Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)
Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim
"Per ty shpirti im"
Per ty enderroj- ty te kam ne mëndje
mëngjes i pafajshëm
brishtësi e lumtur!
buzet flak te kuqe- te puthen me ëndje
Ne detin e dashurisë
u ndiem të humbur!!.
Ti je dashuria
ti je jeta ime
në zemrën time -perjetë ti ke ngelur!
lulja më e bukur aromë trëndeline
thellë në shpirtin tim
pedalet ke celur!!
Puthjet hapën krahët
tek ti fluturuan
sytë e mi të lumtur- gjithmon tek ti mbetën!
zemrat shuan mallin
fort u përqafuan
je gjithcka për mua- të dua sa jetën!!.
08-04-2005
Nostalgji
Nje dite me pyete se cfare dashuroj me shume?
Jeten time te thashe.!
Syte tu mbushen me lote dhe u largove
Pa arritur te te thoja se ti je jeta ime...!
"Ti se meriton dashurinë time"
Ti hyre në zemrën time e gjete të vrarë
kisha harruar të qeshuren
shok kisha trishtimin!
nga plagët e jetës i mbushur me varrë
doja të shërohesha
tek ti pashë shpëtimin!!
Të desha si shpirtin - si i verbër të besova
ëndërrat ty ti fala
shpirtin tim ta dhashë!
qaj- qaj zemra ime - kam frigë se gabova
desha të të shëroja
më shum plagë të dhashë!!.
Qaj-qaj zemra ime-dhe un bashkë me ty
ajo kurrë s,më ka dashur
iku më harroj!
në vend të dashurisë- lotin më la në sy
e desha me shpirt
ajo më mashtroj!!.
dhe pse zemrën time ke për të ma coptuar
dora mu më drillet
kto fjal kur ti shkruaj!
zhduku përgjithmon - ti s,më ke merituar
me shpirt të kam dashtë
kurrë për ty s,do vuaj!!
08-04-2005 "Për ata që se meritojnë dashurinë"
"Per shpirtin tim"
Endërrat më shoqërojnë në netët e gjata
nuk dua të zgjohem
në ëndërr kur jam me ty!
s,munda dot të të puthja -dhe pse afër të pata
dashurinë kishe në zemër
buzëqeshjen në sy!!.
Me zemrën frigësuar - nga ëndrra mos më zgjonin
pa të thën dy fjalë
pa të puth nji herë!
me zërin që më drillej- me syt që më lotonin
thash të dua shpirt
pa ty jam i mjerë!!.
Ti je lule e bukur- pranvera e jetës time
e ngulitur thellë
diku në shpirtin tim!
të fola në ëndërr - për ty rrah zemra ime
të putha gjith natën
deri ne agim!!.
Nata ka nje fund - ëndrrat kan mbarim
pranvera e bukur
një ditë ka për tu larguar!
vetëm ti do jesh - gjithmon në shpirtin tim
përjet në zemrën time
ke për të jetuar!!
"EMIGRIM"
Ti ike i vogel larg shqiperise
ne kerkim te fatit, per nje jete te bukur
i lodhur nga jeta i ndryllur prej merzise
more rrugen qe do te bente te lumtur
Shpresove qe nje dite do gjeje vetveten
te priste pasuria me krahet e shtrire
u zhgenjeve nga bota ,te gjitha enderra mbeten
u zgjove me ne fund ,ju the lamtumire
Lamtumire o enderr- sa shum me zhgenjeve
lash atdheun tim, ty per te gjetur
me jeten luksoze ti mu me genjeve
duke kerkuar ty - shpirti ku me ka mbetur
Mes jetes se bukur luksit pasurise
Gjeta qartesine papritur kuptova
Do kthehem ,do nisem drejt shqiperise
Me pret toka mëmë un per at jetova
Jetova cdo dite, me mallin qe me pervelonte
Neper rruget e botes ,i humbur pa shprese
Ju luta shqiperise, perseri te me pranonte
Te kthehem ne atdhe - aty dua te vdes
"Loti i dashurise"
Ra loti pikoi iku dashuria
e fshehur nën hijen e mobesimit
qau zemra
shpirti vajtoi
serenatë zemrash me nota vajtimit!!.
