Forumi Horizont | Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Kodi i Da Vincit-Nje fyerje ndaj Kishes, apo dicka qe duhet pranuar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11731)
Kodi i Da Vincit-Nje fyerje ndaj Kishes, apo dicka qe duhet pranuar?
Te nderuar miq te forumit,
Desha te mar mendimin tuaj ne lidhje me librin me te shitur dhe me te perfolur ne bote "Kodi i Da Vincit" nga Dan Brown.
Ky eshte libri i shkruajtur ne baze te nje kerkimi shume vjecar te autorit dhe qe kur e lexon te ben te mendosh qe cdo gje mund te jete e vertete. Po nga ana tjeter shume gjera bien ne kundershtim me Biblen dhe me ato qe kemi degjuar nga predikuesit e fese Katolike.
A mendoni qe ky liber eshte thjehtje nje thurje artistike e shkrimtarit, apo mund te jene te vertet gjithe ato fshehje te kishes Katolike ndaj figurave me kryesore te bibles?
vallaj un e kam lexu para nja tre vitesh , por disa gjera me duken futja kot ,
Citim:
Po citoj ato që tha etniku78?
vallaj un e kam lexu para nja tre vitesh , por disa gjera me duken futja kot ,
Booo c`a i ke bere ti vetes?
Ta kishe ditur as neper mend nuk do ta coje te hapje tema te tilla. Po cdo ti mi goce me keto herezi, me keto blasfemi, sakrilegje a c`a te te them une tjeter.
Nejse me vjen keq per ty se je edhe goce e mire. Ja edhe pak sa ta shohin dishepujt e forumit se e sheh pastaj. Pyes vetem ku do ta syrgjynosin temen kesaj radhe se Letersia eshte "e zene"
.
P.S Shko me vrap te gjesh Ndrion dhe t`i puthesh kryqin qe te shpetosh. Se keq e ke punen.
Hahahahaha Jimmy
Une jam Katolike dhe besoj ne Zot, por nga ana tjeter jam shume pyetesore dhe per cdo gje dua te di Pse, Si dhe Cfare.
Pasi lexova librin fillova te gjykoj qe edhe Jezus Krishti ne fund te fundit eshte idealizimi i nje mashkulli qe jetoi mijra vite me pare, dhe mund te jete nje gje shume normale qe dhe ai te kishte nje mardhenie me nje femer ashtu si paraqitet ne kete liber me Maria Magdalenen.
Madje mendohet qe ne boten njerezore te sotme mund te kete trashegimtar gjenetik te asaj lidhjeje.
Ky liber po perkthehet ne cdo gjuhe dhe per mendimin tim eshte shume me vend qe anetaret e ketij forumi te japin mendimin e tyre lidhur me te.
Ti pyet "Pse? Cfare? Si" ? Ti do qe te diskutosh per Kodin???He he he. Keshtu thua ti...po e di ti cfare thone "shtyllat e krishterimit" ketej rrotull? Ja edhe pak se do e mesosh vet. Kush duron...meson.
Nejse une te dola borxhit. Tani s`kam c`te te them me.
Hajde te qofte per mbare tema po mos harro se Krishti te fal....por jo ca e ca qe i dine me mire keto pune.
Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Ti pyet "Pse? Cfare? Si" ? Ti do qe te diskutosh per Kodin???He he he. Keshtu thua ti...po e di ti cfare thone "shtyllat e krishterimit" ketej rrotull? Ja edhe pak se do e mesosh vet. Kush duron...meson.![]()
![]()
Nejse une te dola borxhit. Tani s`kam c`te te them me.
Hajde te qofte per mbare tema po mos harro se Krishti te fal....por jo ca e ca qe i dine me mire keto pune.![]()
![]()
Mua me ka pelqyer Kodi i Da Vincit, por me i bukur me eshte dukur Angels and Demons. Thriller shume i arritur per mendimin tim.
Me vjen inat qe s'kam arritur akoma te shikoj filmin.
