Forumi Horizont
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Do te me gjykoni? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12334)


Postuar nga Nirvana datë 20 Shtator 2006 - 18:31:

Do te me gjykoni?

Ju lutem, tregomeni nese kam vepruar keq.


Une jam nje nga ato vajzat qe si thuhet, duhet te ndodhe dicka shume e madhe qe te me qeshe buza. Nuk jam mendjemadhe, pavaresisht se te tjere njerez, nese do te skishin pasur pozicionin tim, do e kishin shfrytezuar per te shitur p... Jam thjesht hijerende dhe e rezervuar. Per rrjedhoje te pakta jane gjerat dhe njerezit qe me pelqejne.


....Ai ishte njeri prej atyre qe gjithmone e kisha cmuar profesionalisht, por brenda meje, nxitej nje ndjenje antipatie, sepse me dukej snob dhe fodull. (edhe ai me njihte per shkak te punes sime dhe qe sic me tha me vone, vetem per kete me cmonte, se per te tjerat, edhe une keshtu i dukesha, fodulle)
Kisha degjuar qe kohe me pare kishte pasur probleme me drogen dhe qe tani po i perkushtohej maksimalisht profesionit te tij.
Per te mos e zgjatur shume, duke qene se frekuentonim te njejtat ambiente, na u desh te shkembenim nja dy fjale dhe me pas numrat e telefonit. Me tha qe do te me telefononte qe te nesermen, por edhe pse s'e besova, nuk e di pse te nesermen nisa ta mendoj. Po e mendoja edhe ne momentin kur zilja ra dhe pashe emrin e tij ne celular. Ubera gati shpejt dhe dolem. Zot, ca mbremje. Nisi ne 7 te mbremjes dhe perfundoi ne oren 7 te mengjesit tjeter. Kurre s'kisha ndenjur 12 ore me dike dhe te mos ndjeja asnje lloj boshesie. Vetem kemi biseduar pa fund. Qe nga ai takim, ku vume re shume gjera, te njetat preferenca muzikore, perdorimin e te njejtes marke parfumi, takimet tona do te beheshin gjithnje e me te shpeshta, derisa nuk mund te rrinim dot me pa njeri tjetrin. Ai ne ate kohe kishte nje te dashur qe edhe une e njihja, por kalonte pjesen me te madhe te kohes me mua, se edhe mikeshes se tij, i rrihej me shume me miqte e saj. Erdhi nje moment qe kuptoheshim me sy, flisnim te njeten gje ne te njeten kohe, pavaresisht se nuk e abuzuam shoqerine per shkak te lidhjes ekzistuese te tij. Raporti yne u forcua me shume, kur ajo vajza i kerkoi ndarjen (s'e di pse, a ndoshta ngaqe s;po i pelqente ngushtesia midis ne te dyve, a ngaqe edhe ajo s'ishte shum e vendosur, s'e di). Perfundimisht ne nisem te dalim si nje cift qe mos ma merrni per mburrje, po dynjaja kthente koken kur na shihte neper Tirane. Ishin muaj te mrekullueshem, thuajse nje vit i tere, derisa muajin e kaluar sikur s'po e shihja mire. E shikoja te varur, pa humor dhe here here te perenduar. E sigurte per rinisjen e droges, vendosa ta pyes dhe sinqerisht e cmova qe me tregoi te verteten, e madje me kerkoi edhe ndihme. Kaluam 5 ditet e tij me te tmerrshme te mbyllur ne shtepi dhe atehere kur edhe vete u binda se ishte me mire, se realisht po e shihja me mire, pa kthyer ende mire kurrizin une, e beri prape. Nje jave me vone beme te njejten gje, kete rradhe se bashku me familjen e tij qe gjithashtu i kishin rene ne ere gjendjes se stij, te ngjashme me ate te pak viteve me pare, dhe serish e njejta gje. Ai s'u shkeput dot. Ne te dy beme gjera te medha, per shkallen tone te arsimimit apo punes dhe une s'mund te lejoja t'i vinim shkelmin, qofte ai, qofte une.
Une e dua shume, edhe ai me do shume, por une u dorezova. Ika.
Nuk mund ta shoh dot me ne ate gjendje, pavaresisht se mbaj kontakte 24 ore rresht me familjen e tij. E takova mbreme ne nje darke te perbashket. S'm'u duk mire. E perqafova. Ai kurre s'do ma fale qe ika, por une nuk mundem.
Edhe ne u befte mire, qe ia uroj me gjithe shpirt, une s'mund te kthehem me se kam frike se do me thote. :Tani qe u bera mire , erdhe? Pavaresisht se s'lashe gje pa bere per te.
Ndjehem e shkaterruar, sidomos kur me thone qe bera gabim se ika.


