Forumi Horizont | Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Tirana (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=137)
Tirana
Duke bere kete postim te pare per qytetin e Tiranes ne kete miniforum, ju ftoj te gjitheve te shkruajme mbi historikun, monumentet kulturore, zakonet, traditat, figurat e shquara te vendit tuaj te lindjes per te pasqyruar me qarte kulturen dhe vlerat e vendit tone...
Monumente me rendesi historike ne Tirane
Disa monumente me nje rëndësi te madhe historike në Tiranë jane kështjellat e Ndroqit, Prezës, Petrelës dhe kalaja që ndodhet në qytet.
Të katër kështjellat, ose ajo që mbetet nga to, ndërtimin e parë e kanë pasur në periudhën romake në shekujt II-IV pas Krishtit. Arsyet e ndërtimit të tyre ishin sepse ato ndodheshin pranë rrugëve të rëndësishme, si via Egnatia apo degëzime të saj. Pas rrënimit të mëvonshëm ato kanë filluar të rindërtohen në Mesjetë mbi themelet e vjetra.
Kalaja e Ndroqit ngrihet në lartësinë 387 metra mbi nivelin e detit. Ajo filloi të rindërtohet në shekujt XIII-XIV duke shërbyer si seli e feudalëve shqiptarë, kundër rivalëve vendas dhe pushtuesve të huaj. Nuk dihet se ç’rol ka luajtur në kohën e Skënderbeut, por pas vdekjes së tij, pushtuesit osmanë i dhanë rëndësi kalasë së Ndroqit, pasi nëpërmjet saj vëzhgonin Durrësin që ndodhej nën sundimin e Venedikut. Pas rënies së Durrësit në vitin 1501, Ndroqi e humbi rëndësinë e tij. Por e rifitoi atë përgjatë anarkisë feudale që përfshiu Shqipërinë gjatë shekullit të XVIII, duke shërbyer përsëri si seli e fudalëve lokalë. Sipas pohimeve të vendasve, të cituar nga Hani, porta e kështjellës dhe shtëpia ngjitur me të ishin rindërtuar nga Ali Pashë Tepelena. Ashtu si gjithë kalatë e tjera, në shekullin e XIX kalaja Ndroqit humbi përfundimisht rëndësinë e saj ushtarake dhe pësoi dalëngadalë rrënimin përfundimtar, dhe tani atje mund të shikosh veçse pjesë të mureve të kështjellës së dikurshme. Makina mund të shkojë deri në gjysmën e rrugës për në kala, dhe pastaj ngjitja në këmbë nuk është e lehtë. Prandaj vizitoret e vetme janë antenat e AMC.
Kalaja e Prezes
Kalaja e Prezës zotëronte pjesën veriore të fushës së Tiranës, kontrollonte rrugë me rëndësi ushtarake dhe ekonomike dhe përbënte pikën e komunikimit vizual midis kalave të Durrësit, Krujës dhe Petrelës. Kështjella ngrihet në një terren fushor dhe ka në qoshe katër kulla rrethore, të cilat i bashkon muri mbrojtës. Kalaja duhet të jetë rindërtuar në fillim të shekullit XV, nga Topiasit që ishin zotëruesit e kësaj fushe. Por ajo duhet të jetë braktisur shpejt nga Skënderbeu dhe të tijtë si kala që nuk mund t’i rezistonte rrethimeve të gjata. Pas rënies së Krujës osmanët bënë një farë rindërtimi, dhe ndërtuan edhe një xhami mbi portë. Kulla e Sahatit duhet të jetë ngritur gjatë viteve 1800-1850.
Në vitet 1937-8, në kala u bënë punime me qëllim që ajo të kthehej në vend turistik. U ngrit 1m muri perëndimor në gjithë gjatësinë e tij. Kulla veriore u përdor për kafe. U ndërtuan shkallët e gurta për t’u ngjitur në majë të kësaj kulle të shtruar me beton. Klubi i ndërtuar që në atë kohë funksionon edhe sot. Në vitin 1966 në kala u kryen punime restaurimi. Dëmin më të madh, kalaja e ka pasur nga vetë shteti, i cili në vitin 1996 autorizoi ngritjen e antenave të AMC brenda territorit të saj.
Kalaja e Petreles
Kalaja e Petrelës ndodhet në juglindje të Tiranës mbi një kodër shkëmbore që kontrollonin kryqëzimin e rrugëve me rëndësi ekonomike që kalonin këtej që në kohët e lashta. Pas ndërtimit të parë të periudhës romake, Petrela mori një rëndësi të veçantë në shekullin XI, në luftimet ndërmjet normanëve dhe bizantëve. Në shekullin e XV, Petrela ishte kështjella e parë pas Krujës e cila rrethohet dhe çlirohet nga Skënderbeu. Sikurse tregon Barleti, kjo ndodhi sepse kontrollonte rrugën më të mundshme të inkursioneve osmane. Në këtë periudhë Petrela hyn në kategorinë e qyteteve të vegjël. Aty banonte motra e Skënderbeut, Mamica, së bashku me familjen e saj. Kështjella e Petrelës ishte një nga qendrat që i bënë ballë pushtimit osman deri në vitet e fundit të jetës së Skënderbeut.
Në vitin 1968, në kala u kryen punime konservuese dhe në vitin 2001 falë një financimi të komunitetit europian u krye edhe asfaltimi i rrugës.
Kalaja e Tiranes, Mozaiku i Tiranes, Kulla e Sahatit
Ashtu si kështjellat e sipërpërmendura edhe Kalaja e Tiranës së pari është ndërtuar në periudhën romake, në shekujt II-IV pas Krishtit. Me pas kalaja u rindërtua dhe ka shërbyer si seli e sundimtarëve të Tiranës, duke u quajtur Kulla e gjatë. Kjo traditë u ruajt edhe më vonë: brenda murit të mbetur të kalasë është ndërtuar shtëpia e Toptanasve dhe më pas aty pranë pallati i priceshave.
Mozaiku i Tiranës ndodhet në fund të rrugës “Naim Frashëri”. Ai u zbulua në vitin 1972, gjatë ndërtimit të një blloku pallatesh. Mozaiku ka qenë vendosur në një ndërtesë të shekullit të III, e cila në shekullin VI është kthyer në kishë. Mozaiku është një nga zbulimet më me vlerë në Tiranë dhe tërheq vëmëndjen e mjaft vizitorëve të huaj.
Kulla e Sahatit filloi të ndërtohet në vitin 1822 dhe përfundoi në vitin 1830. Ai është shembulli më i spikatur, por jo i vetëm, i ndërtimeve në Tiranë, me fondet e komunitetit. Në vitin 1928 kulla u rrit edhe 5 m dhe shteti shqiptar bleu një sahat të kohës në Gjermani. Çdo studim urbanistik për kryeqytetin gjate te tera koherave, ka marrë parasysh, së pari, kompleksin xhami Sahat qe perbejne nje nder shume prej pamjeve te bukura qe ka Tirana.
Disa monumente te tjera kulturore mbi Tiranen
Xhamia e e vjetër është ndërtuar në shekullin e XVII, pikërisht në vitin 1614. Ajo shënon simbolikisht fillesën e qytetit të sotëm të Tiranës, pasi bashkë me të u ndërtua edhe një furrë dhe një hamam duke startuar në një farë mënyre jeta qytetare. Ky monument i rrallë rezistoi për 330 vjet, u dëmtua rëndë në nëntorin e ‘44-s dhe rrafshua në vitin 1945. Në 29 nëntor 1949, pikërisht aty u ngrit monumenti Partizanit të Panjohur.
Xhamia e Et’hem Beut filloi të ndërtohej nga i ati i tij Molla Beu në vitin 1789. Punimet u ndërprenë nga lufta që bëhej për zotërimin e Tiranës dhe, atë e përfundoi në vitin 1821 Et’hem Beu. Për dy vjet rrjesht është punuar për dekoracionet e mrekullueshme të cilat u bënë nga mjeshtrit më të mirë shqiptarë.
Për vetë rëndësinë e saj, në xhami janë kryer punime të herëpashershme. Përpara rreth një viti, xhamia iu nënshtua një restaurimi të ri në sajë të fondit të dhënë nga familja Morina, përkujdesjes së Bashkisë së Tiranës dhe Institutit të Monumenteve.
Ura e Tabakëve dhe ura e Terzive (sot e shembur) janë ndërtime të kryera me kontributin e komunitetit në gjysmën e dytë të shekullit XIX. E shpallur Monument kulture që përpara viti ’90
Ndërtesa historike ku u ngrit Flamuri dhe u shpall pavarësia me 26 Nëntor 1912, dhe ku gjithashtu u vendos qeveria që shpalli Tiranën kryeqytet të përkohshëm, në 11 shkurt 1920, ndodhet në sheshin që sot quhet “Sheshi Flamurit”.
Selia e parlamentit shqiptar në vitet 1921-24 dhe më vonë Pallati Mbretëror, ka qenë pikërisht në ndërtesën ku sot ka selinë Akademia e Shkencave.
Në 15 qershor 1994, sheshi përpara kësaj ndërtese mori emrin “Fan Noli” dhe në 11 shkurt 1998, aty u vendos monumenti i tij
Në vitet 1925-39 selia e Parlamentit u zhvendos pranë qendrës së qytetit. Kjo ndërtesë me rëndësi historike, në regjimin komunist u kthye në Teatër Kukullash
Në vitet 1929-31, brenda dy vitesh u ngritën kompleksi i ministrive dhe godina e Bashkisë e cila u hodh në erë vitin 1980 për t'i lënë vendin Muzeut Kombëtar
hej mire e keni qe tregoni historine e tiranes, por po patet mundesi renditini gjerat sipas viteve dhe mos harroni te flisni per vitet e demokracise, ngritjen e kioskave shembjen e kioskave, ngritjen e lokaleve dhe diskove moderne prej betoni shembjen e tyre, dhe kush flet nga tirana te na tregoje vendet me te frekuentuara tani nga rinia. flm
A e dini se...?
Sot eshte 11 Shkurt dhe ne kete date te vititt 1920, qeveria qe doli nga Kongresi i Lushnjes, vendosi qe Tirana te shpallet kryeqyteti i Shqiperise. Kjo ngjarje luajti nje rol te rendesishem ne zhvillimin e metejshem te qytetit. Tirana ne ate kohe kishte 17 mije banore dhe vetem dy lagje ekzistuese, ajo e ''Bamit'' dhe e ''Mujos'' te cilave ju shtuan edhe shume lagje te tjera. Ne vitin 1789 nisi te ndertohej xhamia e Ethem Beut (eshte folur per te me siper), qe ruhet edhe sot e kesaj dite si monument kulture ne sheshin ''Skenderbej'' dhe me vone ne vitin 1830 u ngrit ''Kulla e sahatit''
Per _N.B.K_ dhe per shume te tjere te interesuar mbi Tiranen sot...
Citim:
Po citoj ato që tha _N.B.K_
hej mire e keni qe tregoni historine e tiranes, por po patet mundesi renditini gjerat sipas viteve dhe mos harroni te flisni per vitet e demokracise, ngritjen e kioskave shembjen e kioskave, ngritjen e lokaleve dhe diskove moderne prej betoni shembjen e tyre, dhe kush flet nga tirana te na tregoje vendet me te frekuentuara tani nga rinia. flm
Kryeqyteti i Shqipërisë ngjitet në qiell
Shqipëria, për shumë evropianë, mbetet thjesht një njollë në hartë. Por, në të vërtetë, është krejt ndryshe, për sytë e autorit të shkrimit. Kryeqyteti i saj, Tirana, që mban gati çerekun e popullsisë së Shqipërisë, është duke u ngjitur në lartësi, dhe po tregon prirjen e një qyteti, për shkak të zhvillimit, ndryshe nga e gjithë Evropa Juglindore. Kjo e ka rritur respektin e shqiptarëve për Tiranën dhe pragmatizmin për jetën e tyre të ardhshme
Pragmatizmi modern në Tiranë
Martin Ëolker
Pak më shumë se një dekadë pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, në mëndjet e shumë njerëzve, Shqipëria mbetet ende pak a shumë një njollë e panjohur në hartë. Njoftimet për kontrabandën, tregun e qënieve humane, skemat piramidale dhe konfliktet e vazhdueshme politike, kanë fshehur në një farë mënyre të gjithë zhvillimet e Shqipërisë nga një pikpamje më e përgjithshme. Por, Tirana, ndërkohë është duke eksperimentuar lulëzimin e një modernizmi liberal, i cili është duke e kthyer kryeqytetin e Shqipërisë në një lloj qëndre rajonale.
