Forumi Horizont
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- "Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16291)


Postuar nga Enya datë 24 Gusht 2008 - 23:37:

Exclamation "Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic.

 

 

"Shpirt",

U vesha dhe u zhvesha...

Vellon e nuserise tek provoja,

Trupi vec me rrenqethej,

Ty tek te  imagjinoja...

 

Ne krahet e mallit Shpirt,

me fort se kurre te shtrengoja...,

Nje gote vere te kuqe rrekelleva,

Vec Ty te imagjinoja...

 

Gishterinjte kercisja,

Dhembet shtrengoja,

Syte me ishin bucatur nga te qarat;

Cdo nate Ty te kujtoja...

 

Enderra me nuk kisha.

Lutjet me ishin mbaruar.

Priftin doja ta vrisja,

Qe pranoi per te me martuar!

 

Dritaren lehte hapa.

Komshinjte ishin ne gjume.

Nuk kishte drite ndezur,

Ne lagjen ku banoja une.

 

Ty te imagjinoja...,

Me dukeshe sikur te kisha prane.

Buzet fort kafshova,

Per pak zgjova babane!

 

Te ftoj ne darsem Shpirt!

Me yjet le te vallezojme.

Hena do te na mbuloje trupin e djersitur,

Prej afshit te dashurise sone...

 

Enya, august 24, 2008

 

 

 

 


Postuar nga Enya datë 27 Gusht 2008 - 06:25:

"Ashtu e zbehte nata ra...,

Fole beri hija jote tek une.

Gushes sime dy lote rrollen,

I perpiva pa fjale shume.

 

Heshten zemrat. U marrosen.

Hija jote ndriste Shpirt!

A ndrin hena e fshehur yjesh?

Neper nate, kur s`ka drit?

 

Thone, se nata krejt u zhduk

qe prej fteses sime Shpirt!

Darsma mori hijen tende,

Une te prisja per cdo dite..."

 

Enya, august 26, 2008.

9:26 PM


 


Postuar nga diabolic datë 04 Shtator 2008 - 20:19:

E humba te fundit psheretime
duke bredhur pas ndjenjes si i marre
dhe nuk kisha mè as zè per te folur
dhe nuk kisha as ndjenje per te ndjekur

Dhe apatik doren drejt vetes zgjata
ja shtriva doren ti kerkoja meshire
por veten e kisha humbur prej kohesh
prej kohesh te klithja skisha deshire

E mbaj kete barre te rende trishtimi
mbi supet e mia qe force skane aspak
e duke u thyer nga pesha e ndjenjes
edhe zemra ime pa dashur beri krak








ps:Enya zemra ime doja te dergoja mp por nuk arrihej te dergohej ,kam qene ne pune keto dite jashte shtepise dhe skam hyre ne forum aspak.
Flasim yll i bukur...kiss


Postuar nga diabolic datë 05 Shtator 2008 - 01:03:

Ti ishe bere e bukur si enderr
si enderr qe nuk do te mbaroje kurre
ku mrekullia e qenies tende
do te mahniste cdo burre.
E te shikoja e s'mbushesha dot me fryme
kjo dihatje e perjetshme me mbane gjalle
e vazhdoj akoma e pyes veten
nese pa ty do ja vlente te jetoja valle ?!
Ti e veshur me driten e henes
ne cdo hap lindje lulebore
ne krahet e mi prehje pasionin
e me perkedhelje si fllad pranveror
A do te jesh nusja ime?
A do te jesh arsyeja e times jete?
Sepse ti je dielli im i perjetshem
ndersa une hena jote qe ngrohtesi nga ty pret.



...Per Enyan...


Postuar nga Enya datë 05 Shtator 2008 - 04:29:

Smile

Oh, une jam gjithcka do Ti Shpirt!

Jam enderra e fundit e veshur me te bardha;

Jam fryme qe heq mekate dhe  shenja te perdala;

Jam dora e fundit qe trupin tend do zhveshe..;

Jam gruaja me e bukur qe Ti quaje Princeshe.