Postuar nga amor alucius datë 20 Shtator 2006 - 20:29:

Mua(si vezhguese e jashtme)problemi kryesor qe ju u shkeputet s'me duket droga,por principet e atij cunit ne totalitet(dhe te tuat,mos u shqeteso).80% e lidhjeve qe fillojne bazuar ne nje tradheti,mbarojne ne te njejten forme.Shkurt hesapi,vajzo,ashtu sic ju merzit e dashura tjeter atij,ashtu tu ftoh dhe ty pavaresisht se fajin jua la puneve te tjera.

Mua s'po me duket mashkull me principe hyjnore; ai duke patur te dashur shkon e bredh me nje femer tjeter tere naten?Hè?E nderkohe vazhdon lidhjen e tije me te dashuren?Njeri te arsimuar une quaj nje njeri qe ne radhe te pare respekton veten dhe premtimet qe ju ka bere njerezve te afert.Njeri te arsimuar quaj ate qe ne momentin qe fillon e ndjen dicka per dike tjeter tregohet i sinqerte me te dashuren aktuale dhe ja thote.Njeri te arsimuar une quaj ate qe jeton bazuar ne principe qe s'dhunojne njerez te trete.

Ti shkon me nje mashkull qe ka te dashur?Vajze,s'te kane mesuar prinderit qe e vogel qe biskotat e qumeshtit futen ne filxhanin tend dhe jo ne ate te nje njeriu tjeter aty perkrah?Ti meshkujt qe jane te lidhur,aq me teper me nje njeri qe ti njeh mire,as qe duhet te ju hedhesh syte!Ne kete forme respekton veten dhe njerezit qe te rrethojne.E nese te pelqen aq shume ai njeri dhe ai duket qe ka te njejtat preferenca atehere i thuhet qe ti s'del me meshkuj qe jane te lidhur me femra te tjera,nese nje dite dhe ai do jete i lire atehere NDOSHTA munde te konsiderosh te dalesh me te,ndryshe JO! 

Droga?Ka qendra rehabilitimi?Ka spital?Ka njerez te specilizuar ne trajtimin e sllaverimeve?

Ne totalitet te them pa asnje dyshim qe s'me dukeni cift qe une mund ta kem zili,shoh shume montim dhe iluzione te dickaje qe s'munde te jeni asnjeri. 

 


Postuar nga cupka datë 20 Shtator 2006 - 22:16:

thua qe e do shume por ne castet me te veshtira kur ai kishte me shume nevoje se kurre per ty, ti nuk i qendrove prane! Kjo me ben te dyshoj dashurine qe thua se ndjen.
Edhe se arrij te kuptoj se perse vazhdon ende kontaktet me familjaret e tij non-stop kur ti kete interesim nuk ja dhe atij qe i duhet?
situata te veshtira ne jete shpesh kan nje te mire nga mbrapa: nxjerrin ne pah ata qe VERTET te duan qofshin keta shoke, shoke apo te dashur sepse dashuria vetem provat ka.

uroj qe shoky yt ta kaperxeje kete veshtiresi pa shume eksese dhe njekohesisht qe ti te biesh ne paqe me ndergjegjen tende!


Postuar nga dodgy datë 20 Shtator 2006 - 22:17:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Mua(si vezhguese e jashtme)problemi kryesor qe ju u shkeputet s'me duket droga,por principet e atij cunit ne totalitet(dhe te tuat,mos u shqeteso).80% e lidhjeve qe fillojne bazuar ne nje tradheti,mbarojne ne te njejten forme.Shkurt hesapi,vajzo,ashtu sic ju merzit e dashura tjeter atij,ashtu tu ftoh dhe ty pavaresisht se fajin jua la puneve te tjera.