U shemb ndjenja vdiq ne zemër
qielli u permbys
nga dhimbjet dëshpërimi!
do vdes ne shpirt thelle nje emër
i tretur
i humbur
si një lot jetimi!
Kam mall vuaj dashuroj se di?
ikjet e pafund
dashuri e fikur!
ti do jesh gjithmon në lotet e mi
sa te desha shpirt
kurrë ske për ta ditur!
Cfare ndodhi me yjet
pse humbën shkelqimin?
cfare ndodhi me diellin
pse nuk ban ma dritë?
cfare ndodhi me ty
ku e le betimin?
cfare ndodhi në zemren time - kurr ske per ta ditë!!.
Ra loti pikoi
u ngul në shpirtin tim
zemra filloj vajin - me këngen e mallkuar!
un tash jam i vdekur
pa ty shpirti im
nje lot dashurie - nje lot i harruar!!.
Shkruar me 27-03-2005
USA
"Natë e pa fund"
[b][color=blue][B]Sonte nje zjarr kam ne zemer
Endem i pashprese ku je shpirti im
Loti me pikoi te thirra ne emer
Rruget e shkreta mbyten zerin tim
Dritare e mbyllur adres e pashkruar
Kerkoj un i mjeri si nje zog i trembur
Puthje e padhene zjarr i pashuar
Zemer qe vuan ne shpirtin e shembur
Loti me pikoi nata me mu foli
Yjet lart ne qiell qanin bashke me mua
Nga thellesi e shpirtit vec nje fjale me doli
Hape dritaren shpirtttttttt e din sa te dua
Heshtje e strukur ne naten e pa mbarim
Te ftohtit e nates e vrau zemren time
Lotet un i derdha per ty shpirti im
Dritare e mbyllur dashuria ime
Poshte dritares tende zemra me pushoi
Syri im me lot deshi te te fliste
Fjala ne fyt me mbeti shpirti me vajtoi
Dritare e mbyllur asnjeri sme priste
----------------------------------------------------------------------------
shkruar me 27-03-2005 USA
"LOTET E SHPIRTIT TIM"
I perlotur i fyer - me zemren e coptuar
dashuri e paster
sonte per ty vuaj!
krenari e shqyer shpirt i sakatuar
loti sdo pushoj
me vite - me muaj!
lotet qe un derdhi - ty ne shpirt ste prekun
vaji i shpirtit tim
per ty eshte nje loje!
lulet mbi zemren time - te fyer te vdekun
ikja e pakthim
me vrau me thermoje!.
hapu varri im i ndjenjave te mia
digju shpirti im
flakeve te dashurise!
ajo kurr sme ka dashte - po me vret vetmia
zemren ma mbuloi
hiri i padrejtesise!!
shkretetire e pafund - pa ty me duket jeta
qofsh e lumtur ti
mbi vajin e shpirtit tim!
plage e zemres time - duke qare un mbeta
vdekja mu afrua
jeta ska kuptim!!.
shkruar me 28-03-2005 New York
Dicka me e shtrenjt se jeta ime vdiq ne zemren time
bravo shkodrani....
Me pelqyen shume krijimet e tua
Mos qaj!
Shkruaj edhe kur qesh
pershendetje
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
bravo shkodrani....
Me pelqyen shume krijimet e tua
Mos qaj!
Shkruaj edhe kur qesh
pershendetje
"Puthje e pafajshme"
afer shpirtit tim fshehurasi kalove
buzet flak te kuqe si trendafil te ngjashme
te putha me shikim se di cfare mendove?
