Forumi Horizont
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shendeti-dieta-ushqimi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10073)


Postuar nga freespirit datë 17 Dhjetor 2004 - 07:07:

Kolesteroli eshte rrezik apo jo?

Kolesteroli eshte nje faktor shume i demshem per semundjet e zemres.
Megjithate kam vene re se ne shqipetaret nuk i kushtojme shume rendesi.
Ne hame shume indyrna,proteina dhe karbohidrate qe jane te domosdoshme per energji, por qe duhen shoqeruar me fruta e perime....


Postuar nga ~Enigme~ datë 11 Nëntor 2005 - 21:44:

Smile Shendeti-dieta-ushqimi

Cod. B11112005

Me kete teme do doja te diskutonim a te postonim kuriozitete te ndryshme qe mund te jene jo vetem interesante por edhe informative ne idhje me shendetin.
Ju mirepres....
Pasi dieta e ushqimit tek njeriu luan nje rol kryesor per funksionim e trupit po postoj kete lajm e mare nga gazeta shekulli 11/11/2005

"Regjimi i ri i ruajtjes së peshës vjen nga Australia, quhet dieta e Mirëqenies dhe premton, 9 kile në më pak se 3 muaj. E reja? I bën mirë shëndetit.

Një libër në Australi, ka shitur në më pak se një javë mbi 300 mijë kopje, duke ia marrë dhe Kodit të Da Vinçit, e Harry Potter.

Titullohet Total Wellbeing Diet (dieta e mirëqenies së plotë), nga Commonwealth Scientific dhe Industrial Research Organization ( www.publishcsiro.au ). Për momentin është duke u botuar edhe në Amerikë, ndërkohë që në Europë ka mundësi të vijë diku para verës tjetër. Gjithë kjo vëmendje të bën të mendosh se Dieta e mirëqenies totale (Dmt), ka për t'u bërë e famshme njësoj si Atkins – dieta e famshme e viteve '90-të, me bazë proteinash e yndyrash “të mira” e me shumë pak karbohidrate."


Postuar nga Cindi datë 11 Nëntor 2005 - 21:59:

Talking Re: Shendeti-dieta-ushqimi

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Me kete teme do doja te diskutonim a te postonim kuriozitete te ndryshme qe mund te jene jo vetem interesante por edhe informative ne idhje me shendetin.
Ju mirepres....
Pasi dieta e ushqimit tek njeriu luan nje rol kryesor per funksionim e trupit po postoj kete lajm e mare nga gazeta shekulli 11/11/2005

"Regjimi i ri i ruajtjes së peshës vjen nga Australia, quhet dieta e Mirëqenies dhe premton, 9 kile në më pak se 3 muaj. E reja? I bën mirë shëndetit.

Një libër në Australi, ka shitur në më pak se një javë mbi 300 mijë kopje, duke ia marrë dhe Kodit të Da Vinçit, e Harry Potter.

Titullohet Total Wellbeing Diet (dieta e mirëqenies së plotë), nga Commonwealth Scientific dhe Industrial Research Organization ( www.publishcsiro.au ). Për momentin është duke u botuar edhe në Amerikë, ndërkohë që në Europë ka mundësi të vijë diku para verës tjetër. Gjithë kjo vëmendje të bën të mendosh se Dieta e mirëqenies totale (Dmt), ka për t'u bërë e famshme njësoj si Atkins – dieta e famshme e viteve '90-të, me bazë proteinash e yndyrash “të mira” e me shumë pak karbohidrate."



Ah keto dietat ma hengren shpirtin. Nuk mund te jete konstrukti i nje personi ne moshen 40-50 vjecare me konstruktin e nje 20-30 vjecari. Lereni natyren te kenaqet me njerezit qe ka krijuar dhe me metamorfozen qe do pesojne natyrisht gjate viteve.
Ta ka endja te shohesh nje burre e nje grua me shendet normal dhe jo nje figure me kocka qe nuk di si te rregulloje fytyren.

E dini juve sa me ka kostuar te kem kete stomak dhe tani duhet te paguaj akoma leke qe ta zhduk?????????

Me respekt pa ofendime _ football


Postuar nga ~Enigme~ datë 11 Nëntor 2005 - 22:27:

Smile E prisja kete debat!!!!

Me pelqen komenti tend por do doja te shtoja qe kur flasim per diete duhet te kemi parasysh jo vetem dieten per arsye te mirembajtjes se trupit nga ana bukurore por duhet te mesohemi ta konceptojme dieten si nje fakt kulturor pasi trupi duhet te ushqehet me te gjitha vitaminat. Psh dikush qe vuan nga kolesterola duhet te jete ne diete.

Sigurisht qe nuk e mohoj qe ka shume persona qe mbajne diete per pamjen e jashtme ndoshta mund te jem dhe une ajo qe futem ne kete katefori por cfare do doja te shtoja dhe te diskutoja ne kete teme eshte se ne duhet te arijme ta konceptojme dieten me thelle pasi cfare proteina a vitamine i futim trupit ka shume rendesi per funksionim e tij.

Do doja te bashkengjitja piramiden e ushqimit por nuk po mundem...

