| Forumi Horizont | Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Ushqimet e skaduara, sa nga ju i perdorin? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16817)
Ushqimet e skaduara, sa nga ju i perdorin?
Te dashur miq, para pak ditesh po diskutoja me nje miken time per datat e skadences qe na jan informuar mbi amballazhin e cdo artikulli qe blejme.
Un i respektoj me shume perpikmeri keto data, perveç gjalpit dhe kosit qe mund t'ja kaloj dy ose tre dite afatin e skadences, artikujt e tjere nese jane te skaduara i hedh...
Doja te dija nga ju, a i respektoni ju me perpikmeri data e skadimit, nese jo, cilat jan artikujt qe nuk ju shqetesojne t'i perdorni te skaduara?
Mendoni se ushqimet e skaduata mund te na sjellin shqetesime...
E se fundi per sa kohe mund ta konservojme Bakllavane?
shume e rendesishme kjo e fundit
.
Re: Ushqimet e skaduara, sa nga ju i perdorin?
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Te dashur miq, para pak ditesh po diskutoja me nje miken time per datat e skadences qe na jan informuar mbi amballazhin e cdo artikulli qe blejme.
Un i respektoj me shume perpikmeri keto data, perveç gjalpit dhe kosit qe mund t'ja kaloj dy ose tre dite afatin e skadences, artikujt e tjere nese jane te skaduara i hedh...
Doja te dija nga ju, a i respektoni ju me perpikmeri data e skadimit, nese jo, cilat jan artikujt qe nuk ju shqetesojne t'i perdorni te skaduara?
Mendoni se ushqimet e skaduata mund te na sjellin shqetesime...
E se fundi per sa kohe mund ta konservojme Bakllavane?shume e rendesishme kjo e fundit
.

pacim
Po lexoja kete temen e mu kujtua qe 2 here me kane dhene gjera te skaduara per te ngrene por e kam vene re me pas dhe e vemja gje ka qene te akuzoja te poshtrit qe ma kishin bere kete gje dhe pse pa dashje, gjithsesi skam perfunduar ne spital :p
tani ka nje interpretim te datave dhe te shkruajturave neper ushqime.
Ne rastin: TE KONSUMOHET BRENDA DATES x do te thote qe pertej asaj date nuk duhet te hahet me sepse ushqimi eshte alteruar e mund te perbeje rrezik, kjo vlen ne pergjithesi per bulmetet.
ndersa ne rastin PREFEROHET TE KONSUMOHET BRENDA DATES x do te thote qe ushqimi ka humbur disa vlera ushqimore por mund te hahet dhe pas njefare kohe te shkurter.
tani secili ka eksperiencat e veta e mund ti hedhi poshte keto rregulla por duhet kujtuar qe jo te gjithe njerezit jane njesoj e si pasoje nuk reagojne njelloj si sistem imunitar prandaj besoj jane marre afatet me te sigurta per jeten e individeve.
Data e skadences nuk eshte bombe me sahat. Eshte vetem nje tregues i perafert i sigurise. Para 1 muaji bleva djathe te paskaduar qe kur e hapa ishte mykur i gjithi. Me siguri per shkak te konservimit ne ambjente te nxehta ne dyqan. Pra ushqimet skadojne edhe para dates se skadences. Dhe varet shume nga konservimi, sepse fundja edhe mollet prishen, por nuk kane date skadence. Po i fute ne frigorifer durojne me gjate, po i le ne diell prishen per 2 dite. Data e skadences nuk mund te merret kaq strikte sa mos hahet asgje (si Tulipani). Personalisht mozzarellat 2-3 dite pas dates i ha akoma. Kur behen 7-10 dite, ama, mendohem mire, ne varesi se cfare ka tjeter per te ngrene. Fundja jemi kafshe si gjithe te tjerat qe dikur hanim levore pemesh dhe te brendshme kafshesh te gjalla. Te behemi steril me zor sikur nuk shkon. Aq me teper qe mund te qellojme ne situata luftrash apo emergjence qe duhet te mbijetojme.