Mua s'po me duket mashkull me principe hyjnore; ai duke patur te dashur shkon e bredh me nje femer tjeter tere naten?Hè?E nderkohe vazhdon lidhjen e tije me te dashuren?Njeri te arsimuar une quaj nje njeri qe ne radhe te pare respekton veten dhe premtimet qe ju ka bere njerezve te afert.Njeri te arsimuar quaj ate qe ne momentin qe fillon e ndjen dicka per dike tjeter tregohet i sinqerte me te dashuren aktuale dhe ja thote.Njeri te arsimuar une quaj ate qe jeton bazuar ne principe qe s'dhunojne njerez te trete.

Ti shkon me nje mashkull qe ka te dashur?Vajze,s'te kane mesuar prinderit qe e vogel qe biskotat e qumeshtit futen ne filxhanin tend dhe jo ne ate te nje njeriu tjeter aty perkrah?Ti meshkujt qe jane te lidhur,aq me teper me nje njeri qe ti njeh mire,as qe duhet te ju hedhesh syte!Ne kete forme respekton veten dhe njerezit qe te rrethojne.E nese te pelqen aq shume ai njeri dhe ai duket qe ka te njejtat preferenca atehere i thuhet qe ti s'del me meshkuj qe jane te lidhur me femra te tjera,nese nje dite dhe ai do jete i lire atehere NDOSHTA munde te konsiderosh te dalesh me te,ndryshe JO! 

Droga?Ka qendra rehabilitimi?Ka spital?Ka njerez te specilizuar ne trajtimin e sllaverimeve?

Ne totalitet te them pa asnje dyshim qe s'me dukeni cift qe une mund ta kem zili,shoh shume montim dhe iluzione te dickaje qe s'munde te jeni asnjeri.   




no no no

Mendoj se jeni gabim e dashur Amor .. per mendimet qe ke mbi dashurin.dashuria nuk eshte plan ,matematik,fizik te cilen e meson dhe e zbaton ashtu si e ke mesuar,nuk eshte mesim i gjyshes apo te prinderve qe te thon kete ose keshtu duhet te dashurosh dhe pik.
Besoj te gjith e din qe ajo krijohet brenda teje dhe nuk pyet per mosh ,apo se sa te dashura ka tjetri.
shum njerez kane nga dy ose tre te dashura,kjo nuk do te thot qe ai apo ajo esht i dashuruar me to.

Qe te kthehem tek tema them se nuk ka asgje te keqe qe u dashurove,eksperienc fundi fundit ,pse jo?
Nuk eshte e then qe duhet te rrije apo mos rrije me te.ti bere ate qe kishe mundesi,
ti bere ate qe ishte me mir per ty ,ne fund te fundit ishte ai qe eshte ngateruar me drogen dhe jo ti,
Ka shum te tjer qe mund te rrinin me ate djalin akoma po kjo varet nga karakteri,karakteret jan te ndryshme ca jan te fort ca jan te dobet,ti se perballove dot hoqe dor,ska ndonji gje te keqe me kete,ne fund te fundit po ti biesh lapsit per mendimin tim mir e ke bo qe je largu se dhe jeta jote do u shkateronte keq.
Droga nuk eshte apsolutisht e leht te kurohet,do nji vullnet te tmershem qe te heqesh dor,shumica e tyre qe thon kemi hequr dor nuk esht se kan hequr dor komplet por perseri vazhdojn po ne nji menyr me te kontrolluar.


Postuar nga amor alucius datë 20 Shtator 2006 - 22:34:

Dodgy persh,

1-Nje lidhje dashurore nuk fillohet mbi nje lidhje egzistente dhe kjo per shume arsye: ben veten legen fare se fundja je duke u verdallosur naten me te dashurin e nje femre qe ka ndare shume momente me te,qe ndoshta ka vuajtur e sakrifikuar per te.Poashtu humbet respektin per veten(te pakten po nje njeri normal),ti pranon te shkosh me nje mashkull duke ditur qe mbas teje ka per te vajtur ne shtepi,marre celularin e folur me te dashuren e tije?Te shkosh me nje mashkull te lidhur do thote qe je duke e shtyre indirekt te lere te dashuren e tije te ligjeruar qe te bashkohet me ty.Bravo te qofte nese do pranoje ti Dodgy qe je aq i deshperuar sa te mos arrish te gjesh dashurine tek femrat beqare por te duhet te fusesh hundet ne lidhjet e te tjereve me shpresen qe do prishin maredheniet.