PS: NS-6 te drejtohem ty sepse ti e perdor kete faqe vazhdimisht mund te bashkengjitesh nje foto te piramides se ushqimit te lutem ose cdo kush qe nuk e ka bezdi?

FLM...Respekte


Postuar nga Cindi datë 11 Nëntor 2005 - 23:10:

Cituar nga Enigma:
---------------------------
Me pelqen komenti tend por do doja te shtoja qe kur flasim per diete duhet te kemi parasysh jo vetem dieten per arsye te mirembajtjes se trupit nga ana bukurore por duhet te mesohemi ta konceptojme dieten si nje fakt kulturor pasi trupi duhet te ushqehet me te gjitha vitaminat. Psh dikush qe vuan nga kolesterola duhet te jete ne diete.

----------------------------------------------------------------------------------------------
Pikerisht ketu keni shume te drejte dhe do te ishte dicka shume interesante poqe se do te merja ndonje informacion ne lidhje me kete teme.
Sot shume kemi per te ngrene, por shume pak hame ato qe duhet te hame.


Postuar nga ~Enigme~ datë 12 Nëntor 2005 - 20:35:

Cod. A12112005

Carbohydrates:
jane burimi i energjise se trupit te njeriut. Patatet, misrat, bizelet jane ato qe permbajne carbohydrates. Ndersa frutat dhe qumshi permbajne carbohydrates me te thjeshta si ashtu dhe ato ushqime qe jan bere me sheqer si karamelet dhe embelsirat.
Sa duhet te hame?
45 %-65 % nga kalorite e dites te pakten 130 gram cdo dite.

Kolesteroli:
luan nje rol kryesor ne strukture dhe funksionin e qelizave por gjithashtu eshte substanca kryesore ne depozitimin e dhjamit qe mund te krijohen ne arteret. Trupi prodhon kolesterol qe i nevoitet per funksionimin e qelizave. Ne gjithashtu marin kolesterol duke ngrene ushqime kafshesh sic eshte mishi, ushqimet e detit dhe te shpendeve, veze, gjalpe, dhe produktet bulmetore.
Sa duhet te hame?
Mundohu te mos maresh me shume se 300 milligrams cdo dite.

Dhjami
ndimon qe te thithe vitaminat kryesore, te permpbaje strukturen dhe funksionimin e qelizave dhe mbron imunitetin. Meqense dhjami jep 2 here me shume kalori per gram se carbohydrates dhe proteinat se bashku rit nivelin te kolesterolit dhe riskun e "coronary artery disease"
Sa duhet te hame?
20%-35 % of your daily calories. Mer dhjame nga burime me te shendetshme sic jane arat dhe ulliri dhe vaj.

Proteinat:
gjithashtu jane te rendesishme per trupin e njeriut. Proteinat gjenden ne perime por kane burim dhe nga kafshet.
Sa duhet te hame?
10 %-35 % e kalorive totale te pakten 46 gram ne dite per grate dhe 56 gram cdo dite per burat.

Fiber
eshte burim i perimeve, i grurit dhe disa fruta (molle dhe portokaj)
Sa duhet te hame?
Grate kane nevoje per 21 - 25 gram cdo dite dhe burrat 30 - 38 gram.


Postuar nga NS-6 datë 13 Nëntor 2005 - 03:07:

piramida e ushqimit

Cod. B12112005

shif iher si eshte kjo piramida ketu?kam pare edhe nje tjeter por kjo mu duk e mire!!!


Postuar nga ~Enigme~ datë 16 Nëntor 2005 - 10:25:

FLM. NS-6!!!

Cod. A16112005

Struktura e piramides qe ka bashkengjitur NS-6 tregon duke filluar qe nga basa ashtu sic duken dhe ne figure buka, orizi ose gjithcka qe eshte e perbere me grure, drither dhe duke vazhduar ne maje qe permban vajrat dhe embelsirat. Tek ky grupi i findit ne nuk marim asnje lloj vitamine te domosdoshme per trupin prandaj eshte rekumanduar te perdoret shume pak gjalpe dhe margarine. Baza e piramides na jep burimin e energjise, dhe perimet jeshile na japin vitamine B dhe hekur. Vitamina C mund te meret nga frutatat (portokall, imonik ose karpuz , ose luleshtrydhjet). Prodhimet bulmetore jane te rendesishme vetem se duhet te kemi kujdes sasine e tyre pasi nuk duhet te konsumojme shume. Qumshi, djathi dhe kosi jane prodhime qe i japin trupit kalcium. Mishi i kafsheve dhe i shpendeve dhe vezet na pasurojne me proteina si dhe hekur dhe zink. Pjekja eshte me e shendetshme se sa fergimi apo kaurdismi i mishit. Pra duke pasur parasysh kete piramide ne duhet te kemi kujdes ne zhgjedhjet dhe sasine e ushqimit pasi duhet ti kombinojme qe te marin te gjitha vitaminat dhe proteinat e domosdoshme.

PS. NS-6 flm per figuren!!!


Postuar nga NS-6 datë 16 Nëntor 2005 - 15:56:

nje shtese...