 

Jam pena qe naten abazhurin tend ndez,

E si e krisur nis e shkruan ditare te pafund;

Jam embelsira jote e preferuar Shpirt;,

Jam mjalti i pashtershem qe te embelson ne gjume.

 

Oh, dhe une e humba te fundit psheretime;

fetyren tende engjellore plot afsh tek kujtoj..;

Te puth plot deshire si per te vetmen here;

Te ndjej gjer ne palce..., dhe tek TY ndaloj...

 

As une spata ndjenje per te ndjekur zjarrin;

Me digjte zemra prush, te ftohte s`pata kurre...

Me Ty ne krahe rilinda, u bera krejt Xhakonde.

Tek shkriheshim ne nje prej dashurise sone...

 

Per Diabolic. Te puth...

Enya, september 04, 2008

7:28 pm


Postuar nga diabolic datë 05 Shtator 2008 - 21:54:

Une mbyll syte
dhe afshin tend pran meje e ndiej
ashtu si dikur, si ne endrra ne benim dashuri
dhe pasioni yt mbi trupin tim shkrihej.
U beme nje shpirt
i njejti shpirt qe i jep jete trupave tane
e njejta piktur mbi tabllo te ndryshme
i njejti fat , e njejta enderr ,e njejta shprese.
E njejta deshire na mban gjalle
ne kete kalim te perkoheshem tokesor
pa pasur frike nese do shuhemi si zjarre
pa patur frike nese do te jemi thjesht meteor.
Ti e di , une te kam kerkuar qe pa lindur
qè pa e ditur nese do vija ne jete
sepse te kam dashur qe pertej egzistences
sepse te te duash ty eshte pak nje jete.



4 my lovely Enya...


Postuar nga Enya datë 06 Shtator 2008 - 02:48:

Smile

Gjithmone me ka mjaftuar e jotja existence;

ne cdo fryme qe thith, aty je vetem TI.

Te te kem TY prane, me mjafton nje Jete.

Sepse nje dite me ty, vlen sa nje mije vjet!

 

Syrin tend tek shoh, shuaj etjen fill.

Te perpij me sy ne cdo ecje Shpirt;

Aty ku jemi NE, ka billiona vjet drite.

Sa t`jesh n`zemren time, si diamant do t` ndrish...

 

Love,

Enya, september 05, 2008

5: 48 pm


Postuar nga diabolic datë 06 Shtator 2008 - 03:13:

Une kam frike te jem ky qe jam
kaq i afert dhe kaq i larget me ty
ne kete vakum te vjeter ideshe
kam frike se humbim te dy
Nuk eshte se humbim njeri-tjetrin
te betohem nuk kam frike aspak
por e di qe monotonia do te na mbys
dhe trishtimi kerkon vec nje shkak
Kjo monotoni shpirtrash qe na ndjek
eshte armiku i pare i dashurise
por une te gjithe boten do ta djeg
per te mos i lene shkak monotonise
Me ty dua te jete si dite e pare kur te kam njohur
kur adrenalina ne trupin tim u be zot
e nese do te pushtohemi nga rrudhat
koha sdo arrij te na mposhte dot.
Do te duhemi si te ish dite e pare
edhe kur te jete e fundit dite
do te jete e vetmja deshire
-Ma kane premtuar perendit...


Postuar nga Enya datë 06 Shtator 2008 - 03:29:

Post

Une humbjes me TY, kurre s`ja kam prekur lekuren;

ne ka lekure te bute apo te ashper, Shpirt!

Idete edhe mua, si akrepat e ores me vrasin;

qe ecin perpara, e kurre mrapa s`ngasin!

 

Ndaj sonte, lere zerin e zemres te lire..;

Te fluturoje tek une, i zjarrte e plot shprese!

E nese trishtimi tek TY do te vije,

Do ta mbys me thonj, nuk te pres ne bese!

 

Edhe perendite premtimet do t`i mbajne;

Sepse perendite me njohen me TY.

Dite e mjegullt ish`, atje ne Tirane...

Kur ne te dy u puthem, embel, vec me sy...





