Forumi Horizont
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- 6 Marsi, dite zie Kombetare! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15520)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 06 Mars 2008 - 20:04:

6 Marsi, dite zie Kombetare!

16 te vdekur brenda nje nate!
Llahtar! Tragjedi! Absurditet! E dhimbshme... shume e dhimbshme!

Nje plage e madhe... per nje Shqiperi shume te vogel!

Ndihet kudo, ndoshta e "ndihmuar" edhe nga koha e zymte sot qe mbizoteron ne Tirane!
Duket sikur edhe Qielli mban Zi!

E shikon ne fytyrat e njerezve, te cilet tashme e kane marre vesh te gjithe fatin e zi... qe ka marre jeten e 16 personave nga 3 familje!

Kudo shoh qe flitet per te... duke ardhur per ne pune... konsumoj nje kafe me miq... per kete flitet... nje tavoline me ngjitur... per kete flet!
Televizionet... vetem per kete flasin...

Sapo vij ne zyre, kolegia ime ... me keto fjale me pret... (pa thene as pershendetje...) "e degjove... "

Te gjithe flamujt kombetar... sot jane ne gjysme shtize!
Qeveria shqiptare e shpalli diten e sotme dite zie!

Eshte shume e dhimbshme!


http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=17390


Postuar nga Lela_Dr datë 06 Mars 2008 - 20:12:

E degjova sot ne mengjes lajmin tek News 24, per nje cast mendova se mos ishin nisur per brigjet Italiane, por pastaj tregonte ngjarjen qe kishin qene ne nje ristorant qe duhej te shkoje me keto MINI Barka.


Ngushellime familjarve per kete tragji. Eshte kulmi ku te humbasin 3 familje prej te njejtit gjak, ne nje cast te vetem.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 06 Mars 2008 - 20:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Eshte kulmi ku te humbasin 3 familje prej te njejtit gjak, ne nje cast te vetem.


Ne fakt ata nuk ishin te gjithe te te njejtit gjak... po nejse...
Ishin 9 persona nga i njejti gjak, familja Osmani... e te tjere ishin nga familja Hysi, te cilet do benin krushqi' me familjen e pare... dhe pronari i restorantit, me mbiemer Dibra!


Postuar nga Lela_Dr datë 06 Mars 2008 - 20:40:

Rizultojne te mbytur nga kjo tragjedi shtetasit

1. Pellumb Hysa
2. Majlinda Hysa
3. Alban Hysa
4. Aurela Osmani
5. Halil Osmani
6. Hatixhe Osmani
7. Eljo Osmani
8. Alket Osmani
9. Ida Osmani
10-11. Gersi dhe Rei Osmani (binjake 3 vjeç)
12. Thelleza Spahiu
13. Afrim Dibra
14. Arlind Spajiu
15. Pranvera Blamo
16. Erjon Blamo


Ngushellime famijlareve te mbijetuar ne kete tragjedi.
Beqir Sinani
Luena Behar Spahiu
Romina Pellumb Hysa
Erjona Afrim Dibra


Postuar nga Eria datë 06 Mars 2008 - 20:44:

Ngushellime familjeve!
Eshte vertete nje TRAGJEDI!


Postuar nga diabolic datë 06 Mars 2008 - 21:54:

Ngushellime familjeve.
Me te vertet tragjike kjo dite per te gjithe shqiptaret.
Me rrenqethet mishi...


Postuar nga SmoKer datë 06 Mars 2008 - 22:42:

Shume e rende dhe kjo tragjedi. Ngushellime dhe mos ndodhshin me kesi gjera.


Nje pyetje shume e thjeshte!
Kur do mesohemi ne shqiptaret qe ti respektome rregullat me minimale ??? shpresoj qe nje dite po, por do jete shume vone.

NGUSHELLIME FAMIJAREVE.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 06 Mars 2008 - 22:51:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`

Nje pyetje shume e thjeshte!
Kur do mesohemi ne shqiptaret qe ti respektome rregullat me minimale ??? shpresoj qe nje dite po, por do jete shume vone.




Shume e drejte...!
E di si thote nje shoku im... Duke folur per makinat psh qe ecin shume shpejt dhe shume keq ne Shqiperi...
" S'mund te kesh frike nga dicka qe s'ekziston"
Duke iu referuar mungeses se shtetit!!!