Kafja në Sky Toëer (Mbi Vodaphone) në afërsi të qendrës së Tiranës nuk është hapur ende për punë. (tashme eshte hapur pas 30 tetorit 2003). Por, unë jam me fat, që më lejojnë që të shikoj një pamje të metropolit shqiptar nga ky restorant modern. E panorama, që merret nga kati i 16-të, të jep disa ide mbi lidhjen mes ndryshimeve sociale dhe zhvillimit urban të këtij vendi. Gjatë 12 viteve që nga kolapsi i rrugës së socializmit të Enver Hoxhës, popullsia e Tiranës është rritur katër herë. Dhe sot, një e treta e vendit, është duke jetuar në Tiranë. Ndërsa, gjithkund qytetet e mëdha botërore përballen me nivele të tilla të urbanizmit që tentojnë të shkatërrohen dhe që përpiqen që të kufizojnë varfërinë dhe mizerien që zgjerohet egërsisht në lagjet e varfëra të periferisë; Tirana ka zgjedhur një rrugë tjetër. Qyteti ka vendosur që të ngjitet sipër, ashtu si ka ndodhur kryesisht në disa vende të Azisë që kanë jetuar bumet, krahasimisht ndryshe me vendet post-socialiste të Evropës juglindore, ku që nga Ljubljana në Shkup dhe nga Prishtina në Sofie, liria e re e fituar shprehet me breza të vegjël ndërtimesh, monotonë, të shtëpive të ulta, që duken në një farë mënyre, përgjigjja e Ballkanit për shtrirjen periferike të Amerikës.
Rritja në lartësi është çelësi
Deri në ndryshimin e sistemeve në Shqipëri, jeta në ndërtesat e larta ishte e rezervuar, vetëm për pak vizitorë të huaj. Hotel Tirana e ndërtuar në vitin 1979, në sheshin Skëndebej, ishte struktura e vetme e qytetit, që kishte më shumë se 10 kate. Sot ka gati rreth 200 ndërtesa, të cilat kanë të paktën 10 kate më shumë brenda limiteve qytetare; por askush sot nuk e di numrin e saktë.
Nga Kafja në Sky Toëer është një pamje e mirë e residencës së shkuar e njeriut, që e mbajti këtë vend në një dorë të hekurt që nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, i cili ligjëroi një vetëpërmbajtje strikte dhe socialiste për ti provuar popullit të tij se dogma e tij “e pastër” ishte rruga e drejtë për të shkuar. Enver Hoxha vetë jetonte në një ndërtesë dy katëshe, në një vend që ishte një kuartier qeveritar, pjesë e residencës së tij, krejt i izoluar nga njerëzit. Në fakt, krahasuar me nëntë metër katror hapësirë banimi, që ishte e lejuar për çdo qytetar, duhet thënë se për të kishte shumë dhoma. Sot qeveria përdor një pjesë të residencës së tij për godinë pritje. Ndërkaq, pjesë të ndërtesës sot mbajnë një shkollë private dhe një restorant Fast-food. Direkt pas saj sapo kalon rrugën nga shtëpia e Liderit të Madh, jeta bashkëkohore e rinisë duket se mblidhet në Pub Coëboy Manhatan. E cila duhet thënë se është ngritur në një nga vendet që rrethonin shtëpinë e Hoxhës dhe ku më tej edhe një kafe me tarracë, e kanë kthyer këtë vend, në pjesën që ka frekuentimin më të madh në Tiranë.
“Në ditët tona të rinjtë ulen nëpër kafe dhe bisedojnë. Lekët janë e vetmja gjë për të cilën flasin”, më flet një lektor universiteti, i cili ka mbajtur vetë familjen edhe në kohën e Enver Hoxhës. Citatet nga udhëheqësi shqiptar duket se e kanë ndjekur për të gjithë jetën. Nuk ishin të gjithë gjërat e këqia në atë kohë, thotë ai. Çdo cep i vendit ishte i kultivuar, ndërsa është luftuar me shumë sukses analfabetizmi dhe barazia e sekseve ishte arritur në të gjitha nivelet.
Ndërsa, një grua e diplomuar, që i ka plotësuar një pjesë të studimeve të tij jashtë shtetit pas fundit të rregjimit të Enver Hoxhës konfirmon se: gruaja kishte në përgjithësi një nivel edukimi shumë të lartë. Ndërsa, partneri i saj më përball me disa pyetje retorike njëra pas tjetrës, që marrin shkak me vizitën time në Kosovë. Në të vërtetë, unë kurrrë nuk kam intervistuar ndonjë shqiptar në shoqëri të gruas së tij. “A i merrnin ata gratë me vete kur kishin dreka me ju perëndimorët? Natyrisht jo! Dhe kjo është diferenca me ne.”Populli i Tiranës e percepton Kosovën dhe pjesën shqiptare të Maqedonisë Perëndimore, si shumë provinciale dhe tepër të ngadaltë, në zhvillimin e tyre social.
Urbanizim me urdhër
A çon kjo në konkluzionin se socializmi i Hoxhës, ndërsa e dërgoi vendin në një shkatërrim ekonomik, në të njëjtën kohë përgatiti platformën për modernizimin e tij liberal?
Po ose jo, është përgjigja e Ylli Pangos, drejtorit të Institutit për Psikologjinë Sociale në Universitetin e Tiranës. ”Ne jemi krenarë, por ne nuk mund të mbijetonim mbi të”, është ajo çfarë ai, përmbledh nga situacioni i kohës së vjetër. Pas ndryshimeve, ikjet masive nga fshati, ju bashkuan si çudi të gjithë Tiranës. Kryeqyteti, u bë një qendër tranziti për të gjithë ata, që nuk mund të jetonin më në fshat dhe duhet thënë se në këtë masë ishte e gjithë popullsia. Emigracioni organizohej nga Tirana dhe më tepër në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Qyteti pësoi eksperiencën e një rritje kaotike; kur në vitin 1997 vendi është kapur nga një valë kolektive protestash, e cila është përhapur në të gjithë vendin kundër shfaqjeve të qeverisë dhe vetëm, kur kryebashkiaku i ri Edi Rama, ka marrë punën në zyrën e tij dy vjet më parë, gjërat duken se janë qetësuar përsëri. Ky kryebashkiak heterodoks (që mendon krejt ndryshe), ish lojtar basketbolli dhe artist, që në fillim ka vendosur këmbënguljen pakompromis për të vënë idenë e tij për këtë urbanizim të gjallë. Dhe, vetëm me sukses. Ai personalisht ka projektuar lyrjen shumëngjyrëshe të fasadave, të cilat janë aplikuar shumë nëpër Tiranë tani dhe që i kanë dhënë pamje qytetit. Kjo ka qenë arsyeja, që popullsia e Tiranës e ka më shumë sensin e përgjegjësisë kolektive në drejtim të mjedisit urban, që virtualisht është e pakrahasueshme me këdo nga komunitetet e Evropës Lindore.
“Eshtë e vërtetë, njerëzit janë përsëri krenarë për qytetin e tyre”, thotë psikologu social Ylli Pango. Ky është i vetmi shpjegim edhe se pse masat e tjera drastike të bashkiakut janë gëlltitura pa ndonjë protestë të madhe. Ndërkohë, që qindra struktura ndërtimesh pa leje, ndërtuar në tokën publike në qendër të Tiranës, janë rrëzuar dhe trotuaret janë pastruar, ndërsa plehrat kanë filluar që të fshihen. Pango dyshon se, pas këtij procesi do të ketë një sens zhvillimi të shpejtë, e cila e ka bazën në patriotizmin me rrënjë të thella në mes të shqiptarëve. Pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, thotë ai,- janë të pakënaqur nëpër botë dhe do të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur kur të fitojnë pak para-kuptohet se jo në fshatrat, ku kanë lindur, por në Tiranë dhe në apartamentet në katet e katërta, teta apo të dymbëdhjeta, në një qytet me kaq shumë apartamente. Pse të ardhurit, në këtë mënyrë nuk ngrenë shtëpira të ndara për veten e tyre, ku ata mund të jetojnë vetë apo si një familje e madhe apo ndoshta edhe si një klan, siç bëjnë njerëzit në Kosovë? Nuk është kjo, pikërisht ajo që pritet nga shqiptarët, që janë karakterizuar gjithmonë si një shoqëri e dominuar nga strukturat familjare?
Ligjet e Tregut
Dy vjet më parë, Asllani dhe Viktoria dhe vajza që tani është 5 vjeçare, jetonin në katin e shtatë të një pallati 10 katësh në qendër të Tiarnës. Ai është gazetar, ndërsa ajo është një nëpunëse qeverie. Apartamenti i tyre, gati 70 metër katror, u kushtoi atyre një shifër ekuivalente të barabartë me 30.000 franka zviceriane, të cilën ata e paguan në cash në sajë të kursimeve të tyre dhe një huaje prej të afërmëve që ishin jashtë.Çifti është një grup tipik i klasës së re të konsumatorëve, që i përkasin klasës së mesme në Tiranë, thotë një agjent i tregut të shtëpive. Kjo mënyrë ka bërë rritjen vertikale të kapitaleve tek qeveria e dobët, e cila nga ana e saj është e pamundur që të sigurojë një infrastrukturë të kohës për hapësirat periferike. Kjo gjithashtu ka shtrënguar shumë çmimin e tokës, që favorizon në këtë mënyrë konstruksionet vertikale. Por kjo nuk mund të jetë e gjithë historija.
Një i ri, arkitekt që ka mësuar në Itali, e shpjegon këtë me ligjet e tregut të shtëpive ashtu si kanë funksionuar që nga koha e privatizimit në vitin 1993. Gjëja më e zakonshme për pronarët duhet të jetë që në parcelat e tokave fqinje në qendër të Tiranës të bashkojnë forcat dhe të formojnë kompani të përbashkët për të ndërtuar ndërtesa të larta. Në këtë formë, ato financojnë konstruksionin me shitje të parakoshme të apartamenteve dhe marrin fitimet e tyre, në formën e zotërimit si mbi një të tërë të ndërtesës. Kështuqë, sa më e lartë që të jetë një ndërtesë, aq më shumë është edhe fitimi i tyre. Arkitekti pohon se: procesi i lejimit të ndërtimit të ndërtesës është shpesh i shpejtuar nga pagesa e rrushfeteve; një metodë e njëjtë raportohet se bëhet për të mbyllur edhe kundërshtimet e fqinjëve. Autoritetet ekzaminojnë paraqitjen e ndërtesës përpara se të shikohet konstruksioni, nëqoftëse ai kap standartet e tyre. Arkitekti ynë i ri preferon mos të kalojë gjykimi edhe në faktin nëse janë ndërtimet konform standarteve të lejuara për të përballuar aktivitetin sizmik, që është i pranishëm aktiv në veriperëndim të Shqipërisë. Gjithsesi, në këto, ai shikon një gjë fare qartë: që tregu e inkurajon ndërtimin e apartamenteve, më shumë sesa shtëpitë e familjeve të vetme, edhe nëse çmimet e tyre do të ishin të krahasueshme. Shuma e nevojshme e madhe financiare, që vjen nga komuniteti shqiptar jashtë ka siguruar 168 milion dollarë në çerekun e parë të këtij viti sipas figurave zyrtare.
Pragmatizmi i largët
Vitoria dhe Asllani e kanë rregulluar edhe më tej komfortin në apartamentin e tyre. Kanë vendosur kontakte me fqinjët e tyre dhe kjo ka ardhur nga fëmijët;sepse të zotët e 40 shtëpive të pallatit nuk e kanë njohur njëri-tjetrin më parë, ngaqë kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të vendit. Asllani është një mysliman me prejardhje boshnjake dhe është rritur në veri; Vitoria ka ardhur nga një familje e besimit grek ortodoks nga juglindja. Çifti ka rënë dakord që të lenë fëmijën e tyre të lirë që të zgjedhë vetë një ditë se çfarë besimi do të ndjekë nëse do të dëshironte njërin prej tyre, kur të ishte e rritur.”Por, me atë që shikoj ajo do të bëhet një Budiste”, thotë babai i ri, i cili i përmbahet faktit se shpëtimi i një shpirti vjen nga zgjidhja thjesht private. Një pikpamje e tillë e emancipuar e etnisë dhe religjionit është më shumë një pushtet sesa një prejashtim në këtë mjedis urban. Kontrasti me fanatizmin që gjendet në ndonjë vend tjetër në rrënimet e ish-Jugosllavisë mund të quhet me të vërtetë si shumë ekstreme këtu.
Eshtë kjo mbase një rezultat i imponimit brutal të Hoxhës të pikpamjes së tij në vend, duke e deklaruar vendin e tij, si vendin e vetëm ateist në botë?
“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të mëdhenj në pragmatizëm”, thotë Pango. Ajo që i bashkon me religjionin është thjesht e udhëhequr nga konsiderata praktike, të cilat mund të ndiqen shumë mbrapa në histori dhe vazhdojnë që të jetojnë vetëm ditën që jetojnë.”Ne nuk duam që të kemi kaos dhe është e mundur biles që ta bëjmë këtë pa autoritetin e religjionit”, deklaron psikologjisti social. Duke shtuar se, shoqëria e re në Shqipëri është rritur tashmë në Tiranë, që është tani edhe një qendër e zhvillimit rajonal.
