Forumi Horizont | Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Te biesh ne dashuri me kusheriren (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6142)
Te bieash ne dashuri me kusheriren
hey,kujt i ka ndodh qe ka rene ne dashuri apo ka patur fiksime mbas kusherinjve te larget,them te dyte apo te trete.Dhe a quhet vertet incest nje gje e tille?Kusherinjt e pare larg qofte,jane si motra apo vellezer.
Oh God i wish i was somebody else,keeping another name and never seeing that sunshine who gave life to my half dead feelings......
fli cik me shume gjume se rreshket nganjehere.
Njerezit jane martuar edhe me kusherinjte e pare per ate pune...sidomos kur nuk jane rritur bashke...gjithesesi nuk ta keshilloj te martohesh me te afert per probleme gjenetike
Bahh,une i konsideroj si vellezer tere kusherinjte qe njoh,sado te larget qofshin ndaj s'di ca te them.
Por di qe po te me kishte ndodhur noj kusho si puna jote do ja kisha plasur i zberle ne surrat sa ti kishin bere syte xixa,e kshu ndoshta ishte kthyer ne vete (j/k Equis :p)
me duhet te saktesoj qe equis se ka taku asnjehere ket kusheriren keshtu qe i bie qe thjesht e di qe jan kusho por as jan taku flasin keshtu larg e larg
Hahahahahahaha,sa" larg"(dmth me gjenerata) jeni aman?
i bie brezi i dyte, po eshte paksa konfuz ne percaktimin e ngrohtesise
equis me ndigjo mua fli pak me teper
lol
Degjo analisten se mire e ka
Me gjithe keto femra qe jane rreth e rrotull , me kushrinen e gjete me ra ne dashni a? lol
Ehh poor buddy , ndoshta ngaqe ka mungese komunikimi me femrat qe nuk i ka kushrira lol
Thojne ne Shkoder...marrja rrin dhe i zoti se len lol ...te pakten mbaji per vehte ato mendime mos ja nxjerr namin vedit per pervers lol
Hajt shnet e pare dhe dashuri ( jo me kushrina lol)
Nuk do te jete edhe aq segment i gjate...
degjoni ju mbrojtes te traditave.Equis donte nje keshille dhe prandaj e shkroi dhe kjo nuk eshte e lehte te shkruhet,mos e nenvleftesoni msg e tij.Ai vertet eshte ne pikepyetje dhe si pergjigje mori talljet tuaja.
per mua eshte gabim equid,pavaresiht se e ke te larget,pavaresisht se mund te duheni ose kuptoheni shume mire,eshte dicka qe do ju ngelet peng per tere jeten.ndiq keshillen qe tu dha pak msg me larte.ka shume femra eshte fat kjo gje se te ben qe te zgjedhesh jo te ngecesh
perfundimisht,harroje ate gje nqs je me tru.
ciao!!
Citim:
Po citoj ato që tha roke
degjoni ju mbrojtes te traditave.Equis donte nje keshille dhe prandaj e shkroi dhe kjo nuk eshte e lehte te shkruhet,mos e nenvleftesoni msg e tij.Ai vertet eshte ne pikepyetje dhe si pergjigje mori talljet tuaja.
per mua eshte gabim equid,pavaresiht se e ke te larget,pavaresisht se mund te duheni ose kuptoheni shume mire,eshte dicka qe do ju ngelet peng per tere jeten.ndiq keshillen qe tu dha pak msg me larte.ka shume femra eshte fat kjo gje se te ben qe te zgjedhesh jo te ngecesh
perfundimisht,harroje ate gje nqs je me tru.
ciao!!
Epo kot s`ka dale ajo fjala e urte popullore kusherire, kusherire, po me ferko se me vika mire
O Albanian avash mor cun se e dime qe je trim po me shtruar, me qete.
Sa per kusherirat e dyta apo te treta jam dakort qe nuk eshte shume "normale" .
Equis
Ne te mesmen,nga fillimi njohta nje ne shkolle me mua dhe te them te drejten me pelqente si tip.
Dola nja dy here,normale kjo e fundit por nuk eshte se isha i dashuruar....thjeshte me pelqente.
Hey,e forta qe njehere duke ecur,ndalon e me thote : mbrrita tek shtepia une,te pershendes.
Vetetimthi mu kujtua qe ne ate pallat dija te kishim kushurinj te larget.
Tersi me ndjek,e ka kete veti .
Kthehem ne shtepi dhe i vertis mamase poshte e larte per te marre ndonje informacion se edhe ta pyesja troç,me vinte rende dmth.
E pra,tersi si tersi....behej fjale per nje kushuri te trete timen.
Evitoje!