 

Enya, september 05, 2008

6:29 pm


Postuar nga bona19 datë 06 Shtator 2008 - 03:50:

te ftoj ne darsem shpirt

Hyra vetem tu pershendes dhe vete se di pse po zot me ato cfrae keni shkru me bete dhe mu te regjistrohem jeni te mrekullueshem te dy ndoshta ju heka bukurine e temes ketu mund ta fshini po sqebdroja pa ju pershendetur


Postuar nga diabolic datë 06 Shtator 2008 - 04:21:

Dite e mjergullt ish
nga ato dite ku asgje ste hyne ne sy
por midis qindra fytyrash
une te pash vetem ty
Kam mall shpirt per ate puthje
per ate perpelitje shpirtrash pa fund
dhe nga deshira per tu treguar i forte
embelsisht lotet perkund.
Dashuri e marre e jona
eh e marra dashuri
qe lindi neper mjergull
e merr fryme neper poezi
Ne nuk ishim poet
as varg , as fjale , as rime e thyer
ne ishim dy te cmendur
qe kishim dashuri per te shkembyer.
E shtrenjta ime sa te dua
fryma ime , e imja jete
te premtoj o poezia ime
dite me mjergur serish do kete .


Postuar nga diabolic datë 07 Shtator 2008 - 18:48:

Ti shkon e vjen
si mirazh ,iluzion i embel me genjen
vjen te une , me puth pastaj shkon
ne magjin e nje puthje pasionin kerkon.
Une se di
jam une qe jam i cmendur , a je ti ?
Jam une qe te kerkoj duarlidhur
a je ti qe ndalon duart per tu dridhur ?
Nisem neper rrugen tende te paarritshmen kerkoj
e di qe sdo ta arrij kurre por perseri tentoj.
Ti , ti me pret e buzeqeshur gjithmon
e me krahet e tua nga bota me mbron
E duarlidhur me ty duart me dridhen serish
e nese ti me do une do te dua njeqindfish.
E njeqind fish do te te kem perendi
ndersa ti shkon , ndersa vjen ti.


Postuar nga Enya datë 07 Shtator 2008 - 22:28:

Post

Une shkoj dhe vij,

Ftesen per Ty kam ne duar;

Ne me do vec ti,

Tek ty kam per te ndaluar...

 

Nuk me frikson asnje rruge,

Per te arrrit ne shpirtin tend;

Edhe neper gjemba une vrapoj,

Per ty behem shpend!

 

Fluturoj, vrapoj, nuk lodhem, dashuroj!

 

Kesaj here perfundimisht,

Ndjenjat do frenoj!

Ne krahet e tua te pushtetshme,

Do te vdes nje dite!

Ndaj eja ne darsmen time...,

Vetem eja! Shpirt...



 

Enya, september 07/ 2008

1:26 pm 


Postuar nga Demokrate4ever datë 07 Shtator 2008 - 23:21:

Eshte kenaqesi te lexosh dy shpirtra poetike si ju.
Urime Enya dhe Adi per temen.


Postuar nga diabolic datë 08 Shtator 2008 - 23:19:

Oh e shtrenjta ime
ti je gjithcka qe une ndjej
dhe neper rruget kesaj jete
mund te kem gjithcka, vec si ty nuk gjej.
Nuk eshte e lehte te belbezosh
ne cdo hap qe une hedh
e nese endrrat nuk me ngrohin
une perseri endrra vazhdoj e vjedh.
E nese rruget jane me gjemba
e nese kembet jane gjithe gjak
une drejt teje vazhdoj te heci
le te digjet bota flak.
Jepma doren e shtrenjta ime
te ngjisim bashke kete altar
e te betohemi perpara zotit
qe asgje e askush ska per te na ndare.
E le te ftojme ne tonen dasem
engjej , djaje e mekatar
e kush guxon te na prishi dasmen
vete dashuria ka per ta vrare .
E shtrenjta ime , e imja enderr
me vellon e bardh dua te te shoh
se nuk ka zjarre te na djegi
se nuk ka dimer te na ftohe.




Ps: Deno faleminderit , kiss mikja ime...


Postuar nga kotka datë 09 Shtator 2008 - 00:15:

Vetem urime te dyve.