Nga ana tjeter data e skadences vihet me ligj. Ka ilace farmaceutike qe nuk skadojne kurren e kurres, sepse jane minerale, por shteti detyron te kete nje skadence maksimum 5 vjecare, keshtu qe edhe ato kane nje date skadence te shkruar.
P.s. Mu kujtua nje dokumentar qe pashe keto dite. Behet fjale per nje pilot amerikan qe ra ne toke serbe gjate luftes ne Bosnje. Ai u fshesh gjithe kohes nga forcat paraushtarake qe e kerkonin pellembe me pellembe ta kapnin. Per te mbijetuar hante bar, milingona dhe gjethe, dhe kur i mbaroi uji arriti te shtrydhte corapet qull qe te pinte uje.
Juve mund t'ju duket rast i veçante, por duke menduar veten ne ate pozicion besoj se nuk do kisha pire kurre ujin e corapeve. Por ai mbijetoi, nderkohe qe une dhe shumica prej jush do kishte vdekur nga parimet e teperta higjenike. Mendojini keto raste kur shikoni ushqimet qe (obobo) i ka kaluar data e stampuar se prapthi.
Vendosja e dt se skadences per ushqimet e detyruar nga ligji sikurse e theksuan edhe mesiper eshte nje detyrim, ne kete pike jemi shume dakort.
Une kam pare nje njeri qe pinte suko frutash te dy viteve e kusur te skaduara, kur e pyeta se a nuk kishte frike se mos helmatisej mu kthye, po ushtria amerikane qe ha ushqim te konservuar 40 vjet me pare.
sa per kulture te pergjithshme demokratike
meqe e zuri ne goje fajtori per pune e djathit.Djathi kur ze krimba dhe myk behet me i mire..(qe ta dini kete)
Ari per cdo lloj djathi vlen kjo? Une e dija qe ishte nje teknike qe perdorej per lloje te vecanta sic eshte gorgonzola psh e jo ne pergjithesi.
Tani qe Tulipani mos dali si e fiksuar pas skadencave, ai i imi ishte interpretim i ligjit mbi skadencen e jo ajo qe praktikoj une. Cdo njeri qe gatuan e di shume mire si funksionon puna e ushqimeve dhe pertej dates se skadences prandaj mos na merrni per maniake, max s'do semuret njeri nga kujdesi im.
ky argument po me pelqenka, nese do njeri mund te them si interpretohen etiketat e perberesit e tyre por mos me pyesni pse i di 
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
ky argument po me pelqenka, nese do njeri mund te them si interpretohen etiketat e perberesit e tyre por mos me pyesni pse i di![]()
Puna e "shelf life" eshte e lidhur me shume faktore. Psh me Nutrition Fact Table ........ Nje ushqim kur kalon nje kohe e caktuar mund te mos ofroje te njejtat cilesi e vlera ushqimore qe paraqiten ne tabele. ka shume ushqime qe shiten neper supermerkato qe kane kaluar skadencen. Dhe per sa kohe aty qendron nje tabele qe thote "jane te skaduara" nje gje e tille mund te behet.
Por shelf life ka te beje edhe me faktin se pas nje kohe te caktuar nje produkt (mishi psh) eshte i predispozuar te kete nje rritje te mikroorganizmave te demshme per shendetin, qe i prishin shijen, pamjen etj.Per Frozen Product psh eshte nje vit ..... ndryshon pastaj per fresh products, cooked products, varet nga menyra e paketimit, nga ingredientet etj.
Nuk do te thote qe consumove nje product te "skaduar" dhe "vdiqe"
Per productet e mishit p.sh, e rendesishme eshte qe te gatuhen ne nje temperature te brendshme te caktuar (ideale 70 grade celcius) pasi ne temperature te tille shkaterrohen Listeria M, E. Coli apo Salmonella ...... qe jane nga me te rrezikshmet per organizmin e njeriut.