Por le te shpresojme qe... nqs shteti nuk eshte i afte te zbatoje politika parandaluese... te jene vete njerezit qe te emancipohen!



Peace!


Postuar nga Lela_Dr datë 06 Mars 2008 - 22:52:

Nuk eshte per diskutuar sot kete ngjarje, por doja vetem te thoja, qe dhe ato persona qe kane hipur mbi barke duhet te ishin koshiente qe barka mbante vetem 7 persona. Te isha personalisht nuk do te kisha rezikuar jeten ne ate menyre. Pavaresisht qe jam e zonja edhe te notoj, mund edhe te mbijetosh sepse nuk ka qene as mot bore qe te thuash kane ngrire nga i ftohti.
Me mire te kishin bere 2-3 rruge se sa kane hipur te gjithe bashke per njeheresh.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 06 Mars 2008 - 23:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Nuk eshte per diskutuar sot kete ngjarje, por doja vetem te thoja, qe dhe ato persona qe kane hipur mbi barke duhet te ishin koshiente qe barka mbante vetem 7 persona. Te isha personalisht nuk do te kisha rezikuar jeten ne ate menyre. Pavaresisht qe jam e zonja edhe te notoj, mund edhe te mbijetosh sepse nuk ka qene as mot bore qe te thuash kane ngrire nga i ftohti.
Me mire te kishin bere 2-3 rruge se sa kane hipur te gjithe bashke per njeheresh



Eshte per t'u diskutuar sa...!
Hekuri rrihet sa eshte i nxehte...!
Me sa kam mar vesh une... pronari i restorantit kishte thene... " s'ka problem se e kemi bere edhe here tjeter..." kjo eshte absurde!!!!!!!!!!!!!
Pastaj merre me mend... ne ate ore... rreth ores 01:00 ata kane qene super te dehur! Pastaj edhe te renduar nga te ngrenet...te pergjumur ndoshta... dhe per me teper ajo varka siper ishte e mbuluar me plasmas... qe do te thote edhe kjo s'i ka ndihmuar...!


Eshte absurde!!!


Postuar nga SmoKer datë 06 Mars 2008 - 23:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Nuk eshte per diskutuar sot kete ngjarje, por doja vetem te thoja, qe dhe ato persona qe kane hipur mbi barke duhet te ishin koshiente qe barka mbante vetem 7 persona. Te isha personalisht nuk do te kisha rezikuar jeten ne ate menyre. Pavaresisht qe jam e zonja edhe te notoj, mund edhe te mbijetosh sepse nuk ka qene as mot bore qe te thuash kane ngrire nga i ftohti.
Me mire te kishin bere 2-3 rruge se sa kane hipur te gjithe bashke per njeheresh.



po ku kan ditur gje ata se sa mban barka mi Lela , eshte si te thuash se ku e di pasagjeri se ka difekt avioni.
Dhe ke te drejte se ne fakt nuk duhen diskutuar sot shkaqet e aksidentit.


Postuar nga Piktor datë 06 Mars 2008 - 23:54:

Ngushllime familjeve te viktimave.
Lajmi i hidhur me ka shoqeruar sot gjith diten.
As tani qe po shkruaj keto rreshta nuk gje forcen per fjale te tjera.


Postuar nga Lela_Dr datë 07 Mars 2008 - 00:13:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


po ku kan ditur gje ata se sa mban barka mi Lela , eshte si te thuash se ku e di pasagjeri se ka difekt avioni.
Dhe ke te drejte se ne fakt nuk duhen diskutuar sot shkaqet e aksidentit.



Smoker nje person qe ka mendt ne vend nuk rrezikon jeten duke e ditur qe nuk din as not.

Kjo eshte barka 7 vendeshe ku kane hipur 20 veta. Mua me ngjan tamam si pedalot qe ngasim ne vere ne palzhet e Durresit, Vlores, Sarandes.




Postuar nga Pleshtja datë 07 Mars 2008 - 00:13:

Ngushellime familjeve te viktimave dhe gjithe te afermit e tyre!

Pushofshin ne Paqe.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 07 Mars 2008 - 00:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr


Smoker nje person qe ka mendt ne vend nuk rrezikon jeten duke e ditur qe nuk din as not.

Kjo eshte barka 7 vendeshe ku kane hipur 20 veta. Mua me ngjan tamam si pedalot qe ngasim ne vere ne palzhet e Durresit, Vlores, Sarandes.