Tani une nuk do thoja qe Kodi duhet "pranuar" po sigurisht qe do e rekomandoja per tu lexuar. Kishes s'ka pse ti duket ofendim sepse libri eshte ne kategorine Fiction, dhe s'ben ndonje dem te kesh nje kendveshtrim tjeter mbi fene, plus qe nuk po veteshpallet si liber historik.
Per ato qe e besojne me rigorozitet Biblen mbase edhe i tundon pak besimin e tyre, megjithese te ishte per mua edhe Biblen, Kuranin dhe librat e tjere fetare do i fusja ne fiction
Ajo ideja e Illuminati me duket shume terheqese. Te jete e vertete? Per mendimin tim edhe mundet.
Kisha po te doje ka libra me "fyes" se kete per tu marre me to. Kam lexuar nje liber nga nje kendveshtrim feminist (shkruajtur vite para Kodit) ku ajo shoqja shprehej qe Kisha duhet te falenderoje profesionin e prostitutave ne vecanti qe i mesuan Jezusit artin e seksit
. Pra ideja qe Krishti e ka bere
s'eshte ndonje gje e re. Perkundrazi Dan Brown plasi duke u hedh ne gjyqe nga persona qe thojne se i ka vjedh idete e tyre te publikuara me perpara ne libra te tjere me te njejten tematike.
Personalisht do e rekomandoja per ta lexuar, por do isha kundra idese qe libri te merret "literally" ne teresine e tij dhe te perdoret si argument anti-feje. Nuk duhet harruar qe eshte fiction. Eshte thjeshte nje liber qe te jep nje ide me shume, te ben me "open-minded" dhe te argeton mjaft gjate leximit.
Nuk e kuptoj pse duhet te besojme kaq shume ne cibilizmin e Krishtit, kur sipas bibles Maria Magdalene ishte gjithmone e pranishme ne shumicen e momenteve kyce gjate jetes se Jezu Krishtit.
...
Librin e kam lexuar, dhe duke qene se subjekti i librit ose tematika eshte nje fushe qe me terheq (intrigat, pushtetet, komplote etj) me ka pelqyer.
Mgjt po ta marresh ne permbajtje, ka gjera qe nuk duheshin thene, pasi ofendojne 1/5 e popullates se globit, dhe kjo nuk eshte pak. Fakti qe kemi lirine e shprehjes dhe mendimit te lire, nuk duhet thene qe duhet te abuzojme me ate.
Mendoj se publiciteti me i madh i ketij libri (dhe filmit) iu be nga vete kisha, e cila doli me deklarata duke i thene njerezve te bojkotonin filmin. Ky qe nje gabim i rende, pasi shprehja "Ligjet jane bere per tu thyer" vlen dhe per keshillat apo urdhrat qe vine nga autoritetet fetare (te kujtdo feje qofshin), eshte ne natyren e njeriut, madje po ta marrim dhe nga preardhja fetare, qe vete Eva qe kundershtoi urdhrin e Zotit per te mos ngrene frutin e ndaluar , trashegim gjenetik do thoja.
Filmin nuk e kam pare, por ne disa komente ne internet, thuhet qe shum fraza nuk jane njesoj si ne liber, per te mos patur konflikte apo per te mos shkaktuar probleme me fene katolike dhe besimtaret e saj.
Pershendetje
Kodin e kam lexuar, po ashtu kam ndjekur filmin. Filmi sigurisht te dhuron shume me pak emocione se libri, mbase nga ndryshimet qe ka patur. Duhet te them se si njeri, si tjetri nuk jane vepra qe meritojne gjithe debatet apo zhurmen qe kane shkaktuar.
Kam mendimin se ndonje gje eshte pasqyruar sakte, psh mbledhja e unxhinjeve me vota
Per sa i perket marredhenjeve te Jezu Krishtit, sigurisht qe do ishte normale po te kishte patur, po aq normale sa do ishte po mos te kishte patur. Çeshtja eshte se te gjithe profeteve me te famshem i dihen anetaret e familjeve edhe me emra, e jo mo te mos dihej a ka patur grua dhe femije apo jo Jezu Krishti!!!!