me fal zemra ime puthje e pafajshme
puthje me shikim e bukur tunduese
u afrove afer hyre ne shpirtin tim
zemrat u terbuan dashuri perveluese
buzet flak ndezen puthje pa mbarim
ne thellesi te shpirtit do jete e perjetshme
brishtesi e shkruar nga zjarri i dashurise
pafajsia e puthjes do jete e pavdekshme
enderr qe jeton ne qiellin e lumturise
13-03-2005 ITALY
Tani jam pa zemer tek ti me ka mbete
do te behem puthje perkedhelim tundues
do te behem enderr ne netet e tua
do te behem dashuri pasion percellues
ti je jeta ime "te dua" " te dua"
tani jam pa zemer tek ti me ka mbete
nen driten e henes fjal e pershperitur
per ty un kam lindur ty un te kam jete
ti je yll i bukur un jam qiell i ndritur
per ty shpirti im
15-04-2005
NE TAKIM TI SERDHE
te prita ne takim me zemren qe me drillej
nga gezimi emocionet
do te shihja perseri!
kaluan minutat qielli filloj te nxihej
erdhi nate e shkrete
po qajne syte e mi!
u zgjova me shpresen zerin ta degjoja
vrapoja si i marre
ne krahet e lumturise!
ne takim do vije me shpirt e besoja
zemra ime humbi
udhekryqeve te vetmise!
prita vetem prita - zemres i besoja
te ka dhen ty fjalen
degjoje zerin tim!
me shpresen qe te puthja - frymen ta shijoja
pa u ndier iku nata
ku jeeeeeee shpirti im!.
e din se te dua - me fort se shpirtin tim
ti je endrra ime
un jetoj per ty!
me shpresen qe do vije - te prita deri ne agim
ku jeeeeee shpirt bertita
me lotin ne sy!!.
shkruar me 03-02-2005
Dashuroj dhe vuaj
ti je si nje enderr e zhytur ne mistere
te kam shum ne shpirt apo je e huaj?
me harresen tende zemren time there
lotet kam ne sy dashuroj dhe vuaj
ne thellesit e shpirtit ne brengat e jetes
ne netet pa gjume dashuri e pare
mallkon pabesine zeri i te vertetes
loti qe pikon kurr ska per tu thare
ti si besove zemres e mbyte si e lajthitur
me nje thike ne zemrer vrave dashurine
do qaj per gjith jeten si femije i mitur
shok do ken trishtimin te dashur vetmine
fjala e zemres time per ty eshte e huaj
te dua si shpirtin dashuroj dhe vuaj
shkruar me 20-03-2005
Mengjes dashurie
Zbardhi mengjesi te gjeti ne gjoksin tim
flije si nje engjell
me puthje mbuluar!
te thashe me ze te vogel ti je shpirti im
ti je jeta ime
me ty jam dashuruar!
me buzet qe digjesshin gjith naten kemi endur
me trupat pervelues
dashuria fliste!
nen driten e yjeve putheshim si te cmendur
ne krahet e njeri tjetrit
mengjesi na priste!.
i hape syte e bukur me the miremengjes
te putha lehtasi
buzeqeshe e lumtur!
ne buzet e tua un gjithmon do mbes
ti nga shpirti im
kurr ske per te humbur!.
17-03-2005
"Buzet e pergjakura"
Nje zjarr qe digjej qe kurr nuk u shua
nje ahhhh kenaqesie klithme e dyfishte
puthja shuajti etjen ne buzet e tua
flaket u perterine ne trupin tend te brishte
buzet e gjakosura nga epshi pasioni
u puthen u kafshuan ne shpirtin tone mbeten
zjarre perveluese ndalni mos lendoni
mos lini gjurmet tuaja tek ne per gjith jeten
21-03-2005
Shkoder
""Princesha e lotit"
Ti je dashuria e qeshura e lumtur
nuk je veteteima
shkrumbuese e motit!
ti je puthja ne shpirtin tim e humbur
princesh e zemres time
jo princesh e lotit!
ti je gjalleria ne gjumin e jetes
dashuri e brishte
s,te mbyten padrejtesite!
ti je endrra ime ne gjurmet e te vertetes
ti je zemra ime
qe gjithmon kam prite!
princesh e lotit qe buron nga zemra ime
diku neper bote
fshihet endrra e zgjuar!
do te gjej nje dite te mbuloj me perqafime
nga puthjet e mia
do mbetesh hutuar!
ti qe jeten time e bere si nje lule
aroma e saj e embel
ne shpirtin tim jeton!
merre nje shigjete ne zemren time ngule
mbyte zemren time
vetem ty te don!.
shqyeje shkaterroje bere ti te qaje
mbytja fjalen e fundit
mbytja dashurine!
zerin e zemres time asgje smund ta mbaje
qeshu shpirti im
mbyte ti vetmine!.
