood vixit, adversus Turcos cum paucissimis fortiter defendit. Sexcentos lectissimos equites habuit semper. Cum his saepissime barbarotum copias suis longe majores, conserto proelio, fudit, fugavitque. Quo factum esse ajuint, ut post ejus mortem eximia viri admiratione populi imbuta, quasi in illo aliquid vidissent quod humanum excederet fastigium, grati principis memoriam solemnibus consecrabant carminibus. Retubrunt mihi fide digni viri, vel medio ardore belli, et tum quum barbarorum armis omnia strepebant, puellarrum caetus in his urbibus, qiubus ille imperavit, octavo quoque die mediis triviis coire solitos ac defucti principis, ut veteres magnorum heroum in comitiis solebant, lauder decantare. (Antonius Sabellicus, Rerum Venetarum, Venecia 1718, f. 756-757).
O. Schmitt lë të kuptohet se e ka lexuar A. Sabelikon dhe e citon tri herë. Dy herë pothuajse për të njëjtën gjë - se i ati i kishte treguar se Skënderbeu luftonte me llërë përveshur (f. 121, 315). Vetëm kaq! Herën e tretë e përmend vetëm si burim italian për historinë e Skënderbeut, pa cituar prej tij asnjë njoftim (f. 484). Nuk kuptohet përse historiani zviceran hesht për njoftimet e përmendura që jep A. Sabeliko për Skënderbeun. Siç shihet këtu, Johan Koçi, edhe pse kundërshtar, e ngre lart Skënderbeun për nga fitoret që korrte kundër sulltanëve. Për këtë arsye, dëshmia e tij se Skënderbeu korrte vazhdimisht fitore me ushtrinë e vet të pakët kundër ushtrive superiore osmane duhet besuar më tepër se sa pohimi i vonuar i historianit zviceran, i cili flet përçart kur thotë se Skënderbeu pësonte vazhdimisht disfata nga sulltanët turq. Veç kësaj, mospërfillja e këtij dëshmitari të kohës tregon se O. Schmitt nuk është i ndershëm përballë burimeve dokumentare.
Edhe njoftimi i dytë që A. Sabeliko ka marrë jo nga i ati, por nga dëshmitarë të tjerë, se fill pas vdekjes së Skënderbeut vajzat shqiptare e nderonin Heroin me kremtime përkujtimore në vendet ku ai kishte luftuar, tregon se për Heroin shqiptar ishte krijuar edhe një rit, i cili nënkupton edhe një mit.
Kështu zë fill që në shek. XV miti i Skënderbeut, i cili siç do ta shohim nuk u shua as më vonë, sikurse pretendon historiani zviceran. Ky është një fenomen krejt i natyrshëm e krejt i shpjegueshëm, po të kemi parasysh se në mungesë të letërsisë së shkruar historike dhe të biografive të dokumentuara, respekti i shtresave të gjera të popullsisë lind dhe zhvillohet nëpërmjet legjendave dhe miteve.
Krahas mitit nuk vonoi të fillonte jetën e vet edhe historia e shkruar. Nuk do të kapemi në këtë rast pas botimeve të shekullit XV që janë në diskutim për autenticitetin e tyre, siç është ajo e Anonimit Tivaras dhe e Martin Segonit, por do të fillojmë me një monument letrar të sigurt - me veprën themelore të historiografisë skënderbegiane - të humanistit shkodran, Marin Barleti, botuar latinisht 40 vjet pas vdekjes së Heroit në Romë, në vitet 1508-1510.
Siç dihet, vepra e M. Barletit me titull "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut, princ i epirotëve", më tepër se një përshkrim biografik i Heroit është një trajtesë historike kushtuar luftës çlirimtare që zhvilluan shqiptarët nën udhëheqjen e tij kundër invazorëve osmanë në shek. XV. Lëndën e veprës së vet, autori në pjesën më të madhe e ka vjelur me sa mundi, nga goja e pjesëmarrësve dhe e bashkëkohëtarëve të Heroit, ndoshta edhe nga tregimet e pasardhësve të tyre dhe vetëm pjesërisht e ka hulumtuar nëpër dokumente të shkruara venedikase. Si rrjedhim, vepra e tij i përket kryesisht historiografisë tregimtare dhe më pak asaj dokumentare. Megjithatë, Barleti bën pjesë në pararendësit e historiografisë moderne. Ai ka meritën se e hartoi trajtesën jo vetëm me mish, por edhe me tru, madje edhe me ndjenja. Nuk është një historian i ftohtë. Ashtu siç e kërkonte koha, ai është edhe një letrar humanist. Si humanist, Barleti ishte i mbrujtur me kulturë klasike latine. Megjithatë, ndonëse jetoi në mërgim të gjatë, për nga ndjenjat ai mbeti një shqiptar i lidhur me fatet e atdheut të vet. Dashuria për atdheun e vet përputhej dhe me momentin dramatik që kalonte Evropa, e cila në atë kohë jetonte nën ankthin e invazorit osman. Për këto arsye, "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut" rrëmbeu elitën intelektuale evropiane, të cilët shikonin te vetëmohimi i shqiptarëve dhe te madhështia e Skënderbeut një burim frymëzimi për të mbrojtur lirinë e atdheut të tyre, sa herë që kjo liri rrezikohej nga ndonjë agresor i huaj, apo nga ndonjë despot i brendshëm. Te këto vlera, të marra bashkërisht, qëndron sekreti përse vepra e humanistit shkodran pushtoi, për shekuj me radhë, historiografinë skënderbegiane perëndimore dhe lindore. E shkruar në latinisht, vepra e Barletit u përhap kryesisht në vendet evropiane dhe jo në Shqipëri, ku përveçse ndalohej nga sundimtarët osmanë, nuk njihej as gjuha e ciceronit. Shqiptarët që banonin në atdhe nuk patën pra mundësi ta mësonin historinë e Heroit të pavdekshëm as nga vepra e Barletit, as nga përshtatjet e saj, as nga veprat e shumta që u botuan dhe u ribotuan në gjuhë të huaja, me të cilat u mbush një bibliotekë e tërë. Si rrjedhim, pas vdekjes së Skënderbeut, trajtimi i figurës së Heroit ndoqi dy rrugë paralele, të veçuara njëra nga tjetra - brenda në Shqipëri nëpërmjet legjendave, tregimeve, këngëve, toponimeve, të cilat e shndërruan Heroin në mit popullor - jashtë Shqipërisë nëpërmjet Marin Barletit, i cili ndikoi në krijimtarinë historike, letrare, muzikore, artistike evropiane. Pohimi i historianit zviceran se miti i Skënderbeut në traditën popullore mori fund me vendosjen e sundimit osman dhe u ruajt aty-këtu vetëm nga shqiptarët katolikë, nuk është i saktë. Vizitatori apostolik, Marin Bizzi, i raportonte Papës Pali V më 1610 se Skënderbeu "i cili u dallua në luftimet e shumta kundër turqve, luftime të cilat të thurura në vargje këndohen në atë gjuhë prej të gjithë shqiptarëve, edhe në prani të turqve" (Scanderbegh, che si segnalo con tante valorose fattioni contra Turchi, le quali ridotte in versi si cantano in quella lingua da tutti gl‘Albanesi in prezenca anco dei Turchi. M. Bizzi, Relazione dell‘arcivescovo d‘Antivari diretta al Papa Paolo V, nell anno 1610, f. 86 e dorëshkrimit).
