Forumi Horizont
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Dido° (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1327)


Postuar nga Dido° datë 12 Qershor 2003 - 15:47:

kerkoj nje rrenje!

Cdo frymemarrje, cast, ore
ka nje skadence,
ashtu si dhe udhetimi i shkrete ne mes se zbrasetise
se endrrave t e vrara pameshirshem

shpirti im eshte i bardhe, i hapur
per cdo ritem, cdo rikthim.
korruptohet e shkreta shigjete ne parabola te frikshme
nese graviteti i ndjenjes
humbet ekuilibrin mes loteve.





une per qender cuditerisht kerkoj nje rrenje,
nje hene stellare
me krahe te kufijshem e pakufishem
qe te shendrise te gjitha qelizat njeheresh
.
Kerkoj ate energji totale ne buzeqeshjen qe njeh
gjithe mekanizmat dhe ligjet e trurit tim,
buzeqeshjet dhe prekjet e tua

qe vazhdimesisht me cojne drejt universit
te trishtimit ku jetoj nga gjithmone
pa e ditur kur do te vish.


Postuar nga Klodel datë 09 Korrik 2003 - 22:57:

Dido°

*Shenje lamtumire*
Shenje lamtumire

Erdhe si nje rreze drite,
dy veshtrime te kryqezuara
nje histori fantastike ne krevat me mua
ne shpirt
ne jeten e te gjithe diteve
si e vetmja enderr e embel
me pas...
keshtu si papritur
u zhduke


eci shkujdesur mes kujtimesh
duke degjuar mijera here
nje kenge qe ti nuk e njeh
por qe pershkon mallshem shpirtin tim...


kam shpresuar ne rikthimin tend,
shpirtin dhe ferrit ia kam falur
duke ecur frikshem neper rruve te erreta
duke kerkuar kujtimin tend
por tani...


vetem te emblin kujtim mbart mbi mua,
kujtim qe me ndryshoi jeten
tendin qe me lejove te jetoj, te rilind, te rivdes
por mbi te gjitha te rilind
mbi hirin e imazhit tend

si nje film ankthi dhe ndjenje
mbetesh ne skutat e zemres time
me nje perqafim e puthje te pershendes
ne faqe te le shenjen e lamtumires



****************************

Hesht!



Dashuria jote nuk njeh gjeste,
dashuria jote nuk njeh fjale

mos ndoshta jam cmendur
qe akoma e kerkoj???

flija valle ne ato momente
kur ti me deshmoje kete dashuri?

Mos valle jam kaq e verber ne zemer
qe asaj qe ti me thua dashuri nuk i ve dot emer?


dashuria jote shurdh-memece
per mua nuk ekziston

thjeshtesisht ne te qenurit e pafolur
thjeshtesisht ne te qenurit e paqene

Hesht!! nuk dua me te te degjoj!
Platonimi nuk ka fjale!

************************



E dashuruar???




E dashuruar???

nese keshtu mund ta quajme te gjithe kete
deshiren e cmendur
per te pershkuar si gjaku lekuren tende
e per tu ndaluar ne zemer

E dashuruar
nese keshtu mund ta quaj kete
deshiren e cmendur per te ndjere brenda nxehtesine tende
dhe ne ndonje menyre
te ndjek rrugen tende
me kembet e mia nga brenda teje


e per te pare me pas ku me con,
ku mund te shkojme te dy bashke?

E imagjinoj dhe filloj te qesh, te qesh si e cmendur


mund te quhem e dashuruar?
kur perballe asaj qe ndjej
kjo fjale me duket
si nje frymemarrje femije qe kerkon te shuaje nje zjarr!

**********************




Hije


Cfare ka ndodhur??
ngjyrat jane bashkuar me hijet
E qeshura ka vene masken e loteve
dhe ngerdheshjes
cfare ka ndodhur??
e lidhur pas prangave te asaj qe nuk je,
asaj qe nuk do?
Hije e ndjenjave qe ti falesh
nuk ke ditur kurre!


Postuar nga Klodel datë 09 Korrik 2003 - 22:58:

Dido°

Nje dashuri qe perfundon
eshte si "te dua" e shkruar mbi nje xham te palare

pak nga pak zhduket
mbetet vetem hija
e nje kujtimi te embel!


Postuar nga Klodel datë 09 Korrik 2003 - 22:58:

amor alucius

Keni vertete talent Dido,komplimentet e mia

Me pelqeu ajo e para me shume se te gjitha,ishte e ndertuar ne ndjenja!