 

2-Nuk ju bie ndonje zile ne koke qe ai mashkull qe tradheton me dashnoren te dashuren,do te te beje dhe ty te njejten pune?Ujku qimen e nderron por zakonin se harron-thote populli.Nuk lekundeni nga fakti qe nje mashkull qe vazhdon e frekuenton dy femra paralelisht nuk ka principe morale?Nje  mashkull qe ja vlen tamam ne momentin qe fillon dhe ndjen dicka per dike tjeter flet hapur dhe kjo PARA se ta ftoje tjetren per aventura nocturne.

 

3-Mire qe ju re shqelm te gjitha gjerave te mesiperme por kur bashkohesh me nje njeri duhet ti qendrosh perkrah ne te miren dhe te keqen dhe jo ne te miren dhe te miren!Nese e sheh qe s'munde te rrish me nje njeri te tille prit derisa ai te behet mire dhe pastaj vere menjane por jo atehere kur ka nevoje aq shume per ty.


Postuar nga dodgy datë 20 Shtator 2006 - 22:58:

.

Amor... te shumtat jan arsyet qe mund ta ken cuar ate djalin qe te shkoj me tjeter vajz ,me kryesorja eshte ajo qe dihet ai nuk ka qen i dashuruar me vajzen e par,e dyta lindi dhe kjo ishte e pa parashikuar sic e thot dhe vet kjo goca,ndjenja jan ,nuk mund te them se mund ti kontrrollojm si te duam.dhe kjo vajza nuk e priste sic e thot edhe vet.

nuk besoj se duhet ta gjykojm kaq ashper sikur eshte nje dicka apsurde,anormale apo ku di un,per mua do ta quaja nje lidhje e cila kishte fatin e keq qe u prish, sepse droga nuk eshte njeriu i par apo lidhja e par qe po mer ne qaf., po qe jan gjera qe ndodhin perdit,nuk besoj se ka qen e leht per ket vajzen qe te largohet dhe e besoj qe ka hequr pak,besoj se duhet te behet e fort,

mos harroni nji dicka e shikoni dhe ne filma perdit ,nuk eshte e leht te lidhesh ose te vazhdosh te jesh i lidhur me njerez qe marin drog


Postuar nga agata datë 21 Shtator 2006 - 01:51:

Pershendetje Nirvana

Me vjen keq per historine tende.

Personalisht, nuk do e lija ne ato momente, do prisja pak qe ta shikoja ne gjendje me te mire shpirterore e fizike, njerzit qe te duan vertet duken pikerisht ne dite te veshtira apo jo? Megjithate eshte e lehte te flasesh keshtu sikuse un, kur si ke jetuar gjerat mbi kurrizin tend...
Un te uroj kurajo... mendoj se nuk do kete qene e lehte per ty.


Postuar nga Nirvana datë 21 Shtator 2006 - 16:58:

Dua te sqaroj vec nje gje. Ne kohen kur ai ka qene i lidhur, une nuk kam shkembyer qofte edhe nje puthje me te...se dikush me tha qe e ka dredhur me mua, apo qe une kam shkuar me dike qe eshte i lidhur. Nata qe kaluam nuk qe ne ndonje dhome hoteli, por ne nje kafe 24 oreshe.
Sa per njohjen qe kisha me ish te dashuren e tij, nuk e kisha shoqe jo, se dy parime i kam ne jete, te mos lidhem me ishet e shoqeve apo me shoket e isheve. Ky njetiu gjate gjithe kohes qe kemi dale bashke, nuk me ka kerkuar ndonjehere seks, nuk eshte treguar ndonjehere aq i embel sa te me puthe e une te dorezohem, si te mos kisha pare ndonjehere mashkull me sy. Perkundrazi, me ka folur gjithnje mire per mikeshen e tij dhe fyhej kur ajo s'i jepte as nje te dhjeten e asaj qe ky i jepte....jo se une i jepja me shume e...se mbase mund te mendoni qe une i paskam dhene me shume, prandaj edhe i qenka ftohur ajo. Dhe sa per shkallen e sinqeritetit, ka qene e vetmja gje qe kam cmuar tek ai qe ne fillim. Te dashuren s'e ka genjyer kurre per te gjitha kafet qe ka pire me mua, madje i ka thene ;jam ne filan vend me filanen, eja ketu te pime ndonje gje dhe levizim bashke, por ajo ishte gjithnje shume e zene. Ne vend te saj, s'po them se do e tregoja xhelozine, por ama do ikja ter pija nje kafe me te dashurin dhe shoqen e tij. S'dua ta gjykoj, se s'e njoh thuajse fare si tip, se shume pak here e kam takuar, ama as ajo dhe asnje tjeter nuk mund te dale e te thote; e pame te dashurin tend duke u shkarravit me nje tjeter.
A, edhe dicka. Ne ishim pjese e nje shoqerie te perbashket dhe kurre s'jemi fshehur skutave, por kemi dale te tere bashke.