Shprehja e M. Bizzi-t "nga të gjithë shqiptarët" (da tutti gl‘albanesi) nuk do të thotë vetëm nga shqiptarët katolikë, siç e shtrembëron O. Schmitt, por nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia fetare, pra dhe nga shqiptarët myslimanë. Është e tepërt të riprodhojmë këtu dëshmitë që kemi nga udhëtarë të huaj, të cilëve, siç shkruanin ata, u bëri përshtypje kujtimi tepër i gjallë i veprës së Skënderbeut jo vetëm nëpër fshatra, por edhe nëpër qytetet shqiptare. Do të përmendim vetëm njërin prej tyre. Një udhëtar gjerman që e vizitoi Shqipërinë e Veriut më 1868, në një bashkëbisedim që pati me një malësor shqiptar, i cili e njihte Heroin vetëm nëpërmjet traditës popullore, kur e pyeti nëpërmjet përkthyesit se a e dinte që në atë vit mbusheshin 400 vjet nga vdekja e Skënderbeut, malësori iu përgjigj afërsisht kështu: "Mbaje gojën, zotni, se Skënderbeu nuk ka vdekur!" Dhe pyetjes së udhëtarit të huaj "nëse nuk ka vdekur ku ndodhet?" - përsëri malësori iu përgjigj: "Këtu rreth e rrotull nëpër bjeshkët tona". Prapë vizitori i huaj: "Përse rri në bjeshkë? Përse nuk vjen t‘ju çlirojë?" Malësori i nxehur i tha: "Të lutem, se të kam mysafir në shtëpinë time, mos e ofendo Skënderbeun. Se kur do të na çlirojë, ai e di. Nuk ka nevojë ta mësojmë as unë, as ti". Ja ky është miti i Skënderbeut. Ky është përfytyrimi që kanë ruajtur malësorët tanë për shekuj për Skënderbeun - përfytyrim që nuk ka lidhje me të vërtetën historike, por që dëshmon adhurimin e malësorëve të pashkolluar për Heroin e tyre të së kaluarës. Miti i Skënderbeut në traditën popullore ishte ende i gjallë, madje tepër i pasur edhe në shek. XX. Një pjesë e legjendave të lidhura me Heroin që qarkullonin ndër shqiptarët e pashkolluar në fillim të shek. XX i mblodhi Marin Sirdani, të cilat i botoi në punimin e tij "Skanderbegu mbas gojëdhanash", botuar në Shkodër më 1926. Materiali i përmbledhur në këtë vëllim, edhe pse ka veshjen e legjendave, pavarësisht nëse i pëlqen apo nuk i pëlqen historianit zviceran, është një pasuri e vyer historike, njëkohësisht edhe letrare. Legjendat tregojnë rrënjët e thella që ka lënë Skënderbeu në kujtesën popullore. Gjatë viteve ‘50 të shek. të kaluar - vitet e regjimit komunist - folkloristët shqiptarë vunë re se në malësitë e paprekura nga shkolla kombëtare lëvrinte ende një letërsi gojore e pasur mbi Skënderbeun. Malësorët tanë të thjeshtë nuk dinin as kur lindi, as kur vdiq Heroi Kombëtar. Por ata dinin sikur të ishte fosilizuar në ndërgjegjen e tyre se Skënderbeu ishte një hero që kishte luftuar kundër zgjedhës osmane për lirinë e vendit dhe e kishte ngritur atdheun në shkallën më të lartë të lavdisë.
Historiografia shkencore skënderbegiane, qoftë evropiane, qoftë shqiptare, nuk ka fare lidhje me traditën popullore skënderbegiane. Ashtu si tradita popullore skënderbegiane mbijetoi pa u ndikuar nga historiografia e përpunuar skënderbegiane, po ashtu ndodhi edhe me historiografinë e përpunuar evropiane, e cila u zhvillua gjatë shekujve pa e njohur traditën popullore skënderbegiane. Ndërsa tradita popullore skënderbegiane vazhdoi rrugën e saj shekullore të mitizimit përherë e më tepër të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, historiografia e përpunuar evropiane u shkëput dalëngadalë nga historiografia tregimtare e M.Barletit dhe hyri gjatë shek. XIX në historiografinë kritike dokumentare skënderbegiane. Ndonëse me vonesë, edhe historiografia shqiptare skënderbegiane u shkëput dalëngadalë nga mitizimi barletian i Skënderbeut. Sikurse u tha edhe më parë, historiografia shqiptare skënderbegiane e shek. XX, nën ndikimin e historiografisë shkencore skënderbegiane evropiane, hyri edhe ajo në rrugën e historiografisë kritike shkencore dokumentare. Duke ndjekur këtë rrugë, ajo nuk e ka parë Skënderbeun si një mit, por si një personalitet historik të shtjelluar në bazë të burimeve dokumentare. Si përfundim, akuzat që historiani zviceran O. Schmitt, i pasuar nga duartrokitësit e tij johistorianë i drejtojnë historiografisë së re shqiptare skënderbegiane sikur ajo vazhdon të përkundet në djepin e mitologjisë skënderbegiane, është fund e krye një shpifje groteske.
ok Cyborg, lexova vetem shkrimin e pare se nuk kam kohe te lexoj ket te prfesorit kristo se po bahem vone te shkoj tloz golf.
e ke gabim ne lidhje me serbt, une nuk jam nacionalist as patriot aq i devotshem, konsiderojm faktin qe jam kritikuar ashper dhe me te drejt ndoshta qe kam perdorur me shume fjale ne anglisht ktu se sa shqip ktu ne forum fillimisht.
thjesht thashe se ke bere nje obevim naive kur i cileson serbet si viktima te propogandes se tyre nacinaliste, prandaj te thashe se je koruptuar/manipuluar nga kto dhoj bullshitesh qe shkruajn gazetat evriopiane qe ti rregullojn imazhine serbise, kshtuqe une as nuk e vej ujin ne zjarre t'i besoj kt bullshite.
edhe ne fushbetejen e kosoves nese do kishin mundur turkun, serbet pastaj do kishin kthyer armet kunder shqiptarve dhe do i kishun shperngulur nga shteite e tyre...
nejse, do lexoj me vone kte artukullin, i got a golf game to go to...