24-04-2005
ITALi
prsh
Ti nje leter qe kurre nuk u lexove
nje lot qe kurre nuk u tha
nje ndeshje qe kurre nuk e fitove
nje buzeqeshje qe kurre se dhurove
kjo je ti ne zemren time......
Re: prsh
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Ti nje leter qe kurre nuk u lexove
nje lot qe kurre nuk u tha
nje ndeshje qe kurre nuk e fitove
nje buzeqeshje qe kurre se dhurove
kjo je ti ne zemren time......
prsh
nje ishit tim..... ja dedikoj
Re: prsh
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
nje ishit tim..... ja dedikoj
"NOSTALGJI"
Sec kam nje plage akoma duke kulluar
pika -pika gjakun
dashurine mbaron!
sec kam nje plogeshtim qe lotin ka mbaruar
sec kam nje enderr
qe nga gjumi me zgjon!.
se di cfare eshte valle vuajtje apo liri
nje nate ne vetmi
apo puthje e harruar!
se di kur do thahen lotet ne syte e mi
e di qe zemra ime
nje dit ka per tu sheruar!.
e di qe nje engjell me pret diku e lumtur
dashurine time pret
pret puthjet e mia!
zemra ime fluturon kurr ska per te humbur
ne qiellin e shpirtit tim
vend nuk ka vetmia!.
24-04-2005
italy
"puthje plackitese"
Vrapon e cmendur - e bukur mahnitese
ndal vrapin e jetes
ne buzet e bukura!
ne mesin e nates nje puthje plackitese
ndaloi frymarrjen
ne zemret e lumtura!.
sec iku padashje - fshehtasi arratisur
ne terrin e nates
ne driten e diellit!
puthje plackitese si me ke katandisur
ne nje zog te trembur
ne pafundesine e qiellit!.
fluturoj me forcen - me zjarrin e pashuar
me dashurine e paster
ne pasionet nxitese!
zemra kur te mos rrahi - un do kem ndaluar
un do vdes i pari
me pas puthja plackitese!!.
24-04-2005
italy
"Jete leshoma rrugen!.
Dikur nje djale i vogel
me kepucet e shqyera
te vjetera
te grisura
por te pastra..te lyera
enderrat
thjeshtesine
bukurine e shpirtit
kish gjerat me te vyera!.
me cadren e vogel
qe shpatullat ja mbulonte
shetiste neper shkoder
i lumtur qe jetonte
i qeshur
pa halle
boten do ndryshonte
me hir o me pahir
kish deshire te madhe
ta bente me te mire
me gjith shpirt besonte!.
sot ky djal i vogel
eshte bere zoteri
miliona neper duar
mercedes te zi!.
i zymte
me halle
bota e ka lenduar
padrejtesite e jetes
te shkruara ne zemer
hija e te vertetes
ka vec nje emer!
Emigrim
mallkuar perjete
sme duhet pasuria
ne fyt me ka mbete
po me mbyt vetmia
lotet si rrekete
larg nga dashuria!.
larg nga shpirti im
larg nga shkodra ime
plot me mallengjim!!.
i mbytur nga vetmia
po qajne syte e mi
mallkuar pasuria
mallkuar qofsh dhe ti
o bote e mallkuar
sot nuk jam i lumtur
ndihem i lenduar
por endrrat si kam humbur?
un ne shpirtin tim
edhe pse ne thellesi
jam ai djali i vogel
me qeshjen e embel
ne synin e zi
qe ka lind ne shkoder
me kepucet e vjetra
pantallonat e grisura
nga forc e shpirtit tim
te zuri e lemerisura
enderren e femijerise
ti nuk ma shkaterrove
me dhembet kercenues
ti nuk me frikesove
Jete!
jam ai djali i vogel
kam buzeqeshjen ne sy
ti nuk me ndryshove
po un dhe enderra e ime
te ndryshuam ty!