Da Vinçi ka qene gjeni, sigurisht qe veprat e tija duhet te kishin diçka te veçante dhe ky miku respekton ate thenjen qellimi justifikon mjetet, pra ja fut kot per nje figure si Krishti, per te bere vepra intriguese dhe qe do bejne te flitet. Po ashtu si Hollywood, qe s'ka skrupuj. Mjafton qe te kete fitime, pa he ndjenjat e miliona njerezve.
Shkurt, ka vertet shume vepra cilesore dhe autore cilesore per te cilet vertet ja vlen te diskutosh,aty Kodi i Da Vinçit nuk ka vend
une e kam lexuar librin,eshte me te vertet i mrekullueshem.medoj qe shume gjera te thena nga autori jane te vertet. krse ti xhimi bashkuhu me mire me kryqezaten antikod te shpallur nga kryepeshkopi i greqis
Citim:
Po citoj ato që tha Kela
Hahahahaha Jimmy![]()
![]()
Une jam Katolike dhe besoj ne Zot, por nga ana tjeter jam shume pyetesore dhe per cdo gje dua te di Pse, Si dhe Cfare.
Pasi lexova librin fillova te gjykoj qe edhe Jezus Krishti ne fund te fundit eshte idealizimi i nje mashkulli qe jetoi mijra vite me pare, dhe mund te jete nje gje shume normale qe dhe ai te kishte nje mardhenie me nje femer ashtu si paraqitet ne kete liber me Maria Magdalenen.
Madje mendohet qe ne boten njerezore te sotme mund te kete trashegimtar gjenetik te asaj lidhjeje.
Ky liber po perkthehet ne cdo gjuhe dhe per mendimin tim eshte shume me vend qe anetaret e ketij forumi te japin mendimin e tyre lidhur me te.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Me fal qe pyes, por cfare fakti apo argumenti te beri aq shume pershtypje sa te mbushi me pyetje dhe te beri te vesh ne diskutim ate qe kishe besuar deri tani?
Te besh pyetje dhe te ngresh hipoteza eshte mire por atyre i jepen pergjigje apo kthehen ne teori vetem atehere kur ka disa argumenta mbrapa tyre dhe jo nje imagjinate e cila duhet ta pranoj qe mua me ka mahnitur shuuume.
Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86
Pershendetje
Kodin e kam lexuar, po ashtu kam ndjekur filmin. Filmi sigurisht te dhuron shume me pak emocione se libri, mbase nga ndryshimet qe ka patur. Duhet te them se si njeri, si tjetri nuk jane vepra qe meritojne gjithe debatet apo zhurmen qe kane shkaktuar.
Kelakamvatemnji pyetje per ty : Cili eshte mendimi yt per rrotullat e detit te vdekur dhe pse jane mbajtur te fshehura prej shume kohesh?
Citim:
Po citoj ato që tha Kela
Ingmetalboy, nje liber i tille eshte i bazuar ne nje kerkim shume vjecare dhe vetem po te jesh i verbuar nga thenjet e bibles se per ndryshe do te te beje pershtypje dhe do te mbushe me pyetje.
Citim:
Po citoj ato që tha Kela
Per mendimin tim shkencat egzakte kerkojne qe cdo hipoteze te vertetohet dhe te kthehet ne teori, ndersa ato shoqerore sic eshte historia s'kane nevoje per teori.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Une vertet mbaj syze por i mbaj qe te shoh me mire ndaj dhe nuk mbushem me pyejte sic thoni ju ne momentin e pare. Vertet qe Kodi me beri pershtypje dhe ne momentin e pare me bere te pyesja veten, por eshte mire mos ndalesh vetem ne ate pike. Bej ca kerkime te vogla vete ne internet dhe do te gjesh plot fakte interesante. Te kesh nje mendje kritike nuk do te thote te hesh mendje lehte. Nqs nuk ma merr me te keq, beju me e vendosur ne ato qe beson.