Mendoj se kur flet profesori te tjeret duhet te degjojne dhe mesojne.
Sapo lexova kete shkrim te profesorit te nderuar dhe te falenderoj edhe ty Cyborg per shkrimin qe ke sjelle.
Ne fakt Cyborg po te kesh lexuar temen e mesiperme qe bera link kam shkruar qe Skenderbeu nuk ishte i gjate aq sa e bejne gojdhenat por shtatmesatar qe natyrisht bemat dhe trimerite eshte normale qe ja rrisin pak. Kete konkluzion e kam pasur personal timin qe kur kam qene femije.
Isha rreth 10-11 vjeç kur kam viztuar per here te pare mazoleumin e varrit te Skenderbeut ne Lezhe. Ishim me baben dhe prisnim te vinte ndonje makine apo autobuz per ne Shkoder tek Ura e Lezhes aty ku ndahet rruga per Shnin (Shengjin) dhe Shkoder. Mbaj mend se erdhi nje autobus me turiste qe ishin te rradhe ne ate kohe ne Shqiperi dhe zbriten me aparate fotografike dhe pertypnin çemçakeza. Isha aq shume kurioz mbas tyre saqe i mbusha mendjen babes e filluam te shkonim mbas tyre. Ata u drejtuan per tek vari i Skenderbeut. Filluan te shkrepnin aparatet dhe ajo qe me beri kurioz si femi ishte se mu duk shume i vogel varri i nje njeriu aq te madh ne syte e mi. Mbaj mend qe kur shkova ne shtepi kam pyetur nje axhen tim se sa i gjate ishte Skenderbeu e ai qetesisht mu pergjigj narmal 170- 180.
Ja u zgjidh edhe dilema e Jorgos. Serbet e duan Ivan, greket Jorgo, latinet Yanus
Ne i themi Gjergj.
Heroi dhe Miti.
Nje pyetje per te cmitizuar heroin; andej nga anadolli, si thoniu ka bere gje Gjergji apo thjesht disipline ushtarake. Po ashtu gje ne caj ju hidhnin ketyre jenicereve apo i linin azat?
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
po ky schmit degjenrata eshte nje faggot evropian qe ka stdiuar me shume shkrimet e historjanve serb/sllavik dhe me ato eshte bazuar, diku online ose ne ballkanweb diku ka kohe qe e kam lexuar ket artikull ku nje djalosh i ri shqiptar i ben argumenta shume te vlefshme chapter per chapter dhe e qet jashte vleres gjithe librin e ktij evreopian faggot shit-schmit...
me lodhin kto loj prpogantash te degjeneruarea qe bejn serbt dhe grekt per shekuj e shekuj me rradhe...
ne youtube jam share shume me serb dhe grek, dhe ne fund i thosha qe qe ju greket jeni si ato gocat qe mbanin ditare kurse ne ilyrians jemi treguar pak dembela qe te shkruajme historine tone... kemi qene bussy fithing to survive ndersa ju greek faggots fantazonit dhe shkruanit per luftetaret ilyrian qe tani e mohoni qe ishin shqiptar dhe i quani grek, gjithe bota i bleu kta bullshite nga ju faggots...
ffffff rraca me e keqe ne bote...
disa batman
disa edhe vishen me bluza qe mbajn fotot ktyre personazheve te imagjinuar
disa vishen me bluza te sportistave te ndryshem dhe lojtarve te ndryshem, dmth heronjt e tyre pak a shume
etj etj etj, dmth shume gjera qesharake me duken kto...
Piktor ,ti ke patur fat qe e ke vizituar varrin e muzeun e Skenderbeut.Une nuk kam mundur dhe domosdo ,perfytyrimi im per skenderbeun ,kur isha femije ishte me pak real se i yti sepse ishte krijuar vetem nga librat e shkolles dhe nga fantazia femijerore .Pastaj me kohen fillon te te linde pyetja se sa i perkon te vertetes idea qe ke krijuar .
Nejse ,kjo ka pak rendesi .
Do te me pelqente te lexoja akoma per kete teme nga historiane te tjere shqiptare apo te huaj .
Ky eshte nje artikull tjeter ,perseri nga prof .Kristo Frasheri ,qe eshte botuar me perpara se ai qe postova heren e fundit por qe munda ta gjej vetem sot.
A duhet dënuar Skënderbeu se u përdor nga Enveri?
Historiani Kristo Frashëri: Argumentet e mia kundër Schmitt-it
Kristo Frashëri
Jehona e monografisë
Ndryshe nga monografitë e autorëve të tjerë evropianë, kushtuar Skënderbeut, të cilat në përgjithësi janë pritur në heshtje nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, - trajtesa e historianit zviceran, Oliver Jens Schmitt, pati reagime në median shqiptare. Disa u solidarizuan me trajtesën, por më të shumtët nuk u pajtuan madje, e kritikuan përmbajtjen e saj. Ata që e kritikuan ndoqën traditën, pa na sjellë ndonjë gjë të re në fushën e studimeve skënderbegiane. Përkundrazi ata që u solidarizuan me shpërfytyrimin e Skënderbeut nga historiani zviceran, meritojnë të shqyrtohen ngjyrimet dhe arsyetimet e ngjyrimeve të shfaqura prej tyre. Kjo për arsye se kemi të bëjmë me personalitetin më të shquar që ka nxjerrë kombi shqiptar gjatë shekujve. Ka edhe një arsye tjetër. Me rastin e trajtesës së Schmitt-it, u vunë në qarkullim koncepte dhe perceptime ideologjike dhe metodologjike mbi Skënderbeun dhe mbi ngjarje ose procese të historisë së Shqipërisë.