Cod. C16112005

meqenese kishte dicka me pune diete doja te shtoja nja 2 fjale per nje gje qe shifet shume shpesh kohet e fundit...fakti qe shume vajza marrin persiper dieta BMW (bome vete ) pa konsultuar ndonje mjek qofte ky dietolog,endokrinolog etj...eshte bere nje problem ky fakt aq sa eshte klasifikuar edhe nje semundje qe quhet anoreksi nervoze qe shfaqet tek ato femra qe mbajne dieta te tilla per tu munduar me arritur ato parametra standart alla merilin monro ...dhe shqetesohen shume edhe per ndryshimet me te vogla ne peshen e tyre...te bejne kujdes sepse nje diete e tepert mund te shkaktoje probleme dhe nje nder problemet qe merren edhe si pjese e diagnozes se kesaj semundjeje eshte edhe shfaqja e amenorrese(mungese e mestruacioneve) per me teper se 3 muaj...kjo si pasoje e problemeve qe lindin si pasoje e modifikimit te hormonit te gonadotropinave qe eshte edhe ai qe vepron ne periferi tek organi femeror dhe qe mban normalitetin ne stadet e ndryshme te ciklit.

kshu qe thjesht beni kujdes ne marrjen persiper te dietave te ndryshme si dhe ne raste problemesh drejtohuni tek mjeku...


Postuar nga ~Enigme~ datë 21 Nëntor 2005 - 08:49:

Post

Cod. A21112005

The Journal of the American Medical Association, which looked at the effects of different diets on 159 adults with borderline or high blood pressure found that adding more protein or healthy fats to a healthy high-carb diet could boost its heart-healthy benefits.

The participants were assigned to follow either a healthy high-carb diet, a diet that replaced some carbs with protein, and a diet that replaced some carbs with healthy fats. All the diets were low in saturated fats and included lots of fruits and vegetables.The participants followed each of the diets for six weeks.

All the diets improved blood pressure and cholesterol readings. But the protein and healthy fats diets led to greater drops in blood pressure and greater reductions in "bad" LDL cholesterol then the carb diet.

PS.
Pasi ky eshte nje forum shqiptar do mundohem ta shkruaj kete lajm interesant edhe ne shqip e cila eshte mare nga revista "The Journal of the American Medical Association".


Postuar nga NS-6 datë 21 Nëntor 2005 - 20:25:

enigem,nuk ka problem mund te sjellesh edhe shkrime ne anglisht...vetem se nese do,qe te mbeten vetem ne anglisht mund ta shkruash pa problem ne temen e "medical science" ndersa ne temat e tjera duhet patjeter (qe te mos behet rremuje e kam fjalen) qe ti bashkangjisesh perkthimin shqip...ngut mos ki,sepse mund ta besh kur te duash...ose ose nese me jep leje,po qe ze e perkthej une perpara teje :p,e modfikoj shkrimin tend dhe i shtoj ate ne shqip...zgjidh e merr...besoj me kupton se pse po ta them kete!
shkrimi ishte me te vertete interesant...hallall fare!


Postuar nga ~Enigme~ datë 21 Nëntor 2005 - 20:43:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
... ndersa ne temat e tjera duhet patjeter (qe te mos behet rremuje e kam fjalen) qe ti bashkangjisesh perkthimin shqip...ngut mos ki,sepse mund ta besh kur te duash...ose ose nese me jep leje,po qe ze e perkthej une perpara teje :p,e modfikoj shkrimin tend dhe i shtoj ate ne shqip...


NS-6 dje nuk kisha shume kohe ta shkruaja ne shqip artikullin me siper dhe prandaj e postova ne anglisht pasi e di qe vetia ime per te perkthyer eshte pak e dobet dhe duke patur parasysh qe dua gjithcka prefekte nuk doja te nxitohesha duke e perkthyer. E kuptoj qe te gjithe ne jemi te zene dhe nuk do doja te te shtoja pune ty duke bere modifikime por gjithmone eshte ndihme shtimi ne shqip dhe mos me kerko leje pasi ti po ndimon .

FLM


Postuar nga Shtojzovalle datë 11 Dhjetor 2005 - 05:36:

E nderuara Enigma,

eshte veshtire per tu kuptuar se si njerezit shpesh futen ne dieta te ndryshme, duke pasur parasysh pasojat rezoltuese negative. Eshte e pa kuptimte per mua, qe shumica e njerezve ne kohen e mediave dhe rrjetit elektronik te mos jene te informuar..Cdo gje qe teprohet eshte ne dem te shendetit, aty duhet mesuar thene STOP, disciplina ne ushqim eshte arma me e mire per t´u mbrojtur nga mekanizmat e demshem.

Nje ushqim i rregullt dhe me mase, pirja e ujit te mjaftueshem, levizja, keto sherbejne pozitivisht, pothuaj me sukese te plote psh, per zhdukjen e yndyres ne gjak te quajtur Kolesterole...Kolesterola nuk ka te beje assesi me peshen e nje njeriu, ajo ose eshte e trasheguar, ose ka nje defekt ne shkembimin e lendeve ne organizmin e njeriut...