Fjalët e tij vazhdojnë që ti japin jehonë dhe ditëve që do të vijnë. Në rrethinat e Tiranës shtrihet një rezervuar i mrekullueshëm. Unë kam parë njerëz të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra, individualisht dhe në grupe, duke kryer fiskulturën e tyre të mëngjezit kundër topitjes që të sjell rritja e madhe e linjave të ndërtesave të larta të qytetit. Eshtë një skenë e një paqe urbane.
Publikuar në “Frankefurter Allgemaine Caitung”
Artikulli i mesiperm qe ndoshta do ju duket i gjate per tu lexuar po ka detaje dhe personazhe te cilat tregojne jeten sot ne Tirane, e pare nga syri i nje gazetari te huaj.
Ftoj te gjithe ata qe jane ne Tirane dhe po perjetojne ndryshimet e viteve te fundit te ketij qyteti te diskutojne per keto ndryshime, ato qe ju duken pozitive dhe negative. Mbi ndryshimet kulturore, ekonomike, politike, sociale, etj duke e krahasuar me vitet qe shkuan. (nese ju duket me interes... Presim opinionet tuaja)
Historia e Tiranës sipas stilit së shtëpive
Nga xhamitë e odat e zjarrit, tek shtëpitë elitare, ngrehinat otomane, italiane, ruse. Arkitektura në komunizëm, fashizëm deri tek urbanistika e kaosit
Belina Budini/ shekulli
Pas guidës blu të Shqipërisë edhe një guidë-studim posaçërisht për Tiranën. Botuar në anglisht, një nga hartuesit e saj na thotë se, pas kërkesave që ka patur, ky libër do të shfaqet shqip në internet. I hedhur tanimë në tregun e huaj, ky botim pretendon lexuesin e atjeshëm. Ta ftojë në Tiranë, t’ia përshkruajë metropolin shqiptar ashtu siç është, sidomos nga pikëpamja arkitekturore. Edhe Tiranën e bojatisur me të verdhë e të kuqe. Me foto dhe fjalë, që nga koha kur rrugëve të saj shkonin pleq me brekushe e gomarë përdore, kur vërshonin në bulevard manifetuesit për paradat e 1 Majit, kur me një bidon të ndryshkur qytetarët mbanin radhën për vajguri, kur amvisat gatuanin në banjë, kur mbinë ngado kioskat e deri sot. “Tirana, sfida e zhvillimit urban” është titulli i këtij libri që më shumë se sa një guidë udhëtimi është një guidë e historisë së arkitekturës dhe zhvillimit urban të qytetit të Tiranës. Metropoli shqiptar merret si shembull i një qyteti në tranzicion të vazhdueshëm arkitektonik dhe historik, si simbol i një kulture urbane midis detit dhe malit, duke ruajtur kulturën ilire, romake, bizantine në një atmosferë orientale. “Duke nisur nga viti 1920 Tirana është bërë subjekt i shumë studimeve të fokusuara në anën e saj arkitekturore dhe zhvillimin urban, që është shënjuar nga elementët evropianë, tipike mesdhetare, ballkanike por edhe të fashizmit dhe komunizmit e padyshim edhe nga kaosi anarshik i kohëve të fundit”, - shprehen arkitektët Besnik Aliaj dhe Keida Lulo, të cilët janë hartues të këtij botimi së bashku me Genc Myftiun. “Co-Plan” dhe “SEDA” janë financuesit. I ndarë në dy pjesë, libri trajton në pjesën e tij të dytë edhe historinë e qytetit të Tiranës, për kulturën tradicionale, për jetën kulturore të kryeqytetit si qendër e Arteve të Bukura, për turizmin etj. Kështu historia e qytetit të Tiranës është shkruar nga Kristo Frashëri, për jetën kulturore është shkruar nga Josif Papagjoni, për artet nga Ferid Hudhri dhe për kulturën tradicionale nga Andromaqi Gjergji. Libri kushton 20 euro.
Ngrehinat tiranase
Ndërtesat e para të Tiranës që nga koha kur u themelua si qytet, pazaret dhe rrugët e saj, sahati dhe xhamitë me planimetritë dhe kronologjinë e ndërtimit, të traditës dhe të pushtuesve: janë shtjelluar në libër. Një guidë e plotë e ndërtesave historike të Tiranës. Pa lënë mënjanë edhe shtëpinë tipike tiranase, atë që ende mbijeton tek-tuk në kryeqytet si në rastin e shtëpisë së Sali Shijakut: Shtëpia me dhomë zjarri, e cila përfshin edhe një tip-ballkoni me dru, ku dikur kanë pas ndenjur femrat veçmas burrave, për t’u falur ose për të biseduar si në disa xhami. Por ***akteristikë e këtyre dhomave është se zakonisht janë odat më të mëdha të shtëpisë, ku mblidhen njerëzia për të ngrënë e për të ndenjur. Studimi përshkruan edhe ndërtesat tradicionale por edhe ato të ndërtuara gjatë periudhës 1920-1938 si shtëpia e Petrelasve, e ambasadës turke, italiane, shtëpia e Omer Fortuzit, shtëpia e Abedin Libohovës, ajo e princeshës Sanie, ngrehina e Bankës Kombëtare, etj. Nuk lihen pa përmendur as Universiteti i Tiranës e ndërtesa të tjera të kohës së Italisë. Edhe ndërtime më të shëmtuara nga pikëpamja urbanistike e arkitekturore që janë ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, kioskat nuk lihen jashtë këtij studimi. ***akteristikë e periudhës nga 1991 deri në 2003, kioskat janë objekt studimi i kryeqytetit në tranzicionin që ende vazhdon. Nuk mbetet pa u trajtuar edhe problemi i shtëpive pa leje të ndërtuara në rrethinat e Tiranës, kryesisht në Bathore si edhe kasollet që ndonjëherë i gjen edhe në mes të kryeqytetit. Fill pas këtyre përshkrimeve, studimi vijon me ndërtesa të tjera të kohëve të fundit, që sipas arkitektëve që kanë hartuar librin po i japin një fytyrë tjetër Tiranës.
Tradita e Tiranës
Tapete të fshatit Shëngjergj në Tiranë, pamje nga pazari i vjetër, pipa tipike nga ato që mbanin dikur duhanpirësit shqiptarë dhe që sot shiten në dyqane te suvenirëve duke përodrur teknikë artizanale si dikur, çanta prej leshi të traditës tiranase, shamitë, xhybe grash, brekushe burrash, jelekë nga zona e Shmrisë dhe prapanikë grash janë disa nga fotot që ilustrojnë përmbledhjen e etnologes, Andromaqi Gjergji për kulturën tradicionale të Tiranës. Nga ana tjetër studiuesi Josif Papagjoni ka ndjekur një kronologji të jetës artistike kryeqytetase në vite duke u përqendruar më shumë në të tashmen. Tirana e arteve të bukura është sjellë sipas një studimi përmbledhës të Ferid Hudhrit: që nga ekspozita e parë e artit e vitit 1931 dëshmuar në një katalog të “Shoqnisë së Miqve t’Artit”, nga busti i parë i Skënderbeut, i artistit tiranas Murat Toptani, nga Tirana e pikturuar prej Vangjush Mios në vitin 1942, tek pikturat moderne të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve, këto janë disa nga fotot që shoqërojnë përmbledhjen studimore të kësaj pjese të librit.
Turizmi i Tiranës
Në fakt, udhëtarët e huaj në Shqipëri, (Eduard Lear, Edith Durham, Bajroni, Leon Rey...) kanë qenë përcjellës të informacioneve për krahinat shqiptare në botën e huaj. Madje edhe guida më e fundit për Shqipërinë është e një udhëtari të sotëm (të huaj) të Shqipërisë, e James Pettifer. Një album ***tolinash të vjetra të Tiranës deri në vitin 1944, një botim me fotografi, “Çelësi i Tiranës”, një botim informativ historik për qytetin e Tiranës si edhe një Guidë Zyrtare e vitit 2000 janë gjithë ç’është botuar enkas për të treguar Tiranën. Të tëra (kryesisht) në shqip, këto janë disa nga udhërrëfyesit për të huajt që duan ta njohin sadopak Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj.
Kujtesë
Në 1930 është botuar guida e parë e Shqipërisë me autor Léon Rey. Kjo guidë, hartuar në gjuhën frënge, kushtonte 26 franga dhe ishte e shoqëruar me një hartë të rrugëve dhe planeve për qytetet e Shkodrës, Tiranës dhe Korçës. Ishte megjithatë zyra e turizmit në Shqipëri që kishte të drejtën e autorit për këtë botim.
Tirana kohë pas kohe
Nëse Tiranën do ta ndanim në zona, do të kishim Tiranën prej qerpiçi, Tiranën e borgjezëve të viteve ‘900, Tiranën otomane, Tiranën italiane, Tiranën sovjetike, ndërsa nuk ruhen gjurmë të Tiranës kineze. Pjesa që mbetet është Tiranë e viteve ‘70-80, ose Tirana e degradimit kulturor. Mandej zë fill Tirana e pas ’90, ose Tirana e katrahurës ndërtimore e arkitektonike. Pjesa e parë, është zona në lagjen rreth e rrotull “Shkollës së Kuqe”, aty ku gjenden shumë shtëpi prej qerpiçi të traditës tironse. Ato janë ndërtuar në fund të viteve ‘800, fillimi i viteve ‘900. Tjetër zonë është ajo e Pazarit të ri, ku bëhet fjalë për një arkitekturë lindore, otomane. Në ngrehinat e asaj kohe ka edhe ***akteristika mesdhetare. Ndërtime të këtij lloje në atë kohë bëheshin edhe në vende të tjera ballkanike e mesdhetare. Në vitet ‘900 mbinë edhe ndërtime të veçuara në kryeqytet, të stilit Neo-Liberti siç është për shembull shtëpia e Petrelajve. Kështu janë edhe një seri shtëpish të borgjezisë së periudhës së Italisë, në stilin Neo-Klasik. Tek sheshi “Avni Rustemi” gjendet një vilë e restauruar në këtë stil. Kompleksi i sahatit dhe i xhamisë i përket viteve ‘800. Aksi i Bulevardit është një ndërtim i periudhës së Italisë. Ndërsa godinat e socializmit sipas Eftimit flasin për një banalizim të stilit internacional. Flitet për ndërtesa me kontribut vullnetar ku binte në sy tendenca për të kursyer sidomos në dekoracion. Ai reflekton nivelin më të ulët të urbanistikës së kohës. Objektet arkitekturore sovjetike më të spikatura janë godina e Ish-Komitetit-Qendror, Fakulteti i Histori-Filologjisë, objektet e banimit në bllokun e Shallvareve, tek Pallatet “Agimi”, që janë të periudhës së parë sovjetike, të ndërtuara me kolona masive e kapitale. Godina e Kinostudios është një nga përfaqësuesit e stilit rus të ndërtimit e të konceptimit ashtu si edhe hyrja e ish -kombinatitn “Stalin”.
Na cate veshet me ate Tiranen, te pakten te flasi ndonjeri qe ka 200 - 300 vjet ne Tirane jo ca si puna e Analistes qe zbriten me brigatat partizane ne 1944. Kush ishte kryetar i Kongresit te lushnjes qe i tha Tiranes behu kryeqytet ??
A*** Pasha nga Elbasani
...Cfare vlerash historike kishte Tirana kur ne 1909 ne Elbasan u hap shkolla e pare normale qe shperndau mesuesit ne te gjithe trojet Shqiptare. Per cfare permendej Tirana kur ushtrite e Pompeut kalonin neper rrugen e lashte EGNATIA. E di ndonjeri se Dhaskal Todri i " udhes se shkronjave" ishte elbasanlli ? Ku po i conte ai shkronjat ( qe ja grabiti Tunxhi se i mori per flori ) ? Kur sulltan Murati II ndertonte kalane strategjike ne Elbasan , njekohesisht dergonte edhe nje tabor me jenicere per te pushtuar kalane e Petreles. Nje e dy degjojme per xhamine e Et'hem Beut, sikur nuk ka ne Elbasan me dhjetera .Pak keni marre nga Elbasani? Te vetmin udheheqes shteti me origjine nga shqiperia e mesme Rexhep Mejdanin. Normale qe Tiranen e pelqej , por ama sepse eshte kryeqytet, mos u perpiqni ta krahasoni me vlera historike me qytetet e tjera se jeni shume prapa. Kryeqyteti eshte me i zhvilluar sepse ka lidhje me boten , ka ambasadat , ministrite etj , por mos harroni se gjithe Shqiperia ka punuar per Tiranen , nen nje regjim totalitar , ku punonin te tere per nr 1. Tani Elbasani eshte ky qe eshte sepse kane ngelur pak elbasanllinj te vertete.Gjejini vlera shqiptarit dhe jo nje qyteti,sepse ai qytet banohet nga shqiptare.
