Forumi Horizont
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kryemnistrat e shtetit shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3614)


Postuar nga Joela datë 07 Janar 2004 - 18:36:

Kryemnistrat e shtetit shqiptar

Kryeministrat e shtetit shqiptar gjate historise se tij:

· Ismail Qemali (1912-1913)

· Myfit Libohova (1913-1914)

· Turhan Pasha Përmeti (1914)

· Esat Pashë Toptani (1914)

· Abdullah Rushdi (1914-1918)

· Turhan Pasha Përmeti (1918-1920)

· Sulejman Bej Delvina (1920)

· Ilias Bej Vrioni (1920-1921)

· Pandeli Evangjeli (1921)

· Hasan Bej Prishtina (1921)

Omer Pasha Vrioni (1921-1922)

· Xhafer Ypi (1922)

· Ahmet Zogu (1922-1924)

· Shefqet Bej Verlaci (1924)

· Ilias Bej Vrioni (hera e dytë) (1924)

· Fan S. Noli (1924)

· Ilias Bej Vrioni (hera e tretë) (1924-1925)

· Ahmet Zogu (hera e dytë) (1925)

· Kosta Kota (1928-1930)

· Pandeli Evangjeli (hera e dytë) (1930-1935)

· Mehdi Bej Frashëri (1935-1936)

· Kosta Kota (hera e dytë) (1936-1939)

· Shefqet Bej Verlaci (hera e dytë) (1939-1941)

· Mustafa Merlika Kruja (1941-1943)

· Eqerem Bej Libohova (1943)

· Maliq Bushati (1943)

· Eqerem Bej Libohova (hera e dytë) 1943

· Ibrahim Bej Biçaku 1943

· Mehdi Bej Frashëri (hera e dytë) (1943)

· Rexhep Mitrovica (1943-1944)

· Fiqeri Dino (1944)

· Enver Hoxha (1944-1954)

· Mehmet Shehu (1954-1981)

· Adil Çarçani (1982-1991)

· Fatos Nano (1991)

· Ylli Bufi (1991)

· Vilson Ahmeti (1991-1992)

· Aleksander Meksi (1992-1997)

· Bashkim Fino (1997)

· Fatos Nano (hera e dytë) (1997-1998)

· Pandeli Majko (1998-1999)

· Ilir Meta (1999-2002)

· Pandeli Majko (hera e dytë) (2002)

· Fatos Nano (hera e tretë) (2002-deri më sot)


Postuar nga historiani datë 06 Dhjetor 2004 - 19:47:

kryeministrat

Urime per temen .
Eshte nje teme shume interesante une kam per vete nja dy mendime qe nuk na perputhen me disa kryeminstra . Do ti shoh keto dite dhe do te jape edhe une nje liste . Edhe njehere urime per punene e kryer .
Me respekt Historiani


Postuar nga historiani datë 09 Dhjetor 2004 - 14:48:

