Forumi Horizont
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kritika te poezive te Forumit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17226)

Postuar nga Mister_DXP datë 29 Shtator 2007 - 03:56:

Kritika Te Poezive Te Forumit

Ti nuk do te degjosh (1)

Doja te te tregoja une ty
Me pak fjale e ne pak ore.
Se si te shihje me te mite sy
E boten time te kishe ne dore.

Te tregoja c’gjuhe flisnin pemet
C’peshperisnin rete tek dritarja ime.
Sesi zgjateshin ne perqafime deget
Si gjethen ne parvaz krijonin qilime.

Se c’me thoshte shiu i vjeshtes
Kur tek xhami trokiste:”Dritaren ma hap!”
Edhe se si vete muret heshtes
Tregojne ngjarje kur me duar i kap.

Te te ulja diku e te te flisja
Per ndjenja qe ti as nuk i njeh
Per henen qe ndriste teksa te prisja
Per yjet qe vdisnin ne cdo fjale qe the.

Doja te te tregoja une per endrrat
Qe ti I shnderrove ne lot e ne dhimbje
E per dy a tri nga endrrat
Qe I qepa siper zemres time.

Doja te te thoja une me pak fjale
Te ktheja lotet ne shkronja qe ti t’I lexosh
E dhimbja prej meje se fundi t edale
Por ti shikon tutje,nuk do te degjosh.

Mbresa

Poezia eshte ndertuar ne nje stil te thjeshte. Vargezimet ndjekin nje ritem jo te keq, por kane rime te brendshme dhe kjo i jem poezise ate arome te kendeshme qe vetem nje dore punuar mund ta beje.

Kam vecuar nje strofe, e cila me duket si me e arrire dhe ku ndjenja vetiu ngrihet mbi strukturen apo formen.

..................................

Ti nuk do te degjosh (2)

Ti nuk do te degjosh
Dhe momentet humbasin
Bien pertoke dhe thyhen.

Ti nuk do te degjosh
E nje nga nje cdo rubin,
Ne balten e rruges zhgrryhet.

Ti nuk do te degjosh
Edhe dielli rrezohet
Mbyll syte edhe shkrihet.

Ti nuk do te degjosh
Edhe deti shkumezohet
Bregu mes dallgeve kridhet.

Ti nuk do te degjosh,
Shenimet ne rere rizgjohen,
Hapat tane rishfaqen.

Ti nuk do te degjosh
E yjet serish kujtohen
Perqafohen e perflaken.

Ti nuk do te degjosh
E dielli kafshon dallget
E shenimet nen hapa I rras.

Ti nuk do te degjosh
Une pertyp e mbys fjalet
Dhe me nuk te flas.
 
Nje ritem folk i bukur. Strofa me tre verse, te thjeshta ne pamje te pare, aq me teper e rreshti i pare perseritet, por brenda plot mendim dhe ndjenje

Urime

Postuar nga Mister_DXP datë 29 Shtator 2007 - 21:28:

Do te vij... - nga - Indrit
Do te jete mengjes dhe une do te vi patjeter
Pas avullit te xhamave ti me prit
Do me kete rene pluhur mimozash ne floke
Dhe pluhur dashurie ne shpirt

Do dale dielli dhe do jete ngrohte
Avujt e enderrave do shkrijne ngadale
Ne do te presim prane tyre pa folur
Gjersa te behen te qarta si kristal

Pastaj sdo te kete me as bore
do jemi vetem une dhe ti..
Ti do me prekesh me gishta nder floke
Mbi pluhurin e mimozave dhe dashurish
.........

Pranvere, dhe ndjenje. Elementi bore i futur ashtu si rastesisht i jep poeise nje kntrastim teper domethenes: nxehtesia e shpirtrave e shkrin edhe deboren.
Poeti perdor nje figuracion shume te pasur, disa here te ngritur ne nivel  teper te lerte.
Poezia te terheq dhe vecanerisht ne strofen e pare ka nje linje ndjenje qe te frymezon. Strofat e tjera duket sikur i bejne jehone te pares dhe ndoshta poeti duhej qe te zgjidhte me me shume kujdes remineshencen ideore, e cila nganjehere eshte shume e rrezikshme per poezike dhe tingellon si perseritje.
 DXP

Postuar nga Mister_DXP datë 03 Tetor 2007 - 02:56:

Indriti

Ku ta gjej o Zot guximin!

Ku ta gjej o Zot guximin
Ku ta marr, a nuk me thua?
Ta ndaloj vashen ne rruge
E lirisht ti them: te dua.

Ku ta gjej o Zot guximin?
Ta ndaloj vashen ne rruge
T'ja drejtoj ne sy shikimin
Ta puth lehte permbi buze.

Nje grimce guxim ku ta gjej
Nje xixe zjarri te shkrij gjuhen
Zemren vajzes t'ja rrembej.
Sic rremben skifteri pulen.