Me sa dimë, monografia e O. Schmitt-it mbi Skënderbeun pati reagime vetëm në shtypin e kryeqytetit. Jashtë Tiranës, botimi deri tani duket se ka kaluar në heshtje. Heshtja tregon se hapësira mbarëshqiptare ka vetëm një vatër kulture shkencore. Veç kësaj, edhe në kryeqytet reagimi ndaj monografisë me pretendime shkencore u kufizua kryesisht në radhët e "analistëve" të medias - të analistëve që nuk janë historianë. Në hapësirën mbarëshqiptare ka disa institute që merren me historinë e Shqipërisë. Ka gjithashtu një mori universitetesh, të cilat kanë departamente të historisë së Shqipërisë. Ka pra historianë skënderbegianë. Deri sot vetëm dy historianë kanë thënë se nuk pajtohen me këndvështrimin e historianit zviceran për Skënderbeun. Megjithatë, këtë heshtje e thyen deri diku "analistët" tanë të medias, të cilët edhe pse nuk janë historianë morën si zakonisht guximin të japin gjykime edhe mbi përmbajtjen e monografisë së përmendur. Tre prej tyre u entuziazmuan nga këndvështrimi i historianit zviceran; Ardian Klosi, Artan Lame, Fatos Lubonja. Ata e konsideruan veprën e O. J. Schmitt-it si një zbulim të ri shkencor. Si rrjedhim, ata kërkuan të hiqet dorë nga vlerësimi që ka shprehur deri tani historiografia shqiptare dhe botërore mbi Skënderbeun. Madje, këta shkuan aq larg sa e konsideruan historinë e deritanishme të Skënderbeut, në pajtim me O. Schmitt-in, një mit, për më tepër një mit të farkëtuar nga Enver Hoxha. Pra, nga vlerësimi i tyre lindi kështu një çështje e parrahur deri sot në historiografi: se Skënderbeu, ashtu siç e ka trajtuar historiografia shqiptare, rrjedhimisht dhe historiografia botërore, është mit dhe jo histori e vërtetë. Ky vlerësim ka prekur natyrisht jo vetëm historianët shqiptarë që janë ende gjallë, por ka ngacmuar edhe eshtrat e historianëve të vdekur, mbasi tani ata po mësojnë se janë mashtruar nga dokumente historike, të cilat flasin se Skënderbeu i trajtuar prej tyre qenka një mit, pra një përrallë dhe jo një histori e vërtetë.
Ardian Klosi, në prapashpinë të trajtesës së O. Schmitt-it, të përkthyer prej tij, shkruan: "Oliver Jens Schmitt ka një stil mbërthyes për t‘iu afruar personazhit dhe ngjarjeve aq pranë, sa të bën të jetosh me to si në një vepër letrare a film me kontraste të fuqishme. Të gjitha këto na lehtësojnë rrugën drejt të vërtetave, për të cilat kemi aq shumë nevojë". Pra, nëpërmjet Schmitt-it, thotë ai, ne njohim Skënderbeun e vërtetë.
Në intervistën që ai, Ardian Klosi, dha për gazetën "Shqip" (10 nëntor 2008, fq. 19), tha: "Janë një numër gjërash që na kanë bërë përshtypje, madje edhe na kanë tronditur. Por kryesorja, kam ndier gjithë kohës një si zemërim të heshtur: si ka mundësi që na i kanë mësuar kaq shumë gjëra mbrapsht? Të gjitha mbrapsht: marrja e Krujës, kuvendi i Lezhës, mosakordimi me Huniadin, i ashtuquajturi shtet i Skënderbeut, marrëdhënia e tij me mbretin e Napolit, marrëdhëniet me Aranitin, me Dukagjinët, me Venedikun, katastrofa e Beratit, deri dhe armët e përkrenarja që gjoja ndodhen në Vjenë. Të gjitha do t‘i gjeni të zbërthyera në mënyrë më të plotë, tërheqëse sa dhe shkencore, në librin e Schmitt-it".
Nëse A. Klosit sapo lexoi veprën e O. J. Schmitt-it i kanë bërë përshtypje deri në zemërim të thellë njoftimet "e mbrapshta" që paska mësuar nga historiografia shqiptare, ne nuk ngurrojmë të shfaqim habinë tonë për këtë "analist", i cili me të lexuar një autor gjerman revoltohet, pa u thelluar, ndaj historiografisë shqiptare, të cilën me lehtësinë më të madhe, pa qenë historian dhe pa na sjellë asnjë argument të materializuar dokumentarisht, e hedh pa ngurrim në shportë. Është shumë interesant zemërimi që ai paska marrë ndaj Skënderbeut, i cili tani po mëson nga Schmitt-i se e paska marrë Krujën me dredhi me një ferman të rremë, gjë që dihet prej shekujsh. Ai kujton se lufta u bëka sipas kohëve, vetëm me heshta dhe shigjeta apo me pallë dhe me kordhë, apo me pushkë e me top, apo me avion e kryqëzor. Çuditemi si nuk e ditka se lufta bëhet dhe me mjete të tjera - me shantazhe dhe me krahëmarrje, me dredhi dhe me diplomaci, me sulm ballor, por edhe me kolonë të "pestë". Dredhia (në frëngjisht ruse de guerre) në të gjitha format e ka shoqëruar historinë e luftërave që kur ato janë shfaqur në histori, të paktën që nga Kali i Trojës dhe deri te Shërbimi Informativ i ditëve tona.
Ardian Klosi gjithashtu thotë se me veprën e O. J. Schmitt-it kemi të bëjmë me një vështrim të ri të figurës së Heroit tonë, një vështrim që paraqitet në fushën e historiografisë për të parën herë (sic!). Në qoftë se këtë reklamë A. Klosi e nxori nga xhepi i vet ne po ia falim, sepse ai nuk është historian dhe nuk e ditka se ka historianë të tjerë që kanë shprehur, sikurse do të shihet, të tilla vegime romanceske. Nëse këtë reklamë e ka bërë me gjithë mend vetë zoti Schmitt, atëherë le të na falë për përshtypjen që ai na lë se nuk e njeh ose bën sikur nuk e njeh historiografinë skënderbegiane.
Ndërkaq, nuk mund të rrimë pa thënë se një dëshmi të varfërisë kulturore të A. Klosit në fushë të historisë e ka dhënë vetë A. Klosi në sulmin që i bën zonjës Mira Meksi, e cila nuk u pajtua me këndvështrimin e historianit zviceran mbi Skënderbeun. Analisti ynë, A. Klosi, në vend që të përdorë argumente shkencore, i përgjigjet me një arsyetim banal se ajo zonjë i kundërvihet historianit zviceran nga inati që ka me përkthyesin (A. Klosin) se ky e paska kritikuar dikur në një çështje tjetër. Pra, ajo zonjë nuk e dashka autorin nga inati që paska me përkthyesin. O tempora! O mores!