Me nje fjale, e vetmja rruge per te mbajtur ne menyre te shendoshe vijen anatomike dhe shendetin e plote pa intervenime kimike eshte levizja, ose vrapimi 2 deri ne 4 here ne jave, te pakten nga 6 kilometra. Kete te fundit e thash nga pervoja ime personale......

Shendet e harmoni


Postuar nga NS-6 datë 20 Janar 2006 - 05:03:

probleme te mbipeshes trupore dhe alergjia ndaj ushqimeve

Cod. A20012006

ketu keni nje shkrim te publikuar nga Zeri i Amerikes (data 17 janar 2006) rreth problemeve te mbipeshes dhe alergjive ushqimore te moshes se mesme...tregon gjetjen e fundit rreth tyre:

Probleme të mbipeshës trupore
Një studim i ri tregon se njerëzit me mbipeshë trupore në moshë të mesme janë në rrezik të sëmuren ose të vdesin nga sëmundje të zemrës ose diabeti kur moshohen edhe nëse kolesterina dhe tensioni i gjakut janë në nivele normale. Këto janë rezultatet e një studimi që u botuan kohët e fundit në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë. Në të thuhet se mbipesha trupore përbën një faktor rreziku për sëmundje të zemrës edhe nëse personi duket i shëndetshëm. Doktor Robert Kushner është mjek specialist për mbipeshën. Nga pacientët e tij ai shpesh dëgjon këtë pyetje: Nëse nivelet e sheqerit në gjak, kolesterinës dhe tensionit të gjakut janë normalë, atëherë përse duhet të shqetësohemi për mbipeshën? Kësaj pyetje i përgjigjet studimi botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë.

Mjekja Lijin Yan e universitetit Northwestern thotë se edhe personat që nuk vuanin nga kolesterina e lartë apo tensioni i gjakut e diabeti, por që kishin qënë tepër të shëndoshë ose mbipeshë në moshën e mesme, janë në rrezik të sëmuren ose të vdesin nga sëmundje të zemrës ose diabeti, kur moshohen edhe nëse kolesterina dhe tensioni i gjakut janë në nivele normale. Të dhënat shëndetësore të rreth 17 mijë amerikanëve, shëndeti i të cilëve u vëzhgua për afro 30 vjet, treguan një lidhje midis mbipeshës trupore në moshë të mesme dhe shtrimit në spital dhe vdekjeve pas moshës 65 vjeçare.

Mjekja Lijing Yan thotë se studimi përbën një tjetër arsye që njerëzit të tregojnë kujdes ndaj peshës trupore, madje kjo vlen edhe për ata që mendojnë se nuk janë diabetikë dhe tensionin e gjakut e kanë normal.

Studimi tregoi gjithashtu se njerëzit me mbi peshë trupore në moshë të mesme rrezikohen 4 herë më shumë të shtrohen në spital për sëmundje të zemrës në moshë të vonë, ndërsa rreziku për të vdekur nga diabeti ishte 11 herë më i lartë.

Doktor Kushner thotë se çdo kilogram mbi peshën trupore që njeriu shton në moshë të mesme, kthehet në dëm për shëndetin më vonë gjatë jetës. Gjithashtu gjasat janë që njerëz të tillë të shtrohen në spital më shpesh dhe të vdesin më herët.

Pra njerëzit në moshë të mesme duhet të tregojnë kujdes për peshën trupore tani për të patur një jetë të shëndetëshme pas 30 vjetësh....vazhdon


Postuar nga NS-6 datë 20 Janar 2006 - 05:05:

alergjia ndaj ushqimeve (pjesa 2)

Alergjia ndaj ushqimeve

Rreth 7 milionë amerikanë vuajnë nga alergjia e ushqimeve dhe 8 përqind e artikujve ushqimorë, përfshi kikirëkët, arrat, peshkut, vezët e bulmeti, janë përgjegjës për rreth 90 përqind të rasteve të alergjive ushqimore. Ndërkohë vdekja e kohëve të fundit e një vajze kanadeze, si pasojë e alergjisë pasi kishte puthur te dashurin i cili sapo kishte ngrëne gjalp kikiriku, ka ngritur përsëri shqetësime dhe shumë pyetje rreth alergjisë ndaj ushqimeve.

Gazetat kanadeze e quajtën atë puthje fatale. Pak çaste pase Kristina Deforges puthi të dashurin e saj, që kishte ngrënë gjalp kikiriku, ajo u rrëzua pa ndjenja dhe menjëherë u dërgua në spital ku vdiq katër ditë më vonë. Statistikat tregojnë se rastet e alergjisë apo reaksioneve ndaj ushqimeve po vijnë duke u shtuar. Alergjia ndaj ushqimeve ndodh kur sistemi imunitar reagon ndaj një proteine të veçantë ushqimore.

Shumë vetë mendojnë se alergjia ndaj ushqimit dhe mospranimi i ushqimit nga organizmi janë e njëjta gjë. Por kjo nuk është e vërtetë. Mospranimi i një lloj ushqimi nga organizmi është çrregullim metabolik që nuk ka lidhje me sistemin imunitar. Për shembull kur disa njerëz pijnë qumësh, bëhen me dhimbje barku dhe ndjejnë fryrje. Kjo ndodh sepse organizmi nuk e pranon një ushqim të tillë, stomaku nuk është në gjendje ta përpunojë atë, pra problemi lidhet me metabolizmin.