28-04-2005
"Zemerimi yt"
Si dicka normale mbi mu i leshon fjalet
harron se ne shpirt ato fort me vrasin
fjala ik si lumi..kurr ajo nuk ndalet
fjalet qe lendojne..fjalet qe bertasin
ne gjumin e nates nje ze tingellon
se di pse ne zemer vuaj perseri
ti me zemerimin tend sa shum me helmon
sa ndjenja vret ne zemer..jo jo ti se di!
fluturon dhe ngulet thell ne sedren time
fjala e thene vend i len zemerimit
dhe nje nate pa gjume..nje nate me mendime
zemra kur te qetesohet vend si len pendimit
01-05-2005
"Dashuri e mbaruar"
Jete mos e ndal dashurine
me kthetrat e tua
te mprehta te lyera!
nga padrejtesite prefero vetmine
fshije ti kujtesen
ne mendjet e fyera!!.
nga humbja e dikujt qe ste ka merituar
nga dashuri e fikur
qe nga gjumi te zgjon!
nga flaket e shpirtit ende te pashuar
nga puthja e gabuar
qe akoma te mundon!
mos e mbyt ti zemren - po rrahjet kush ja ndali
buzeqeshjen e pafajshme
jo- jo mos e humb!
mos e gjyko zemren ajo sdi te fali
ndalja zjarrin shpirtit
pa u djegur shkrumb!.
lere zemren tende ne krahet e dashurise
mos ja ndalo rrahjet
puthjet mos ja ndal!
fshije te kaluaren i perngjan vetmise
lotin nga syri yt
jo- jo mos ja fal!!.
03-05-2005 Kushtuar atyre qe e kaluara ka lene shenja ne zemren e tyre
Me urimin qe ndjenjat e tyre te mos i sakrifikojne per nje njeri qe si ka merituar
Shkodrani...
Ashtu sic te premtova i lexova nje pjese te poezite te tua, sigurisht qe ke nje stil te thjeshte por te bukur.
Nese do te vazhdosh keshtu mendoj se ke te ardhme letrare.
Sigurisht qe poezite kane nevoje te gdhenden pak
Miqesisht.
Indrit faleminderit qe keni marr mundimin te lexoni poezite e mia, desha vetem te te sqaroj se un shkruaj vetem nje ndjenje momentale qe e shpreh ne vargje.nuk mendoj per te pasur nje te ardhme letrare pasi e ardhmja ime i perket nje fushe tjeter te jetes!.
Shkodran ke shpirt te madh lal, Indriti ka te drejte dhe me vjen keq qe te ardhmen e paske ne tjeter vend.
Fleminderit Kontinenti te uroj gjith te mirat!.
"Larg dy dashurive"
Ne mjegullën e humbur nga trishtimi
zgjata dorën
drejt vendlindjes time!
një lot i kripur, notoj nga mallengjimi
mbushi detin plot
me mijëra përqafime!!.
I kripur nga malli - lot sa më mundove
zemër fillo vajin
mbyte shpirtin tim!
puthjet e padhëna ti nuk i bashkove
dashurinë e pastër
e bëre ti pendim!!.
I mbytur nga loti zemrën ti e humbe
ëndrrat e pafajshme
mbytur nga largësia!
oqean pa ndjenja - dashurinë e munde
thellë në shpirtin tim
po më mbyt vetmia!!.
shqiperi e shtrenjtë - me ty më ndan deti
oqean pa fund
mes zemrave tona mbive!
duke qarë me dhimbje - zemra ime mbeti
po vdes shpirti im
larg dy dashurive!!.