Shume interesant kendveshtrimi me te cilin e sheh ti Be_free_2002 diskutimin dhe faktet historike te kryeqytetit. Nese faktet historike dhe vlerat e cdo qyteti do te zhvilloheshin ne kete forum duke i krahasuar me njera tjetren, sigurisht qe do te dilnin me ne pah, dhe tek e fundit ky eshte qellimi i temave te FH. Do ishte mire te kishim nje teme te hapur edhe per Elbasanin me vete dhe te vazhdohej ne kete linje evidentimi i vlerave dhe figurave historike te cdo qyteti, per te pembushur akoma me shume njohurine dhe dijen e cdo anetari mbi Shqiperine.
B_free deshe Tironsa 200-300 vjecar, po ta jap kenaqesine te njihesh vertete me ato familje dhe kulturat nga me te bukrat Tiranse, e bej per ty te kulturohesh dhe per shume te tjere, plus dhe si bir i ketyre familjeve.
Bahçet Tiranse
“Bahçet tiranse?! E ku ka mbetur më gjë prej tyre!” Ishte e pritshme dhe kështu reaguan në Institutin e Monumenteve të Kulturës disa specialistë dhe tironsa të mirë. Bahçet e famshme të Tiranës, ato oaze të vjetra të kryeqytetit janë zhdukur të gjitha. Nuk ka mbetur as edhe një që të përfaqësojë modelin e kësaj strukture të dikurshme rreth banesës qytetare të Tiranës. Ndërsa metropolet e botës janë përfshirë nga ethet e kopjimit të së shkuarës, në Tiranë ndodh e kundërta. Vazhdojnë të “flijohen” ato “gërmadha të shëmtuara e të padobishme prej qerpiçi” për pallate shumëkatëshe, së bashku me gjithë ç’ka mbetur rreth e rrotull tyre si mbeturinë e bahçes së dikurshme, kryesisht pemë, kalldrëme, puse. Dhe në Institutin e Monumenteve vjen një ditë e të thonë se nuk ka mbetur më asnjë model jo i bahçes së Tiranës jo e jo, por as edhe i banesës tipike të Tiranës. Për bahçen tiranse nuk gjetëm as ndonjë studim të mirëfilltë specialistësh. Megjithatë ka ende dëshmitarë që e kanë përjetuar epokën e bukur të bahçes tiranse. Panorama e saj nuk është e vështirë të ndërtohet me anë të kujtimeve të tyre. I vështirë duket rikthimi i saj dhe i një morie detajesh dhe elementesh magjike të së shkuarës së qytetit, që i ka përpirë harresa.
Kur del në bahçe...
Këngëtarja Fitnete Rexha është e para që i ka kënduar bahçes së Tiranës. Bahçes së luleve. Këto të fundit nuk i kanë munguar asnjëherë bahçes tiranse. Po nocioni i bahçes sipas banorëve të Tiranës është shumë më i gjerë. Ai përfshin edhe kopshtin me gjithë oborrin e shtëpisë e ndonjëherë edhe veçmas saj. “Vend çlodhjeje dhe njëherazi “epiqendër” e bahçes ishte pema e manit. Ajo lidhej edhe me një aspekt utilitar të familjes tirnase, punimin me gjergjef të mëndafshit”, - fillon të tregojë një nga pinjollët e një familje të hershme tiranse, Sulejman Dashi, i cili është njëkohësisht edhe specialist në Institutin e Monumenteve. “Me gjethet e manit ushqeheshin krimbat e mëndafshit, fijet e të cilëve më pas, gjithnjë me punë artizanale, përfundonin në gjergjef prej nga dilnin pëlhurat dhe të linjtat, sepse tekstilet në atë kohë ishin prodhim vetjak i familjes”, - vazhdon të tregojë Sulejmani jo pa nostalgji. “Në bahçe mblidheshin zakonisht gratë dhe fëmijët që kishin të drejtë të rrinin pranë tyre gjithë kohës. Ndërsa burrat dilnin. Bahçja ishte një vend i mirë për të përgatitur ushqimet dhe veshmbathjet. Kështu për shembull mbaj mend si përgatitej niseshteja në bahçen e hallës sime, në ca çarçafë të mëdhenj. Ajo ishte një bahçe e mirëfilltë dhe ishte e ndarë në tre pjesë”, - vazhdon të rrëfejë Sulejmani. Më tej ai shton se një nga elementët kryesorë të bahçes së Tiranës ishte edhe pusi. Një pus i përbashkët për disa familje të mëhallës, i cili luante edhe funksionin e një frigoriferi në natyrë. Aty, sipas tironsit, mbaheshin ftohtë dhe larg kafshëve shtëpiake bulmetrat, varur në paretet e pusit si edhe shtampat e mbushura me ujë. Sipas kujtimeve të këtij tironsi të apasionuar pas magjisë së të shkuarës, në bahçe mbilleshin një mori erëzash si nenexhik, selino, kopër në parcela të caktuara për to dhe padyshim shumë lule si dorëzonja dhe trëndafila, lule-sahati dhe karafila. Megjithatë sipas specialistit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, koncepti i shtëpisë me bahçe nuk ekziston më. Nga pikëpamja funksionale, bahçet nuk ekzistojmë, sepse nuk ka më hapësirë prodhimi vetjak. Po nga pikëpamja e trashëgimisë së qytetit?
Pak histori për bahçen Tiranse...
Në një planimetri të Tiranës të vitit 1916, Emin Riza dhe Koço Zheku vërejnë se qyteti kishte një shtrirje shumë të madhe dhe se ai ishte zhvilluar kryesisht në rrafshinën që gjendet ndërmjet lumit të Tiranës dhe përroit të Lanës. “Nga sa na lejon kjo planimetri, vërejmë se banesat janë të veçuara nga njëra-tjetra e të rrethuara me kopshte të mëdha”. Po kështu edhe sipas hulumtuesve të historisë, Skënder Jasa dhe Xhavit Maçi në librin e tyre të përbashkët për historinë e Tiranës. “Shtëpitë e qytetarëve komunikonin me njëra-tjetrën me anën e dyerve të kopshteve të rrethuara me mure qerpiçi. Mund të komunikohej me tërë qytetin nëpërmjet dyerve të brendshme, pa qenë nevoja të dilje rrugëve”. Tirans 24 karatësh, piktori Sali Shijaku është ndoshta i vetmi që ruan një shtëpi tipike tiranse dhe ruan gjithashtu plot detaje nga bahçja e “Belle Epoque”. Vegjët janë ornamenti më i bukur sipas tij për të dekoruar oborrin e shtëpisë ku nuk mungojnë qypat e detit, një rrotë mulliri e nxirë, punime te kashtës dhe të drurit si edhe oborri me gurë lumi (kalldrëm). Në atë oborr dikur nëndaja e tij tirrte me elemine fillin e krimbit të mëndafshit dhe më pas e kalonte në vegjë. “Më kujtohej si e tirrte mëndafshin në oborrin e shtëpisë, ajo atmosferë, si zgjatej filli nga njëri cep i oborrit në tjetrin. Përveç kësaj kujtoj edhe dybekët, jo ato që tundin dhallin por dybekët për të shtypur grurin ose orizin. Dy-tre punëtorë rrihnin në dybek grur ose oriz”, - kujton Sali Shijaku. Vajzat dhe gratë tiranse, pothuajse pa përjashtim, punonin tërë jetën në vegjë, duke endur pëlhura të pambukta e të mëndafshta për nevojat e shtëpisë dhe për t’i shitur.
Një ditë në Tiranën e traditës
Për një ditë Tirana do t’i kthejë sytë nga tradita. Ashtu siç i rikthehen traditës së tyre prej vitesh 48 vende evropiane gjatë Ditëve evropiane të Trashëgimisë me sloganin “Evropa, një trashëgimi e përbashkët”. Një ditë për të shpluhurosur sëndukun kulturor dhe historik të Tiranës. Për të nxjerrë që andej simbolet e qytetit, për të udhëtuar në sitet e saj historike, për të vizituar dhe mësuar më shumë për qytetin dhe monumentet e tij. Nga Muzeu në Kullën e Sahatit, në shtëpinë e bakërpunuesit Petrit Buneci, në mozaikun tek ish-kroi i Shëngjergjit e në dyqanet e artizanatit shqiptar dhe në stendën e albumeve e librave të traditës në “Friend’s Book”. Ky është itinerari i udhëtimit të ditës së nesërme, 29 shtator, në Tiranën e traditës. Valter Gjoni, përgjegjës i kulturës në bashki tregon detajet e këtij udhëtimi në historinë e qytetit. Do të ketë rreth 20 veprimtari në kryeqytet, organizuar nga institucione të ndryshme kulturore.
Në kullën e sahatit...
Megjithëse të rastis të kalosh shpesh ndanë saj, rrallë të qëllon ta vizitosh për të mësuar më shumë rreth historisë së saj. Nesër do ta vizitojnë nxënësit e shkollave, që kanë marrë ftesën nga bashkia e qytetit. Për të mësuar më shumë rreth këtij monumenti kulturor që “ruhet” nga shteti dhe të përfunduar së ndërtuari në 1830. Nisma e Et’hem Beut, kontributi i punëtorëve gollobordas, gurët e sjellë nga Priska dhe Erzeni, historia e montimit të sahatit nga orëndreqësit e njohur, tironsa të vjetër, familja Tufina, historia e vjedhjes së sahatit dhe e ding-dongut të famshëm të këmbanës dhe si u shurdhua, të gjitha këto, të pashkruara gjëkundi në ndonjë guidë që të serviret ta blesh në këmbë të Kullës së Sahatit do t’ua rrëfejë pak a shumë vizitorëve të ditës ciceroni.
Si bënte cirk Ali Xhixha...
Këtë ka patur në mendje Valter Gjoni kur i ka shkrepur të shtojë në kalendarin e 29 shtatorit edhe një shfaqje cirku në natyrë, pikërisht aty ku në vitet ’30 akrobati i parë shqiptar Ali Xhixha bënte cirk, hipur në një litar mu në Pazarin e Vjetër të Tiranës, në sytë e zanatçinjve dhe myshterinjve të rastit si edhe kalamajve e kureshtarëve. Trupa e cirkut të Tiranës do të sjellë në shkallët e Muzeut Kombëtar elementë nga repertori i vet i traditës. Shfaqja është menduar të jepet jashtë për të mbledhur kureshtarë të rastit njëlloj siç bënte Ali Xhixha dikur duke i impresionuar njerëzit me akrobacitë e veta mbi tel ku ndonjëherë Valteri tregon se arrinte të therte edhe dashin. Ndër tiransit e vjetër ka mbetur edhe shprehja “e dredh si Ali Xhixha mbi tel”.
Vizitë në mozaikun e Tiranës...
Është i vetmi mozaik i mbijetuar i kryeqytetit. Diku mes rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit, përkundruall një godine të re ndërtuar sipas stilit të vjetër në 1995, mozaiku i Tiranës pothuajse nuk vizitohet kurrë nga turistët e huaj e madje as nga kryeqytetasit vetë, shumë prej të cilëve nuk dinë asgjë për ekzistencën e këtij mozaiku të ndërtuar në sallën kryesore të një banese të shekullit II-III, kthyer në kishë në shekullin IV. Shumë i fragmentuar në fakt, ky mozaik ruhet si të ishte vesë e të shkrinte para diellit. Por më në fund duket se do të hapet për sytë e kureshtarëve nesër për shkak të Ditës së Trashëgimisë Kulturore. Ndërsa pritet që ky mozaik të shfaqet nën një mbulesë xhami me konstruksion metalik. Vetëm atëherë kureshtarët do të kenë mundësinë të kundrojnë mozaikun i cili u zbulua vetëm në vitin 1972 gjatë punimeve për ndërtimin e një pallati në bllokun “Partizani” më në lindje të zonës që edhe sot ruan ende toponimin “Krojet e Shëngjinit”.
Në ateljetë e zanatçinjve...
Vizitat në dyqanet dhe ateljetë e zanatçinjve janë pjesë e programit të “Ditës së Trashëgimisë Kulturore të Tiranës”. Dikur në të dy anët e Lanës rriteshin zunktha të cilët shfrytëzoheshin nga arixhinjtë dhe romët (që janë ndër mjeshtrit e kashtoreve në Shqipëri) dhe sot tek-tuk të zë ende syri kallama zunkthi në ndonjë cep të Lanës, të mbjella enkas për t’i përdorur për punime artizanale. Tanimë këto lloj punimesh, që preferohen shumë, janë rikthyer si sende funksionale në shtëpitë e kryeqytetasve që nga kuzhina (shportat e kanistrat për perimet e shishet e pijeve) në dhomën e gjumit (kanistrat e sheshta për të linjtat dhe veshmbathjet e tjera) në veranda e ballkone me karriget e tavolinat prej xunkthi e deri në tualete me kanistrat e shportrat e thella ku flaken rrobat e ndotura. Ndërkohë Valteri ka nisur punën për të krijuar regjistrin e zanatçinjve të sotëm të Tiranës, ku deri tani ka shënuar 30 syresh. “Janë shumë më tepër se kaq dhe këtu përfshihen që nga qëndistaret deri tek hekurpunuesit e zanatçinjtë e tjerë. Regjistrimi do të vazhdojë gjatë dhe synon të krijojë një regjistër të plotë të zanatçinjve aktualë për të shërbyer edhe si njëlloj guide e artizanatit”, - thotë Gjoni.