Ndërsa alergjia është diçka tjetër: në përpjekje për të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon Imunoglobulin, lloj anti trupash, të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera që bëhen shkak për simptoma të alergjisë që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular.

Disa thonë se arsyeja që shumë amerikanë preken nga alergjia e kikirikëve është se ata i pjekin kikirikët para se t’i hanë, ndryshe nga banorët në Azi ku kikirikët hahen të ziera ose të skuqura.

Doktor Sampson pranë shkollës mjekësore Mount Sinai thotë se pjekja e kikirikëve sjell ndryshime në strukturën e proteinave dhe kjo ka të ngjarë se shkakton alergji. Një tjetër arsye e mundëshme është se fëmijët amerikanë sot janë ndoshta shumë të pastër. Shkencëtarët thonë se fëmijët e kanë të nevojëshme të ekspozohen ndaj baktereve që në moshë të re për të mbajtur aktiv sistemin imunitar të trupit, përndryshe sistemi imunitar mund të kundër veprojë ose mund të reagojë më tepër sesa duhet ndaj ushqimeve të ndryshme.

E vetmja mënyrë për të shmangur alergjinë ndaj kikirikëve ose çdo lloj ushqimi që bën reaksion është shmangja e tyre. Shumë artikuj ushqimorë tani pajisen me etiketa që tregojnë përbërjen ushqimore. Nëse etiketat përmbajnë terma të paqarta ose të pakuptueshme, njerëzit alergjikë duhet të këshillohen me mjekun specialist para se të përdorin ushqime të tilla, dhe nëse ndonjë artikull nuk është i pajisur me etiketë mbi përbërjen ushqimore, personat alergjikë duhet ta shmangin atë lloj ushqimi.


Postuar nga ~Enigme~ datë 17 Shkurt 2006 - 20:21:

Cod. A17022006

Shekulli Online 14/02/2006

"Në fillim frutat

Pas kileve te shumta, qe mund te kesh shtuar krejt padashur, sigurisht ke nevoje te kthehesh ne formen e meparshme, po si?

Keshilla e pare eshte : Ktheje mbrapsht menune tende

Ne fillim nje frut dhe nje gote uje si aperitiv, me pas sallaten si pjate te pare. Ne vazhdim, peshk ose mish si garniture, makarona si pjate te dyte dhe nje panine si embelsire. Kjo menu u dedikohet gjithe atyre, qe kur ulen ne tavoline harrojne qe duhet te hane pak.

Me kete diete ju ne fillim “e mbushni stomakun” me ushqim te lehte e keshtu do te mbetet pak vend per ushqimet me kalori.

Keshilla e dyte: Meso te kontrollosh oreksin

Disa mendojne se i vetmi sistem per te humbur kilet e teperta eshte te hash pak nga te gjitha. Problemi nuk eshte vetem te dish çfare ushqimesh te hash por te mesosh te kontrollosh oreksin dhe te mos shfrysh gjithe stresin ne ushqim.

Keshilla e trete: Buka ne fund

Pjesa me e rendesishme e dietes te pershkruar ketu eshte vakti i mengjezit, qe duhet te permbaje qumesht, drithera, biskota e nje frut, por jo agrume. Dreka duhet te jete e plote por duhet te kontrollohet sasia e ushqimit. Ne darke keshillohet nje supe me perime. Ndersa buka mund te hahet vetem ne fund te vaktit. Dhe vetem nese keni akoma uri.... "


Postuar nga i/e paregjistruar datë 26 Mars 2006 - 20:27:

Cod. B26032006

Merrni masat e vitheve dhe belit, pastaj pjestoni masen e belit me ate te vitheve. Nese rezultati del mbi 0.8, dmth qe keni dhjam te tepert ne pjesen e barkut i cili ju ve zemren ne rrezik. Dhjami "visceral" i barkut ndodhet thelle ne pjesen e barkut dhe shton enjtjen e arterieve dhe prodhimin e "plaque" (se di si e quajne shqip kete). Nese beli juaj e ka masen 35 inch ose me shume, jeni ne rrezikshmeri me te larte per probleme me zemren, per diabet te tipit 2 dhe per kancer ne gji.
Lloji i ushtrimit qe shkaterron dhjamin e barkut eshte cardio (vrap, treadmill, kercime etj quhen ushtrime cardio. Ne pergjithesi cardio jane ushtrimet qe te shpejtojne rrahjet e zemres. Zona ku dhjami hiqet eshte ne cardio workout 130-150). 30-60 minuta 4-5 here ne jave eshte menyra me e shpejte per te hequr kete lloj dhjami. Per rezultate me te mira shtoni intervale ne ushtrimet tuaja ku per nje minut pershpejtoni ushtrimin ndersa minutin tjeter vazhdoni me te njejtin ritem si mepare.

Mos humbni me shume se 2 lb peshe per jave sepse humbje me e madhe peshe eshte e demshme per shendetin tuaj. Nje humbje me e madhe rezulton ne renie flokesh dhe c'rregullime ne sistemin e trupit.