Postuar nga Klodel datë 09 Korrik 2003 - 22:59:

dido, si gjithmone gati sa nuk me ben te qaj sh prekese i ke poezite


Postuar nga Klodel datë 09 Korrik 2003 - 22:59:

METAXA

Si gjithmone fantastike. Dido nqs ke nder mend te nxjerresh ndonje liber do ishte kenaqesi per mua ta merrja.
Ja kalofsh mire


Postuar nga Dido° datë 16 Shtator 2003 - 17:55:

faleminderit te gjitheve per komentet. kam ndermend te botoj nje liber por jo me poezi me tregime kesaj here pas tre librave me poezi qe kam botuar ne shqiperi. Per titullin skam vendosur akoma, kur te vendos do te thote qe do e bej publike . kete mesazhin e fundit se marr vesh nese eshte nga metaxa apo nga analistja.


Postuar nga Dido° datë 24 Tetor 2003 - 14:11:

Prolog cmendurie

Prolog cmendurie




Engjejt e zinj u kthyen serish naten e kaluar,
teksa perpelitesha ne momentet e pavetedijes
nuk trokiten, hyne pa u ndier
ne heshtjen absolute te hapave qe nuk ekzistonin
me perfshine ne mantelin e tyre
plot tym dhe erresire

Krijese e heshtur e nates se cmendur
me terhoqi drejt saj
pa me pyetur, pa me dhene pergjigje
pa e vrare mendjen se buzet e mia
kishin marre ngjyren e vdekjes nga mosputhja
Dua vetem te zhdukem
ne erresire,
te fluturoj larg,
drejt nates qe dua
drejt te premtuarit tim te zi
dhe ne premtimin e tij vdekjeprurers te mund te pushoj pergjithmone....
pergjithmone....

ora 5.45 minuta.
Nje rreze drite...
hap syte dhe engjejt e zi largohen,
nuk jane me...
ti u zhduke prape si ate dite te zeze nentori....


mos me shiko qe po plakem,
kujtimet po me vrasin pas largeses
kane kaluar shume vite,
shume ore e minuta,
pritja e papritshme me sjell tek ty.
Ndoshta dikush do kete meshire per ne
e engjejt e zinj do kthehen perseri


.


Postuar nga Dido° datë 24 Tetor 2003 - 16:25:

Dikush, dikur...ti

Dikush me ka harruar
ose ndoshta me harruan te gjithe,
Kujtesa me ka humbur
ndoshta asnjehere sme ka kujtuar njeri

Dike kam harruar,
ose ndoshta i kam harruar te gjithe
kujtesa me ka lene
ndoshta asnjehere skam kujtuar njeri

Dikush iku larg, se ktheu koken me pas
harroi te me shihte per te fundit here
syte me kane lene
ndoshta asnjehere sme ka pare njeri

Dikur une ika larg,
te harroja kujtimet ti beja hi,
kujtese e cmendur u kthye
ikjet, takimet dhe njerezit
i kujtoi perseri!


Postuar nga pareli datë 24 Tetor 2003 - 16:34:

Cool msn

Optimizmo ne maksimum! Complimenti. Un shpresoj qe te kesh almeno 85anni !


Postuar nga volter datë 07 Prill 2005 - 18:51:

Te keqen ke bere poezira goxha te bukura, per mendimin tim ngjiten ne klasen e pare, dhe prekin majen e piramides....Ndaj suksese Dido


Postuar nga Dido° datë 18 Prill 2005 - 20:40:

lol plloshtani


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 22 Prill 2005 - 10:05:

E dashur Dido!

Si gjithmone poezia jote me ban te marre,te mencme,dhe me shton deshiren per te kujtuar te bukuren!

Je e mrekullueshme sis!

Te dergoj mijera perqafime nga usa-sykaltra!


Postuar nga Dido° datë 11 Maj 2005 - 20:25:

sycka he mi ku humbe?? nuk me more ne tel sic me premtove te pakten me dergo numrin sepse heren e fundit me dilte vetem chiamata. un bacione


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 11 Maj 2005 - 22:07:

O Ftyre!Me ka mar malli dhe mua!

Po ku kapesh ti ne telefon moj?!
Te kam telefonu mbi 10 her, pas telefonates se fundit,
por me dilte sekretaria ose i zene!
Po ta le serish numrin tim ne mesazh privat!
Gjithsesi tani po te bej nje telefon sorellina ime!
Do zoti s`e hap telefonin se pastaj te takon ty te me maresh!

Gjithe te mirat Yll Bote!

Po librin e botove akoma?!-Me bej te ditur plz!
Te perqafoj plot mall........!