E kam ndjekur rritjen poetike te Indritit qe ne castet e para kur ai ka hedhur aty ketu poezi neper forume. Jam gezuar dhe merzitur dhe shpesh edhe e kam share(jo kritikuar). Ai me ka mirekuptuar dhe me qetesi . Sot poezia e tij, vjen me e plote, me larmi te madhe gjeografike dhe me rritje artistike.
Vargu i tij i takon stilit klasik.Strofa te plota, qe tentojne disiplinen e ngurte skolastike dhe tek tuk edhe shkarje nga kjo norme, fatkeqesiht jo per mire.
 Vihen re, shpesh here, vjersha ne forme bejtesh pa kurfare vlere dhe menjehere pastaj nje perle mendimi te pjekur.
Poezia me siper, te cilen une  e kam shkeputur nga tema e tij, eshte nje krijim ku ndihet frymezimi dhe puna. Neper vargje, sheh qe poeti ka ditur qe ne fillim se ku do te arrije, si te thuash ka celur nje mendim dhe ai i ka dhene nje forme.
 
Eshte nje lirike e thjeshte e ndertuar sipas stilit te poezive popullore.
Ritmi eshte shume i mire, me perjashtim te dy vargjeve te para ne strofen e trete qe marrin nje kondratempo te panohur per ate poezi.
Rima eshte e zgjedhur pa kujdes, qellimisht per t'i dhene lirshmeri vargut. Poezia ka rrjedhshmeri(perjashto dy rrjeshtat e para te strofes se trete)
 
Ka elemente artistike te mirefillta dhe pergjithesisht qendron si nje krijim i kendshem.
DXP

Postuar nga Mister_DXP datë 01 Nëntor 2007 - 20:58:

Poezi nga Pellumb Syku

Puthja e amshimit.

E veçante me qe gjithmone kjo ore e vone
e ky shtrat i truar qe dergjet pa fjale,
ne dhomen me çardak ku veç ora zhurmon,
me tik-taket e saj qe endrren ma vrane.

Gjysmezgjuar qendroj i shtrire nen petka,
me terrin rrethuar ne te akullten hapesire
e ky tavan i kalbur nxire nga vdekja,
me josh ne pah e me tremb ne thellesire.

Nder kujtime te mia rroboj me vetdije
nen heshtjen perseritese qe çirrjet perpin,
qe shqyejne kabzerrin pastaj hapen si hije
e kollufiten nga nata bashke me shpirtin tim.

Puthjen e ameshimit symbyllur shijoj
e mes makthesh gjumi nje buzeqeshje lind,
kur ne çastin e fundit abisesh hulumtoj,
e zgjohem pa peshe e pa dhimbje ne limb.

__________________

Poezia ka nje larmi te koklavitur ndjenjash. Pergjithesist te krijohet pershtypja se bredh midis vdekjes dhe jetes. Gjendja e nje dashurie te humbur dhe dhimbja e kujtimeve, sjellin eterin e dridhur te nates pa shprese.

 ka plot fjale te huaja te perdorura pa ndonje efekt te vecante. Autori sigurisht qe i ka futur me nje qellim te caktuar, por efekti eshte negativ.

Nuk ka rime dhe nuk ka ritem, karakteristika keto te nje poezie te disiplinuar me varg te mbyllur.

Vargu i pare eshte nje katermbedhjete rrokesh, (i pazakonte per vargun shqiptar) dhe me tej humbim ne labirinthe vargjesh pa disipline.

Nuk eshte vargu modern fluturak, ku rima dhe ritmi ndryshojne -here POP dhe here ROK. Jo eshte nje ritem qe edhe kercimtarin me te mire do ta vinte ne veshtiresi.

Por jo e gjithe poezia mund te shahet dhe shkundet keshtu:

 Tek tuk vihet re nje linjeze poetike e embel. Mos valle duhej punuar me shume mbi kete poezi? Ndoshta. Kete mund ta thote vetem poeti.

 Po ashtu ndjen nje deshire qe t'i kthehesh perseri dhe ta lexosh, duke dashur (me dashamiresi) qe te gjesh te bukuren, te cilen e di qe eshte atje e fshehur midis vargjeve.

Postuar nga shelgu datë 11 Gusht 2009 - 19:26:

Indriti

Duke bredhur forumit shikoj nje popezi te Indritit. Ka edhe poete te tjere qe mund te shihen dhe analizohen, por sepse sua te grricem pak sot: ndoshta se pashe urime dhe mbivleresime per kete djale te mire dhe te dashur, ndoshta se kam edhe c'te them ketu dhe ndoshta se ja vlen te merresh me vjershat e tij

Ti s’ke faj.
Ti s’ke faj, pse une te desha
Pse te ndieva ti s’ke faj
S’vihet nen komando zemra
S’u hap dot porta e saj.

Ti s’ke faj pse te besova
Pse s’me zure bese s’ke faj
Gjithcka kisha ti dhurova
C’do kujtim ne shpirt e mbaj.