Per kryeministrat e shqiperise

Joela te falenderoj per mundin qe ke bere per te na dhene nje liste te kryeminstrave .
Ne nje pergjigje te meparshme te kam thene se do te bej disa korrigjime pasi mendoj se ka disa gabime .Une po shkruaj listen time dhe ju shikojeni ate :
1.Ismail Qemali Dhjetor 1912-janar 1914
2.Turhan pasha mars 1924 - maj 1914 (Permeti )
3.Turhan pasha maj 1914 - shtator 1914 (permeti)
4.Esad Toptani shtator 1914 - Janar 1916
5.Turhan Pasha Dhjetor 1918 - janar 1920(permeti)
6.Sulejman Delvina Janar 1920 - Nentor 1920
7.Iliaz Vrioni Nentor Nentor 1920- korrik 1921
8.Iliaz Vrioni Korrik 1921- tetor 1921
9.Pandeli Evangjeli teor 1921- dhjetor 1921
10.Qazim Koculi 6 dhjetor 1921 -6 dhjetor 1921
11.Hasan Prishtina 7 dhjetor - 12 dhjetor
12.i.Kosturi 12 dhjetor - 24 dhjetor
13.Xhaferr Ypi dhjetor 1921 - dhjetor 1922
14.Ahmet Zogu dhjetor 1922 - shkurt 1924
15.Shefqet Verlaci mars 1924 - maj 1924
16.Iliaz Vrioni Maj 1924 - qershor 1924
17. Fan Noli qershor 1924 - dhjetor 1924
18.Iliaz Vrioni dhjetor 1924 - janar 1925
19.Ahmet Zogu Janar 1925 - janar 1925
20.Ahmet Zogu shkurt 1925 - shtator 1925
21.Ahmet Zogu shtator 1925 - shkurt 1927
22.Ahmet Zogu shkurt 1927 - tetor 1927
23.Ahmet Zogu teror 1927 - maj 1928
24.Ahmet Zogu Maj1928- shtator 1928
25.Koço Kota Shtator 1928- Janar 1929
26.Koço Kota janar 1929 - mars 1930
27.Pandeli Evangjeli mars 1930- prill 1931
28.Pandeli Evangjeli prill 1931- dhjetor 1932
29.Pandeli Evangjeli janar 1933- tetor 1935
30.Mehdi Frasheri tetor 1935- Nentor 1936
31.Koço Kota dhjetor 1936- prill 1939
32.Shefqet Verlaci prill 1939- nentor 1941
33.Mustafa Kruja nentor 1941- janar 1943
34.Eqerem Libohova janar 1943- shkurt 1943
35.Maliq Bushati shkurt 1943-maj 1943
36.Eqerem libohova maj 1943- gusht 1943
37.Rexhep Mitrovica tetor 1943 qershor 1944
38.Fiiri Dine korrik 1944 - gusht 1944
39.Ibrahim Biçaku shtator 1944 - nentor 1944
40.Enver Hoxha nentor 1944 - 1954
41.Mehmet Shehu .nentor 1954 - dhjetor 1981

Nuk po e vazhdoj me se te tjerat jane te qarta .Ne vitet e pushtimit gjerman ka pase dhe disa muaj qe nuk ka pasur kryeministra sa pastaj eshte gjendur dhe shte vedosur ,Prandaj ka disa muaj qe nuk korerspodojne .
Po e mbyll Falimendierit Joela per pune qe ke kryer duke na dhene nje tabele per kryeministrat .(ne qofte se ka ndonje qe i do te gjithe une mund ti shtoj dhe te tjeret )
Me respekt histoiani


Postuar nga Isra datë 12 Tetor 2005 - 15:10:

dhe se fundi kryeministri i ri:

shtator 2005 e ne vazhdim-Sali Berisha......................


Postuar nga oliinter datë 12 Tetor 2005 - 18:39:

Nuk folet per me te sukseshmin ILIR META.


Postuar nga Isra datë 13 Tetor 2005 - 13:17:

olii, ai i "suksesshmi" qe quan ti eshte permendur te postimi i Joeles, nja dy postime me siper....., e sheh qe fole pa u menduar:p


Postuar nga amoxil datë 13 Tetor 2005 - 17:53:

E mi po kujt ia keni pa hajrin se ?

Pervec se FAN NOLIT dhe jo si kryeminister ne kete rast por si shpetimtarin e kishes shqiptare nga kisha greke se te tjereve ua kemi pare vetem sherrin amon amon.


Postuar nga kontinenti datë 16 Tetor 2005 - 08:25:

Amoxil jam dakort me ty.
Fan Noli beri dicka qe jeton ne kohra.


Postuar nga Kela datë 20 Tetor 2005 - 14:55:

Kur do te vije koha qe te kemi nje kryeministre??? Ej e dini qe ato i zgjidhin punet me mire sesa meshkujt.


Postuar nga kontinenti datë 21 Tetor 2005 - 05:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Kela
Kur do te vije koha qe te kemi nje kryeministre??? Ej e dini qe ato i zgjidhin punet me mire sesa meshkujt.

Kela hidhuni...pse rrini?
Ndoshta mund te jete e vertete kjo qe thua ti.


Postuar nga oliinter datë 21 Tetor 2005 - 11:46:

Citim:
Po citoj ato që tha isra
olii, ai i "suksesshmi" qe quan ti eshte permendur te postimi i Joeles, nja dy postime me siper....., e sheh qe fole pa u menduar:p


hahahahahahahahahahaahaha


sa e kapshme je dhe ti!

ai ka qene kryeministri qe e nxori shqiperine ne vende te uleta ne nivelin e korrupsionit.... ai ndertoi disa rruge ne shqiperi..

cfare kane bere te tjeret?


