Forumi Horizont
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Gezuar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18204)


Postuar nga Fajtori datë 01 Janar 2011 - 04:54:

Gezuar 2011

Gezuar te gjitheve 2011. Qofte vit i hajrit per te gjithe, dhe ndryshe ne gjerat qe s'u pelqyen ne 2010.


Me vjen keq qe kishte probleme ne server tamam keto dite. Tekniket vazhdojne te punojne. Shpresojme qe FH te kete vazhdimesi siç ka patur qysh kur u hap ne Dhjetor 2002.


Postuar nga RAIMONDI datë 01 Janar 2011 - 04:59:

-------------Gezuar -Vitin e Ri -20111 ------------Dhe kudjes mos pini shume se i ngelet qejfi Forumit dhe nuk hapet -
-------Megjithse tekniket po punojne fort fare HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAH


Postuar nga RAIMONDI datë 01 Janar 2011 - 08:38:

---------Gezuar vitin e Ri 2011 ___Nene Shqiperi !!__...........Strehes moj Strehes......--Agolli

---------- Poezia :__Atdheu__ ----------------nga :___ Fatos Arapi

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban - dhe të mban ty - në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s'e ke ndën këmbë
Atdheu s'ka fjalë, ka sy të trishtuar
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e urritur,
të ikën nga duart e dot nuk e ngop
ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur
me sytë n'errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë
Në një pikë loti lirinë e lind.


Atdheu yt i vogli, i vogli,
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.
__________________


Postuar nga Fajtori datë 01 Janar 2011 - 13:57:

Vjersh me me te shpifur naten e nderrimit te viteve s'mund te gjeje. Gje e kuptueshme po te lexosh bindjet politike komuniste. Pra = depresion.


Ti Raimond je per tu kontaktuar kur robi ka nevoje per depresion.


Postuar nga Vizioner datë 01 Janar 2011 - 14:09:

Gezuar Fajtor!

Shendet dhe gezime ne jete!


Postuar nga Fajtori datë 01 Janar 2011 - 14:25:

FLM, na prifte e mbara dhe pacim shendet e pare (siç thone shumica) pa na shkare mendte e kokes


Postuar nga Vizioner datë 01 Janar 2011 - 14:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
... dhe pacim shendet e pare (siç thone shumica) pa na shkare mendte e kokes



Postuar nga AngelDevil datë 01 Janar 2011 - 15:50:

Gezuar gjithe shqiptareve kudo ndodhen! Qofte nje vit i mbare!


Postuar nga AngelDevil datë 01 Janar 2011 - 16:05:

