| Forumi Horizont | Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Teori te reja, zhvillime te reja ne shkence (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14240)
Teori te reja, zhvillime te reja ne shkence
Po sikur shkenca qe ne kemi pranuar dhe qe mesohet neper shkolla dhe universitete te jete e gabuar? Dhe tani qe kemi ne mundesi me te medha vezhgimi (ne te gjitha fushat) te shikojme "anomali" qe nuk duhet te ndodhnin sipas "shkences" qe ne perdorim. A eksiston nje mundesi e tille? Une do te vija bast gjithcka kisha qe ne nje te ardhme te aferme (brenda jetes sime) do te zbulojme se shkenca qe ne perdornim eshte ne themel e gabuar. Dhe se pershkrimi i natyres behet ne menyre tjeter me effective dhe te thjeshte. Kjo menyre do happi rruge per zbulime te medha qe sot as nuk i imagjinojme. Njekohesisht do ti lere shkencetaret qe ndjekin qorrazi teorite e tanishme me goje te hapur.
Disa nga zbulimet qe do ndodhin se dhpejti (sipas mendimit tim), dhe qe do e kthejne shkencen permbys jane energjia pa paund dhe "free" per te gjithe, nje makine qe perdor si benzine ujin etj. Dhe me se fundi kur keto technologjira te jene ne perdorim te perditshem shkenca dhe shkencetaret do bien dakort se nje teori e re e te gjitha forcave eshte shume me e ndryshme nga cperdorim sot. Me ne fund ata do binin ne nje mendje qe te ndryshonin se cfare mesohet sot ne shkolla.
Por kjo nuk do jete e lehte sikur nuk ka qene e lehte ne ato kohera kur shkenca ndryshoi drejtimin e saj. Shume i hidhen poshte iderat e raja te viteve 1900 duke thene se keta njerez ishin te cmendur dhe nuk mund te ishe keshtu. Ky brez eshte me shume fat pasi do jete deshmitar i nje revolucioni ne shkence te papare qe ne vitet 1900.
Nje tjeter fakt i rendesishem qe duhet permendur eshte se ka shume forca te fuqishme ekonomike dhe politike qe jane kundra ketyre zhvillimeve sot. Kompanite e fuqishme te naftes nuk do ta lejonin nje shpikje te tille si makine qe perdor ujin ne vend te benzines. A e imagjinoni humbjet e medha te kesaj industrie? A e dini se kush eshte ne fuqi te botes sot? Ai qe komandon naften. Te gjithe varemi tek nafta dhe kjo eshte nje e vertete qe nuk na pelqen ta pranojme. 20 vitet e fundit shume shpikes et teknologjive te reja jane zdukur/helmuar/heshtur etj dhe te gjitha dokumentat e punes se tyre zhdukur mbas vdekjes.
Ju ftoj te diskutojme per kete teme qe mendoj eshte me e rendesishmja kur kemi parasysh krizen e shpejte (brenda 20 vitesh) qe bota do te perfshihet per mungese te naftes.
Desha te digress pak nga nafta dhe te them nja dy fjlale per teorite e fizikes.
Fizika teorike sot eshte ne nje mini "krize". Fizikantet po rrotullohen pak a shume rreth te njejta gjerave pa ndonje breakthrough te rendesishem. Shpresa te medha jane varur tek LHC (Large Hadron Collider) i cili do te filloje punen vitin tjeter (e kishte per t'u hapur kete vit, por u shtye per gabime elemntare llogaritjeje).
Megjithate mendohet qe po arrijme limitet e vezhgimit te natyres (gjatesia kohore e Plankut dhe gjatesia e Plankut), pertej te cilave teorite aktuale humbasin kuptimin. Nobelisti Wilcek flet per "last word of nature", - nje reminishence e cudicme me theniet e shkencetareve te para-relativitetit ku ata mendonin qe pervec disa ceshtjeve te parendesishme te pazgjidhura ende, cdo ligj tjeter i natyres njihet nga njeriu.
Vertet, po sikur teorite qe njihen te jene gabim, ose te jene teori lokale dhe te paplota?? Krizat sjellin zhvillim eshte shprehur nje teoricien fizikant tjeter.
LAJME TE REJA NGA KOZMOLOGJIA
NJE STUDIM IRI SUGJERONSE HAPESIRA NE FILLIM MUND TE KETE QENE E OKUPUAR NGA FILAMENTE MATERIESH TE ZEZA E TE NXEHTA.
NJE IMAZH ALTERNATIV IUNIVERSIT PAS BIG-BANGUT?JA KU E KENI;NE VEND TE GRUMBULLIMEVE TE MATERIES SE ZEZE E TE FTOHTE,QE SHTYP RETE E GAZIT DERI NE PIKEN E KONDESIMIT NE YJE MUND TE IMAGJINOJME FILAMENTE TE RRALLE E TE NXEHTE QE SHTRIHEN NE HAPESIRE PER MIJERA VJET DRITE.
KETE MODEL ALTERNATIV TE ASAJ QE RELATIVISHT NDODH DISA CASTE PAS LINDJES SE UNIVERSIT TONE E SJELLIN FIZIKANTET LIANG GAO TE UNIVERISTETIT DURHAM NE (GB)E TOM THEUNS NE UNIVERSITETIN E ANTWERP(BELGJIK) E PRESANTUAR KETE JAVE TEK REVISTA SCIENCE.KJO HIPOTEZE LIND NGA NJE SIMULIM TEK NJE SUPERKOMPJUTER PROJEKTUAR NGA VETE KERKUESIT.
PERVEC EKZISTENCES SE MATERIES SE ZEZE QENUK LESHON RADIAZION,BASHK-EKZISTON EDHE NJE FORME TJETER E MATERIES SE ZEZE NE GJENDJE QE TE LESHOJE NXEHTESI.
SIPAS TEORIVE AKTUALE KOSMOLOGJIKE,MILONA VITESH PAS BIG-BANGUT UNIVERSI YNE ISHTE AKOMA N ERRESIRE E TE VETMET ELEMENTE QE SHIHESHIN ISHIN HIDROGJENI DHE HELIUMI NE FORME TE GAZTE TE CILET NE NJE FARE MENYRE DO TE DENDESOHESHIN DERI SA TE FORMONIN YJET TE CILAT DO TE FORMONIN GALAXITE.TEORITE AKTUALE IDREJTOHEN MATERIES SE ZEZE E TE FTOHTE PER TE SHPJEGUAR SHTYPJEN E GAZRAVE DERI NE PIKEN E FILLIMIT TE REAKSIONEVE NUKLEARE TIPIKE TE YJEVE.
NDEESA PER AUTORET E MODELIT TE RI, NE QOFTESE DO TE EKZISTONTE DHE MATERIA E ZEZE E NXEHTE NUK DO TE FORMONTE GRUMBULLIMEPOR DO TE ZGJATEJ NE FIJE TE GJATA DERI MIJERA VITE DRITE, E TE RENDA SA MILIONA DIEJ.NE KETE PROCES DO TE TERHIQTE RRETH VETES GAZRAT E MEPARSHEM(H,He)NE SASI TE MJAFTUESHME PER TE INESKUAR REAKSIONET E PARA E FORMOMIMIT TE YJEVE.TEORIA JEP EDHE NJE SHPJEGIM TE MUNDSHEM PER ORIGJINEN E VRIMAVE TE ZEZA SUPERMASSIVE,QE DUKEN SE NDODHEN TEK TE GJITHA GALAKTIKAT E MEDHAJA.
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.