Diabolik me pelqeve shume persa i perket asaj qe shkruan rreth monotonise


Postuar nga Zani datë 09 Shtator 2008 - 16:10:

Ju Lumte te Dyve!

Sdi si tju falenderoj .....
shpirti me pushon sa here qe u lexoj ....rrofshi e gjithmone shkrofshi....veq drite paqi gjithmone!

Zani ...i Juaj Mik!


Postuar nga Enya datë 10 Shtator 2008 - 20:12:

Post

I ndjeva fjalet gjer ne palce,
Me kulloi shpirti vec mall!
Ti do vish ne darsmen time,
Si i ftuari im i pare.


Tjeter dhenderr ne krahe kam,
Zemren vec te ty e ndjej...
Ne me gjesh pa vene kurore,
Priftit hallin ja rrefej...


Engjej, djaj dhe mekatare,
jane verbuar krejt tani!
Une dashuroj si e marre,
Dashuroj vec syte e tu!


Eja shpirt! E ne me gjesh
veshur nuse, plot flori...
Zemren do ta kem te veshur,
Me nje vello krejt ne zi.


Jepma doren, jepma zjarrin!
Te vallezojme dhe neper shi;
 
me  ka torturuar malli...
Te jemi prane, te jemi NJI.


 

Love, Enya

september 10, 2008

 

ps: Zani, Kotka, Demo, flm...


Postuar nga Enya datë 18 Shtator 2008 - 01:31:

Post

Mos u lodhe duke me pritur?

Kush zemren ta rrembeu TY?!

Apo vjeshta shpirtin tend zhveshi;

Sic po zhvesh zemren une tani?

 

Fjalet sa shpjet qe mbaruan.

Si qiriri deshira u tret...

Ne me dhembte mua shpirti,

Ti u lumturofsh perjete!

 

Une dinake kurre skam qene,

Nuk e njihja xhelozine;

Ty te puthja duke te dashur,

Ndersa TI shijoje Marine...

 

Te kam falur cdo gabim,

Cdo lendim qe me ke bere.

Nje jete s`te mjaftonte per mua,

Me ke thene shume here.

 

Ndaj vetem eja ne darsmen time,

Veshur me kostum te zi.

Eja ne kete jete shpirt,

Jo perrallash, ne gjithesi!

 

Une s`u besoj legjendave.

As shtrigave qe bejne magji.

I besoj vec ndjenjes sime

Qe te deshti qe femije...

 

Fryme, s`marr dot. Vec eja shpirt!

Amanet, eja nje here!!!

Te te puth me pare se dhenderrin;

Te dehemi prej trupave tane te mjere...

 

Love Enya, september 17, 2008.

ora 4: 29 pm

 

 

 

 


Postuar nga diabolic datë 20 Shtator 2008 - 02:25:

Humba edhe une ne rutinen e qenies larg teje
e me mijra peripeci luftova qe te te mos humbja
Te te humb ty eshte si te humb shikimin
te te humbesh ty eshte si te njihesh me mjerimin.

Nuk do te lodhem kurre duke te te dashur
edhe atehere kur te mos te kem me fryme per te marre
edhe nese bota do te jete e gjithe nje varre
edhe nese trupin do te ma digjnin ne zjarre.

Ti e di kam pasur qe ne filiz nje te metè
kam bere gjithmon nje hap perpara e dy mbrapa
prandaj jam kaq pafundesisht afer e kaq tmerresisht larg teje
prandaj jam fundi i arsyes dhe fillimi i nje ideje.