Ti s’ke faj, ndaj mos vajto
Mos u kridh ne lot per mua
S’ke faj qe tashme me do
Por te drejt’ s’kam te te dua.

I vetmi fajtor jam une
Ti s’ke faj, s’ke per asgje…
S’ke faj pse te doja shume
Ah, te doja mbi c’do gje.

Kur s’me doje te kam dashur
Kur me do, s’mund te te dua
I shkoj ditet zemerplasur
Jete mizore loz me mua.

E gjithe poezia te orienton menjehere ne boten e dashurise se thyer. Vjersha eshte e thjeshte dhe ndoshta puerile. Indriti duket qe di te perdore fjalet, kontrastet dhe rimen, por nuk ka as edukimin minimal mbi letersine dhe sidomos poezine. Kjo mund te jete faj i nje shkolle krejt te dobet dhe pa nivelin e duhur, mund te jete pasoje e nje gjuhe te cunguar dhe te permiresuar ne vitet e mevonshme, ose edhe difekt i vete autorit.

"Ti s'ke faj, por une kam faj, por une skam faj" etj etj perseritet kaq here gjate rreshtave sa te ze koka dhe ne fund te mbetet ndermend pikerisht e kunderta: nje faj i madh.
 
Megjithate, ve re nje deshire te madhe te autorit per te shkruar, per te kerkuar te bukuren. Ai e ndjen aromen e poezise dhe perpiqet qe te na e dergoje edhe ne. Ai perpiqet te ndaje impresionet qe merr diku, por fatkeqesisht nuk ja arrin ta beje. Ai ka shqisen e poetit diku, por duhet shume edukim dhe pune qe ajo te marre formen e duhur dhe sharmin poetik.

A do te munde Indriti ta beje kete, apo do vazhdoje profesionin e tij te mjekut, inxhinierit, juristit etj etj?

Mall i lire kinez i blere neper tezgat e nje qyteti te madh, keshtu me duken keto lloj shkrimesh. Kur e shikon te dhemb dhe te vjen mirte njekohesisht. Te vjen mire, njesoj sikur te ndodhesh ne nje lendine te mbushur me lule te shemtuara, ku kullosn shume blete duke thithur nektar te prishur.

Megjithate perseri eshte lendine me lule.

Mund te ishte edhe shkretetire

Postuar nga Tulipani datë 12 Gusht 2009 - 03:09:

Cedrus s'te kam lexuar ndonjehere ndonje poezi. Sinqerisht do te doja te shikoja stilin.

Postuar nga shelgu datë 12 Gusht 2009 - 04:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Cedrus s'te kam lexuar ndonjehere ndonje poezi. Sinqerisht do te doja te shikoja stilin.

Ku e di ti qe une shkruaj. Mund te jem kritik letrar.

Ka njeres qe mesojne vetem si te shajne te tjeret.

Po ti ke ndonje poezi qe te ta bej komentin keshtu si per mik?

Postuar nga Katilesha datë 12 Gusht 2009 - 04:39:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Ku e di ti qe une shkruaj. Mund te jem kritik letrar.

Ka njeres qe mesojne vetem si te shajne te tjeret.

Po ti ke ndonje poezi qe te ta bej komentin keshtu si per mik?

...........

Edhe per koment poezish duhet mik sot?

Miku force e madhe ..:p

Postuar nga amor alucius datë 12 Gusht 2009 - 04:54:

S'do grricesh? Cdo gje ne rregull andej nga magazina? Po m'ben merak.

Postuar nga Tulipani datë 12 Gusht 2009 - 04:58:

Si perfundim se mora vesh nese shkruan apo jo po nese nuk shkruan atehere si sensitive nuk bej nje lek.

Une poezi? E kam me kollaj te hidhem me parashute ...

Postuar nga shelgu datë 12 Gusht 2009 - 06:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Si perfundim se mora vesh nese shkruan apo jo po nese nuk shkruan atehere si sensitive nuk bej nje lek.

Une poezi? E kam me kollaj te hidhem me parashute ...

Po ti provoje njehere qe te ta qep kostumin pastaj. :p

Men.

Khe, amor si thua ti do ta provosh njehere?

Postuar nga Katilesha datë 12 Gusht 2009 - 06:33:

Qenke edhe rrobashkepes cedrus?

Postuar nga shelgu datë 12 Gusht 2009 - 23:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Qenke edhe rrobashkepes cedrus?

Me jep leje te komentoj nje poezi tenden? Mund ta zgjedhesh vete cila te pelqen me shume. Per mua ka rendesi qe te grricem pak.

Postuar nga Katilesha datë 12 Gusht 2009 - 23:45:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Me jep leje te komentoj nje poezi tenden? Mund ta zgjedhesh vete cila te pelqen me shume. Per mua ka rendesi qe te grricem pak.

....