Historia eshte vertet shume subjektive, por kjo nuk do te thote qe dikush mund te abuzoje me te duke e shnderruar si te kete qef.
Te ftoj te me tregosh me shume per ato qe te kane bere kaq shume pershtypje ne kete liber.
Me respekt ingmetalboy.
Nuk eshte as i pari as i fundit.
Kodi i DaVincit eshte nje liber dhe film i trilluar dhe shume interesant
Besimi i krishtere eshte i mbeshtetur mbi ate qe thote Bibla si liber i frymezuar nga Perendia dhe eshte e qarte deshmia e atyre qe ishin me Jezusin si Mateu, Gjoni dhe qe deshmuan ate qe gjendet ne Bibel.
Libra te tille nuk jane te paret as te fundit, pasi qe ne fillimin e kishes kane dale njerez qe kane shpifur dhe trazuar ata qe nuk e kane njohur te verteten. Kjo eshte fatkeqesi qe dikush te njohe Krishtin dhe Biblen nga kendveshtrimi i nje banori te shekullit XXI dhe jo te atyre qe ishin me Krishtin.
Ky liber jo vetem qe shpif dhe ndryshon mjaft te dhena Biblike dhe te historise se Kishes por ne te ka dhe gabime te mirefillta historike per te cilat shpresoj qe historianet do te ngrejne zerin nje dite.
Por Fjala e Zotit thote:
Isa 40:7 Bari thahet, lulja fishket, kur Fryma e Zotit fryn mbi të; me siguri populli nuk është veçse bar.
Isa 40:8 Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë".
Bariu.
Djema dhe vajza
libri i Kodi i DaVincit, dhe filmi madje dhe Angels and demons me kane bere shume shume pershtypje. jane te realizuar kaq bukur,dhe me nje imagjinate kaq interesante ,ngjarje kaq te papritura dhe teorira qe te njallin kureshtjen,por ata qe kane lexuar Biblen dhe dine mire mesazhin e saj e dine fare mire qe filmi ashtu si dhe libri jane pjese e imagjinates se autorit.
ciao
Nuk e di perse duhet te behej kaq shume zhurme per nje liber....
Eshte nje liber shume i bukur une i kam lexuar ne fakt filmin nuk kam arritur ta shikoj akoma por me ben pershtypje sa shume i preukupojne besimtaret mendimet e nje personi te vetem.....imagjinata e nje njeriu leviz nje popull te tere....perse ?
Mos ndoshta nuk jane te sigurte ne ate qe besojne ?
Por darma ti sapo e the
imagjinata e nje njeriu leviz nje popull te tere...nje popull i tere di mbi Kodin. Personalisht nuk do te doja qe njerezit te lexonin gjera te paverteta mbi Jezu Krishtin ku mbi kete figure ne fund te fundit varet dhe shpresa ime.
Pastaj sesi e shprehin njerezit kete keqardhje varion kaq shume...
Citim:Asnjeri nuk eshte i sigurt ne ate qe beson,jeta ka surpriza te cilat detyrojne ndryshimin e mendimeve te besimit. Frika dhe fantazia pushton gjithcka. Asnjeri nga ne s'e jetoi Krishtin , ishte njeri si ne me disa veti me te zhvilluara apo Perendi????????? Fakti qe jemi te krijuar nga dikush apo dicka ne baze te llogjikes sikur pranohet ,por se cfare eshte se ku eshte vendim i veshtire , shume i veshtire??????????????? Bota ndahet ne shume lloje fesh,dhe te gjithe kembengulin ne te tyren,ka qe besjne tek lopa (sot ne ditet tona)ka qe besojne tek zjarri,Allau,Krishti,Buda, baba Tomorri,baba Dauti etj...etj... Nje ENIGEM e vertet dhe me e madhia ne gjitha koherat e njerezimit, ndaj un me mire them beso tek vetja jote e mos u lesho se te morri lumi.Mendime te lira,nuk poshteroj,percmoj as ofendoj asnjerin!