Postuar nga Enia datë 22 Shtator 2006 - 17:01:

mesazh i fshire.


Postuar nga Green_Mamba datë 22 Shtator 2006 - 17:56:

Pergjigja ime eshte ketu...

Soul Behind The Face

Would you care for me if I was deaf and blind
Would you hear my voice if I was always quiet
Would you hold my hand if I was going to fall
Would you cry for me would you know my name at all
Would you be there if I was on the ground
Would you be my friend if no one was around
Would you hold me close if I was in the cold
Would you pray for me would you know my name at all
Would you care would you be there
For the soul behind the face
Would you love me for what I am
Would you care would you be there
For the soul behind the face
Would you love me for what I am
Would you care would you be there
For the soul behind the face
Would you love me for what I am
Would you care would you be there
For the soul behind the face
Would you love me for what I am
Would you love me for what I am
Would you love me for what I am
Would you love me for what I am


Postuar nga Analiza datë 22 Shtator 2006 - 19:20:

e tmerrshme

e tmerrshme.kjo flet dhe shkruan si une, ju lutem gjykomeni, tregomeni, thomeni, falmeni.
eshte e njejta gjuhe qe une perdor ne staf. nese kisha dyshim dhe s'desha t'i bie ne qafe me kot, tani e di une si do veproj.


Postuar nga Niqua datë 23 Shtator 2006 - 01:36:

Nirvana une ste gjykoj.

Amore cjane gjithe ato predikime si me ken plake pash zotin.Zgjohu dud.


Postuar nga Katilesha datë 23 Shtator 2006 - 15:28:

Nirvana

e lexova gjithe historine tate dhe mendimet e te tjereve ketu.............une per veten time nuk te gjykoj,sepse nuk mundem ta bej nje gje te tille.....pasi mendoj se vetem ai qe na ka krijuar mundet edhe te na gjykoje......respekte...


Postuar nga Niqua datë 23 Shtator 2006 - 20:56:

Everyone has given good sound advice but it comes down to one thing, you must act on that advice. No one is there to hold you back from him, no one is there to tell you he is lying, and definately no one has the right to judge you....


Postuar nga Enya datë 23 Shtator 2006 - 21:02:

Re: Do te me gjykoni?

Citim:
Po citoj ato që tha Nirvana
Ju lutem, tregomeni nese kam vepruar keq.


Une jam nje nga ato vajzat qe si thuhet, duhet te ndodhe dicka shume e madhe qe te me qeshe buza. Nuk jam mendjemadhe, pavaresisht se te tjere njerez, nese do te skishin pasur pozicionin tim, do e kishin shfrytezuar per te shitur p... Jam thjesht hijerende dhe e rezervuar. Per rrjedhoje te pakta jane gjerat dhe njerezit qe me pelqejne.