E ke lejen ne xhep. Zgjidhe ti vete, mund te marresh ndonjeren prej atyre qe hodha mbreme nga ditri im.:p

Postuar nga amor alucius datë 13 Gusht 2009 - 05:09:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Khe, amor si thua ti do ta provosh njehere?

Khum-khum...pa he njehere...

Postuar nga Indrit datë 23 Gusht 2009 - 02:07:

Cedrus! si fillim ju falenderoj qe keni gjetur kohe te komentoni apo edhe te lexoni vjershat e mija.

Pa dashur ti humb vleren kritikes dua te te them se ke rene ne disa gabime te vogla qe me pas te kane shpene ne devijime te medha.

Po ju citoj me poshte

Duke bredhur forumit shikoj nje popezi te Indritit. Ka edhe poete te tjere qe mund te shihen dhe analizohen, por sepse sua te grricem pak sot: ]

Gabimi i pare ne kete fraze eshte se poezite nuk shihen duke bredhur dhe nuk shihet vetem nje.

Gabimi i dyte qe fatkeqesisht keni rene eshte se me keni quajtur poet kur shprehesh se ka edhe poete te tjere...nuk pretendoj te jem poet shkruaj thjeshte per kenaqesi fjala poet me ben konfuz.

Nderkohe dhe gabimi i trete ne kete fraze eshte se qellimi perfundimtar eshte` gerricia`dhe jo argetimi ne te lexuar.
Pra dua te them se diferenca mes nesh eshte esenciale, une dua te argetohem me ato qe postoj e ju te `gerriceni` gje qe s`kam ndermend ta bej.

Nderkohe jam dakort me ju qe gjuha e perdorur eshte e thjeshte, sepse tek e fundit njerez te thjeshte jemi dhe kjo eshte ajo qe ne te vertete me pelqen te jem.
Nderkohe perseritia e frazave nuk do te thote qe mua mu sos fjalori, porse doja ti jap me teper force idese e motivimit.(sipas menyres sime gjithmone)

Sa i perket shkollimit te dobet,fjeti mire a fjeti keq, ndezi apo nuk ndezi jane thjeshte shprehje fyese here here edhe banale te cilat nuk dua ti marr shume seriozisht sepse me duket gote bosh.

Ju pershendes dhe ju falenderoj njekohesisht, gjithashtu edhe pjesmarresit e tjere ne kete teme.
Indrit.

Postuar nga shelgu datë 23 Gusht 2009 - 03:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit

Nuk ka gabime o Indrit, jo. Ajo fjala "gerricje" eshte e thene ne menyre alegorike dhe ti e kupton shume mire.

Per ate qe je apo nuk je poet, kjo eshte nje gje tjeter. Per mendimin tim, ti e ke poezine ne shpirt, por poezia si cdo art tjeter kerkon pune shume dhe kete ti nuk e ben me poezite e tua. Ker them "pune" nenkuptoj jo vetem punen e hedhur ne menyre "neto" mbi vjershe, por punen paraprake, pergatitjen e gjate dhe akumulimin e qellimte.

Ne poezite e tua une shikoj perseritje frazash te tilla qe te kujtojne Ali Asllanin.

Ka nje ndryshim vec qe duhet pare mire: deshira per te perdorur aliteracionin shpesh e rrezon poezine, aq me teper ne rastin e perseritjeve ne forme frazash, te cilat duhen bere edhe me shume me kujdes dhe pa teprim.

Gjuha e perdorur, tek kjo poezi eshte e varfer, por tek poezite e tjera ka te tjera gjera qe me kohe une do t'i shoh dhe ve ne dukje. Nuk kam asnje qellimt te te fyej, vecse dua te hedh pak drite nepermjet ketyre komenteve te vogla mbi poezine e vertete.

Vec kesaj, kur hidhet nje poezi ne publik duhet hedhur e perfunduar, te pakten ne pjesen e saj me te madhe, ne anen artistike. Cdo krijim eshte nje pjese e jetes se atij qe e ka krijuar dhe si e tille perfaqeson boten e tij te brendeshme.

Sidoqofte, une sinqerisht te uroj: pune me shume ne teorine e nderimit te poezise. Kjo do te sjelle sukses.

Postuar nga shelgu datë 23 Gusht 2009 - 04:45:

Ilirusa

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Shpeshhere kam deshire
te ngjesh duart ne xhepa
e te eci rrugeve, naten vone.
Te me varet ne koke hena
si nje kapele
te harroj se jam vajze
mentalitetin qe me rrethon.
Te fus ne xhepa yjet
si gur zalli dhe si llastiqe
pemen e pare qe takoj;
Te thyhej xhamat dritareve
me driten e tyre verbuese
e me kepucet ne duar
pa zhurem, te kthehem
ne shtepi,naten vone!

Nje poezi e mrekullueshme e Iliruses. Eshte aty, e bukura, romantikja, modernja dhe e fantastikja.