Sapo vepra e O. Schmitt-it doli në qarkullim, Artan Lame, analist i njohur nga rubrika bulevardeske "Shqypni Tavolinash"(!), pohoi se është tepër i kënaqur nga vepra e historianit zviceran, mbasi më në fund në sajë të tij ai thotë se e njohu Skënderbeun e vërtetë. Tani, shton ai, që mori vesh se Skënderbeu paska luftuar kundër dy sulltanëve si hakmarrës për vrasjen e të atit; tani që u bind se paska pësuar vazhdimisht disfata pas disfatash; tani që mësoi se Heroi ynë u braktis nga të gjithë zotërit e tjerë të Shqipërisë; tani që mësoi se e paska kthyer atdheun e tij në një grumbull gërmadhash; tani që sheh se kapedani shqiptar vdiq i braktisur nga të gjithë si refugjat në tokën venedikase - tani, përkundrazi, ai do ta dojë më tepër se më parë kur kishte mësuar në shkollë se Skënderbeu luftonte për lirinë e Shqipërisë, se kishte krijuar shtetin shqiptar, se nuk e dorëzoi asnjëherë kryeqytetin, Krujën dhe se me luftën e tij çlirimtare kishte mbrojtur qytetërimin evropian. A. Lame thekson ndër të tjera: "Në situatën mjerane në të cilën gjendet sot shkenca shqiptare në përgjithësi dhe shkencat albanologjike në veçanti, e shoh si dhuratë të perëndisë daljen e një gjermani të ftohtë që bie në dashuri me kombin tonë dhe t‘i kushtojë tërë jetën dhe studimet e veta". Më tej, "nëse dikujt Skënderbeu i Schmitt-it i duket si kaçak, ky pastaj është problemi i tij dhe jo i Skënderbeut".(!)
Tri javë më vonë ("Shqip", 9 dhjetor 2008) A. Lame shfaqet aq tepër i entuziazmuar nga Skënderbeu i Schmitt-it, saqë turret me egërsi kundër lexuesve shqiptarë që nuk pajtohen me historianin zviceran. Këtë radhë ai shkruan: "Deri para se të lexoja Schmitt-in..., Skënderbeun e trajtoja paksa si një krijesë të largët, joreale, si një statujë mitike mbi gur. Schmitt-i ma zbriti nga shkëmbi, i shkriu bronzin që e kish ngrirë, ma bëri njeri prej vërteti, me halle e sherre, të mira të liga". Përsëri: O tempora! O mores! Nëse Schmitt-i e bëri Skënderbeun "njeri prej vërteti" ose nëse e ka shfronësuar si prijës, këtë do ta shohim më tej.
Analisti tepër i njohur, Fatos Lubonja, shkon edhe më tej. Ai e përgëzon tej mase historianin zviceran që po e shkallmon mitin e Skënderbeut. Sipas Lubonjës, miti ishte i dobishëm në shek. XIX, në periudhën e Rilindjes Kombëtare, por që pas shpalljes së Pavarësisë u bë i dëmshëm, sidomos gjatë regjimit komunist, mbasi atë si mit e shfrytëzoi Enver Hoxha në interes të diktaturës komuniste. Si rrjedhim, thekson ai, Skënderbeu u shndërrua në një mit nacional komunist. Si i tillë, Skënderbeu, mendon F. Lubonja, e ndihmoi Enver Hoxhën të na rrëmbente lirinë, të na shtypte pa mëshirë, të na burgoste dhe të na internonte në masë, madje dhe të na vriste pa gjyqe. Për këtë arsye, përfundon analisti ynë, ne duhet ta "dekonstruktojmë" mitin e Skënderbeut (jemi kuriozë të dimë se ku e ka gjetur fjalën "dekonstruktim", mbasi e kemi kërkuar nëpër fjalorë, por nuk e kemi ndeshur). E marrim me mend se e ka përdorur në kuptimin destruksion, për shembje. Me këtë këndvështrim, F. Lubonja nuk e gëlltiti dot pohimin e Ismail Kadaresë, i cili, duke aluduar për veprën e O. Schmitt-it, tha: "Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriotit do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë". Në të vërtetë, pohimi i shkrimtarit tonë të shquar, me ndonjë korrigjim, buron nga realiteti ynë historik. Është fakt tashmë i shuguruar nga shekujt në shkallë ndërkombëtare se Skënderbeu me popullin e tij luftuan si kreshnikë për njëçerekshekulli me radhë për lirinë. Madje, lufta e tij për liri u bë shembull për të gjithë brezat e ardhshëm, jo vetëm për lirinë nga zgjedha e huaj, por edhe për lirinë nga shtypja e despotëve të brendshëm. Kaspar Hedio, një dijetar frëng, shkruante më 1537: "Në qoftë se nuk do të luftojmë si shqiptarët dhe në qoftë se princat nuk do të shquhen si Skënderbeu kam frikë se brenda një kohe të shkurtër do t‘i shkruajmë një epitaf lirisë". Veç kësaj, Skënderbeu nuk u shqua vetëm si Promete i lirisë nga zgjedha e huaj. Me shpirtgjerësinë e pashembullt për Mesjetën që ai tregoi ndaj bashkëluftëtarëve të vet kur e tradhtuan, ai u shqua edhe si një humanist i mirëfilltë. Në qoftë se E. Hoxha e shfrytëzoi Skënderbeun në interes të pushtetit të vet autoritar - përgjegjës nuk është Skënderbeu. Nuk ka më përse të dënohet Skënderbeu. Po të pranojmë këtë kriter të F. Lubonjës, atëherë duhet të dënojmë të gjitha ato figura të historisë së Shqipërisë që i ka lavdëruar Enver Hoxha, mbasi edhe ata duhet t‘i kenë shërbyer diktaturës komuniste. Veç kësaj, nuk duhet të harrojmë se Skënderbeun nuk e shfrytëzoi vetëm Enver Hoxha, por edhe shtetarë të tjerë shqiptarë, si Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu, po të doni edhe Benito Musolini, të cilët nuk mund të akuzohen kurrsesi për nacional-komunizëm.