....Ai ishte njeri prej atyre qe gjithmone e kisha cmuar profesionalisht, por brenda meje, nxitej nje ndjenje antipatie, sepse me dukej snob dhe fodull. (edhe ai me njihte per shkak te punes sime dhe qe sic me tha me vone, vetem per kete me cmonte, se per te tjerat, edhe une keshtu i dukesha, fodulle)
Kisha degjuar qe kohe me pare kishte pasur probleme me drogen dhe qe tani po i perkushtohej maksimalisht profesionit te tij.
Per te mos e zgjatur shume, duke qene se frekuentonim te njejtat ambiente, na u desh te shkembenim nja dy fjale dhe me pas numrat e telefonit. Me tha qe do te me telefononte qe te nesermen, por edhe pse s'e besova, nuk e di pse te nesermen nisa ta mendoj. Po e mendoja edhe ne momentin kur zilja ra dhe pashe emrin e tij ne celular. Ubera gati shpejt dhe dolem. Zot, ca mbremje. Nisi ne 7 te mbremjes dhe perfundoi ne oren 7 te mengjesit tjeter. Kurre s'kisha ndenjur 12 ore me dike dhe te mos ndjeja asnje lloj boshesie. Vetem kemi biseduar pa fund. Qe nga ai takim, ku vume re shume gjera, te njetat preferenca muzikore, perdorimin e te njejtes marke parfumi, takimet tona do te beheshin gjithnje e me te shpeshta, derisa nuk mund te rrinim dot me pa njeri tjetrin. Ai ne ate kohe kishte nje te dashur qe edhe une e njihja, por kalonte pjesen me te madhe te kohes me mua, se edhe mikeshes se tij, i rrihej me shume me miqte e saj. Erdhi nje moment qe kuptoheshim me sy, flisnim te njeten gje ne te njeten kohe, pavaresisht se nuk e abuzuam shoqerine per shkak te lidhjes ekzistuese te tij. Raporti yne u forcua me shume, kur ajo vajza i kerkoi ndarjen (s'e di pse, a ndoshta ngaqe s;po i pelqente ngushtesia midis ne te dyve, a ngaqe edhe ajo s'ishte shum e vendosur, s'e di). Perfundimisht ne nisem te dalim si nje cift qe mos ma merrni per mburrje, po dynjaja kthente koken kur na shihte neper Tirane. Ishin muaj te mrekullueshem, thuajse nje vit i tere, derisa muajin e kaluar sikur s'po e shihja mire. E shikoja te varur, pa humor dhe here here te perenduar. E sigurte per rinisjen e droges, vendosa ta pyes dhe sinqerisht e cmova qe me tregoi te verteten, e madje me kerkoi edhe ndihme. Kaluam 5 ditet e tij me te tmerrshme te mbyllur ne shtepi dhe atehere kur edhe vete u binda se ishte me mire, se realisht po e shihja me mire, pa kthyer ende mire kurrizin une, e beri prape. Nje jave me vone beme te njejten gje, kete rradhe se bashku me familjen e tij qe gjithashtu i kishin rene ne ere gjendjes se stij, te ngjashme me ate te pak viteve me pare, dhe serish e njejta gje. Ai s'u shkeput dot. Ne te dy beme gjera te medha, per shkallen tone te arsimimit apo punes dhe une s'mund te lejoja t'i vinim shkelmin, qofte ai, qofte une.
Une e dua shume, edhe ai me do shume, por une u dorezova. Ika.
Nuk mund ta shoh dot me ne ate gjendje, pavaresisht se mbaj kontakte 24 ore rresht me familjen e tij. E takova mbreme ne nje darke te perbashket. S'm'u duk mire. E perqafova. Ai kurre s'do ma fale qe ika, por une nuk mundem.
Edhe ne u befte mire, qe ia uroj me gjithe shpirt, une s'mund te kthehem me se kam frike se do me thote. :Tani qe u bera mire , erdhe? Pavaresisht se s'lashe gje pa bere per te.
Ndjehem e shkaterruar, sidomos kur me thone qe bera gabim se ika.



Lumturia Juaj qendron ne Ditet e Tij te Bardha(larg semundjes se tij,

larg stresit se tij, larg fytyres se perlotur apo te zbehur te TIJ.)

Dmth, ju dashuroni me shpirt te delire, po ashtu sic po ikni krejtesisht e delire,-pa dashur te vrisni Mikun tuaj,pa dashur te lendoni jeten e tij.

Kur Ai te Jete MIRE, dhe ju do jeni akoma me mire-sepse Ndjenja nuk matet me kilometra, apo peshohet me kilograme;

ndjenja flet dhe hesht-ashtu sikurse vepruat JUVE.

Jeni vajze me Shpirt.Ju admiroj.

Perqafime Ty dhe Mikut Tuaj i uroj dite te Bardha.


Postuar nga bucimakja datë 23 Shtator 2006 - 23:00:

ste gjykoj aspak sepse thone qe mos e gjyko ate tjetrin pa e provur dhe ti vete......
Ne nuk e duam te keqen por ja qe ndonje here dhe mund te gabojme...