Po citoj ato që tha darma
Nuk e di perse duhet te behej kaq shume zhurme per nje liber....
Eshte nje liber shume i bukur une i kam lexuar ne fakt filmin nuk kam arritur ta shikoj akoma por me ben pershtypje sa shume i preukupojne besimtaret mendimet e nje personi te vetem.....imagjinata e nje njeriu leviz nje popull te tere....perse ?
Mos ndoshta nuk jane te sigurte ne ate qe besojne ?
per mua ky liber eshte shume bindes per vete faktin se kisha nuk eshte aspak e qarte ne predikimet e saj njehere e nxjerre krishtin profet njehere bir te zotit njehere vete zotin, sa sdi ca te besoj tjetri pasaj me historin e saj intrigante qe papat vrasin njeri tjetrin per pushtet me vrasjet e shtrigave me gjyqet e inkuizicionit me indulgjencat qe shiste parajsen me copa ofrusit me te mire pra mua me duket sikur ofendimi me i madh qe i behet kishes eshte cenimi i te ardhurave te saj se libri me shitur ne bote bestselleri me madh eshte "bibla" libri i zotit . pra duket qarte papa i mbuluar me ato florinjte e tij dhe ato komoditetet qe ka vete ndesh me vete parimet qe ka.
per tu kthyer tek tema une nuk shikoj ndonje gje te gabuar edhe sikur krishti te kete qene i martuar pasi te gjithe profetet e tjere kane qene te martuar.
por ne te vertet ky liber tregon se krishti ishte vec nje profet dhe jo nje bir zoti sic na e servir neve kisha sepse martesa dhe pasardhesit e tij do te hidhnin poshte shenjterin e tij, dhe si pasoje e kesaj kolapsin e te ardhurave te kishes pra jane parate te shenjta per kishen e jo krishti.
prandaj une besoj me shume nje romani sesa kishes INTRIGANTE.
Bibla dhe ??
Eshte e vertete qe Bibla eshte libri me i shitur ne bote dhe kjo jo pa arsye te forta pasi edhe pse jemi pjese e nje bote qe cdo dite e me teper prishet ne kemi nje liber ku mund te gjejme parimet e Krijuesit per jeten dhe vlerat e saj si liber jane me te vertete te medha.
Fatkeqesisht kisha te ndryshme, pape te ndryshem ne kohe te ndryshme kane dhene nje mesazh negativ por ju lutem mos harroni se ka miliona te krishtere qe jane nje deshmi e mire dhe nje deshmi e ndryshimit qe ka sjelle Krishti ne jeten e tyre dhe me ane te Fjales se Perendise Bibles.
Megjithate kur thua se ky roman te duket i vertete, me ke e krahason ate informacion qe gjendet aty?
Kur lexojme Biblen kemi parasysh se aty eshte fjala e profeteve qe Zoti u dha atyre dhe fjala e apostujve te Krishtit qe ishin me te si deshmitare okulare. Megjithate persona si autori i Kodit 2000 vjet me vone dalin dhe ju thone njerezve se ata qe ishin me Krishtin nuk e dinin te verteten por ai e di. Kush eshte me i besueshem ai qe eshte deshmitar okular apo ai qe vjen 2000 vjet me vone?
Nese kisha dhe papa ju kane ngaterruar, ndjej keqardhje dhe kjo jo se jam i krishtere Ungjillor dhe dua te nenevleresoj ata.
Por merr kohe per te lexuar Biblen vete per te zbuluar cfare thote ajo.
Ka edhe shembuj te mrekullueshem si nene Tereza, lavdi Zotit per ta.
Me respeket:
Bariu.