Ps:Sorry e dashur enya por kam qene jashte shtepise dhe skam pasur mundesi per te shkruar.
Te kam xhan Adi


Postuar nga diabolic datë 22 Shtator 2008 - 17:45:

A e ndjen kete ritem konstant
qe çrregullohet sa here permendet emri yt?
Eshte zemra qe cmendet , perpelitet
se malli i ka vene duart ne fyt.
A e ndjen heshtjen pas gjithe kesaj ?
Eshte dhimbja qe nuk ka ze te flas.
Kjo dhimbje memece qe torturohet
dhe nga momenti ne moment do te plas.
A e ndien diellin qe po perendon ?
Po perendon lehte ne gjoksin tim.
Ne cdo hap qe ti hedh drejt meje
cdo hap per te eshte nje agim.
A e ndjen ngrohtesine e duarve te mia
kur te perkedhelin me zjarre te perqafojne
Dridhen se kan frike se mos te humbin
nga bota nga mekatet duan te te mbrojne.
A e ndjen ?
Psheretimen e gjetheve me vjeshten mbuluar?
Vibrimin e zerit tim
i cili te ftone ne mekat si molle e kafshuar.
Oh mysafir i paftuar.
nga ndjenja mohuar
nga bota mashtruar
nga erresira verbuar.
A e ndjen ?
Erdha serish tek ti.
A e ndjen ?
Thuam te lutem ta di.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 23 Shtator 2008 - 00:53:

Ju komplimentoj te dyve,Me pelqyen shkrimet.Suksese


Postuar nga Enya datë 26 Shtator 2008 - 20:10:

Post

Te them te ndjej deri ne kockat e nates,

Deri ne eshtrat e dites te te them te ndjej;

Deri ne zjarrin e buzeve qe pervelojne,

Deri ne syte qe shndrisin..,

( dhe syve te shtrigave ua kalojne...

Syte e mi prej ndjenjes, dhe diellin verbojne!)

 

Zerin tend e ndjej deri ne dejet e zemres,

Qe po rreh cmendurisht, pa matur ore as kohe!

Oh, dashuria ime e vjeter!... tek ty krejt jam fshehur,

Dhe ndihem mbreteresha e aromes tende mbetur...!

 

Love,

Enya, september 26, 2008.


Postuar nga diabolic datë 27 Shtator 2008 - 23:56:

Heret a vone do te vij
do te vij i zverdhur nga vjeshta
me fjalet e thyera rrugeve
rrugeve ku ne kerkimin tend une reshta.

Heret a vone do te vij
do te vij si dimri i ftohte
ne gjunjet e tua si floke debore
do te bie inkoshent sidoqofte.

Heret a vone do te vij
ne pranvere si dallendyshet te kthehem
aroma jote te me mbush me fryme
dhe une me te cmendurisht te dehem.

Heret a vone do te vij
do te vij i nxehte si vere e terbuar
do te te pushtoj me zjarr e flake
buzet kam per ti perveluar.

Heret a vone do te vij
do jem diell keshtu nga erresira mos u druaj
Heret a vone do te vij
do te jem shi ,etjen te ta shuaj.

Endrrat e mia fillojn e flasin
deshiren per ty nga gjumi zgjon
rrugen per ty filloj e marr
tek ty do te vij heret a vone.


Postuar nga akrepi2008 datë 28 Shtator 2008 - 00:14:

shume e bukur diabolik. vetem ki kujdes me ë-të ne fund te disa fjaleve; Psh: marr dhe jo marrë; tënd dhe jo tëndë etj.
Tung


Postuar nga diabolic datë 28 Shtator 2008 - 00:21:

Citim:
Po citoj ato që tha akrepi2008
shume e bukur diabolik. vetem ki kujdes me ë-të ne fund te disa fjaleve; Psh: marr dhe jo marrë; tënd dhe jo tëndë etj.
Tung




Flm Akrep , gjithsesi meqense i krijoj direkt ne forum nuk i ve re shume gabimeve drejtshkrimore.Gjithsesi ka qene gabimi im i hershem mosvenja e germes é keshtu qe vazhdoj akoma te gaboj...Edhe ne inkoshence jam kokefort.
Gjithe te mirat.


Postuar nga Enya datë 28 Shtator 2008 - 03:50:

Post

E une do te te pres , e djegur per passion

Do te ulerij prej afshit, prej deshires sone;

Do te derdhem turpit tend, si mjalt i kulluar;

Do te terbojme engjejt ,qe me djajte flene zgjuar!

Do te thaj oqeanin ,prej pritjes tende shpirt,

Do te perpij rete ,prej qiellit besnik.