Postuar nga agata datë 24 Shtator 2006 - 02:53:

Mesazhet jasht teme u fshine.


Ju lutem njerez respektoni njeri tjetrin dhe mos paragjykoni...


Postuar nga Deb* datë 24 Shkurt 2007 - 00:29:

NIRVANA

ASKUJT NUK I TAKON TE GJYKOJ NE NJE RAST TE TILLE(.SIGURISHT NUK ME PELQEN QE U FUTE MIDIS TYRE .U TREGOVE PAK EGOISTE.) TI BERE AQ SA TE LEJOHEJ MUNDESIA PER TA NDALUAR TE RIKTHEHEJ TE DROGA POR FATKEQESISHT CA GJERA NUK MUND TI RREGULLLOJME FAKTI QE AI IU KTHYE DROGES TREGON QE AI NUK MUNDI TE ZGJITHTE MIDIS TEJE DHE DROGES . DASHURIA NUK ESHTE GJITHCKA MIDIS DY PERSONAVE KA DHE SHUME VLERA TE TJERA QE DUHEN VLERESUAR. NUK ME TAKON TE GJYKOJ AS DJALIN PASI NUK E NJOH.POR ME NDOJ SE JETA ESHTE SHUME E SHKURTER PER TA KALUAR NE LOT, VUAJTJE .DESHPERIM.


Postuar nga Fajtori datë 24 Shkurt 2007 - 01:30:

Kundershtuesja, shkruaj me germa te vogla se nuk lexohet mire. Jo me kot te gjithe shkruajme me germa te vogla, e ka nje aresye.


Postuar nga Deb* datë 24 Shkurt 2007 - 09:17:

Per Fajtorin.

Do ta kem parasysh verejtjen tende , por nuk e mora vesh c'fare keshille i jep NIRVANES?!...


Postuar nga Fajtori datë 24 Shkurt 2007 - 19:22:

Nuk e kam lexuar temen dhe nuk mund te jap pergjigje. Kismet here tjeter i hedh ndonje sy.


Postuar nga lubi datë 24 Shkurt 2007 - 22:05:

miresi e harmoni kudo qe te jesh..............

Me vjen mire qe ndave nje pjese te botes tende me ne ashtu sic shumica jone flasim hapur ketu ne forum.
Me vjen keq per historine tende te trishte,pavaresisht se si e kur nisi mendoj se per kohen qe jetojme eshte mjaft e veshtire te gjesh dike qe te kesh ate harmoni e mirekuptim qe krijuat ju me pas me njeri-tjetrin.
Nuk dua ne asnje menyre te te paragjykoj--ti je ti e vendimet mbi jeten e hapat qe ndermer jane vetem te tua---megjithate duhet te shtoj qe njeri perfekt e me te gjitha te mirat te mos them qe nuk gjen por qe jane mjaft te rralle.
Ndaj per mendimin tim mbase duhet t'a rimendosh edhe nje here vendimin tend per t'u larguar prej tij perfundimisht e sidomos tani me teper se kurre ku ai ka nevoje per ndihmen e nje njeriu qe t'a kuptoje,,duroje,,ndihmoje.
Pershendetje te perzemerta uroj qe te gjesh paqe ne vetvete,


Postuar nga Deb* datë 26 Shkurt 2007 - 01:49:

Eshte e vertete qe askush s'eshte perfekt,por une per vehte as e imagjinoj dot qe burri im te pije droge. Kur e do nje njeri edhe mund te durosh ,por ndonjehere durimi i tepert eshte i demshem per ty vehte si person,femijet duke pare babain te droguar dhe te mos flasim pastaj per shkaterrimin e gjendjes ekonomike.Te jemi realist me fjale edhe une do te luftoja per dashurine ,por realiteti eshte krejt ndryshe sidomos kur ke krijuar nje familje. Do t'i keshilloja Nirvanes qe n.q.s kthehesh perseri te ai djale mos krijo familje pa u siguruar qe djali ka hequr dore perfundimisht nga droga.
Do ti uroja me gjithe shpirt djalit qe sa me shpejt te kthehet ne jeten normale larg droges.
Pershendetje.