Bari fyelli ka shume vrima, ti ne nje se ne nje e mban gishtin, bej dicka tjeter te lutem pastaj na thuaj me respekt. Kush do te dije per biblen te lexoje me qindra mesazhe dhe diskutime qe keni bere. e bete forumin replay te mesazheve e bete.
Me vjen keq.
Me vjen keq nese ato qe une kam shkruar jane te bezdisshme.
Por dua te sigurohem qe pike se pari jane nga Bibla dhe te verteta.
Jane shpesh perseritje pasi shpesh rishfaqet i njejti opinion apo pyetje.
Si i Krishtere une kam deshire te pergjigjem me nje pergjigje Biblike dhe jo opinone njerezore kur vjen fjala per ate qe thote Bibla.
Gjithe te mirat:
Bariu.
Qekur ka dale libri, eshte thene qe eshte liber fiction, qe ne shqip perkthehet , trillim. Atehere perse kaq shume zhurme per nje liber fiction? Cfare frike ka Kisha???
Mua me ka pelqyer si liber, vetem ne disa pjese te librit fillon te marri tiparet e nje libri historik, dhe behet pak i merzitshem. Mbi te gjitha, ishte liber mbreselenes.
Citim:darma citoi: ...imagjinata e nje njeriu leviz nje popull te tere....perse ?
Po citoj ato që tha cine
une nuk shikoj ndonje gje te gabuar edhe sikur krishti te kete qene i martuar pasi te gjithe profetet e tjere kane qene te martuar.
por ne te vertet ky liber tregon se krishti ishte vec nje profet dhe jo nje bir zoti sic na e servir neve kisha
prandaj une besoj me shume nje romani sesa kishes INTRIGANTE.
Re: Kodi i Da Vincit-Nje fyerje ndaj Kishes, apo dicka qe duhet pranuar?
Citim:
Po citoj ato që tha Kela
Te nderuar miq te forumit,
Desha te mar mendimin tuaj ne lidhje me librin me te shitur dhe me te perfolur ne bote "Kodi i Da Vincit" nga Dan Brown.
Ky eshte libri i shkruajtur ne baze te nje kerkimi shume vjecar te autorit dhe qe kur e lexon te ben te mendosh qe cdo gje mund te jete e vertete. Po nga ana tjeter shume gjera bien ne kundershtim me Biblen dhe me ato qe kemi degjuar nga predikuesit e fese Katolike.
A mendoni qe ky liber eshte thjehtje nje thurje artistike e shkrimtarit, apo mund te jene te vertet gjithe ato fshehje te kishes Katolike ndaj figurave me kryesore te bibles?
Kodi I da vincit eshte nje liber qe per mendimin tim eshte shkruar thjesht per te fituar fame.Feja eshte dicka e paster e drejtuar kunder disa gjerave qe per shoqerine mund te duken te drejta ,por qe net e vertete nuk eshte aspak keshtu.Krishti erdhe ne toke per ten a dhene shpetimin dhe nuk kurseu as jeten e vet per kete.Ai erdhi ne toke si njeri per te qene me prane nesh she I barabarte me ne gjithashtu.Mosmirenjohja e tepert dhe teorite e pabaza qe paraqiten ndaj tij ne Kodi e Da Vincit jane mese te papranueshme.Bibla eshte prova me e rendesishme qe verteton se Kodi I da vicit eshte thjesht nje genjeshter.Nuk duhet te kapemi aspak pas gjerave te tilla.Une di qe Da Vinci ne vitet e fundit te jetes se tij ndihej shume keq si pasoje e konkurrence ne Mikelanxhelon I cili qe shume me I rid he me I talentuar se ai,mendoj se kjo e ka shtyre te beje nje picture te atille ku Krishti paraqitet perkrah Maria Magdalenes thjesh per te lene gjurme duke qene se fama e tij po shuhe nga dita ne diteIsu Krishti eshte Zoti dhe per kete nuk ka vend per diskutim.
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.