Postuar nga amoxil datë 21 Tetor 2005 - 16:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Kela
Kur do te vije koha qe te kemi nje kryeministre??? Ej e dini qe ato i zgjidhin punet me mire sesa meshkujt.




ahahahahhahhaah Kela....
kryeminstre femër.....
duhet që ti ta kërkosh me gjithë zemër një gjë të tillë...


Postuar nga Cindi datë 22 Tetor 2005 - 01:03:

A besoni se Edi Rama do te jete nje kryeminister i suksesshem per Shqiperine. Une kam shume besim tek ai pavaresisht se ineresat e kujt partie mbron. E besoj me teper si individ shteti se sa si kryetar Partie. c'mendim keni ju te tjeret?


Postuar nga amoxil datë 22 Tetor 2005 - 02:03:

Edi Rama mi lale është kasap......
nuk di ai nga punët e qeverisë..............


Postuar nga Isra datë 24 Tetor 2005 - 13:35:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Edi Rama mi lale është kasap......
nuk di ai nga punët e qeverisë..............



per mua eshte nje trap e gjysem


Postuar nga Kela datë 24 Tetor 2005 - 14:32:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil




ahahahahhahhaah Kela....
kryeminstre femër.....
duhet që ti ta kërkosh me gjithë zemër një gjë të tillë...



Po me me gjithe zemer e kerkoj.Per mendimin tim qeverisja e nje shteti eshte si "qeverisja" e nje familje te madhe. Dhe ne ne familjet tona shqiptare femrat bejne nje pune te shkelqyeshme, prandaj edhe kam ate mendim.


Postuar nga oliinter datë 24 Tetor 2005 - 18:15:

sikur te vinim nje femer ne krye te egzekutivit???

adio korrupsionit plako!

larg qofte!


Postuar nga Cindi datë 24 Tetor 2005 - 18:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Kela


Po me me gjithe zemer e kerkoj.Per mendimin tim qeverisja e nje shteti eshte si "qeverisja" e nje familje te madhe. Dhe ne ne familjet tona shqiptare femrat bejne nje pune te shkelqyeshme, prandaj edhe kam ate mendim.



Femrat bejne pune te shkelqyer ne familje, por mbasi bertasin aq shume sa i degjon gjithe lagjja. Gjithmone bertasin ata qe nuk degjohen.

Ne qeveri nuk behet puna me te bertitme, por me dipllomaci dhe femrat nuk kane nerva per dipllomaci, mbasi sa te vene deri atje lart kane mbaru komplet.


Postuar nga Cindi datë 24 Tetor 2005 - 18:45:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Edi Rama mi lale është kasap......
nuk di ai nga punët e qeverisë..............



Kokekrisurit dhe kasapet kane dale kryeministrat ma te mire


Postuar nga Zei datë 26 Janar 2006 - 17:49:

Citim:
Po citoj ato që tha isra
dhe se fundi kryeministri i ri:

shtator 2005 e ne vazhdim-Sali Berisha......................

ai
AI PO QE QUHET DHE ESHTE KRYEMINISTER.ROB ZOTI DHE JO ATO SOCIALISTET QE HEDHIN GURIN DHE FSHEFIN DOREN.ME THON TE DREJTEN SALA KE ME NA FUT NE NE "BE".


Postuar nga Zei datë 26 Janar 2006 - 17:51:

Citim:
Po citoj ato që tha football


Kokekrisurit dhe kasapet kane dale kryeministrat ma te mire


AI LE TE MERRET NJEHERE ME SHENDETIN E DJALIT TE TIJ,SE SI FILLIM ESHTE SHENDETI DHE ME PAS ESHTE POLITIKA.


Postuar nga Kela datë 02 Shkurt 2006 - 20:00:

Citim:
Po citoj ato që tha football


Femrat bejne pune te shkelqyer ne familje, por mbasi bertasin aq shume sa i degjon gjithe lagjja. Gjithmone bertasin ata qe nuk degjohen.



S'e di ne c'lagje qenke rritur ti, por ta garantoj une qe femrat jane shume me diplomate se meshkujt ne cdo drejtim te jetes, prandaj edhe do te ishin kryeministre te zonja.

Citim:
Po citoj ato që tha football

Ne qeveri nuk behet puna me te bertitme, por me dipllomaci dhe femrat nuk kane nerva per dipllomaci, mbasi sa te vene deri atje lart kane mbaru komplet.