Nen ritmin e nje poezie moderne Ilirusa ka derdhur bukur vargun popullor. Ose e thene ndryshe, kengen popullore e ka kenduar ne pjanoforte.

Do te hiqja me deshire nga ajo poezi nje varg qe e thyen harmonine e magjishme te artistikes me nje tingull te care kembane te degjuar mijra here

"mentalitetin qe me rrethon."

Duket sikur poetja e ka harruar padashur kete varg, duket si nje qelq i zakonshem midis vargut te perlave.

Megjithate edhe fillimi qe ne pamje te pare duket brutal per nje vajze, i jep force edhe me te madhe poezise se Iliruses. Shkujdesur duke ikur rrugeve, nje vajze merr guximin qe te rembeja driten e yjeve dhe te thyeje xhamat e dritareve, per te zgjuar nje bote te tere me thirrjet e saj poetike.

Arti duket krejt i paster, por me nje veshtrim te kujdesshem dallon qe eshte si nje gur i cmuar i punuar jo gjer ne fund. Autorja e ka lene punen pikerisht atje ku nuk duhej ta linte. Dihet qe me e veshtira ne poezi eshte pikerisht finalizimi i saj. Kjo e dallon poetin e vertete nga nje amator. Sado i fuqishem qe te jete ky i fundit, ai nuk mund te ofroje ne publik nje art te paperfunduar.

Tipi i poezise eshte ndertuar ne stilin e vargut te lire, megjithse tek tuk te kujton qe poetja ka dashur te futet ne rimen e zakonshme. Ndoshta ajo qellimisht e ka lene te tille kete poezi, ose ndoshta padashur apo sepse aq ka ditur ka zgjedhur nje menyre te lirshme vargezimi. Une do  e pelqeja kete poezi edhe ashtu edhe keshtu. Bukuria e vargut dhe e gjithe alegoria eshte e tille qe nuk ja ul forcen krijimit.

Nje tingull i plazmuar edhe tek titulli, "naten vone", qe me kujton nje kenge te vjeter, i jep shume bukuri poezise. Me duket sikur e degjoj serisht edhe ate kenge te kenduar ne nje forme te re. Ai togfjalesh i njohur, i futur ndoshta me vetedije, e zbut vargun aq sa te duket sikur je brenda nje skene amorfe.

Postuar nga iliriusa datë 25 Gusht 2009 - 04:38:

Pershendetje Cedrus!

Do te zgjatem pak, keshtu qe nqs mundeni me kini pak durim.

Shpeshhere ndaloj ne faqet e forumit horizont, me teper ne faqet e mia te preferuara te cilave ju dhashe forme me shume deshire vite me pare edhe hedh nje sy te shpejt mbi vargjet e reja. Te them te drejten u cudita qe pashe nje teme me nick-un tim si titull por mqs jam shume kurioze nga natyra thashe ti hidhja nje sy.

Nuk e di nqs e dini por egziston nje teme ne kete nen-forum qe ka si qellim kritiken e poezive te shkruajtura ketu. Me poshte keni edhe linkun:

http://www.forumihorizont.com/showt...?threadid=14595

Besoj mund ti kerkoni moderatorit te letersise ta bashkangjisi kete teme me ate teme. Ose jo po qe se e keni hapur kete teme me qellimin per te kritikuar punen time letrare ne pergjithesi, gje qe nuk besoj se eshte e mundshme mqs s'kam aq punime letrare sa te hapet nje teme e tere per to, apo te jene shkrimet e mia te nje niveli te tille per dike te shpenzoj kaq shume kohe me to.

Ndersa persa i perket poezis. Eshte nje nga poezit e mia te preferuara sepse pershkronte nje tematike te cilen e kam shume perzemer edhe jam mjaft e apasionuar ndaj saj. Ne 'mbrojtje' te vetevetes ( e kam futur fjalen mbrojtje ne thonjeza sepse nuk e konsideroj nje mbrojtje te mirefillte por me teper si nje sqarim te thjeshte ) edhe pse arti ne vetevete eshte nje shprehje te shprehurit te vetevetes edhe askush s'ka pse te shtjelloj rrugen te cilen zgjedh per te shfaqur brendesine e tij. Gjithesesi, ajo cfare desha te thoja eshte se kur e kam shkruajtur kete poezi kam qene vecese gjashtembedhjete vjece edhe ishte nje nga poezit e para qe kam bere ku e kam ndjere se po krijoja stilin tim vetjak. Nuk e konsideroj veten poete, edhe s'e kam konsideruar kurre e s'besoj ta konsideroj ndonjehere veten te tille. Poezia eshte e huaj per mua... asnjehere s'jam ndjere si ne shtepine time aty.