Të uroj gëzimin, të kesh gjithmonë dikë
me të cilin të ndash çdo gjë.
Të uroj të kesh kujtime të bukura
në të cilat të kthehesh me mëndje në momente të këqija.
Të uroj një nga gëzimet e vogla më të mira të përditshme:
të hapësh një libër që mban mend mirë,
t’i shpërfillësh faqet
e të lexosh fjalët e para familjare.
Të uroj pranverën e mrekullinë
që të vërtetosh që është gjithmonë më mirë
se e kishe menduar.
Të uroj lumturinë e një dhurate prej një fëmije:
- një tufë dhëmbësh luani, të tharë,
- një karamele të lëpirë përgjysëm,
- një bretkose,
- një puthje.
Të uroj që ti të mundesh, të paktën një herë në jetë
të shohësh diçka tepër të rrallë, të çudishëm e të bukur.
Të uroj melankoninë e një kopështi në dimër,
e mbas muajsh pritjeje, të vegjlit e parë, sythet e pranverës.
Të uroj të mbesësh i mahnitur nga pafundësia,
shumëllojshmeria e botës së kafshëve.
Të uroj besimin e një kafshe të egër,
të zbutur me durim e dashuri.
Të uroj që ti të mos shohësh dashurinë
që blihet me çmimin e poshtërimit.
Të uroj që ti të mund të gjesh përherë
fjalët e duhura, për të mbajtur larg kryeneçet
e të kesh mjaftueshëm forcë në gjunjë,
që të ecësh me dinjitet.
Të uroj që ti të mund të kesh një zemër plot me dashuri
e gjykime të zgjuara.
Të uroj kënaqësinë që të jesh i dëshiruar
e të gjesh dhuratën e përkryer,
të ndiesh parfumin e tokës,
nga lulishtja e gjelberuar.
Të uroj letra,
të një kaligrafie që e njeh menjëherë,
me një kaligrafi që s’e shihje prej vitesh.
Të uroj letra plot me lavdërime, plot me inkurajime,
letra me mirënjohje e me dashuri.
Të uroj letra të zhubravitura,
të njollosura me bojë, të shkruara shtrembër,
por të mbuluara me puthje.
Të uroj lumturinë që të harrosh të shkuarën
e të gjesh fillime të reja.
Të uroj lumturinë e ideve,
eksitimin e arsyes,
triumfin e dijes,
pastrimin e pamjes,
hollimin e dëgjimit,
zgjatjen drejt zbulimeve të reja,
kënaqësinë e së shkuarës ashtu si të tashmes.
Të uroj kënaqësinë krijuese.
Të uroj lumturinë,
por jo lumturinë që arrihet duke mbyllur jashtë botën,
as atë ku mohon dashurinë vetjake për privilegje:
të uroj lumturinë e dhënies së asaj që ke në mënyrën më të mirë të mundur,
të rrezikosh për të guxuar, të rrezikosh për të dhënë,
të rrezikosh për të dashuruar.
Trajtoje lumturinë me mirësjellje
është një borxh.

nga Pam Brown

_________________


Postuar nga Eria datë 01 Janar 2011 - 18:16:

Gezuar Vitin e Ri te dashur forumista...
Qofte nje vit i mbare per te gjithe ne...
Gjithe te mirat per ju dhe njerezit tuaj te dashur...
Gezuar..


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 01 Janar 2011 - 22:00:

Gezuar Eria!


Postuar nga BIONDIA datë 02 Janar 2011 - 02:43:

Gezuar antare te forumit qofte nje vit i mbare per te gjithe ju .


Postuar nga Fajtori datë 02 Janar 2011 - 07:33:

Po ti lexo ca fjalesh ka poezia: dhimbje, lot, pikellim dhe varr.

Hajde de kur eshte momenti. Po te lexosh kto fjale kur ke feste e gezim eshte sikur te shikosh nje komunist ne gjirin e Amerikes Paradoks.


Postuar nga Piktor datë 02 Janar 2011 - 13:03:

Gezuar Vitin e Ri 2011.

Pa he iher si m'ja kaluat per festa.


Postuar nga cecilia datë 02 Janar 2011 - 13:50:

Gezuar te gjitheve 2011!

Qofte 1 vit i mbare per te gjithe ju!


Veçanerisht ju uroj shendet te plote,te tjerat behen.


Postuar nga Deb* datë 02 Janar 2011 - 19:26:

Raimond, eshte teme pershendetjesh kjo dhe jo te shpalosesh vlerat e tua si patriot. Mire e kishte faja. Cdo ajo poezi ne teme urimesh? Nuk po shajme poezine, por eshte postuar ne vend te gabuar, dhe ne moment te gabuar. Shume e pikellueshme ishte.
Te pakten vetem per nje dite harroje dhimbjen, dhe uro patriotet e tu.

Gezuar 2011. Qofte nje vit i begate per te gjithe shqiptaret ukudo qe jane!


Postuar nga Deb* datë 02 Janar 2011 - 19:40:

Postimet jashte teme u fshine.Te lutem Raimond mos e prish temen. Nese e mban vetem per me te zgjuarin ketu pune per ty, por mire eshte qe ta tregosh mencurine ne temat perkatese. Nuk mund te futesh postime patriotizmi vend e pavend se ashtu ta ndjen ty.