Tirana e dikurshme...
Po të rrëmosh në Tiranën e së shkuarës, në botën e personazheve të saj, të ndërtesave, rrugëve e pazareve zbulon anadollakë, bejlerë, qeleshepunues e teologë të shkollave turke, ashtu si edhe një botë sendesh të mrekullueshme primitive, shtëpi qerpiçi e vila të borgjezisë, pleq me brekushe e gomarë nga pas si edhe pasanikë që shkojnë për ski në Dajt. Një botë kontrastesh që ngërthehet katërcipërisht në atë Pazarin e famshëm të Vjetër. Atë për të cilin ke për çfarë të jesh nostalgjik e të skuqesh nga turpi njëherësh. Ku ndeshesh me zanatçinj të shkathët, që punojnë me zhurmë dhe shesin po aty. Më mirë i dinë këto sa më sipër ata që patën fatin e mirë apo të keq të jetonin në Tiranën e asaj kohe. Por secili prej tyre përzien me kujtimet edhe emocionet e nostalgjitë. Ashtu siç pretendojnë tiransit e vjetër se të ardhurit nuk janë realistë në kujtimet e tyre për Tiranën e vjetër, që kryesisht pikturohet prej tyre si një fshat mesjetar i mbushur me anadollakë të mishëruar në figurën e fshatarit me brekushe dhe gomar.
Në kronikën e Tiranës të së shkuarës i ndesh të gjitha. Nga historianët tek dëshmitarët e fundit që ruajnë kujtime nga ajo kohë, Tirana rindërtohet në të shkuarën herë prozaike, herë poetike. Ja një histori e shkurtër e Tiranës nga ato çfarë mbajnë mend të vjetrit dhe çfarë shkruajnë historianët për Tiranën e vjetër.
Copëza kujtimesh nga gjenerata e fundit...
Janë gjenerata e fundit e atyre që kanë jetuar në Tiranën e vjetër dhe në këtë të renë njëherazi. Tanimë me një barrë vite në supe, ata herë shfaqen nostalgjikë e herë plot kujtime të errëta si nga Mesjeta për Tiranën në fillim të shekullit XX.
Den baba den tirans, Sali Shijaku ka një botë me kujtime nga Tirana e asaj kohe, të cilën duket se e ka futur të gjithën brenda asaj shtëpisë së mrekullueshme të traditës 200 e më shumëvjeçare. Ai ka kohë që është vënë në kërkim të vegjëve si element dekori në shtëpinë e kthyer në muze pranë Selvisë. Siç kujton ai nëndaja Mahmude tirrte me elemine fillin e krimbit të mëndafshit dhe më pas e kalonte në vegjë. “Më kujtohej si e tirrte mëndafshin në oborrin e shtëpisë, ajo atmosferë, si zgjatej filli nga njëri cep i oborrit në tjetrin. Përveç kësaj kujtoj edhe dybekët, jo ato që tundin dhallin, por dybekët për të shtypur grurin ose orizin. Dy-tre punëtorë rrihnin në dybek grurë ose oriz”, - kujton Sali Shijaku. Vajzat dhe gratë tiranse, pothuajse pa përjashtim, punonin tërë jetën në vegjë, duke endur pëlhurë të pambukta e të mëndafshta për nevojat e shtëpisë dhe për t’i shitur. Më përpara shtëpitë e të varfërve në Tiranë ishin përdhese dhe të ndërtuara me qerpiç. Kjo, për arsye ekonomike, sepse guri gjendej larg nga fushat. “Muret prej qerpiçi që bëheshin dikur prej ustallarëve lidheshin me breza druri dhe gjithë kjo sipas një teknike antisizmike”, - thotë Sali Shijaku. Ndërsa ndër shtëpitë e vjetra tradicionale kryeqyetase është ajo ku banon Sali Shijaku është ruajtur më mirë. Është e famshme dhoma e zjarrit si karakteristikë e kësaj shtëpie.
Todi Lubonja është një nga banorët e Tiranës së viteve ’20, megjithëse origjina e tij është korçare. Libri i tij i fundit, shkruar tani kur është rreth të tetëdhjetave, “Në 30 ditët e vitit kur familjet mbanin Ramazan sundonte rregulli, qetësia dhe heshtja. Nata ishte më me gjallëri se dita. Ngado të zinte syri burra me qeleshe e brekushe që mbanin duart prapa dhe numëronin rruazat e tespive...”. “Kështu kalonte, si në filma jeta e tiransave, ku mpleksej gërshet e me potere, grotesku i një qyteti gjysmë fshat dhe drama e varfërisë e prapambetjes”, - shkruan ai në një fragment tjetër.
Hafiz Ibrahim Dalliu, me origjinë tiranse, i njohur si publicist por edhe teolog i Shqipërisë së vjetër, ka lënë dëshmi të shkruara për Tiranën, por vetë është ndarë nga jeta qysh në vitin 1951. Ai, në librin e tij “Patriotizmi” të shkruar në vitin 1930, merr në mbrojtje tiransit si patriotë duke hedhur poshtë idenë e përhapur se tiransit janë anadollakë e fshatarë rebela. Më duket se ash rranjos nëpër trutë e gjithë atyre që s’janë tirans se gjoja ky vend ka qenë krejt halldup. Këtë mendim të gabueshëm ma kanë shfaqur disa herë edhe ata njerëz që mbahen si dijetarë. Për shembull një ditë Mid’hat Frashëri më tha si për qesëndi: “Hafiz! Ke pas këtu ndonjë shok tirans?!”. Me buzë në gaz i thashë: “Z. Mid’hat! Më kujtove një përrallëz që ma ka pas kallëzue yt ungj, Mehmet beu, në burgun e rebelizmës, ndjesë pastë! Një plakë i paska thanë shoqes: Qyqja, qyqja, më ngelën dhentë pa i lëshue. Pse, mri motër, i thotë shoqja, paske edhe ti dhen? Po i tha kjo, kam nja nji...”.
Faqe nga historia e Tiranës...
Sipas hulumtuesve të historisë, Skënder Jasa dhe Xhavit Maçi në librin e tyre të përbashkët për historinë e Tiranës, si qytet i ri Tirana mori hov kur në krye të kazasë erdhi si sundimtar Ibrahim bej Bargjini, pinjoll trashëgimtar i kësaj dinastie, që më vonë u bë pashë. Nën kujdesin e tij qyteti nis i të zmadhohej sipas një plani urbanistik. U hapën rrugë të reja, u zmadhua banjoja publike, u ndërtua një kanal vaditës me ujin e lumit të Regllatës, u ndërtuan lagje të reja dhe organizohej çdo vit një panair që quhej “Shën Lleshi”. Dyzet vjet që nga themelimi si qytet Tirana kishte marrë një fizionomi origjinale paçka se kishte tipare që ishin karakteristikë e qyteteve shqiptare të Mesjetës së vonë.
Shtëpitë e qytetarëve komunikonin me njëra-tjetrën me anën e dyerve të kopshteve të rrethuara me mure qerpiçi. Mund të komunikohej me tërë qytetin nëpërmjet dyerve të brendshme, pa qenë nevoja të dilje rrugëve. Rrugët e qytetit ishin të ngushta, disa të shtruara me kalldrëm, por shumica të pashtruara. Xhamitë dhe sheshet, si ai i Namazgjasë apo ai i Pazarit që shërbenin për kuvende, ishin të rrethuar me selvi dhe ullinj. Dyqanet ishin të përqendruar kryesisht në Pazarin e Vjetër. Një pjesë e dyqaneve shërbenin si punishte zejtarie.
Çezmat në Tiranë kanë qenë të pakta dhe konsideroheshin si diçka e shenjtë. Ato ishin Kroi i Banës, Çezmja e Rrapit Trish, Çezma e Krojit të Shëngjinit, Çezma e Spitalit të Dr. Sabriut. Këto çëzma ishin ndërtuar nga bamirës të ndryshëm. Qysh në kohën e Abdurrahman bej Toptanit në Tiranë u ndërtua një bibliotekë me 158 libra dhe Medreseja.
Trasetë e rrugëve automobilistike u ngritën pothuajse mbi ato të rrugëve antike. Nga viti 1926-1927 u hapën disa rrugë të rëndësishme të qytetit si Rruga e Barrikadave dhe rruga “Qemal Stafa”. Në vitin 1928-1929 u ndërtua bulevardi i qytetit dhe sheshi “Skënderbej”. Dhe, ndërsa tiransit rrojtën e u trashëguan, ndërtimet e ndyshimet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite...
Familja Bogdani
Saga e Bogdanëve të Tiranës vijon me brezni të reja s_ aty ku zbarkoi Bogdani i parë nga Rrajca, Hasi apo Struga 400 apo 500 vjet të shkuara. Diku mes xhamisë së Dine Hoxhës dhe rrugës së Ambasadave, dyqanet e qeleshepunuesve Bogdani janë shndërruar në vitrina hi-tech. Aty ku dikur gjeje shtëpitë prej qerpiçi të Bogdanëve sot lartohen shumëkatëshe dhe vila moderne. Por nëse në krye të herës aty zbarkuan dy ose tre familje Bogdani, tani i sigurojnë vazhdimësi sagës së lashtë 60-70 syresh. Shumica banorë të trojeve të hershme Bogdani me toponiminë identike: Rruga e Bogdanëve. Këta të fundit i kanë qëndruar besnikë mëhallës së tyre, ku ditët e fundit një basoreliev kushtuar zanatçiut të mirëfilltë tirans, Hasan Bogdani, ka risjellë kujtimin e një njeriu të thjeshtë, që punoi gjithë jetën në profesionin e lashtë tirans të qeleshepunuesit. Bashkë me këtë basoreliev edhe “moralin e fitimit me djersën e ballit dhe gjakun e shpirtit” siç u shprehen pinjollët e Bogdanëve në ceremoninë e vendosjes së basorelievit të realizuar nga skulptori Niko Thana. Po cila është historia e kësaj familjeje tironse që ka lënë gjurmë jo vetëm në qytetin e Tiranës por edhe në sport e kulturë. Bogdanët e djeshëm dhe të sotmit. Legjenda dhe jeta e një familje tironse. Udhëtim në të shkuarën për të gjetur rrënjët, për të njohur agallarët dhe qeleshepunuesit por edhe arsimtarët, mjekët, sportistët nëpërmjet rrëfimit të njërit prej pinjollëve të kësaj familjeje. Pikërisht Ramazan Bogdani, etnokoreolog dhe autor i një morie botimesh mbi kulturën popullore të kërcimit shqiptar, na rrëfeu sagën Bogdani. Aty ku bën pjesë edhe nusja e Bogdanëve, Ema Qazimi, gruaja e Ramazan Bogdanit.
Origjina
Saga e Bogdanëve mplekset në mënyrë të mistershme me pemën e dardhës. Si në një rrëfenjë të realizmit magjik. Me krahinën e Rrajcës, zonën e Hasit të thatë dhe Strugën e Tuhinën në Maqedoni. Dardha nuk përbën megjithatë një simbol për familjen, ngase lidhja e saj me Bogdanët ka mbetur enigmatike. Ndërsa lidhjet me Rrajcën mbahen si teza më e sigurtë e prejardhjes së familjes Bogdani. Më pak të mbështetura po jo të përjashtuara mbeten tezat e prejardhjes nga Hasi dhe nga disa krahina në Maqedoni ku ende ekziston toponimia “Te dardhat e Bogdanëve”, megjithëse nuk ka banorë me këtë mbiemër asaj zone. Dhe të gjitha së bashku të çojnë në një hipotezë tjetër, tek prejardhja sllave. Kjo edhe për shkak të mbiemrit, i cili në gjuhën sllave përkthehet: Bog- Zot dhe Dani – Ditë, pra Ditë e Zotit. “Këto janë disa nga tezat ose më saktë hipotezat kryesore të prejardhjes së Bogdanëve kur dihet mungesa e traditave të shkrimeve përpara 200-300 vjetëve në Shqipëri. Kështu që nuk është e lehtë të përcaktosh me saktësi prejardhjen e një familjeje tiranse”, - shpjegon Ramazan Bogdani në lidhje me origjinën e familjes pinjoll i së cilës është. Përveç gjurmëve të Bogdanëve andej-këndej ai thotë se prejardhja nga krahina Rrajcë e Librazhdit duket më e mundshmja, pasi vetëm në një fshat të kësaj krahine ka sot 90 familje me këtë mbiemër. “Sipas të dhënave për familjen që kam mbledhur nga baba im, familja Bogdani duhet të ketë 400 deri në 500 vjet në Tiranë dhe të gjithë Bogdanët e Tiranës, të degëzuar mjaft tanimë, janë të një trungu”, - thotë profesori. Futbollisti i njohur Erion Bogdani është njëri prej tyre. Nip i Ramazan Bogdanit. Por një vazhdë sportistësh të tjerë kanë dalë nga kjo familje. Ashtu si edhe shumë mjekë, arsimtarë e duke udhëtuar mbrapsht në drejtim të Tiranës së vjetër deri tek qeleshepunuesit siç ka qenë babai i Ramazanit, Fitnetit, Reshatit, Bilalit, Fatmirit, Lilit dhe Agronit. Një nga personazhet e kohërave të vjetra, i cili ka përjetësuar mbiemrin Bogdani në një tjetër rrugë në kryeqytet, është Ramazan Bogdani (i vjetri), gjyshi i profesorit tonë. Ose Rama Efendiu. Kështu thirrej ky personazh i Tiranës së vjetër, i cili kryente funksionin e ndamësit të pleqnisë asokohe ose një gjykatësi me autoritet të pranuar gjerësisht. Ram Efendiu pati punuar edhe në Bashkinë e Tiranës dhe sot një rrugë në “qytezën” e Aviacionit mban pikërisht emrin e tij. Tradita e familjes Bogdani është e lidhur me profesionin e qeleshepunuesit, të cilin nuk e ushtron sot asnjë prej pinjollëve Bogdani. Megjithatë ndër meshkujt Bogdani ka patur edhe tregtarë, këpucarë, arsimtarë, mjekë, etj, brez pas brezi. Ndër femrat ashtu si shumica e femrave tironse të asaj kohe bijat por edhe nuset Bogdani të gjitha kanë ditur t’i bien dajres dhe të qëndisin me gjerdef. Kryesisht Bogdanët kanë pasë jetuar me të ardhurat nga qiratë e shtëpive dhe të dyqaneve, edhe vite më parë, ashtu si ende sot disa prej tyre. Veçse në atë kohë të atillët quheshin agallarë.