Per mendimin tim kjo poezi personifikon tamam momentin kur une e kam shkruajtur. Ishte nje perpjekje per rebelim nga ana ime, por ne nje kohe te tille kur une vete nuk e njihja veteveten apo te kisha njohuri te plota rreth qellimit te vertet te rebelimit tim. Ne thelb besoj ka qene nje orvatje prej adoleshenti per tu rebeluar ndaj gjitheckaje ne teresi, edhe faktit qe si femer duhej te ndiqja rregullat e standartizuara e ecja ne vija te paracaktuara... ne vecanti. Kjo besoj justifikon faktin qe duket si nje pune e paperfunduar sepse ne ato momente idete e mia nuk ishin tamam tamam te perfunduara.
Nuk e di nqs me kuptoni drejt apo jo.

Gjithesesi ishte edhe eshte gjithemon kenaqesi te lexoj se si i shqyrtojne krijimet e mia. Me le te kuptoj sa mire kam arritur ta shpreh ate cfare kam ndjere edhe t'ja paraqes kete gje te tjereve. ( Gjithemon kam pasur veshtiresi te shpreh veteveten ne te folur ndaj kam pervetesuar te shkruajturin pak me mire. )

Do te me pelqente te lexoja kritikat tuaja serish. Eshte kenaqesia ime t'ju lexoj.

Pershendetjet e mia!

Postuar nga shelgu datë 25 Gusht 2009 - 05:19:

Sa per temen nuk kam asgje kunder, moderatori/ja le ti fute ku te doje keto lloj kritikash.

Per pjesen tjeter te shkrimit te mesiperm, nuk kam se cfare te them. Ti nuk do te afrohesh me poezine, mos u afro. Ko eshte pune epr ty Ilirusa. Puna ime( elexuesit) eshte qe te marre impresione nga ato qe lexon, te pelqeje apo mospelqeje, te ngrindet, te thashethemoje, te acarohet, te te shaje dhe te te thote bravo.

Sidoqofte, ne qe lexojme e gatuajme lakrorin me kete mjell qe kemi. Cfare na jep ti, ate kemi.

Une te uroj qe te te thyhet kavaleta dhe te te ngelet ne dore vetem lapsi dhe nje cope leter, me te vetmin qellim qe te kthehesh prape tek arti i fjales. T'i kam pare edhe vizatimet. Mendimi im eshte qe jane thjesht komerciale. Ka ne ketu ne NY dhjetemije kineze dhe po aq ruse qe ta bejne portretin ne dhjete minuta.

Puna eshte diku gjetke:edhe arti i te folurit, por edhe ai i te pikturuarit kerkojne akumulim, perkushtim, studim dhe pune te gjate. Sigurisht qe ti do te zgjedhesh ate rruge qe te pelqen, por edhe une nuk me behet vone qe te them ate qe me do kjo kodosh mendje

Ktheju poezise dhe puno me te gjate, prape dhe prape.

Postuar nga iliriusa datë 25 Gusht 2009 - 07:39:

Une s'kam hequr dore nga poezia apo nga proza, po ashtu edhe sic kam hequr dore nga te vizatuarit apo te pikturuarit. Nuk kam aq talent sa te fitoj buken e gojes as me njeren e as me tjetren. Mbeten thjesht pasione qe i ndjek sipas kohes qe kam edhe frymezimit perkates.
I dua te dyja pak a shume njesoj madje do te thosha qe te shkruarin e dua akoma me shume se sa pituren apo vizatimin. Sic e thashe per momentin kam disa kerkesa per artin figurativ e po merrem me te. Por do rikthehem tek fjala e shkruar heret a vone. Ashtu sic edhe jam kthyher gjithemon.
Mos i merr fjalet e mia per 'kritike' ndaj kritikes tende. Perkundrazi fjalet e mia ishin per respekt ndaj kohes qe i kishe dedikuar krijimeve te mia edhe une e vleresoj kritiken tende e mbi te gjitha po ta lexosh pak me vemendje do te shohesh se jo vetem e vleresoj por edhe ti mbeshtes mendimet qe ke ndaj saj.
Gjithe te mirat Cedrus edhe te lexofsha ne kritika te tjera!

Postuar nga ingmetalboy datë 25 Gusht 2009 - 13:01:

I guess do te bashkangjit kete teme me te tjerat e kritikes kur te jem me ne gjendje. Tani qe pashe kete teme e cila me pelqeu mbasi Ilirusa eshte nje prej karaktereve viruale me te cilter qe une kam lexuar se bashku me mprehtesine e cedrusit, me vjen deshira per te zhbiruar ne skuthat e pashkelura te gjallerise femerore. Por te me falni per pamundesine e krijuara nga bota ose shkurt sot jam teper i pire per te bere dicka te tille.

Ilirusa vazhdo shkund cdo dege te natyres njerzore me vargjet e tua. Le te bjere cfare te bjere.