P.s ****?Nese je nder 4.000 anetrate e ketij forumi dhe lexon kete mesazh...dije se nuk eshte se te shmangja(fshihesha) ato kohe sepse s'me pelqeje.
Jo Jo Jo !!!
Kurre sa do i larget te jete sado ne fillim mos e dish qe e ke kusheri ose kusherire, mundohu ti shmangesh keto gjera. Sepse ne fillim te duket mire se fluturon ne enderra por aman cdo gje ka pasojat e veta mbrapa. Mos e zgjas me shume jeni nje gjak. Une njof nje alamet doktoreshe qe edhe me kapacitet te larte si nga ana shoqerore si nga ana mjekesore, dhe ajo perfundovi e martuar me djalin e tezes i cili ishte disa vite me i vogel se ajo. Kjo eshte idjotesi mua kalamajt e kusherinjeve te pare me therrasin halla teze kurse asaj i binte ti thoshin halla, teze, teta, mami. Ata qe te dy jane penduar dhe ju vjen turp tani qe jane me femije se cfare kane bere por koka ben koka peson, dhe per kete arsye jane shmangur nga njerzit e tjere te fisit se ju vjen zore qe femijet te marrin vesh se si e se qysh. Pa dyshim qe per kusheririn e kusheriren ke dashuri por jo ta shfrytezosh ne kete menyre. Padyshim qe kusheririn ose kusheriren nga malli e perqafon e puth por jo ne kete menyre. Megjithate secili ka ndjenjat dhe mendimet e veta per cdo gje, por per arsonen kjo eshte plotesisht dicka e gabuar.
MOS shko aty o trim
bej shaka Equis, gjithsesi mendoj se eshte gabim nje veprim i tille
pershendetje
Sa gjynah... Faqja e pare ishte vetem me shakara dhe perbuzje. E dyta serioze dhe konformiste.
Nuk te njoh Equis. Ndoshta ata qe kane bere shaka te njohin me mire. Nese vertet ke ndermend te besh dicka me ate kusherire ki parasysh qe ambjenti qe te rrethon eshte ky qe mbushi keto dy faqe. Prandaj nuk do ta kesh aspak kollaj; te pakten nese qendron brenda mureve te Republikes se Shqiperise. Nese je i ri ne moshe ndoshta duhet te shikosh sa e madhe eshte bota para se te vendosesh. Nese ke eksperience kot qe pyet te tjeret.
Besimi se bashkimi mes kusherinjve nxjerr femije te mete i ka rrenjet ne antikitet, nje zot e di si mund ta marrim kaq shabllon akoma. Puna eshte se kemi ngulitur ne kulture apo tradite evitimin e kusherinjve si partnere. Kjo eshte bere per aresye supersticioni te pergjithshem (nuk besoj se popujt antike mund te benin analiza gjenetike!!!). Megjithate po ju kujtoj se ka patur dhe ka kultura ndryshe nga e jona, ne te cilat martesa eshte e detyruar te behet brenda familjes. Motra te martohet me vellain apo kusherinjte mes tyre.
E gjithe kjo sherben qe te kuptoni sa relative jane kulturat. Pastaj e kote t'ju spjegoj se dashuria nuk ka shume llogjike brenda, prandaj nuk ndjek gjithmone racionalitetin e kultures nga lind.
Ne fund te fundit te gjithe po rrime me muaj dhe vite me dashnoret dhe ne fund ndahemi pa pjelle asnje femije. Pse frikesohemi kaq shume nga nje lidhje brenda familjes qe ndoshta s'do prodhoje asnje "frut gjenetik"?
P.s. Jam kurioz te di pse eshte penduar ajo vajza qe u martua me djalin e tezes. C'lidhje ka gjaku? Une njoh shume cifte te martuara qe thjesht jane merzitur me njeri tjetrin; disa here sepse jane martuar heret, disa te tjera sepse kane rene ne monotoni. Kjo besoj nuk ka lidhje me gjakun, apo jo...
E tha ploshtani bukur eshte nje segment i shkurter. Mendoj se eshte nje fiksim ne tru qe duhet ta heqesh dhe ta shikosh kushuriren me teper si nje moter.
Une per vete neveritem nga incest ne familje dhe kam degjuar shume raste ketej nga amerika e veriut. Nuk mund te pajtohem me dicka te tille.
Shiko Fajtor thyes i shablloneve te antikitetit. Fakti qe femijet mdis te afermeve kane probabilitet ne rritje me rritjen e afrimitetit qe te dalin me te gabime gjenetike eshte nje fakt shkencor. Nuk besoja se kishte ne forum qe mendonin se une i referohem antikitetit kur flas (kur nuk e kam specifikuar).