09-05-2005
"Kam lotin që më vret"
Humbe ne ujërat e ndryshkura
mbrapa le vajin
shpirtin e mjeruar!
le pranveren me lulet e vyshkura
gjethe qe bien
ne zemren e roberuar!!.
kan kaluar vitet ne shoqërin e lotit
një buqete me lule
te mungon te varri!
të më sjellë tek ti un i lutem zotit
ndihem un fajtor
shpirtin ma djeg malli !.
ti shtrive doren më thirre në emër
më ndihmo o shpirt
nuk dua te vdes!
diten qe u mbyte - një varr më le ne zemer
duke mallkuar veten
gjith jeten do mbes!!.
sot loti po flet i lodhur nga jeta
varrin nuk ta di
se di ku te vajtoj!
mallkoj un veten - duke qarë mbeta
kam vdekur me ty
pa zemer jetoj!!.
trupin tënd të brishtë ujërat e rrembyen
sytë e tu te qeshur
vajtueshem therrisnin
zemrat e dashuruara - me dhimbje u thyen
fjalet e tua te fundit
doren time prisnin!!.
ku je shpirti im - therrisje e zhgenjyer
me dorën e shtrime
qe zemren ma vret!
kam dikun nje shpirt - kurrë smë ka genjyer
jetën do ma shpetojë
se eshte jeta e vet!!.
të zhgënjeva shpirt un jam i mallkuar
fjala jote e fundit
ne shpirt me ka mbetur!
kam humbur buzëqeshjen - rri duke vajtuar
ti nuk u mbyte vetem
un me ty kam vdekur!!.
dhe ja ku jam tërheq këmbët zvarrë
në bregun e lumit
qe ta mori jeten!
me lotin në sy - me shpirtin e vrarë
me ditët e lumtura
qe vec endrra mbeten!!.
digjet zemra ime me lot shuan zjarrin
lulet që ti solla
pa adres kan mbetur
ku ti sjell i mjeri - se di ku e ke varrin
ujërat e pamëshirshme
trupin ta kan tretur!!.
14-05-2005 --Kushtuar shpirtit tim qe ujrat e pabesa ja rrembyen buzeqeshjen dhe rinine!.
nje njeri plot ndjenja
ne fakt sot eshte hera e pare qe po kontaktoj e lexoj kete forum per shqiptaret
mendova qe ne kete ore te vone te naes te pakten te lexoja nje faqe interesante
me terhoqi emri pasi me vjen vertete mire qe jeni kaq i qeshur
me terhoqi tillulli i temes qe kishe hapur per tia treguar shpirtin tend dikujt
jam plotesisht dakort me komplimentet qe te kishin bere me pare
sinçerisht ndjeva nje lloj relaksimi dhe me pelqyen poezite tuaja sidomos per sinçeritetin thjeshtesine dliresine qe mua mu duk qe e kishe shprehur ashtu siç mund ta kesh ndjere per momentin
dua te te pergezoj qe ke nje shpirt kaq te paster
urime
shum te bukura poezite. Sinqerisht komplimente.
Shkodrani shpresoj te jesh vertet i qeshur dhe jo si shprehesh ne poezi
Shume prekese. Suksese
emocionet e kesaj nate te vone
ne fakt une e shkrova nje mesazh pak me pare mesa duket nuk ka mberritur ne kete teme
dua sinçerisht te te uroj ty sidomos per thjeshtesine çiltersine me te cilen aq kendshrm i shpreh dhe arrin ti transmetosh ndjenjat e tua saqe te emocionon
urime qe fatemiresisht per ty ke nje shpirt kaq fisnik e te paster
"Harresa"
Si deti me reren te kapur per dore
ishim ne te dy
deri ne dallgen e pare!
harrese e pameshirshme kujtimet mi more
i zhduke ne thellesi
te zemres se vrare!
netet e pafundme mbushur me pendime
me endrra te vdekura
qe kurr s,do realizohen!
harres e mallkuar fshij nga zemra ime?
puthjet e padhena
qe kurr nuk harrohen!.
mes zerit te zemres dhe lotit ne sy
per ty do kem mall
deri sa te kem vdekur!
thell ne shpirt do ruaj , nje puthje per ty
si nje kujtim i bukur
mes pluhurit i tretur!.
15-05-2005
Shkoder
shum te bukura poezit,,,akoma si kam lexu te gjitha por ato qe lexova ishin shum te bukura.
urime
Keila
Angel
Eri-mona
Ju falenderoj nga zemra qe keni marre mundimin te lexoni poezite e mia.
Me Respekt--------Shkodrani!.