Cedrus mos humb kohe duke bere llogje kavaje lart e poshte. Vendi yt eshte ne brezin e letersise.

ingmetalboy

Postuar nga shelgu datë 29 Dhjetor 2009 - 20:31:

Nje poezi e Katileshes

Endrren neper krahe me dhimbje mora

Eshte nje figuracion i zgjedhur bukur dhe i perdorur me efikasitet

E plagosur,gjak e tera mbuluar
Si nje maske persiper fytyres ia hodha
Dhe me te si stoli dola zbukuruar.
Nuk te gjej dot fijez malli
Neper floket e nates diku fshehur

Dil ne shesh o fitil zjarri

Thirrja "fitil zjarri" eshte krejt origjinale. katilesha shpreh keshtu nje menyre unike te pasionit poetik.

Trupi im te prêt per ta perkedhelur.
Deshirat po puthen sonte
Kujtimet dashurohen ne erresire,
Aspak nuk ndihet mungesa jote
Hena eshte per te me bere shoqeri.
Ne lotet e tu kam humbur,
Zemren dallge e thirrjeve po e godet,
Si nuk e kupton qe me ke humbur
Dhe me kot cirresh dhe therret….

Ne pergjithesi poezia nuk ndryshon shume nga te tjerat qe ka hedhur ne kete forum poetja. Ka pasion shume, por art pak. Puna qe eshte bere mbi poezi te ben te kuptosh qe ka mangesi profesionale.

Simboli i henes gjithmone mbetet i forte dhe dominant tek poezite e saj.

Ne lotet e tu kam humbur. Dikush qe qan, per ke?

SE fundi:

Si nuk e kupton qe me ke humbur

Dhe me kot cirresh dhe therret...

Vargje qe nuk perputhen me logjiken e poezise.

Kaq. Nuk mund te analizoj me tel sepse lidhja e deshires se mire me realitetin, keputet vazhdimisht.

Postuar nga Katilesha datë 30 Dhjetor 2009 - 23:55:

Poetja?
Ah sikur, por nuk jam. Thjeshte mundohem te hedh ndonje mendim ne varg,por kjo nuk do te thote se guxoj ta quaj ate poezi dhe veten poete. Si cdokush tjeter une kam nje "logjike personale" , nje menyre te ndryshme per t'i pare , ndjere ,kuptuar dhe shprehur gjerat ,prandaj dhe ai qe e lexon krijon idene se ka nje "mosperputhje" midis deshires dhe realitetit.

Gjithsesi faleminderit qe ndalesh tek ato se cfare shkruaj.

Postuar nga shelgu datë 31 Dhjetor 2009 - 00:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Poetja?
Ah sikur, por nuk jam. Thjeshte mundohem te hedh ndonje mendim ne varg,por kjo nuk do te thote se guxoj ta quaj ate poezi dhe veten poete. Si cdokush tjeter une kam nje "logjike personale" , nje menyre te ndryshme per t'i pare , ndjere ,kuptuar dhe shprehur gjerat ,prandaj dhe ai qe e lexon krijon idene se ka nje "mosperputhje" midis deshires dhe realitetit.

Gjithsesi faleminderit qe ndalesh tek ato se cfare shkruaj.

Pse me falenderon?

Postuar nga Katilesha datë 31 Dhjetor 2009 - 00:46:

Ja keshtu , kot, per qefin tim....

Postuar nga shelgu datë 31 Dhjetor 2009 - 00:51:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Ja keshtu , kot, per qefin tim....

Kisha deshire te shihja nje poezi qe ti e mban me te miren, madje edhe ta kerkova, por u tregove jo e gatshme.

Me vjen keq nese te ka erdhur keq, por nga e ardhura keq nuk te gjen keq. Megjithse eshte me keq kur nuk te vjen, keq thone...

Postuar nga Katilesha datë 31 Dhjetor 2009 - 00:59:

Me ka ardhur keq.. Aspak, perkundrazi i mirepres kritikat dhe mundohem t'i ve ne pune ,edhe pse mund te mos ia dal ,sepse nuk jam profesioniste ne poezi.

Une nuk kam ndonje qe e mbaj per me te miren ,por eshte nje qe e kam postuar kohe me pare " Bien kembanat"..Ajo eshte nder te paktat,per te mos thene e vetmja qe me pelqen nga ato qe une kam shkruar ne vargje..

Postuar nga shelgu datë 31 Dhjetor 2009 - 01:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Me ka ardhur keq.. Aspak, perkundrazi i mirepres kritikat dhe mundohem t'i ve ne pune ,edhe pse mund te mos ia dal ,sepse nuk jam profesioniste ne poezi.

Une nuk kam ndonje qe e mbaj per me te miren ,por eshte nje qe e kam postuar kohe me pare " Bien kembanat"..Ajo eshte nder te paktat,per te mos thene e vetmja qe me pelqen nga ato qe une kam shkruar ne vargje..

Me ben nje nder e ma dero ku eshte? Me bere kurioz vertet, jemi edhe para Vitit te Ri.