Postuar nga Dido° datë 22 Qershor 2005 - 19:12:

sycka ku je ti mi? pse nuk pergjigjesh ne tel ne numrin qe me ke dhene mua ne privat??? I KAM RENE DISA HERE DHE HIQ ....
CHIAMAMI AL MIO NUMERO DI CELL TI PREGO E TE TREGOJ PER LIBRINSE ESHTE BOTUAR

KISS KISS


Postuar nga unforgiven datë 22 Qershor 2005 - 21:14:

Poezi me vertete te arrira!!
Diku me lart lexova qe keni botuar tre libra me poezi: A nuk do te ishte normale apo thjesht te shuaja kuriozitetin se me ke autor kemi te bejme?


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 22 Qershor 2005 - 21:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Dido°
sycka ku je ti mi? pse nuk pergjigjesh ne tel ne numrin qe me ke dhene mua ne privat??? I KAM RENE DISA HERE DHE HIQ ....
CHIAMAMI AL MIO NUMERO DI CELL TI PREGO E TE TREGOJ PER LIBRINSE ESHTE BOTUAR

KISS KISS



Hey yll i motres, te perqafoj dhe une!
Po u cmenda duke i rene telefonit tend,por s`me pergjigjet njeri!
Gjithsesi lexo mesazhet pv!Nese ke numer te ri te lutem ma dergo!

Urime per Librin e Poezive!-Mbaresi ne krijimtari dhe shitblerje!


Postuar nga Dido° datë 23 Qershor 2005 - 19:12:

Citim:
Po citoj ato që tha mona
Poezi me vertete te arrira!!
Diku me lart lexova qe keni botuar tre libra me poezi: A nuk do te ishte normale apo thjesht te shuaja kuriozitetin se me ke autor kemi te bejme?



Mona e bukura e forumit eshte pikerisht kjo, te lexosh argetohesh pa e ditur se me ke po flet mjafton qe poezite e mia te te pelqejne.


ah, sapo te me vijne kopjet e librit ketu ne milano, kush deshiron ta kete (duke e blere kuptohet lol se toena me ka marre dhe shpirtin jo vetem leket) mund te me kontaktoje ne privat. se ndryshe si i bej leket une per librin tjeter-,)


Postuar nga déjà-vu datë 24 Qershor 2005 - 00:06:

Se di por poezite e tua Dido° nuk me shkaktojne asnje lloj emocioni. Ndoshta sepse akoma s'kam arritur te lexoj ne kete forum nje krijues komplet( sipas kendveshtrimit tim kjo) qe te preke me vargjet e tij/saj.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Qershor 2005 - 00:23:

Citim:
Po citoj ato që tha insOmnia
Se di por poezite e tua Dido° nuk me shkaktojne asnje lloj emocioni. Ndoshta sepse akoma s'kam arritur te lexoj ne kete forum nje krijues komplet( sipas kendveshtrimit tim kjo) qe te preke me vargjet e tij/saj.


Ah Insomnia!Si ka mundesi qe nuk te shkaktokan asnje lloj emocioni poezite e Dido^?!
Jeni njeri pa ndjenja,-ja ta jap une pergjigjen e arsyes tende calamane!

Kudo del kundershtar,ne cdo shkrim qe shkruan!
Kjo eshte poete e degjuar dhe ne Amerike,qe te gjithe i adhurojne poezite e saja,
ndersa ty s`te jepkan asnje lloj emocioni!
Pffff, ca vleresimi i percipte!

Tung, nga Helga!

(Dido, me falni qe nderhyva me shkrimin tim,-por jeni poetja e zemres sime!Ju adhuroj!)


Postuar nga déjà-vu datë 24 Qershor 2005 - 01:54:

Sykaltra_Gangos, une nuk kerkova te shuaja kultin tend te adhurimit. Shpreva thjeshte nje mendim timin, i cili ne kuader te ketij forumi qendron! Ndaj mundesisht komentet personale ndaj te tjereve, vihu frerin ne te ardhmen.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Qershor 2005 - 01:56:

Nuk du!Ke inad ti!?
Coc te duket vetja ty!

Insoooooo!


Postuar nga déjà-vu datë 24 Qershor 2005 - 02:06:

Te betohem qe s'ja shkul me floket kuklles, mos bej ashtu...