Fatos Lubonja nuk është historian. Kjo kuptohet, sepse ai flet me mllefe, siç flet një militant politikan. Historiani, kur gjykon ngjarje, zhvishet nga mllefet dhe i jep Cezarit atë që i takon Cezarit dhe e kritikon Cezarin atje ku ka gabuar. Që nuk është historian kjo kuptohet kur ai lëshon përcaktime të nxitura nga mllefi, si një ish i burgosur politik, sidomos kur flet për ngjarje të periudhës së regjimit komunist. Regjimi komunist ka mjaft mëkate për ta kritikuar dhe për ta dënuar, por ka edhe ngjarje të cilat nuk duhen medoemos nxirë apo denigruar. Edhe mëkatet, edhe meritat duhen argumentuar. Fatos Lubonja kritikon E. Hoxhën për mitizimin e Skënderbeut dhe e stigmatizon regjimin e tij si një regjim nacional-komunist. Por, nuk na shpjegon se ku qëndron mitizimi i Skënderbeut nga Enver Hoxha. Gjithashtu, nuk na shkoqit se ku qëndron karakteri nacional i regjimit të tij komunist. Nëse ai nuk është në gjendje të japë shpjegime se përse regjimin e Enver Hoxhës e quan nacional - komunist, të cilin e përsërit vazhdimisht me vend dhe pa vend - le të na lejojë ne t‘i themi se e ka gabim, - megjithëse ka rrezik që ai të përgjigjet me sulmet e tij emotive. Themi vend e pa vend mbasi duket se ai dhe jo vetëm ai, por edhe plot analistë të tjerë, nuk e kanë të qartë dallimin midis nacionalizmit dhe patriotizmit.
Të dyja janë rryma, por me karakter ideologjik dhe përmbajtje politike të ndryshme. Nacionalizmi nënkupton rrymën ideologjike që synon të përfshijë brenda kufijve të shtetit kombëtar të gjitha trojet etnike shqiptare, madje edhe ato troje ku popullsia me përkatësi etnike shqiptare përbën pakicën. Jo vetëm kaq. Nacionalizmi nuk synon, por edhe përpiqet të realizojë me çdo mjet, pavarësisht nga rrethanat, bashkimin e mbarë trojeve etnike në një shtet të vetëm kombëtar. Përkundrazi, patriotizmi synon dhe lufton të mbrojë shtetin kombëtar shqiptar kur ai kërcënohet nga një fuqi e huaj ose synon dhe lufton të çlirojë atdheun kur ai është i pushtuar nga një fuqi e huaj.
Këtu fillon debati nëse regjimi komunist kishte karakter patriotik ose racionalist. Filli për të zbardhur çështjen nëse regjimi komunist kishte karakter racionalist ose patriotik, na çon në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Si në mbarë Evropën e pushtuar nga agresorët fashistë, edhe në Shqipëri, rezistenca kundër Italisë fashiste dhe Gjermanisë hitleriane kishte karakter patriotik, mbasi synonte çlirimin e atdheut dhe vendosjen pas çlirimit të një regjimi demokratik në Shqipëri. Edhe pse në krye të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare u vu Partia Komuniste, ajo nuk e humbi karakterin patriotik. Dëshmi është fakti se platforma politike që ajo shtroi nuk synonte as vendosjen e regjimit komunist, as nuk përmbante synime nacionaliste. Në të gjitha aktet themelore dhe anësore që dolën gjatë Lëvizjes Nacionalçlirimtare spikat jo ideologjia komuniste dhe autoritariste, por ideologjia patriotike dhe demokratike. Madje, një nga kritikat më të ashpra që i bëhej Partisë Komuniste Shqiptare nga kundërshtarët e saj të brendshëm ishte heshtja që ajo tregonte ndaj trojeve etnike që ndodheshin jashtë kufijve të Shqipërisë, pra për mospërfilljen e saj të parimit themelor të nacionalizmit shqiptar. Të gjithë partizanët që rrëmbyen armët dhe të gjithë dëshmorët që dhanë jetën, ishin të bindur se luftonin për çlirimin e atdheut dhe për vendosjen e regjimit demokratik. Si rrjedhim, Skënderbeu, i cili shërbeu si frymëzim historik i çetave patriotike rilindëse, mbeti burim frymëzimi edhe për partizanët e Luftës së Dytë Botërore. Këtë e dëshmon kënga e çetave rilindëse: "O trima luftëtarë, - o bij të Skënderbeut, - kërkoni ju shqiptarë - lirinë e mëmëdheut", - të cilën e këndonin dhe partizanët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Puna e do që me çlirimin e atdheut nga zgjedha e huaj dhe me vendosjen në Shqipëri të regjimit komunist, parimisht Skënderbeu, krejt i huaj për doktrinën marksiste, nuk kishte përse të trajtohej si Hero Kombëtar. Por ai vazhdoi të shfrytëzohej edhe në atdheun socialist si burim frymëzimi. Përse?
Pas luftës, Partia Komuniste e shfrytëzoi frymën patriotike kundër pretendimeve të qarqeve shoviniste greke, të cilat kërkonin aneksimin e trojeve jugore të Shqipërisë. Edhe orvatjet që ndërmorën fuqitë perëndimore për të përmbysur me anën e diversantëve regjimin stalinist në Shqipëri, Partia Komuniste i propagandoi si orvatje që synonin të preknin pavarësinë kombëtare të atdheut. Në këto rrethana, për të përballuar rrezikun e jashtëm, përveç sigurimit të aleatëve me peshë, siç ishte për disa kohë Bashkimi Sovjetik dhe krahas përgatitjes ushtarake, të cilat thithën pjesën më të madhe të buxhetit shtetëror, Partia Komuniste kërkoi ndihmë edhe te tradita patriotike shqiptare. Me fjalë të tjera, kërkoi ndihmë te historia në përgjithësi, tek ato ngjarje të veçuara, të cilat përmbanin karakter patriotik, siç ishin epopeja e Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, çetat rilindëse, shpallja e pavarësisë, Lufta e Vlorës etj. Mbi këtë truall ideologjik dhe politik lindi edhe historiografia shqiptare e pasluftës, e cila pajtohej me frymën patriotike rilindëse, e si rrjedhim nuk ka përse ajo të akuzohet si historiografi marksiste. Këtë karakter historiografia shqiptare e periudhës komuniste e ruajti deri në fund të regjimit punist. Madje, për hir të frymës patriotike, ajo vazhdon ta ruajë, me ndonjë përjashtim të rrallë, edhe sot e kësaj dite. Shkurt, akuza që i bëhet regjimit komunist si regjim nacional-komunist, nuk është e saktë, mbasi ai regjim nuk e shtroi asnjëherë platformën e bashkimit të mbarë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Nuk e shtroi jo se nuk e dëshironte bashkimin e mbarë trojeve etnike në një shtet të vetëm kombëtar, por se nuk kishte përkrahje ndërkombëtare për ta realizuar këtë synim. Rrethanat ndërkombëtare e detyruan Shqipërinë komuniste të qëndronte në mbrojtje - të mbronte vetveten. Dëshirën që kishte për të realizuar bashkimin shtetëror kombëtar, E. Hoxha e shfaqi në vitin 1968, jo siç thotë O. Schmitt-i me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, por kur përkrahu publikisht demonstratat për të drejtat kombëtare që shpërthyen në Kosovë kundër shtypjes titiste jugosllave. Me fjalë të tjera, regjimi komunist shqiptar, i cili pretendonte se nga pikëpamja ideologjike mbështetej te parimet klasike të marksizmit, pra tek i ashtuquajturi "internacionalizëm proletar" dhe te zhdukja e kufijve politikë midis shteteve, - kaloi në të kundërtën. Nën shembullin e Bashkimit Sovjetik, edhe Shqipëria u mbyll në vetvete. Ajo u izolua aq tepër, sa kufijtë e saj u kthyen në mure kinezë. Kontaktet e Shqipërisë u bllokuan jo vetëm me vendet kapitaliste, por edhe me vetë vendet socialiste. Si rrjedhim, parimi themelor i "internacionalizmit proletar" - u shndërrua në një patriotizëm ekstrem.