Nuk tha njeri mos u lidh te thashe mos u marto (per mendimin tim) sepse kur martohesh mendon edhe per femije (besoj). Gjithesesi probabiliteti edhe kur martohen vella e moter nuk eshte shume i madh (se te la senti di rischiare...)
Aljohin.
Nga antikiteti ka lindur tradita jone, prandaj i referohet vetem asaj. Une nuk besoj se Equis ka ndermend ta vazhdoje ate ndjenje sepse i mjafton te lexoje keto mesazhe qe ti merzitet pa e realizuar akoma. Megjithate me vjen keq sesi jemi nje shoqeri kaq konformiste dhe nuk dalim nje here te paparashikueshem. Kjo nuk eshte hobby, te jesh anarkist, por nje moment reflektimi. Nese do e vinim veten ne poziten e Equis per nje moment do e kishim te veshtire te jepnim pergjigje kaq standarte apo tallese. Por brumosja e shoqerise sone nuk lejon as te na kaloje nepermend te vihemi ne poziten e tij. Me mire keshtu...
Keshtu pra Al. Ndoshta gjenetikisht rrezikohet me shume, por nuk besoj se Equis mendoj qe tani per femije. Ne fund te fundit rreziku ekziston ne qindra versione edhe ne ciftet normale qe martohen dhe pendohen duke banalizuar jeten femiljare. Rreziqet jane pa fund, pjesa gjenetike eshte vetem nje aspekt i tyre.
Ne fakt,mesiper nuk behej fjale shume per supersticionet e antikitetit dhe as per semundjet recesive qe me pas nga martesa mund te ktheheshin ne dominante tek kalamajte,por behej fjale per vlera te nje shoqerie.
Ne ne Shqiperi jemi edukuar me imazhin e kusheririt/kusherires si dikush teper i afert,te cilin e shikon me teper si nje njeri te familjes me te cilin s'mund te martohesh,ashtu sic nuk mund te martohesh me vellain/motren.
Tani,po te thyejme rregullin e martesave ne fis mundemi shume mire dhe te martohemi me vellain/motren.
Ku qendron diferenca?Mund te biesh shume mire ne dashuri dhe me te dhe sipas asaj qe u tha ne ca postime mesiper dashuria ne fis s'qenka mekat...ndaj perse jo??
Pergjigja ne kete rast eshte shume individuale,dikush nje pyetjes te tille do i pergjigjej"jemi njerez,me norma te caktuara dhe s'jemi kafshe qe shohin vetem anen e riprodhimit te llojit dhe asgje tjeter".
Dikush tjeter mund te thote"asnje problem s'ka,une njehere po jetoj instinktet e mia momentale dhe te behet ca te behet me vone,s'me intereson".
Ne vende te tjera psh si Marokko ne ca zona egziston shume mire martesa ne fis,por atje shoqeria eshte e ndertuar ne baza te tilla por tek ne JO.Ashtu sic nuk eshte zakon tek ne qe te mbajme kafken e nje paraardhesi te varur ne oxhakun e shtepise(ne ca fise ne Africa quhet si dicka normale).Duhet ditur qe sado free-minded te jemi ne ca gjera egsiston nje kufi qe duhet respektuar.
Jam e sigurte qe Equis eshte shume i turbullt ne mendime,te quash dicka dashuri duhet kalimi i shume fazave dhe jo vetem te asaj vizive,ne momentin qe do heqe shtresen e pluhurit do kuptoje se cfare ndjen.
Kam lexuar nje liber hollandez qe fliste per nje lidhje incestuale ne mes vellait dhe motres,gje e tmerreshme,sidomos ne momentin kur presin nje kalama.
Hello njerez.
Ne radhe te pare i vleresoj talljet,perbuzjet,paragjykimet tuaja.Qellimi i kesaj teme nuk ishte thjesht per te zgjidhur nje problem qe mund ta kem un apo shume te tjere qe nuk e kane ate guxim ta perballin,dhe ti japin nje zgjidhje,qellimi im ishte ne radhe te pare te kuptoja se ne cfare realiteti un jetoj,dhe cilet jane njerezit qe me rrethojne.Shume prej jush kane care masken e tolerances,edukates apo kultures se larte perendimore.Ndersa pak njerez qe i kam vleresuar dhe respektuar gjithmone me ndihmuan me mendimet e tyre objektive.
Falenderim te vecante:
Fajtorit
Rokes
Sabines
Plloshtanit
Te tjeret i falenderoj qe humben kohen e tyre te cmuar per te postuar msg e tyre ne kete teme (perverse,sic e quan Albanian.Ti je femije akoma,nuk ta marr per ters.Nganjehere me zbavit shume me postimet apo temat e tua,por ne kete teme ure out fare).