Tuli nuk e di te sakt per cilin lloj djathi behet fjale
lope,dhie,delje
nuk e di te drejten di qe kur ze krimba behet me i mire
doja te thosha nje fjale lidhur per ate pilotin "shtaze" "moster"
qe solli fajtori..
ne vitet 90-te shqipetaret kan bere sakrifica te papara...
p.sh pinin ujrat e zeza me myshk (une kam qene nje i tille dhe 9-te ne kembe deri ne Agrinjo)po kam pare akoma gjera me ekzemlare qe eshte shume e pabesushme ..te bera nga shqipetaret...po dhe ky piloti paskaqene dreqi vet
tani problemi i ushqimeve te skaduara eshte qe te mos i perdorim sistematikisht pa se i perdorim 4here ne muaj apo 10here nuk eshte kaq e katastrofike...
pastaj varet nga personat..kush eshte alergjik,dhe e jep efektin menjeher
Se dija qe do qeshja kaq me kete teme.
Citim:
Po citoj ato që tha Ari.
sa per kulture te pergjithshme demokratike
meqe e zuri ne goje fajtori per pune e djathit.Djathi kur ze krimba dhe myk behet me i mire..(qe ta dini kete)
.
.

. "Treshi" tregon qe pulat jan rritur ne kafaze, nuk e kan pare asnjehere driten e djellit, dhe kane nje hapesire prej 1m3 per 18 pula minimum... Keto jane thjeshte per informacjon, e nese do beni kujdes do shikoni qe edhe çmimi i ketyre vezeve sipas numrit te pare eshte i ndryshem... Megjithate nuk mendojne se vlerat ushqimore te ketyre vezeve ndryshojne shume.
Citim:
Po citoj ato që tha Ari.
p.sh pinin ujrat e zeza me myshk (une kam qene nje i tille dhe 9-te ne kembe deri ne Agrinjo)po kam pare akoma gjera me ekzemlare qe eshte shume e pabesushme ..te bera nga shqipetaret...po dhe ky piloti paskaqene dreqi vet
Citim:
Po citoj ato që tha turll
Ahh ci punonim ujit te kanalit ne fushat e misrit te Novoseles .......... Mbulonim gryken e shishes me kemishe, dhe pinim ujin ................ .

Re: Se dija qe do qeshja kaq me kete theme..
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Tulipani me bere shume kurjoze, per interpretimin e etiketave..!
Do ju lexoja me shume vemendje nese do me sillnit ndonje gje interesante ne lidhje me to.
Citim:
Po citoj ato që tha turll
Ahh ci punonim ujit te kanalit ne fushat e misrit te Novoseles .......... Mbulonim gryken e shishes me kemishe, dhe pinim ujin ................ .
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ti e paske kaluar stadin e amerikanit qe pinte uje corapesh. E filtroke direkt me kemishe...
Hmmm jo,nuk i perdor...jo se s'dua :p,por normalisht ate qe blej s'e le mbi 3 dite ne zere vend ne kuzhine.:p
Di qe skadencat jane te peraferta zakonisht dhe varet me teper nga menyra e konservimit(per ilacet s'jam e sigurt,me duket se data e skadences tregon kohen ne te cilen garantohet nje fare kapaciteti te produktit te beje punen e vet e ka terma maksimale).Ne shume supermarkete ne vendet qendrore (flas per Italiane) organizohen,rreth nje muaj perpara dates,shperndarje per keto produkte me cmim me te ulet se ai i shitjes ne gjendje normale.Keshtu s'mbetet me gje ne stock dhe i jepet nje ndihme disa shtresave te popullsise...
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Di qe skadencat jane te peraferta zakonisht dhe varet me teper nga menyra e konservimit
Citim:
Po citoj ato që tha turll
Kam mendimin se gramatikisht fjalia eshte ndertuar gabim ......![]()
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kerkova ta gjej po se gjeta. Ku qendron gabimi?
Citim:
Po citoj ato që tha turll
Menyra se si eshte ndertuar te jep pershtypje sikur flitet per te tashmen ............ Ndoshta do ishte me e sakte: " Ti e paske kaluar stadin e amerikanit qe pinte uje corapesh. E filtroje direkt me kemishe..."
ose "Ti e paske kaluar stadin e amerikanit qe pinte uje corapesh. E paske filtruar direkt me kemishe..."