"Buzeqeshja"
Një buzëqeshje
dhe qielli can retë!
nje buzëqeshje
dhe lulet celin vetë!.
Një buzëqeshje
dhe jeta merr kuptim
një buzëqeshje
një herë më pak trishtim
"Puthja jote"
E di c,me bëri ajo puthja jote
më shuajti mallin
zgjoi endërrimin!
me bëri zog shtegëtar- përreth kësaj bote
dashuri fluturuese
që nuk njef pendimin!.
Pastaj nga ënderrat i rrëzuar
me shpirtin e vrarë
ditëve të mia!
foli zemra ime - e vrarë e penduar
i lumtur nuk je
të vrau dashuria!!.
"Jeta"
Jeta eshte nje xhiro e shkurter
nga materniteti deri ne vdekje
dikush me hap!
dikush me vrap!
dikush i kthjellët,dikush i hutuar
dikush duke qarë,dikush i gezuar
ne rrugët e jetes
te gjith kemi humbur
duke pyetur veten a jemi te lumtur???
Jeta na ka ndare- qan shpirti i robëruar
fati e ka vrarë
ëndrrën e vonuar!
po qajnë sytë e mi- lotët si shiu rrjellin
shok në kët vetmi
kam yjet dhe qiellin!
zemra ndjen vec dhimbje-mbytur në trishtim
pritja mbyti shpresën
ku je shpirti im?
në rrahjet e zemrës - gjithmon do të pres
si gjethet e pemës
pa ty do të vdes!
me dashurinë e humbur
të kapur për dore!
i qeshur i lumtur
që zemrën ma more!!.
Do doja te isha lot qe te lindja nga syte e tu,te jetoja mbi buzet e tua dhe te vdisja ne puthjen tende!
"Ndashte!.
Sonte shiu i dimrit - lagu zemren time
vetëtimat qajnë
dhe qielli po vuan!
dha shpirt para meje - një enderr jetime
bashke me të dhe shpresat
iken
fluturuan!!.
Bubullimat cirren
yjet ulërasin
nen strehën e shpirtit - sonte ndihem jashtë
puthjet e padhëna
në shi po thërrasin
po vdes ëndrra ime , ti nuk erdhe - Ndashtë!.
26-05-2005
Desha të bëj një falenderim të përzemërt të gjith ju që lexoni poezitë e mia!
Jeni të mrekullueshëm pa përjashtim.
Me respekt--Shkodrani i Qeshur
"Perqafimi i pare.
Kam pritur i dehur ne netët e ftohta
në ditët e gjata
për ty kam menduar!
profili i tretur në puthjet e ngrohta
me shfaqet serisht
i zjarrtë - i malluar!!.
Dashuria nuk vdiq ne netët e gjata
dhe un jam i hequr
në male i humbur!
mbete kujtimit me pluhur e mjegull
e qeshur - e bukur
si dikur e lumtur!!.
Tani rënkoj ne hënën e zbehtë
hapësires pa fund
humbën lutjet e mia!
gjethet bien në vjeshtën e nxehtë
e pemëve pa gjethe
fluturon vetmia!!.
dikur kam buzeqeshur me hënën i dehur
sot përqafoj shpresat
që jeta i ka tharë!
si kujtim i bukur
i qeshur i zbehur
mbyt puthjen e fundit - Perqafim i pare!!.
Nje puthje qe kthehet ne perqafim!Nje Dashuri qe kthehet ne miqesi!
E veshtire per ta besuar!..
29-05-2005
"Ti shpirt"
Ti shpirt që gjumin ma more
më le të mjeruar
të shembur
pa shpresë!
kujtoje atë puthjen e premtuar
që jeta e ndali
se nuk ish fajtore
skish besë!
Dashuri ti vuaj
se jeta e ndali shkelqimin tënd
nën dritën e agimit!
puthe lamtumirën
që kurr s,ta fali ikjen e cmëndur
drejt shuarjes perëndimit!
Ti zemër pusho rrahjet e tua
që më nuk kanë vlerë
të mirëfillur!
ti puthje
ndal hapin e shpresës
se nuk ka pranverë
vec dimër të hidhur!