Nuk eshte ajo jo... ajo eshte mbytyr... e kane treguar te News24... eshte ne breg te liqenit e rrenuar!


Postuar nga Lela_Dr datë 07 Mars 2008 - 00:34:

O Gjergji po lokali kishte 2 barka pra. Pak a shume te njejta kane qene. Nuk them qe eshte identintik por pak a shume.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 07 Mars 2008 - 00:38:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
O Gjergji po lokali kishte 2 barka pra. Pak a shume te njejta kane qene. Nuk them qe eshte identintik por pak a shume.


Po.


Postuar nga Fajtori datë 07 Mars 2008 - 13:58:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Nje pyetje shume e thjeshte!
Kur do mesohemi ne shqiptaret qe ti respektome rregullat me minimale ??? shpresoj qe nje dite po, por do jete shume vone.



Ne baze te teorise time ne nuk i respektojme rregullat sepse eshte e nevojshme qe te rrallohet pak popullsia. Disa ikin jashte, disa vdesin. Rendesi ka qe perqindja e shqiptarit mos jete shume e larte ne nje vend. Dhe kur perqindja eshte e larte faktori tradite hyn ne funksion per te mbledhur 20 veta bashke me rastin e krushkezimit dhe per ti mbytur te gjithe.

Eshte normale po he. E kemi patur gjithmone traditen te jetojme ne menyre aproximative, te hipim ne varka pak a shume aq njerez sa jemi, te zbatojme pak a shume ligjet, etj etj. Eshte pjese e ligjeve tona te pashkruara, te cilat kujtohemi se na demtojne vetem kur shteti shpall dite zie mbytjen e 16 krushqve pas pirjes ne Farke. Kjo do te thote qe pak a shume, me rastin e tragjedise se nje varke dasmoresh, 3 milione shqiptare duhet te mos punojne nje dite, qe edhe sikuuuur tu shkonte ne mend te hane ne Farke tani, te kene 24 ore per te menduar se aty kane vdekur 16 veta. Detaje te vogla, por ne imagjinaten time ndertojne ate ambjent te shkafanjitur ekonomikisht, ku vdekja nuk kthehet ne force, por ne.. vdekje.


Postuar nga kurt datë 07 Mars 2008 - 17:08:

kjo eshte nje tragjedi, eshte edhe si tyrp. si te ndolli kjo tragjedi ne nje shtet te evropes. shume njerez i zen edhe makina ne shqiperi. sapo e lexova ne "BBC WORLD NEWS" kur thane se kishte ndodhur ne liqen u binda se kishte ndodhur ne liqenin e shkodres, pastaj e lexova se kishte ndodhur afer tiranes. shume shume e trishtueshme. as nuk e dija se ka ndonje liqen tirana.
ngushellimet me te thella per ato familje. zoti i cofte ne parajse


e di sa shume jete ka marre liqeni vetem ne ate kohen kur punoja une ne liqen. nese e mbani mend ne 93-94 12 veta u mbyten ne nje dite duke kaluar ne jugosllvi, kurre se harroj ate dite. ishta dite dimri me diell por shume e ftohte, frynte nje ere, dhe ajo ere krijon dallge te rrezikshme ne liqen. ate dite vendosa te mos dal ne mal te zi qe te shes madhra pikerisht nga era qe frynte.
kurr se harroj, kam pas nje motorrskaf te vogel, dhe te gjithe u mblidhem per te kerkuar per trupat, edhe motorrskafi i ushtrise serbe, vetem i zoti i varkes dhe nje cun i kishin care dallget e ftohta me not, dhe kishin shpetuar.
nga tamaqrdheku i shqiptarit e kishte mbushur varken ai rrota me njerez dhe me madhra, (per cdo njeri i merrte 50 marka ne ate kohe) sa doli ne hapesiren e liqenit u permubys varka.


Postuar nga Zani datë 07 Mars 2008 - 17:53:

NGUSHLLIME ME TE SINQERTA FAMILJEVE QE KANE HUMBUR ME TE DASHURIT E TYRE !

KURR MOS U PERSERIT MA KJO DHIMBJE!


Postuar nga njeni datë 08 Mars 2008 - 17:47:

JU FALENDEROJ JU DHE GJITH SHQIPTARET KUDO QE NDODHEN PER NGUSHELLIMET E TYRE.............