Kur te gjej nje formular qe kam do sjell formulen qe tregon sa kalori duhet te marresh ne dite. Kur gjen numrin e kalorive qe te duhen me anen e dietes mundohuni te mos merrni me shume kalori sesa ju duhen, sepse kalorite e teperta kthehen ne dhjam. Per te humbur peshe mund te merrni aq kalori sa i nevojiten trupit ne dite (ose pak me pak) dhe te beni ushtrime te pakten 3 here ne jave.

Ne asnje menyre mos leni stomakun bosh sepse kur stomaku eshte i uritur trupi mendon qe ky lloj trajtimi do vazhdoje dhe ben te pamunduren qe te pakten nje pjese te ushqimin qe merrni me vone ta ktheje ne dhjam si rrezerve energjije. Rekomandohet te hahet 5 here ne dite ose c'do tre ore(por ne sasi te vogla).


Postuar nga Cindi datë 02 Prill 2006 - 07:24:

qitro

Per uljen e kolisterolit qe eshte armiku kryesor i semundjeve te zemres, pervec ushtrimeve dhe levizjeve gjimnastikore ben shume mire edhe qitro.
E kam nga eksperienca personale. Per nje vit merja lipitor dhe nuk pata ulje te dukshme sa pata me kuren e qitros. Nje thelle cdo mengjes.
Ne Americe i thone "pomella"
Nuk e di nese ke degjuar gje Enigma dhe NS-6


Postuar nga NS-6 datë 03 Prill 2006 - 02:01:

mund edhe ta kem degjuar (ndoshta edhe me emer tjeter) por ama nuk me vjen ne mendje tani


Postuar nga eliz datë 03 Prill 2006 - 02:46:

Cfare eshte qitro dhe pomella,ilace?

Ns-6, a ka ndonje teme ku spjegohet LDL dhe HDL?Doja te kuptoja se ca eshte secila prej tyre dhe sesi duhet te kujdesemi ne pergjithesi.Me nje fjale,kur nevojitet gjimnastika e kur dieta,etj. .


Postuar nga NS-6 datë 03 Prill 2006 - 03:25:

eliz thjesht me jep pak kohe dhe do te shof se cmund te bej per te shkruajtur dicka rreth tyre


Postuar nga eliz datë 05 Prill 2006 - 02:36:

Patjeter,faleminderit!


Postuar nga NS-6 datë 05 Prill 2006 - 04:30:

dicka per kolesterolin dhe traspotuesit e tij

Cod. A05042006

per sa i perket asaj eliz:
kolesteroli eshte nje strukture qe sherben ne shume funksione ne trup duke filluar qe nga formimi i membranave te qelizave e deri ne formimin e hormoneve seksuale si testosteroni etj...normalisht mund te merret ne 2 menyra:ose me ane te dietes ose me ane te formimit nga trupi vete.gjeja me kryesore eshte qe ne cilendo forme qe do e kemi kolesterolin,qe te levize do ti duhen trasportues qe te levizi sepse (si te gjithe dhjamrat) eshte i patretshem ne plazem.per kete funksion jane lipoproteinat qe jane struktura te perbera nga fosfolipide dhe nga proteina qe formojne pjesen e jashte te tyre kurse ne brendesi kane sic thame kolesterolin dhe trigliceridet.keto jane me te tretshem ne plazem dhe prandaj e bejne te mundur ne menyre me te thjeshte trasportimin e kolesterolit dhe triglicerideve...duhet te them qe edhe albumina luan deri ne nje fare pike rolin e trasportatorit por ate me te mirin e bejne lipoproteinat.
emrat qe shef ti si LDL,HDL,VLDL jane thjesht proporcionet ndermjet kolesteroilit me perberesit e lipoproteinave.kilomikronet jane struktura me nje perberje te paket proteinash dhe dhjamrat qe jane ne te jane me origjine nga dieta.

LDL: low density lipoprotein: jane kryesisht te perbere nga kolesterol i esterifikuar (esterifikimi eshte nje reaksion qe i ndershkohet kolesteroli)
HDL:high density lipoprotein: kane ne perberje te tyre vetem kolesterol te esterifikuar.
VLDL:very low density lipoprotein:keto permbajne trigliceride por qe kryesisht vijne nga prodhimi i brendshem i trupit.
IDL:intermediate density lipoprotein.

ne menyre me te thjesht mund te them qe LDL eshte ai qe quhet "kolesteroli i keq" kurse HDL eshte ai "i mire"...ky emertim vjen si pasoje e karakteristikave qe kane keto perberje.LDL eshte pare qe ka lidhje me ate proces qe quhet ateroskleroze qe eshte formimi i disa pllakave ne arterie qe cojne ne uljen e diametrit te enes se gjakut...kur faqet e murit te eneve te gjakut jane te demtuara keto mund te veprojne me substancat qe leshon ajo zone e demtuar dhe te behen toksike.keto cojne me ane te proceseve te ndryshme ne depozitimin e ketyre lipoproteinave ne faqen e arteries...mundesia qe te ndodhi ky proces eshte kur kolesteroli ne gjak eshte i larte...eshte e njejta gje qe ndodh edhe ne diabetiket psh ku mungesa e insulines shkakton nje rritje te dhjamrave te lira ne gjak dhe rritet mundesia e formimit te nje procesi ateroskleroze...per momentin keto gjera arrita te pergatis...