Kjo është arsyeja përse në fushën e trajtimit të historisë së Shqipërisë, ngjarjet patriotike shqiptare zunë vendin kryesor në ideologjinë politike të Partisë së Punës së Shqipërisë. Pra, historianët shqiptarë të periudhës komuniste, të cilët i trajtuan ngjarjet në bazë të kriterit patriotik, nuk ka pse të kritikohen për nacional-komunizëm. Nëse regjimi enverian ishte regjim nacional-komunist, këtë kritikë duhet ta bëjnë marksistët ortodoksë, besnikë të platformës së Karl Marksit dhe jo nacionalistët shqiptarë, të cilët duhet të fërkojnë duart nga kënaqësia që Enver Hoxha, pavarësisht nga regjimi komunist, nuk e dobësonte, por e forconte patriotizmin shqiptar.
Fatos Lubonja e ka treguar në të gjitha shkrimet publicistike dhe në të gjitha emisionet e veta televizive se është një adhurues i paepur i lirisë. Të paktën këtë përfytyrim kemi ne për të. Por, kur vjen puna te Skënderbeu, ai nuk e çmon idealin e lirisë, për të cilën luftoi heroi ynë. Në këtë kontekst, nuk kuptohet përse ai turret si Gjergj Elez Alia kundër Ismail Kadaresë kur ky e identifikon me të drejtë Skënderbeun me lirinë. Ai do të kishte të drejtë nëse shkrimtari ynë i shquar do të kishte ngritur në mit një farkëtar të robërisë, siç ishte p.sh. Sulltan Murati II. Për fat të keq të Fatos Lubonjës, ai mbron Skënderbeun, këtë "kampion" të lirisë, siç e kanë quajtur me dhjetëra e dhjetëra historianë, shkrimtarë, filozofë, madje edhe politikanë evropianë perëndimorë. Ndoshta Fatos Lubonja shtyhet nga urrejtja që ai ka me të drejtë ndaj E. Hoxhës. Por "urrejtja" le të fokusohet ndaj E. Hoxhës dhe jo ndaj Skënderbeut, i cili nuk i ka asnjë faj. Me të drejtë N. Machiavelli thoshte se "urrejtja është një këshilltar i keq për njeriun e ditur". Si rrjedhim, kur F. Lubonja përfshin në luftën kundër miteve edhe Skënderbeun dhe kur kërkon atë që ai e quan "dekonstruktimin" e mitit të Skënderbeut, ai del jashtë kontekstit të pikëpamjeve të veta.
Fatos Lubonja me të drejtë shkruan se miti i Skënderbeut është një konstrukt historik, i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në një kontekst të caktuar luftash dhe urrejtjesh nacionale. Për këtë arsye, ai është konstruktuar si mit disa herë. Herën e parë, si mit në emër të krishterimit, kur u mbiquajt "kalorës i krishterimit", kurse 2-3 shekuj më vonë u rimor në emër të nacionalizmit. Pastaj na degdis te historiania frënge Natalie Calyer, e cila përmend disa vegime politike të shfaqura herë pas here - herë si pro malazez, herë si antimalazez, herë si pro italian, herë si antiturk. Ato që thotë historiania frënge nuk kanë qenë lëndë e parë e historisë së Shqipërisë. Ato janë thjesht kuriozitete historike - janë vegime meteorike, ose episode të izoluara që s‘kanë lënë gjurmë në identitetin kombëtar të shqiptarëve, natyrisht as në nacionalizmin shqiptar, përfshi këtu edhe në të ashtuquajturin nacionalizmin komunist. Nëse duhet të "dekonstruktojmë" të ashtuquajturin mit të Skënderbeut vetëm se atë e shfrytëzoi Enver Hoxha për interesat e veta, atëherë duhet të "dekonstruktojmë" edhe të ashtuquajturin mit të Ismail Qemalit, apo të Abdyl Frashërit, Sami Frashërit, apo Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, apo Bajram Currit dhe të figurave të tjera të shquara të historisë së re të Shqipërisë vetëm se ato figura i ka shfrytëzuar Enver Hoxha për interesat e pushtetit të vet. Si do të jetë atëherë historia e Shqipërisë?