Nuk fillohet Viti i Ri me dhimje, ofendime, se sjell tersllek nese e ke degjuar. Ashtu ka per te ecur tere viti thone.
Prandaj bej nje urim te bukur dhe ti si gjithe te tjeret.


Postuar nga RAIMONDI datë 02 Janar 2011 - 19:42:

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Raimond, eshte teme pershendetjesh kjo dhe jo te shpalosesh vlerat e tua si patriot. Mire e kishte faja. Cdo ajo poezi ne teme urimesh? Nuk po shajme poezine, por eshte postuar ne vend te gabuar, dhe ne moment te gabuar. Shume e pikellueshme ishte.
Te pakten vetem per nje dite harroje dhimbjen, dhe uro patriotet e tu.

Gezuar 2011. Qofte nje vit i begate per te gjithe shqiptaret ukudo qe jane!



---------- Tani ti s'di te lexosh apo si ?------ Mos thuaj thagma qe kishte dhimbje etj budalliqe si keto
--Une ate pelqeva ,dhe me ate pershendeta Shqiperine ne kete teme me Pershendetje ---Nuk dola nga tema
---------Ty nuk te pelqen Injoroje, eshte e thjeshte fare ... --por nuk mund ndikosh ti ne shijen time ......Besoj e kupton nje gje kaq te thjeshte


Postuar nga lule datë 02 Janar 2011 - 19:44:

Gezuar 2011 fat e mbaresi e sa me pak sherr suksese ne jete!!


Postuar nga Piktor datë 02 Janar 2011 - 19:51:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Gezuar 2011 fat e mbaresi e sa me pak sherr suksese ne jete!!
Mire e ke luljeta, po pa sherre nuk shtyhet ama, ja gezuar.


Postuar nga lule datë 02 Janar 2011 - 19:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Mire e ke luljeta, po pa sherre nuk shtyhet ama, ja gezuar.


Shtyhet Piktori qe cke me ate pune.

P.s Gezuar dhe vetem fat



Rajmondi thon qe si e nis e kris Relax


Postuar nga Piktor datë 02 Janar 2011 - 21:41:

Pse festohet Viti i Ri.
Pavarsisht se sot shume kush mund te mendoje qe viti i Ri ka lidhje me fene, ne te vertete eshte feja qe i eshte adoptuar kesaj feste qe perkonte me solsticin romak.
Pikerisht ne kete dite njeriu fillon e ndien apo kupton se dita po ja merr nates. Dihet se ne kohet me te lashta njeriu shume i kujdesshem ndaj evenimenteve te kohes dhe te moteve dhe mundohej te vinte ose percaktonte data apo shenja pak a shume te sakta apo perpikta. Simbas ketyre shenjave dhe percaktimeve qe kishte bere njeriu rregullonte jeten e perditeshme.
Tre data njihen si me te vjetrat dhe te mirenjohura nga njeriu i lashte, 30 Nentori, 1 janari dhe 13 Maji.
Me 30 nentor njeriu duhej te kishte siguruar ushqimin (dita e geshtenjave, piqen geshtenja), per vete dhe bagetine, me nje janar hapte veren e re dhe fillonte e thyente frutat e thata (arra,lajthia,bajame apo fara te ndryshme).
Me 13 maj, qeth bagetine dhe pret ndonje qingj te njome.

Gezuar Vitin e Ri 2011.


Postuar nga Vizioner datë 02 Janar 2011 - 22:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Pse festohet Viti i Ri.

Gezuar Vitin e Ri 2011.



Po ne China, pse festohet ne kohe-date tjeter? A ka lidhje me thyerjen e lajthive, arrave e bajameve?!


-Ne Kine, Viti i Ri festohet ndermejt datave 21 janar dhe 20 Shkurt, me sakte; Ne naten e henes se Re ndermjet ketyre datave.