Do te shuaj yjet, prej puthjeve te embla te tua;

do te prehem ne gjoksin tend, si nje lypsare e paftuar!

Do te te lepij djerset, prej mallit kulluar;

Do te te fshij gjakun, prej zemres leshuar,

Do te te laj kembet, prej ecjes lodhuar;

Do te te mbaj ne gji ,si beben e nenes mohuar!

E do te te pres tere jeten, do te te pres nat`- dit`;

Vec eja ne darsmen time, vetem eja..., Shpirt...

 

Love, Enya

Adi, te puth

september 27, 2008.

 


Postuar nga diabolic datë 30 Shtator 2008 - 04:11:

Pa fryme
dihatem ne vakumin e qenies time
ne kete kaos idesh konfuze
kerkoj arsye e shperfill shpjegime.
Ky kryq i rend ndjenjash
kockat thyen pa meshire
skam deshire ti jap jete shpirtit
jeta gjakun ma ka pire si vampir.
Rrugen mora per tek ti, u nisa
kembegjakosur e enderrthyer
mbyllen syte kur kaloja une
ashtu si mbyllen edhe dyer.
Kthyen shpinen mosmirenjohesit
miqte hapen krahet per te me perqafuar
dikush me dha nje shuplak per te me mbrojtur
dikush me embelsoi per te me helmuar.
U kacafyta me te gjithe boten
edhe me veten u grinda cmendurisht
kuptova qe endrrat ishin vanitur
dhe realiteti i kish tradhetuar pabesisht.
Deshira per ty e vrau arsyen
ky rreth vicioz apatie u prish
ne krahet e tua do prihem
fillova te marre fryme serish.
Tashme edhe pak sekonda e jam pran teje
i pashpirt e pafryme me eksiton akoma ideja
edhe nese zotin do te kem kunder
skam pendesa , bera ate qe ndjeja.



Ps:Enya kiss yllo


Postuar nga Enya datë 06 Nëntor 2008 - 22:11:

A i mban mend kujtimet tona te embela?
Me shif ne sy e me puth Shpirt,
Me mbaj afer, me shpresen se
Puthja jote eshte shpres e dyte…


Postuar nga diabolic datë 06 Nëntor 2008 - 22:36:

Me kujtohet arome e puthjes
deliri i pasionit qe te vret
Une vdes ngadal pa puthjen tende
vec puthja jote me jep jete.
Ma tha pa ze edhe kasandra
bota me kuaj troje eshte mbushur plot
por sado intriga e mashtrime
dashurine per ty se mposhtin dot.
Me prit ,do te vij o shtrenjta ime
me krah si zogu do fluturoj
atje ku ti nderton folene
atje folene une do ta ndertoj.


Postuar nga BIONDIA datë 06 Nëntor 2008 - 23:46:

po shyqyr re cun qe po na shkruan perseri se mendova se mos ke marre nje periudhe "pausa" per te menduar me hyni frika thashe na neli dasma pergjysem

komplimenti te dy kur ju lexoj me jepni nje kenaqesi te vecante dhe hyj per disa caste ne boten e mrekullueshme te endrrave ....


Postuar nga BIONDIA datë 23 Tetor 2010 - 21:21:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Me kujtohet arome e puthjes
deliri i pasionit qe te vret
Une vdes ngadal pa puthjen tende
vec puthja jote me jep jete.
Ma tha pa ze edhe kasandra
bota me kuaj troje eshte mbushur plot
por sado intriga e mashtrime
dashurine per ty se mposhtin dot.
Me prit ,do te vij o shtrenjta ime
me krah si zogu do fluturoj
atje ku ti nderton folene
atje folene une do ta ndertoj.



...sa te ngjashme jane vargjet e dikujt duket te duket sikur ka jetur historine tende .Sa keq qe antare te tille nuk shkruajne me ne kete forum vargje te tilla...


Postuar nga bruni22 datë 27 Tetor 2010 - 20:54:

Re: "Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic.

Citim:
Po citoj ato që tha Enya


Priftin doja ta vrisja,

Qe pranoi per te me martuar!




........


 
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.