Turll..vetem mos mbaj me hater , ndihmo dhe komshinjte qe jane nje kat me poshte
.
Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
si ja bejne ata qe jane me te moshuar dhe nuk shikojne mire germat mikroskopike?

Ne etikete duhet te jene keto informacione te detyrueshme :
Emri i prodhimit - ska te beje me marken qe mund te jete e ndryshme, por me emrin qe njihet e shitet ne treg
Lista e perberesve - rradha ne liste paraqitet ne ulje dmth perberesi i pare ne liste eshte ne sasi me te madhe se i dyti e keshtu me rradhe deri tek i fundit
Aditivet ushqimore - jane substanca qe shtohen per te rregulluar shijen ose theksuar nje cilesi ngjyren ose pamjen. Shkronja E tregon qe lejohen ne te gjithe komunitetin europian e nr pas kategorine ku perfshihet psh E100-E199 jane ngjyrues.
Ne raste kur lexohet ne etikete Pa sheqer ama me te vogla kane aditive psh shurup fruktozi, maltoz, amido di mais ose shurup cereali te jeni te sigurte qe kane nje indikator glicemie te larte e behen te ngjashem me sheqerin pastaj.
Sasia - duhet te jete perhere pesha netto ose volumi sipas llojit te prodhimit e nese eshte i zhytur ne leng dhe pesha e tij. Shkronja "e" pas "gr" tregon se eshte peshuar elektronikisht.
Skadenza -
per prodhimet me skadence me pak se 3 muaj duhet te shkruhen - dita muaji viti
per prodhimet me skadence me shume se 3 muaj por me pak se 18 muaj - muaji e viti
per prodhimet me skadence me shume se 18 muaj - vec viti
nuk jane te detyruara te kene dt skadence frutat e perimet e fresketa,sheqeri, kripa,uthulla, vera,pijet me me shume se 10 % alkool, prodhimet e furrave psh buka sepse duhet te konsumohet brenda 24 oresh ( e ketu teorite mund te lulezojne mbi konsumimin e bukes e ruajtjen e saj, personalisht dua te shikoj nese ka ndonje teori qe di te ruaje buken qe bejme ne Shqiperi)
Nje gje kurioze eshte lidhja qe ka skadenca me cilesine psh ndonjehere jemi te prirur (po perjashtojme elementin cmim) te zgjedhim nje produkt se ka skadence me te vonshme ne fakt se mendojme se ky produkt ka skadence me te vonshme sepse ne te mund te kete konservante qe e bejne te mundur kete gje pra ne pergjithesi prodhimet me cilesi me te mire kane tendencen qe te kene skadence me te shkurter sepse s'kane te tille elemente ne perberjen e tyre.
Prodhuesi - duhet te jene te gjitha te dhenat e tij si vendi ose informacione kontakti ne rast malli te demtuar, nderrmarrjet e medha kane marke te regjistruar me te gjitha infot baze
Lotto e prodhimit - ne rast rast problemi me mallin ky informacion eshte nga te paret qe shihet, imagjinoni sikur prodhimet mos ndaheshin ne lotto atehere ne rast problemi duhet te vihej ne rrezik kontrolli e gjithe sasia e prodhuar.
Markat e cilesise qe nuk i kane te gjitha prodhimet e nuk i shtojne vete sic e bejme ne ne Shqiperi por jepen nga struktura te posacme
psh prodhime qe behen ne nje vend te caktuar e ne te cilin ndikon direkt klima,territori, menyra e prodhimit e kesoj gjerash cdo vend ka siglen e vet psh Italia e ka DOP (Denominazione d'Origine Protetta), Franca e ka AOP (Appellation d'Origine Protégée), Germania g.U. (geschützte Ursprungsbezeichnung) etj
kaq per tani se u lodha.
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Duke u nisur nga kjo verejtje do te thoja qe te moshuarit e zgjidhin kollaj, sapo shohin personin tim me drejtohen sikur te isha zyre informacioni
Ka dhe nje rregull per madhesine e shkrimeve, te pakten ne Itali por besoj ne pergjithesi ne Europe duke qene gati te gjithe te uniformuar sipas normave te CE e dmth qe s'duhet te jene me te vogla se 3 mm tani se te moshuarit e kane nr gabim ose ndonje dhe i ri qe harron syzet skemi c'te bejme.