Postuar nga eliz datë 07 Prill 2006 - 03:29:

Cod. B07042006
Themi kolesterol por ajo qe nenkuptojme eshte raporti midis kolesterolit dhe transportuesit te tij,qe jane lipoproteinat,te cilat jane te perbera nga kilomikronet,dhjamrat e te cilave jane me origjine nga dieta qe bejme.Ketu pra tregon qe dieta qe ne bejme rezulton direkt ne crregullimet e raportit te kolesterolit me perberesit e transportuesi te tij.Keshtu?

1)A eshte vetem dieta qe sjell crregullime te tilla apo ka dhe faktore te tjere?

2)Ca ndodh gjate esterifikimit?(Per kryozitet )

Shume interesante per mua megjithese veshtire per tu kuptuar.Faleminderit per mundimin!


Postuar nga NS-6 datë 07 Prill 2006 - 05:09:

Cod. A07042006
nuk eshte qe varet vetem nga dieta...ekzistojne edhe forma te ndryshme te hiperlipidemise qe vijne si pasoje e problemeve qe mund te kete trupi vete..mutacione gjenetike ose situata ku psh heqja e kolesterolit nga gjaku nuk ndodh ne menyre te sakte duke cuar ne nje rritje te perqnedrimit te tij...psh nga format gjenetike eshte nje forme qe quhet hiperkolesterolemi familiare qe vjen si pasoje e mungeses se nje receptori per LDL nga qelizat qe con ne grumbullimin e LDL ne gjak qe con pastaj edhe ne formimin e pllakave te aterosklerozes...mutacionet per gjenin vijne si nga gjeni vete por edhe nga i gjithe procesi qe con ne formimine gjenit (ARN e saj,perpunimi,sekrecioni i receptorit etj...pra nje problem i tapave qe con ne daljen e receptorit ne siperfaqe te qelizes mund te cojne ne nje problem te tille)...kjo eshte forme trashegueshme.

kemi pastaj formen e hiperkilomikronemise ku nuk hiqen ne menyre te rregullt nga gjaku keto grimca...keshtu qe edhe kur jemi pa ngrene sasija e tyre ne gjak ehste i madh.

kemi pastaj hiperkolesterolemine nga diabeti qe vjen si pasoje e mungeses se insulines qe normalisht eshte nje bllokues i lipolizes qe con ne formimin e dhjamrave te lira.prandaj diabetiket kane nje mundesi me te madhe qe ti formohen pllaka ateroskleroze ne enet e gjakut dhe sidomos ne ato koronare...

pra sic e shef jane edhe shume probleme te trupit vete qe mund te cojne ne rritjen e kolesterolit ne gjak pervec asaj te dietes...

per sa i perket esterifikimit te kolesterolit:
colesteroli i esterifikuar formohet nga nje enzime e quajtur ACAT (acil-Coenzima acil transferazi) qe kalon grupe te nje dhjami qe ishte i lidhur me coenzimen A tek grupi -OH i kolesterolit.kjo gje e ben me te patretshem kolesterolin.
gjeja mund te duket e veshtire e thene ne kete menyre por do mundohem te te gjej nje skeme qe ta tregoje ose fundja do ta bej nje me fotoshop.
ja kalofshi mire.


Postuar nga NS-6 datë 08 Prill 2006 - 03:14:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Themi kolesterol por ajo qe nenkuptojme eshte raporti midis kolesterolit dhe transportuesit te tij,qe jane lipoproteinat,te cilat jane te perbera nga kilomikronet,dhjamrat e te cilave jane me origjine nga dieta qe bejme.


nje qartesim ketu: puna e lipoproteinave vlen ne gjak...dmth ato vlejne per trasportin e kolesterolit ne gjak.kur mberrijne tek qelizat kemi leshim te kolesterolit dhe futja e tij ne brendesi te qelizes ku edhe do perdoret.


Postuar nga eliz datë 10 Prill 2006 - 01:51:

Cod. A09042006
Kur lexoj gjera te tilla ndjehem krejt e pafuqishme.Me nje fjale pervecse duhet te tregojme kujdes per faktoret e jashtem qe ndikojne,ka dhe kaq probleme e arsye te tjera per te cilat s`kemi dhe gje ne dore te ndryshojme.Te falenderoj per pergjigjet dhe vazhdoj me pyetje tjeter.

Kemi nje person qe e ka kolesterolin 300 per nje periudhe kohe reth 2ose 3 vitesh pa mare ilace.Pastaj proporcionet kthehen ne ato normale.Do doja te dija cilat organe "demtohen" ose "veshtiresohen" gjate kohes se crregullimeve dhe mos perdorimit te ilaceve.A jane ilacet gjithmone te nevojshme?