Ti jetë ndale hapin
të vrau dashuria ime
loti që pikon!
ti zemër qofsh e lumtur
në zemrën e djalit
mbytur në vajtime
që për ty jeton!!.
30-05-2005
"Kur un te vdes"
Kur un te vdes
loti yt i nxehtë
do bie mbi trupin tim të ftohur!
shpirti im lart do ngrihet i zbehte
të fshijë syrin tënd - nga dhimbja përlotur!.
por ti nuk do më ndiesh
do vazhdosh të qash e heshtur
thua se lotët shpirtin do ma ngjallin!
e kur trupi im varrin të ketë prekur
do kërkosh një fjalë - që ta shuaj mallin!!
do zgjohesh në ëndrrat
që jeta i zuri mat
do qash mbi jastekun tim te zbrazur!
puthjen e arratisur
të bukur të pafat
nga jeta e pamëshirshme- qe hapin ja ka ndalur!!.
do vish te koka e varrit tim
e lotin do ta derdhesh
mbi balten e mallkuar!
puthjen e padhene do qaje shpirti im
me fjalën e fundit
të kam dashuruar!!
me lotet qe rrjedhin nga shpirti i vuajtur
do bëhesh kujtim
nga jeta e plakur!
puthja e padhënë do të qajë e humbur
pritjen e pafund
në plagën e hapur!!.
si nje zog pa krahe - ndaluar nga fatet
si nje lule e vyshkur
në kopshtin para derës!
si nje leter e vjetër - qe ti kerkon te raftet
si një puthje malli
përplasur prej erës!!.
do ti lutesh zotit - drejt qiellit duart e tua
para dashurisë
me lot do përkulesh!
qeshu shpirti im - ti mos qaj per mua
te koka e varrit
do flas një buqet lulesh!!.
dhe do ikësh me ëndrrën e plakur
nga hallet e jetës
nga lotët do tretesh!
zemrën tënde per mua do mbash hapur
dhe vetëm në ëndrra
e lumtur do qeshësh!!.
"Lamtumire"
Ndoshta ti vuan në kujtimet e mia
aty ku zemra ime
per ty e bën vajin!
si nje qiri i vjetër fiket dashuria
jetë qofsh e mallkuar
se ti e ke fajin!
para këmbëve të tua loti me pikoi
shpresa ime vdiq nën pluhurin e hirt!
dashuria foli
fatin e mallkoi
un ika i shkretë - vec me ty në shpirt!
nën qiellin pa yje pushtom errësire
mos e lër ti lotin
fjalën qe ta shkruaj!
nen puthjen e fundit përjet lamtumirë
ti e lumtur t,jesh
un për ty do vuaj!!
04-06-2005
"Shiu "
Ah sonte ky shi !
mallin zgjoj nga gjumi-që kurr nuk kish fjetur
lagu lotet e mi
ne vetmi te tretur
Por si per cudi
i vrare por i terur
shpetoj shpirti im - se tek ti kish mbetur
i strukur në ëndërra
si nje shi i qeshur!!.
I djegur nga malli, që kurr nuk do shuhet
ne pritje te fjales
që kurr nuk do thuhet!
ne pritje te puthjes
qe kurr nuk do jepet
pa shijen e saj
në dhe do të tretet!
shpirtin mori flaka pa mëshirë e kalli
e ruajti nga shiu
qe ta digjte malli!
Sonte shiu i mallit lagu zemrën time
dritere e mbyllur
pa ty jeta ime!!.
08-06-2005
"Si nje lule e bukur"
Si nje lule
e bukur
e vyer
ne zemer mu ngule
hic dhimbje pa ndier
kembekryq u ule
fshehurazi
me endje
diku ne shpirtin tim
bere folene tende
me puthje
rrethuar
me lot dashurie
e vrare
e lenduar
me plage largesie
e qeshur
e lumtur
si qiell dashurie
nen yje
e humbur
si lot mrekullie
enderrat
zgjaten doren
te thirren ne emer
puthjet
ty ti moren
mi sollen ne zemer!.
09-06-2005
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.