Shembullin pra se si do të ishte në këtë rast historia e Shqipërisë na e jep, sipas F. Lubonjës, historiani zviceran O. Schmitt, i cili na e paraqet Skënderbeun si një komitaxhi që ka pësuar disfata pas disfatash, si një bir sllavi që i çoi malësorët në mjerim, si një dritëshkurtër që u mashtrua nga papët, si një "kapedan" që u braktis edhe nga shokët e vet dhe si një prijës që vdiq i vetmuar si refugjat politik në Lezhën venedikase. Si pasojë e vlerësimit që historiani zviceran i ka bërë heroit tonë, F. Lubonja pret që Skënderbeun hipur mbi kalë ta heqim nga sheshi qendror i Tiranës, sepse ashtu si e ka skalitur Odhise Paskali, shkruan ai, "del një luftëtar i egër mbi kalë, shumë i ndryshëm nga imazhi që ka qarkulluar në vendet evropiane: ai i një plaku të urtë e të ditur, njeri i armëve sigurisht, por edhe i qytetëruar dhe i formuar". Jemi kurioz të dimë se ku F. Lubonja i ka psonisur këto tipare, mbasi në sheshin qendror të kryeqytetit Skënderbeu i hipur mbi kalë i O. Paskalit (i cili nuk është i vetmi autor, por bashkautor me Janaq Paçon dhe Andrea Manon), paraqitet jo si luftëtar i egër, por si një kapedan në pozicion parade, pra në pozicion paqeje, kurse tani po mësojmë se Evropa e paska përfytyruar Skënderbeun si një plak i urtë e i ditur, njeri i armëve sigurisht, por edhe i qytetëruar dhe i formuar. Pra, Evropa nuk e paska përfytyruar Skënderbeun sipas tipareve që i jep O. Schmitt-i, si një kaçak apo komit, si një hakmarrës i egër për vrasjen e të atit, si një komitaxhi që bredh maleve për të shpëtuar kokën, por siç thotë me dorën e vet Lubonja, si një plak të urtë e të ditur, si një njeri i qytetëruar dhe i formuar. Të themi të drejtën, disa nga këto pohime tregojnë varfërinë që ka analisti ynë në fushën e metodologjisë shkencore të trajtimit të historisë, madje edhe paqartësinë që ai ka për rrjedhën e historisë së Shqipërisë. Kjo paqartësi të bie në sy në mënyrë të veçantë kur ai, këtë e them me keqardhje, e lidh mitin me identitetin kombëtar, lidhje kjo artificiale, e cila shpjegon se ai nuk e njeh, siç do të tregohet më tej, as përmbajtjen e mitit, as përmbajtjen e identitetit kombëtar.
Gjithnjë sipas Lubonjës, meqenëse tani shqiptarët aspirojnë si dhe turqit për të hyrë në Evropë, duhet të mos i zëmë më në gojë luftërat që zhvilloi Skënderbeu kundër sulltanëve osmanë. Nuk dimë ç‘thonë për këtë këndvështrim vetë austriakët, të cilët siç po dëgjojmë nuk janë shumë të gatshëm për të pranuar Turqinë në lagjen evropiane. Vallë, historianët austriakë nuk i zënë fare në gojë luftërat e tyre heroike për mbrojtjen e Vjenës?
Sipas F. Lubonjës, sot ka ardhur dita e bekuar që të ndërmerret fushata e "dekonstruksionit" të miteve nacional-komuniste, midis tyre edhe të mitit të Skënderbeut. Kjo do të thotë se ka ardhur koha të shemben edhe mitet e figurave të tjera të historisë kombëtare, duke e kthyer kështu historinë e Shqipërisë, Ruajna o Zot, në një histori çapaçulësh. Pastaj, duket se ka harruar atë që ka shkruar në një faqe, pasi në një faqe tjetër shkruan se çmitizimi i Skënderbeut nuk ka lidhje me historinë e shekullit XV, por me njohjen e historisë së shek. XIX, pra me tërë atë proces identitet-ndërtues në shek. XIX, që e nxori Skënderbeun nga historia nëpërmjet një procesi selektiviteti dhe e ktheu në mit e simbol. Nuk arrijmë ta kuptojmë se si pajtohet pikëpamja e Lubonjës, se "dekonstruktimi" i mitit të Skënderbeut nuk ka lidhje me historinë e shek. XV, me pikëpamjen që përmban trajtesa e O. Schmitt-it, i cili gjithë arsenalin e vet e përqendron në "dekonstruktimin", apo në shpërfytyrimin e figurës së Skënderbeut të shek. XV? Në një vend tjetër Lubonja thotë se nuk e ka fjalën për "dekonstruktimin" e figurës së Skënderbeut të shek. XV, as për mitin e Skënderbeut që u krijua në kohën e Rilindjes Kombëtare, mit që për atë kohë ai e gjen të argumentuar, por me "dekonstruktimin" e mitit të krijuar nga regjimi komunist(!). Më tej, ai shkruan gjithashtu se "shqiptarët, ndonëse me vonesë, filluan ta ndajnë mitin nga historia, gjë që përbën, shton ai, një hap përpara drejt njohjes". Kjo do të thotë se shqiptarët më vonë u shkëputën nga miti i Skënderbeut dhe u futën në truallin e historisë. Kur ndodhi kjo shkëputje? Ai lë të kuptohet se kjo shkëputje po ndodh tani, pas përmbysjes së regjimit komunist. Shprehësit e saj janë, sipas tij, ata që kërkuan një histori të Skënderbeut ndryshe nga ai që është trajtuar në regjimin komunist. Pra, një histori shkencore për kohën e Skënderbeut. Po ashtu një histori për ngjizjen e mitit të tij në kohën e Rilindjes, pastaj një histori tjetër të Skënderbeut të hartuar për kohën komuniste, më tej një histori të Skënderbeut për periudhën e demokracisë. Pra, deri këtu, të paktën katër histori të ndryshme për Skënderbeun. Kushedi, mund të dalë nevoja për një histori të Skënderbeut për shqiptarët e Kosovës, një tjetër për shqiptarët e Maqedonisë, ndoshta një tjetër për shqiptarët e diasporës. Kështu, lum Skënderbeu që do të ketë kaq shumë histori.
ky profesor frasheri po me pelqen shume, shume i mire, bravo.
kta legenat si klosi lumbonja dhe lame qenkan per te ardhur keq qe i lejon kush te formojn dhe te japin opinione te degjeneruara gjoja se dijne dicka...
do isha kurjoz nese dikush mund te gjejn video intervista te ktyre legenva klosit lubonjes dhe lame dhe ti sjedhin ktu...
nejse, shume mire qe solle kto te profesorit Cyborg...
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
ky profesor frasheri po me pelqen shume, shume i mire, bravo.
kta legenat si klosi lumbonja dhe lame qenkan per te ardhur keq qe i lejon kush te formojn dhe te japin opinione te degjeneruara gjoja se dijne dicka...
do isha kurjoz nese dikush mund te gjejn video intervista te ktyre legenva klosit lubonjes dhe lame dhe ti sjedhin ktu...
nejse, shume mire qe solle kto te profesorit Cyborg...


Citim:
Po citoj ato që tha belga
Skenderbeu ka qene trim mbi trima dhe patriot i madh i popullit shqiptare
heroi yne kombetar qe i dha shqiperise 25 vjet liri e sovranitet
pershendetje belga![]()
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.