Postuar nga Dido° datë 27 Qershor 2005 - 19:11:

hem imsonia, problemi im i fundit eshte te di nese te pelqejne apo nuk te pelqejne poezite e mia, te emocionojne aPO JO POezite e mia sinqerisht ndoshta sepse njerez dhe kur them njerez jo kushdo, si ty apo ndonje tjeter, i kane vleresuar dhe me cmime poezite e mia si ne shqiperi dhe ne zvicer pergjate panairit te vjetshem te librave te rinj. gjithsesi perderisa ke humbur kohe te shkruash thjesht nje koment ndonese "te hidhur" do te thote se nje emociuon ta kane lene ndonese ti nuk je i zoti te kuptosh emocionet tuaja. kur nje poezi, nje njeri apo cfaredo lloj gjeje tjeter nuk te jep asnje emocion do te thote se te le indiferent, ne rastin e poezive te mia nuk eshte ashtu.

ah insomnia merr e lexo "perrallat e nje mije e nje neteve" ndoshta te vjen gjumi dhe kushedi fillon e te formohet truri


Postuar nga Dido° datë 27 Qershor 2005 - 19:13:

lol sycka ti i ke lexuar poezite e mia dikur akoma pa i botuar keshtuqe mendimi nuk eshte objektiv kiss gjithsesi dhe nga xhorda


Postuar nga déjà-vu datë 27 Qershor 2005 - 21:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Dido°
hem imsonia, problemi im i fundit eshte te di nese te pelqejne apo nuk te pelqejne poezite e mia, te emocionojne aPO JO POezite e mia sinqerisht ndoshta sepse njerez dhe kur them njerez jo kushdo, si ty apo ndonje tjeter, i kane vleresuar dhe me cmime poezite e mia si ne shqiperi dhe ne zvicer pergjate panairit te vjetshem te librave te rinj. gjithsesi perderisa ke humbur kohe te shkruash thjesht nje koment ndonese "te hidhur" do te thote se nje emociuon ta kane lene ndonese ti nuk je i zoti te kuptosh emocionet tuaja. kur nje poezi, nje njeri apo cfaredo lloj gjeje tjeter nuk te jep asnje emocion do te thote se te le indiferent, ne rastin e poezive te mia nuk eshte ashtu.

ah insomnia merr e lexo "perrallat e nje mije e nje neteve" ndoshta te vjen gjumi dhe kushedi fillon e te formohet truri



Nuk zgjata koken mbi tavolinen tende dhe lezova krijimet e tua, je ti ajo qe i servire ketu ne forum.
Prandaj nese kam bere nje koment ne lidhje me sa lexova, eshte mese e natyrshme. Rrjedha llogjike eshte qe mbasi poston, te vijojne komentet.
Komenti im, ishte i asaj natyre.
Ti shkon ne kinema e mbasi del prej filmit ben komente mbi sa pe dhe degjove? Ma do mendja se po...
Te ndodh ndonjehere te hapesh nje shishe vere ne shtepi e mbasi njom buzen, ben komente mbi cilesine e saj? Ma do mendja se po....

Pra ti, ashtu si edhe une nuk je as kritike arti, e as enologe me fame.
I komenton gjerat sipas perceptimit te shqisave te tua.
Edhe nqs komenton vere dhe filma te cilet ne konkurse marrin çmime...brenda normave te lejohet apo jo?


P.s "Nje mije e nje net" ishte nje nga leximet e mia te preferuara ne fillore, mgjth rrezikun qe te nesermen te me kercisnin gishtat me vizore ngaqe lija pas dore mesimet.


Postuar nga Dido° datë 29 Qershor 2005 - 18:56:

atehere vazhdo ta lezosh sepse tani nuk ka rrezik qe dikush te te kercise gishtat me vizoreah meqe e kishe lexuar ne fillore, te mesmen e ke bere apo eshte te kerkosh teperPP
scherzi a parte, une bej komente si mbi filmat si mbi librat por komentet e mia ndonese i perkasin thjesht asaj qe me kane dhene ne ate moment kur e kam lexuar apo pare, jane me objektive dhe jo thjesht per te shkruar apo bere pak "sherr" ne forum. mua nuk me pelqen te krijoj nje personazh ne forum ti me duket e ke krijuar. gjithsesi te uroj lexim te kendshem jo te poezive te mia kuptohet


Postuar nga déjà-vu datë 29 Qershor 2005 - 20:56:

Ne menyre te ndergjegjshme, ose te pandergjegjshme kthehemi ne personazhe dhe i japim forme forumit.
Gjithsesi, te uroj edhe ty gjithe te mirat.


Postuar nga Demokrate4ever datë 30 Qershor 2005 - 22:10:

Dido shume te bukura poezit me pelqyen shume.


Postuar nga Dido° datë 01 Korrik 2005 - 18:43:

te pakten ekziston akoma ndonje qe lexon poezite e mia ndonese nuk japin asnje emocion apo jo imsonia


demokrate rrofsh


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 03 Shtator 2005 - 03:06:

Smile

Dido shume te bukura poezit me pelqyen shume.


 
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.