Ema Qazimi, nusja tironse
Ajo është bijë e Labërisë por e martuar me Ramazan Bogdanin, ditën e dasmës ka veshur si të gjitha nuset e Tiranës, kostumin tradicional të qytetit, dimit mermeri. Rashela, e bija, identifikohet gjithashtu si tironse dhe nuk ka humbur rast pa pozuar me kostum të traditës tironse qysh së vogli. Ajo tanimë studion piano në Gjenevë por me Tiranën e lidh gjaku. Në shtëpinë e tyre TIRONA nuk mungon as në dhomën e gjumit, pikërisht aty ku qëndron varur fotografia e çiftit ditën e dasmës. Ndërsa në dhomën e ndenjes një lambik i kahershëm sjell atmosferën primitive, por nostalgjike të kohës, kur për të larë duart hidhej ujë me anë të këtij mjeti që punohej nga teneqexhinjtë tirans.
Familja Saraçi
Nuk e kemi fjalën për Saraçët e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Shkupit, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës. Në të gjithë këto rrethe e madje edhe në ndonjë tjetër ka Saraçë. Dhe të gjithë në krye të herës nuk kanë qenë përpos tjetër veçse punues të pajimeve të lëkurta për kuaj. Saraçët e Tiranës po ashtu. Pinjollët e sotëm Saraçi e kanë harruar profesionin e parë por jo historinë e tyre në Tiranë, ku një rrugë me këtë emër, shtëpitë dhe dyqanet e tyre vijnë si dëshmi të gjalla të vjetërsisë së familjes. E megjithatë shtëpitë e vjetra të traditës, që i përkasin kësaj familjeje janë drejt shembjes. Tanimë gjysmë të rrënuara, ato janë destinuar për t’ua lënë vendin shumëkatësheve që po pushtojnë edhe pjesën historike të qytetit të Tiranës, ku kanë banuar shumica e tironsave të vjetër. Por pinjollët nuk i tremben më harresës pasi emri i tyre është përjetësuar në pllakatën që shënon këtë rrugë, ku dikur banonin më shumë Saraçë se sot dhe ku nesër do të banojnë akoma më pak. Gjithsesi pjesa më e madhe e Saraçëve vazhdojnë të jetojnë në Tiranë, aty ku ndërthuret e shkuara e tyre plot peripecira me të sotmen, me sa duket më të mbarë për ta.
Trungu i origjinës
Pema gjenealogjike e familjes Saraçi nis me të parin e Saraçëve i cili ushtronte zanatin si saraç, i specializuar si përpunues i pajisjeve prej lëkure për kuaj, nga ka mbetur edhe mbiemri Saraçi. Sipas dëshmive të më të vjetërve mbahet mend Ali Saraçi, i cili ka qenë Myfti në Krujë. Aliu ka patur dy djem, Beqirin dhe Mehmetin, të cilët kanë qenë që të dy tregtarë, duke formuar kështu dy trungje, nga ku rrjedhin të gjithë pjesëtarët e familjeve të sotme Saraçi me banim në Tiranë. Deri më tani numërohen shtatë breza nga trashëgimtarët e Beqir Saraçit, ndërsa nga Mehmet Saraçi deri sot rrjedhin gjashtë breza.
Personazhet e familjes
Sipas Ramazan Saraçit, njëri ndër të parët e familjes, Sefer Saraçi (senior), i biri i Beqir Saraçit (senior), ka kontribuar me napolona flori në ngritjen e strehës vorfnore të Tiranës. “Po ashtu të tjerë kanë ndihmuar në ndërtimin e Urës së Beshirit mbi lumin Erzen dhe në vepra të tjera bamirëse”, - thotë Ramazani. Pjesëtarët e familjeve Saraçi kanë qenë punëtorë, tregtarë, atdhetarë kanë marrë pjesë në luftën para ngritjes së Flamurit në Vlorë më 1912 dhe më pas, në ngritjen e shtetit të ri shqiptar, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas. “Djali më i madh i Sefer Saraçit (senior), Osman Saraci (senior), ka qenë anëtar i pleqësisë së lagjes për rrugën e Saraçëve në kohën e xhonturqve, kur persekutoheshin në masë patriotët tirans për të vetmen arsye se kërkonin të mësonin shqip. Këtë e përmend patrioti i shquar tirans Hafiz Ibrahim Dalliu ne librin e tij “Patriotizma në Tiranë” (botuar për herë të parë në vitin 1930). “Gjatë Luftës së Parë Botërore, në kohën kur serbët erdhën në afërsi të Tiranës në malin e Dajtit, Xhemal Saraçi, i biri i Osman Saraçit (senior ) në atë kohë në moshë të re, tregon se ka shkuar së bashku me shumë të rinj në mbrojtje të Tiranës në luftë kundër serbëve”, - tregon Ramazan Saraçi. “Djali tjetër i Sefer Saraçit, Hamdi Saraçi, ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, në disa legjistlatura që nga 1922 deri në 1927 kur kryetarë të bashkisë kanë qenë Ali Begeja, Ali Derhemi dhe Fuat Toptani. Këto shkruhen në librin e Degrand, Myderizi, Bakiu dhe G. A. Bakiu “QYTETI I TIRANES “, botuar në vitin 1998”, - thotë Ramazani. Pas Luftës së Dytë Botërore, me ardhjen e forcave komuniste në gjysmën e Tiranës dhe vendosjen e tyre në rrugën e Saraçëve, u vra pa gjyq Abdulla Saraçi, martir i demokracisë, së bashku me martirin e demokracisë Muharrem Likun, ushtarakë me kulturë akademike, nacionaliste dhe që kishin punuar për forcimin e ushtrisë shqiptare. Bij të familjeve Saraçi janë burgosur për bindjet e tyre politike nacionaliste. Ndër ta një pjesë kanë qenë ballistë.
Profesionet, jo më saraçë
Gjatë gjithë jetës së tyrë pjesëtarët e familjeve Saraçi kanë qenë punëtorë të profesioneve të ndryshme. Krahas zanatit të parë, si saraçë, ata kanë punuar si mjeshtër marangozë e këpucarë, profesione që i kanë trashëguar ndër breza, janë marrë me tregti e profesione të tjera. “Shumë kohë më parë familja jonë zhvillonte tregti me karvane. Banorë të krahinës së Matit tregojnë se kishin dëgjuar nga prindërit e tyre për Osman Saraçin që organizonte tregtinë me karvane nga Tirana në Burrel e deri në Dibër. Me këto karvane Osman Saraci transportonte vaj ulliri, vajguri që vinte nga Durrësi (deti), pëlhura të ndryshme të endura nga gratë e familjeve Saraçi, të cilat ishin të njohura për endjen e pëlhurave, siç ishin të gjitha gratë në Tiranë. Çdo grua tiranse kishte pjesë të pajës së saj edhe vegjën. Të njohur kanë qenë Isuf Saraçi, Nexhmedin Saraçi dhe fëmijët e tyre që punonin si profesionistë këpucarë dhe Beqir Saraçi dhe i biri si marangozë. Në familjen Saraçi ka shkëlqyer që në moshë të vogël, Lisandri, i biri i Njazi Saraçit. Më vonë në Marsejë të Francës ai spikati edhe më shumë me aftësitë e tij.
Ramazani ka hartuar një listë të gjatë profesionesh si edhe për arsimimin e pinjollëve Saraçi. Ai thotë se nga familjet Saraçi para Luftës së Dytë Botërore dhe mbas saj pinjollët Saraçi kanë studiuar në akademi ushtarake jashtë shtetit si oficeri i shquar Abdulla Saraci, martir i demokracisë, dhe më vonë në Universitetin e Tiranës, ku janë diplomuar si mësues, teknikë, inxhinierë, doktorë, juristë, menaxherë. Ndër ta mësuesit Osman Saraçi (junior), në shkollën teknike të Tiranës, Afërdita Saraçi (Mneri) në shkollën 8-vjeçare “Fan S. Noli”, Njazi Saraçi, Nimete Basha ( Saraci ) në Universitetin e Tiranës e të tjerë. Doktorët e njohur në Tiranë Ferit Saraçi, kardiolog, Shqipe Saraçi pediatre shërbejnë gjithashtu në Tiranë.
Në rrugën e Saraçëve
Sot është një rrugicë tërë baltë e gropa si shumica e rrugëve të ndërmjetme të kryeqytetit. Diku në ekstremet e saj gjen një pllakatë që i ka rikthyer rrugës emrin e dikurshëm. Aty çdo banor i ardhur ose jo është gati të të numërojë të gjitha shtëpitë e Saraçëve, të reja e të vjetra që kanë mbetur aty. Ato prej qerpiçi, që do të shemben shumë shpejt, pasi u ka mbërritur plani dhe të tjerat ku ende banojnë Saraçë. Familjet Saraçi kanë qenë banorët e parë të kësaj rruge. Kjo rrugë lidh rrugën e Dibrës dhe të Dajtit (Qemal Stafa ). Para 3 vjetësh ajo rimori emrin “Rruga e Saraçëve” ashtu siç emërtohej në të kaluarën dhe thirrej prej banorëve të vjetër të Tiranës. Në rrugën e Saraçëve zhvillohej aktivitet patriotik. Ende një pjesë e familjeve Saraçi banon në rrugën e Saraçëve dhe në afërsi të saj. Saraçët e tjerë banojnë në rrugen “Mujo Ulqinaku”, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në pallatet 9-katëshe, mbrapa kinema “Partizani”, që janë në afërsi të rrugës së Saraçëve, etj.
Meqe se ka prekur askush sportin e tiranes po e ngacmoj pak une.
Sic dihet tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise edhe si i tille eshte vendi me me shume ekipe sportive. jo vetem kaq por ekipet kryeqytetase jane nga me te sukseshmet ne vend por jo vetem.
Ekipe shumesporteshe si
Tirana
Partizani
Dinamo
Studenti
etj
Statistikat tregojne se ne sportet mbret ekipe te tilla si ato me larte kane dominuar.. Vlet te permendim futbollin ku ekipet e kryeqytetin nuk kane rivale si Sk Tirana Si Partizani FK apo edhe dinamo jane ekipe qe kane marre nje nr te konsiderueshem kupash edhe titujsh kampione.
ne sportet me dore gjithashtu kane dominuar keto 3 ekipe por pa anashkaluar ekipin e ri studenti i cili per nje periudhe te shkurter kohe ka bere emre dike fituaj tituj ne vend edhe duke prezantuar shqiperine denjesisht ne Volejboll per femra e meshkuj.
Kete jave luhet derby
TIRANA - PARTIZANI
Forca demat e kuq
hej i_lire
me duket se ke shtuar nja 2 mbiemra kot dhe ke harruar mbiemrin Ali Mehmeti.
Mbiemrat kot si kam shtuar, n.q.se je tironc duhet t'i dish mesiguri. Ali Mehmet gjalle n'bote se i harroj, por ti e di qe s'eshte e lehte te gjesh material. Meqe te intereson BUJRUM dako une ate dua qe te shkruaj sa me shume per familjet e bukra tironce, edhe sigurisht Ali Mehmet jane nji nga ato familje, por s'ke pse hedh poshte te tjerat... Jo Kshu Lal!