Postuar nga ^AngeL^ datë 02 Maj 2007 - 17:05:

oh sa keq...............por vetem Gabim smund ta quaj...........per mendimin tim je treguar shume e duruar,normal qe e ke dashur dhe te ka dashur,pamvarsisht se ai ka patur problemet e veta.
dhe te them te drejten mbase ndarja mes jush mund ti perkeqesoj gjerat per ate,,,,,,,,,,,,,,, por prap je shume e mire.


Postuar nga ridii datë 18 Maj 2007 - 12:18:

lexon shum romane moj goc.. cte te them tjeter


Postuar nga kurt datë 12 Mars 2008 - 14:38:

nuk e kam tipin te gjykoj, por ti edhe ai cuni jeni twisted people, njerz dredharak dhe te pa sinqert. por nje gje e mire po ndoll me ty, se ti po fillon te behesh e sinqert duke treguar gomardheqet e tua te kaluares. kto dramat e qe njerzit krijojne qe te duken pak me modeste me duken budallalleqe humoristike. shpresoj se ke mesuar dicka, se thjeshtesia dhe sinqeriteti jane me te bukur se djadhezia.

kam pasur raste qe femra e nje shoku ka shprehur kurjozitetin e saj per mua. nje gje te tille nuk mund ta bej kurre, thjesht nuk flej gjume shume vetvetiut, sikur nje gje te tille ta bej, e di se gjumi nuk do existonte.

gjeja me terheqese per mua, eshte pastertia shpitrore.


Postuar nga Enya datë 31 Korrik 2009 - 06:33:

Smile

Citim:
Po citoj ato që tha kurti

gjeja me terheqese per mua, eshte pastertia shpitrore.



 


Postuar nga al74 datë 31 Tetor 2010 - 17:35:

paska goxha kohe qe paske shkruar megjithate: per aq sa ke shkruar Nirvana kuptova qe paske bere 1 tentative intensive 5 ditore qe ta pastrosh nga vartesia prej droges. oh sa shume!
thuhet qe per dashuri behet gjithcka... thuhet. e ti thua qe e doje me gjithe shpirt por nuk e shihje ne ate gjendje. e dashur po pse nuk i ndejte prane ? pse nuk i fale buzeqeshje? ishte me e lehte ikja ? ishte me e lehte
te cliroheshe nga ndjenja qe te mbylleshe ne boten tende? ishte me e lehte qe te mos merrje pergjegjesi ...po pse keto shfajesime boshe :
nuk e shihja dot ne ate gjendeje....blahhh.


Postuar nga Ashley datë 27 Nëntor 2010 - 22:20:

E lexova historine tende dhe nga gjithe shkrimi yt kuptova dicka ti thjesht e ke pelqyer por se ke dashur sepse kur e do pafund nje person rri me te dhe mundohesh te kalosh cdo veshtiresi me te....


Postuar nga lule datë 28 Nëntor 2010 - 01:12:

Pershendetje Nirvana ...nese vazhdon te hysh ne kete Forum! ( se paska kaluar kohe qekur eshte shtruar ky problem)..

Po lexoja citimin tend dhe shum komente ne lidhje me te..shume mendime te ndryshme, shume mbeshtetje e kritika..si gjithmon..!

Un mendoj se kjo ndodh per faktin qe shoqeria shqiptare po behet perdite e me teper mediatike, ose siç e quajne sociologet moderne “shoqeri e spektaklit”, e “sehirit social”, e vezhgimit me kureshtje deri ne detaje te jetes së tjetrit... nga ana tjeter, jeta moderne ka mundesi te gjera, te pakufizuara te afirmimit individual te njeriut..

Ti ne kete Forum pasqyron dicka personale, eshte dicka qe e ke kaluar ti, dhe vetem ti e din se cfare edhe si e ke perjetuar kete gje..!

Nese vlen akoma mendimi im, ne lidhje me kete, un mendoj qe Mentaliteti jone , akoma eshte disi i prapambetur , per te arritur te japi nje pergjigje apo ndihmese ekzakte ne lidhje me kete ceshtje..Personalisht ste gjykoj aspak..jo ty po askend..sepse kur se ke kaluar dicka te tille....mbase gabon me mendimin qe jep!! po ama kemi degjuar plot te tilla...Un thjeshte te Falenderoj e te Vlersoj qe ndan me ne problemet tuaja e shpresoj ta kesh bere egjedhjen e duhur gjate kesaj kohe!!!!


 
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.