Pse qenkam pervers?Sigurisht qe motra deri tek kusherirat e para quhet incest,dhe jam plotesisht dakort qe kjo eshte kunder ligjeve te natyres.Po me cte drejte quani incest dashurine e kusherinjve prej 2 apo me shume brezash.Ju lutem ma vertetoni shkencerisht nje gje te tille,ose me fakte te pa kontestueshme.
Ka te drejte Fajtori qe me keto postime un as nuk e coj me neper mend ta shtyj me tutje kete torture,megjithse ndjenjat e mia ishin krejt platonike per nje kusherire te trete qe nuk e dija fare qe ekzistonte ne kete bote,apo qe kishim lidhje familjare para se te njifeshim deri ne nje fare pike.
Per me teper se perversitet kjo eshte nje rastesi fatkeqe,dhe me e keqa eshte qe nese mund te jemi ne gjendje te kontrollojme njreiz e tjere apo jetet e tyre,nuk mundemi te kontrollojme ndjenjat tona,qofte edhe fizikun tone kur semuremi.
perendite luajne me ne,nepermjet fatit qe na caktojne.And the life is just a theatre where the people are just good actors or bad actors.The subject is unchangeble.
Respekte Equis
Ti hape nje teme Equis dhe eshte mese e natyreshme qe do merrje mendime te ndryshme(fundja per kete hapen temat,qe te lexohen dhe mendimet e te tjereve):disa qe perkojne me ate qe deshiron ti te lexosh,dhe te tjere qe shprehin realitetin e nje shoqerie.Nuk kuptoj revolten tende,mgjth gezohem qe u "iluminove".
Persh.
Ju lutem mos e ngaterroni kete teme me tragjedine e Euripidit "Edipi Mbret"
Nuk ka asnje lidhje.Amor,gjithmone te kam vleresuar dhe respektuar,dhe ne kete rast te falenderoj per opinionin tend.Nuk jam aspak i revoltuar,jam thjesht i habitur dhe i shokuar ne reagimet kaq te ashpra te anetarve qe shkruan pak me siper.Ndoshta kjo mund te jete nje teme delikate por ben pjese ne realitetin global.Pse shkon aq larg,deri ne Marok.Ke shume afer Angline,edhe ato mesa mbaj mend un kane tradite apo ndoshta eshte normale martesa ndermjet kusherinjve.
Megjithate kush foli per martese?behet fjale per nje lidhje qe u shkaterrua pa u nisur akoma,me zbulimin e lidhjes farefisnore.Kisha nevoje per opinionin e antareve te forumit te ciltet,ne pjesen me te madhe i kam vleresuar si njerez qe i perkasin nje niveli te larte kulturor dhe intelektual.
Sidoqofte ju falenderoj te gjithve per mendimet tuaja.
Pershendetje
Equis
Jeta perbehet nga ups and downs,e rendesishme eshte te arrijme te gjejme forcen te ngrehemi nga ato downs.
Fat me tutje atehere
Po them edhe un mendimin tim .nuk perjashtohet mundesia qe te biesh ne dash me kushuriren.dashuria per mua esht nje ceshtje delikate nuk mund ta frenosh,un jam per lumturin e personit nqs je i lumtur ne fund te fundit dhe martohesh.sa per pun gjaku ose qe thon qe femijet dalin sakat apo dicka tjeter mendoj se jan budallalliqe.
Thanks u sweet baby.(Amor Alicius)
Citim:
Po citoj ato që tha Equis
Pse qenkam pervers?Sigurisht qe motra deri tek kusherirat e para quhet incest,dhe jam plotesisht dakort qe kjo eshte kunder ligjeve te natyres.Po me cte drejte quani incest dashurine e kusherinjve prej 2 apo me shume brezash.Ju lutem ma vertetoni shkencerisht nje gje te tille,ose me fakte te pa kontestueshme.
Respekte Equis
Une per veti kur e di qe e kam dike kushri sado larg qe te jene nuk me shkon mendja,,,,,,,,,,, e di qe kan ndollur me pelqy e me ra ne dashuri me kusherijt por ishalla sme ndoll mu kurr....Equis nese je ti ne kete situate mundoju te shkeputesh sa me shpejt se me mire do jete,, ndosha eshte vetem nje fiksim se ndonjeher gjerat qe si arrite dot te bahen fiksim kot.
Me duhen dhe mua ca ore me teper gjume
Ama ta paska dhen lejen fajtori? Leshoja mer burr kushurires dhe mblidh mendjen :p, ose ose fundja fundit mer I viz per andej nga egjipti se anej martohen kushot e par pa prbl, lol
Ca s'degjon sot.
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.