Familja Jella
Pinjollët e familjes së vjetër tironse, Jella, nuk i gjetëm në atë vilën e bukur alpine, që ish-prefekti dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Rexhep Jella, pati ndërtuar në vitet ’30 për familjen e vet. Sh_ aty ku sot ngrihet një pallat i ri deri dy vjet më parë lëngonte një nga vilat më të bukura të borgjezisë së viteve ’30 në “sarajet” e familjes Jella. Një nga trashëgimtaret më të vjetra të kësaj familjeje, Hatixhe Jellën, të bijën 70 -vjeçare të Rexhep Jellës, e gjetëm në një nga apartamentet e reja të pallatit që është ndërtuar në vend të asaj vilës. Borgjezka e vogël, e përzënë në moshën 12 -vjeçare nga shtëpia e saj, vetëm me rrobat e trupit, rrëfen kalvarin e vuajtjes së familjes Jella për “faj” të Rexhep Jellës, që kishte qenë nëpunës i lartë i regjimit të Ahmet Zogut, prefekt i disa qyteteve dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës për afro 5 vjet. Nga Tirana e asokohe ajo nuk mban mend shumë, pasi edhe nga Lapraka ku u vendosën në shtëpinë e vëllait të Rexhep Jellës, i përzunë për në Durrës, mandej në Kavajë, ku u nda nga jeta mes brengash dhe librash, prefekti i dikurshëm i Elbasanit, Durrësit dhe ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës. Aty në mëhallën e Tabakëve, tironsit e vjetër e mbajnë mend ende atë vilën e bukur të Rexhep Jellës, megjithëse në të banuan kohë pas kohe shumë të tjerë, njerëz me pozitë e të preferuar të regjimit diktatorial, por jo Jellët. Ata u përzunë e jetuan në kushte nga më të vështirat sa në Durrës e në Kavajë ku i dërguan në fund. Të gjitha pasuritë iu konfiskuan dhe Rexhep Jellës nuk iu lidh kurrë ndonjë pension. E bija, Hatixhe Jella i ka harruar të gjitha “privilegjet” e fëmijërisë, kujton vetëm ato që ka hequr më pas dhe pezmatimin e të atit vitet e fundit. Merakun e tij për mirëmbajtjen e garderobës dhe kënaqet duke vështruar fotografitë nga "Belle Epoque", kur i ati vishte atë kostumin e bardhë dhe mbathte përherë këpucë lustrafine të modës. “Megjithatë nuk ishim të pasur”, - kujton ajo. Shton se gjithsesi jetonin mirë pavarësisht se nuk merreshin me tregti. “Kishim disa prona dhe një çiflik në fshatin Kus, aty ku e kalonte kohën babai kur u largua nga funksionet që kishte pasur në kohën e Monarkisë”, - tregon e bija. Rexhep Jella, i diplomuar për shkenca politike në Universitetin e Kembrixhit në Londër, është më i shquari i familjes Jella së bashku me vëllain e tij Ramazan Jella, i cili gjithashtu u përndoq nga regjimi diktatorial derisa vdiq. Historia e mëvonshme e familjes Jella është ajo e shume familjeve te tjera tiranse, që u internuan, burgosën e u dënuan me vuajtje për "privilegjet" që i kishin krijuar vetes dikur, ndërsa shtëpitë e pasuritë iu konfiskuan një më një. Pinjollët e sotëm të familjes Jella janë të shënjuar ende nga peripecitë e dikurshme. Hatixhe Jella, megjithëse tanimë banon në një apartament të mirë në pallatin që u ndërtua në këmbë të vilës së "Belle Epoque", mbart një kalvar vuajtjesh dhe përbuzjesh nga e shkuara e saj dhe e bashkëshortit Darli, që gjithashtu nuk gëzonte reputacionin e njeriut me biografi të pastër. Ajo nuk ka mundur të kryejë arsimin e lartë dhe ka punuar gjithë jetën mësuese filloreje në një fermë të Kavajës e pastaj në Peqin. Pas ndërrimit të regjimit ajo u shpërngul në Elbasan prej nga është i shoqi dhe ka jetuar aty deri përpara pak kohësh, ndërsa tanimë është rikthyer në Tiranë. Por fati nuk e deshi që të kthehej në një shtëpi-muze, që t’i ngjallte kujtimet e largme të së shkuarës të lavdishme. Vendosën, ashtu siç kanë bërë shumë pronarë të tjerë shtëpish të vjetra, me ose pa histori, një marrëveshje me një firmë ndërtimi e cila në këmbim të truallit të shtëpisë u ka dorëzuar Jellëve çelësin e pesë apartamenteve në pallatin shumëkatësh që ka ngritur diku në zonën pranë shkollës së Baletit. Kapitulli i lavdisë Jella duket sikur është mbyllur në atë shtëpi, të një stili mjaft të veçantë, e vetmja në Tiranë në atë stil arkitekturor, me rreth 1800 metra katrore, rrethuar nga një bahçe me pemë e lule, dykatëshe dhe me një verandë të madhe dikur. Hatixheja tregon se i ati e kishte gjetur modelin e asaj shtëpie në një katalog zviceran dhe në fakt fotografitë e shtëpisë të kujtonte ato shtëpitë e stilit alpin. Fillimisht i pëlqeu një gjenerali rus, i cili banoi për një farë kohe në atë shtëpi pasi e përzunë që andej familjen e Rexhep Jellën. Mandej në të ka banuar Panajot Plaku etj. Në kthim, e bija e Rexhep Jellës thotë se nuk gjetën më në atë shtëpi sharmin e dikurshëm. Veranda ishte shndërruar në një dhomë me xhamllik ndërsa atmosfera e dhomave të zahireve e të gatimit kishte humbur. Shtëpia në fund fare ishte kthyer në çerdhe. Jellët e dhanë me qira, u shpenzuan rreth 20 milionë lekë për restaurim por përsëri destini i saj qe shembja. Një shtëpi më pak nga Tirana e vjetër e bukur, një pallat më shumë për Tiranën e re, jo me Tiransve.
Kujtime nga Belle Époque
Pushimet në Londër, garderoba e pasur, shërbëtorët. Kjo ishte bota e një “borgjezke” 12 -vjeçare në vitet ’30 në Tiranë. Privilegjet vinin nga i ati, Rexhep Jella, i cili ishte ndër të paktët politikanë të diplomuar. Njohës i pesë gjuhëve të huaja, me studime të kryera në Kembrixh, Londër ndërsa kishte mbaruar gjimnazin e famshëm “Robert Kolexh” në Stamboll, Rexhep Jella kishte arritur pozicione të rëndësishme shtetërore në atë kohë dhe ishte një përkrahës i politikës së Ahmet Zogut. Një nga fotot më të bukura të sëndukut të kujtimeve të familjes Jella është ajo e e Rexhep Jellës me uniformën e studentit në Kembrixh dhe ajo me uniformë popullore. E bija tregon se ai vishej me shumë sqimë. “Ne jetonim mirë megjithëse nuk mund të thuhej se ishim shumë të pasur e nuk kishin as florinj të fshehur”, - kujton e bija periudhën e para ‘45-ës në Tiranë, ku kanë jetuar brez pas brezi, që prej kohësh kur nuk mbahen mend Jellët. Rexhep Jella, pasi u burgos dy herë nga regjimi komunist, vdiq në vitin 1974 në rrethinat e Kavajës ku jetonte thuajse në mjerim të plotë. Pikërisht në Kavajë, qysh në vitet ‘40 përfundon kjo "Belle Époque" e ndërprerë e familjes Jella.
Familja Tabaku
Rrapi i Tabakëve, Ura e Tabakëve, Selvia shekullore e Tabakëve, Hani i Tabakëve, Sheshi i Tabakëve, Teqja e Tabakëve, Tyrbja e Tabakëve, Xhamia e Tabakëve... Përveç urës dhe xhamisë, të gjithë toponimet e tjera të Tabakëve janë varrosur me një të rënë të planit për ndërtime të reja që nga vitet ’60 deri në ‘90-ën. Por marka “Tabakët” në Tiranë nuk ka humbur. Madje pinjollët e Tabakëve i gjetëm në trojet e të parëve, ku sapo janë ribashkuar. Jo larg Urës së Tabakëve dhe përkarshi Xhamisë me të njëjtin emër. Pikërisht aty ku ka qenë Tyrbja dhe Teqeja e vjetër. Tabakët e kanë rikthyer mëhallën e dikurshme, madje edhe dyqanet që sigurisht nuk quhen më Tabakhane. Trashëgimtarët e emrit të njohur i ruajnë ende të parët dhe të shkuarën në kujtimet e tyre. Një pjesë prej këtyre thjesht në formë gojëdhënash, të pashkruara askund. Por njëri prej pinjollëve të Tabakëve i ka përjetësuar shtëpitë e vjetra, tyrben, teqenë, selvinë në disa vizatime të para 50 vjetëve dhe i ruan me fanatizëm si dëshmi pamore të mëhallës së vjetër të Tabakëve. Quhet Besim Tabaku dhe është skulptor e mësues në Liceun Artistik. Ai ruan përveç grafikave të kohës kur ishte vetë liceist edhe një mal me kujtime e gojëdhëna për rrënjët e familjes së vet. Në një ditar për përdorim të brendshëm nga pjesëtarët e familjes Tabaku, Besimi ka shkruar një pjesë të mirë të këtyre kujtimeve. Nga ana tjetër, Kasem Tabaku, 68 vjeç, më i vjetri pinjoll i familjes, i ruan të gjitha në kujtesë. Po ashtu edhe pinjollët e tjerë, Bashkimi, Burhani, Dhurata. Të gjithë rrëfejnë diçka nga kujtimet e tyre për familjen duke e plotësuar tablonë deri në detaje. Gojëdhëna për emrin Tabaku që mori emrin nga Sheshi i Tabakëve e mandej qe pikërisht familja Tabaku, që nga ana tjetër ia dha emrin Xhamisë. Historia e hanit të Tabakëve, tyrbes dhe teqesë si edhe selvisë shekullore, asnjëra prej të cilave nuk ka mbërritur deri në ditët e sotme. Çezma dhe tubacionet që kanë zbuluar Tabakët së fundmi gjatë rrëmimit për ndërtimin e pallatit ku tani janë vendosur bashkë të gjithë djemtë e Abdyl Tabakut dhe pak më tutje trashëgimtarët e Selim Tabakut, që të dy djem të Sheh Kasem Tabakut, një nga të parët më të lavdishëm të familjes Tabaku dhe fetar me titull të lartë në atë kohë.
Në mëhallën e Tabakëve
Kasemi, 68 -vjeçari që ka punuar si radioteknik në Repartin Ushtarak të Tiranës, ka jetuar në tokën e të parëve edhe gjatë regjimit komunist. Megjithëse shtëpisë së tij iu afrua dy herë plani i ndërtimeve të reja të pallateve, ai mundi të ruante një pjesë të saj duke jetuar vetë në një dhomë të vetme të mbetur nga shtëpia prej qerpiçi, ndërkohë që ndërtohej pallati. Tabakët e tjerë u shpërngulën dhe vetëm një pjesë mori shtëpi në pallatet e reja që u ndërtuan aty ku më parë ishin shtëpitë prej qerpiçi të pronarëve të tokës. Nga shtëpia e vjetër ka mbetur vetëm një pus, të cilin e kanë varrosur brenda mureve të ndërtimeve të reja që kanë bërë Tabakët së fundmi. Kasemi jeton në një shtëpi private të re dykatëshe së bashku me nuset, djemtë dhe nipërit e mbesat. Ai e mban mend mirë se aty ku tani është ngritur një pallat shumëkatësh dikur ishte Sheshi i Tabakëve. Mu aty ka qenë edhe një Han i madh. Por Hani i Tabakëve ishte më i vogël dhe ka ekzistuar sipas Kasemit deri në vitin 1953. “I gjithë vendi ishte një qendër e rëndësishme sidomos për përpunimin dhe tharjen e lëkurëve”, - tregon Kasemi. Gjyshi i tij Sheh Kasem Tabaku ishte kryetar i Teqesë së Tabakëve dhe pas vdekjes u varros pikërisht në Tyrben e Tabakëve ku kanë qenë varrosur edhe 20 qyresh prej Tabakëve të parë. Vetëm varri i Sheh Kasem Tabakut është shpërngulur në Tufinë gjatë shndërrimit të mëhallës së vjetër në shesh ndërtimi për pallate të reja. Eshtrat e pararendësve të tjerë janë tretur bashkë me tyrben nën pallatet e ndërtuara. Po ashtu edhe Teqeja e cila u prish në vitet ’60. Në këtë kohë u hoq edhe selvia e moçme që siç kujton njëri nga pinjollët e Tabakëve, Bashkim Tabaku, pedagog i matematikës në Universitetin e Kamzës, ishte e lartë sa minareja e xhamisë dhe “në trungun e saj jashtëzakonisht të trashë kam numëruar vetë njëherë 1200 rrathë me plus minus, që tregojnë për moshën tepër të vjetër të selvisë, e cila thirrej në atë kohë Selvia e Tabakëve”, - thotë Bashkimi. Edhe Besimi, skulptori i Tabakëve tregon për selvinë të cilën e ka ruajtur në vizatimet kohës kur ishte në lice ashtu si edhe shtëpitë prej qepriçi të lidhura me shtylla druri. Aty ka fiksuar edhe tyrben dhe teqenë për të cilat folëm. Besimi thotë se pikërisht aty ndodheshin edhe dyqanet ose Tabakhanet e të parëve, që janë marrë kryesisht me bujqësi në tokat përreth, për të cilat kishin sajuar një sistem ujitës, por janë marrë edhe me përpunimin e tharjen e lëkurëve. Mëhalla e dikurshme e Tabakëve dilte sipas rrëfimeve të pinjollëve në urën e Tabakëve. “Lumi i Lanës atëherë nuk gjarpërohej në të njëjtin shtrat si sot. Ura e Tabakëve ka qenë goxha e thellë dhe nën të kalonte përroi i Lanës, që vinte afër mëhallës sonë. Duket se edhe pjesëtarët e familjes sonë kanë kontribuar për ndërtimi të kësaj ure ashtu si edhe banorë të vjetër të zonës. Por meqënëse ajo njihej si mëhalla jonë, atëherë kështu besomë se i ka mbetur emri edhe urës e nga ana tjetër edhe Rrapit të Tabakëve ashtu si edhe Xhamisë”, - tregon Besimi. Sipas gojëdhanës Tabakët pretendojnë se gjejnë gjurmë në Tiranë qysh prej 400 vjetësh. Mbiemrin Tabaku e shpjegojnë në lidhje me Tabakhanet ku thaheshin dikur lëkurët dhe me sheshin që mbante këtë emër e që me sa duket u është ngjitur familjarëve që jetonin aty. Ndërsa me xhaminë ka ndodhur e kundërta. Ajo e ka marrë emrin nga mëhalla e Tabakëve. Kjo mëhallë është rigjallëruar këto muajt e fundit ku janë rikthyer vëllezërit Tabaku së bashku me familjet e tyre dhe kanë çelur dyqane të reja si dikur në pjesën që u ka mbetur në mes dhe pas pallateve të ndërtuara kohë pas kohe.