Ketu eshte gabimi i shqiptareve, qe te gjitha punet duke filluar qe nga mesuesit, doktoret, ndertuesit, bashkiaket, qeveritaret dhe duke perfunduar tek presidenti i bejme punet me te bertitura.
I vetmi problem dhe pengese eshte burokracia brenda cdo lloj partia, pavarsisht nga emri.


Postuar nga Cindi datë 02 Shkurt 2006 - 20:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Kela


S'e di ne c'lagje qenke rritur ti, por ta garantoj une qe femrat jane shume me diplomate se meshkujt ne cdo drejtim te jetes, prandaj edhe do te ishin kryeministre te zonja.



Ketu eshte gabimi i shqiptareve, qe te gjitha punet duke filluar qe nga mesuesit, doktoret, ndertuesit, bashkiaket, qeveritaret dhe duke perfunduar tek presidenti i bejme punet me te bertitura.
I vetmi problem dhe pengese eshte burokracia brenda cdo lloj partia, pavarsisht nga emri.



Une jam dakord me ty Kela, por shqiptari keshtu eshte rritur me dru dhe me te bertitura, nuk hane shume pyka nga dipllomacia.


Postuar nga BIONDIA datë 02 Prill 2008 - 19:02:

Do ishte shume mire te kishte nje kryemistre femer por ska nevoje se keto kryemistra qe kemi pasur kohet e fundit ja kalojne femrave per te bertitur .


Postuar nga kujta1 datë 02 Prill 2008 - 23:45:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Do ishte shume mire te kishte nje kryemistre femer por ska nevoje se keto kryemistra qe kemi pasur kohet e fundit ja kalojne femrave per te bertitur .

femrat nuk jane te afta ta udheheqin shtetin. As nje shtet i fuqishem nuk ka pasur kryetare femer.


Postuar nga BIONDIA datë 02 Prill 2008 - 23:58:

Po pse kutja 1 nuk qenkemi te afta ne mund te na japesh nje shembull (jo se do hedh kandidaturen por ta dime )....


Postuar nga Fajtori datë 03 Prill 2008 - 02:33:

Citim:
Po citoj ato që tha kujta1

femrat nuk jane te afta ta udheheqin shtetin. As nje shtet i fuqishem nuk ka pasur kryetare femer.



Gaboj apo kancelarja e Gjermanise eshte aktualisht nje femer?
Per cilet shtete te fuqishem behet fjale? Per Azerbaxhanin?


Postuar nga daedal datë 03 Prill 2008 - 02:40:

Citim:
Po citoj ato që tha kujta1

femrat nuk jane te afta ta udheheqin shtetin. As nje shtet i fuqishem nuk ka pasur kryetare femer.


dikush ne nje teme tjeter te thoshte se duhet te lexosh shume...
PSh: United Kingdom: Mbretereshe dhe kryeministren "Iron Lady" njekohesisht.

\


Postuar nga BIONDIA datë 03 Prill 2008 - 03:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Gaboj apo kancelarja e Gjermanise eshte aktualisht nje femer?
Per cilet shtete te fuqishem behet fjale? Per Azerbaxhanin?





hahahah me pelqeu kjo pergjigje pastaj femrat ne qeveri do sillnin dhe pak feminilitet (jo ajo e germanise se nuk eshte e bukur )


Postuar nga kujta1 datë 03 Prill 2008 - 14:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Gaboj apo kancelarja e Gjermanise eshte aktualisht nje femer?
Per cilet shtete te fuqishem behet fjale? Per Azerbaxhanin?



shtete te fuqishe tani per tani jane :USA, Rusia dhe Kina


Postuar nga belga datë 18 Prill 2008 - 23:59:

Citim:
Po citoj ato që tha Zei

AI LE TE MERRET NJEHERE ME SHENDETIN E DJALIT TE TIJ,SE SI FILLIM ESHTE SHENDETI DHE ME PAS ESHTE POLITIKA.



persa i perket kesaj teme une mendoj se te gjithe ministrat shqiptare duhet t'i nenshtrohen votes se popullit te thjeshte dhe secili sipas % se votave te zere vendin qe i takon ne parlament ;
duke ngritur lart zerin e popullit qe i dha voten!
pershendetje belga


 
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.