Postuar nga NS-6 datë 10 Prill 2006 - 02:59:

Cod. B09042006
per kete nuk jam ne gjendje te te jap nje pergjigje te sigurte per momentin...di qe organet qe perfshihen jane temthi,melcia (normalisht),enet e gjakut (kryesisht arteriet)...por nuk di me siguri se sa kohe duhet qe te shkaktojne ndonje problem...

temthi sic thashe mund te perfshihet ne mundesine qe te formohen gure ne temth ku hiperkolesterolemia eshte nje faktor qe ndikon pozitivisht ne formimin e tyre.

ne enet e gjakut eshte mundesia qe te formohen ajo qe quhet proces ateroskleroze qe con ne depozitim te LDL ne enet e gjakut...zemer,ne arterien karotide ne qafe etj...

melcia mund te zmadhohet si pasoje e depozitimit ne mase...situate e kthyeshme kjo deri sa mos te kete fibroze...

mund te kete rritje ne dimensione te shpnetkes...
etj etj...

keto jane ato qe ndodhin ne prani te kolesterolit te larte por duhet te marresh parasysh qe nuk eshte qe formohen te gjitha pernjehere dhe se varet nga sasija e kolesterolit,nga sa kohe ka me ate sasi e te tjere faktore...(disa edhe nuk i mbaj mend per momentin me ta thene te drejten)
une nuk di te te them per momentin se sa eshte koha minimale si dhe sasia perkatese per te shkaktuar deme...shpresoj se do gjej informacione dhe do ti sjell ketu!

ilacet ne pergjithsi mundohen qe te ulin sasine e kolesterolit ne menyre qe organet te hasin sa me pak me nje sasi te madhe kolesteroli...kete funksion kane ne pergjithsi!pra me shume jane preventive.
se shpejti!
nese dikush gjen ndonje gje ne lidhje me kolesterolin eshte i lutur te shtoje!


Postuar nga NS-6 datë 14 Prill 2006 - 03:41:

ne linkun e meposhtem ke dicka te shkruajtur nga agata per kolesterolin...jane gjera te permbledhura rreth tij:
-c'fare eshte kolesteroli (Cod. A 06032005)
-Kolesteroli ndryshon me stinet. (Cod. A 05032005)


Postuar nga NS-6 datë 07 Dhjetor 2006 - 04:15:

anoreksia nervose

Cod. A07122006
hmmm...po e kerkoja kete teme qe te shkruaja dicka per nje semundje duke qene se ka te beje me dieten shume:

anoreksia po behet ne ditet e sotme nje problem gjithmone e me i gjere ku po prek kryesisht femrat (per te mos thene ne menyre virtuale vetem femrat). nje nder shkaktaret kryesore eshte televizioni dhe revistat e ndryshme qe paraqesin personazhe qe lakmohen ga shume femra.

anoreksia nervose ben pjese ne ato semundje nervore ku futet edhe bulimia.jane probleme me ushqimin dhe te dyja paraqesin 2 forma te ndryshme qe afrohen ne disa pika dhe largohen ne disa te tjera.

me sa duket edhe mosha kur fillojne nuk po njeh me limit sepse kap moshat nga 7 deri ne 40 vjec dhe shkaktaret thame qe mund te jene nga me te ndryshmit duke futur ketu edhe probleme sociale si dhe autostime,gjenetike etj...

cilesohet nje semundje e vendeve te zhvilluara ku godet rreth 3% te grave nga 14 deri ne 24 vjec dhe kjo perqindje shtohet ne 5-10%...gjithsesi anoreksia eshte me pak e perhapur se bulimia.

ne pergjithsi shenjat qe paraqiten jane ato nje nje fiksimi per sa i perket peshes (njerez qe mund te bejne kilometra per te djegur ato pak kalori me teper qe mund te kene marre si dhe qe qendrojne ore e minute mbi peshore),ushtrime te teperta fizike,probleme me ciklin mestrual dhe nje peshe shume te ulet nga ajo normalja.

problemi eshte qe ne rastin e anoreksise personi nuk fut ushqim ne goje keshtu qe edhe sasia e nevojshme e materialeve ushqimore eshte teper i vogel dhe arrin nje pike qe trupi perdor edhe proteinat qe te nxjerre energjine e duhur,gje qe con ne nje shkaterrim total te ekuilibrit te te gjitha organeve...kjo gje e dallon nga bulimia per faktin se ne rastin e bulimise personi ha dhe me pas e vjell ushqimin me nje metode autoprovokuese...keshtu qe gjithsesi nje sasi sa do e vogel e ushqimeve merren...normalisht qe bulimia ka problemet e veta pastaj si pasoje e kesaj vjelljeje (duke filluar qe nga lengjet,elektrolitet etj).

nese mendoni qe ceshtja nuk duket serioze atehere po ju tregoj se deri ne cilen pike mund te arrije: 5% e te semureve vdesin,gjysma nuk sherohen kurre komplet,dhe mbi 20% zhvillojne probleme kronike.anoreksia nervoze konsiderohet si semundja psikiatrike me vdekshmerine me te madhe,13-18%.

prandaj,ju keshilloj te beni kujdes para se te mendoni te beni nje sforco te tepert per tu bere si ndonje top-modele qe mund te keni fiksim...ah,po...besoj se e degjuat qe para rreth 2 javesh vdiq nje top modele braziliane per kete shkak...


 
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.