Sënduk
Disa sënduqe të vjetra janë të vetmet dëshmi nga e shkuara. Ndërsa Besim Tabaku, skulptori, ruan si një dëshmi materiale të së shkuarës edhe një pjesë tubi. Besimi pretendon se ai tub mund të shpjegojë se si vinte uji në çezmën e gurtë që dikur gjendej rrëzë shtëpive të Tabakëve dhe që ishte një nga të rrallat çezma në Tiranë pasi në atë kohë uji nxirrej ende nga puset dhe nuk kishte rrjete ujësjellësi. Thotë se e ka gjetur pikërisht në drejtim me çezmën. Ndërkohë ai na shpjegon se për shkak se në Teqe gjatë kalimit të ushtrive zbarkuan ushtarët, shumë prej librave me vlerë dhe antikuareve u zhdukën ndërsa një pjesë tjetër u vodhën gjatë shembjes për ndërtimet e reja. Vetë Besimi ka dorëzuar në Muzeun e Armëve të Gjirokastrës shtatë armë të vjetra që ruheshin në Teqenë e Tabakëve.
Si nuk ekisha pare un kete teme me pare?
faleminderit shume per te gjitha informacionet e sjella ne kete teme,
faleminderit eniss e tua i-lire.
Pershendetje!
Teme shume e bukur do mundohem te kontriboj ketu sa te kem mundesi.
Rrugët e Tiranës
Përveç historisë së ngjarjeve, figurave, Tirana ka edhe një histori rrugësh. Nga familjet e vjetra tiranase, tek heronjtë dhe dëshmorët e njësive partizane, por edhe artistë, politikanë, gjeneralë, miq të Shqipërisë; rrugët dhe sheshet e kryeqytetit kanë përjetësuar një mori individësh të njohur, të harruar ose krejt të panjohur nga vetë kryeqytetasit. Historia e Tiranës mund të ndërtohet edhe nga historia e rrugëve të saj. Fatet e kësaj historie i ka vendosur një organizëm “i padukshëm” në institucionin e Bashkisë së Tiranës, Këshilli Bashkiak, edhe pse shpesh emërtimet nuk kanë ngjitur dhe njerëzit e kanë ndryshuar fatin e këtyre vendimeve. Nga ana tjetër, një mori rrugësh e sheshesh kanë emra që përgjithësisht nuk janë memorizuar, pasi janë ndërruar shpesh, duke i ngatërruar njerëzit. Ndërkaq, mungesa e pllakave të rrugëve, vendosja e tyre gabim ose fshirja së shkronjave është një problem tjetër, që i ka shtuar keqkuptimet. Lista e emërtimeve të rrugëve të kryeqytetit për një pjesë të banorëve të Tiranës është “idiomë”. Për shembull, rruga “Gjeneral Nikols” shumicës së tyre nuk u kujton asgjë. Ka plot nga ata që nuk e dinë se paskërka një shëtitore “Lasgush Poradeci” ose një shesh me emrin “Paris”. Emërtimet e reja, pas ndryshimesh të shumta, zëvendësimesh e fshirjesh për shkak të konotacionit komunist, ende nuk janë në përdorim nga kryeqytetasit. Për shembull, shumë qytetarë sheshit “Mustafa Qemal Ataturk” vazhdojnë t’i thonë “21 dhjetori” (pasi e kanë fshirë nga kujtesa “evenimentin” që i dha emrin këtij kryqëzimi gjatë regjimit komunist), i cili përkujtonte ditëlindjet e Stalinit. Nga ana tjetër, “Rrugës së Kavajës” nuk i ngjiti kurrë emërtimi “Konferenca e Pezës” e që tani e ka zgjatimin e saj fundor drejt Kombinatit. Referimi me familjet tiranase, nga ana tjetër, janë emërtimet më solide të rrugëve të kryeqytetit. Disa prej tyre qysh prej themelimit të Tiranës, shpalljes së pavarësisë ose nga koha e shtetit të Zogut.
Rrugët e vetëpagëzuara
Paçka se “Rruga e Dibrës” është pagëzuar nga Këshilli Bashkiak me emrin rruga “Bajram Curri”, ajo edhe sot e kësaj dite vazhdon të quhet “Rruga e Dibrës” e, më në fund, edhe vetë insitucioni ka vendosur ta quajë kështu këtë rrugë edhe zyrtarisht. Është një rrugë e vetëpagëzuar, e cila ishte pikënisja e rrugës së vjetër për në Dibër, nga Qafa e Tujanit dhe ku u vendosën shumë prej migrantëve dibranë që zbarkuan në qytetin e Tiranës, i cili pranoi t’i kishte në gjirin e vet, pasi ishin refuzuar në Elbasan. Tani komuniteti i dibranëve të vjetër është identifikuar fort në këtë zonë të Tiranës. Ndërkaq, emërtimi “Bajram Curri” ka kaluar si emërtim për bulevardin përgjatë Lanës, në pjesën e jashtme të unazës së kryeqytetit. “Rruga e Kavajës” gjithashtu ka një histori të ngjashme emërtimi dhe qytetarët e kanë thirrur gjithnjë kështu, megjithëse zyrtarisht ajo ka mbajtur gjithnjë emrin “Konferenca e Pezës”, ndërsa vitet e fundit edhe emërtimi i saj zyrtar përputhet me emërtimin e popullit dhe vetëm pjesa e mbetur e rrugës nga sheshi “Ataturk” për në Kombinat ka emrin “Konferenca e Pezës”. Po kështu edhe “Rruga e Durrësit”.
Rrugët e dëshmorëve
Një mori rrugësh në kryeqytet përjetësojnë dëshmorët, partizanët dhe këto emërtime janë ruajtur. Sipas Valter Gjonit, përgjegjës i sektorit të historisë dhe traditës kulturore në Bashkinë e Tiranës, gjatë emërtimeve të rrugëve është bërë kujdes të risillen vlerat, të mos çohen në periferi figurat e rëndësishme, por të mos bëhet më luftë klasash deri edhe me emërtimet e rrugëve, siç ishte bërë më parë. Kjo është arsyeja për të cilën shumë emërtime rrugësh nuk janë ndryshuar për shkak të traditës që kanë krijuar këto emërtime. Nga ana tjetër, sipas Gjonit, u vu re një mungesë e emërtimeve nga rilindasit. “Rruga e sotme “Abdyl Frashëri”, përkarshi Presidencës, vetëm para pak vitesh vazhdonte të quhej rruga “Miqësia”, megjithëse askush nuk e mbante më mend se për çfarë miqësie bëhej fjalë”,- shprehet Gjoni. “Kishte gjithashtu dy rrugë “Mine Peza”, njëra prej të cilave e tepërt, që tani quhet “Asim Vokshi”. Rruga tjetër tregonte pikërisht vendin pranë burgut ku është vrarë Mine Peza”,- shprehet spcialisti i kulturës në bashki. Është shtuar gjithashtu rruga “Murat Toptani”, pranë Galerisë së Arteve, pasi edhe ai ka qenë një artist (skulptor).”
Rrugët e familjeve tiranase
Rruga e Bogdanëve, e Tafajve, e Saraçëve... Një pjesë të mirë të historisë së rrugëve të Tiranës e kanë bërë familjet e vjetra të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka vendosur t’i ruajë këto emërtime të rëndësishme. Për shembull, “Rruga e Bogdani” shenjon pikërisht emrin e fisit me këtë emër. Ky emër iu rikthye vetëm para rreth 3 vjetësh kësaj rruge dhe emërtimi që e zëvendësonte, “Andon Zako Çajupi” i kaloi një tjetër rruge, aty ku ndërthuren rrugë me emërtime kryesisht të personaliteteve rilindase. Rruga e re “Andon Zako Çajupi” i ka vajtur pranë një busti të rilindasit të shquar. Emërtimet e këtyre rrugëve janë nga më të vjetrat. Si për shembull, “Rruga e Tafaj” është një rrugë rreth 200-vjeçare, pranë Selvisë, tek Akademia e Tafajve.
Ju pergezoj te gjitheve per te
dhene keto informacione te vlefshme .
Qe i ben shqiptaret te jene krenare per vendin e tyre,
ashtu sic jam une .
Emri Tirana
Nuk e di nese kete te dhen qe une po sjell e ka postuar njeri me pare por rastesisht e gjeta dhe mendova se do ishte mire ta sillja per te pasuruar kete tem dhe per te hedhur drjte mbi emrin Tirana. (Nese eshte postuar me pare moderatori le ta heqi).
Sipas Kristo Frashërit emri Tiranë nuk ka lidhje as me Sulejman Pashë Bargjinin, as me qytetin Teheran të Iranit, as me legjendën e mëndafshit të kësaj treve. Historiani thotë se emrin e Tiranës siç shqiptohet sot e ndeshim disa herë në burime dokumentare, të paktën dy shekuj e gjysmë me radhë përpara themelimit të Tiranës si qytet. “Për herë të parë atë e ndeshim si vend të prejardhjes së dy emigrantëve shqiptarë të vendosur në Venedik, në vitin 1372, të regjistruar njëri me emrin Villino nga Tirana tjetri me emrin Leo nga Tirana, me profesion marinarë, banues në famullinë e Shën Markut të qytetit të Lagunave. Historiani përmend edhe emra të tjerë të regjistruar si banorë të Tiranës gjysmë shekulli më vonë. Ai thotë se megjithëse nuk përcaktohet qartë se çfarë përfaqësonte emri Tiranë në aktet venedikase (nëse ishte fshat, fushë apo malësi) të gjitha gjasat të çojnë tek një fshat me emrin Tiranë, pasi banorët me prejardhje nga fusha nuk e praktikonin si mbiemër gjatë mesjetës dhe nga emrat që ata mbajnë duket se ishin katolikë. Ndërsa hollësi të mëtejshme dhe gjithashtu të padyshimta për emrin e Tiranës, Kristo Frashëri i ka gjetur tek humanisti shqiptar Marin Barleti. Në veprën e tij shkruar në latinisht flitet për Tiranën e madhe e cila sipas Barletit quhet kështu për të dalluar nga tjetra që quhet e Vogël që ndodhet afër Krujës. Pra emrin e Tiranës e mbante në shekullin XV pa dyshim si edhe sot fusha që ndodhet midis Krujës, Petrelës dhe Prezës. Ndërsa fshati Tiranë përmendet edhe në regjistrin osman të 1533-s dhe kështu të dhënat përputhen me njoftimin që del nga legjenda e regjistruar nga J.Von Hahn sipas të cilës në truallin e Tiranës ekzistonte një fshat para themelimit të saj si qytet.
Tirana eshte qytet i bukur
Parisi eshte qytet i bukur.
Pekini eshte qytet i madh.
Tirana eshte kryeqytet.
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.