ESHTE ME TE VERTET SHUM E REND TE SHOHESH NJEREZIT E TU ME TE DASHUR...............

PO CTE BESH KESHTU PASKA QEN E SHKRUAR.......

SHUM FALEMINDERIT..........


Postuar nga Eria datë 08 Mars 2008 - 18:03:

Citim:
Po citoj ato që tha njeni
JU FALENDEROJ JU DHE GJITH SHQIPTARET KUDO QE NDODHEN PER NGUSHELLIMET E TYRE.............

ESHTE ME TE VERTET SHUM E REND TE SHOHESH NJEREZIT E TU ME TE DASHUR...............

PO CTE BESH KESHTU PASKA QEN E SHKRUAR.......

SHUM FALEMINDERIT..........




Ti paske pasur familjaret e tu ne kete ngjarje.Sa e vogel qenka bota.Ngushellime!


Postuar nga njeni datë 08 Mars 2008 - 18:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria



Ti paske pasur familjaret e tu ne kete ngjarje.Sa e vogel qenka bota.Ngushellime!



FALEMINDERIT PER NGUSHELLIMIN


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 08 Mars 2008 - 19:29:

Ngushellime... eshte shume pak!
Une kujtoj kur vdiq gjyshja ime... dhe u coroditem te gjithe!
Te gjithe te mpire nga te qaret etj... qe tek e fundit ishte e pritshme... sepse ishte edhe semure!


Por te vdesin 16 vete ne nje dite... dhe 8 prej tyre nga e njejta familje... kjo eshte tragjedi!
Nuk mund te gjenden fjale per te thene!
Une gati kam qare... mu mblodh lemsh ne fyt...


E vetmja gje qe mund te behet... eshte ti rrihet afer, te afermve te tjere...


Postuar nga briseide datë 08 Mars 2008 - 19:34:

Ngushellime!

Eshte gati "turp" do thoja te kete ndodhi te tilla ne SHqiperi.Mungese totale pergjegjesie e njohje minimale te rregullave qe duhen ndjekur ne te tilla raste.Te humbasesh jeten ne kete menyre eshte absurde.


Postuar nga Piktor datë 08 Mars 2008 - 20:31:

Njeni, ngushllimet e mia.
Ai lajm na ka tronditur te gjitheve pa mase.


Postuar nga Demokrate4ever datë 08 Mars 2008 - 20:39:

Nje ngjarje e tmerrshme! Ngushellime dhe force te gjithe familjareve te viktimave!
C'me vjen me e keqja dhimbje jane ato engjuj(femije) qe s'kishin asnje dituri se c'po u ndodhte.


Postuar nga njeni datë 09 Mars 2008 - 15:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Njeni, ngushllimet e mia.
Ai lajm na ka tronditur te gjitheve pa mase.




faleminderit piktor..........ju falenderoj dhe ju gjithve


Postuar nga SEXI datë 13 Mars 2008 - 22:25:

Ndjehem vertete shume e tronditur nga kjo ngjarje qe degjova sepse 8 personat me mbiemer Osmani ishin komshinjte e mi ne Tirane ku i njoh prej 10 vjetesh...
Shkofshin ne parajse shpirtrat e tyre...Ngushellime familjareve te tjere...


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 14 Mars 2008 - 00:04:

Citim:
Po citoj ato që tha SEXI
Ndjehem vertete shume e tronditur nga kjo ngjarje qe degjova sepse 8 personat me mbiemer Osmani ishin komshinjte e mi ne Tirane ku i njoh prej 10 vjetesh...
Shkofshin ne parajse shpirtrat e tyre...Ngushellime familjareve te tjere...




pse me aty e paske shtepine ti e :p ???!


Postuar nga SEXI datë 23 Mars 2008 - 17:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti

pse me aty e paske shtepine ti e :p ???!



Mos me thuaj qe qenkemi komshinj.
Aty e kam shtepine dhe vetem 3-4 shtepi (vila) na ndanin nga njeri - tjetri vetem se une kam 3 vjete jashte dhe aty vetem familjen kam.Ata me treguan se ç'fare tmerri kishin pare ate dite ku nga nje llagje kishin dale 8 xhenaze.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 24 Mars 2008 - 03:13:



jo jo... une jam ne Tirane te Re... po e njoh ate zone... plus qe kam pare ne TV kur ndodhi tragjedia!


Ciao


 
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.