Mendoj se eshtre korrekte ajo qe kisha shkruar ne fillim, sepse te dyja foljet jane ne te njejten vete dhe forme (ne mos gaboj quhet habitore). Paske == Filtroke.
Njesoj si te thuash: "Jo more! Si merrke plaçkat dhe shkoke ne Amerike pa na pyetur"
Para pak ditesh pashe nje emisjon, qe me shokoj shume.
Nje familje me 4-ter femije, kishte tashme 2 vjet qe bente pazarin ne nje dyqan specjal ku shiteshin vetem ushqime te skaduara...!
Nuk e kisha idene qe dyqane te tilla egzistonin.
Ne te shiteshin si psh lengjet, te gjitha llojet e koncervave, supa, çokollata, etj..
Ne fillim nuk e kuptova se si nje gje e tille mund te ishte e mundur ligjerisht.
Mbasi u informova, me shpjeguan se egzistonte nje ligj, i cili perçaktonte qe mund te shitet edhe pas dates se skadences, ushqime qe mbanin ne amballazhin e tyre noten si psh "Te konsumohet ne preference deri ne x date" nese ishte shkruajtur, "Ndalohet konsumimi mbas x date" ne kete raste me ligj ishte e ndaluar...
Nuk dija cfare te mendoja, thjeshte u skandalizova edhe pse ajo familje dukej ne aparence mjaft e shendetshme.!!!
Citim:
Po citoj ato që tha agata
ushqime qe mbanin ne amballazhin e tyre noten si psh "Te konsumohet ne preference deri ne x date"

Sa me ka pelqyer kjo tema , sa e kam pare e hapa
Tani me thene te drejten un nuk i perdor shume ushqimet e skaduara , vetem ne ato raste qe iken dhe nuk i shoh etiketat e skadences , zakonisht perdor ato qe jan brenda skadences!
jam dhjere duke qeshur me vetem temen ,,,
Ushqimet e skaduara, sa nga ju i perdorin?
Birrat e skaduara prej ca muajsh skane gati asnje lloj ndryshimi me ato normalet!
Qumeshti nese shkruan daten e skadimit eshte vetem per femijet e vegjel dhe pirja e tij nga te rriturit edhe ndoshta 2-3 dit me pas eshte ok!
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Sa me ka pelqyer kjo tema , sa e kam pare e hapa![]()
Tani me thene te drejten un nuk i perdor shume ushqimet e skaduara , vetem ne ato raste qe iken dhe nuk i shoh etiketat e skadences , zakonisht perdor ato qe jan brenda skadences!
jam dhjere duke qeshur me vetem temen ,,,
Ushqimet e skaduara, sa nga ju i perdorin?

Edhe i kemi perdorur ne disa raste, pa e ditur qe kane qene te skaduara. Gjak e dhjame na jane bere. 
Do ju keshilloja te gjitheve, lexoni etiketen e prodhimeve qe bleni. Lexoni listen e ingredienteve. Menjanoni ushqimet qe kane ngjyrosje apo aroma artificiale. Bleni ushqime qe kane sa me pak ingrediente dhe mundesisht natyrale. Shikoni sasine e kriperave, colesterolit dhe sheqerit ne etikete.
Kur bleni Cereal, shikoni sasine e carbohydrateve ...... dhe te Sheqerit. raporti eshte mire te jete 1 sheqer - 4 carbohydrate.
Perpiquni te eleminoni aspartamin nga ushqimet sidomos per femijet. Ka opinione te ndryshme se sa i demshem eshte per organizmin. Normalisht i marre ne doza te vogla nuk duhet te kete problem, por studimet shkencore jane kontradiktore per momentin.
http://www.nal.usda.gov/fnic/foodcomp/search/
USDA National Nutrient Database for Standard Reference
ky link eshte shume interesant per ata qe duan te shohin/llogarisin vlerat ushqimore te ushqimeve qe konsumojne.
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.