Postuar nga iliriusa datë 01 Maj 2010 - 03:51:

Rastesisht, teksa po kopjoja grimcezat e shkruajtur nga une tek tema "Monstra ne shpirtin tim" rastisa tek kjo poezi. E mbaja mend kete teme edhe kerkesen tuaj specifike per kete poezi e mqs e gjeta vendosa ta postoj ketu. Nqs ende deshironi, mqs ishte edhe deshira e Katit, do te me pelqente edhe mua ta lexoja kritiken tuaj. Megjithese ka titull pakez ndryshe nga ai qe ka permendur Kati besoj se behet fjale per te njejten poezi.

"Kembanat e shpirtit " - Nga Katilesha

Bien kembanat
te dhimbjes lajmetare
shpirti zhvishet,eshte ore e tij
si prostitute neper rruge perdridhet
nje epshor,t'ia ngjeshe doren tani.

S'ka dileme
le te jem prostituta e virgjer e kesaj nate,
Sonte dhe shpirtin e lashe pa dere,
kush te doje te hyje pa trokitur fare,
ta shijoj mekatin dhe une nje here.

Bien kembanat te mekatit njerezor,
dy shpirtra cmendurisht po dashurohen
neper trotuaret mbushur me molle,
qe tashme frytet ia mblodhen.

Dihatje shpirterore degjohen kete nate,
hena syte nga turpi ka mbuluar,
yjet veshet me duar mbajne
te mekatit s'duan te jene deshmitar.

Bien kembanat te mengjesit te ri,
shpirti vishet dhe del,
ai eshte i bukur dhe plot hijeshi,
pafajesi qe te gjithe i rremben.

Postuar nga shelgu datë 03 Maj 2010 - 06:11:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Rastesisht, teksa po kopjoja grimcezat e shkruajtur nga une tek tema "Monstra ne shpirtin tim" rastisa tek kjo poezi. E mbaja mend kete teme edhe kerkesen tuaj specifike per kete poezi e mqs e gjeta vendosa ta postoj ketu. Nqs ende deshironi, mqs ishte edhe deshira e Katit, do te me pelqente edhe mua ta lexoja kritiken tuaj. Megjithese ka titull pakez ndryshe nga ai qe ka permendur Kati besoj se behet fjale per te njejten poezi.

"Kembanat e shpirtit " - Nga Katilesha

Bien kembanat
te dhimbjes lajmetare
shpirti zhvishet,eshte ore e tij
si prostitute neper rruge perdridhet
nje epshor,t'ia ngjeshe doren tani.

S'ka dileme
le te jem prostituta e virgjer e kesaj nate,
Sonte dhe shpirtin e lashe pa dere,
kush te doje te hyje pa trokitur fare,
ta shijoj mekatin dhe une nje here.

.

Flm Ilirusa.

Mendoj qe poezia e mesiperme perfundon ketu. Mesazhi vjen i plote me nje logjike vibrante. Mesazhi eshte dhene pa asnje droje dhe medyshje nepermjet nje vargu tipik poetik.

Teper femeror zeri neper vargje dhe natyrisht duke qene i tille te ngjall nje tallaz te shthurur ndjenjash.
Ne njeren ane kerkon te shijosh poezine (hyjnoren) dhe ne anen tjeter mekatin. As qe vihet ne dyshim qe disa fjale jane perdorur me kujdes te qellimte. Nuk ka perse kjo poezi te kete ndjenjen romantike amoroze. Ajo te ndjell ne mekat duke te vene ne nje shtrat me virgjerine-detyre teper e veshtire per nje shtroje poetike. Turbullira qe te kaplon eshte dinake, buzeqeshur, miturike dhe perdesi femerore.

Nuk e di mire se ka qene nate apo dite kur eshte shkruar kjo poezi dhe ne kete rast as qe insinuoj per te biografizuar. Kjo e fundit do te ishte teper naive. Poeti ka te drejten universale qe te jete kushdo-filozofi dhe prostituta-gjithmone per hir te artit te tij.

Pergezoj katin per keto vargje dhe falenderoj Ilirusen qe i ka sjelle.

Poezia fillon me buje dhe perfundon po me fanfara. Dikush ben kontrate me mekatin duke falur shpirtin. E thene ndryshe, Fausti do te qeshte me te madhe me pompozitetin e tij.

Postuar nga Katilesha datë 03 Maj 2010 - 20:51:

Iliriusa flm qe je treguar e vemendshme dhe e ke sjellur poezine.

Flm edhe cedrus per analizen e tij, e cila me beri ta shoh poezine nepermjet atyre fjaleve dhe per cudi me erdhi edhe me e plote (sec e kam menduar para 2 vitesh qe e kam shkruar)...

Me pelqej "tallazi i shthurur i ndjenave" sic e kishe percaktuar ti, sepse keshtu ka qene ate nate vetmie dhe largesie...

Postuar nga iliriusa datë 04 Maj 2010 - 07:23:

Cedrus stili i kritkes suaj letrare eshte nje poezi me vete!

Katilesha, ishte kenaqesia ime! Poezi vertet me vlere! Komplimentet e mia.

Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.