Forumi Horizont
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Fotografi të Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9192)


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:04:

Fotografi të Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu.

Do ju lutesha këtu të sillnit vetëm foto të Skënderbeut.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:11:

GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU 1405-1468

Gjergj Kastrioti lindi në Krujë dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së mesme i cili ishte i obliguar që Perandorisë Turke ti paguajë tatim. Në mënyrë që të sigurojë besnikërinë e prijësve lokal Sultani i merrte djemtë e tyre dhe i dërgonte në Turqi. Gjergj Kastrioti përcjelli shkollën ushtarake në Perandorinë Turke dhe që i emëruar Iskender Bay që në turqishtë do të thotë princi Aleksandër.

Ai qe i dalluar si një nga oficerët më të mirë në disa skuadra Otomane në Azinë e Vogël dhe Europë, për çka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundër Grekëve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnë se ka mbajtur lidhje të fshehta me Raguzë, Venedikun, Vladislasin e Hungarisë si dhe Alfonsin e V të Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali çka e bëri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral të disa provincave të Shqipërisë.

Më 1443, gjatë betejës kundër Hungarezëve te Nishi (Serbia e sotme), ai e lëshoi ushtrinë Otomane dhe shkoi në Krujë. Në kalanë e Krujës Skenderbeu ngriti Flamurin Shqipëtarë, flamurin e kuq më shqiponjë të zezë dykrerëshe në mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unë lirinë, ate e gjeta këtu, në mesin e juve". Gjergj Kastrioti arriti të bashkojë të gjithë princat Shqipëtar në qytetin e Lezhës (Lidhja e Lezhës, 1444) dhe ti udhëheqi ata në luftën kundër Turqve.

Gjatë 25 viteve të ardhshme ai luftoi, me forca që rrallë herë kalonin 20.000 ushtarë, me ushtrinë më të fuqishme të asaj kohe dhe arriti që të dal fitues për 25 vjetë të tëra. Më 1450 Ushtria Turke qe e udhëhequr nga vetë Sultan Murati i II i cili vdiq gjatë rrugës duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herë të tjera , më 1466 dhe 1467, Mehmeti i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhëheqi ushtrinë Turke kundër Skenderbeut dhe dështoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujën 24 herë dhe dështoi të 24 herët.

Për një të katërtën e shekullit Skenderbeu ndaloi invazionin Turk në Evropën Katolike.

Pasë vdekjes së tijë më 1468 në Lezhë nga shkaqet natyrore, ushtarët e tijë u bënë rezistencë Turqve për 12 vjetë. Më 1480 Shqipëria definitivishtë u pushtua nga Perandoria Turke. Kur Turqit e gjetën vorrin e Skenderbeut në kishën e Shën Nikut në Lezhë, e hapën ate dhe morrën eshtrat e Skenderbeut për të cilat besohej se sjellin fat. Më 1480 Turqit ndërmorrën invazionin në Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos.

Skenderbeu dhe vepra e tijë nuk mbetën të përmenden vetëm në tokat Shqipëtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do të kishte egzistuar sikur të kishte një udhëheqës sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorë gjithashtu kanë gjetë inspirimin e vetë në mjeshtërinë ushtarake të tijë. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi një vjershë kushtuar Gjergj Kastriotit. Të njejtën gjë bëri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operën e cila titullohet Scanderbeg.

Skenderbeu sot është hero nacional i Shqipërisë. Shumë muzeume dhe monumente janë ngritur në nder të tijë anembanë Shqipërisë dhe në mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut në kalanë e famshme të Krujës.

Marrë nga: Noli, Fan S.: George Castrioti Scanderbeg, New York, 1947


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:14:

OPERAT E HERSHME PËR SKËNDERBEUN

Lista e kompozimeve rrallë të përkryera të Antonio Vivaldit perfshin një opera të titulluar Scanderberg. Kjo opera u vu në skenë për herë të parë në Teatrin Pergola të Firences, Itali më 22 Qershor 1718, e cila ishte dita e rihapjes së këtij teatri që mbetet deri më sot një nga perlat e Firences. Për ate ngjarje Vivaldi pat zgjedhur të nxirrte një opera të tilë si një dëshmi të qëndrimit të Vivladit në botën muzikore në atë kohë. Zgjedhja që bëri Vivaldi pohon ndikimin që kishte heroi popullor Shqiptar mbi kulturën botërore pothuaj 300 vjet pas jetës së tij heroike. Vetëm disa arie të operas së Vivaldit mbesin në Torino, Itali, bashkë me libretin i cili është arshivuar në Bolonjë. Letrat origjinale të shfaqjes jepen më poshtë.


Një tjetër opera e titulluar Scanderberg u kompozua prej kompozitorit frëng të shekullit XVIII Fransua Frankue. Opera u përkrye përpara mbretit Lui XV dhe mbretëreshës Sharlot Leszinka të Francës në Fontenblo më 22 Tetor 1763. E tërë opera ka mbijetuar duke përfshirë originalet dhe rishikimet e libretit dhe pjesëve muzikore. Gjithë këto punime janë të arshivuara në një biblotekë në Paris.

Një opera e tretë për Skënderbeun ka qenë kompzuar prej Bernar Zherme le Konte de Laspede (1765-1805), i njohur si naturalist, politikan dhe muzikant frëng. Megjithëse më shumë i njohur për veprimtaritë e tij politike si President i Senatit Frëng dhe i Kalorsit të Madh të Legjionit të Nderit, Laspede kompozoi edhe pesë opera. Një nga ato ishte titulluar Scanderbeg që u aprovua nga Komiteti i Akademisë Mbretërore të Muzikës më 1875. Sidoqoftë, opera nuk u përkrye, sepse Laspede për ndonjë arësye i shkatërroi materialet e saj.

Kopjet e operave Scanderneg të Vivaldit dhe Frankue gjenden në shumë bibloteka përfshirë atë të Shkollës së Arteve në Universitetin e Bostonit dhe Biblotekën Fan Noli në Boston.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:21:

Helmeta e Skënderbeut dhe Statuja e tij në Tiranë.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:28:

Skulpturë.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:32:

Skënderbeu.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:35:

Portret i tij.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:44:

Dy tablo pikturash nga Nue Gjela.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:47:

Tablo tjetër e Nue Gjelës për Heroin tonë kombëtar Skënderbe.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:51:

Skënderbeu.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 02:57:

Monument i Skënderbeut në Romë.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 03:03:

Skënderbeu.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 03:10:

Një libër mbi Skënderbeun.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 03:16:

Një Libër tjetër mbi të nga autorë të huaj.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 03:23:

Pikturë e një piktori vatikanas për Gjergj Kastriotin në shekullin XVI.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 03:27:

Foto e rrallë e Donika (Arianiti) Kastriotit, gruaja e Gjergj Kastriotit. èshtë foto e një pikture italiane e shekullit të XVI.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 03:30:

Skënderbeu.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 03:37:

Skënderbeu.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 03:56:

Busti i Skënderbeut në Gjenevë.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 04:01:

Skënderbeu.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 04:10:

Skënderbeu.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 04:15:

Pullë shqiptare me Skënderbeun.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 04:19:

Armëroja e Skënderbeut në 1000 lekshin shqiptar.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 04:24:

Helmeta.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 08:15:

Një foto tjetër e helmetës.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 08:23:

Një foto nga doreza e shpatës së Skënderbeut.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 08:29:

Një portret i Skënderbeut.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 08:36:

Hartë e asaj kohe.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 08:41:

Kështjella në Krujë.


Postuar nga amoxil datë 21 Gusht 2005 - 08:47:

Portret.


 
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.