Normal qe, edhe ne China kalendari fillon si tek ne me 1 Janar por festimi behet ne kohe tjeter.

Duke pare kete ndryshim, mendoj qe per disa shtete-kultura ka dhe dicka-nje lidhje fetare.
Gjithashtu, duke ditur qe Kalendari (ky qe njohim dhe perdorim ne) eshte bazuar para dhe mbas Epoches se Krishtit dhe, ky kalendar perdoret qysh prej 2011 vjetesh!


Postuar nga Piktor datë 03 Janar 2011 - 01:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


Po ne China, pse festohet ne kohe-date tjeter? A ka lidhje me thyerjen e lajthive, arrave e bajameve?!


-Ne Kine, Viti i Ri festohet ndermejt datave 21 janar dhe 20 Shkurt, me sakte; Ne naten e henes se Re ndermjet ketyre datave.

Normal qe, edhe ne China kalendari fillon si tek ne me 1 Janar por festimi behet ne kohe tjeter.

Duke pare kete ndryshim, mendoj qe per disa shtete-kultura ka dhe dicka-nje lidhje fetare.
Gjithashtu, duke ditur qe Kalendari (ky qe njohim dhe perdorim ne) eshte bazuar para dhe mbas Epoches se Krishtit dhe, ky kalendar perdoret qysh prej 2011 vjetesh!

Ne fakt nuk po flisja per kalendaret por pata parasysh pse festohet 1 janari. Me heret Romaket ne fakt fillimin e vitit e quanin ne mars qe koincidonte me ekuinoksin e pranveres. Mirpo me kalimin e kohes u qartesua se ne fakt jeta eshte e lidhur me diellin dhe me solstic ata nenkuptonin vdekjen e diellit dhe pas tij kemi lindjen e re te diellit pra te nje viti te ri diellor, ndersa ai kinez sikurse e kam thene nje here eshte henor. Mirpo ai henor nuk e stabilizonte vitin, pasi njeri vit ishte i ndryshem nga tjetri. Ndersa perandori romak ne ate kohe kerkonte perpikmeri.


Postuar nga Lela_Dr datë 03 Janar 2011 - 05:54:

Ju uroj te gjithe nje vit te ri sa me te mbare.
Shpresoj te nje vit me pozitiv se viti qe kaloje, dhe qe te kete me shume harmoni mes njerezve.

Po ngrej nje dolli per secilin nga ju, sepse jeni te gjithe te vecante.

Peace & Love


Postuar nga Piktor datë 06 Janar 2011 - 16:52:

Hajt me hajer ishalla.


Postuar nga shelgu datë 06 Janar 2011 - 17:44:

Gezuar tani per allaturka se viti i ri iku. Po nejse urimi i mire eshte kurdohere.

Piktor si u gezove ti?


Postuar nga Piktor datë 06 Janar 2011 - 17:49:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Gezuar tani per allaturka se viti i ri iku. Po nejse urimi i mire eshte kurdohere.

Piktor si u gezove ti?

allafrenga lol.


Postuar nga shelgu datë 06 Janar 2011 - 18:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
allafrenga lol.




Allafrenga e hahaha


Postuar nga Vizioner datë 06 Janar 2011 - 18:02:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ne fakt nuk po flisja per kalendaret por pata parasysh pse festohet 1 janari. Me heret Romaket ne fakt fillimin e vitit e quanin ne mars qe koincidonte me ekuinoksin e pranveres. Mirpo me kalimin e kohes u qartesua se ne fakt jeta eshte e lidhur me diellin dhe me solstic ata nenkuptonin vdekjen e diellit dhe pas tij kemi lindjen e re te diellit pra te nje viti te ri diellor, ndersa ai kinez sikurse e kam thene nje here eshte henor. Mirpo ai henor nuk e stabilizonte vitin, pasi njeri vit ishte i ndryshem nga tjetri. Ndersa perandori romak ne ate kohe kerkonte perpikmeri.


 
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.